Tafsir As-Saadi — Mümtehıne 60:1 – Müzzemmil 73:20
Contents
- Mümtehıne 60:1
- Mümtehıne 60:2
- Mümtehıne 60:3
- Mümtehıne 60:4
- Mümtehıne 60:5
- Mümtehıne 60:6
- Mümtehıne 60:7
- Mümtehıne 60:8
- Mümtehıne 60:9
- Mümtehıne 60:10
- Mümtehıne 60:11
- Mümtehıne 60:12
- Mümtehıne 60:13
- Sâff 61:1
- Sâff 61:2
- Sâff 61:3
- Sâff 61:4
- Sâff 61:5
- Sâff 61:6
- Sâff 61:7
- Sâff 61:8
- Sâff 61:9
- Sâff 61:10
- Sâff 61:11
- Sâff 61:12
- Sâff 61:13
- Sâff 61:14
- Cumua 62:1
- Cumua 62:2
- Cumua 62:3
- Cumua 62:4
- Cumua 62:5
- Cumua 62:6
- Cumua 62:7
- Cumua 62:8
- Cumua 62:9
- Cumua 62:10
- Cumua 62:11
- Münafikun 63:1
- Münafikun 63:2
- Münafikun 63:3
- Münafikun 63:4
- Münafikun 63:5
- Münafikun 63:6
- Münafikun 63:7
- Münafikun 63:8
- Münafikun 63:9
- Münafikun 63:10
- Münafikun 63:11
- Teğabün 64:1
- Teğabün 64:2
- Teğabün 64:3
- Teğabün 64:4
- Teğabün 64:5
- Teğabün 64:6
- Teğabün 64:7
- Teğabün 64:8
- Teğabün 64:9
- Teğabün 64:10
- Teğabün 64:11
- Teğabün 64:12
- Teğabün 64:13
- Teğabün 64:14
- Teğabün 64:15
- Teğabün 64:16
- Teğabün 64:17
- Teğabün 64:18
- Talak 65:1
- Talak 65:2
- Talak 65:3
- Talak 65:4
- Talak 65:5
- Talak 65:6
- Talak 65:7
- Talak 65:8
- Talak 65:9
- Talak 65:10
- Talak 65:11
- Talak 65:12
- Tahrim 66:1
- Tahrim 66:2
- Tahrim 66:3
- Tahrim 66:4
- Tahrim 66:5
- Tahrim 66:6
- Tahrim 66:7
- Tahrim 66:8
- Tahrim 66:9
- Tahrim 66:10
- Tahrim 66:11
- Tahrim 66:12
- Mülk 67:1
- Mülk 67:2
- Mülk 67:3
- Mülk 67:4
- Mülk 67:5
- Mülk 67:6
- Mülk 67:7
- Mülk 67:8
- Mülk 67:9
- Mülk 67:10
- Mülk 67:11
- Mülk 67:12
- Mülk 67:13
- Mülk 67:14
- Mülk 67:15
- Mülk 67:16
- Mülk 67:17
- Mülk 67:18
- Mülk 67:19
- Mülk 67:20
- Mülk 67:21
- Mülk 67:22
- Mülk 67:23
- Mülk 67:24
- Mülk 67:25
- Mülk 67:26
- Mülk 67:27
- Mülk 67:28
- Mülk 67:29
- Mülk 67:30
- Kalem 68:1
- Kalem 68:2
- Kalem 68:3
- Kalem 68:4
- Kalem 68:5
- Kalem 68:6
- Kalem 68:7
- Kalem 68:8
- Kalem 68:9
- Kalem 68:10
- Kalem 68:11
- Kalem 68:12
- Kalem 68:13
- Kalem 68:14
- Kalem 68:15
- Kalem 68:16
- Kalem 68:17
- Kalem 68:18
- Kalem 68:19
- Kalem 68:20
- Kalem 68:21
- Kalem 68:22
- Kalem 68:23
- Kalem 68:24
- Kalem 68:25
- Kalem 68:26
- Kalem 68:27
- Kalem 68:28
- Kalem 68:29
- Kalem 68:30
- Kalem 68:31
- Kalem 68:32
- Kalem 68:33
- Kalem 68:34
- Kalem 68:35
- Kalem 68:36
- Kalem 68:37
- Kalem 68:38
- Kalem 68:39
- Kalem 68:40
- Kalem 68:41
- Kalem 68:42
- Kalem 68:43
- Kalem 68:44
- Kalem 68:45
- Kalem 68:46
- Kalem 68:47
- Kalem 68:48
- Kalem 68:49
- Kalem 68:50
- Kalem 68:51
- Kalem 68:52
- Hakka 69:1
- Hakka 69:2
- Hakka 69:3
- Hakka 69:4
- Hakka 69:5
- Hakka 69:6
- Hakka 69:7
- Hakka 69:8
- Hakka 69:9
- Hakka 69:10
- Hakka 69:11
- Hakka 69:12
- Hakka 69:13
- Hakka 69:14
- Hakka 69:15
- Hakka 69:16
- Hakka 69:17
- Hakka 69:18
- Hakka 69:19
- Hakka 69:20
- Hakka 69:21
- Hakka 69:22
- Hakka 69:23
- Hakka 69:24
- Hakka 69:25
- Hakka 69:26
- Hakka 69:27
- Hakka 69:28
- Hakka 69:29
- Hakka 69:30
- Hakka 69:31
- Hakka 69:32
- Hakka 69:33
- Hakka 69:34
- Hakka 69:35
- Hakka 69:36
- Hakka 69:37
- Hakka 69:38
- Hakka 69:39
- Hakka 69:40
- Hakka 69:41
- Hakka 69:42
- Hakka 69:43
- Hakka 69:44
- Hakka 69:45
- Hakka 69:46
- Hakka 69:47
- Hakka 69:48
- Hakka 69:49
- Hakka 69:50
- Hakka 69:51
- Hakka 69:52
- Meâric 70:1
- Meâric 70:2
- Meâric 70:3
- Meâric 70:4
- Meâric 70:5
- Meâric 70:6
- Meâric 70:7
- Meâric 70:8
- Meâric 70:9
- Meâric 70:10
- Meâric 70:11
- Meâric 70:12
- Meâric 70:13
- Meâric 70:14
- Meâric 70:15
- Meâric 70:16
- Meâric 70:17
- Meâric 70:18
- Meâric 70:19
- Meâric 70:20
- Meâric 70:21
- Meâric 70:22
- Meâric 70:23
- Meâric 70:24
- Meâric 70:25
- Meâric 70:26
- Meâric 70:27
- Meâric 70:28
- Meâric 70:29
- Meâric 70:30
- Meâric 70:31
- Meâric 70:32
- Meâric 70:33
- Meâric 70:34
- Meâric 70:35
- Meâric 70:36
- Meâric 70:37
- Meâric 70:38
- Meâric 70:39
- Meâric 70:40
- Meâric 70:41
- Meâric 70:42
- Meâric 70:43
- Meâric 70:44
- Nuh 71:1
- Nuh 71:2
- Nuh 71:3
- Nuh 71:4
- Nuh 71:5
- Nuh 71:6
- Nuh 71:7
- Nuh 71:8
- Nuh 71:9
- Nuh 71:10
- Nuh 71:11
- Nuh 71:12
- Nuh 71:13
- Nuh 71:14
- Nuh 71:15
- Nuh 71:16
- Nuh 71:17
- Nuh 71:18
- Nuh 71:19
- Nuh 71:20
- Nuh 71:21
- Nuh 71:22
- Nuh 71:23
- Nuh 71:24
- Nuh 71:25
- Nuh 71:26
- Nuh 71:27
- Nuh 71:28
- Cinn 72:1
- Cinn 72:2
- Cinn 72:3
- Cinn 72:4
- Cinn 72:5
- Cinn 72:6
- Cinn 72:7
- Cinn 72:8
- Cinn 72:9
- Cinn 72:10
- Cinn 72:11
- Cinn 72:12
- Cinn 72:13
- Cinn 72:14
- Cinn 72:15
- Cinn 72:16
- Cinn 72:17
- Cinn 72:18
- Cinn 72:19
- Cinn 72:20
- Cinn 72:21
- Cinn 72:22
- Cinn 72:23
- Cinn 72:24
- Cinn 72:25
- Cinn 72:26
- Cinn 72:27
- Cinn 72:28
- Müzzemmil 73:1
- Müzzemmil 73:2
- Müzzemmil 73:3
- Müzzemmil 73:4
- Müzzemmil 73:5
- Müzzemmil 73:6
- Müzzemmil 73:7
- Müzzemmil 73:8
- Müzzemmil 73:9
- Müzzemmil 73:10
- Müzzemmil 73:11
- Müzzemmil 73:12
- Müzzemmil 73:13
- Müzzemmil 73:14
- Müzzemmil 73:15
- Müzzemmil 73:16
- Müzzemmil 73:17
- Müzzemmil 73:18
- Müzzemmil 73:19
- Müzzemmil 73:20
Mümtehıne 60:1
Shumë komentues të Kur'anit (Allahu i mëshiroftë!) kanë thënë se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve të mrekullueshme u bë historia e Hatib Ibn Ebu Beltas. Kur Profeti (a.s.) po përgatitej për të çliruar Mekën, Hatibi u shkroi kurejshëve, duke i njoftuar për qëllimin e Profetit (a.s.). Ai e bëri këtë veprim jo për shkak të hipokrizisë apo të ndonjë dyshimi në fe, por për shkak se familja e tij në Mekë ishte e pambrojtur, prandaj, me këtë shërbim ndaj kurejshëve, ai shpresonte të mbronte familjen e tij. Kështu, Hatibi e nisi mesazhin nëpërmjet një gruaje. Por Profeti (a.s.), që u njoftua menjëherë nga Allahu i Lartësuar për këtë veprim, dërgoi një grup burrash, të cilët e ndaluan gruan para se të mbërrinte në Mekë dhe ia morën mesazhin asaj. Profeti (a.s.) e qortoi rëndë Hatibin, i cili kërkoi ndjesë dhe paraqiti justifikimin e tij, të cilin Profeti (a.s.) e pranoi.Në këto ajete ndalohet kategorikisht afrimi, miqësimi dhe aleanca me mohuesit, idhujtarët dhe armiqtë e Islamit. Nuk lejohet shfaqja e dashurisë dhe afrimitetit me ta, sepse kjo bie ndesh me imanin e vërtetë dhe është tërësisht në kundërshtim të plotë me fenë e Ibrahimit (a.s.), të dashurit të Allahut. Ky veprim është në kundërshtim edhe me logjikën e pastër e të drejtë, sipas të cilës besimtarët duhet të tregojnë kujdes shumë të madh në marrëdhëniet me armiqtë e tyre. Ata duhet të jenë shumë vigjilentë, sepse dihet mirë se pala kundërshtare nuk lë mënyrë pa provuar, për të realizuar qëllimet e tyre armiqësore. Ata shfrytëzojnë çdo rast që u jepet për të dëmtuar ose shkatërruar besimtarët. Thotë Allahu i Lartësuar:O ju që keni besuar... -Kështu, Allahu iu drejtohet besimtarëve pikërisht me cilësinë e tyre të besimit, duke i orientuar në këtë mënyrë që të kryejnë çdo detyrim që u dikton imani i tyre. Ndër veprat më të rëndësishme që kërkon imani është shprehja e dashurisë, afërsisë, solidaritetit dhe aleancës me ata që përpiqen të përsosen si besimtarë, nga njëra anë, dhe distancimi, mosafrimi dhe armiqësia me ata që janë armiq të besimtarëve, nga ana tjetër. Ky është kusht themelor i besimit të vërtetë. Atëherë, duke u nisur nga kjo shenjë dalluese e tyre, i Lartësuari thotë besimtarëve:...Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur! -Kurrë mos nxitoni dhe të bini në atë gradë të ulët, duke u shprehur dashuri, afrimitet dhe mbështetje qafirëve dhe idhujtarëve! Kjo do të thotë që ne duhet të largohemi nga çdo shkak dhe rrugë që sjell një afrimitet të tillë. Nëse në zemrën e dikujt zë vend dashuria për ta, atëherë ajo, pa dyshim, do të pasohet nga solidariteti me ta. Ky veprim e nxjerr robin nga imani, duke e bërë atë njësh me mohuesit dhe duke e larguar nga besimtarët. Gjithashtu, miqësia dhe afrimiteti me qafirët është tregues i mungesës së personalitetit dhe logjkës së shëndoshë. Si është e mundur që një besimtar të miqësohet ose të ndihmojë armikun e përbetuar të tij, i cili synon veçse të keqen e tij, i cili kundërshton Zotin e tij dhe është armiku i miqve të tij, të cilët i duan të mirën, duke e këshilluar dhe ndihmuar për ta arritur atë të mirë?! Shkak tjetër i armiqësimit me qafirët është edhe fakti që ata e mohojnë të vërtetën, të cilën besimtarët e besojnë, jetojnë sipas saj dhe e propagandojnë. Pa dyshim, nuk ka arsye më të fortë për të urryer sesa kjo. Qafirët mohojnë themelet e fesë së besimtarëve dhe pretendojnë se ata janë të humbur, jo në rrugë të drejtë dhe jo të mbështetur në fakte. Ata mohojnë të vërtetën, e cila nuk të lë asnjë dyshim në saktësinë e saj, dhe dihet mirë se çdokush që refuzon të vërtetën, nuk ka asnjë argument e fakt që të vërtetojë saktësinë e mendimit të tij. Mjafton të njohësh të vërtetën dhe e kupton qartë kotësinë e çdo mendimi që e kundërshton atë. Përveç këtyre, muslimanët nuk duhet të harronin krimet dhe armiqësinë e mohuesve kundër Profetit (a.s.) dhe besimtarëve të tjerë. Për t’ua kujtuar këtë fakt, Allahu i Lartësuar thotë:Ata kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besoni Allahun, Zotin tuaj. -Ata ju kanë përndjekur dhe dëbuar nga vendi juaj pa asnjë të drejtë. I vetmi “krim” është se ju besoni Allahun, Zotin tuaj, ndërkohë që është detyrë për të gjitha krijesat, pa përjashtim, që synim kryesor të tyre të kenë përsosjen e adhurimit ndaj Tij. Të gjithë duhen të përkushtohen në adhurimin ndaj Allahut të Madhëruar, sepse Ai i krijoi, Ai i rregullon çështjet e tyre dhe përkujdeset për ta. Ai që u dhuron atyre çdo mirësi të dukshme apo të fshehur është Allahu i Lartësuar. Por mohuesit i kthejnë shpinën këtij qëllimi, i cili është detyrimi më madhor i të gjithë detyrimeve. Ndërsa besimtarët përpiqen ta plotësojnë këtë detyrim, qafirët tregojnë armiqësi duke i dëbuar nga vendet e tyre. Atëherë çfarë feje, personaliteti, logjike dhe arsyetimi i mbeten robit, nëse ai afrohet dhe miqësohet me jobesimtarët, që i kanë këto cilësi në çdo kohë dhe çdo vend?! Ata të mallkuar nuk i ndalon asgjë nga shfaqja e urrejtjes dhe armiqësisë së tyre kundrejt muslimanëve, veçse ndonjë pengesë e fortë ose frika e madhe.Mos u miqësoni me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush! -Nëse ju vërtet keni dalë të luftoni për të ngritur lart fjalën e Allahut dhe duke synuar kënaqësinë e Allahut, atëherë plotësoni kushtet që nevojiten për këtë qëllim. Sigurisht, një nga kushtet kryesore që duhet realizuar është dashuria, miqësia dhe ndihma e të dashurve të Allahut, si edhe urrejtja e armiqësia kundër armiqve të tyre. Ky është xhihadi në rrugën e Zotit, një nga veprat më të mëdha që afron besimtarët me Zotin e tyre.Ju u shprehni fshehurazi atyre miqësi, por Unë e di shumë mirë se çfarë mbani të fshehur dhe çfarë shfaqni haptazi. -Si është e mundur që ju u shprehni dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen tuaj mohuesve të Zotit dhe të fesë së Tij, armiqve të besimtarëve, dhe pastaj mundoheni ta fshihni një gjë të tillë, ndërkohë që e dini se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për ato që ju fshihni dhe shfaqni hapur?! Nëse ju arrini t’ua fshini ligësitë tuaja besimtarëve, dijeni mirë se Allahut të Lartësuar nuk mund t’i fshihet asgjë. Allahu i Lartësuar, me dijen e Tij absolute, ka për t’i shpërblyer robërit për të mirat dhe të këqijat e tyre, të bëra haptazi apo fshehtazi.Kush vepron kështu, ka devijuar nga rruga e drejtë. -Ata që zënë miq mohuesit dhe i mbështesin ata, pas këtij qortimi nga Allahu i Lartësuar, le ta dinë se i kanë hyrë një rruge, e cila bie ndesh me fenë e Zotit, me logjikën e drejtë dhe me dinjitetin njerëzor. Për të ngjallur urrejtjen dhe armiqësinë ndaj mohuesve, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve egërsinë e mohuesve ndaj tyre:Ngjarja e Hatib Ibn Ebu Beltas: Profeti(a.s.) urdhëroi njerëzit që të përgatiteshinpër rrugë, si edhe familjen e tij që t’ibënin gati pajimet. Ebu Bekri shkoi tek ebija, Aishja, të cilën e gjeti dukepërgatitur disa pajime të Profetit (a.s.) –“O bija ime, – e pyeti, – a ju ka urdhëruarProfeti (a.s.) që të bëni gati pajimet përudhëtim?” – “Po.”– “Për ku mendon sedo të niset?” – “Vallahi, nuk e di” – i thaAisheja. Pastaj Profeti (a.s.) i njoftoinjerëzit se po synonte të sulmonteMekën, prandaj i porositi që tëpërgatiteshin mirë dhe të ishin nëgatishmëri. Pastaj u lut: “O Allah! Bllokoishikimet e spiunëve dhe mos lejo qëlajmet të shkojnë te kurejshët, derisa t’izëmë në befasi në vendbanimet e tyre!”Tashmë njerëzit ishin gati.Ndërkohë, Hatib Ibn Ebu Belta shkroi njëletër për kurejshët, ku i tregonte përobjektivin e Profetit (a.s.). Këtë letër iadha një gruaje, të cilës i caktoi njëshpërblim, nëse do t'ua dorëzontekurejshëve. Ajo e fshehu atë në një ngagërshetat e saj, dhe u nis për rrugë.Menjëherë, Profetit (a.s.) i zbriti Shpallja,që e njoftonte se çfarë kishte bërë Hatibi.Kështu, ai dërgoi Aliun dhe Zubejrin nëkërkim të gruas. Sipas Ibn Ishakut, Profeti(a.s.) dërgoi Aliun dhe Zubejrin, ndërsa tëtjerët thonë se me ta ishte edhe ElMikdadi. Gjithsesi, Profeti u tha atyre:“Keni për të marshuar, derisa të arrini nëReudatu Hah (një vend ky midis Mekësdhe Medinës, dymbëdhjetë milje nga kjoe fundit). Atje do të gjeni një grua, e cilabart me vete një mesazh për kurejshët.”Ata u nisën me nxitim dhe e kapën gruanpikërisht në atë vend. Atje e ndaluan dhei thanë: “Ti ke një letër për kurejshët?” –“Jo, – i thotë ajo, – nuk kam gjë.” Ikontrolluan kafshën, por nuk gjetën gjë.Atëherë, Aliu i thotë: “Betohem në Allah,se as Profeti (a.s.) nuk gënjeu dhe as nenuk po gënjejmë! Vallahi, ose do tanxjerrësh atë letër, ose do të të zhveshmu këtu!” Kur ajo pa se ata e kishinseriozisht, u tha: “Ktheni kokat e mosshikoni!” Kështu, ajo e nxori letrën prejflokëve të saj dhe ua dha atyre. Ata, metë shpejtë, ia dorëzuan letrën Profetit(a.s.).Profeti (a.s.) e thirri Hatibin dhe i tha:“Çfarë është kjo, o Hatib?” – “Mos u nxitonë gjykimin për mua, o i Dërguari iAllahut! Betohem në Allah se unë e besojAtë dhe Profetin e Tij. Kurrë nuk e kamtradhtuar Islamin dhe as nuk e kamndryshuar fenë e Zotit! Arsyeja është seunë nuk jam kurejsh, por i ardhur nëMekë. Unë kam lënë mes tyre familje dhefëmijë pa mbështetje. Askush nuk imbron ata! Të gjithë këta që janë me tykanë të afërm atje, të cilët mund t'uambrojnë familjet e tyre. Kështu, dukeqenë se nuk kam afërsi gjaku mekurejshët, desha t’u bëja një nder, që, përshkak të tij, të më mbronin familjen.”Omeri i tha Profetit (a.s.): “Më lër, o iDërguari i Allahut, t’ia heq kokën, se aitradhtoi Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Aie shfaqi hipokrizinë e vet.” Profeti (a.s.) iaktheu: “Por ai ka marrë pjesë në Bedër. Eku e di ti, o Omer! Ndoshta Allahu iLartësuar i ka parë luftëtarët e Bedrit dheka thënë: “Bëni çfarë të doni, se unë juakam falur të gjitha!” Duke i lotuar sytë,Omeri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tijjanë më të ditur.” [Shih “Zad el Mead”, v.3].
Mümtehıne 60:2
Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gjuhën e tyre. Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë. -Nëse qafirëve u jepet mundësia për t’ju munduar, torturuar dhe poshtëruar, ata asnjëherë nuk kursehen të godasin ashpër. Në çdo rast, ata ju godasin me duart e tyre për t’ju vrarë e poshtëruar. Edhe gjuha e tyre e hidhur nuk resht së luftuari me shpifje e fyerje kundër jush. Gjithçka që mohuesit dëshirojnë prej jush është thjesht t’ju nxjerrin nga feja juaj. Nëse ju përsëri arsyetoni dhe thoni se “ne afrohemi dhe miqësohemi me mohuesit, për shkak të lidhjeve farefisnore” ose “për shkak të tregtisë dhe pasurisë”, atëherë dijeni se:
Mümtehıne 60:3
Nuk do t’ju bëjnë dobi farefisi e as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit Allahu do të bëjë ndarjen mes jush. Allahu sheh gjithçka që punoni ju. -Allahu ju tërheq vërejtjen, që ju të mos miqësoheni me mohuesit, sepse kjo është në dëmin tuaj.
Mümtehıne 60:4
Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të,... -Për ju, o besimtarë, shembulli më i mirë, nga i cili mund të mësoni shumë, është Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që e shoqëronin atë. Ju jeni urdhëruar që të pasoni fenë e Ibrahimit, i cili ishte “hanifa”- besimdrejtë, që besonte një Zot të vetëm dhe i distancuar nga adhurimi dhe adhuruesit e gjithçkaje tjetër veç Allahut. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të u distancuan nga populli i tyre idhujtar dhe nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Allahut. Madje, ata e deklaruan hapur distancimin e tyre kundër mohuesve, duke thënë:...kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur,... -Ne distancohemi tërësisht prej jush dhe prej atyre që ju adhuroni krahas Allahut. Tashmë armiqësia mes nesh është e shpallur. Zemra e besimtarit nuk duhet të ketë asnjë lloj dashurie apo animi ndaj mohuesve, ndërsa armiqësia duhet të shfaqet me veprime konkrete. Kjo urrejtje dhe armiqësi nuk ka kufizim kohe dhe vendi, porse vazhdon për sa kohë ata vazhdojnë me mohimin e tyre, siç thuhet më pas:...derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm! -Nëse e besoni Allahun si Një të vetëm, duke kryer adhurimin e kërkuar, atëherë vendin e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj jush do ta zerë dashuria, miqësia dhe mbështetja. Ky është shembulli për ju, o besimtarë! Shikoni dhe mësoni nga Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, që të përsosni imanin dhe teuhidin. Prej shembullit të Ibrahimit (a.s.) do të mësoni të plotësoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja.Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar)... -Përjashtim bën vetëm një gjë. Ju nuk duhet ta merrni si shembull atë për fjalët që i tha Azerit, babait të tij idhujtar, i cili ishte mohues dhe armik i së vërtetës. Ibrahimi (a.s.) e ftoi atë në besim dhe në teuhid, por ai refuzoi me forcë. Atëherë, Ibrahimi tha:“Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”. -Unë do të kërkoj falje për ty, edhe pse e di mirë se nuk kam asnjë mundësi që të të mbroj prej Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Gjithsesi, po e lus Zotin Tim, duke shpresuar që të mos gjej kurrë dëshpërim. Pra, nuk duhet të merret si shembull Ibrahimi (a.s.) për të kërkuar falje për një mushrik. Askush të mos lutet për idhujtarët dhe të pretendojë që po ndjek traditën e Ibrahimit. Allahu i Lartësuar e përmend arsyen e Ibrahimit (a.s.) për këtë veprim në një ajet tjetër: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.”[Teube 114]. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, le të jenë shembull për ju edhe për lutjen e mrekullueshme që ata i drejtuan Allahut, për mbështetjen e tyre të plotë tek Ai, për kthimin e tyre të penduar e të nënshtruar tek Allahu i Lartësuar, si edhe për shprehjen e dobësisë dhe nevojës së tyre tek Allahu i Lartësuar, kur thanë:(Thoni)“Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë.” -Ata u lutën: “O Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi për arritjen e çdo gjëje që na sjell të mira dhe për largimin e çdo gjëje që na dëmton dhe është e keqe. Vetëm tek Ti kemi besim, o Zoti ynë, dhe të gjitha çështjet tona i kemi lënë në dorën Tënde. Vetëm tek Ti kthehemi të penduar e të nënshtruar, për t’iu bindur porosive të Tua, për të kryer çdo gjë që të kënaq Ty dhe që na afron drejt Teje. Ky është qëllimi ynë, për të cilin ne nxitojmë, garojmë dhe bëjmë punë të mira. Ne jemi të bindur se tek Ti do të kthehemi një ditë, prandaj përgatitemi duke kryer çdo vepër që na afron pranë Teje.” Lutja e tyre vazhdon:
Mümtehıne 60:5
“Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë!” -Mos u jep jobesimtarëve pushtet mbi ne, për shkak të gjynaheve tona, që ata të na nënshtrojnë dhe poshtërojnë, të na sprovojnë në besimin tonë dhe të na ndalojnë me ç’të munden nga feja jonë. Mos na bëj sprovë për ta, sepse nëse ata e shohin veten fitimtarë mbi ne, do të mashtrohen e do të mendojnë se janë me të vërtetën, kurse ne me të kotën dhe, në këtë mënyrë, do të shtohet mohimi i tyre dhe do të shfrenohen edhe më tej në kalimin e kufijve.“Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” -Ata thanë: “Ti je El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ti je El Hakim - i Urti, i Cili e vendos çdo gjë në vendin e vet. Me krenarinë dhe urtësinë Tënde, na ndihmo dhe na jep fitore kundër armiqve tanë! Na i mbulo dhe i fal gjynahet tona! Na i rregullo të metat dhe mangësitë tona!” Pastaj Allahu i Lartësuar e përsërit inkurajimin e marrjes si shembull të Ibrahimit dhe besimtarëve që ishin me të, duke thënë:
Mümtehıne 60:6
Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë... -Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme:...për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit. -Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve.Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari! -Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid - i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë:
Mümtehıne 60:7
Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Mos e humbisni shpresën, o besimtarë, se ata edhe mund të kthehen në besim, dhe nëse ata kthehen në besim, Allahu i Lartësuar do të bëjë që mes jush të vendoset dashuria për hir të fesë. Allahu është Kadir - i Plotfuqishëm për çdo gjë. Pjesë e pushtetit të Tij është udhëzimi i zemrave dhe ndryshimi i tyre nga një gjendje në një gjendje tjetër. Gjithashtu, Allahu është Gafuru Rahim - Falës i Madh e Mëshirëplotë. Me pendimin e sinqertë dhe të vërtetë, asnjë gjynah nuk mund të jetë shumë i madh për Të që Ai ta falë dhe asnjë mangësi dhe turp nuk është e pamundur për Të që ta mbulojë dhe ta fshijë. I Lartësuari thotë në një ajet: “Thuaj: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë! Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi – krejt papritur e pa e marrë vesh. Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!” Ose të mos thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë), unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë).” [Zumer 53 – 59]. Ky ajet paralajmëronte se shumë nga ata që ishin fillimisht idhujtarë dhe armiq të besimtarëve, do të pranonin Islamin më vonë. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, dhe të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit! Sapo u shpallën këto ajeteve të mrekullueshme, që nxisnin urrejtjen dhe armiqësinë ndaj qafirëve, besimtarët i zbatuan me përpikmëri. Madje, shumë prej tyre u ndien në faj edhe për mbajtjen e lidhjeve farefisnore me të afërmit e tyre idhujtarë, duke menduar gabimisht se e tillë ishte porosia e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Madhëruar i sqaroi më tej besimtarët, duke u thënë:
Mümtehıne 60:8
Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. -Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe mirësjellja ndaj farefisit. Ai nuk ju ndalon nga mbajtja e drejtësisë dhe barazisë me idhujtarët, qofshin ata farefisi juaj apo jo, nëse ata nuk luftojnë kundër jush dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Ruajtja e marrëdhënieve me ta në të tilla kushte nuk është e ndaluar dhe as e dëmshme. Në lidhje me marrëdhëniet që duhet të ketë muslimani me prindërit idhujtarë, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për Mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15].
Mümtehıne 60:9
Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. -Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet:- atyre që ju luftojnë për shkak të fesë tuaj, në emër të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe besimtarëve të Tij;- atyre që ju dëbojnë nga shtëpitë dhe pronat tuaja, për shkak të fesë.- atyre që ndihmojnë të tjerët që t’ju luftojnë për fenë tuaj dhe që t’ju nxjerrin nga shtëpitë dhe pronat tuaja.Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u japim dashuri dhe mbështetje të tillë njerëzve, me vepra ose me fjalë. Ndërsa për sa i përket mirësjelljes me të afërmit apo me njerëzit në përgjithësi, ajo kurrsesi nuk është e ndaluar. Madje, atë e përfshin urdhri i përgjithshëm i Allahut të Lartësuar për bamirësi, bujari dhe moral të mirë.Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar! -Madhësia e kësaj padrejtësie është e lidhur me nivelin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me ta në padrejtësinë e tyre. Nëse përkrahja ose bashkëpunimi me ta në luftën kundër muslimanëve është i plotë, atëherë kjo vepër konsiderohet kufër që të përjashton nga Islami. Poshtë këtij niveli ka vepra të tjera, që mund të jenë shumë pranë kufrit ose larg tij.
Mümtehıne 60:10
O ju që keni besuar! Kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura, provojeni besimin e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri se çfarë besimi kanë! -Në marrëveshjen e paqes të nënshkruar në Hudejbije, një ndër pikat për të cilat Profeti (a.s.) ra dakord me idhujtarët ishte që, nëse një musliman vinte nga Meka dhe rrethinat e saj (e cila asokohe kontrollohej ende nga idhujtarët), e kërkonte strehim në shtetin islam, në Medinë, ai duhej të kthehej përsëri mbrapsht në vendin e tij, tek idhujtarët. Kjo pikë e marrëveshjes nuk përcaktonte kategori të veçanta, por ishte e përgjithshme për burrat dhe për gratë. Për sa u përket burrave, Allahu i Lartësuar nuk e ndaloi Profetin e Tij që t’i kthente ata përsëri tek idhujtarët, për t’ju përmbajtur kushtit të vendosur. Por për sa u përket grave, duke qenë se kthimi dhe dorëzimi i tyre tek idhujtarët kishte pasoja të rënda, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që, së pari, të provonin besimin e tyre. Kjo mund të bëhej me mënyra të ndryshme: me pyetje, informacione të marra, betime etj. Ky hetim duhej të bëhej sepse ekzistonte edhe mundësia që gratë të mos ishin të sinqerta në pretendimin se ishin larguar për shkak të besimit, por mund të ishin larguar për ndonjë arsyeje tjetër, për shembull, për t’u martuar me ndonjë burrë, ngase parapëlqenin të jetonin në një vend tjetër apo të tjera qëllime të kësaj dynjaje. Nëse vërtetohej që ato nuk ishin besimtare, por kishin të tilla qëllime, bëhej detyrë ekstradimi në vendin e tyre, pa shkaktuar në këtë mënyrë asnjë dëmtim. Por nëse pas provimit dhe hetimit vërtetohej se ato ishin besimtare, atëherë nuk lejohej riatdhesimi i tyre. Allahu i Lartësuar thotë:Nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to! Por kthejuani atyre shpenzimet që kanë bërë për to! Ju nuk jeni të ndaluar të martoheni me to, pasi t’u keni dhënë(mehr-in)dhuratën martesore. -Plotësimi i marrëveshjeve është kusht i rëndësishëm, prandaj i Lartësuari urdhëroi që idhujtarëve t’u ktheheshin mbrapsht shpenzimet që ata kishin bërë për gratë e tyre, që tashmë ishin emigrante në shtetin islam. Këtu futej mehri dhe gjithçka tjetër që ishte shpenzuar për ato gra. Pas këtij kompensimi, besimtarët në Medinë nuk e kishin më të ndaluar që të martoheshin me gratë e saposhpërngulura, edhe pse ato kishin qenë të martuara me idhujtarë në vendin e shirkut. Kusht tjetër, gjithashtu, ishte që këtyre grave t’u sigurohej nga bashkëshorti i ri mehri dhe shpenzimet e nevojshme, sipas rregullave. Ashtu sikurse një muslimane nuk është e lejuar të martohet me një qafir, po ashtu nuk është e lejuar që një musliman të martohet me një qafire. Përjashtim nga ky ligj bëjnë vetëm gratë çifute dhe të krishtere, me kushtet e vendosura nga sheriati. I Lartësuari thotë:Mos i mbani si bashkëshorte idhujtaret... -Nëse Allahu i Lartësuar na ndalon që t’i mbajmë si bashkëshorte mohueset, ndalesa për lidhjen e një martese të re me to është më parësore....por kërkoni t’ju kthehen shpenzimet që keni bërë për to! Edhe ata le të kërkojnë prej jush t’u ktheni shpenzimet që kanë bërë për to! -Këtu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që, nëse gratë e tyre tradhtonin fenë dhe shkonin në vendin e kufrit, ata të kërkonin prej mohuesve mehrin dhe shpenzimet që kishin dhënë për gratë e tyre, njëlloj siç veprohej në rastin e kundërt. Ky ajet tregon se privimi nga të drejtat mbi gruan duhet të kompensohet. Me fjalë të tjera, burri duhet të kompensohet për humbjen e të drejtës së bashkëjetesës me të shoqen. Për shembull, nëse dikush bëhet shkak që ta privojë burrin nga të drejtat mbi gruan e tij, si nëpërmjet gjidhënies apo me ndonjë mënyrë tjetër (duke futur përçarje e konflikt mes tyre), ai ka detyrë që ta kompensojë burrin duke i kthyer atij mehrin.Këto janë ligjet e Allahut, me të cilat Ai ju gjykon. Allahu është di gjithçka e Njeh imtësisht çdo çështje. -Allahu është i Gjithëditur. Ai di shumë mirë se çfarë ligjesh janë të dobishme për ju. Të gjitha ligjet që Allahu ka vendosur vijnë prej diturisë dhe urtësisë së Tij të gjerë dhe absolute.
Mümtehıne 60:11
Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to! -Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve tradhtonin fenë dhe u bashkëngjiteshin mohuesve, këta të fundit duhet t’u kthenin kompensimin burrave muslimanë. Por nëse mohuesit nuk e kthenin kompensimin, atëherë ai merrej nga pasuria e plaçkës së luftës e u jepej ish-bashkëshortëve.Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni! -Besimi i vërtetë kërkon që ju të jeni gjithnjë të devotshëm në zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartësuar.
Mümtehıne 60:12
O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën... -Këtu flitet për gratë, të cilat jepnin besën për plotësimin e disa detyrimeve, që, në fakt, duhet të plotësohen nga të gjithë, burra apo gra qofshin dhe në çdo kohë. Për sa i përket burrave detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre shtohen dhe pakësohen në varësi të gjendjes dhe nivelit të tyre. Kështu, Profeti (a.s.), në zbatim të urdhrit të Allahut të Lartësuar, kur vinin gratë për t’i dhënë besën për t’ju përmbajtur atyre kushteve, ai e pranonte fjalën e tyre, duke ua qetësuar zemrën dhe duke i kërkuar falje Allahut për çdo mangësi që mund të vinte prej tyre. Profeti (a.s.) i konsideronte ato si besimtare muslimane, me kusht që:...se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë... -Pra, së pari, të adhuronin Allahun si Një të vetëm, duke ia përkushtuar vetëm Atij të gjitha adhurimet dhe duke u larguar nga çdo lloj idhujtarie....nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre,... -Të largoheshin nga këto vepra të tmerrshme dhe krime të pashembullta, që kryheshin normalisht në kohën e injorancës....nuk do të bëjnë imoralitet... -Të largoheshin tërësisht nga kjo vepër shkatërrimtare për familjen dhe shoqërinë. Në kohën e injorancës, para Islamit, laviret dhe shtëpitë e poshtërsisë ishin të përhapura, ndërsa tradhtia bashkëshortore ishte një plagë shumë e thellë....nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin... -Të mos shpifnin kurrën e kurrës, qoftë në lidhje me burrat e tyre, qoftë për të tjerët....dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme,... -Të mos kundërshtonin kurrë porositë e Profetit (a.s.), të cilat të gjitha janë të mira dhe të dobishme. Ndër porositë e veçanta të Profetit (a.s.) për gratë ishte për të hequr dorë nga disa zakone të injorancës në rastet e pikëllimit dhe tragjedive, si nga vajtimi me zë, çjerrja e fytyrës, grisja e rrobave atj., që tregonin pakënaqësi ndaj caktimit të Zotit....atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! -Nëse ato i përmbahen të gjitha këtyre kushteve, atëherë pranojua besën dhe kërkoji falje Allahut për mangësitë e tyre, duke i qetësuar dhe gëzuar.Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu fal shumë dhe i mbulon gjynahet e robërve . Ai është Falës i Madh për gjynahqarët, që pendohen sinqerisht. Ai është, gjithashtu, Rrahim - Mëshirëplotë, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka, ashtu sikurse edhe mirësia e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat.
Mümtehıne 60:13
O ju që keni besuar! Mos zini miqësi me njerëz që kanë zemëruar Allahun! -O ju besimtarë, nëse e besoni vërtet Zotin tuaj, nëse vërtet synoni ta kënaqni Atë dhe të largoheni nga çdo gjë që e zemëron Atë, atëherë mos u miqësoni me njerëz të cilët i ka përfshirë zemërimi i Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar është zemëruar me ta, për shkak të kufrit të tyre.Ata e kanë humbur shpresën për ahiretin, ashtu sikurse jobesimtarët që nuk kanë shpresë për të vdekurit(se do të ringjallen). -Ata janë të privuar nga mirësitë e ahiretit, të cilat as nuk kanë për t’i parë me sy. Prandaj, bëhuni të kujdesshëm, që të mos afroheni me ta, duke i miratuar dhe i mbështetur në ligësinë e tyre, e në këtë mënyrë të privoheni edhe ju nga mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse ata. Kur ata të kalojnë në ahiret dhe të shohin të vërtetën, do ta kuptojnë qartë se nuk kanë pjesë në shpërblimin e atjeshëm. Kështu, ky ajet tregon se jobesimtarët nuk shpresojnë asnjë shpërblim në ahiret, ashtu sikurse do të ndodhë kjo realisht kur ata të kalojnë në ahiret. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Sipas një këndvështrimi tjetër, ajeti tregon që jobesimtarët e mohojnë ahiretin dhe refuzojnë ta besojnë se ai është i vërtetë. Gjithsesi, duke qenë se ata nuk besojnë në jetën tjetër dhe as për shpërblimin në të, mos u çudit aspak me përkushtimin e tyre ndaj veprave të këqija, që e zemërojnë Allahun dhe bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Këto vepra, që e kanë burimin nga mosbesimi në Ditën e Llogarisë, do t’i bëjnë ata të mjerë që të mbeten të pashpresë gjatë dhënies së shpërblimit në ahiret. Ashtu sikurse mohuesit e shohin të pamundur që të vdekurit do të ringjallen një ditë dhe do të llogariten me drejtësi para Zotit të tyre, ashtu ata do të mbeten të pashpresë në Ditën e Gjykimit për të marrë nga shpërblimi i Allahut. Përfundoi edhe tefsiri i sures Mumtehine. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Sâff 61:1
Allahun e madhëron me (tesbih)përlëvdim ç’gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti! -Ajeti tregon, së pari, madhështinë dhe krenarinë e Allahut të Lartësuar. Ai është Ngadhënjimtari, para të Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Çdo gjë që ndodhet në qiell dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e lavdëruar dhe duke iu lutur për nevojat e tyre. Allahu është i Urti, që ka përcaktuar dhe ligjëruar çdo gjë me urtësi.
Sâff 61:2
O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni. -Pse u flisni të tjerëve për të mirën, madje ndoshta lëvdoheni me të, ndërkohë që vetë ju nuk e veproni atë? Pse ndaloni nga të këqijat, dhe ndoshta lëvdoheni para njerëzve për pastërtinë e shpirtit tuaj, ndërkohë që ju vetë jeni të përlyer me to? A i shkon për shtat besimtarit kjo sjellje e shëmtuar. Nuk ka gjë më të urrryer për Allahun sesa robi të thotë atë që vetë nuk e vepron. Atëherë, është detyrë për urdhëruesin për të mira që të jetë i pari që nxiton për t’i vepruar ato. Po kështu, edhe ndaluesi nga të këqijat duhet të jetë vetë njeriu që qëndron më larg tyre. Thotë i Lartësuari në suren Bekare: “Si i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe e harroni vetveten, kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?!” [Bekare 44]. Shuajbi (a.s.) i tha popullit të vet: “O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem!” [Hud 88].
Sâff 61:3
O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni. -Pse u flisni të tjerëve për të mirën, madje ndoshta lëvdoheni me të, ndërkohë që vetë ju nuk e veproni atë? Pse ndaloni nga të këqijat, dhe ndoshta lëvdoheni para njerëzve për pastërtinë e shpirtit tuaj, ndërkohë që ju vetë jeni të përlyer me to? A i shkon për shtat besimtarit kjo sjellje e shëmtuar. Nuk ka gjë më të urrryer për Allahun sesa robi të thotë atë që vetë nuk e vepron. Atëherë, është detyrë për urdhëruesin për të mira që të jetë i pari që nxiton për t’i vepruar ato. Po kështu, edhe ndaluesi nga të këqijat duhet të jetë vetë njeriu që qëndron më larg tyre. Thotë i Lartësuari në suren Bekare: “Si i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe e harroni vetveten, kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?!” [Bekare 44]. Shuajbi (a.s.) i tha popullit të vet: “O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem!” [Hud 88].
Sâff 61:4
Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rrenditur, si një ndërtesë e fortifikuar. -Ky ajet është, së pari, një nxitje që Allahu i Lartësuar iu bën besimtarëve për të luftuar në rrugën e Tij. Ai i mëson, gjithashtu, se si të qëndrojnë gjatë luftimeve. Besimtarët duhet të formojnë rreshta të drejtë e të ngjeshur, duke mos lënë asnjë hapësirë mes tyre. Në këtë mënyrë, pesha e luftës të shpërndahet në mënyrë të barabartë mes luftëtarëve dhe në mënyrë që ata të ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, ata i fusin frikën në zemër armikut dhe i japin forcë njëri-tjetrit. Edhe Profeti (a.s.), kur afrohej lufta, i rregullonte sahabët nëpër formacione të rregullta e të mirëshpërndara, në mënyrë që askush të mos ia linte peshën e tjetrit, por secili formacion të kryente misionin e vet dhe të mbante frontin ku ishte vendosur. Me rregull, disiplinë dhe përkushtim arrihet suksesi.
Sâff 61:5
Kujto kur Musai i tha popullit të vet:... -Musai (a.s.), duke qortuar popullin e tij për veprat e ulëta dhe për mundimin që i shkaktonin, edhe pse e dinin se ai ishte i dërguar i Allahut, tha:“O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me siguri se, me të vërtetë, unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” -Përse më mundoni me fjalët dhe veprat tuaja, kur ju e dini mirë se unë jam i Dërguari i Allahut për ju. Është detyrim që i Dërguari të nderohet, të respektohet e t’i bindesh urdhrave të tij. Mirësia që Profeti i sjell umetit qëndron mbi të gjitha mirësitë, pas mirësisë së Allahut. Të mundosh të zgjedhurit e Allahut është kulmi i poshtërsisë, injorancës dhe devijimit nga rruga e drejtë. Bijtë e Israilit e dinin shumë mirë se Musai (a.s.) ishte Profeti i Zotit, por e shpërfillnin atë me vetëdije, prandaj i Madhëruari tha:Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. -Kur ata u shmangën nga e vërteta dhe e braktisën atë me vetëdije të plotë, Allahu i Madhëruar ua shmangu zemrat e tyre nga kjo e vërtetë, si ndëshkim për shpërfilljen e tyre. Allahu i Madhëruar nuk u dha sukses për të pasuar rrugën e drejtë, sepse ata nuk e meritonin atë. Ata meritonin veçse humbjen.Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë. -Shkelja e kufijve të Zotit ishte karakteristikë e tyre. Ata as që nuk e dëshironin udhëzimin. Humbja që Allahu i Madhëruar u shkakton të prishurve, nuk është aspak një padrejtësi nga Ai. Ata nuk mund të kapen kurrsesi pas këtij fakti. Kjo humbje vjen, së pari, nga ata vetë. Janë ata që ia mbyllin vetes së tyre portën e udhëzimit, pasi ajo është tërësisht e hapur para tyre. Pas shpërfilljes së të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Drejtë dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe dëshirat e robërve , i “shpërblen” duke i larguar nga e vërteta dhe duke i lënë në humbjen e tyre. Ata nuk kanë më mundësi pas kësaj që të ndryshojnë zemrat e tyre. Kjo vjen si formë ndëshkimi nga i Drejti dhe i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon, sikurse thotë i Madhëruari në suren En’am, ajeti 110: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”.
Sâff 61:6
Allahu i Madhëruar na tregon për arrogancën dhe refuzimin e bijve të Israilit ndaj ftesës së Isait (a.s.):Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju.” -Allahu i Madhëruar më dërgoi tek ju që t’ju urdhëroj për të mira dhe t’ju ndaloj nga veprat e këqija. Allahu më pajisi me mrekulli të shumta, që dëshmojnë vërtetësinë time si profet i Tij. Ndër faktet që dëshmojnë për vërtetësinë time është edhe që:Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje;... -Unë kam ardhur me të njëjtat ligje si profetët e tjerë të Zotit dhe si miratues e përforcues i ligjeve të Musait. Nëse do të isha thjesht një gënjeshtar, atëherë fjalët e mia do të binin ndesh me mësimet e të gjithë profetëve të tjerë. Unë e miratoj Shpalljen para meje, pra, Teuratin, dhe unë vërtetoj çfarë është thënë në Teurat për mua. Gjithashtu, unë u dërgova që të jap edhe një sihariq tjetër të madh:...jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed. -Ky profet, për të cilin dha sihariqin Isai (a.s.) ishte Muhamed Ibn Abdil-lah Ibn Abdul Mutalib, Profeti Hashimij, pasardhës i Ismailit, birit të Ibrahimit. Ai do të ishte vula e të gjithë të dërguarve të Zotit. Kështu, Isai (a.s.) ashtu si të gjithë profetët e vërtetë, pohoi vërtetësinë e profetëve dhe Shpalljeve hyjnore paraardhëse, dhe lajmëroi për ardhjen e Profetit pasardhës. Ndryshe veprojnë profetët e rremë, të cilët i kundërshtojnë të gjithë profetët e tjerë. Sharlatanët ndryshojnë tërësisht nga profetët e vërtetë, qoftë në cilësitë dhe moralin e tyre, qoftë në urdhëresat, ndalesat dhe ligjet që u caktojnë njerëzve.Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”. - Kur atyre u erdhi Muhamedi (a.s.), profeti i paralajmëruar nga Isai, ata e mohuan, ndonëse ai u paraqiti shumë mrekulli, që nuk linin asnjë dyshim. Ardhja e profetit Muhamed (a.s.) u paralajmërua jo vetëm nga Isai (a.s.), por edhe nga profetë të tjerë para tij, në mënyrë që askush të mos dyshonte se ai ishte profet i vërtetë i Zotit. Duke refuzuar me inat të vërtetën dhe duke e konsideruar padrejtësisht dhe me vetëdije të plotë Shpalljen e Zotit si gënjeshtër, ata e përshkruan atë si “magji e hapur”. Ky është një nga qëndrimet më të habitshme dhe më të padrejta: ta quash magji Shpalljen e Zotit, e cila është e qartë si drita e diellit dhe të cilën e solli Profeti. A ka vetëmashtrim më të madh dhe më të pashpresë se ky “justifikim”, për të refuzuar Vulën e të gjithë vargut të profetëve të Zotit?! Kjo, pa dyshim, është shpifja më e madhe dhe më e ndëshkueshme, prandaj i Lartësuari thotë:
Sâff 61:7
E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! -Këta mohues të së vërtetës janë zullumqarët më të mëdhenj dhe nuk kanë asnjë justifikim për këtë padrejtësi që kryejnë. Ata vazhdimisht ftohen në Islam nga muslimanët, duke iu sqaruar tërësisht argumentet dhe faktet, duke mos u lënë asnjë shteg dyshimeve.Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. -Për sa kohë vazhdojnë në padrejtësi, atyre nuk ka për t’u bërë dobi asnjë qortim e këshillë. Ata nuk do të binden nga asnjë lloj argumenti. Këta të mjerë janë të pashpresë, sepse kanë marrë përsipër që të kundërshtojnë të vërtetën, duke të nxjerrë lloj-lloj arsyetimesh apo “argumente” - siç i quajnë ata. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:
Sâff 61:8
Duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre,... -Nëpërmjet argumenteve të pabaza dhe arsyetimeve të shtrembra, ata synojnë të shuajnë dritën e Allahut. Por kjo është gjëja më e pamundur që ekziston, madje të tilla përpjekje fatkeqe dhe të pashpresa veçse ua shtojnë besimin dhe qartësinë pasuesve të të vërtetës dhe i bëjnë të kuptojnë më thellë kotësinë e fjalëve të atyre të mjerëve....por Allahu e forcon dritën e vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë. -Është Allahu i Lartësuar Ai që ka premtuar dhe ka marrë përsipër ta bëjë këtë fe të triumfojë mbi të gjitha fetë. Allahu do ta çojë në vend të vërtetën, me të cilën dërgoi të gjithë profetët e Tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që do ta bëjë dritën e Tij të shkëlqejë në çdo cep të botës, edhe pse mohuesit e urrejnë këtë gjë. Ata fatkeqë, për shkak të urrejtjes së madhe që kanë ndaj të vërtetës, shfrytëzojnë çdo mundësi dhe rrugë për të shuar dritën e Allahut, por përfundimi i pashmangshëm është që ata do të mposhten të turpëruar. Ata janë si ai njeriu që i fryn diellit, për ta shuar atë me frymë. Me veprimet e tyre, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit, por tregojnë edhe se sa mendjelehtë që janë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na bën të ditur shkakun e epërsisë së fesë islame, duke thënë:
Sâff 61:9
Është Ai që e çoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë. -Islami do të triumfojë mbi të gjitha fetë, sepse Allahu i Lartësuar e pajisi Profetin e kësaj feje me udhëzim të qartë, domethënë, me dituri të madhe dhe vepra të mira, sipas kësaj diturie. Në këtë mënyrë, robërit njohin rrugën drejt mëshirës dhe Xhenetit të Allahut të Lartësuar. Ata mësojnë veprat dhe virtytet me të cilat kënaqet Allahu i Lartësuar. Me Islamin, ata inkurajohen dhe aftësohen për t’u pajisur me këtë dituri dhe për të punuar sipas saj. Kështu, atyre u lehtësohet rruga për të arritur lumturinë në dynja dhe në ahiret. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e pajisi profetin Muhamed (a.s.) me ‘dinul hak’ – fenë e vërtetë. Kjo është feja që u është ngarkuar robërve , që ta adhurojnë Allahun sipas saj. Kjo është fe e vërtetë dhe e plotë. Në të nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie apo defekti, asnjë lloj padrejtësie, në çdo aspekt që ta shohësh, qoftë në detyrimet ndaj Zotit, qoftë në ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Porositë e kësaj feje janë ushqim për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Largimi nga ndalesat e kësaj feje është çlirim dhe siguri nga çdo ligësi dhe shkatërrim. Atëherë, udhëzimi i qartë dhe feja e vërtetë janë dëshmitë më të qarta, që tregojnë se Muhamedi (a.s.) ishte vërtet i dërguari i Zotit të botëve. Forca ndikuese e Kur'anit në zemrat e njerëzve, dituria që përmban ai, këshillat e tij dhe feja që përshkruan ky libër, e cila rregullon jetën njerëzore në të gjitha aspektet e saj, të gjitha përbëjnë mrekullinë më të madhe që Zoti ka sjellë për njerëzit. Për sjelljen e kësaj mrekullie, Allahu i Madhëruar zgjodhi më të mirin e profetëve, Muhamedin (a.s.), dhe për ta zbatuar atë solli më të mirin e umeteve, umetin Islam. Ndryshe nga të gjithë mrekullitë e tjera, të cilat ishin të kufizuara për popuj, vende dhe periudha të caktuara, kjo mrekulli përfshin të gjithë njerëzit dhe xhindët dhe të gjithë kohërat, deri në Ditën e Gjykimit. Sa më shumë të thellohet njeriu në meditimin dhe studimin e këtij libri, aq më shumë do t’ia shtojë ai gëzimin dhe kthjelltësinë në rrugën që ka zgjedhur, për të jetuar sipas kënaqësisë së Krijuesit dhe për të fituar përjetësinë në Xhenetin pranë Tij. Me të tillë mrekulli, është i pashmangshëm përfundimi triumfues i kësaj feje. Allahu i Lartësuar thotë: “...për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” Fitorja e Islamit do të arrihet me argumente dhe fakte të qarta, mbi të cilat është ndërtuar kjo fe. Allahu i Lartësuar do të bëjë që pasuesit e kësaj feje të triumfojnë në përballjen me të kotën dhe gënjeshtrën. Shtrirja dhe epërsia e fesë së Zotit janë cilësi të pandashme të saj në çdo kohë dhe vend. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë mbi këtë fe. Gjithmonë, nëse dikush përpiqet të polemizojë kundër fesë së vërtetë, do të përfundojë i humbur, i poshtëruar dhe i pashpresë. Gjithmonë e vërteta do ta mposhtë të kotën dhe do të shfaqet e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. Ndërsa për sa i përket pasuesve të fesë së vërtetë, nëse ata do t’i përkushtohen plotësisht asaj, nëse do të ndriçohen me dritën e saj, nëse do të udhëzohen me parimet e saj për arritjen e mirësive të dynjasë dhe ahiretit, atëherë do të jenë pa dyshim ngadhënjimtarë para çdokujt. Ata do të fitojnë gjithmonë, duke e lartësuar fenë e tyre mbi të gjitha fetë dhe besimet e njerëzve. Por nëse ata i neglizhojnë porositë e kësaj feje, nëse nuk e zbatojnë tërësisht atë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre, por do të mjaftohen vetëm me përkatësinë e tyre në Islam, atëherë kjo nuk do t’u sjellë dobi dhe nuk do t’i bëjë kurrë të ngadhënjejnë. Neglizhenca në zbatimin e fesë së Zotit është shkak që armiqtë të sundojnë mbi besimtarët. Për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh dallimin mes muslimanëve të parë dhe të atyre që erdhën më vonë, mjafton të shohësh lulëzimin e shteteve islame dhe më pas rënien e tyre.
Sâff 61:10
O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt(madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm?... -Ky është një propozim i mrekullueshëm, që më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve u bën robërve të Tij besimtarë. Me bujarinë e Tij, Ai i fton ata në tregtinë më të madhe, në objektivin më të lartë, që të shpëtojnë nga ndëshkimi i dhembshëm dhe të arrijnë lumturinë e përjetshme. Allahu i Lartësuar nuk e bën këtë ftesë në formë urdhërore, por në formën e një propozimi shumë të butë dhe dashamirës, për të treguar se çdo i urtë dhe i mençur mund ta arrijë këtë mirësi. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë, sepse është e arritshme për të gjithë, nëse do të gjykonin me urtësi dhe mençuri. Nëse dikush pyet për mënyrën se si arrihet kjo e mirë, Allahu i Lartësuar thotë:
Sâff 61:11
Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij... –Fillimisht, të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Dihet mirë që besimi i vërtetë është bindja e plotë në gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Nëse ky besim është i sinqertë, ai e shtyn robin të shfaqë vepra e fjalë të mira. Sigurisht, ndër veprat më të spikatura, që shfaqet në praktikë dhe që dëshmon për sinqeritetin në besim, është xhihadi në rrugën e Zotit. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:...dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! -Jepni për hir të Allahut pasurinë, madje edhe shpirtin tuaj, për të mposhtur armiqtë e Islamit! Kjo bëhet duke patur një qëllim të vetëm: lartësimin e fjalës së Allahut dhe triumfin e fesë së Tij, që i fton njerëzit në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe i pashoq. Luftoni me shpirtin dhe pasurinë tuaja për hir të këtij qëllimi të madh, sepse një vepër e tillë, edhe pse është e vështirë, të jeni të sigurt se:Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. -Kjo vepër sjell lumturinë dhe begatinë në dynja dhe në ahiret. Për sa i përket lumturisë së dynjasë, është shumë e qartë se nëpërmjet xhihadit arrihet fitorja kundër armiqve të Allahut, realizohen qëllimet e larta të fesë së Allahut, arrihet epërsia e të mirës kundër së keqes, ndërsa besimtarët fitojnë pasuri, siguri dhe qetësi në zemra. Ndërsa në ahiret, premtimi i pakthyeshëm për këta të zgjedhur është shpërblimi i madh dhe i pashembullt i Allahut të Lartësuar dhe shpëtimi nga ndëshkimi i Tij. I Lartësuari e thekson shpërblimin e tyre në ahiret, duke thënë:
Sâff 61:12
Ai jua fal gjynahet tuaja... -Kjo falje përfshin të gjitha gjynahet, të mëdhatë dhe të voglat. Kështu, besimi i plotë dhe i vërtetë tek Allahu dhe xhihadi në rrugën e Tij i falin të gjitha gjynahet, edhe ato të mëdhatë....ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj... -Poshtë ndërtesave dhe kështjellave, poshtë tendave dhe dhomave të tyre të zbukuruara, mes pemëve të Xhenetit, rrjedhin lumenj, të cilët Allahu i Lartësuar i përshkruan si: “lumenj me ujë të kristaltë, lumenj qumështi me shije të paprishur, lumenj vere të këndshme për ata që pinë dhe lumenj mjalti të kulluar.” [Muhamed 15]....dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh! -Në Xhenet ka çdo mirësi dhe begati që të gëzon shpirtin dhe të kënaq syrin. Banorët e tij lumturohen duke kundruar ndërtesat e larta e të stolisura në mënyrë të mrekullueshme. Madje, banorët e Ilijin-it, që ndodhet në gradën më të lartë të Xhenetit, shihen nga banorët e tjerë të Xhenetit, ashtu sikurse shohim sot yjet vezullues në qiellin e dynjasë. Disa ndërtesa të Xhenetit janë të ndërtuara me tulla floriri, ndërsa disa të tjera me tulla argjendi. Tendat e fshehura mes bimësisë së dendur dhe lumenjve janë prej diamanti dhe prej koralesh. Disa vende pushimesh janë prej xhevahiresh me ngjyra të larmishme e të kristalta, aq sa që nga jashtë duket çfarë ka brenda dhe nga brenda mund të shikosh çfarë ka jashtë. Në Xhenet ka aroma të freskëta dhe të mrekullueshme, ka kënaqësi të llojllojshme, që edhe më oratori nuk di t’i përshkruajë. Asnjë prej krijesave të kësaj bote nuk mund ta dijë realisht se si janë ato të mira. Sikur Allahu të mos i krijojë banorët e Xhenetit të pavdekshëm dhe sikur të mos i bëjë në një krijim të ri, që nuk pranon shkatërrimin dhe vdekjen, ata do të vdisnin nga lumturia e madhe, me të cilën do të përballen. I lavdëruar, i madhëruar dhe i lartësuar larg çdo të mete është Allahu, të Cilin askush nga krijesat e Tij nuk mund ta lavdërojë e falënderojë ashtu siç i takon. Allahu është ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë e shumë më i lavdëruar, i madhëruar e i lavdishëm sesa mund ta lavdërojnë robërit e Tij. I lavdëruar dhe i mbushur plot mirësi është Allahu i Gjithëmëshirshëm! I bukur është Ai dhe të bukur janë emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu e krijoi vendin e paqes dhe të mirësisë së përjetshme dhe vendosi brenda tij mrekulli, që çudisin mendjet e krijesave dhe mbushin me mall shpirtin e tyre. I lartësuar qoftë Allahu, të Cilit i takon urtësia e plotë! Nëse Allahu i Madhëruar do t’i bënte robërit që ta shihnin Xhenetin kur Ai e krijoi atë, atëherë, pasi të kishin parë mirësitë dhe mrekullitë e tij, askush nuk do të gjente më qetësi dhe kënaqësi me jetën e kësaj bote, por do të pushtohej tërësisht nga malli i papërballueshëm për Xhenetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë nuk do të reshtnin së punuari vetëm për arritjen e atyre mirësive. E si mund të hutoheshin e mashtroheshin të këta të përmalluar nga jeta e kësaj dynjaje të shkurtër, mirësitë e të cilës janë të përziera me dhimbje e frikë?! Xheneti është quajtur ‘Adn’ - ‘i Përhershëm’, për të treguar vazhdimësinë dhe përjetësinë e tij, për të treguar që banorët e tij nuk kanë për t’u larguar kurrë prej tij dhe kurrë nuk kanë për ta ndërruar ketë shpërblim të madh. Ky sukses nuk mund të krahasohet dhe shkëmbehet me asnjë fitore tjetër. Ky ishte shpërblimi i pashembullt i ahiretit për këtë tregti. Ndërsa për sa i përket shpërblimit në jetën e dynjasë, Allahu i Lartësuar thotë:
Sâff 61:13
Edhe të tjera që ju i dëshironi, si... -Përveç shpërblimit të madh në ahiret, ju do t’ju jepet edhe një shpërblim i shpejtë në dynja, të cilin ju e dëshironi shumë:...ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. –Allahu do t’ju japë fitore mbi armiqtë tuaj, e cila do t’ju sjellë krenari dhe gëzim. Kështu do të hapet rrethi i Islamit dhe do të shtohen begatitë. Ky është shpërblimi i premtuar besimtarëve që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit. Por edhe besimtarëve të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në xhihad, Allahu i Lartësuar nuk ua pret shpresën për mirësitë e Tij. Duke dhënë një premtim gjithëpërfshirës, Ai thotë:Atëherë, përgëzoji besimtarët! -Përgëzoji ata me një shpërblim të madh në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër. Secili do të shpërblehet sipas gradës së imanit, edhe pse nuk do të jetë në të njëjtin nivel me ata që kanë luftuar në rrugën e Zotit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, në Xhenet ka njëqind grada, hapësira mes çdonjërës prej të cilave është sa hapësira mes qiellit dhe Tokës. Këto, Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e tij”.Pastaj i Lartësuari thotë: Në një kopje tjetër të këtij Tefsir-i, nëvend të këtij hadithi, autori shkruan:“Profeti (a.s) ka thënë: “Për atë që është ikënaqur me Allahun si Zotin e tij, meIslamin si fenë e tij, me Muhamedin (a.s.)si profetin e tij, për atë është bërë detyrëXheneti.” Ebu Seid el Hudriu(transmetuesi i këtij hadithi) u çudit ngakëto fjalë dhe tha: “Ma thuaj edhe njëherë, o i Dërguari i Allahut!” Ai ia përsëritidhe pastaj tha: “Por është edhe diçkatjetër, nëpërmjet së cilës robi ngrihetnëpër 100 gradat e Xhenetit, hapësirames çdonjërës prej të cilave është salargësia mes qiellit dhe Tokës.” - “Cilaështë ajo vepër, o i Dërguar i Allahut?” –pyeti Ebu Seid el Hudriu. Profeti (a.s.) tha:“Xhihadi në rrugën e Zotit, xhihadi nërrugën e Zotit”. Këtë hadith e ka shënuarMuslimi.
Sâff 61:14
O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së)Allahut,... -Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten tuaj, por edhe për përhapjen e saj tek të tjerët. Kjo detyrë kërkon që të pajiseni me dituri, të punoni sipas saj dhe të bëni durim në përhapjen e saj. Ju do të hasni në vështirësi të shumta, që do të kërkojnë edhe të luftoni me armiqtë e kësaj feje, të cilët e pengojnë përhapjen e saj. Ju do t’ju duhet të sakrifikoni pasurinë dhe jetën tuaj. Do t’ju duhet ta luftoni të kotën me dituri dhe argumente të qarta, por edhe me shpatë, kur e përcakton urtësia e Zotit. Kështu, me dituri dhe fjalë të qarta, do ta ndriçoni të vërtetën për njerëzit, do t’u tregoni kotësinë dhe mashtrimin e të padrejtëve dhe do t’i paralajmëroni për rrezikun e rrugës së humbjes. Atëherë, të ndihmosh fenë e Allahut do të thotë, së pari, të mësosh e studiosh Librin e Allahut dhe Traditën e Profetit të Allahut, dhe pastaj të nxisësh edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat, ashtu siç i ka përcaktuar feja e Zotit. Më pas, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre të mëparshëm, duke thënë:...sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” -Isai (a.s.) i ftoi dishepujt të bëheshin ndihmuesit e tij në rrugën e Zotit dhe ata menjëherë i dhanë besën duke i thënë:Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” -Kështu, bashkë me dishepujt e tij, Isai (a.s.) sakrifikoi për të ndihmuar dhe përhapur fenë e Zotit, duke duruar në të gjitha vështirësitë që i dolën.“Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan. – Si rezultat i përpjekjeve dhe thirrjes së Isait dhe dishepujve të tij, besuan disa prej bijve të Israilit, por pjesa tjetër refuzuan t’i përgjigjeshin ftesës së tij. Atëherë, besimtarët e sinqertë luftuan kundër mohuesve dhe Zoti u dha fitoren. Kështu, edhe ju, o populli i Muhamedit, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë, që Allahu i Madhëruar t’ju ndihmojë dhe forcojë këmbët tuaja, ashtu sikurse veproi me besimtarët e sinqertë para jush. Kjo është rruga e fitores mbi armikun tuaj. Këtu mbyllet tefsiri i sures Saff, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!
Cumua 62:1
Çdo gjë në qiej dhe në Tokë e madhëron me (tesbih)përlëvdim Allahun, Sunduesin, të Pastrin nga çdo e metë, Ngadhënjimtarin, të Urtin! -Allahut i bën tesbih, domethënë, e madhëron, e adhuron dhe i nënshtrohet gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Vetëm Allahut i është nënshtruar gjithçka, sepse Ai është i plotë dhe absolut në pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij. Allahut i përket pushteti i botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Të gjithë janë rob të Allahut, nën pushtetin dhe përkujdesin e Tij. Ai është El Kudus - i Pastër nga çdo mangësi. Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj që ka vendosur. Pa dyshim, këto janë cilësi madhështore, që të ftojnë në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një, të Vetëm e të Pashoq.
Cumua 62:2
Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë;... –“Të palexuarit” ishin ata të cilëve nuk u kishte zbritur ndonjë libër qiellor dhe nuk kishin as gjurmë prej shpalljeve hyjnore ose, me fjalë të tjera, që nuk ishin ithtarë të Librit. Kështu, Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre një mrekulli, një mirësi më të madhe se çdo mirësi që u pati dhënë të tjerëve, sepse ata ishin krejtësisht të humbur në padituri dhe larg çdo të mire. Arabët ishin në një humbje të thellë asokohe, duke adhuruar pemët, gurët e putat. Mund të thuhet me të drejtë se ata ishin si egërsira pylli, ku i forti hante të dobtin dhe tërësisht injorantë rreth profetëve. Pas gjithë kësaj gjendjeje, Allahu i Lartësuar zgjodhi një profet nga gjiri i tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen, virtytet dhe, sidomos, sinqeritetin. I Lartësuari e zgjodhi profetin Muhamed (a.s.) për t’i shpallur Librin e Tij, që ai t’ua përcillte më pas atë të tjerëve, duke u kënduar ajetet e qarta, që mbushën zemrat me besim, bindje dhe siguri të plotë. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje, ai do të pastronte shpirtrat e tyre, për t’i pajisur me virtytet më të larta. Ai do t’i edukonte shpirtrat e humbur me cilësitë më të mrekullueshme, duke u mësuar çdo mënyrë, fjalë dhe vepër për të arritur këtë qëllim. Ai do t’i pastronte nga cilësitë, fjalët e veprat e ndyra, duke i pajisur me dije. Profeti Muhamed (a.s.) u mësoi njerëzve Librin dhe Urtësinë, domethënë, Kur'anin dhe Traditën profetike, mësime që përfshinin njohuritë e të parëve dhe të fundit. Pas këtij edukimi me dituri të madhe dhe të vërtetë, pas pastrimit dhe lartësimit të shpirtrave të tyre, ata u kthyen në njerëzit më të ditur. Madje, ata u bënë krerët e të mençurve dhe të urtëve, të pajisur me fenë më të plotë. Ata u bënë njerëzit me moralin më të lartë, plot fisnikëri dhe urtësi. Ata ndoqën udhën e drejtë me përpikmëri për veten e tyre, por u bënë edhe udhëzues të të tjerëve. Ata u bënë imamët e të udhëzuarve në rrugën e drejtë dhe udhëzues të besimtarëve. Profeti Muhamed (a.s.) dhe Shpallja hyjnore ishin mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u dhuroi këtyre njerëzve.
Cumua 62:3
...por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti. –Gjithashtu, nëpërmjet profetit Muhamed (a.s.) dhe Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi të gjithë popujt e tjerë, dhe jo vetëm mbi ‘të palexuarit’. Kjo përfshin të gjithë popujt, si ata që jetuan në kohën e Profetit (a.s.), ashtu edhe ata që do të vinin më vonë, pas tij. Shpjegimi i mësipërm është njëri kuptim i fragmentit: “...që ende nuk u janë bashkuar atyre”. Po ka mundësi që kjo fjali të ketë për qëllim brezat e mëvonshëm, që do të vinin pas atyre që jetuan në kohën e Profetit dhe të cilët nuk do mund të arrinin gradën e brezave të parë në vepra të mira dhe shpërblim. Sidoqoftë, të dyja kuptimet janë të sakta dhe ajeti i përmban ato, pasi nuk ka dyshim se brezi mes të cilëve u dërgua Profeti (a.s.) dhe jetuan në kohën e Shpalljes, duke qenë luftëtarët e parë të Islamit, u dalluan me shumë veçori, aq sa askush pas tyre nuk mund t’i arrijë më ata. Dërgimi i profetëve që ata t’u lexonin popujve shpalljet e Zotit, për të pastruar zemrat e për t’u mësuar çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre, dëshmon për diturinë dhe urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar, i Cili nuk do t’i braktiste kurrë krijesat e Tij për t’i lënë në çoroditje dhe përhumbje. Ai dërgoi mes tyre profetë, për t’i urdhëruar dhe për t’i ndaluar, për t’i ngarkuar me ligje e detyra që rregullojnë jetën e tyre dhe për t’i ringjallur pas vdekjes, që t’i shpërblejë me bujarinë, bamirësinë dhe drejtësinë e Tij.
Cumua 62:4
Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është i Zotëruesi i mirësisë së madhe. -Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe e Allahut të Urtë, të cilën Ai ua jep atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Mirësia e udhëzimit është shumë herë më e madhe se mirësitë e ushqimit, pijes, pasurisë dhe të çdo gjëje tjetër të kësaj dynjaje. Besimi i drejtë është bazë për arritjen e çdo të mire dhe për fitimin e lumturisë së përjetshme.
Cumua 62:5
Përngjasimi i atyre, që iu besua Teurati dhe nuk e zbatuan atë, është me gomarin, që, thjesht bart libra! Sa i keq është përngjasimi i atyre që mohojnë ajetet e Allahut! -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar përmendi bujarinë e Tij të pashembullt dhe mirësitë e Tij të pakrahasueshme që i dhuroi popullit të paditur dhe të zhytur në humbje, duke dërguar mes tyre Profetin analfabet. Ai i dalloi ata me vlera të larta, të cilat nuk i ka arritur askush prej popujve të tjerë, qofshin ata popuj që nuk kishin libër qiellor, qofshin ithtarë të Librit, të krishterë dhe jehudë. Nëpërmjet Profetit famëmadh dhe Shpalljes së përjetshme që ai solli, populli i palexuar u lartësua mbi të gjithë popujt e tjerë, nga të hershmit dhe të mëvonshmit. Edhe ithtarët e Librit, të cilët pretendonin se ishin dijetarë, edukatorë, të mençur dhe të urtë, mbetën shumë pas këtij populli të zgjedhur, që punoi me sinqeritet, këmbëngulje dhe përpikmëri, për të vënë në zbatim fenë e Zotit të tyre. Ishte pikërisht ky përkushtim shkaku i lartësimit të tyre. Në ajetet vijuese, Allahu i Lartësuar na jep të kuptojmë një fakt të tillë, duke përshkruar sjelljen e kundërt të jehudëve dhe të krishterëve. Allahu i Lartësuar i kishte ngarkuar jehudët dhe të krishterët që të studionin dhe zbatonin Teuratin, por ata nuk e kryen këtë detyrë. Për këtë arsye, ata nuk e meritonin të ishin popull i përzgjedhur. Ata e shpërfillën amanetin e Zotit, prandaj i Lartësuari i shëmbëlleu ata me gomarin, i cili mban në shpinë një barrë me libra. A përfiton një gomar nga librat që mban mbi shpinë?! A meriton ai të nderohet për shkak të ngarkesës që bart?! Kështu krahasohen dijetarët çifutë dhe të krishterë, të cilët nuk e vunë në zbatim Teuratin, një nga porositë më të rëndësishme të të cilit ishte ajo për pasimin e Muhamedit (s.a.u.s). Ata duhet ta ndiqnin këtë Profet, me cilësi të përshkruara qartë në Teurat. Po çfarë dobie u bëri atyre kjo porosi? Të vetmet gjëra që ata përfituan prej sjelljes së tyre ishin dëshpërimi dhe fakti që nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin dhe refuzimin e të vërtetës. U poshtëroftë ai popull që mohon argumentet e qarta të Allahut të Lartësuar, të cilat dëshmojnë për vërtetësinë e Profetit të madh të fundit të kohës, Muhamedit (a.s.), dhe vërtetësinë e Shpalljes, që ai përcolli. Le ta dinë këta të mjerë se:Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. - Për sa kohë ata kanë si cilësi padrejtësinë, urrejtjen dhe armiqësinë, Allahu i Lartësuar nuk ka për t’i udhëzuar në rrugën e drejtë. Një nga padrejtësitë e çifutëve është që ata e dinë shumë mirë se janë në rrugë të padrejtë, megjithatë pretendojnë me të madhe se janë në të vërtetën, madje se janë populli më i zgjedhur në të gjithë njerëzimin. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u thotë atyre:
Cumua 62:6
Thuaju: “O judej! Nëse mëtoni se jeni miqtë më të dashur të Allahut mbi të gjithë njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, në qoftë se jeni të sinqertë!”. -Nëse jeni të sinqertë kur thoni se jeni në rrugë të drejtë dhe të zgjedhurit e Allahut, atëherë kërkojeni vdekjen! Kjo duhet të jetë shumë e thjeshtë për ju, nëse do të ishit të sigurtë në pretendimin tuaj. Nga ana tjetër, mospranimi i këtij propozimi tregon të kundërtën. Duke qenë se ata thjesht kishin pretendime boshe dhe kurrë nuk do të guxonin ta pranonin këtë sfidë, i Lartësuari thotë:
Cumua 62:7
Por ata nuk do ta dëshirojnë kurrë atë për shkak të veprave, që kanë bërë me duart e tyre. Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit. -Ngaqë janë të mbushur plot me gjynahe dhe poshtërsi, ata i tremb vdekja. Por të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për zullumqarët. Asnjë padrejtësi e tyre nuk mund t’i fshihet Atij. Edhe pse ata kurrë nuk do ta kërkonin vetë vdekjen, kjo përsëri nuk ka për t’i shpëtuar, siç thotë i Lartësuari:
Cumua 62:8
Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” -Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.
Cumua 62:9
O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! -Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të jenë të pranishëm në namazin e xhumasë, madje të nxitojnë për këtë. Ai urdhëron që ata t’i përgjigjen thirrjes për këtë namaz, duke nxituar e duke u kujdesur që ai të jetë angazhimi më i rëndësishëm i asaj dite. Kësisoj, fjala “nxitoni” në ajet nuk nënkupton rendjen me vrap apo të ecurit me nxitim, që janë të ndaluara të bëhen, por ka për qëllim përkushtimin maksimal ndaj namazit të xhumasë. I Lartësuari na urdhëron që, sapo të thirret ezani, ta ndërpresim tregtinë dhe angazhimi ynë i vetëm të jetë pjesëmarrja në aktivitetin e ditës së xhuma. Allahu i Lartësuar na mëson se përgjigjja ndaj kësaj ftese është më e mirë dhe më e begatshme se angazhimi me tregti. Nuk lejohet kurrsesi braktisja e këtij namazi, i cili është një nga detyrimet më të forta.Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. -Nëse e dini që shpërblimi i përgatitur tek Allahu është më i mirë dhe i përjetshëm dhe se kush i jep përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, ai ka dështuar dhe ka rënë në humbje të vërtetë, duke menduar se është duke fituar. Urdhri për lënien e shitblerjes vlen vetëm për kohën gjatë namazit, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:
Cumua 62:10
Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut,... -Pasi të falet namazi, mund të shpërndaheni për të kërkuar fitimin e ndershëm. Duke qenë se angazhimi me shitblerje mund ta hutojë besimtarin, Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta shpeshtojmë kujtimin e Tij, duke na treguar kështu atë që i mban zemrat tona gjallë:...por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim! – Duhet ta përmendim Allahun në çdo gjendje: kur jemi në këmbë, kur jemi ulur, kur jemi shtrirë apo të mbështetur. Nëse e bëjmë këtë, Ai premton se do të gjejmë shpëtim. Sigurisht, shpeshtimi i kujtimit të Allahut është një nga shkaqet më të mëdha të suksesit në çdo fushë.
Cumua 62:11
Kur shohin ndonjë tregti ose dëfrim, rendin drejt tyre,... -Ata dalin me nxitim nga xhamia, të joshur nga kotësitë e kësaj dynjaje, duke e lënë mirësinë e vërtetë. Allahu i Madhëruar thotë:...duke të lënë ty në këmbë. -Kjo ndodhi një ditë xhumaje, kur Profeti (a.s.) ishte duke mbajtur hytben në xhami. Në këtë kohë, njerëzit dëgjuan për një karvan plot me mallra tregtie, që kishte ardhur në Medinë, dhe filluan të largoheshin nga xhamia, duke e lënë Profetin (a.s.) duke mbajtur hytbe. Kështu, ata treguan mungesë të theksuar edukate dhe respekti ndaj Profetit (a.s.) dhe ndaj një adhurimi të rëndësishëm, siç është falja e xhumasë. Ata braktisën diçka që nuk duhet ta braktisnin kurrë, sepse Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “Çfarë gjendet tek Allahu është shumë herë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia. Allahu është Furnizuesi më i mirë!” –Shpërblimi me mirësi dhe begati për devotshmërinë ndaj Zotit, është shumë më i mirë sesa tregtia, lojrat dhe kotësitë. Është e vërtetë që nëpërmjet tregtisë arrihen disa dobi e mirësi, por ato janë shumë pak, madje të mundimshme, kur i krahason me mirësitë e shumta të ahiretit. Durimi në zbatimin e urdhrave të Allahut nuk duhet të mendohet kurrë si shkak i varfërimit, sepse Allahu i Lartësuar është Furnizuesi më i mirë. Ata që bëhen të devotshëm ndaj Allahut do të furnizohen prej andej nga nuk e mendojnë e nuk e llogarisin fare. Nga këto ajete nxirren shumë dobi:- Adhurimi i xhumasë është detyrim për secilin besimtar. Është detyrë, gjithashtu, përkushtimi në plotësimin e këtij adhurimi.- Dëgjimi i të dyjave pjesëve të hytbes së xhumasë është farz, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “...nxitoni për atje ku përmendet Allahu”, dhe është komentuar se këtu flitet për dy pjesët e hytbes.- Ligjshmëria e thirrjes së ezanit ditën e xhuma, madje urdhërimi për të.- Ndalesa e shitblerjes pas thirrjes së ezanit. Shitblerja gjatë kësaj kohe është haram, sepse ajo të pengon nga plotësimi i detyrimit. Kjo tregon se çdo çështje, edhe nëse në origjinë mund të jetë e lejuar, nëse në ndonjë gjendje të caktuar ajo të pengon nga kryerja e një detyrimi, atëherë ajo konsiderohet e palejueshme.- Në këto ajete urdhërohemi që të jemi të pranishëm në të dyja hutbet e ditës së xhuma dhe qortohet rëndë ai që nuk merr pjesë në to. Në mënyrë indirekte, kuptohet gjithashtu se gjatë dy hytbeve është detyrë heshtja dhe përqendrimi në dëgjimin e ligjëratës.- Ajetet na mësojnë se si duhet të veprojë robi i cili, kur thirret në adhurimin e Allahut, gjen vështirësi në veten e vet, sepse joshet nga argëtimet dhe kënaqësitë e kësaj dynjaje, përfshi edhe tregtinë. Në të tilla raste, ilaçi më i mirë për t’u bërë i qëndrueshëm në adhurimin e Allahut, duke mos u kotur në plotësimin e dëshirave të nefsit, është që robi t’i kujtojë vetvetes mirësitë dhe begatitë e shumta që Allahu i Lartësuar premton për besimtarët që u japin përparësi veprave që kënaqin Atë, kundrejt epshit dhe dëshirave të tyre.Këtu përfundon tefsiri i sures Xhumua, dhe falënderimi i takon Allahut të Madhëruar!
Münafikun 63:1
Me ardhjen e Profetit (a.s.) në Medinë, muslimanët u shtuan dhe Islami u fuqizua. Gjatë kësaj kohe, pati njerëz prej dy fiseve të mëdha të Medinës, Eus dhe Hazrexh, që nuk e kishin pranuar Islamin me zemër, por thjesht shfaqeshin si të tillë. Brenda në zemra ata fshihnin kufrin, ndërsa silleshin si muslimanë thjesht e vetëm për të ruajtur jetën, pasurinë dhe emrin e tyre. Allahu i Lartësuar solli në Kur'an një përshkrim të qartë të tyre, në mënyrë që ata të njiheshin dhe që muslimanët e sinqertë të kishin kujdes dhe të ruheshin prej tyre. Thotë Allahu i Lartësuar:Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” -Kur ata shkonin te Profeti (a.s.), dëshmonin para tij se e besonin si të dërguar të Zotit. Por kjo dëshmi ishte thjesht një hipokrizi, edhe pse Profeti (a.s.) nuk kishte aspak nevojë për dëshminë apo mbështetjen e tyre, pasi sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë. -Allahu i Lartësuar dëshmon se ata gënjejnë kur thonë se të besojnë ty si profet të Tij. Deklaratat e tyre janë të pavërteta dhe nuk u burojnë nga zemrat. Ato thuhen për shkaqe të tjera, të cilat Allahu i Lartësuar na i sqaron më pas:
Münafikun 63:2
Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. –Duke u betuar, ata përpiqeshin të mbulonin hipokrizinë e tyre. Kështu, ata e privuan veten nga udhëzimi i drejtë i Zotit. Me hipokrizinë e tyre, ata mundoheshin të helmonin e devijonin edhe të tjerët, të cilët nuk ishin në dijeni dhe nuk e dallonin hipokrizinë e tyre.Sa e ligë është kjo sjellje e tyre! –Ishte e ligë, sepse ata hiqeshin sikur besonin, ndërkohë që në zemër fshihnin kufrin. Jo vetëm kaq, por u betoheshin të tjerëve se ishin të sinqertë, që edhe ata t’i shihnin si besimtarë.
Münafikun 63:3
Ata besojnë e pastaj mohojnë; prandaj zemrat e tyre janë vulosur dhe ata nuk kuptojnë. -Ata arritën në këtë gjendje, për shkak se nuk ishin të qëndrueshëm në mbajtjen dhe respektimin e imanit të vërtetë, ashtu siç i takon atij, por nga njëra anë besonin, pastaj mohonin. Për pasojë, Allahu ua vulosi zemrat, në mënyrë që në to të mos hynte kurrë e mira. Ata e merituan këtë ndëshkim, sepse shpërfillën besimin e vërtetë.
Münafikun 63:4
Kur i sheh ata, të mahnisin, e kur flasin, u dëgjohet fjala. –Po t’i shohësh, ata të mahnisin me pamjen e tyre; edhe kur flasin, atyre u dëgjohet fjala. Kështu, ata gjithmonë rregullojnë pamjen dhe fjalët e tyre, që të tjerët të çuditen me ta dhe të mos shohin se çfarë fshihet pas tyre. E vërteta është se pas fizionomisë dhe fjalëve të tyre nuk ka asgjë prej moralit të mirë dhe as prej udhëzimit të drejtë, për të cilin urdhëron feja e Zotit. Ata janë ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Po ata janë si trungje bosh e të mbështetur. -Ata janë të padobishëm, madje sjellin veçse dëm. Allahu i Lartësuar vazhdon të tregojë të tjera cilësi të ulëta të tyre:Çdo thirrje e mendojnë sikur është kundër tyre. -Kjo ndodh për shkak të dobësisë së zemrës së tyre, sepse ata janë frikacakë. Zemra e tyre është e mbushur me dyshime dhe ata janë gjithmonë të frikësuar se mos u zbulohet ajo që e fshehin.Ata janë armiq, prandaj ruaju prej tyre! –Në fakt, këta janë armiq më të rrezikshëm sesa armiqtë e deklaruar. Munafikët shfaqen si miq dhe të dashur, por në të vërtetë janë armiq të përbetuar, që thurin kurthe dhe intriga. Për këtë arsye, duhet kujdes i madh për t’u ruajtur prej tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta! -Si e braktisin ata fenë Islame, pasi iu bënë të qarta argumentet dhe mësimet e mrekullueshme të saj, për të përqafuar kufrin, i cili nuk u sjell asnjë dobi, por veçse dëshpërim dhe shkatërrim?!
Münafikun 63:5
Kur u thuhet: “Ejani tek i Dërguari i Allahut, sepse ai do të kërkojë falje për ju!”,...-Kur munafikët ftoheshin që të shkonin te Profeti (a.s.), që ai të kërkonte falje për ta, që gjendja e tyre të rregullohej dhe veprat e tyre të pranoheshin, ata e refuzonin në mënyrë të prerë një ftesë të tillë. Allahu i Lartësuar thotë:...ata tundin kokën dhe i sheh tek të kthejnë shpinën me fodullëk. –Ata tundnin kokën, në shenjë mospranimi të ftesës për t’i kërkuar ndjesë Profetit (a.s.) dhe për t’i kërkuar atij që të lutej për faljen e tyre. Përkundrazi, ata do të vazhdonin të pengonin njerëzit nga e vërteta, për shkak të urrejtjes që kishin për të. Ata tregonin mendjemadhësi ndaj pasimit të rrugës së drejtë. Kështu vepronin munafikët kur ftoheshin për të shkuar te Profeti (a.s.), që ai të lutej dhe të kërkonte falje për ta. Ky ishte, sigurisht, tregues i butësisë së Allahut të Lartësuar dhe i nderimit për Profetin e tij, duke mos e bërë të mundur që ata të shkonin tek ai dhe t’i kërkonin të lutej për ta. Profeti i Zotit nuk mund të binte në atë nivel dhe të bënte lutje që nuk do t’i pranoheshin. Për të tillë njerëz është njëlloj, kërkon apo s’kërkon falje për ta, sepse Allahu i Madhëruar nuk ka për t’i falur ata:
Münafikun 63:6
Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. -Ata janë njerëz të prishur, që kanë dalë nga rruga e bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe i kanë dhënë përparësi kufrit kundrejt imanit. Si të tillë, kërkimi i faljes nga ana e Profetit (a.s.) nuk do t’u bëjë atyre dobi. Kështu, Allahu i Lartësuar e nderoi Profetin e Tij duke e ruajtur që të mos bënte lutje të pafrytshme. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë, sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë.” [Teube 80].Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë. –Arsyeja është se ata nuk e meritojnë udhëzimin e Allahut të Lartësuar. Ata refuzojnë të kryejnë ato vepra që Zoti i ka përcaktuar si shkaqe të udhëzimit.
Münafikun 63:7
Këtu tregohet urrejtja e madhe e munafikëve ndaj Profetit (a.s.) dhe muslimanëve, urrejtje që kishte mbushur plotësisht zemrat e tyre. Kur ata shihnin se si sahabët rrethonin me dashuri dhe ngrohtësi Profetin (a.s.) dhe garonin se kush e kush më parë ta kënaqte atë, duke zbatuar urdhrat dhe porositë e tij, këta të mjerë - duke ëndërruar dhe shpresuar gjëra të kota - thoshin:Ata thonë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” –Kështu, ata pandehnin se po të mos ishte pasuria e munafikëve, muslimanët nuk do të bashkoheshin për të ndihmuar fenë e Allahut. A thua se besimtarët qëndronin rreth e rrotull Profetit (a.s.) dhe zbatonin urdhrat e tij me përkushtim, me shpresë se do të përfitonin pasuri nga këta të mjerë! Sigurisht, kjo qe një hamendje krejt e pabazë dhe e çuditshme. Munafikët ishin njerëzit më të përkushtuar për shkatërrimin e Islamit dhe të muslimanëve, dhe më koprracët njëkohësisht. E si mund të kishin të tilla pretendime ata njerëz?! Dokrrat e tyre mund t’i besonin veçse të paditurit e mendjelehtët, që nuk shohin realitetin e gjërave. Duke ua përplasur në fytyrë pretendimin, Allahu i Lartësuar thotë:Vetëm Allahut i përkasin pasuritë e qiejve e të Tokës,... -Allahu furnizon atë që Ai dëshiron dhe e privon atë që Ai dëshiron. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia mundëson dhe lehtëson furnizimin atij që Ai dëshiron, me urtësinë e Tij, dhe ia vështirëson atij që Ai dëshiron. Por këtë fakt nuk mund ta kuptojnë të gjithë, e aq më pak munafikët, prandaj i Lartësuari thotë:...por munafikët nuk e kuptojnë. –Pikërisht për shkak të logjikës së dobët të tyre, ata thanë atë që thanë. Munafikët pretendonin që depot e furnizimit i kishin ata dhe i administronin sipas dëshirës së tyre. Përveç mendjelehtësisë, kjo tregonte edhe arrogancën e tyre, e cila duket më qartë në fjalët më pas:
Münafikun 63:8
Ata thonë: “Kur të kthehemi në Medine, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” -Kjo ndodhi në betejën e Murejsit,gjatë së cilës pati një grindje mes ensarëve dhe muhaxhirëve për një çështje të caktuar. Në këtë situatë u shfaq hipokrizia e munafikëve. I pari i tyre, Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli, duke nënkuptuar muhaxhirët, tha: “Puna jonë me këta është ai që tha: “Jepi bukë qenit tënd, që të të kafshojë!”. Pastaj tha: “Kur të kthehemi në Medinë, krenarët do t’i dëbojnë prej saj të përçmuarit.” Kështu, sipas tij, ai dhe vëllezërit e tij munafikë na ishin krenarët e fisnikët, ndërsa Profeti i Allahut dhe shokët e tij ishin të poshtëruarit, ndërkohë që e vërteta ishte krejtësisht e kundërta, siç thotë i Lartësuari:Në fakt, e tërë krenaria u takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë. -Këta janë krenarët e vërtetë, ndërsa munafikët dhe vëllezërit e tyre idhujtarë janë të përçmuarit. Munafikët nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë një fakt të tillë, prandaj dhe pandehin se janë krenarët. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: Kjo ndodhi në muajin shaban të vitit 5.Shkak i saj u bë një informacion tjetër që imbërriti Profetit (a.s.), se Harith Ibn EbuDirari, prijësi i fisit Benu Mustalik, kishtefilluar te fisi i tij dhe tek arabët e tjerë,një fushatë organizimi për të mbledhurnjë ushtri dhe për të sulmuar Profetin(a.s.) Profeti (a.s.), për të verifikuar këtëlajm, dërgoi Burejde Ibn Kusaj el Selemin.Ky shkoi atje dhe takoi vetë Harith IbnEbu Dirarin, prej të cilit verifikoi lajmin epërgatitjeve për luftë. Fill pas lajmit,Profeti (a.s.) organizoi dhe nxitibesimtarët për luftë, të cilët menjëherëiu përgjigjën ftesës. Bashkë me të, dolënpër luftë edhe një grup munafikësh, tëcilët nuk kishin luftuar kurrë më parë meProfetin (a.s.). Profeti (a.s.) la simëkëmbës të tij në Medinë, Zejd IbnHarithe, por thuhet edhe se ka lënë EbuDherrin, apo dhe Numejle Ibn Abdullah elLejthin. Marshimi filloi natën e së hënës,dy net pasi kishte hyrë muaji shaban.Harith Ibn Ebu Dirari dhe pasuesit e tij,kur u njoftuan rreth sulmit që Profeti(a.s.) kish planifikuar kundër tyre, dhe kurmorën vesh se muslimanët e kishin kapurspiunin e dërguar prej tij dhe e kishinvrarë, u tmerruan. Ky informacion frikësoiedhe ato pak fise arabe që i ishinbashkëngjitur ushtrisë së tij deri në atomomente, duke i detyruar tëshpërndahen dhe të largohen prej tij.Profeti (a.s.) mbërriti në Murejs, që ishtevendi i puseve të tyre, dhe e ngriti çadrëne tij pikërisht në atë vend. Së bashku meProfetin (a.s.), në këtë luftë ishin Aisheja(r.a.) dhe Ummu Selemeja (r.a.). Këtufilloi përgatitja për luftë. Vetë Profeti(a.s.) i renditi në rreshta shokët e tij.Flamurin e muhaxhirëve e mbante EbuBekër el Sidiku, ndërsa flamurin eensarëve e mbante Sad Ibn Ubade... Dukeu kthyer nga kjo luftë, kreu i munafikëve,Ibn Ubeji, tha: “Kur të kthehemi nëMedinë, fisnikët dhe të lartit e Medinësdo t’i flakin jashtë të ultit dhe tëshpërfillurit (nënkuptonte Profetin(a.s.)).” Zejd Ibn Erkami, që i dëgjoi këtofjalë, shkoi dhe i tha Profetit (a.s.), pormenjëherë Ibn Ubeji shkon te Profeti(a.s.) dhe i betohet se nuk e kishte thënëkurrë diçka të tillë. Profeti (a.s.) heshti.Pas kësaj, Allahu i Lartësuar shpalli surenMunafikun, ku mbështeste dhevërtetonte fjalën e Zejdit. Profeti (a.s.) ekapi Zejdin për veshi dhe i tha: “GëzohuZejd, se Allahu i Lartësuar e vërtetoifjalën tënde!” Pastaj tha për Zejdin: “Ky ekreu detyrën ndaj Allahut me veshët evet.” Në këtë çast, Omeri i tha Profetit(a.s.): “O i Dërguar i Allahut! UrdhëroAbad Ibn Bishrin që t’ia heqë kokën atij(Ibn Ubejit)!” Profeti (a.s.) ia ktheu: “E sido të vejë puna, kur njerëzit të flasin dhetë thonë se Muhamedi po vret shokët evet?!” [Shih “Zadul Mead”, vëll. 3, fq.123].
Münafikun 63:9
O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuresit e Tij besimtarë që të shtojnë dhe shpeshtojnë kujtimin e Tij. Fitorja e çdo të mire, shpëtimi nga çdo e keqe dhe arritja e çdo suksesi në dynja dhe ahiret janë të lidhura ngushtë me kujtimin e shpeshtë të Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar i këshillon ata që të bëjnë kujdes dhe të mos hutohen nga fëmijët e tyre dhe pasuria. Nuk ka dyshim se interesi i njeriut për fëmijët dhe pasurinë e tij është diçka e natyrshme, por shumica e njerëzve u japin përparësi këtyre gjërave kundrejt dashurisë për Allahun e Lartësuar, dhe kjo është një humbje e madhe. Allahu i Lartësuar thotë:Ata që veprojnë kështu janë të humbur. –Ata që i pengon pasuria dhe fëmijët prej kujtimit të Allahut të Lartësuar dhe plotësimit të detyrimeve ndaj Tij, ata e kanë shpërfillur të mirën dhe janë në humbje të madhe. Ata e kanë privuar veten nga mirësia e pafundme, sepse i japin përparësi kësaj jete të shkurtër, që do të zhduket shumë shpejt, kundrejt asaj që do të mbetet përgjithmonë. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë, ndërsa tek Allahu është shpërblimi i madh.” [Tegabun 15].
Münafikun 63:10
Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë,... -Këtu flitet për të gjitha llojet e shpenzimeve, qofshin të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme. Ndër shpenzimet e domosdoshme mund të përmendim zekatin, kompensime të ndryshme për vepra të caktuara, shpenzimet për gruan, fëmijët, shërbëtorët, robërit etj. Ndërsa shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare janë të shumëllojshme e me gamë të gjerë. Ato duhen kryer duke synuar dobinë e fesë së Allahut të Lartësuar dhe bamirësinë ndaj krijesave, sipas rëndësisë dhe meritës së tyre. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë “prej asaj që Ai na ka dhënë”, për të treguar se nuk kërkon prej nesh të shpenzojmë të gjithë pasurinë tonë, nuk kërkon të na rëndojë me këtë detyrim të vështirë. Ai urdhëron që të shpenzojmë vetëm një pjesë të pasurisë, aq sa të na vijë më lehtë, pa u dëmtuar. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i udhëzon besimtarët që të tregohen mirënjohës ndaj Tij, që ua ka dhuruar pasurinë që kanë, por, gjithashtu, i porosit që të ndihmojnë vëllezërit e tyre në nevojë. Kështu, ata do të jenë bamirës qoftë në aspektin e përkryerjes së adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar, qoftë në aspektin e ndihmës ndaj krijesave, para se t’i kapë vdekja në befasi. Me vdekjen, njeriut i ndërpritet mundësia për të kryer më vepra të mira, prandaj Allahu i Lartësuar na e kujton këtë fakt, duke na nxitur që të rendim në kryerjen e veprave të mira:...para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja... -Kur i vjen vdekja njeriut që nuk ka bërë vepra të mira, ai, i dëshpëruar nga shpërfillja e mundësive të tij të shumta për të kryer vepra të mira, dëshiron të kthehet edhe një herë në dynja, por kjo është e pamundur. Atëherë, ky njeri do të thotë:O Zoti im, përse nuk ma shtyve edhe pak afatin, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve?! –Kuptimi: Më lër të jetoj edhe ca, që të mund të rregulloj ato që shpërfilla deri tani: të besoj drejt, të punoj me sinqeritet sipas këtij besimi dhe të shpenzoj prej pasurisë time, që të shpëtoj nga ndëshkimi dhe të arrij shpërblimin e madh të premtuar nga Allahu për vepërmirët.Por koha për të tilla qëllime tashmë ka përfunduar dhe nuk mund të kthehet më pas, siç thotë Allahu i Lartësuar tha:
Münafikun 63:11
Por Allahu asnjërit nuk ia shtyn afatin, kur ai i vjen. -Nëse njeriut i vjen çasti i vdekjes, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, ai nuk mund të shtyhet për më vonë.Allahu është i Gjithëditur për ato që ju punoni. –Allahu ka për t’ju shpërblyer në bazë të diturisë së Tij të plotë për veprat që keni kryer, qofshin ato të mira apo të këqija. Këtu përfundon tefsiri i sures Munafikun. Vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi!
Teğabün 64:1
Vetëm Allahun e madhëron me(tesbih)përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. -Në këto ajete të mrekullueshme përmenden disa nga atributet madhështore të Allahut të Lartësuar. Në to flitet për meritën e plotë të Allahut për të qenë i adhuruar, flitet për zotërimin e Tij absolut dhe për faktin se Ai nuk ka kurrë nevojë për krijesat e Tij, ndërkohë që të gjitha krijesat janë të varfëra, nevojtare, të përulura dhe të nënshtruara ndaj Tij. Gjithçka në qiej dhe në Tokë i bën tesbihAllahut të Lartësuar, duke e lavdëruar dhe duke e adhuruar Atë si Një, të Vetëm dhe të Pastër nga çdo e metë dhe mangësi.Vetëm Atij i përket i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon lavdia! -Pushteti është totalisht vetëm në dorë të Allahut. Asnjë krijesë nuk del jashtë pushtetit të Tij. Lavdia e plotë, falënderimi dhe mirënjohja i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. Ai është i lavdëruar për cilësitë e Tij të plota dhe absolute. Ai është i lavdëruar për gjithçka që ka krijuar dhe e ka bërë të ekzistojë. Allahu meriton lavdinë për çdo ligj që ka vendosur për funksionimin e gjithësisë dhe për t’u zbatuar nga krijesat. Ai është i lavdëruar për të gjitha mirësitë që ka dhuruar me bujarinë e Tij. Allahut i takon mirënjohja e plotë!Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Fuqia e Allahut është absolute. Nuk ka asgjë të pamundur për Allahun, nëse Ai dëshiron të bëjë diçka.
Teğabün 64:2
Është Ai që ju krijoi dhe prej jush ka mohues, ka edhe besimtarë. -Allahu i krijoi robërit dhe prej tyre bëri që të ketë besimtarë dhe mohues. Qoftë besimi i tyre, qoftë mohimi i tyre, gjithçka është përcaktuar nga Allahu dhe nuk del jashtë pushtetit të Tij. Allahu i ka dhënë çdokujt forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të arritur gjithçka që dëshiron. Robërit ose do të zbatojnë urdhrat e Zotit, në emër të dashurisë, madhërimit dhe nënshtrimit ndaj Tij, ose do ta shpërfillin këtë që u kërkohet, me zgjedhjen e tyre të lirë. Por ata, gjithsesi, nuk mund të dalin aspak nga pushteti i Allahut të Lartësuar, të Gjithëditur dhe të Urtë, i Cili ia jep dhe ia lehtëson udhëzimin e drejtë atij që e meriton. Më pas, i Lartësuari thotë:Allahu e sheh gjithçka që bëni ju. -Ai i sheh të gjitha veprat e robërve dhe qëllimet e tyre, për t’i shpërblyer më pas të sinqertët, duke u dhuruar udhëzimin, dhe për t’u dhënë hakun gënjeshtarëve, duke i privuar nga udhëzimi i drejtë, të cilin nuk e meritojnë. Pasi na kujtoi krijimin e njeriut, i cili do të mbajë përgjegjësi për detyrimet që i janë ngarkuar, Allahu i Lartësuar flet për krijesat e tjera të Tij, duke thënë:
Teğabün 64:3
Ai krijoi qiejt dhe Tokën për të Vërtetën. -Allahu krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që ndodhet mes këtyre krijesave madhështore. Në krijimin e Tij të bukur e të rregullt nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Allahu i krijoi të gjitha këto krijesa për hir të një vërtete të madhe, të synuar nga Ai. Ai i krijoi ato me një urtësi të madhe dhe për qëllime të larta.Ai ju dha pamjen që keni dhe këtë pamje jua bëri të bukur. -Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. Njeriu është krijesa me formën më të mirë dhe me pamjen më të bukur. Më pas, Allahu i Lartësuar i kujton ata për ditën e takimit me Të:Vetëm tek Ai është kthimi juaj. -Tek Allahu do të ktheheni Ditën e Gjykimit, kur Allahu i Lartësuar do t’ju shpërblejë me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij për besimin ose për mohimin tuaj. Ai do t’ju pyesë për mirësitë e shumta që ju ka falur: a u treguat mirënjohës apo jo ndaj tyre. I Lartësuari përshkruan më tej dijen e Tij gjithëpërfshirëse, duke thënë:
Teğabün 64:4
Ai e di çfarë ka në qiej e në Tokë, di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni hapur. -Allahu di gjërat e padukshme dhe ato të dukshme, të fshehta dhe të hapura. Ai thotë gjithashtu:Allahu e di edhe atë që fshihet në kraharor. -Allahu është i Gjithëditur qoftë për qëllimet e mira që fshihen brenda gjoksit, të cilat Ai i do dhe i shpërblen pa masë me bujarinë e Tij, qoftë edhe për qëllimet e këqija që fshihen brenda tyre, të cilat Allahu i urren dhe e kërcënon me ndëshkim ata që nuk pendohen. Atëherë, nëse Allahu është i Gjithëditur për të fshehtat që fsheh kraharori, atëherë njeriu i mençur dhe i urtë punon dhe përpiqet gjithmonë për të ruajtur të pastër shpirtin e tij. Ai përpiqet ta pastrojë atë nga çdo ves i ulët e qëllim i keq, nga njëra anë, dhe ta pajisë atë me virtyte të larta, nga ana tjetër.
Teğabün 64:5
A nuk ju kanë treguar për ata të mëparshmit që nuk besonin, ndaj dhe vuajtën pasojat e rënda të veprave të veta? -Duke përshkruar cilësitë e Tij të plota, prej të cilave robërit njohin realisht madhështinë e Tij, Allahu i Lartësuar i nxit që ta adhurojnë Atë, të bëjnë çdo gjë të përcaktuar nga Allahu për ta kënaqur Atë dhe t’i largohen çdo vepre që e zemëron Atë. Në ajetet që vijojnë, Allahu i Lartësuar na tregon rreth popujve të shkuar, historitë e të cilëve janë përcjellë me saktësi edhe nga profetët e Tij dhe vazhdojnë të përkujtohen ndër breza. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me këta popuj, të cilët, kur profetët u përçuan të vërtetën dhe porositë e Tij, ata i mohuan dhe i shpërfillën me urrejtje e armiqësi. I Lartësuari na bën të ditur se të gjithë ata që mohuan shpalljet dhe profetët e Tij, Ai i goditi me një ndëshkim të rëndë dhe poshtërues që në jetën e dynjasë, për të vuajtur kështu pasojat e mohimit të tyre. Por ndëshkimi i Allahut në ahiret është shumë herë më i dhembshëm. Ai thotë:Ata i pret një dënim shumë i dhembshëm. -Në jetën tjetër, për ta do të ketë ndëshkim shumë të dhembshëm. Allahu i Lartësuar tregon edhe një herë shkakun e këtij ndëshkimi, kur thotë:
Teğabün 64:6
Kjo, për shkak se, kur u shkonin atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata thoshin: “Vallë, njerëzit do të na e tregojnë ne udhën?” -Ata morën ndëshkimin i merituar, sepse kur profetët e Zotit dërgoheshin tek ata me argumente të qarta, që bënin të dallueshme të vërtetën nga e kota, ata shprehnin neveri e arrogancë ndaj profetëve dhe mesazhit që ata përcillnin. Ata thoshin: “Vallë, njerëzit do të na e tregojnë ne udhën? Përse duhet t’ju ndjekim ju, ndërkohë që ju jeni njerëz, sikurse dhe ne? Çfarë të veçante keni ju, që jeni më të mirë se ne?” Në një ajet tjetër thuhet: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”.”. [Ibrahim 11]. Ata nuk pranuan ta merrnin në konsideratë mirësinë që Zoti u dhuroi profetëve të Tij, duke i bërë edukatorët dhe udhëzuesit e krijesave. Në vend që të tregoheshin mirënjohës, ata u treguan kryeneçë dhe refuzuan të bindeshin e të jetonin sipas porosive hyjnore. Si pasojë, ata u sprovuan dhe u dënuan, duke u bërë adhurues të gurëve, të pemëve apo të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Kështu, ata nuk besuan dhe kthyen shpinën. -Ata e mohuan Allahun e Lartësuar dhe refuzuan t’i bindeshin Atij. Por harruan të mjerët se, në këtë mënyrë, dëmtuan vetveten dhe se Allahu nuk ka nevojë për adhurimin e krijesave. I Lartësuari thotë:Por Allahu nuk ka nevojë për ta, se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. -Atë nuk e dëmton aspak mosadhurimi nga ana e krijesave dhe futja e tyre në humbje, sepse Ai është Ganijun - i Pasur dhe Hamid - i Lavdëruar vetvetiu. Allahu është i Pasuri, të Cilit i takon pasuria e plotë dhe absolute në të gjitha drejtimet. Allahut i takon, gjithashtu, lavdërimi i plotë për fjalët, veprat dhe të gjitha atributet e Tij.
Teğabün 64:7
Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth mohimit që qafirët i bëjnë me kokëfortësi ringjalljes, pa pasur për këtë asnjë lloj diturie të sigurt, udhëzim të qartë apo libër hyjnor. Më i nderuari dhe më i zgjedhuri i krijesave urdhërohet që të betohet në Zotin e tij se ringjallja e krijesave është një çështje e sigurt, që nuk ka asnjë dyshim. Dita kur ata do të shpërblehen për veprat e tyre të poshtra dhe për mohimin e të vërtetës ka për të ardhur patjetër:Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë. Kjo është lehtë për Allahun.” -Ringjallja dhe llogaria e krijesave për gjithçka që kanë bërë, e madhe apo e vogël qoftë, edhe pse për krijesat duket si diçka e vështirë, madje e pamundur që të arrihet, ajo nuk është aspak e pamundur për Allahun. Sikur të mblidheshin të gjitha krijesat dhe të përpiqeshin të gjitha së bashku për të ringjallur një njeri të vetëm, kurrë nuk do t’ia arrinin. Por Allahu i Lartësuar, nëse dëshiron diçka, mjafton të thotë “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kur t'i fryhet Surit do të vdesin të gjithë, çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t'i fryhet atij për së dyti, dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit).” [Zumer 68].
Teğabün 64:8
Atëherë, besojeni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Dritën që Ne e zbritëm! -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar foli për ata që nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë e drejtë në Ditën e Gjykimit. Pa dyshim, mohimi i Ditës së Gjykimit është tregues i mohimit të Zotit dhe Shpalljes së Tij, prandaj në ajetet vijuese Allahu i Lartësuar na urdhëron të bëjmë diçka që na ruan nga ndëshkimi, shkatërrimi dhe dëshpërimi. Ai na urdhëron për të besuar drejt Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Librin e Tij, bazuar në dije të saktë dhe të sigurt. Allahu e quan Librin e Tij “Nur”, dritë. Drita është e kundërta e errësirës dhe larguesja e saj. Nuk ka dyshim se Libri të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli Profetit të Tij është i mbushur me dituri dhe ligje, që i ndriçojnë robit rrugën mes errësirës së frikshme të injorancës. Çdo lloj udhëzimi i kërkuar jashtë Librit të Allahut dhe Traditës së Profetit të Tij (s.a.u.s) dhe çdo lloj diturie e përftuar jashtë tyre, nëse nuk përputhet me mësimet e Shpalljes, atëherë sherri që vjen prej tyre është më i madh se mirësia që pritet. E tillë është çdo lloj njohurie, përveç atyre që plotësojnë disa kushte, si:- të jenë në përputhje me qëllimet e mëdha, për të cilat u dërguan profetët;- të ndihmojnë në përforcimin e besimit tek Allahu i Lartësuar, i Dërguari dhe te Shpallja e Tij;- të sjellin një siguri të plotë në vërtetësinë e porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre;- të ndihmojnë që të punosh në mënyrë korrekte, duke kryer urdhrat dhe duke u larguar nga ndalesat, sipas besimit të drejtë.Me pak fjalë, çdo njohuri që ndihmon të arrish këto synime të larta, është e vlefshme. Ndërsa njohuritë që të largojnë nga të tilla synime ose i cenojnë ato, janë të gjitha të dëmshme, në varësi të cenimit që ato u shkaktojnë synimeve të larta.Allahu di në hollësi gjithçka që bëni ju! - Prandaj do t’ju shpërblejë sipas veprave që keni bërë, të mira apo të këqija qofshin.
Teğabün 64:9
Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit. -Kujtoni ditën kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit, në sheshin e madh. Atë ditë, Ai do t’i shpërblejë robërit për veprat e tyre. Atë ditë do të dallohet qartë ndryshimi mes krijesave. Atë ditë do të ketë njerëz që do të ngrihen në gradat më të larta të Ilijin-it, në banesat ku i presin të gjitha mirësitë, begatitë dhe kënaqësitë e përgatitura nga Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Atë ditë do të ketë grupe që do të zhyten të poshtëruar në skutat më të ulëta të Xhehenemit, të mbushura me tmerr, ankth e dëshpërim. Ai është vendi i ndëshkimit të ashpër. Si shpërblimet, ashtu edhe ndëshkimet e të gjitha gradave janë fryt i atyre çfarë krijesat bëjnë dhe përgatisin vetë, në ditët dhe netët e dynjasë. I Lartësuari e përshkruan atë ditë si “Jeumu Tegabun”. Tegabunështë dallimi mes humbjes dhe fitimit. Pikërisht atë ditë do të shfaqet qartë dallimi që ekziston mes të fituarve dhe të humburve. Besimtarët do të fitojnë mirësi të shumta në tregtinë e tyre me Allahun e Lartësuar, ndërsa keqbërësit do të hidhërohen për humbjen e tyre të madhe. Nëse dikush pyet se me çfarë mund të arrihet fitorja dhe çfarë e shkakton humbjen, Allahu i Lartësuar thotë:Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira... -Domethënë, shkaqet që sjellin suksesin dhe mirësinë janë:1. Besimi i plotë tek Allahu dhe i të gjitha çështjeve që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të besohen.2. Kryerja e veprave të mira sipas këtij besimi, me sinqeritet për të fituar kënaqësinë e Allahut. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, qofshin detyrime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin detyrime ndaj krijesave.Për cilindo që i plotëson këto kushte, Allahu i Lartësuar premton dhe thotë:Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. -Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që iu kënaq syrin. Atje mund të zgjedhin çfarë të duan. Kjo kënaqësi do të vazhdojë përjetësisht. Ndërsa duke treguar shkakun e ndëshkimit të atyre që do të hidhen në Zjarr, Allahu i Lartësuar thotë:
Teğabün 64:10
Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. -Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokëfortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Ky është përfundimi më i keq! -Në Xhehenem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pashpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmonë.
Teğabün 64:11
Çdo fatkeqësi ndodh veçse me lejen e Allahut. Kush i beson Allahut, Ai ia udhëzon zemrën. Allahu di gjithçka. -Ajeti flet për të gjitha llojet e fatkeqësive: ato që na ndodhin në veten tonë, në pasuri, në fëmijë, në të dashurit dhe në çdo aspekt tjetër. Çdo gjë që e godet robin ndodh me përcaktimin dhe lejimin e Zotit. Allahu i Madhëruar e ka ditur që më parë gjithçka që do të ndodhte dhe këtë dituri absolute të Allahut e shkroi lapsi i Tij. Atë që lapsi i Tij e shkroi, Allahu i Madhëruar e krijoi në realitet, duke e renditur saktësisht dhe duke e bazuar në urtësinë e Tij të plotë për gjithçka. Vallë, a është në rregull njeriu në raport me këtë çështje të rëndësishme të besimit apo jo? Është e ditur se Allahu i Lartësuar i ka lënë çdokujt mundësi të lirë zgjedhjeje, nga njëra anë, dhe ka premtuar për ata që zgjedhin të mirën dhe përpiqen për të se do t’i ndihmojë dhe udhëzojë në më të mirën, nga ana tjetër. Nëse robi kryen atë që kërkohet prej tij, ai do të fitojë shpërblimin e madh dhe mirësi të shumta në dynja dhe ahiret. Nëse robi beson se gjithçka që ndodh në këtë dynja, qoftë ato që na gëzojnë, qoftë ato që na hidhërojnë, ndodhin me lejen dhe përcaktimin e Allahut të Urtë, atëherë ai i pranon ato dhe kënaqet me përcaktimin e Allahut. Nëse robi iu bindet porosive të Tij, atëherë Allahu i Lartësuar ka për t’ia udhëzuar zemrën. Rrjedhimisht, ky njeri do të jetë tërësisht i qetë dhe i përmbajtur gjatë sprovave të vështira, ndryshe nga ç’ndodh me ata që Zoti nuk ua ka udhëzuar zemrat. Të udhëzuarit janë të qëndrueshëm që në momentet e para kur godet sprova dhe, në këtë mënyrë, përveç shpërblimit të madh që Zoti i Lartësuar u jep në këtë dynja, ata rezervojnë një shpërblim të pamatë për Ditën e Llogarisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj! Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi. E gjerë është Toka e Allahut. Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.” [Zumer 10]. Nga kjo kuptohet se kush nuk beson në kaderin e Zotit gjatë goditjes së fatkeqësive, por bazohet tërësisht vetëm në vëzhgimin e shkaqeve dhe pasojave, ai ka për të humbur i pashpresë, sepse Zoti i Lartësuar ka për ta lënë atë të mbështetet te vetja. Dihet se, nëse robi nuk ka mbështetetje tjetër veç vetvetes, për të do të ketë veç ankth, frikë dhe dëshpërim. Këto janë pjesë e ndëshkimit të dynjasë, para ndëshkimit të ahiretit. Këto ndëshkime janë tërësisht të meritueshme, për shkak të mungesës së durimit ndaj kaderit të Zotit. Ndërsa po ta shohim ajetin në një spektër më të gjerë, dalim në përfundimin se: çdokush që beson gjithçka që është urdhëruar të besohet, siç është besimi në Allahun e Lartësuar, në melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij, Ditën e Gjykimit, dhe në caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij, dhe më pas e vërteton këtë besim me veprat përkatëse, atëherë ky njeri ka plotësuar kushtin kryesor që Allahu i Lartësuar t’ia hapë zemrën për udhëzimin e drejtë. Me fjalë të tjera, nga robi kërkohet që ai të besojë gjithçka që duhet besuar, duke u bazuar në dijen e saktë dhe të sigurt të sjellë nga Shpallja e Allahut dhe të punojë me sinqeritet sipas këtij besimi. Nëse ai e bën këtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhuruar udhëzimin e drejtë, duke e ndihmuar dhe forcuar që të rregullojë dhe përsosë gjendjen, fjalët dhe veprat e tij. Ky është shpërblimi më i mirë që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve, ashtu sikurse na e ka bërë të ditur këtë fakt shumë herë në Kur'an. Qëndrueshmëria e zemrës gjatë sprovës kalitet nëpërmjet sigurisë së plotë në premtimin e Allahut, i Cili thotë: “Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër; ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron.” [Ibrahim 27]. Kështu, besimtarët e vërtetë janë njerëzit me zemrën më të qetë dhe më të qëndrueshme gjatë sprovave dhe përballjeve të vështira. Ata janë njerëzit më të mençur, më të urtë dhe më të përmbajtur, për shkak të imanit që mbush zemrat e tyre.
Teğabün 64:12
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! -Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke zbatuar me përpikmëri urdhrat e tyre. Pa dyshim, bindja ndaj Allahut dhe bindja ndaj Profetit janë themelet mbi të cilat ndërtohet lumturia. Ato janë rruga e vetme e suksesit, në aspektin e sigurimit të çdo të mire dhe të shpëtimit nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret.Nëse ju ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë. -Nëse refuzoni të bindeni ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, dijeni se përgjegjësia e Profetit është thjesht qartësimi i së vërtetës, duke jua bërë tërësisht të kuptueshme Shpalljen, me të cilën Allahu i Madhëruar e dërgoi ndër ju. Pas këtij qartësimi, askujt nuk i mbetet më justifikim para Allahut të Lartësuar. Detyra e Profetit nuk është që t’ju bëjë ta pranoni të vërtetën dhe të jetoni sipas saj. Edhe llogaria juaj nuk është detyrë e tij. Ai që do t’ju marrë në llogari dhe do t’ju shpërblejë ose ndëshkojë, në lidhje me bindjen ose jo ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, është Njohësi i të fshehtave dhe i të dukshmeve, Allahu i Vetëm dhe i Pashoq.
Teğabün 64:13
Allahu është Ai që, veç Tij, nuk ka të adhuruar tjetër me meritë.... -Allahu dhe vetëm Ai e meriton adhurimin. Çdo adhurim i kushtuar dikujt tjetër veç Allahut është adhurim i kotë, i papranueshëm, i padobishëm dhe i dënueshëm....prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -Vetëm Allahut le t’i mbështeten dhe t’i kërkojnë ndihmë besimtarët, për gjithçka që i shqetëson dhe për gjithçka që duan të arrijnë. Asnjë çështje nuk realizohet pa ndihmën e Allahut. Nuk ka mundësi tjetër për arritjen e qëllimeve, por veçse me mbështetjen e Allahut. Mbështetja (teuekkul) e plotë dhe e rregullt tek Allahu i Lartësuar arrihet veçse duke pasur mendim të mirë për Allahun e Lartësuar, duke pasur siguri të patundur se Allahu i Plotfuqishëm është plotësisht i mjaftueshëm si ndihmues për realizimin e çështjeve. Grada e teuekkul-it është në varësi të besimit. Sa më i fortë të jetë besimi, aq më e madhe është mbështetja tek Allahu i Lartësuar.
Teğabün 64:14
O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre. -Allahu i Lartësuar i këshillon besimtarët që të mos hutohen me gratë dhe fëmijët e tyre, sepse disa prej tyre mund të jenë edhe armiq. Armik është ai që të dëshiron të keqen, prandaj detyra jote është që të jesh i kujdesshëm, i përgatitur mirë dhe vigjilent ndaj tij. Sigurisht, njeriu është i prirur për nga natyra e tij që t’i dojë bashkëshorten dhe fëmijët, por Allahu i Lartësuar i këshillon robërit e Tij që të jenë të kujdesshëm dhe të mos iu përgjigjen kërkesave të grave dhe të fëmijëve të tyre, kur ato bien në kundërshtim me kërkesat e fesë. Allahu i Lartësuar i nxit robërit e tij që të zbatojnë porositë e Tij dhe gjithmonë t’i japin përparësi kënaqësisë së Tij, duke u kujtuar shpërblimin e madh që ka përgatitur për ta. Ata duhet që t’i japin përparësi ahiretit, kundrejt kësaj dynjaje të përkoshme dhe mashtruese, e cila një ditë do të zhduket. Dikush mund ta keqkuptojë këtë porosi, duke menduar gabimisht se duhet të tregohet i ashpër me gratë dhe fëmijët. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e bën të qartë duke na urdhëruar që, nga njëra anë, të kemi kujdes, por gjithashtu të tregohemi të butë, tolerant dhe falës me ta. Duke zbatuar këtë porosi të Allahut të Lartësuar, do të arrijmë mirësi të panumërta:Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Shpërblimi i Allahut është sipas veprës së robit. Kur një njeri e fal tjetrin, edhe Allahu e fal atë, nëse tregohet i butë dhe tolerant me tjetrin, edhe Allahu i Lartësuar tregohet i butë dhe e toleron atë, nëse ai ua mbulon të metat dhe tregohet i mëshirshëm me njerëzit e tjerë, Allahu ia mbulon të metat dhe tregohet i mëshirshëm me këtë njeri. Ai që bën veprat të cilat Allahu i Lartësuar i pëlqen dhe i trajton njerëzit e tjerë ashtu si ata kënaqen, por duke u ruajtur nga haramet dhe gjërat e dëmshme, ai ka për të arritur dashurinë e Allahut dhe dashurinë e krijesave. Përveç kësaj, mbarësia e çështjeve të tij do të jetë e vijueshme dhe e sigurt.
Teğabün 64:15
Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë, ndërsa tek Allahu është shpërblimi i madh. -Të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet me ta! Ai që i ruan kufijtë e Allahut në çdo aspekt të jetës, le ta dijë se tek Allahu e pret një shpërblim i madh. Atje e pret përjetësia në Xhenetin e mirësisë dhe bujarisë së pamatë të Allahut të Lartësuar.
Teğabün 64:16
Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni,... -Allahu i Lartësuar na urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Devotshmëria realizohet me kryerjen e urdhëresave dhe largimin nga haramet, me dashuri, madhërim dhe nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar. Urdhrin për devotshmëri Allahu i Lartësuar e ka lidhur ngushtë me mundësinë dhe fuqinë tonë për ta realizuar atë. Ai na ka urdhëruar të jemi të devotshëm sa të kemi mundësi dhe fuqi, jo jashtë mundësive tona. Ky ajet tregon, gjithashtu, se për çdo detyrim të Sheriatit që robi nuk ka mundësi dhe fuqi ta zbatojë, ai nuk do të merret në përgjegjësi. Nga ana tjetër, nëse robi ka mundësi që të realizojë një pjesë të detyrimit, por nuk ka mundësi ta realizojë pjesën tjetër, ai duhet ta kryejë patjetër atë që ka mundësi. Për pjesën tjetër ai është i justifikuar dhe nuk merret në përgjegjësi. Kjo i ngjan thënies së Profetit (a.s): “Nëse ju urdhëroj për diçka, zbatojeni aq sa keni mundësi!”. Ky rregull i Sheriatit vlen për një mori çështjesh të Sheriatit....dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi! -Allahu i Lartësuar urdhëron për disa gjëra, të cilat, nëse zbatohen, Ai premton el felah-un, domethënë, fitoren e madhe, arritjen e çdo mirësie dhe shpëtimin nga të këqijat. Allahu i Lartësuar thotë së pari:Dëgjoni! –Pra, dëgjoni këshillat, qortimet dhe paralajmërimet që Allahu ju jep. Dëgjoni ligjet që Zoti ju ka caktuar për të jetuar sipas tyre! Dëgjoni diturinë e dobishme dhe të vërtetë, me qëllimin që të bindeni dhe të punoni sipas saj me sinqeritet për Allahun!Binduni! -Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në të gjitha porositë e tyre, të cilat janë udhëzimi më i mirë dhe rruga e vetme për rregullimin e çështjeve tuaja!Shpenzoni! -Shpenzoni për hir të Allahut, qoftë duke bërë shpenzimet e detyrueshme, të urdhëruara nga Allahu, qoftë shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare. Pa dyshim, kjo është gjëja më e mirë për ju, qoftë në lidhje me mbarësinë në jetën e dynjasë, qoftë në lidhje në përfundimin e mirë në ahiret.Kjo është në të mirën tuaj. -Nuk ka dyshim se e gjithë mirësia është e lidhur ngushtë me zbatimin e porosive të Allahut të Lartësuar dhe nënshtrimin ndaj ligjit të Tij. Nga ana tjetër, e gjithë e keqja vjen nga moszbatimi i porosive të Allahut të Lartësuar dhe mosnënshtrimi ndaj ligjit të Tij. Por është një faktor, i cili pengon shumë njerëz që të bëjnë shpenzimet e detyrueshme. Ky është vesi i koprracisë, që karakterizon shumicën e njerëzve. Ajo i bën njerëzit që të dëshirojnë gjithçka për vete dhe të urrejnë ndarjen e pasurisë së tyre me të tjerët. Për ata që Allahu i Lartësuar i ka ruajtur nga koprracia, të cilët shpenzojnë lirshëm në fushat e mirësisë, thuhet:Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar. -Ata janë të shpëtuar dhe të fituar, sepse arrijnë të gjitha gjërat e mira që dëshirojnë dhe shpëtojnë nga çdo gjë së cilës i druhen. Ky ajet nuk bën fjalë vetëm për shpenzimin në rrugën e Allahut, por ai është nxitje për të zbatuar me përpikmëri çdo urdhër të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij. Arsyeja është se kur shpirti i njeriut është i mbushur me koprraci, ai nuk bindet për asnjë porosi hyjnore. Koprracia e mban robin të prangosur, duke e privuar atë nga shumë të mira, të dynjasë dhe të ahiretit, dhe duke e bërë atë të harrojë edhe vetveten. Nga ana tjetër, nëse shpirti i njeriut është i çliruar nga koprracia, nëse është i qetë dhe plot besim në dobitë dhe mirësitë që sjell zbatimi i ligjeve të Zotit, nëse ai synon që të kënaqë Zotin e Lartësuar, madje e bën këtë lajtmotivin e jetës së tij, atëherë atë nuk e pengon asgjë nga veprat e mira, qoftë në kryerjen e detyrimeve, mes të cilave edhe shpenzimi në rrugët e mirësive, qoftë në largimin nga haramet. Mjafton që ai të mësojë një porosi të Zotit apo të Profetit, dhe ai menjëherë nxiton që ta kryejë atë me të gjitha mundësitë e tij, sepse e di se zbatimi i saj e kënaq Zotin e Lartësuar. Të tillë adhurues do të fitojnë çdo mirësi të premtuar nga Zoti i Lartësuar dhe do të jenë të sigurt nga çdo e keqe apo ndëshkim. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të inkurajojë në mënyrë të veçantë dhe të theksuar për shpenzimin në rrugën e Tij. Ai thotë:
Teğabün 64:17
Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet. -Një ‘hua’ e tillë konsiderohet çdo shpenzim prej pasurisë hallall, nëse robi me të synon të kënaqë Allahun e Lartësuar dhe të lumturohet me vështrimin në fytyrën e Allahut në Xhenet, por edhe duke e shpenzuar atë atje ku duhet. Për këtë vepër të mirë, Allahu i Lartësuar e shumëfishon dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë herë më shumë shpërblimin, në krahasim me shpenzimin e kryer. Madje, si pjesë e shpërblimit të atij që shpenzon për hir të Zotit është edhe falja e gjynaheve, sepse i Lartësuari thotë: “...dhe do t’ju falë gjynahet”. Nuk ka dyshim se gjynahet fshihen nga Allahu i Lartësuar nëpërmjet veprave të mira në përgjithësi, dhe nga sadakaja në mënyrë të veçantë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre). Bëj durim, se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve!” [Hud 114, 115].Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Butë. -Allahu i Lartësuar është Shekur - Mirënjohës i madh. Ai nuk shpërfill asgjë të mirë, sado e vogël dhe e parëndësishme të duket. Allahu pranon dhe shpërblen pa masë, me bujarinë e Tij të pashembullt, madje edhe për veprat më të të vogla të kryera nga robi. Edhe pse ato vepra mund të jenë të vogla, të mangëta dhe të padenja si lavdërim për madhëshinë e Krijuesit, përsëri Bujari i Madhëruar shpërblen shumë për to. Allahu i Lartësuar tregohet mirënjohës dhe shpërblyes shumë i madh për atë rob që, për hir të Tij, duron vështirësitë dhe rëndesat, duron gjatë përpjekjeve për të plotësuar detyrimet që Ai i ka ngarkuar. I Lartësuari e ka bërë rregull të pakthyeshëm: nëse dikush lë diçka për hir të Allahut, Allahu ka për t’ia zëvendësuar atë gjë me diçka më të mirë se ajo. Allahu i Lartësuar është Halim - i Butë, pra, nuk nxitohet që ta ndëshkojë menjëherë gabimtarin, por e afatizon dhe i jep mundësi atij të pendohet. Ai e afatizon, por kurrë nuk e harron dhe ta lërë pa e marrë në përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 45].
Teğabün 64:18
Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë të fshehtë apo të dukshme. Ai është i Gjithëditur qoftë për ushtritë e Tij, të cilat i di vetëm Ai dhe askush tjetër, qoftë për krijesat të cilat shihen edhe nga robërit. Allahu i Lartësuar është El Aziz - Ngadhënjimtari, i Pamposhturi. Atij nuk mund t’i shmanget askush. Para pushtetit të Tij, çdo gjë është e nënshtruar. Allahu është El Hakim - i Urti. Çdo gjë që e ka krijuar, Allahu e ka bërë me një urtësi të madhe. Çdo ligj që ka vendosur, Allahu e ka vendosur me urtësinë e Tij. Ai çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë hakun që i takon. Këtu përfundon tefsiri i sures Tegabun, dhe vetëm Allahut i takon falënderimi dhe mirënjohja për gjithçka!
Talak 65:1
Allahu i Lartësuar, duke iu drejtuar Profetit të Tij dhe besimtarëve, thotë:O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre(kur ende nuk keni kontaktuar me to)! -Nëse vendosni që të divorconi gruan, duhet ta bëni brenda udhëzimeve të Sheriatit. Nuk duhet të nxitoni e ta kryeni divorcin menjëherë, që në çastin kur ndodh shkaku i tij, duke mos marrë në konsideratë porositë e Allahut të Lartësuar rreth kësaj çështjeje. Një rregull që duhet patur parasysh është ai që thotë Allahu i Lartësuar: “...ndajini ato në prag të hyrjes së kohëpritjes së tyre!” Kështu, divorci duhet të kryhet gjatë kohës kur gruaja është e pastër, domethënë jo në kohën e periodave të saj, dhe kur burri nuk ka kryer marrëdhënie me të pas pastrimit. Në këtë mënyrë, kohëpritja e gruas është më e qartë dhe më e lehtë për t’u përcaktuar. Nëse burri do të deklaronte divorcin gjatë kohës së ciklit mujor të saj, ky cikël nuk do të llogaritej në kohëpritjen e saj dhe, në këtë mënyrë, pritja e gruas do të ishte më e gjatë, sepse do të shkonte në katër cikle, gjë që është në dëm të gruas, duke e vështirësuar çështjen e saj. Gjithashtu, nëse burri do të deklaronte divorcin kur gruaja nuk është me periodat, por gjatë kësaj periudhe ai do të kishte kryer marrëdhënie me të, atëherë përsëri kohëpritja nuk do të sillte sigurinë e nevojshme, sepse gruaja mund të ketë mbetur shtatzënë ndërkohë. Për këto arsye, Allahu i Lartësuar na mëson kohën e rregullt të deklarimit të divorcit. Ai nuk kryhet që në momentin kur gruaja e ka bërë hak të divorcohet për shkaqe të caktuara, por pasi ajo është pastruar nga periodat dhe burri ende nuk ka kryer marrëdhënie me të. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të përllogarisim mirë kohëpritjen (el iddeh)e gruas:Kohën e pritjes llogariteni mirë -Këtu paraqiten disa raste:1. Nëse gruaja është e tillë që i kalon të përmuajshmet (pra, nuk është shtatzënë ose nuk i pret më periodat për shkak të menopauzës, ose ende nuk i kanë ardhur periodat e para), atëherë koha e pritjes llogaritet me ardhjen e tri cikleve. Me fjalë të tjera, pas deklarimit të divorcit, gruaja duhet të presë që të shohë periodat tri herë rresht. Me të parë periodat e treta, kohëpritja e saj është plotësuar.2. Nëse gruaja është nga ato që nuk kanë perioda dhe nuk është shtatzënë, koha llogaritet me muaj. Në këtë rast, ajo pret plot tre muaj hënorë.3. Nëse gruaja është shtatzënë, atëherë koha e pritjes është derisa ajo të lindë fëmijën.Gruaja duhet ta llogarisë drejt dhe saktë kohën e pritjes, sepse kështu ajo përmbush porosinë e Allahut, i jep hakun e burrit të saj që e divorcon (duke mos e ngarkuar atë me shpenzimet ndaj saj për një kohë më të gjatë sesa e ka detyrë) dhe hakun e burrit tjetër, nëse ajo do të martohet më pas. Kjo është më e mirë dhe më e pastër për të gjithë. Nëse llogaritet mirë koha e pritjes, të gjithë kanë për të qenë me të qetë dhe më të qartë për të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta. Urdhri për llogaritjen e drejtë të kohëpritjes i drejtohet gruas, nëse ajo është e përgjegjshme ligjërisht; nëse jo, atëherë urdhri i drejtohet kujdestarit ligjor të saj. Më pas, Allahu i Madhëruar na udhëzon për devotshmëri dhe drejtësi:...dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! -Pra, jini të devotshëm ndaj Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij në të gjitha çështjet. Frikësojuni Zotit dhe plotësoni me drejtësi çdo detyrim kundrejt grave tuaja, kur i divorconi ato.Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre... -Mos i nxirrni gratë e divorcuara nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së pritjes. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpinë e bashkëshortit, në atë shtëpi ku ai e divorcon. Ndërkohë, burri e ka detyrim strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar gjatë kohës së pritjes së saj, prandaj nuk lejohet që ai ta cenojë këtë përgjegjësi ndaj saj. Edhe për gruan është një ndalesë:...dhe ato, gjithashtu të mos dalin,... -Gruas nuk i lejohet që të largohet nga streha bashkëshortore, sepse kjo do të ishte shkelje e përgjegjësive ndaj burrit. Këto porosi, qoftë për burrin, qoftë për gruan, vazhdojnë të jenë në fuqi deri në përfundim të kohëpritjes. Por Allahu i Lartësuar bën përjashtim për raste të caktuara, kur thotë:...vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar! -Nëse gruaja shfaq sjellje të shëmtuar, aq sa e bën të detyrueshme nxjerrjen e saj jashtë, dhe nëse ajo u shkakton probleme të rënda banorëve të tjerë të shtëpisë, me fjalët dhe veprat e këqija të saj, atëherë burrit i lejohet që ta përzërë nga shtëpia, sepse është ajo që e shkakton këtë veprim. Strehimi i gruas në shtëpi bëhet për respekt ndaj saj, gjë të cilën ajo nuk e meriton, kur e përdhos vetë me sjelljen e saj. Kështu veprohet në rastin e divorcit kur burri mund ta kthejë përsëri gruan e tij gjatë kohëpritjes. Ky quhet ‘talak raxh’ij’ - divorc i kthyeshëm. Ndërsa me “talak el bain” - divorcin e pakthyeshëm,burri nuk e ka për detyrë strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar.Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. -Këta janë kufijtë e Allahut, që Ai i ka vendosur për robërit e Tij, janë ligjet e Tij për ta, që t’i zbatojnë me përpikmëri. Kush nuk iu përmbahet kufijve të Zotit, por i shkel ose i cenon ato, ai i ka bërë padrejtësi vetes, duke u privuar nga mirësitë dhe begatitë e shumta që sjell zbatimi i porosive të Zotit. Duke mos e nënshtruar veten në zbatimin e porosive të Allahut, robi humbet lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit.E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër. -Allahu i Madhëruar e rregulloi çështjen e divorcit dhe të kohëpritjes me dispozita, në të cilat fshihen urtësi të shumta dhe të mrekullueshme. Prej tyre mund të përmendim:1. Gjatë kohëpritjes, kur gruaja qëndron në shtëpinë e burrit, ndoshta Allahu i Madhëruar bën që në zemrën e bashkëshortit të zgjohet mëshira, butësia dhe dashuria për gruan e tij, dhe kështu çifti ribashkohet në një fillim të ri.2. Kur burri e divorcon gruan për ndonjë problem që vjen prej saj, atëherë gjatë kohëpritjes ky problem mund të ndreqet, e kështu bëhet i mundur ribashkimi.3. Koha e pritjes është e nevojshme për gruan që të verifikohet se ajo nuk është shtatzënë nga burri që e ka divorcuar. Në suren Bekare, ajeti 229, i Lartësuarithotë: “Ndarja mund të bëhet dy herë.”Pra, ndarja pas së cilës burri ka të drejtëqë ta rikthejë gruan e vet, është e lejuartë bëhet vetëm dy herë. Kështu, burrit ijepet mundësia për ta rikthyer gruan e tijvetëm dy herë. Kaq është mëse emjaftueshme që ai të reflektojë kundrejtgruas së tij ashtu si duhet. Nëse veprimipërsëritet më shumë se dy herë, atëherënuk konsiderohet i drejtë, madje mund tëjetë tregues që me ndarjen dëshirohetvuajtja dhe lëndimi i gruas. Burri që epërsërit një veprim të tillë kundrejt gruassë tij tregon se ai nuk ka qëllim që tëjetojë me të normalisht, madje synondëmtimin e saj. Për këtë arsye, Allahu iLartësuar i urdhëron burrat që, pasbashkimit prej ndarjes së dytë, të kenë:“ose jetesë bashkëshortore normale, osedivorc me mirëkuptim.” Këto dy rastequhen talak raxh’ij. Ndërsa për herë tëtretë, divorci konsiderohet ‘bain’ - ipakthyeshëm dhe, siç thotë i Madhëruari:“E nëse ai e ndan sërish atë, pas kësaj atijnuk i lejohet më ta rimarrë, derisa ajo tëmartohet me një burrë tjetër.” Pra, pasndarjes së tretë, burrit nuk i lejohet mëqë ta kthejë gruan e tij, derisa tëplotësojë disa kushte. Së pari, ajo duhettë martohet me një burrë tjetër. Termi“martesë” në Sheriat nënkupton martesëtë plotë, me të gjitha kushtet e saj,përfshirë edhe marrëdhëniet intime mesbashkëshortëve. Së dyti, martesa e gruasme një burrë tjetër duhet të jetë medëshirë dhe jo me qëllimin që ajo tëmund të kthehet te burri i parë.
Talak 65:2
Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira! -Kur afrohet fundi i kohëpritjes, burri është ende në kohë të bëjë zgjedhjen e tij: ose ta mbajë gruan me mirësi e mirëkuptim, duke përmbushur detyrimet e ndërsjellta, ose ta lëshojë atë. Por nëse koha e pritjes mbaron, ai nuk ka më të drejtë ta kthejë atë grua, veçse me një akt të ri martesor. Nuk lejohet që burri ta kthejë më atë, sepse kështu e bën të vuajë më shumë. Edhe ndarja duhet të bëhet sipas rregullave islame, me drejtësi dhe larg harameve, larg fyerjeve dhe pa e shtrënguar gruan që t’i marrësh mbrapsht pasurinë (mehr-in) që i ke dhënë.Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj! -Qoftë kur bëni divorcin, qoftë kur e ktheni gruan, merrni dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, domethënë dy burra muslimanë, që janë të drejtë e të ndershëm. Nëpërmjet kësaj dëshmie i pritet rruga çdo keqkuptimi e grindjeje. Gjithashtu, nëpërmjet dëshmisë, të drejtat dhe përgjegjësitë nuk mund të fshihen apo të shkelen padrejtësisht. Pastaj Allahu i Lartësuar u drejtohet dëshmitarëve dhe u thotë:Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut! - Dëshmoni me drejtësi dhe saktësi, pa shtuar dhe pakësuar gjë. Me dëshminë tuaj, të synoni kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe mos e shtrembëroni atë për hir të lidhjeve shoqërore e farefisnore.Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit. -Nga këto rregulla merr mësim ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se besimi në Allahun dhe Ditën e Gjykimit është një nga shkaktarët më të fortë që e bën njeriun që të përfitojë nga këshillat e Zotit, t’i japë përparësi ahiretit dhe të kryejë punë të mira sa të ketë mundësi. Ndryshe ndodh me njeriun që e ka zemrën larg prej imanit. Atë nuk e shqetëson aspak ligësia dhe humbja ku është zhytur dhe këshillat nuk i bëjnë aspak dobi.
Talak 65:3
Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret. -Duke qenë se divorci sjell shqetësim, trishtim e ngushtim për robin, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij. Ai na urdhëron që, edhe në këtë gjendje të vështirë, të përkushtohemi në zbatimin e porosive të Tij. Nëse burri e kryen divorcin brenda normave të Sheriatit, ashtu siç u përshkrua më lart, atëherë ai ka hapësirë zgjedhjeje, pasi edhe mund ta kthejë këtë vendim, nëse ndërron mendje. Atij që vepron në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar ka për t’i sjellë çlirim, lehtësim e rrugëdalje nga vështirësia. Edhe pse ajeti flet veçanërisht për divorcin, më i rëndësishëm është aspekti gjithëpërfshirës i tij. Në këtë mënyrë, ajeti tregon që çdokush që i frikësohet Allahut, duke qëndruar brenda kufijve të Tij për çdo çështje, duke synuar me këtë arritjen e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, do të shpërblehet nga Ai me plot të mira në dynja dhe në ahiret. Ndër shpërblimet që Allahu i Lartësuar premton për devotshmërinë është edhe çlirimi, lehtësimi ose rrugëdalja në çdo situatë të rëndë. Ashtu sikurse ai që i frikësohet Allahut do të gjejë çlirim dhe lehtësim, ashtu edhe ai i cili nuk tregohet i devotshëm e ka gjithmonë të vështirë daljen nga situatat e krizës, pasi e ka lidhur veten me prangat e mosbindjes. Le të marrim shembullin e divorcit. Nëse robi nuk tregohet i devotshëm, pra, nuk zbaton porositë e Zotit në këtë çështje, por e kryen divorcin jashtë normave të caktuara (si për shembull, duke deklaruar divorcin tri herë në një moment), ai ka për t’u penduar thellë për veprimin e tij, por tashmë nuk mund të rregullojë më asgjë. Gjithashtu, atij që tregohet i devotshëm, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar rizkun dhe mirësitë në mënyra që robi kurrë nuk i ka llogaritur apo menduar.Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. –Për robin që i mbështetet Allahut në çështjet e fesë dhe të dynjasë, duke i kërkuar ndihmë Atij për arritjen e të mirave dhe për mbrojtjen nga të këqijat, duke qenë i bindur se kjo ndihmë do t’i jepet, Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm për të. Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë patjetër këtë njeri për nevojat që ka. Allahu i Lartësuar është më i Pasuri, i Fuqishmi, Krenari dhe i Gjithëmëshirshmi. Allahu është më pranë robit se çdo gjë tjetër. Ai mund t’i plotësojë lutjet dhe kërkesat e robit menjëherë, në çast dhe pa u vonuar. Por ndoshta urtësia e Tij e kërkon që përgjigjja të vonohet për një kohë më të përshtatshme, prandaj i Lartësuari thotë:Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi. -Çdo urdhër dhe ligj i Tij do të ekzekutohet patjetër, por Allahu i Lartësuar ka përcaktuar kohën, vendin dhe masën e çdo gjëje dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë përcaktimit të Tij.
Talak 65:4
Allahu i Lartësuar na mësoi që një divorc i rregullt kërkon të plotësohen disa rregulla, mes të cilave edhe kohëpritja (el iddeh). Në vijim tregohen disa rregulla që lidhen me kohëpritjen, në raste raste të ndryshme:Për ato gra, të cilave u është ndërprerë cikli mujor, nëse nuk jeni të sigurt për to, dijeni se koha e pritjes së tyre është tre muaj,... –Flitet për gratë që kanë pasur menstruacione, por pastaj u janë ndërprerë për shkak të moshës ose për shkaqe të tjera, dhe nuk shpresojnë më që ato t’u kthehen. Kohëpritja e kësaj kategorie është tre muaj. Kështu, në vend të çdo periode llogaritet një muaj....e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet. –Domethënë, për vajzat që ende nuk u kanë ardhur periodat, për shkak të moshës shumë të re, ose për ato vajza të rritura të cilave ende nuk u kanë ardhur periodat plotësisht dhe qartësisht. Edhe këto konsiderohen si kategoria e mësipërme, për sa i përket kohëpritjes. Ato duhet të presin tre muaj.Kohëpritjen e grave që u kanë ardhur rregullisht periodat, Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar në suren Bekare, ajeti 228, ku thotë: “Gratë e divorcuara janë të detyruara të presin deri në tri perioda.”Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin. –Kështu, koha e pritjes së tyre nuk matet as me muaj dhe as me perioda.Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët. -Atij që i druhet Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij, Allahu ia lehtëson çështjet dhe çdo gjë të vështirë ia bën më të thjeshtë. Dijetarët kanë mendime të ndryshmerreth kuptimit të fjalës “kur'un”, që ështëpërmendur në ajet. Kështu, disa janë tëmendimit se ajo tregon ciklin emestruacioneve. Pra, sipas këtijshpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presëderi sa t’i kalojnë tri cikle mestruacio-nesh. Ndërsa të tjerë mendojnë se mefjalën “kur'un” është për qëllim shikimi ipastrimit, pas përfundimit të mestruacio-neve. Sipas këtij mendimi, gruaja e ndarëduhet të presë sa të bëhen tri periudhapastrimi. Megjithatë, më i saktë ështëmendimi i parë, që thotë se ‘kur'un’quhet cikli i mestruacioneve. Pra, sipasmendimit më të saktë, gruaja duhet tëpresë që asaj t'i vijnë tri herë tëpërmuajshmet.
Talak 65:5
Ky është gjykimi i Allahut, të cilin e shpalli për ju. -Këto rregulla të Zotit, që Ai jua qartësoi mirë, duhet të trajtohen nga ju ashtu siç e meritojnë, domethënë, duke i zbatuar dhe plotësuar me dëshirë dhe madhërim.Kush bëhet i devotshëm ndaj Allahut, Ai ia mbulon të këqijat dhe ia shton shpërblimin. –Kështu, ky njeri shpëton nga çdo e keqe dhe arrin të realizojë çdo synim të tij, duke u kënaqur.
Talak 65:6
Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë,... -Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar nxjerrjen e gruas së divorcuar nga shtëpia e burrit në kohën e pritjes. Ndërsa në këto ajete, Ai përcakton mënyrën dhe masën e kujdesit ndaj saj. Strehimi dhe shërbimet për të duhet të bëhen ashtu si e kërkon zakoni për sojin dhe nivelin shoqëror të burrit dhe të gruas. Sigurisht, kjo të bëhet brenda mundësive të burrit, duke mos e rënduar atë....e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin. -Mos e ngushtoni gruan me fjalë, vepra dhe me sjellje të vrazhdë, që t’a detyroni atë të dalë nga shtëpia para plotësimit të kohëpritjes, sepse në këtë mënyrë, edhe pse ajo mund të duket sikur del me dëshirën e saj, jeni ju që e keni detyruar, gjë për të cilën Allahu ju ka ndaluar. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar edhe gruan që të dalë nga streha bashkëshortore përgjatë kohëpritjes, por kjo s’do të thotë që ajo të torturohet me vështirësi dhe padrejtësi.Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën! -Nëse gruaja e divorcuar është shtatzënë, është detyrë për burrin të kujdeset për të. Kjo bëhet për shkak të frytit që ajo mban në barkun e saj. Edhe një herë - e theksoj - kjo është detyrë në rastin e divorcit të kthyeshëm (talak raxh’ij). Ky detyrim përfundon me lindjen e fëmijës. Pas lindjes, ajo ose e ushqen me gji fëmijën e saj ose jo, sipas rregullit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar.Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon... -Është detyrë për burrin që ta paguajë nënën e fëmijës për gjidhënien, sipas marrëveshjes mes tyre, nëse ka marrëveshje. Nëse jo, ajo meriton të trajtohet njëlloj si gratë e ngjashme të fisit të saj....dhe urdhëroni njëri-tjetrin për mirë! -Të dy bashkëshortët duhet ta urdhërojnë njëri-tjetrin për çdo gjë që u sjell mirësi për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Braktisja e urdhërimit për të mirë dhe largimi nga të këqijat sjell dëme që mund t’i dijë dhe përshkruajë veçse Allahu i Lartësuar. Kjo porosi është mëse e dobishme për rastin në fjalë, sepse gjatë kohëpritjes, sidomos kur gruaja është shtatzënë, hapen debate e mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, si: masa e shpenzimeve për gruan apo edhe për fëmijën pas ndarjes etj. Të gjitha këto nxisin urrejtje, armiqësi dhe grindje, të cilat bëjnë që robi t’i shkelë kufijtë e Allahut. Ndërsa urdhërimi për të mira dhe nxitja për devotshmëri në mënyrë të ndërsjelltë e zbut atmosferën e rënduar dhe siguron drejtësinë, aq të vështirë për t’u çuar në vend. Ligji i Zotit na mëson që të sillemi mirë, me butësi, mëshirë dhe tolerancë dhe të mbajmë drejtësi në çdo gjendje dhe situatë.Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër. -Nëse nuk bini dakord për gjidhënien e fëmijës, atëherë zgjidhni një gjidhënëse tjetër, sipas rregullit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “...Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrën e duhur. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare 233]. Kështu veprohet nëse fëmija e pranon gjirin e grave të tjera, veç nënës së tij. Por nëse fëmija pranon veçse gjirin e nënës së tij, atëherë ajo e ka detyrë gjidhënien. Madje, nëse refuzon që ta bëjë këtë shërbim, nëna detyrohet që ta bëjë një gjë të tillë, sigurisht kundrejt një vlere, e cila paguhet nga babai ose kujdestarët e fëmijës. Për këtë merret për bazë masa që u jepet gjidhënëseve të fisit të saj, nëse nuk bien dakord për pagesën. Ky gjykim është përnxjerrë nga kuptimi i ajetit. Kur fëmija është në barkun e nënës, është e detyrueshme për kujdestarin e tij (babain) të shpenzojë për të dhe për nënën. Pas lindjes, nëse fëmija mund të ushqehet me gji edhe nga gjidhënëse të tjera, përveç nënës së tij, Allahu i Lartësuar jep dy alternativa për kujdestarin (babain) e fëmijës: ose pagesën e nënës së fëmijës për gjidhënien e saj, sipas një marrëveshjeje mes palëve, ose përzgjedhjen e një gjidhënëse tjetër, kundrejt pagesës së pranuar. Ndërsa kur fëmija nuk pranon gji tjetër veç gjirit të nënës, atëherë situata i ngjan kohës kur fëmija është ende në barkun e nënës, prandaj nëna e ka detyrë ta ushqejë me gji, ndërsa kujdestari i fëmijës e ka për detyrë mbulimin e shpenzimeve. Në vijim, Allahu i Lartësuar përcakton masën e këtyre shpenzimeve në varësi të gjendjes së burrit, duke thënë: Shih te surja Bekare, vëll. 1 / 206.Allahu i Lartësuar thotë: “Nënat le t’ujapin gji foshnjave të tyre dy vite të plota,për ato që duan ta plotësojnë gjidhënien.I ati i fëmijës ka përgjegjësi për furnizimindhe veshmbathjen e tyre, ashtu si ështëzakoni. Askush nuk ngarkohet më tepërsesa ka mundësi. Nëna të mos dëmtohetme fëmijën e saj, e as babai me fëmijën etij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtapërgjegjësi. E nëse pas një konsultimi dhepëlqimi, ata vendosin për ndërprerjen egjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynahpër ta. Nëse ju dëshironi gjidhënësetjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbënndonjë gjynah për ju, me kusht qëpagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur.Ruajuni prej Allahut dhe dijeni se Allahuju sheh se çfarë bëni.” [Bekare, 233].
Talak 65:7
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu! -Burri që është i pasur të shpenzojë si të pasurit, dhe jo të tregohet koprrac duke shpenzuar poshtë nivelit të tij. Ndërsa ata të cilët janë të varfër ose janë ngushtë, duhet të shpenzojnë nga ajo pasuri që Allahu u ka dhënë dhe ua ka lehtësuar. Allahu i Lartësuar thotë:Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë se sa i ka dhënë. -Kjo përshtatet plotësisht me urtësinë dhe mëshirën gjithëpërfshirëse të Allahut të Madhëruar, i Cili nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Allahu ia lehtëson gjendjen atij që është në vështirësi. Çdokush ngarkohet aq sa i është dhënë mundësia për të përballuar. Kështu realizohet sprova në këtë dynja, qoftë në çështjen e shpenzimeve, qoftë në çdo çështje tjetër. Më tej, i Lartësuari thotë:Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim. -Ky është një përgëzim për ata që janë në vështirësi, se Allahu i Lartësuar ka për t’ua larguar sprovën, madje do t’ua kthejë atë në prehje dhe qetësi, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi!” [Inshirah 5, 6.]
Talak 65:8
Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!” Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij Kur'anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre. Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Talak 65:9
Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!” Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij Kur'anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre. Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Talak 65:10
Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!” Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij Kur'anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre. Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Talak 65:11
Allahu i Lartësuar na tregon për ndëshkimin që Ai u ka dhënë popujve të shkuar, të cilët mohuan profetët dhe refuzuan t’i nënshtroheshin ligjit të Zotit. Atyre nuk u bëri aspak dobi fuqia dhe numri i tyre i madh për t’u mbrojtur nga llogaria e ashpër dhe ndëshkimi i dhembshëm. Allahu i Madhëruar dërgoi mbi secilin prej tyre atë lloj ndëshkimi që e meritonin me veprat e tyre. Ky ishte ndëshkimi i tyre në dynja, ndërsa në ahiret dënimi është shumë herë më i ashpër. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë, prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar!” Ajeti u drejtohet njerëzve të mençur, të cilët i kuptojnë mirë porositë e Allahut. Ai i cili i shkatërroi popujt e shkuar, për shkak të mohimit të tyre, kështu ka vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojë me të gjithë ata popuj që bëjnë të njëjtin krim. Nuk bëhet asnjë diferencim mes atyre që kanë cilësi të njëjta, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit. Më pas, Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij Kur'anin (kujtuesi), të cilin ia shpalli Muhamedit (a.s.). Ai u thotë, gjithashtu, që të mos bëhen si ata popujt e shkuar, që mohuan profetët e tyre. Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin (a.s.) me udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë krijesat nga errësirat e kufrit, injorancës, poshtërsive dhe mosbindjes, në dritën e imanit, diturisë, devotshmërisë dhe bindjes ndaj Tij. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit besojnë. Ka prej atyre që nuk besojnë. Për ata që besojnë, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë.” Këta e besojnë Allahun e Lartësuar duke u bazuar në dituri të saktë dhe të qartë, e cila ka ardhur prej Shpalljes, dhe punojnë sipas kësaj Shpalljeje, me sinqeritet për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Për të tillët, Allahu i Lartësuar premton se do t’i fusë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të kenë mirësi të përjetshme. Atje do të kenë atë që syri se ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as mendja nuk e ka përfytyruar. Përveç kësaj: “Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.” Ndërsa ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ose që nuk kanë besim të saktë, të bazuar në dije të qartë, dhe nuk bëjnë me sinqeritet vepra të mira sipas këtij besimi, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Talak 65:12
Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet. -Është Allahu i Lartësuar Ai që krijoi shtatë qiejt dhe gjithçka në to, ashtu si edhe shtatë tokat dhe gjithçka në to. Është Ai që krijoi edhe gjithçka mes tyre dhe që vendosi ligje në gjithësinë e Tij. Allahu i Lartësuar është Ai i Cili vendosi ligjet fetare, të cilat ua shpalli profetëve të Tij, për të këshilluar, udhëzuar, përgëzuar dhe qortuar robërit. Edhe ligjet e gjithësisë, që rregullojnë funksionimin e krijimit, janë vendosur nga Allahu, i Urti, i Gjithëdituri dhe i Plotfuqishmi. Të gjitha këto: krijimin e qiejve, Tokës e gjithçka mes tyre, vendosjen e ligjeve të funksionimit të gjithësisë dhe zbritjen e shpalljeve, Allahu i Lartësuar i bëri që krijesat ta njohin madhështinë e Tij, diturinë dhe urtësinë e Tij, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Pushteti dhe dituria e Tij përfshijnë gjithçka. Nëse robërit do ta njohin Zotin e tyre me emrat dhe atributet e Tij të plota dhe bukura, do ta adhurojnë Atë, do ta duan me gjithë shpirt dhe do të plotësojnë çdo detyrim ndaj Tij. Atëherë, qëllimi i krijimit dhe i ligjeve të vendosura, është njohja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij. Njohja e Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi i jetës për adhuruesit e sinqertë të Allahut, ndërkohë që zullumqarët i kthejnë shpinën këtij qëllimi, duke mbyllur sytë dhe shpërfillur madhështinë e Atij që e krijoi këtë gjithësi dhe vendosi ligjet në të.Këtu përfundon komenti i sures Talak. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar.
Tahrim 66:1
Këto ajete ishin një qortim nga Allahu i Madhëruar drejtuar Profetit të Tij, kur ai ia ndaloi vetes së tij skllaven Maria, ose ujin me mjaltë, për të përmbushur kështu tekën e njërës prej grave të tij, sikurse thuhet në një histori të njohur. Për këtë, Allahu i Madhëruar shpalli këto ajete:O Profet! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi duke kërkuar të përmbushësh kërkesat e grave të tua? -O ti njeri, të cilit Zoti i dhuroi mirësinë më të madhe duke e bërë lajmëtar të Tij e duke i dhënë Shpalljen! Përse ia bën haram vetes atë mirësi që Zoti ta ka bërë të lejuar ty, madje edhe ymetit tënd? A kërkon që me këtë thjesht të kënaqësh gratë e tua?!Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ky ajet tregon qartë se Allahu i Lartësuar e ka falur plotësisht Profetin e Tij. Allahu e ka mëshiruar Profetin e Tij. Madje, ky vetëprivim i Profetit u bë shkak që Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur të shpallte një dispozitë të rëndësishme, të vlefshme për të gjithë ymetin, dispozitën e kompensimit për thyerjen e betimeve. I Madhëruari thotë më pas:
Tahrim 66:2
Allahu e ka caktuar zgjidhjen për betimet që bëni. -Allahu i Madhëruar e ka caktuar mënyrën si bëhet një betim dhe si zgjidhet çështja e thyerjes së këtij betimi. Si sqarim për këtë janë edhe ajetet 87 - 89 në suren Maide, ku i Madhëruari thotë: “O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni. Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një robi. Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. Mbajini betimet tuaja! Kështu jua sqaron Allahu argumentat e Veta, që të jeni mirënjohës.” Kështu çdokush që ia bën vetes së vet haram diçka që në origjinë është e lejuar nga Zoti, si ndonjë ushqim, pije apo veprim të caktuar, ose betohet në Zotin se do të veprojë diçka apo nuk do të veprojë diçka, por pastaj dëshiron që ta thyejë ose e thyen këtë betim, ai ka si detyrë të bëjë kompensimin e caktuar për këtë rast. Allahu i Madhëruar thotë:Allahu është kujdestari juaj... -Allahu ka në dorë çështjet tuaja. Ai ju edukon, mëson e përkujdeset për ju në formën më të mirë, në lidhje me çështjet që kanë lidhje me dynjanë apo me ahiretin tuaj. Ai kujdeset që t’ju ruajë nga çdo e keqe, prandaj edhe caktoi për ju mënyrën e zgjidhjes së betimeve tuaja, për të cilat keni përgjegjësi. Nëpërmjet zbatimit të këtyre rregullave përmbushen detyrimet tuaja dhe nuk ngakoheni me gjynahe për shkeljen e tyre.Ai është i Gjithëdituri, i Urti. - Allahu është i Gjithëdituri. Dija e Tij ka përfshirë atë që duket dhe atë që fshihet prej jush. Allahu është El Hakim - i Urtë në gjithçka që ka krijuar e gjithçka që ka ligjëruar. Ai vendosi ligje të mrekullueshme, sepse e di shumë mirë se ato janë të dobishme, të mira e të përshtatshme për robërit e Tij.
Tahrim 66:3
Kur Profeti i tregoi një sekret njërës prej grave të veta, ajo e përhapi atë. Allahu ia bëri të ditur këtë të Dërguarit të Tij, i cili i tregoi asaj vetëm për një pjesë të lajmit, duke mos i thënë gjë për pjesën tjetër. -Shumë mufesirinë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për Hafsën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), së cilës Profeti (a.s.) i tregoi diçka dhe e porositi që të mos ia tregonte kujt. Por ajo ia tregoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Atëherë, Allahu i Madhëruar e njoftoi Profetin (a.s.) se çfarë kishte bërë Hafsa. Kështu, Profeti (a.s.) i tha Hafsës që ajo ia kishte treguar të tjerëve (Aishes) një pjesë të lajmit. Profeti (a.s.) nuk i tha se ajo e kishte treguar të gjithë lajmin, për t’u treguar i butë me të.Kur ai i tha asaj se çfarë kishte ndodhur me lajmin, ajo i tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” -Kush ta tregoi këtë fakt, që askush tjetër nuk e dinte? Përgjigjja qe:Ai tha: “Ma tregoi i Gjithëdituri, Njohësi i të fshehtave!” – Ma tregoi Allahu, të Cilit nuk mund t’i fshihet asgjë e hapur apo e fshehtë. Ai është Njohësi i të fshehtave dhe të pashprehurave.
Tahrim 66:4
Pendohuni tek Allahu, sepse zemrat tuaja kanë gabuar. -Kjo u drejtohej dy grave të Profetit (a.s.), Aishes dhe Hafsës (Allahu qoftë i kënaqur me to), të cilat u bën shkak që Profeti (a.s.) t’i bënte vetes haram diçka që ai e dëshironte. Allahu i Madhëruar i ftoi ato të pendoheshin, duke u bërë të ditur se me veprën e tyre zemrat e tyre kishin rënë disi nga ai nivel ku duhej të ishin. Ato duhej të ishin të sjellshme, të përmbajtura e shumë të kujdesshme në marrëdhëniet me bashkëshortin e tyre, Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s.). Ato nuk duhej ta kundërshtonin apo të silleshin në atë mënyrë që ta shqetësonin atë.Por nëse bashkëveproni kundër tij... -Nëse ato do të bashkëpunonin me njëra tjetrën për ta lënduar Profetin e dashur të Zotit dhe do të vazhdonin në këtë rrugë, atëherë:...ta dini se Allahu është Mbrojtësi i tij, edhe Xhibrili e besimtarët e ndershëm. Të gjithë melaiket e ndihmojnë atë. - Të gjithë e ndihmojnë dhe mbështesin Profetin (a.s.). Për këtë arsye, ai do të jetë gjithmonë i fituari, ndërsa kundërshtarët e tij do të jenë të dështuar e të humbur. Në këtë ajet përshkruhet nderimi më i madh që Zoti i ka bërë më të zgjedhurit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, Muhamedit (a.s.). Vetë Zoti Bujar dhe i Madhëruar e përcaktoi Vetveten si ndihmues dhe mbështetës të Profetit të zgjedhur. Po kështu i përcaktoi edhe krijesat më të zgjedhura të tij: melekët, Xhibrilin dhe besimtarët e sinqertë. Edhe këta janë ndihmues të Profetit të madh. Këto ajete janë qortim e këshillë e fortë për gratë e Profetit. Madje, Ai iu kujton diçka që gratë i tremb më së shumti, divorcin. Allahu i Lartësuar tha:
Tahrim 66:5
Nëse ai ju divorcon, është Zoti i tij që kujdeset t’i dhurojë atij si zëvendësim gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura, që pendohen te Zoti, adhuruese, agjëruese,... -Të mos mbaheni me të madh me të, sepse edhe nëse ai ju divorcon, kjo nuk e rëndon aspak atë. Ai nuk është aspak i varur prej jush, sepse Allahu mund t’i japë atij gra më të mira se ju, në drejtim të fesë, besimit e bukurisë. Për këtë arsye, nëse ju vazhdoni të veproni në mënyrë të gabuar, gjë që nuk ndodh, Allahu mund ta bëjë edhe këtë zëvendësim. E gjithë kjo është me “nëse...”. Falë Zotit, Profeti (a.s) nuk i divorcoi ato. Nëse ai do t’i divorconte, Allahu i Lartësuar do t’ia zëvendësonte me gra të mrekullueshme, ashtu siç duhet të jenë gratë. Së pari, ato duhet të jenë muslimane, domethënë, të jenë të përkushtuara në zbatimin e dispozitave që kanë lidhje me fjalët e veprat e dukshme. Së dyti, të jenë besimtare, pra, të jenë të përkushtuara në zbatimin e dispozitave që kanë lidhje me besimin, diturinë dhe sjelljen e zemrës. Gjithashtu, ato duhet të jenë të bindura, domethënë, me bindje të vazhdueshme e sistematike ndaj porosive të Allahut dhe Profetit të Tij. Gratë duhet të jenë edhe “el taibat”- që pendohen për çdo vepër që Zoti e urren. Ato duhet të përpiqen të bëjnë gjithçka që kënaq Zotin dhe të pendohen për gjithçka që Zoti e urren. Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka qartësuar nëpërmjet Shpalljes, prandaj është Shpallja ajo që duhet të mësohet dhe zbatohet....që kanë qenë të martuara ose virgjëresha. - Allahu i Lartësuar mund t’i dhurojë Profetit të Tij larmishmëri, që ai të kënaqet. Allahu mund t’i mundësojë atij gra të virgjëra ose jo të virgjëra, ashtu si ai t’i dëshirojë. Kështu, pasi Allahu i Lartësuar i qortoi dhe këshilloi ato gra, ato nxituan që të kënaqnin Profetin (a.s.), duke u mveshur me cilësitë më të mira, që u përshkruan nga Allahu i Madhëruar. Ato u bënë gratë më të mira mes besimtarëve. Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Madhëruar zgjodhi për Profetin e Tij gjërat më të mira, njerëzit më të çmuar dhe atributet më të larta. Kështu, duke qenë se Allahu i Madhëruar gjykoi që këto gra të qëndronin me të, kjo tregoi se ato ishin gratë më të mira dhe më të kompletuarat me cilësitë që Ai përshkroi.
Tahrim 66:6
O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit,... -O ju të cilëve Zoti ju fali besimin, përpiquni seriozisht e punoni për të plotësuar kushtet e këtij besimi, duke bërë vepra të mira. Ruani veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, i përshkruar me cilësi të tmerrshme! Ruajtja e vetes arrihet duke e nënshtruar atë të zbatojë porositë e Zotit, me sinqeritet për Të dhe sipas udhëzimeve të Tij, dhe duke iu larguar harameve, me drojë e me madhërim për Zotin. Veç kësaj, duhet edhe pendim për çdo vepër që zemëron Allahun dhe që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Ndërsa ruajtja e familjes dhe e fëmijëve arrihet nëpërmjet edukimit të tyre me cilësi të larta e me besim të sinqertë e të drejtë, ashtu siç dëshiron Zoti. Njeriu nuk shpëton e nuk mund të gjejë qetësi ndryshe, vetëm nëse përpiqet për të plotësuar porositë e Allahut për veten dhe për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, si fëmijët, gratë etj. Allahu i Madhëruar e përshkroi Zjarrin me këto cilësi, që robërit të Tij të frenojnë veten nga gjërat që Ai i urren dhe i ka ndaluar. Ai thotë:..lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. -Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. ...” [Enbija 98].Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër,... –Melekët mbikëqyrës janë të vrazhdë në sjellje dhe të rreptë në veprim. Ata të tmerrojnë vetëm me zërin kërcënues të tyre. Pamja e tyre është gjithashtu e papërballueshme. Me forcën dhe ashpërsinë e tyre, ata i poshtërojnë banorët e Zjarrit. Ata zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit të tyre:...që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen. - Ky është një lëvdim për melekët e nderuar, për nënshtrimin e tyre të plotë ndaj Zotit dhe për zbatimin e plotë të urdhrave të Tij.
Tahrim 66:7
O ju që mohuat! Sot mos u shfajsoni! Ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë. -Allahu i Madhëruar do t’u drejtohet me këto fjalë qortuese e poshtëruese banorëve të Zjarrit në Ditën e Kijametit. Atyre u thuhet: Sot mos u justifikoni, sepse koha e justifikimit dhe mundësia për t’u penduar tashmë ka përfunduar. Sot nuk bën më dobi asnjë justifikim. Kjo është dita kur jepet shpërblimi për veprat e bëra, ndërsa ju keni sjellë këtu veçse mohimin e Allahut dhe të shpalljeve të Tij, armiqësinë kundër profetëve dhe të dashurve të Allahut.
Tahrim 66:8
O ju që keni besuar! Drejtohuni tek Allahu me pendim të sinqertë! Kështu shpresohet që Zoti juaj t’jua mbulojë të këqijat e t’ju vendosë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, atë Ditë, kur Allahu nuk ka për t'i turpëruar Profetin e as ata që besuan bashkë me të. Drita e tyre do të ndriçojë para dhe në të djathtë të tyre e ata do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për gjithçka!”. -Allahu i Lavdëruar na urdhëron në këtë ajet për pendim të sinqertë e të vërtetë dhe premton për këtë falje, mbulim të të këqijave e futje në Xhenet. Ai premton për sukses në arritjen e çdo të mire e shpëtim nga çdo e keqe. Kjo fitore do të shfaqet plotësisht Ditën e Gjykimit, kur besimtarët të ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre. Kështu, ata do të jenë me zemër të qetë e të sigurt. Kur të shohin që munafikëve do t’u shuhet drita, ata, me drojë, do t’i luten Zotit e do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë!”. Dhe Allahu i Madhëruar do t’i përgjigjet lutjes së tyre, duke ua forcuar dritën e imanit të tyre, e cila do t’i ndihmojë të arrijnë të sigurt në Xhenetin e mirësisë. Ky përfundim është fryt i pendimit të sinqertë e të vërtetë, që është bërë për të gjitha gjynahet e në mënyrë të vazhduar.
Tahrim 66:9
O ti i Dërguar! Luftoji jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre! Vendi i tyre është Xhehenemi, i cili është vendi më i shëmtuar. -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që të luftojë me ashpërsi kundër mohuesve dhe munafikëve. Lufta kundër këtyre kategorive bëhet me dy mënyra:1. Duke u qartësuar të vërtetën me argumente të sakta, duke i ftuar me fjalë të mira dhe duke shkatërruar të gjitha rrugët e tyre të humbjes.2. Duke i luftuar me armë, nëse nuk i përgjigjen ftesës së Zotit dhe nuk i nënshtrohen ligjit të Tij.Mënyra e parë zhvillohet me urtësi, butësi dhe me fjalët më të mira, ndërsa e dyta bëhet me ashpërsi dhe forcë. Mohuesit dhe munafikët kanë dënim të madh në dynja, që vjen prej humbjes dhe poshtërimit të tyre përballë xhihadit të Profetit dhe besimtarëve të Zotit. Por në ahiret ata i pret një dënim akoma më i ashpër, që është zjarri i Xhehenemit. Ky është përfundimi më i keq.
Tahrim 66:10
Atyre që mohojnë, Allahu u sjell si shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. -Këta shembuj shërbejnë që njerëzit të kuptojnë se lidhjet e ndryshme mes besimtarëve e mohuesve nuk kanë asnjë efekt te përfundimi i secilit prej tyre. Kështu, afërsia me besimtarin nuk ka për t’i sjellë qafirit asnjë dobi. Gjithashtu, lidhja me qafirin nuk ka për ta dëmtuar aspak besimtarin, nëse ky i fundit i ka kryer detyrimet kundrejt tjetrit. Kjo duket si një këshillë dhe vërejtje për gratë e Profetit (a.s.), që ato të ruheshin nga gabimet dhe mosbindja, duke e kuptuar mirë se lidhja e tyre me Profetin (a.s.) nuk do t’u sillte asnjë dobi, nëse ato nuk besonin dhe nuk i bindeshin Allahut të Lartësuar. Më tej, thotë i Madhëruari:Ato ishin të martuara me dy nga robërit Tanë të mirë, por i tradhtuan ata. -Ato ishin bashkëshorte të dy profetëve të nderuar, Nuhut (a.s.) dhe Lutit (a.s.). Por ato tradhtuan, duke mos e pranuar besimin dhe fenë e burrave të tyre. Pra, këtu nuk flitet assesi për tradhti bashkëshortore. Nuk ka ndodhur kurrë që një grua profeti të ketë tradhtuar nderin dhe shtratin e tij. Zoti i Lartësuar kurrë nuk do të bënte kurrë që gruaja e një profeti të ishte e përdalë dhe shkelëse e nderit bashkëshortor. Meqenëse ato e tradhtuan fenë e burrave të tyre, statusi i tyre si bashkëshorte profetësh nuk u bëri asnjë dobi. Allahu thotë:Për këtë arsye, bashkëshortët e tyre nuk do të mund t’i mbrojnë ato aspak tek Allahu. Atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni të dyja në Zjarr, së bashku me të tjerët që hyjnë në të!” –Kështu, profetët Nuh dhe Lut (a.s.) nuk do të mund t’i ndihmojnë ato tek Allahu i Madhëruar. Ndërsa për besimtarët, Allahu i Lartësuar sjell shembull tjetër:
Tahrim 66:11
Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit... -Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje:“Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” -Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja - e bija e Imranit, Asijah - e bija e Mizahimit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-itmbi ushqimet e tjera.”i-i ishte një lloj ushqimi, më i miripër atë kohë dhe vend. Krahasimi tregonthjesht se Aishja qëndron mbi të gjithagratë e botës.
Tahrim 66:12
Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. -Ajo u ruajt nga çdo e ligë, sepse kishte besim të plotë dhe të drejtë, si edhe moral të kulluar.Ne frymë brenda saj një shpirt(të krijuar)nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij –Këtu përshkruhet shkalla e lartë e diturisë së Merjemes. Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u treguar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e kënaqësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo i besoi gjithashtu të gjithë librat e Zotit. Por një besim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Për këtë arsye, i Madhëruari e sqaron këtë çështje, kur thotë për Merjemen:dhe ishte nga të devotshmit. -Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhurimin e Tij. Ky përshkrim dëshmon për veprat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërtetësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie. Këtu përfundon edhe surja Tahrim, dhe për këtë falënderimi i qoftë Allahut!
Mülk 67:1
I Madhëruar është Ai, në dorën e të Cilit është i tërë sundimi, Ai i Cili është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -Tebârake është një fjalë që tregon madhështi, begati, gjerësi e bekim. Pra, të mëdha, të mrekullueshme e të shumta janë mirësitë e Allahut. Bamirësia dhe mëshira e Tij janë gjithëpërfshirëse. Prej madhështisë së Allahut është edhe fakti që në dorën e Tij është pushteti, mbretërimi i botës qiellore dhe tokësore, në të cilat Ai krijon dhe vepron si të dëshirojë. Allahu ka përcaktuar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur për krijesat e Tij një ligj ekzistence, jete dhe adhurimi, bazuar në urtësinë e Tij absolute. Prej madhështisë së Tij është që Ai “është i Plotpushtetshëm për gjithçka”. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij absolut, Ai ka krijuar këto krijesa madhështore, si qiejt, tokën dhe gjithçka mes tyre.
Mülk 67:2
Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën… -Ai krijoi jetën dhe vdekjen. Ai përcaktoi që krijesat të jetojnë dhe të vdesin. Qëllimi i kësaj tregohet në vijim:…për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. -Domethënë, për të na sprovuar me qëllim që të dalë qartë se cili është vërtet aĥsenu amelâ, pra, cili kryen vepra që Zoti i ka cilësuar si aĥsenu- “më të mirat”. Që një vepër të jetë “aĥsenu”, ajo duhet të plotësojë dy kushte:1. të kryhet me sinqeritet vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar;2. të jetë e saktë dhe sipas mësimeve e udhëzimeve të Allahut dhe Profetit, sepse çdo adhurim që duhet të kryejmë për të kënaqur Allahun e Lartësuar është sqaruar plotësisht nga Allahu dhe Profeti i Tij.Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat dhe i vendosi ato të jetojnë jetën e kësaj dynjaje në këtë tokë. Ai i njoftoi ata, gjithashtu, se do të vijë një ditë që do të largohen prej saj, për t’u kthyer përsëri tek Ai që i krijoi dhe për t’u marrë në përgjegjësi. Për këtë arsye, Ai u caktoi urdhra e ndalesa, që rregullojnë jetën e tyre. Pastaj krijoi brenda tyre dëshira e prirje të shumta, për t’i sprovuar ata në zbatimin e ligjeve. Atyre që i nënshtrohen urdhrave të Tij dhe i rregullojnë veprat në bazë të këtyre urdhrave, Allahu i Lartësuar ka për t’ua përmirësuar dhe shtuar shpërblimet e Tij në të dyja jetët. Por ata që ndjekin dëshirat dhe pasionet e pakontrolluara të shpirtit dhe i flakin tej porositë e Zotit të tyre, sigurisht që do të meritojnë shpërblimin më të keq.Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh. -Allahu është El Azîzu - Ngadhënjimtari. Atij i takon pushteti absolut. Me pushtetin e Tij të plotë, Allahu sundon mbi gjithçka. Këtij pushteti i janë nënshtruar të gjitha krijesat. Allahu është El Ĝafûr, pra Falës dhe Mëkatmbulues i Madh. Ai është Falës për ata që gabojnë, bëjnë gjynahe dhe lënë mangët detyrimet dhe porositë e Tij. Nëse robërit pendohen dhe kthehen tek Ai duke i kërkuar falje, Ai ua fal gjynahet, edhe nëse këto arrijnë në kupën e qiellit. Ai, gjithashtu, ua mbulon të metat e tyre, edhe nëse janë aq të shumta sa të mbulojnë gjithë dynjanë.
Mülk 67:3
Ai krijoi shtatë qiej, palë mbi palë. -Allahu krijoi shtatë qiej njëri mbi tjetrin. Pra, qiejt janë në shtatë shtresa. Allahu i krijoi qiejt në një gradë absolute bukurie dhe saktësie.Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk mund të shohësh ndonjë mospërputhje. -Në krijimin e të Gjithëmëshirshmit nuk do të gjesh asnjë defekt apo mangësi. Kështu, nëse në të nuk do të gjesh asnjë lloj mangësie, atëherë ai është plotësisht i bukur, i rregullt dhe i mrekullueshëm. Ngjyra, forma, lartësia e qiejve, dielli, hëna, yjet dhe gjithë ato trupa qiellorë janë të mrekullueshëm e të pashembullt në rregullsinë dhe bukurinë e tyre. Përsosmëria e krijimit të Tij është e sigurt, prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron që ne t’i kthejmë e t’i rikthejmë vëzhgimet tona te ky krijim.
Mülk 67:4
Vëzhgo, atëherë: A sheh ndonjë të çarë?! Përsëri e përsëri vëzhgo, por ky vëzhgim do të të kthehet mbrapsht i përulur dhe i dorëzuar! -Allahu na udhëzon që ta vëzhgojmë thellë dhe shpesh krijimin e Tij. Por vëzhgimet tona për të gjetur ndonjë mangësi a çrregullim do të përfundojnë gjithmonë të dështuara e të dorëzuara. Edhe nëse do të provonim me të gjitha forcat të dallonim ndonjë gjë të tillë, do të mposhteshim gjithnjë para kësaj mrekullie dhe madhështie të krijuar nga i Urti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon me hollësi bukuritë e këtij qielli.
Mülk 67:5
Qiellin e dynjasë, Ne e kemi zbukuruar me kandilë(yje), që i kemi bërë gjuajtës kundër shejtanëve... -Qielli i dynjasë është ai të cilin e shohim me sy, pra, ai që ndodhet më pranë nesh. Allahu e ka stolisur këtë qiell me kandilë, pra, me yje të shumtë dhe të ndryshëm, për sa i përket dritës dhe shkëlqimit të tyre. Përfytyroni një qiell bosh, pa këto drita të bukura dhe qetësuese. Me siguri, ai do të ishte një mbulesë e zezë, e errët, e shëmtuar dhe e frikshme. Por Allahu i Lartësuar e stolisi qiellin e dynjasë me yjet ndriçues, nëpërmjet të cilëve udhëzohen njerëzit në errësirën e tokës dhe të detit. Nëse Allahu i Lartësuar tregon se e ka zbukuruar qiellin e dynjasë me yje, kjo nuk përjashton mundësinë që shumë yje të ndodhen edhe në qiejt e tjerë më sipër, sepse qiejt janë transparentë. Në këtë mënyrë, qielli i dynjasë zbukurohet, edhe nëse yjet nuk ndodhen në të. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i ka bërë yjet si gjuajtës të shejtanëve, të cilët duan që të vjedhin me përgjime lajmet e zbritura nga qielli. Këto yje janë si roje mbrojtës në qiell, të cilat nuk lejojnë që të vidhen prej shejtanëve lajmet e qiellit në lidhje me tokën. Këta trupa qiellorë, të cilët godasin shejtanët, janë krijuar dhe vendosur në qiell prej Allahut të Lartësuar, si ndëshkim për ta në jetën e dynjasë. Ndërsa në jetën tjetër:…ndaj të cilëve kemi përgatitur dënimin me zjarr të ndezur fort. -Shejtanët janë rebeluar kundër Allahut, pengojnë njerëzit nga feja e Tij dhe punojnë vazhdimisht për t’i humbur e devijuar ata. Për këtë arsye, ata dhe të gjithë pasuesit e rrugës së tyre të humbur do të jenë banorë të Seaîr-it, pra, të Zjarrit. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë kërcënim duke e përsëritur:
Mülk 67:6
Dënimi në Xhehenem është edhe për ata, që nuk i besojnë Zotit të tyre. Sa vend i keq është ai! -Vërtet, ai është vend përfundimi më i keq, sepse aty do të provojnë poshtërimin e madh dhe të pafundmë.
Mülk 67:7
Kur të hidhen në të, ata do t’ia dëgjojnë ushtimën e vlimit të tij. -Shehîķan është një zë tmerrues shumë i fortë.
Mülk 67:8
Nga zemërimi që ka, ai (Xhehennemi) gati sa nuk shpërthen! -Për shkak të masës së stërmadhe të tij, që zien brenda vetes, ai gati sa nuk shpërthen. Po ashtu, ai gati sa nuk ndahet në copa nga urrejtja dhe zemërimi i tij ndaj qafirëve. Kështu vlon Xhehenemi nga urrejtja për ta. Por si do të ndodhë kur ata do të jenë futur brenda tij?! Pastaj Allahu i Lartësuar përmend fjalët qortuese, me të cilat melekët u drejtohen banorëve të Xhehenemit.Sa herë që ndonjë turmë do të hidhet në të, roja do t’i pyesë: “A s’ju erdhi ndonjë paralajmërues? -Kuptimi: Meqë ju jeni në Zjarr dhe keni merituar këtë ndëshkim, duket sikur ju nuk jeni paralajmëruar rreth këtij tmerri.
Mülk 67:9
Ata thonë: “Po, na erdhën paralajmërues(nga Zoti), por ne i mohuam e thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë,... -Ata jo vetëm që mohuan profetët e dërguar për ta, por bënë një mohim edhe më të përgjithshëm. Ata mohuan të vërtetën e sigurt, që quhet Shpallje hyjnore. Ata paturpësisht pretenduan se Allahu kurrë nuk ka sjellë ndonjë shpallje si udhëzim për njerëzit. Porse ky ishte veçse një trillim. Megjithatë, edhe kjo sikur nuk u mjaftoi, prandaj thanë:“...ndërsa ju nuk jeni gjë tjetër, por veçse njerëz në një humbje të madhe.” - Ata pretenduan që profetët ishin veçse njerëz të humbur dhe të gabuar, njerëz shumë larg të vërtetës dhe realitetit. Ndërsa ata vetë ishin të udhëzuarit, të vërtetët, që mund të udhëzonin njerëzimin drejt përparimit dhe lartësimit! Jo vetëm kaq, por e konsideruan rrugën e profetëve si një kotësi dhe humbje të madhe. Subhanallah! A ka ndonjë mendjemadhësi, padrejtësi dhe kufër më të madh se kaq?!
Mülk 67:10
“Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”.” -Këto fjalë do të jenë një dëshmi nga vetë ata që tregojnë pazotësinë dhe pameritueshmë-rinë e tyre për t’u udhëzuar në rrugën e drejtë. Vetë ata do ta pranojnë që kurrë nuk e merituan që të shpëtonin prej Zjarrit të madh. Dihet që rruga e udhëzimit është dëgjimi i Shpalljes dhe i udhëzimeve të Zotit dhe kuptimi qartë i qëllimit të tyre. Duke dëgjuar udhëzimin e qartë dhe të sigurt të sjellë prej Zotit dhe profetëve të Tij, njeriu fiton sigurinë rreth urtësisë dhe qëllimeve të Zotit, nga njëra anë, dhe detyrave të tij si rob, nga ana tjetër. Duke vënë në përdorim logjikën, nëpërmjet së cilës çdo njeri mund të dallojë të dobishmen nga e dëmshmja, të drejtën nga e padrejta, të vërtetën nga e kota, ai duhet që ta disiplinojë veten sipas të vërtetës së sigurt, që i ka ardhur prej Zotit. Nëpërmjet kësaj logjike, ai duhet që të largohet dhe të ruhet nga çdo gjë kërcënuese, të marrë të mirat dhe të largohet nga të këqijat. Pavarësisht nga kjo, ata të mjerë do dëshmojnë vetë se nuk e vunë në përdorim atë mirësi të dhuruar prej Zotit të tyre. E si mund të trajtoheshin të tilla krijesa njëlloj me robërit e përzgjedhur, që kanë siguri dhe dije të plotë mbi udhëzimet e Zotit dhe të profetëve, që janë të mbushur me besim dhe sinqeritet për të Adhuruarin?! Ata e mbështesin besimin e tyre në dëshmi të përcjella qartë dhe në mënyrë të kontrolluar. Ata e dëgjojnë ashtu siç është, pa ndryshime e tjetërsime, mesazhin e Allahut dhe të Profetit të Tij. Ata, gjithashtu, e kuptojnë drejt këtë mesazh, sikurse i mësoi dhe i udhëzoi Profeti i tyre. Pas të kuptuarit të drejtë, ata e ndërtojnë jetën e tyre mbi mësimet e tij, mbi këtë themel të patundur, dhe kështu ngrihet lart kështjella e besimit të tyre. Dituria, të kuptuarit dhe veprat e sinqerta: këto janë bashkëudhëtarët e jetës së tyre. Ata dinë të dëgjojnë argumentet fetare të përcjella prej Profetit të tyre, por dinë gjithashtu që të argumentojnë drejt edhe me logjikën e tyre. Me shumë thjeshtësi, ata dallojnë udhëzimin e drejtë nga rrugët e devijuara, mirësinë nga poshtërsia dhe të bukurën nga e shëmtuara. Bazat fetare dhe logjike të argumentimit, mbi të cilat ata ndërtojnë besimin e tyre, janë një mirësi e madhe, që Zoti ua jep vetëm atyre, si rob të përzgjedhur. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë veçon me mirësinë e Tij atë që Ai dëshiron. Ai është i Gjithëditur dhe e di shumë mirë se kush i meriton e kush jo dhuratat e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon sërish rreth këtyre banorëve të Zjarrit, të cilët do t’i pranojnë padrejtësitë dhe gjynahet e tyre.
Mülk 67:11
Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit! -Ky është një mallkim, që bëhet për trishtimin, dëbimin dhe dëshpërimin e tyre. Sa të dëshpëruar dhe të shkatërruar janë ata të cilët do humbin përfundimisht shpërblimin e Allahut! Ata nuk i ndahen rrugës së Zjarrit, prandaj do të jenë përjetësisht në Seaîr. Seaîr është një zjarr i ndezur fort. Ai do të flakërojë në trupat e tyre dhe nxehtësia e tij do t’u futet deri në zemër.
Mülk 67:12
Pasi foli për gjendjen e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me gjendjen e vepërmirëve të lumtur.Pa dyshim se, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë... -Ata i ruhen shikimit të Zotit të tyre në të gjitha gjendjet, madje edhe atëherë kur nuk i vështron askush tjetër përveç Atij. Ata nuk ia lejojnë kurrë vetes të hedhin qoftë edhe një hap për të kryer gjynahe ndaj Allahut. Ata, gjithashtu, nuk tërhiqen dhe nuk ia lejojnë vetes të lënë mangët ndonjë urdhër të Tij....do të ketë falje dhe shpërblim të madh! -Atyre u takon falja dhe mbulimi i gjynaheve. Nëse Allahu t’i mbulon gjynahet, kjo tregon se do të jesh i sigurt dhe i shpëtuar nga të këqijat që ato sjellin në këtë jetë dhe në jetën tjetër, si edhe nga ndëshkimi i Xhehenemit. Por jo vetëm kaq: “dhe shpërblim të madh”. Ky është premtim për atë që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ta në Xhenet, siç janë mirësitë dhe kënaqësitë e mrekullueshme dhe të përjetshme, pasuritë madhështore, kënaqësitë trupore dhe shpirtërore të pandërprera e të pakrahasueshme, kështjellat dhe ndërtesat e larta, hyritë me bukuri të papërshkrueshme, shërbëtoret dhe djelmoshat. Por mbi të gjitha këto qëndron kënaqësia e Rrahmanit ndaj banorëve të Xhenetit, që kurrë nuk do të largohet.
Mülk 67:13
Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij absolute rreth gjithçkaje që ekziston dhe për gjerësinë e butësisë dhe mëshirës së Tij.I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çfarë fshihni në zemrat tuaja. -Allahu i Lartësuar është i ditur për çdo motiv dhe qëllim që fshihet në zemra. Sigurisht, Ai di hollësisht edhe veprat e hapura e të dukshme, që dëgjohen e shikohen. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell një argumentim logjik, për të treguar dijen e Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Ai thotë:
Mülk 67:14
A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret. -A ka mundësi që Ai që bëri krijesat në formën më të bukur të mos i njohë dhe të mos dijë në hollësi gjithçka që lidhet me ta. Dija e Tij është laŧîfun, pra, e hollësishme. Dija e Allahut përfshin të fshehtat dhe ndërgjegjet e njerëzve. Ai di në hollësi çdo sekret dhe fshehtësi të dynjasë. Në suren Ta Ha, i Lartësuari thotë: “Ai di të fshehtën dhe më të fshehtën”. Ky është një shpjegim i fjalës laŧîfun. Sipas një shpjegimi tjetër të fjalës laŧîfun, ajo tregon butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e madh që Allahu i Lartësuar tregon për adhuruesit dhe të dashurit e Tij. Ai përkujdeset që t’u japë atyre mirësi dhe inspirim për vepra të drejta, me mënyra që adhuruesit kurrë nuk do t’i mendonin. Me butësinë e Tij, Allahu i Lartësuar largon prej tyre të këqijat që ata as nuk arrijnë ta mendojnë se si t’u ruhen. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, Ai i lartëson ata në gradat më të larta, me mënyra që adhuruesit kurrë nuk do mund t’i mendonin, e aq më pak t’i arrinin. Ndoshta me butësinë dhe mëshirën e Tij, Ai lejon që adhuruesit dhe të dashurit e Tij të goditen nga fatkeqësi dhe sprova, nëpërmjet të cilave ata të arrijnë mirësitë më mëdha dhe gradat më të larta të Xhenetit.
Mülk 67:15
Është Ai që e bëri Tokën të përshtatshme për ju. -Kuptimi: Ai e nënshtroi tokën për ju, duke jua bërë të përshtatshme dhe të ndryshueshme sipas dëshirës suaj, me qëllim që të nxirrni dhe të përfitoni prej saj gjithçka që ju nevojitet. Në të, ju mund të mbillni, të ndërtoni dhe ta kultivoni. Ju mund të ndërtoni mbi të rrugë, për të shkuar nga lindja në perëndim.Ecni nëpër të dhe shfrytëzoni mirësitë e Tij. Vetëm tek Ai është e ardhmja. -Pasi të largoheni nga kjo botë, të cilën Zoti e bëri vend mbjelljeje dhe vendkalim për të arritur në jetën tjetër, ju do të ringjalleni nga varret dhe do të tuboheni te Zoti juaj. Ky grumbullim është i pashmangshëm. Atje do të shpërbleheni por çdo vepër që bëni, e mirë apo e keqe qoftë.
Mülk 67:16
Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që vazhdon me arrogancë rrugën e gjynaheve, kalimit të kufijve, armiqësisë ndaj Zotit dhe Profetit dhe të mosbindjes ndaj tyre. Këta e bëjnë të pakthyeshëm zemërimin e Allahut të Plotfuqishëm dhe e meritojnë ndëshkimin e Tij. Kështu, i Lartësuari thotë:A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! -Nëse Allahu e shtrin tokën nën këmbët tuaja, ajo do të tronditet derisa t’ju shkatërrojë e t’ju shfarosë.
Mülk 67:17
Apo u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë(Ĥâŝibâ)stuhi me rrebesh gurësh?! -Ĥâŝibâështë ndëshkim i ashpër shfarosës nga qielli.Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! -Kuptimi: Mos u mashtroni nga afatizimi dhe siguria e përkohshme që ju jep Allahu i Lartësuar. Moszbritja e ndëshkimit nga qielli dhe nga toka të mos ju bëjë të mendoni se jeni përfundimisht të sigurt, të shpëtuar dhe të ruajtur. Ajo që kanë paralajmëruar profetët dhe librat hyjnorë do të ndodhë pa diskutim. Ju do ta shihni vetë se ato kërcënime do të zbatohen në realitet. Herët apo vonë, ju do të dëshmoni çdo paralajmërim të Zotit.
Mülk 67:18
Edhe ata që ishin më parë mohuan, por si ishte dënimi Im? -Kuptimi: Popujt që jetuan para jush i shpërfillën kërcënimet e sjella nga profetët e tyre në librat e Zotit, ashtu sikurse mohoni edhe ju sot. Por ju e dini shumë mirë se si i shfarosi dhe i shkatërroi Allahu i Lartësuar ata. Si ishte ndëshkimi i Allahut për ata të dëshpëruar? Ai i ndëshkoi që në këtë jetë, para se të vuajnë ndëshkimin e merituar në jetën tjetër. Pra, jini të kujdesshëm, që të mos e pësoni dhe të goditeni nga i njëjti ndëshkim si ata.
Mülk 67:19
A nuk i vështrojnë shpendët përmbi ta, kur qëndrojnë pezull krahëhapur dhe kur i mbledhin krahët? -Me këtë ajet, Allahu i Lartësuar na qorton dhe na nxit që ne të vështrojmë zogjtë e qiellit, të cilëve Allahu i Lartësuar ua ka vënë në përdorim ajrin, që ata të qëndrojnë dhe të lëvizin në qiell si të dëshirojnë. Shpendët mund t’i hapin krahët për të fluturuar lart dhe për të qëndruar pezull në ajër, ose mund t’i mbledhin krahët për t’u lëshuar poshtë si shigjetë, sipas nevojave të tyre.Ata nuk i mban kush në ajër veç të Gjithmëshirshmit. -Allahu u mundësoi shpendëve ajrin si ambientin e tyre jetik, duke e bërë atë kusht të domosdoshëm dhe të përshtatshëm për fluturimin dhe të gjitha manovrat ajrore. Allahu i Lartësuar përshtati edhe trupat e tyre për të qenë të zhdërvjellët dhe të aftë për të fluturuar. Çdokush që studion konstruktin e një shpendi dhe taktikat e tij të fluturimit bindet plotësisht se “Projektuesi” i tij është madhështor, i Gjithëditur dhe i plotpushtetshëm. Kjo dëshmon për përkujdesjen e jashtëzakonshme të Allahut për t’u siguruar krijesave gjithçka që u rregullon dhe u përmbush nevojat dhe kërkesat e tyre në këtë jetë. Këto krijesa dëshmojnë se Allahu i Lartësuar është Një dhe i Vetëm. Vetëm Ai meriton të njësohet, duke e adhuruar me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje të plotë. Vetëm Allahu i Lartësuar i meriton adhurimet e krijesave, askush tjetër.Ai Shikon gjithçka. -Allahu i Lartësuar përkujdeset dhe administron çështjet e krijesave të Tij, në bazë të dijes, mëshirës dhe urtësisë së Tij.
Mülk 67:20
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u drejtohet arrogantëve që e urrejnë dhe i janë larguar bindjes ndaj Tij, atyre që i kanë kthyer shpinën udhëzimit të drejtë:Ç’është ajo ushtri e juaja që mund t’ju ndihmojë, veç të Gjithmëshirshmit? -Nëse Rahmani dëshiron dhe e përcakton që juve t’ju godasë ndonjë e keqe, atëherë kush mund t’ju ndihmojë dhe ta pengojë këtë të keqe? Kush është ai që mund t’ju ndihmojë kundër armiqve tuaj, veç Rahmanit?! Allahu i Lartësuar është i vetmi ndihmues dhe mbrojtës, i vetmi që nderon atë që Ai do dhe që poshtëron atë që Ai do. Sikur të mblidheshin të gjitha krijesat për të ndihmuar një rob kundër çdo armiku apo të keqi, kurrë nuk do të bënin dot gjë; nuk do të mund të lëviznin as edhe një grimcë të vogël në këtë gjithësi, pa lejen dhe ndihmën e Rahmanit.Nuk ka dyshim se jobesimtarët janë të zhytur në një mashtrim të madh. -Pa dyshim, të gjithë ata mohues dhe refuzues të së vërtetës, duke vazhduar rrugën e tyre të shkatërrimit, edhe pasi e dinë shumë mirë se suksesi dhe fitorja janë në dorën e Rahmanit, tregojnë se janë të zhytur dhe të harruar në një mashtrim të thellë.
Mülk 67:21
Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet? -Furnizimi dhe begatitë vijnë të gjitha prej Allahut të Lartësuar, Zotit të Vetëm. Nëse Ai ju ndërpret rrizkun e Tij, kush mund t’jua japë atë? Krijesat janë të pafuqishme që të sigurojnë furnizimin për vetveten, prandaj si mund t’ua sigurojnë atë të tjerëve?! Furnizuesi dhe Dhuruesi i çdo mirësie është Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm. Asnjë mirësi nuk mund të pritet prej dikujt tjetër, veç Tij. Është pikërisht Ai që e meriton adhurimin tonë. Por, a i nxit ky fakt qafirët që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar?!Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime. -Përkundrazi, ata zhyten edhe më thellë në ashpërsinë e tyre dhe kurrë nuk i zbusin zemrat për të përqafuar të vërtetën, madje vrapojnë si të çmendur për t’u larguar nga e vërteta, nga e vetmja rrugë e lumturisë së tyre.
Mülk 67:22
A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë për tokë,... -A është i udhëzuar në rrugën e drejtë ai që ecën i çoroditur në mjegullën e humbjes dhe i zhytur në kufër?! Në fakt, ky njeri e ka humbur aftësinë për të parë dhe dalluar të vërtetën nga e kota. Ai e sheh të vërtetën si të gabuar, ndërsa humbjen e sigurt e konsideron si rrugë të drejtë....apo ai që ecën me ekuilibër të plotë në Rrugën e Drejtë? -Apo është ai që e njeh të vërtetën e Zotit? Ky njeri i jep përparësi të vërtetës kundrejt çdo rruge tjetër. Ai punon për të zbatuar të gjitha udhëzimet e dhuruara prej Zotit Bujar. Ai është i qëndrueshëm dhe ecën i sigurt në rrugën e drejtë, të ndriçuar nga mësimet e Zotit dhe të Profetit të Tij. Fjalët, veprat dhe gjendjet e këtij njeriu janë sipas mësimeve të Zotit dhe me sinqeritet për Të, prandaj ai ecën i sigurt dhe me shpresë të madhe te Zoti i tij. Mjafton t’i hedhësh një shikim të shpejtë pasuesve të secilës rrugë, për të gjykuar rreth tyre. Duket ai që është në rrugën e drejtë dhe ai që sorollatet i pasigurt në errësirat e humbjes dhe të dëshpërimit. Gjendja e njerëzve flet shumë më mirë se gojët e tyre.
Mülk 67:23
Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe, në të njëjtën kohë, na fton që të tregohemi mirënjohës ndaj Tij dhe të njësojmë Atë me përkushtimin e çdo adhurimi.Thuaj: “Është Ai që ju krijoi, që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit...” -Është Allahu i Lartësuar Ai që ju bëri të ekzistoni nga mosekzistenca. Ai nuk pati asnjë ndihmëtar apo këshilltar në këtë çështje. Ai jo vetëm që ju solli në ekzistencë, por e plotësoi ekzistencën tuaj, duke ju dhuruar dëgjimin, shikimin dhe logjikën. Këto janë aftësitë më të mira të njeriut. Megjithëse këto dhurata kërkojnë një mirënjohje dhe falënderim të thellë, njeriu është mospërfillës, prandaj i Lartësuari thotë:...por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -Pra, të pakët janë mirënjohësit dhe e vogël është mirënjohja juaj.
Mülk 67:24
Thuaj: “Është Ai që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm tek Ai do të tuboheni!” -Kuptimi: Është Allahu i Lartësuar që ju mundësoi të shpërndaheni nëpër botë dhe që ju mundësoi jetesën në çdo vend. Nëpërmjet profetëve dhe librave të Tij, Ai ju sqaroi urdhrat dhe ndalesat e Tij, ju tregoi çdo gjë që ju mundëson lumturinë tuaj dhe ju furnizoi me çdo lloj mirësie nga mund të përfitoni. Pastaj ju bëri të ditur se do të vijë një ditë gjykimi, kur do të tuboheni të gjithë për t’u gjykuar dhe për t’u shpërblyer sipas veprave që keni bërë në këtë jetë. Por kryeneçët dhe të padrejtët e vënë në diskutim edhe këtë premtim të padiskutueshëm, prandaj pyesin me dyshim:
Mülk 67:25
Ata thonë: “Kur do të përmbushet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?” -Shiko se sa të padrejtë që tregohen! Ata konsiderojnë si të vetmin argument që mund të vërtetojë saktësinë dhe vërtetësinë e Ditës së Gjykimit pikërisht lajmin se kur do të jetë ajo.
Mülk 67:26
Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu, ndërsa unë jam veçse një paralajmërues, që ju qartësoj të vërtetën!” -Ata e dinë shumë mirë se këtë gjë e di vetëm Zoti i gjithësisë, por përsëri e kërkojnë dhe e duan ta përdorin si argument. Kjo është padrejtësi e hapur. Nuk ka asnjë lidhje mes vërtetësisë së këtij lajmi dhe kohës kur do të ndodhë. Vërtetësia e një lajmi provohet me argumente e fakte dhe, pa dyshim, Allahu i Lartësuar ka sjellë argumente dhe fakte të shumta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit; normalisht, për ata që dëgjojnë me vëmendje dhe synojnë udhëzimin e drejtë.
Mülk 67:27
Kur ta shohin atë(Xhehenemin)që t’u afrohet, fytyrat e jobesimtarëve do shëmtohen. -Mohimi i profetëve funksionon vetëm gjatë kësaj jete në dynja, sepse Ditën e Llogarisë dhe Shpërblimit me drejtësi, ditën kur ata të shohin dënimin pranë, ata do të binden se ajo që nuk donin ta besonin tashmë po ndodh realisht. Në ato momente, fytyrat e tyre do të ligështohen e shëmtohen. Këtë e shkakton frika dhe dëshpërimi që do t’u kaplojë shpirtin. Dëshpërimi i tyre do të arrijë kulmin kur ata të qortohen dhe kur t’u përmendet mohimi i tyre i padrejtë i të vërtetës, rreth së cilës folën dhe njoftuan profetët dhe librat e shenjtë.Dhe atyre u thuhet: “Ky është ai që ju kërkonit ta shihnit me sy.” -Kuptimi: Sot ju po e përjetoni plotësisht atë që padrejtësisht e shpërfillët dhe e latë në harresë, atë që nuk deshët ta besonit. Sot çështja për ju është shumë e qartë, por tashmë nuk keni më asnjë mundësi për t’i shpëtuar dënimit që po ju afrohet. Tani, nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të përjetoni atë që mund t’i shmangeshit, nëse do të mendonit mirë dhe do të bënit zgjidhjen e duhur. Refuzuesit e profetit Muhamed (a.s.), të cilët e shpërfillën ftesën dhe udhëzimin e sjellë prej tij nga Zoti i gjithësisë për mbarë njerëzimin, prisnin me padurim vdekjen apo vrasjen e tij. Ata prisnin ditë e natë një lajm të tillë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u bëjë këtyre mendjelehtëve një ftesë për t'u menduar më thellë.
Mülk 67:28
Thuaj: “Më tregoni ju, nëse Allahu ma merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?!” -Kuptimi: Edhe nëse ndodh ajo që prisni me aq ngut, pra, vdekja ime dhe e atyre që më pasojnë mua, duhet të kuptoni se kjo nuk përbën asnjë dobi apo arritje për ju. Ju duhet të kuptoni se ju keni bërë një krim të madh, që e bën të pashmangshëm ndëshkimin tuaj. Ju keni shpërfillur dhe mohuar shenjat dhe argumentet e vërteta të Allahut, të sjella nëpërmjet meje. Në këtë mënyrë, vdes apo jo Profeti, ju nuk mund t’i shpëtoni ndëshkimit të drejtë të Allahut të Lartësuar. Nëse Ai vendos me drejtësinë e Tij t’ju ndëshkojë, kush mund t’ju sigurojë mbrojtje e strehim?! Provoni të mendoni në këtë mënyrë, dhe shumë thjesht do të kuptoni se planet dhe përpjekjet tuaja për vrasjen time dhe të atyre që pasojnë dhe përhapin fjalën time janë të kota dhe të pafrytshme. Qëllimet tuaja kurrë nuk do të gjejnë zbatim, ndërsa planet tuaja nuk do t’ju ruajnë nga ndëshkimi, që e keni merituar dhe që po ju afrohet. Mohuesit e udhëzimit të sjellë nga Muhamedi (a.s.) prej Zotit të botëve pretendonin se udhëzimi i tyre ishte më i drejtë, ndërsa Profeti (a.s.) ishte në humbje. Ky pretendim nga ana e tyre shkaktoi mjaft luftëra e padrejtësi. Ata polemizuan ashpër, me armiqësi e urrejtje dhe me gjuhën e dhunës. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) e Tij që t’u rikujtojë këtyre kryeneçëve se me kë kanë të bëjnë:
Mülk 67:29
Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi. Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur. Kurse ju do ta kuptoni se kush është humbësi i vërtetë.” -Ai është i Gjithmëshirshmi dhe ne jemi adhuruesit e Tij të sinqertë e të përkushtuar. Devotshmëria jonë në rrugën që kemi nisur e ka burimin në besimin e sinqertë dhe mbështetjen e plotë tek i Përjetshmi, që nuk vdes kurrë. Udhëzimi që ne ofrojmë është i pakundërshtueshëm, sepse edhe devotshmëria që ne i kushtojmë Atij është e pathyeshme. Kjo është një ftesë për të medituar rreth këtij fakti të rëndësishëm, për të gjykuar drejt se cili është udhëzimi i drejtë që duhet të ndiqet, dhe cilët janë rrugët e humbjes, të cilave duhet t’u largohesh. Dallimi mes pasuesve të Rahmanit dhe pasuesve të humbjes është, së pari, deklarimi gjithëpërfshirës dhe madhështor: “Atij i kemi besuar”. Imani është pranim dhe miratim i sinqertë i çdo gjëje që duhet besuar, dhe vërtetim i këtij besimi nëpërmjet veprave të brendshme dhe të jashtme. Së dyti, është mbështetja (et-teuekkul) e plotë vetëm tek Allahu për arritjen e çdo të mire dhe për të larguar e shpëtuar nga çdo e keqe. Kjo është një nga veprat e zemrës, prandaj e përfshin koncepti “iman”. Siç e thamë, edhe et-teuekkul bën pjesë në iman, por ai përmendet i veçuar në këtë ajet, ashtu si edhe në shumë ajete të tjera. Përse? Arsyeja është se të gjitha veprat e tjera, qoftë ato që qëndrojnë në themel të imanit, qoftë ato plotësuese të imanit, kanë nevojë për teuekkul, domethënë për mbështetjen dhe kërkimin e ndihmës nga Allahu i Gjithëpushtetshëm. Asnjë vepër nuk mund të niset, nuk mund të vazhdojë dhe as të kryhet në formën e saj më të mirë dhe më të plotë, pa patur së pari teuekkul-in. Pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj pune të zemrës, ajo është përmendur në mënyrë të veçantë, si cilësi dalluese e të drejtudhëzuarve. Argument që tregon se teuekkul-i është pjesë e imanit, është fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë”. Kështu, argument për praninë e besimit në zemër është teuekkul-i ose mbështetja e plotë tek i Gjithëpushtetshmi Mëshirëplotë, për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Këto janë cilësitë e Profetit (a.s.) dhe të atyre që pasojnë atë: Besimi i sinqertë dhe pa mëdyshje, i bazuar në dije të saktë dhe të sigurt prej Zotit, si edhe mbështetja e plotë tek i Plotpushtetshmi Mëshirëplotë në zbatimin dhe përhapjen kudo në botë të këtij udhëzimi të pakrahasueshëm dhe mbizotërues ndaj çdo udhëzimi tjetër. Këto dy cilësi janë formula e vetme e lumturisë së njeriut. Ndërsa cilësitë e armiqve dhe kundërshtarëve të profetëve janë krejt të kundërta. Kësisoj, vetëm duke vëzhguar me kujdes se çfarë ofrojnë të dy palët, mund të gjykosh shumë thjesht se cilët janë në udhën e lumturisë dhe cilët në rrugët e shkatërrimit dhe trishtimit të përjetshëm. Pastaj Allahu i Lartësuar na rikujton një fakt shumë të rëndësishëm, për të gjykuar dhe për të marrë një vendim të drejtë. Ai na kujton se është i vetmi që sjell mirësitë në këtë jetë dhe në tjetrën. Ai ka veçuar në këtë ajet mirësinë e ujit, si burim i jetës së gjithçkaje. Allahu i Lartësuar thotë:
Mülk 67:30
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” -Kuptimi: Nëse uji fshihet nëpër tokë e në brendësi të saj, kush do t’ju sjellë juve ujë që të pini apo që të ujisni bimësinë e kafshët tuaja? Kjo pyetje nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë, që t’i japësh përgjigjen. Pra, askush nuk mund t’jua japë atë, veç Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mëshirë-plotë.
Kalem 68:1
Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” -Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri.
Kalem 68:2
Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur! -Kuptimi: Me mirësitë e shumta të Zotit tënd mbi ty, ti nuk mund të jesh i çmendur. Allahu i Lartësuar të dalloi ty duke të dhuruar një mendje të plotë dhe të shëndoshë, një arsyetim të shëndetshëm, me fjalë të drejta dhe të prera. Madje, Ai të dhuroi ty, o Muhamed, më të mirat fjalë që janë shkruar ndonjëherë nga kalemi dhe që bota i ka ruajtur. Allahu i Lartësuar të dhuroi ty Kur'anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret:
Kalem 68:3
Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë! -Do të kesh shpërblim të madh dhe të vazhdueshëm. Në gjuhën arabe, fjala “exh'ran” - shpërblim, kur është në trajtën e pashquar tregon që ky shpërblim është i madh. Shpërblimi, gjithashtu, është cilësuar si “gajru memnûn” - i pandërpre-rë, i vazhdueshëm. Ky shpërblim i madh dhe i pandërprerë vjen si fryt i veprave të mrekullueshme dhe i moralit të shkëlqyer të profetit Muhamed (a.s.), siç thotë i Madhëruari më tej:
Kalem 68:4
Vërtet, ti ke një moral te lartë. -Domethënë: Ti qëndron shumë lart me moralin tënd, me të cilin të pajisi Zoti yt, si mirësi dhe bamirësi prej Tij. Morali i Profetit (a.s.) ishte Kur'ani, siç e ka përshkruar Aishja, Nëna e besimtarëve, kur e pyetën për këtë gjë. Mjafton, gjithashtu, për ta kuptuar më mirë, që të lexojmë edhe ajete të tjera të Kur'anit, si p.sh.: “Tregohu falës, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” [El ea'raf 199, 200]. “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” [Al Imran 159]. “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Si këto, ka edhe shumë ajete të tjera, që tregojnë se Profeti (a.s.) kishte virtytet më të larta njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, ajetet që nxisin për virtyte të larta të kujtojnë se vetë Profeti (a.s.) qëndronte në gradën më të lartë të tyre. Ai ishte i pari dhe më i ploti në moral. Profeti (a.s.) ishte i thjeshtë, i butë dhe shumë pranë njerëzve. Ai i përgjigjej ftesës së çdokujt që e ftonte. Ai gjykonte dhe plotësonte kërkesat e atyre që i kërkonin ndihmë. Gjithmonë ia qetësonte zemrën atij që i kërkonte diçka dhe kurrë nuk ia thyente zemrën apo ta kthente bosh dhe të dëshpëruar. Kur shokët i kërkonin diçka, ai gjithmonë pëpiqej që t’i kënaqte dhe t’ua plotësonte kërkesën, nëse nuk ishte e ndaluar. Nëse duhej të vendoste për diçka, nuk bënte me kokën e vet, por gjithmonë këshillohej me shokët. Profeti (a.s.) dinte të përgëzonte vepërmirët dhe të falte gabimtarët. Nëse ulej me dikë, ishte shembullor dhe jepte maksimumin për ta kënaqur tjetrin. Kurrë nuk e ngryste fytyrën dhe kurrë nuk tregohej i ashpër në fjalë. Buzëqeshte gjithmonë dhe asnjëherë nuk gërmonte te gabimet e tjetrit. Nuk mbante qëndrim ndaj ashpërsisë së bashkëfolësit, por tregonte durim dhe tolerancë. Duke qenë se armiqtë e tij e fyen duke shpifur për të se ishte i çmendur, pavarësisht se Allahu i Lartësuar e ngriti dhe e përsosi atë në të gjitha aspektet, i Lartësuari thotë:
Kalem 68:5
Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur. -Është shumë e qartë se Profeti (a.s.) ishte njeriu më i udhëzuar, më i ploti në vetvete dhe më i dobishmi për të tjerët. Ndërsa armiqtë e tij ishin njerëzit më të humbur dhe më të dëmshëm për veten e vet dhe për të tjerët. Ata sprovuan njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, adhuruesit e Zotit, duke dashur t’i devijonin nga rruga e drejtë. Por mjafton që Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth kësaj të vërtete, sepse Ai është Llogaritësi i shpejtë, që shpërblen me drejtësi.
Kalem 68:6
Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur. -Është shumë e qartë se Profeti (a.s.) ishte njeriu më i udhëzuar, më i ploti në vetvete dhe më i dobishmi për të tjerët. Ndërsa armiqtë e tij ishin njerëzit më të humbur dhe më të dëmshëm për veten e vet dhe për të tjerët. Ata sprovuan njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, adhuruesit e Zotit, duke dashur t’i devijonin nga rruga e drejtë. Por mjafton që Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth kësaj të vërtete, sepse Ai është Llogaritësi i shpejtë, që shpërblen me drejtësi.
Kalem 68:7
S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë. -Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresë-dhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.
Kalem 68:8
Allahu i Lartësuar i thotë Profetit të Tij:Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët! -Kuptimi: Mos iu bind atyre që të mohuan dhe të refuzuan armiqësisht dhe padrejtësisht, sepse ata nuk e meritojnë. Ata kërkojnë veçse gjëra që iu përshtaten epsheve dhe pasioneve të tyre. Ata synojnë dhe dëshirojnë veçse të kotën. Kush iu bindet atyre shkon me këmbët e veta drejt rrugës që e dëmton. Kjo është një ndalesë që përfshin bindjen ndaj çdo lloj gënjeshtari dhe mohuesi të profetëve. Ajo përfshin, gjithashtu, çdo bindje ndaj së kotës dhe mashtrimit, edhe pse shkaku i ajetit është një rast i veçantë. Idhujtarët i kërkuan Profetit që ai të heshtte dhe të mos vinte në dukje të metat e idhujve të tyre dhe, në këmbim të kësaj, ata do të heshtnin ndaj tij, siç thotë i Lartësuari:
Kalem 68:9
Ata do të dëshironin që ti të bësh lëshime, që edhe ata të bëjnë lëshime. -Kuptimi: Idhujtarët do të dëshironin shumë sikur ti ”tud’hinu”, pra, të heshtësh, të mbyllësh sytë, t’i miratosh ata në të kotën e tyre, qoftë me fjalë apo me vepra, apo qoftë edhe me heshtjen tënde, për rastet kur është detyrë qartësimi i së vërtetës. Nëse do të bëje një gjë të tillë, edhe ata do të uleshin dhe do të të miratonin. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin që të mos u bindej atyre, por të zbatonte vetëm urdhrat e Tij, duke shfaqur hapur dhe me krenari fenë e të Lartësuarit. Sigurisht, shfaqja e së vërtetës nënkupton edhe qartësimin e së kotës dhe hedhjen poshtë të çdo gjëje që është në kundërshtim me të vërtetën.
Kalem 68:10
Mos e respekto asnjë që betohet shumë dhe është i poshtëruar... -Mos i dëgjo ata që përbetohen shumë, sepse e bëjnë këtë vetëm ngaqë janë mashtrues të mëdhenj. Si të tillë, ata janë të poshtër dhe me qëllime të ulëta. Ata nuk kanë ndonjë synim për vepra të mira, por vetëm për të plotësuar epshet dhe dëshirat e tyre kafshërore.
Kalem 68:11
...që është përgojues e përhap fjalë ngatërrestare ndër njerëz...” -Mos dëgjo as ata që janë fyes e ofendues të mëdhenj, duke mbajtur nëpër gojë të tjerët dhe duke i tallur ata. As ata që përhapin fjalë ngatërrestare mes njerëzve, domethënë, me qëllim për të futur armiqësi dhe urrejtje mes tyre.
Kalem 68:12
...që është pengues i mirësive, armiqësor e gjynahqar i madh,... -Mos iu bind as atyre që janë dorështrënguar me të mirën, domethënë, që nuk japin atë gjë që e kanë për detyrë ta japin, siç janë shpenzimet e domosdoshme për jetesë, kompensimet e detyrueshme ligjore e fetare, zekati etj. Mos iu bind as atyre që janë armiqësorë e agresivë, të cilët, me padrejtësitë e tyre ndaj krijesave, i tejkalojnë kufijtë, duke shkelur mbi gjakun, pasurinë dhe nderin e tyre. Të tillët janë edhe ‘ethîm’, njerëz që bëjnë shumë gjynahe kundrejt Allahut të Lartësuar. Pra, me gjynahet e tyre, ata shkelin edhe të drejtat e Krijuesit.
Kalem 68:13
...shumë i vrazhdë dhe, përveç këtyre, nuk i dihet baba, -Ata janë të ashpër dhe shumë të egër ndaj krijesave. Ata nuk i nënshtrohen kurrë të vërtetës dhe të drejtës. Veç kësaj, janë edhe kopilë, domethënë, që nuk iu njihen baballarët. Prej këtyre njerëzve nuk pritet asnjë e mirë, asnjë sukses dhe shpëtim, sepse cilësitë e tyre janë tipike të poshtra. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’i bindemi çdokujt që bart të tilla cilësi, pra, që betohet shumë dhe është gjynahqar i madh, i poshtër dhe i ulët, sidomos kur është nga ata që i pëlqen vetja e është mendjemadh, që nuk pranon të vërtetën dhe kërkon të qëndrojë mbi të tjerët, që përbuz dhe përqesh njerëzit, që hap fjalë ngatërrestare, që bën padrejtësi të shumta ndaj krijesave dhe gjynahe ndaj Allahut të Lartësuar. Në fakt, edhe pse janë shpallur për njerëz të veçantë mes idhujtarëve të kohës së Profetit, si Ibn Mugira e të tjerë si ai, këto ajete janë të përgjithshme dhe vlejnë për këdo që ka të tilla cilësi, sepse Kur'ani u shpall si udhëzim dhe këshillë për të gjithë njerëzimin, nga i pari deri tek i fundit. Shpesh ajetet janë shpallur për shkak të ndonjë personi apo çështjeje të veçantë, por qëllimi i tyre është që të nxirret dhe caktohet një rregull i përgjithshëm, për raste që janë të ngjashme. Thotë i Lartësuari:
Kalem 68:14
Vetëm pse ka pasuri e djem! -Ai tejkalon kufijtë dhe tregohet mendjemadh ndaj së vërtetës, për shkak të pasurisë dhe pasardhësve të shumtë që ka. Ai e refuzon të vërtetën, edhe pse ajo i paraqitet shumë e qartë. Madje, me paturpësi, ai e konsideron atë si përrallë të hershme:
Kalem 68:15
Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!” - Ai i trajton ajetet e Allahut si të ishin trillime, që mund të pranohen apo të refuzohen. Por Allahu i Lartësuar e kërcënon këdo që ka të tilla cilësi, duke thënë:
Kalem 68:16
Ne do ta damkosim atë në hundë! -Allahu i Lartësuar do t’i japë një ndëshkim të dukshëm, në vendin më të vështirë të trupit, pra, në fytyrën e tij.
Kalem 68:17
Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit... -Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon mënyrën se si i ka sprovuar mohuesit e së vërtetës. Ai i sprovoi ata duke u dhënë shumë të mira dhe duke i afatizuar. Ai u dhuroi pasuri, fëmijë, jetë të gjatë e shumë gjëra që përmbushnin dëshirat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk e bëri këtë për t’i nderuar ata, por për t’i afruar dalëngadalë drejt ndëshkimit befasues. Vetëmashtrimi i tyre me këto mirësi, të cilat i patën si sprovë, është i ngjashëm me atë çfarë u ndodhi pronarëve të kopshtit. Në fakt, flitet për disa njerëz, që ishin pronarë të përbashkët të një kopshti. Kur u poqën frutat dhe pemët ishin rënduar prej tyre, erdhi koha e vjeljes. Tashmë, pronarët ishin të sigurt se kjo pasuri ishte në duart e tyre, prandaj:
Kalem 68:18
...u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” -Të ngazëllyer, ata menduan se tashmë askush nuk do të mund t’i ndalte nga marrja e atyre të mirave, prandaj u betuan se të nesërmen do të shkonin të vilnin prodhimin aq të shumë pritur. Por ata nuk thanë: “Inshâallâh”- “Në dashtë Allahu”. Ata nuk e menduan se Allahu qëndron gjithmonë në pritë dhe se ndëshkimi i Tij do të shkonte në kopsht para tyre. Thotë i Drejti dhe i Urti:
Kalem 68:19
Atëherë, atë(kopshtin)e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë... -Gjatë natës, kur ata ishin në gjumë, zbriti një ndëshkim dhe e shkatërroi të gjithë kopshtin.
Kalem 68:20
...dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët. -Kopshti u nxi, si një natë e errët. Pemët dhe frytet e tyre u zhdukën. Por pronarët nuk kishin marrë vesh gjë dhe nuk e prisnin këtë realitet të dhembshëm, prandaj në agim i thanë fshehtas njëri-tjetrit:
Kalem 68:21
Ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” -Ata u nisën drejt pronës së tyre plot dëshirë për pasurinë që i priste.
Kalem 68:22
Ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” -Ata u nisën drejt pronës së tyre plot dëshirë për pasurinë që i priste.
Kalem 68:23
Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” -Kështu, ata diskutonin fshehtas mes njëri-tjetrit që të pengonin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre. Ata nxisnin njëri-tjetrin që të vilnin frytet herët në mëngjes, para se të zgjoheshin e të dilnin njerëzit, e që të ndalonin fukarenjtë të merrnin ndonjë gjë nga pasuria e tyre. Ata flisnin fshehtas, me zë të ulët, nga frika se mos i dëgjonte kush dhe lajmëronte fukarenjtë.
Kalem 68:24
Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” -Kështu, ata diskutonin fshehtas mes njëri-tjetrit që të pengonin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre. Ata nxisnin njëri-tjetrin që të vilnin frytet herët në mëngjes, para se të zgjoheshin e të dilnin njerëzit, e që të ndalonin fukarenjtë të merrnin ndonjë gjë nga pasuria e tyre. Ata flisnin fshehtas, me zë të ulët, nga frika se mos i dëgjonte kush dhe lajmëronte fukarenjtë.
Kalem 68:25
U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste. -Kjo ishte gjendja e tyre në momentin kur u nisën për të vjelë frytet: të pamëshirshëm dhe zemërgurë. Ata ishin të vendosur që të mos e jepnin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre, edhe pse i kishin mundësitë që ta jepnin atë.
Kalem 68:26
Por kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!” -Kur e panë kopshtin e tyre në atë gjendje, nga tronditja e madhe që pësuan, nuk po u besonin syve. Ata menduan se kishin humbur rrugën dhe kishin shkuar tjetërkund, pasi ai nuk mund të ishte kopshti i tyre. Por kur u qetësuan, thanë:
Kalem 68:27
Jo, kemi humbur atë që kishim! -Kështu, ata e kuptuan se ky qe një ndëshkim. Në këto momente, më i miri dhe më i drejti mes tyre i qortoi duke thënë:
Kalem 68:28
Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” -Ai i qortoi ata pse nuk kishin madhëruar Allahun e Lartësuar, duke i mohuar çdo cilësi që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ata nuk duhej të mendonin se ishin të pavarur nga i Plotpushtetshmi. Ata mund të vepronin veçse me lejen e Tij, prandaj duhej të thonin: “Inshâallâh!” – “Në dashtë Allahu!”. Ata duhej të kujtonin dhe të pranonin me përulje faktin se asnjë dëshirë e tyre nuk mund të realizohet pa ndihmën e Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mbizotërues mbi gjithçka.
Kalem 68:29
Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”. -Ata u penduan dhe u kthyen në rrugën e drejtë, por tashmë ndëshkimi kishte rënë në kopshtin e tyre dhe nuk kthehej pas. Tesbîĥ-u dhe pranimi i fajit do t’u vlente për faljen e gjynaheve, pasi pendimi i tyre ishte vërtet shumë i madh.
Kalem 68:30
Dhe më pas iu kthyen njëri-tjetrit me qortime... -Ata iu kthyen njëri-tjetrit me qortime për atë që kishin bërë. Ata kishin shpërfillur të drejtën e Allahut dhe të drejtën e të varfërve në pasurinë e tyre, por e pranuan se kishin kaluar çdo kufi:
Kalem 68:31
...duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë!” -Ata qortuan veten dhe shprehën pendimin që kishin shkelur të drejtat e Allahut dhe të krijesave.
Kalem 68:32
“Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi. Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë.” -Ata shprehën shpresën e tyre se Allahu i Lartësuar do t'ua zëvendësonte atë që humbën me diçka më të mirë, prej bamirësisë së Tij. Ata dhanë fjalën se, nga ai çast e tutje, gjithmonë do të synonin kënaqësinë e Allahut. Nëse e kanë mbajtur fjalën, sigurisht që Allahu i Lartësuar do t'ua ketë zëvendësuar në këtë jetë atë që humbën, duke e realizuar shpresën e tyre, pasi çdokush që e lut Allahun me sinqeritet nga zemra, duke shpresuar dhe duke punuar që të kënaqë Atë, pa dyshim që do ta marrë atë që kërkon. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke qartësuar atë që ndodhi, thotë:
Kalem 68:33
Ja, i tillë do të jetë dënimi. -Ky është ndëshkimi në këtë jetë për këdo që kryen të tilla vepra. Allahu i Lartësuar e privon robin nga ato të mira me të cilat e ka kaluar kufirin dhe është treguar i pabindur, duke i dhënë përparësi kësaj jete kundrejt kënaqësisë së Allahut dhe jetës tjetër. Le ta dijë çdokush që i ka këto cilësi, se Allahu i Lartësuar mund t’ia largojë nga duart e tij ato pasuri e të mira që i zotëron pikërisht në momentet kur ai do të jetë tejet i nevojshëm për to.Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin! -Duhet të kujtoni gjithashtu edhe diçka tjetër: ndëshkimi i ahiretit është më i madh se ai i kësaj dynjaje. Nëse jeni të sigurt rreth kësaj çështeje, pa dyshim do të tregoheni shumë të kujdesshëm, që të shpëtoni nga ndëshkimi.
Kalem 68:34
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë kopshte të begatshme te Zoti i tyre. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë ka përgatitur për të devotshmit, të cilët i ruhen kufrit dhe mosbindjes ndaj Tij. Për ta janë përgatitur mirësi të shumta dhe të pashtershme, një jetë e këndshme dhe e sigurt nga çdo e keqe dhe, mbi të gjitha, përjetësia pranë Zoti Bujar e Madhështor.
Kalem 68:35
A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët?! -Allahu i Lartësuar na kujton se urtësia e Tij absolute nuk mund t'i konsiderojë njëlloj muslimanët, që janë të dorëzuar dhe të përkushtuar ndaj të Adhuruarit të tyre të vetëm, që janë të bindur ndaj urdhrave të Tij dhe që me përgjërim kërkojnë kënaqësinë e Tij, me kriminelët, që janë të zhytur në gjynahe ndaj Allahut të Madhëruar, të përhumbur në kufër dhe në shpërfilljen e argumenteve të Tij, të egër ndaj Profetit të Tij dhe luftues kundër të dashurve të Tij. Çdokush që mendon se Allahu i Lartësuar do të gjykojë njëlloj mes tyre ka një mendim shumë të keq për Allahun e Urtë dhe të Gjithëditur. Gjykimi i tij është i kotë dhe i ulët, siç thotë i Lartësuari:
Kalem 68:36
Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çka të dëshironi?! -Këta kriminelë nuk kanë asnjë bazë për të mbështetur gjykimin e tyre të padrejtë. Ata nuk kanë ndonjë libër, ku të lexojnë dhe të mësojnë se do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Ata nuk kanë as ndonjë premtim nga i Madhëruari, që t'u japë siguri se gjykimi i tyre është i drejtë. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:
Kalem 68:37
Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çka të dëshironi?! -Këta kriminelë nuk kanë asnjë bazë për të mbështetur gjykimin e tyre të padrejtë. Ata nuk kanë ndonjë libër, ku të lexojnë dhe të mësojnë se do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Ata nuk kanë as ndonjë premtim nga i Madhëruari, që t'u japë siguri se gjykimi i tyre është i drejtë. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:
Kalem 68:38
Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çka të dëshironi?! -Këta kriminelë nuk kanë asnjë bazë për të mbështetur gjykimin e tyre të padrejtë. Ata nuk kanë ndonjë libër, ku të lexojnë dhe të mësojnë se do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Ata nuk kanë as ndonjë premtim nga i Madhëruari, që t'u japë siguri se gjykimi i tyre është i drejtë. Prandaj i Madhëruari thotë më tej:
Kalem 68:39
A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?! -Ata nuk kanë as ndonjë ndihmues, për të arritur ato që dëshirojnë. Madje, le t’i paraqesin këta ndihmës, nëse janë të sigurt në pretendimet e tyre.
Kalem 68:40
Pyeti: “Cili prej tyre jua siguron atë?” Apo kanë ortakë, që u japin siguri?! Le t’i sjellin “ortakët” e vet, nëse thonë të vërtetën! -Dihet shumë mirë se e gjitha kjo është e pamundur. Ata nuk kanë libër të sigurt, ku të mbështeten, nuk kanë premtim nga Allahu i Lartësuar për shpëtim, nuk kanë as ndihmës, që garantojnë ndihmën e tyre. Prandaj, pretendimet e tyre janë boshe dhe të pabaza. Fjalia e parë është një pyetje, por që në të njëjtën kohë mohon mundësinë që dikush të mund të marrë përsipër një pozitë të tillë të pamundur dhe, si përfundim, askush nuk mund të mbështetet në një arsyetim të tillë.
Kalem 68:41
Pyeti: “Cili prej tyre jua siguron atë?” Apo kanë ortakë, që u japin siguri?! Le t’i sjellin “ortakët” e vet, nëse thonë të vërtetën! -Dihet shumë mirë se e gjitha kjo është e pamundur. Ata nuk kanë libër të sigurt, ku të mbështeten, nuk kanë premtim nga Allahu i Lartësuar për shpëtim, nuk kanë as ndihmës, që garantojnë ndihmën e tyre. Prandaj, pretendimet e tyre janë boshe dhe të pabaza. Fjalia e parë është një pyetje, por që në të njëjtën kohë mohon mundësinë që dikush të mund të marrë përsipër një pozitë të tillë të pamundur dhe, si përfundim, askush nuk mund të mbështetet në një arsyetim të tillë.
Kalem 68:42
Ditën kur të zbulohet Kërciri... -Ditën e Kijametit, kur të fillojnë dridhjet, tmerret dhe ankthet që nuk mund të imagjinohen, atëherë kur Allahu i Lartësuar do të vijë për të dhënë gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi mes krijesave, atë ditë Allahu i Lartësuar do të zbulojë atë që quhet ‘Essâķ’, pra, Kërcirin e Tij, që nuk i përngjan asgjëje që Ai ka krijuar. Atë ditë krijesat do të shohin prej madhështisë së Allahut shenja që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Pikërisht në të tilla gjendje që ta zbrazin shpirtin dhe zemrën, ata ftohen për të rënë në sexhde para të Madhëruarit. Thotë i Lartësuari:...dhe ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden. Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi... -Pas kësaj ftese, të gjithë besimtarët të cilët edhe në këtë jetë kanë rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar me dëshirë dhe me bindje, do të bien në atë sexhde shumë madhështore dhe qetësuese. Ndërsa kriminelët qafirë dhe munafikë nuk do të munden që të bien në sexhde. Shpinat e tyre do të bëhen të forta e të ngurta si brirët e lopëve, kështu që nuk do të mund të përkulen. Ky është një shpërblim i merituar për ta, sipas veprave që kanë bërë....Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin të aftë. -Ata ftoheshin vazhdimisht në dynja për të rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar dhe për ta adhuruar Atë si Një i vetëm. Ata i kishin të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, por, me arrogancë, i kthenin shpinën kësaj ftese të Zotit të tyre. Atëherë, mos pyet për gjendjen e tyre fatkeqe dhe për përfundimin e tyre të frikshëm. Allahu është i zemëruar me ta dhe ndëshkimi është bërë tashmë i pakthyeshëm për ta. Shpresat, mundësitë dhe mjetet e tyre nuk bëjnë më dobi. Madje edhe pendimi apo kërkimi i faljes janë të pavlefshme atë ditë. Këto përshkrime mjaftojnë për ta shqetësuar zemrën në mënyrë të tillë që ajo t'u largohet gjynaheve dhe mosbindjes dhe të kthehet e penduar dhe e nënshtruar te Zoti i saj, përderisa ka ende kohë. Çdokush që ka siguri në fjalën e Zotit përpiqet të arrijë ato gjëra që ka lënë mangët.
Kalem 68:43
Ditën kur të zbulohet Kërciri... -Ditën e Kijametit, kur të fillojnë dridhjet, tmerret dhe ankthet që nuk mund të imagjinohen, atëherë kur Allahu i Lartësuar do të vijë për të dhënë gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi mes krijesave, atë ditë Allahu i Lartësuar do të zbulojë atë që quhet ‘Essâķ’, pra, Kërcirin e Tij, që nuk i përngjan asgjëje që Ai ka krijuar. Atë ditë krijesat do të shohin prej madhështisë së Allahut shenja që nuk mund të shpjegohen me fjalë. Pikërisht në të tilla gjendje që ta zbrazin shpirtin dhe zemrën, ata ftohen për të rënë në sexhde para të Madhëruarit. Thotë i Lartësuari:...dhe ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden. Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi... -Pas kësaj ftese, të gjithë besimtarët të cilët edhe në këtë jetë kanë rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar me dëshirë dhe me bindje, do të bien në atë sexhde shumë madhështore dhe qetësuese. Ndërsa kriminelët qafirë dhe munafikë nuk do të munden që të bien në sexhde. Shpinat e tyre do të bëhen të forta e të ngurta si brirët e lopëve, kështu që nuk do të mund të përkulen. Ky është një shpërblim i merituar për ta, sipas veprave që kanë bërë....Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin të aftë. -Ata ftoheshin vazhdimisht në dynja për të rënë në sexhde për Allahun e Lartësuar dhe për ta adhuruar Atë si Një i vetëm. Ata i kishin të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, por, me arrogancë, i kthenin shpinën kësaj ftese të Zotit të tyre. Atëherë, mos pyet për gjendjen e tyre fatkeqe dhe për përfundimin e tyre të frikshëm. Allahu është i zemëruar me ta dhe ndëshkimi është bërë tashmë i pakthyeshëm për ta. Shpresat, mundësitë dhe mjetet e tyre nuk bëjnë më dobi. Madje edhe pendimi apo kërkimi i faljes janë të pavlefshme atë ditë. Këto përshkrime mjaftojnë për ta shqetësuar zemrën në mënyrë të tillë që ajo t'u largohet gjynaheve dhe mosbindjes dhe të kthehet e penduar dhe e nënshtruar te Zoti i saj, përderisa ka ende kohë. Çdokush që ka siguri në fjalën e Zotit përpiqet të arrijë ato gjëra që ka lënë mangët.
Kalem 68:44
Pra, m'i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur'an! -Ky është një kërcënim vërtet i frikshëm. Allahu i Lartësuar thotë: Më lër Mua vetëm për vetëm me ata që e mohojnë dhe e hedhin poshtë Kur'anin dhe mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për ta, se dënimi i përgatitur për ta është shumë i rëndë.
Kalem 68:45
Ne do t’i afrojmë ata gradualisht(drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i afron gradualisht ata drejt një ndëshkimi, që ata as nuk arrijnë ta imagjinojnë dhe, gjithashtu, i afatizon ata. Ai i furnizon me pasuri dhe fëmijë, ua shton stolitë e kësaj bote, që ata të kënaqen dhe të vazhdojnë në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit. Ky është kurthi i Allahut për armiqtë jobesimtarë, dhe kurthi i Tij është i fortë e i pathyeshëm. Ai ka për t’i ndëshkuar ata në përmasa që ata as mund ta mendojnë tani.
Kalem 68:46
A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata të rëndohen nga shpenzimet?! - Largimi tyre prej teje është i pa justifikueshëm. Edhe për neverinë që shprehin dhe mosbesimin ndaj së vërtetës, ku ti i fton, ata nuk mund të shfaqin asnjë shkak të pranueshëm e të qenësishëm. Ti po u mëson atyre besimin e drejtë dhe po i fton në rrugën e së mirës, pa iu kërkuar asnjë lloj shpërblimi, por thjesht se kështu është më mirë edhe për ta. Ata nuk rëndohen aspak nga ftesa jote. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye që të justifikojë mosbesimin e tyre.
Kalem 68:47
Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?! -Ata, gjithashtu, nuk kanë ndonjë premtim nga Zoti i gjithësisë që u siguron se do të kenë shpërblime të mëdha prej Tij. Ata janë thjesht një grup mohuesish kryeneçë dhe të padrejtë, që nuk kanë as dëshirën më të vogël për të ndryshuar dhe për t’u kthyer te Zoti i tyre, prandaj nuk mbetet gjë tjetër veçse të kalisësh durimin për t'u përballur me padrejtësitë e tyre. I Madhëruari i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:
Kalem 68:48
Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd... -Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, qoftë për përcaktimet e Tij, qoftë për detyrimet fetare. Bëj durim në çdo vështirësi që do të hasësh dhe mos u zemëro apo të shprehësh pakënaqësi ndaj përcaktimit të Zotit tënd. Pranoje gjithçka me zemër të nënshtruar dhe të kënaqur plotësisht me urdhrin e Zotit të saj....dhe mos u bëj si ai i peshkut... -Këtu bëhet fjalë për Junus Ibn Mettâ-n (a.s.). Pra, mos u bëj si ai, në gjendjen ku arriti, e cila u bë shkak që të qëndronte më pas në barkun e peshkut. Ai nuk bëri durim ndaj popullit të tij, ashtu siç pritej dhe kërkohej prej tij, por u largua i zemëruar prej tyre. Më pas, kur hipi në një anije, njerëzit që ishin në të u detyruan që të lehtësonin anijen nga pesha e rëndë. Për të zgjedhur se cili do të hidhej në det, ata hodhën short. Shorti i ra Junusit, të cilin, kur e hodhën në det, atë e gëlltiti një peshk i madh....kur u lut, në atë gjendje trishtimi. -Ai u dëshpërua mjaft në barkun e peshkut, prandaj filloi të lutej duke thënë: “Lâ ilâhe il-lâ Ente! Sub'ĥâneke! Innî kuntu mineđh-đhâlimîn” (Nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Teje! Ti je larg çdo të mete! Nuk ka dyshim se unë isha prej të padrejtëve!). Atëherë, Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij dhe e urdhëroi peshkun që ta nxirrte atë në tokë të hapur. Junusi ishte i sëmurë dhe Allahu i Lartësuar bëri që pranë tij të mbinte një kungull. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:
Kalem 68:49
Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajsuar. -Nëse Allahu i Lartësuar, me mëshirën e Tij, nuk do ta shpëtonte Junusin, ai do të flakej në një tokë të shkretë i fajësuar. Por me mëshirën e Tij, Allahu e shpëtoi atë dhe e bëri që të jetë i lëvduar ndër njerëz. Gjendja e Junusit pas kësaj sprove ishte më e mirë se para saj, prandaj i Madhëruari thotë:
Kalem 68:50
Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve. -Allahu i Lartësuar e dalloi, e zgjodhi dhe e shpëtoi atë nga çdo fatkeqësi dhe mangësi. Ai e bëri atë prej ŝâliĥîn-ëve, veprat, fjalët dhe qëllimet e të cilëve janë të mira. Edhe Muhamedi (a.s.) bëri durim dhe e zbatoi plotësisht urdhrin e Zotit të tij, ashtu si askush tjetër në këtë botë, prandaj Allahu i Lartësuar e nderoi atë duke i premtuar fitore dhe një përfundim të mirë.
Kalem 68:51
Ata që nuk besojnë gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre... -Armiqtë nuk mundën të arrinin qëllimet e tyre kundër Profetit të nderuar, megjithëse u përpoqën me çdo mënyrë, me vepra dhe me fjalë. Aq e madhe ishte urrejtja e tyre për të, saqë ata gati sa nuk e dëmtonin me shikimet e tyre, të mbushura plot smirë, urrejtje e armiqësi. Por ndihmëtari dhe ruajtësi i tij ishte Allahu i Lartësuar. Deri këtu shkonte persekutimi i tyre me vepra, ndërsa me fjalë:...thonë: “Ai është i marrë!” -Ata flisnin ashtu siç ua diktonte zemra e tyre e mbushur me mohim. Herë thonin se ai ishte i çmendur, herë thonin magjistar e herë të tjera poet.
Kalem 68:52
Po ai(Kur'ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët. -Kur'ani madhështor është veçse kujtim e këshillë për botën. Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit kujtohen për të arritur mirësitë e fesë dhe të dynjasë së tyre.
Hakka 69:1
El Hãkkah! Çfarë është El Hãkkah?! -El Hãkkah është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Quhet kështu sepse është ditë e pashmangshme dhe se gjatë saj do të shfaqen hapur të gjitha të vërtetat, madje edhe ato që mbahen fshehur në gjoks. Allahu i Lartësuar ia shton rëndësinë kësaj dite, duke e përsëritur emrin e saj dhe duke pyetur:
Hakka 69:2
El Hãkkah! Çfarë është El Hãkkah?! -El Hãkkah është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Quhet kështu sepse është ditë e pashmangshme dhe se gjatë saj do të shfaqen hapur të gjitha të vërtetat, madje edhe ato që mbahen fshehur në gjoks. Allahu i Lartësuar ia shton rëndësinë kësaj dite, duke e përsëritur emrin e saj dhe duke pyetur:
Hakka 69:3
E ku mund ta dish ti se ç’është El Hãkkah?! -Rëndësia e saj është shumë e madhe dhe tmerri që ajo sjell është i papërshkrueshëm. Aq e rëndësishme është kjo ditë, saqë Allahu i Lartësuar ka shkatërruar shumë popuj që nuk i kanë besuar vërtetësisë së saj që në këtë dynja. Më pas, Allahu i Lartësuar na jep një shembull për të kuptuar madhështinë e Kijametit, duke sjellë raste të ndëshkimeve që përfshinë popuj të ndryshëm nëpër kohë. Thotë i Madhëruari:
Hakka 69:4
Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit. -Themudi ishte një popull që banonte në Hixhër. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t'i këshilluar që t’i largoheshin shirk-ut dhe të adhuronin vetëm Allahun Krenar dhe të Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata e refuzuan ftesën e tij dhe e mohuan atë. Ata nuk e besuan lajmin e madh të Ditës së Kijametit, të ashtuquajturës “el Kâriatu”. Ajo quhet kështu sepse jeķra'u - të tmerron me pamjet dhe situatat e saj të frikshme dhe dëshpëruese. Kështu veproi edhe populli i Adit, të cilët jetonin në Hadrameut. Allahu i Lartësuar dërgoi mes tyre profetin Hud (a.s.). Edhe ai i ftonte në teuhid dhe të besonin Ditën e Kijametit, por ata nuk e pranuan. Atëherë, Allahu i Lartësuar i shkatërroi këta dy popuj me një ndëshkim të përshpejtuar që në këtë dynja:
Hakka 69:5
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme. –Ata u shkatërruan nëpërmjet një zhurme të madhe e të papërballueshme, nga e cila atyre u ngrinë zemrat dhe iu dolën shpirtrat. Në të gdhirë, të gjithë ishin të vdekur dhe nuk dukej asgjë tjetër, veçse gërmadhat dhe kufomat e tyre.
Hakka 69:6
Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme... -Ata u shkatërruan me një furtunë të fuqishme dhe shumë të zhurmshme. Ulërima e saj ishte më e fortë dhe më e frikshme se gjëmimi i bubullimës. Fjala âtijeh tregon që ajo kaloi çdo përmasë të zakonshme.
Hakka 69:7
...që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. -Ajo solli një ndëshkim të madh dhe befasues, që i shkatërroi të gjithë, për shtatë net dhe tetë ditë rresht.Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. - Pas këtij ndëshkimi, kufomat e njerëzve dukeshin si trungje hurmash të zgavruara, të stivosur njëri mbi tjetrin.
Hakka 69:8
A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? -Kjo është një pyetje, së cilës i dihet përgjigjja. Nuk ka dyshim se ata u shfarosën plotësisht.
Hakka 69:9
Faraoni, ata që ishin para tij dhe të përmbysurit kryen poshtërsi. –Ashtu si popujt e Adit dhe Themudit, pati edhe shumë të tjerë që i kaluan kufijtë me padrejtësi. I tillë ishte Faraoni në Egjipt, tek i cili Allahu i Lartësuar dërgoi adhuruesin dhe profetin e Tij, Musa Ibn Imran (a.s.). Allahu i Lartësuar i mundësoi Faraonit që të shihte shumë shenja të qarta, nëpërmjet të cilave mund të krijonte një siguri të plotë rreth së vërtetës, por ai mohoi me kryeneçësi dhe i kaloi kufijtë me padrejtësi e dhunë. Edhe të tjerë, para e pas tij, vepruan në të njëjtën mënyrë, si populli i Lutit (el mu'tefiķâtu), të cilët, gjithashtu, u ndëshkuan, sepse të gjithë kundërshtuan profetin dhe përhapën të keqen. Ata mohuan Zotin, profetët dhe porositë e tyre, bënin padrejtësi, luftonin hapur kundër të vërtetës dhe përhapësve të saj, e çdo lloj gjynahu, ligësie dhe imoraliteti. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:10
Ata kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre, prandaj Ai i ndëshkoi me një dënim edhe më të ashpër. - Të gjithë ata që u përmendën më lart e refuzuan profetin që Allahu i Lartësuar u dërgoi dhe nuk besuan e ndoqën mësimet e tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i goditi me një ndëshkim shumë të rëndë, të papërfytyrueshëm nga njerëzit. I tillë ishte, për shembull, populli i Nuhut (a.s.), që Allahu i Lartësuar e ndëshkoi duke e mbytur në ujë, i cili mbuloi gjithçka, edhe vendet më të larta. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata që i besuan Profetit, nga të cilët rodhi njerëzimi sërish. Ai i shpëtoi ata duke i ruajtur në anijen që Nuhu (a.s.), me urdhrin e Allahut, ndërtoi.
Hakka 69:11
Pasi vërshoi uji(në kohën e Nuhut), Ne ju hipëm në anije,... -Allahu i Lartësuar na barti në anije kur ende ishim në shpinat e stërgjyshërve tanë. Ai na shpëtoi, prandaj duhet ta lavdërojmë dhe t'i shprehim mirënjohjen tonë Atij. Allahu i Lartësuar na këshillon që të marrim mësime dhe përvojë nga këto shenja dhe fakte, që tregojnë njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit me dashuri, nënshtrim, bindje dhe përkushtim. I Madhëruari thotë:
Hakka 69:12
...që të shërbente si kujtim për ju... -Çdo anije që shihni duhet t'ju kujtojë anijen e parë të prodhuar nga njerëzit, historinë e saj dhe pikërisht ngjarjen se si Allahu i Lartësuar shpëtoi nëpërmjet saj ata që i besuan Atij dhe pasuan udhëzimin e sjellë prej Profetit të Tij. Ndërsa ata që mohuan dhe refuzuan të nënshtroheshin ndaj së vërtetës mbetën jashtë asaj anijeje....dhe për ta kuptuar çdo vesh që dëgjon (këshillën). –Me qëllim që të urtët e të mençurit të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime prej saj. Ndërsa refuzuesit dhe shpërfillësit e së vërtetës, mendjelehtët dhe mendjengushtët, të cilët nuk arrijnë që të përfitojnë nga ajetet dhe shenjat e Allahut, nuk dinë të logjikojnë dhe të nxjerrin mësime. Ata nuk dinë të meditojnë dhe të kuptojnë mesazhet e Zotit të gjithësisë.
Hakka 69:13
Në ajetet më sipër, Allahu i Lartësuar tregoi se çfarë bëri me refuzuesit dhe mohuesit e profetëve të Tij, se si i “shpërbleu” ata dhe si ua përshpejtoi ndëshkimin që në këtë jetë. Ai na tregoi, gjithashtu, se si i shpëtoi nga ky ndëshkim i ashpër profetët dhe pasuesit e tyre të sinqertë. Të gjitha këto shërbejnë si një hyrje, për të rrëfyer më pas ndëshkimin e përgatitur për ta në jetën tjetër dhe faktin e padiskutueshëm që të gjitha veprat do të shpërblehen plotësisht në ahiret. Në vijim, tregohen ngjarjet e mëdha që do të ndodhin Ditën e Gjykimit. Gjithçka do të fillojë me fryrjen e Surit nga ana e Israilit, melekut të Allahut të Lartësuar. Thotë i Lartësuari:E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë... –Në këtë çast, trupat do të mbijnë sërish, sikurse mbin bima nga fara e saj, dhe çdo shpirt do të kthehet në trupin nga i cili ka dalë. E kështu, i gjithë njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të botëve, duke përjetuar tmerrin e asaj dite të vështirë.
Hakka 69:14
“..dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin...” -Malet do të thërrmohen, do të goditen e do të bëhen një me tokën, e cila do të shndërrohet në një tjetër tokë, sikurse thotë i Lartësuari në këtë ajet: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre..” [Ta Ha 105-107]. Kjo është ajo që Zoti do të bëjë me tokën dhe ç’ka mbi të, atë ditë. Ndërsa për sa i përket qiellit, mjafton të përmendim se ajo është dita e ndodhisë së madhe:
Hakka 69:15
Në atë Ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar. -Atë ditë të vështirë, qielli do të tronditet dhe do të shpaloset. Ai do të çahet dhe do të ndryshojë ngjyrë. Qielli, që dikur e mbante ajo forcë e madhe, tani do të copëtohet. E kjo do të ndodhë për shkak të një ngjarjeje shumë të madhe dhe për trishtimin e makthin që po afrojnë.
Hakka 69:16
Në atë Ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar. -Atë ditë të vështirë, qielli do të tronditet dhe do të shpaloset. Ai do të çahet dhe do të ndryshojë ngjyrë. Qielli, që dikur e mbante ajo forcë e madhe, tani do të copëtohet. E kjo do të ndodhë për shkak të një ngjarjeje shumë të madhe dhe për trishtimin e makthin që po afrojnë.
Hakka 69:17
dhe melekët do të qëndrojnë në skajet e tij. -Melekët e nderuar qëndrojnë në skajet dhe shtyllat e qiellit, me përunjësi për Zotin e tyre, të frikësuar nga madhështia e Tij.Atë ditë, Fronin e Zotit tënd do ta bartin mbi vete tetë të tillë. - Këta të tetë janë melekë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të fuqishëm, që do të mbajnë Arshin e Allahut të Madhëruar, kur Ai të vijë për të bërë llogarinë me drejtësi dhe me mëshirë. Ajo është Dita e Llogarisë dhe e Gjykimit të madh, për çdo gjë të madhe e të vogël, për çdo të fshehtë e të dukshme. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:18
Atë ditë, ju do të dilni zbuluar e nuk do të mbetet i fshehtë asnjë sekret i juaji. - Për Allahun nuk ka të fshehta as në trupin e krijesave dhe as në sendet, veprat dhe sjelljet e tyre. Allahu është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai do t’i ringjallë njerëzit të zhveshur, këmbëzbathur dhe të pa bërë synet. Ata do të qëndrojnë në një tokë të sheshtë. Atje do të dëgjojnë zërin që i grumbullon në Vendin e Llogarisë dhe do të ndiejnë, me plot kuptimin e fjalës, frikën e qëndrimit përpara Zotit të tyre. Atje do të shpërblehen me drejtësi e bamirësi për ato që kanë bërë. Më pas,Allahu i Lartësuar tregon llojet e llogarisë dhe të shpërblimit:
Hakka 69:19
Ai që do t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij,... -Këta janë të lumturit, fatbardhët, të cilëve libri i punëve të mira do t’u jepet nga e djathta e tyre. Kjo do të bëhet që ata të dallohen mes të tjerëve dhe të shfaqet qartë grada e tyre e lartë. Secili prej tyre, i mbushur me gëzim dhe lumturi të papërshkruar, do të jetë i papërmbajtshëm në dëshirën e tij për t’u treguar të tjerëve për veprat e mira që gjenden në librin e tij, për të cilat i dha sukses Allahu i Lartësuar:...do të thotë: “Ej, ju të gjithë! Ja, lexojeni librin tim!” –Kuptimi: Ja ku e keni librin e punëve të mia! Lexojeni! Ky libër është përgëzim, që premton Xhenetin, mirësi e nderime të llojllojshme, falje gjynahesh dhe mbulim të metash. Nuk ka dyshim se ky gëzim dhe lumturi më erdhi prej mirësisë së Zotit tim. Është Ai që më dha sukses dhe më udhëzoi që të besoja në Ditën e Ringjalljes dhe të llogarisë para Tij. Është Allahu i Lartësuar që më ndihmoi, ma lehtësoi, ma bëri të dashur dhe të bukur përgatitjen për këtë ditë. Vetëm Ai më dha sukses që të bëja vepra të mira për këtë ditë të takimit me Të.
Hakka 69:20
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. -Kuptimi: Unë isha i bindur plotësisht dhe pa mëdyshje se do të vinte dita kur unë do të jepja llogarinë time. Ishte kjo dije e sigurt që më shtyu në kryerjen e urdhrave dhe ndalimin nga haramet.
Hakka 69:21
Ai do të jetë në një jetë të kënaqshme... - Ajo jetë është e stolisur me çdo mirësi që e dëshiron shpirti dhe me të cilën kënaqen sytë. Është një jetë me të cilën ata do të jenë të lumtur dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen prej saj, sepse asgjë nuk mund të krahasohet me mirësitë e përjetshme dhe të mrekullueshme që janë në të.
Hakka 69:22
...në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. - Të larta janë ndërtesat dhe kështjellat e tyre, të larta janë edhe gradat e tyre, ku ata do të lumturohen përjetësisht. Degët e mbushura plot me fruta do të qëndrojnë gjithmonë pranë tyre dhe ata mund t’i shijojnë pa u lodhur dhe kur të dëshirojnë. Këto degë do qëndrojnë pranë tyre në çdo çast, kur ata të jenë në këmbë, ulur, shtrirë apo të mbështetur, dhe frutat e shijshme do t’u afrohen në dorë. Në shenjë nderimi, atyre u bëhet një ftesë, që ua shton edhe më shumë kënaqësinë:
Hakka 69:23
...në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. - Të larta janë ndërtesat dhe kështjellat e tyre, të larta janë edhe gradat e tyre, ku ata do të lumturohen përjetësisht. Degët e mbushura plot me fruta do të qëndrojnë gjithmonë pranë tyre dhe ata mund t’i shijojnë pa u lodhur dhe kur të dëshirojnë. Këto degë do qëndrojnë pranë tyre në çdo çast, kur ata të jenë në këmbë, ulur, shtrirë apo të mbështetur, dhe frutat e shijshme do t’u afrohen në dorë. Në shenjë nderimi, atyre u bëhet një ftesë, që ua shton edhe më shumë kënaqësinë:
Hakka 69:24
Hani e pini shijshëm... -Kuptimi: Hani prej çdo ushqimi të shijshëm dhe pini çdo lloj lëngu të këndshëm. Kënaqësia që është përgatitur për ju është e plotë, e gjithanshme, pa lodhje dhe pa dëmtime anësore. Ky shpërblim është për ju, për shkak të veprave të mira që bëtë në jetën e dynjasë....sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara. – E keni përgatitur me vepra të mira dhe me largimin nga veprat e këqija, të motivuar nga dashuria dhe madhërimi për Allahun e Lartësuar. Ju e adhuruat të Madhëruarin me namaz, agjërim, zekat, haxh, me bamirësi ndaj krijesave, dhikër, pendim të sinqertë dhe me kthim të vazhdueshëm tek Ai. Allahu i Lartësuar i ka bërë këto vepra shkaqe për të hyrë në Xhenet. Janë këto vepra që ua shtojnë mirësinë dhe bukurinë përjetimeve në botën tjetër. Ato janë lumturueset e punuesve të tyre në këtë jetë dhe në tjetrën.
Hakka 69:25
Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë:... - Këta janë të dëshpëruarit e mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si një damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth. Secili prej tyre do të thotë:“Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im,...” - Ai thotë kështu, sepse në atë libër është vendimi për përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.
Hakka 69:26
“...e kështu të mos e dija se si është llogaria ime!” – Ai do të donte të ishte harruar dhe të mos kujtohej më. Do të dëshironte që çështja të ishte mbyllur me vdekjen e tij dhe të mos përballej kurrë me llogarinë e veprave. Ai do të dëshironte që të ishte dhé dhe të mos ringjallej më, prandaj thotë:
Hakka 69:27
“Ah, sikur të kishte qenë ajo(vdekja)fund i përhershëm për mua!” - Ah, i mjeri unë, sikur pas vdekjes time të mos kishte ringjallje! Ah, sikur me vdekjen të mbyllej gjithçka! Ai kujton i dëshpëruar pasurinë dhe pushtetin që kishte në jetën e dynjasë, të cilët nuk i përdori për të fituar kënaqësinë e Krijuesit të Tij dhe lumturinë në ahiret. Ato tashmë nuk mund t’i shërbejnë për ta shpëtuar nga ndëshkimi i të Drejtit, qoftë edhe sikur të jepte për kompensim të gjithë tokën. Secili nga këta do të thotë:
Hakka 69:28
“Pasuria nuk më bëri aspak dobi! M’u hoq edhe pushteti!” -Pasuria nuk bën më dobi, sepse tashmë është shkatërruar dhe është zhdukur. Në fakt, ajo pasuri nuk i ka bërë dobi as në dynja. Po ashtu, janë zhdukur edhe ushtritë që ai kishte në dynja, siç janë zhdukur edhe aleatët e tij të fortë, tek të cilët mbështetej. Tashmë nuk i vlen as fama e gjerë dhe as prestigji i tij ndër njerëz. Të gjitha këto janë fshirë, si pluhuri prej furtunës. Bashkë me to, kanë humbur shanset për shpërblime, të cilat ishin plotësisht të mundura që t’i arrinte duke punuar në jetën e dynjasë. Vendin e tyre e kanë zënë ankthi, dëshpërimi dhe vuajtja. Pikërisht në këtë moment të frikshëm vjen urdhri për ta ndëshkuar në Xhehenem:
Hakka 69:29
“Pasuria nuk më bëri aspak dobi! M’u hoq edhe pushteti!” -Pasuria nuk bën më dobi, sepse tashmë është shkatërruar dhe është zhdukur. Në fakt, ajo pasuri nuk i ka bërë dobi as në dynja. Po ashtu, janë zhdukur edhe ushtritë që ai kishte në dynja, siç janë zhdukur edhe aleatët e tij të fortë, tek të cilët mbështetej. Tashmë nuk i vlen as fama e gjerë dhe as prestigji i tij ndër njerëz. Të gjitha këto janë fshirë, si pluhuri prej furtunës. Bashkë me to, kanë humbur shanset për shpërblime, të cilat ishin plotësisht të mundura që t’i arrinte duke punuar në jetën e dynjasë. Vendin e tyre e kanë zënë ankthi, dëshpërimi dhe vuajtja. Pikërisht në këtë moment të frikshëm vjen urdhri për ta ndëshkuar në Xhehenem:
Hakka 69:30
Kapeni dhe prangoseni në hekura! - Shtrëngojeni me pranga, të cilat të marrin frymën.
Hakka 69:31
Pastaj hidheni në Xhehenem! -Zhyteni në prushin dhe zjarrin e ndezur fort të Xhehenemit.
Hakka 69:32
Pastaj lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë! - Lidheni atë me një prej zinxhirëve të nxehtë të Xhehenemit. Në fakt, fjala ‘feslukûh’ do të thotë: Le ta përshkojë ky zinxhir trupin e tij, duke iu futur nga prapa dhe duke i dalë nga goja, dhe pastaj të lidhet e shtrëngohet rreth tij. Kështu do të vazhdojë të vuajë me turp këtë ndëshkim poshtërues. Le ta kujtojmë shkakun që do t’i çojë në këtë gjendje, në mënyrë që edhe ne të ruhemi prej saj:
Hakka 69:33
Sepse ai nuk besonte Allahun e Madhëruar. -Ai ishte mohues i Zotit, arrogant me profetët, refuzues dhe mohues i së vërtetës, të cilën profetët e sollën nga Zoti i tyre.
Hakka 69:34
Ai nuk nxiste për të ushqyer të varfërit. –Gjithashtu, ai nuk kishte pikë dhembshurie në zemër, që të mëshironte të varfërit dhe nevojtarët. Jo vetëm që nuk i ushqente dhe ndihmonte ata me pasurinë e tij, por nuk nxiste as të tjerët ta bënin këtë gjë. E çfarë mund t’i bëjë këto zemra që të ndiejnë butësi dhe mëshirë, kur ato janë bosh nga të tilla ndjenja njerëzore?! Këta janë njerëzit më fatkeqë dhe më të dëshpëruar që mund të ekzistojnë. Lumturia e njeriut është e kushtëzuar nga dy gjëra. Në varësi të plotësimit të tyre, do të jetë edhe lumturia e njeriut. Së pari: sinqeriteti në adhurimin e Allahut të Lartësuar, baza e të cilit është besimi i plotë dhe i saktë në Zotin, në profetët dhe në shpalljet e Zotit. Së dyti: bamirësia ndaj krijesave, me të gjitha llojet dhe mënyrat e saj. Pa dyshim, bamirësia më e madhe ndërnjerëzore është plotësimi i kushteve të nevojtarëve në të gjitha aspektet e jetës: në ushqim, veshmbathje, strehim, siguri, paqe etj. Por ata fatzinj nuk pranuan as sinqeritetin ndaj Krijuesi dhe as bamirësinë ndaj krijesave, prandaj e merituan atë që morën.
Hakka 69:35
Ai sot nuk ka këtu asnjë mik,... –Kuptimi: Sot, pra, Ditën e Gjykimit, këta nuk kanë asnjë mik ose ndihmës, që mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi apo t’u japë shpërblim. Askush nuk mund t’u ofrojë atyre ndërmjetësim te Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar).”. [Sebe, 23]. Ata njerëz që mund të ndërmjetësojnë atë ditë janë vetëm besimtarët, të cilët nuk mund të ndërmjetësojnë për qafirët dhe kriminelët, siç thotë i Lartësuari: “Për zullumqarët nuk ka miq dhe as ndërmjetësues që u dëgjohet fjala”.
Hakka 69:36
...as ushqim tjetër, përveç gislin-it (qelb nga trupat e banorëve të xhehenemit), që nuk e ha kush, përveç të gabuarve. -Ushqimi i vetëm i tyre është ĝislîn-i. Ĝislin quhet vreri ose qelbi që del nga plagët e banorëve të Zjarrit. Ai është përvëlues, me erë shumë rëndë dhe i pështirë kur e sheh. Ai është, gjithashtu, shumë i hidhur për t’u përballuar. Këtë ushqim do ta hanë veçse të ashtuquajturit “el ħâŧiûne” – të gabuarit, domethënë, ata që nuk zgjodhën rrugën e drejtë, por ndoqën me vetëdije rrugët e humbjes dhe të zjarrit. Për këtë arsye, ata merituan ndëshkimin e dhembshëm.
Hakka 69:37
...as ushqim tjetër, përveç gislin-it (qelb nga trupat e banorëve të xhehenemit), që nuk e ha kush, përveç të gabuarve. -Ushqimi i vetëm i tyre është ĝislîn-i. Ĝislin quhet vreri ose qelbi që del nga plagët e banorëve të Zjarrit. Ai është përvëlues, me erë shumë rëndë dhe i pështirë kur e sheh. Ai është, gjithashtu, shumë i hidhur për t’u përballuar. Këtë ushqim do ta hanë veçse të ashtuquajturit “el ħâŧiûne” – të gabuarit, domethënë, ata që nuk zgjodhën rrugën e drejtë, por ndoqën me vetëdije rrugët e humbjes dhe të zjarrit. Për këtë arsye, ata merituan ndëshkimin e dhembshëm.
Hakka 69:38
Unë betohem në atë që e shihni! Edhe në atë që nuk e shihni! -Allahu i Lartësuar betohet në gjërat që i shohim dhe në ato që nuk i shohim. Kjo do të thotë që Allahu betohet në të gjitha krijesat. Madje, në këtë betim Allahu i Lartësuar përfshin edhe Veten e Vet. Ai betohet në gjithçka që ekziston për besnikërinë e Profetit dhe për vërtetësinë e Kur'anit. Allahu i Lartësuar betohet se Profeti e ka kumtuar Kur'anin me besnikëri, duke hedhur kështu poshtë çdo shpifje për të.
Hakka 69:39
Unë betohem në atë që e shihni! Edhe në atë që nuk e shihni! -Allahu i Lartësuar betohet në gjërat që i shohim dhe në ato që nuk i shohim. Kjo do të thotë që Allahu betohet në të gjitha krijesat. Madje, në këtë betim Allahu i Lartësuar përfshin edhe Veten e Vet. Ai betohet në gjithçka që ekziston për besnikërinë e Profetit dhe për vërtetësinë e Kur'anit. Allahu i Lartësuar betohet se Profeti e ka kumtuar Kur'anin me besnikëri, duke hedhur kështu poshtë çdo shpifje për të.
Hakka 69:40
Se, me të vërtetë ai(Kur'ani)është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. -Armiqtë e Profetit e quajtën me emra të ndryshëm të trilluar, si: poet, fallxhor apo magjistar. Por Allahu i Lartësuar e lëvdon Profetin e Tij duke i hedhur poshtë shpifjet e tyre. Allahu i Lartësuar na e tregon shkakun pse ata shpifnin kundër Profetit, kur thotë: “ju nuk besoni” dhe “ju nuk kujtoni”. Pra, ata as besonin dhe as kujtonin, prandaj edhe shkuan atje ku shkuan. Nëse do të besonin dhe të kujtonin Shpalljen e Zotit, do të arrinin të mësonin çdo gjë të dobishme dhe do të kuptonin mirë çdo gjë që i dëmton. Nëse do të shikonin dhe mendonin me kujdes rreth Muhamedit, rreth cilësive e virtyteve të tij, do ta kuptonin se ai ishte profeti i Allahut, ndërsa libri që ai solli është shpallje e Zotit të botës.
Hakka 69:41
Se, me të vërtetë ai(Kur'ani)është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. -Armiqtë e Profetit e quajtën me emra të ndryshëm të trilluar, si: poet, fallxhor apo magjistar. Por Allahu i Lartësuar e lëvdon Profetin e Tij duke i hedhur poshtë shpifjet e tyre. Allahu i Lartësuar na e tregon shkakun pse ata shpifnin kundër Profetit, kur thotë: “ju nuk besoni” dhe “ju nuk kujtoni”. Pra, ata as besonin dhe as kujtonin, prandaj edhe shkuan atje ku shkuan. Nëse do të besonin dhe të kujtonin Shpalljen e Zotit, do të arrinin të mësonin çdo gjë të dobishme dhe do të kuptonin mirë çdo gjë që i dëmton. Nëse do të shikonin dhe mendonin me kujdes rreth Muhamedit, rreth cilësive e virtyteve të tij, do ta kuptonin se ai ishte profeti i Allahut, ndërsa libri që ai solli është shpallje e Zotit të botës.
Hakka 69:42
Se, me të vërtetë ai(Kur'ani)është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. -Armiqtë e Profetit e quajtën me emra të ndryshëm të trilluar, si: poet, fallxhor apo magjistar. Por Allahu i Lartësuar e lëvdon Profetin e Tij duke i hedhur poshtë shpifjet e tyre. Allahu i Lartësuar na e tregon shkakun pse ata shpifnin kundër Profetit, kur thotë: “ju nuk besoni” dhe “ju nuk kujtoni”. Pra, ata as besonin dhe as kujtonin, prandaj edhe shkuan atje ku shkuan. Nëse do të besonin dhe të kujtonin Shpalljen e Zotit, do të arrinin të mësonin çdo gjë të dobishme dhe do të kuptonin mirë çdo gjë që i dëmton. Nëse do të shikonin dhe mendonin me kujdes rreth Muhamedit, rreth cilësive e virtyteve të tij, do ta kuptonin se ai ishte profeti i Allahut, ndërsa libri që ai solli është shpallje e Zotit të botës.
Hakka 69:43
Ai është shpallje prej Zotit të botëve! -Ai libër nuk mund të jetë fjalë krijese. Ai është fjalë që tregon madhështinë e Atij që e ka folur dhe e ka shpallur, tregon lartësinë dhe bukurinë e cilësive të Tij, përkujdesin e madh të Tij për krijesat, lartësinë e Tij mbi çdo gjë që ekziston. Të mendosh që dikush mund të shpifë kundër Zotit dhe mund të trillojë rreth Tij është një mendim i gabuar, që nuk përkon aspak me madhështinë dhe urtësinë e Allahut të Gjithëditur dhe të Gjithëfuqishëm. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:44
Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. -El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:45
Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. -El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:46
Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me të djathtën Tonë, e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. -El uetîn quhet arteria e zemrës, që, nëse këputet, njeriu vdes menjëherë. Pra, nëse Muhamedi (a.s.) do të shpifte dhe trillonte fjalë që Zoti nuk i ka thënë – gjë që kurrë nuk mund të mendohet për Profetin e Mëshirës – Allahu i Lartësuar do ta përshpejtonte ndëshkimin e tij. Ai do ta ndëshkonte menjëherë atë, sikurse di të ndëshkojë Krenari i Gjithëpushtetshëm. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar është El Hakîm, i Urti, dhe urtësia e Tij nuk mund të lejojë një mashtrues që të flasë gënjeshtra ndaj të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar dhe i Urtë nuk mund të lejojë të ketë sukses një mashtrues, që pretendon se Allahu ia ka bërë të lejueshme gjakun dhe pasurinë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk mund të tolerojë një mashtrues që të thotë se ai dhe pasuesit e tij janë fitimtarët dhe të shpëtuarit, ndërsa kundërshtarët e tyre janë të humburit dhe të shkatërruarit. Një trillues i tillë nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të të Plotpushtetshmit. I Lartësuari thotë:
Hakka 69:47
E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. - Allahu i Lartësuar jo vetëm që nuk e ndëshkoi këtë njeri, por e ndihmoi dhe e përforcoi me mrekulli, argumente dhe fakte të shumta, që tregojnë besnikërinë e tij dhe vërtetësinë e Kur'anit që ai solli te njerëzit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi atë duke i mundësuar fitore të mëdha dhe të vazhdueshme mbi armiqtë e tij. Ai i dhuroi Profetit pushtet mbi të gjithë ata që treguan armiqësi ndaj tij. Të gjitha këto janë dëshmi të vërtetësisë së profetësisë së tij; të gjitha dëshmojnë se Muhamedi ishte një profet besnik i Zotit të Plotfuqishëm dhe të Urtë.
Hakka 69:48
Ai (Kur'ani)është këshillë për të devotshmit. -Kur'ani është kujtim dhe mësim për të devotshmit. Nëpërmjet mësimit dhe kujtimit të tij, ata njohin dhe kuptojnë rrugën e arritjes së mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Aty kuptojnë besimin e tyre të pastër dhe prej tij stolisen me cilësitë dhe virtytet më të larta, që kënaqin dhe gëzojnë gjithkënd. Ai është burimi i ligjeve të jetës dhe i adhurimeve të tyre. Jeta e tyre ndërtohet mbi këtë libër. Me të jetojnë dhe vdesin. Nëpërmjet tij, ata bëhen dijetarë të mëdhenj dhe edukatorë të njerëzimit, adhurues të ditur dhe të urtë, udhëheqës që udhëzojnë në rrugën e drejtë, me lejen e Zotit të tyre.
Hakka 69:49
S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues. -Njoftimi se Allahu i Lartësuar i di ata që e mohojnë Kur'anin madhështor, është një kërcënim i madh për dënimin e fortë që i pret ata.
Hakka 69:50
Ai(Kur'ani)pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. -Mohuesit e Kur'anit, ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk e trajtojnë atë si librin e Zotit, kur të shohin dhe vuajnë ndëshkimin e paralajmëruar, kanë për t’u pushtuar nga një dëshpërim i thellë. Ata do të dëshpërohen se nuk i pranuan dhe nuk iu nënshtruan porosive të këtij libri. Ata do të pikëllohen për mirësitë e premtuara në të për besimtarët, të cilat tashmë nuk mund t’i arrijnë, dhe për ndëshkimin e paralajmëruar në të për mohuesit, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë. Atë ditë nuk do të ketë asnjë mundësi kthimi prapa e pendimi.
Hakka 69:51
Ai(Kur'ani)është e vërteta e sigurt. -Kur'ani është ĥaķul jeķîn, grada më e lartë e sigurisë që mund të arrihet rreth diçkaje. Jeķîn është siguria e plotë rreth diçkaje, siguri e cila është e padiskutueshme, e qëndrueshme, që nuk mund të hidhet poshtë dhe nuk mund të vihet në dyshim. Jeķîn-i është në tri nivele. Niveli pasardhës është më i lartë se ai paraardhës:1. Ilmul jeķîn (siguri prej dijes), që përfitohet nga përcjellja me saktësi e dijes ose informacionit.2. Ajnul jeķîn (siguri prej vështrimit me sy), e cila përfitohet nëpërmjet shqisës së të parit (ose shqisave të tjera).3. Ĥaķul jeķîn (siguri totalisht e vërtetë) ose (siguri e përjetuar), e cila është dija e përfituar nga shijimi dhe përjetimi i drejtpërdrejtë i së vërtetës me gjithë dimensionet e përjetimit. Atëherë, Kur'ani është në gradën më të lartë të sigurisë së dijes, në gradën e ĥaķul jeķîn-it, sepse ata që dinë ta kuptojnë dhe jetojnë me diturinë e tij, me të vërtetat e imanit që thuhen në të, me faktet dhe dëshmitë rreth jetës dhe përjetësisë, ata arrijnë ĥaķul jeķîn-in. Imam ibnul kaj-jimi duke folur përjakin-in sigurinë dhe gradat e saj, thotë:“Tre gradat e jakinit janë shpjeguarnëpërmjet një shembulli të thjeshtë:Dikush të cilit i beson dhe nuk ke asnjëdyshim në lajmin që të jep, së pari tënjofton rreth mjaltit, pastaj ta tregon atëqë ta shohësh dhe në fund të jep që taprovosh atë. E para është ilmul jakin, edyta është ajnul jakin dhe e treta ështëhakkul jakin. Kështu dituria jonë e sigurtqë marim prej shpalljes së Zotit (Kuran esynet) rreth xhennetit dhe zjarrit p.sh., namundëson neve “ilmul jakin” sigurinëprej dijes. Kur xhenneti t’u afrohet tëdevotshmëve dhe zjarri të shfaqet për tëhumburit atëherë krijesat do të arrijnë“ajnul jakin” sigurinë prej vështrimit meshqisa. Ndërsa kur banorët e xhennetit tëhyjnë në xhennet dhe banorët e zjarrit tëhyjnë në zjarr atëherë do të përjetojnë“hakkul jakin” sigurinë totalisht të plotëpra sigurinë e përjetim. Shih“Medarixhus-salikin” 2 / 445. Imam ibnul kaj-jimi duke folur përhakul jakin-in sigurinë e përjetimit thotë:“Mësoje se kjo gradë nuk arrihet në këtëdynja veçse nga Profetët e Zotit. KështuProfeti ynë Muhammedi a.s. e pa me syxhennetin dhe zjarrin, Musa a.s. dëgjoiZotin realisht që i foli drejt përdrejt pandërmjetës. Po, është e vërtetë që edhebesimtarët ndodh që të përjetojnë dhe tëarrijnë gradën e “hak-kul jakinit“ sigurisëtotalisht të vërtetë kur bëhet fjalë përpërjetimin e ëmbëlsisë së imanit dhendjenjave të fuqishme që prodhon imani ivërtetë dhe i qartë. Ndërsa kur bëhetfjalë për çështjet e ahiretit si xhennetizjarri, shikimi i Zotit realisht me sytë eballit dhe të zemrës dëgjimi i fjalës së tijrealisht dhe pa ndërmjetës prej Tij, të tillaçështje besimtari do ti përjetojë veçse nëjetën tjetër. Ndërsa në këtë jetë atij itakon ti besojë me iman të plotë që arrinnë gradën e ilmil jakin.” Shih“Medarixhus-salikin” 2 / 445. Me saduket shejh Sadi ka për qëllim këtë niveltë “hakkul jakinit”, pra gradën e “hak-kuljakinit“ sigurisë totalisht të vërtetë qëbën fjalë për përjetimin e ëmbëlsisë sëimanit dhe ndjenjave të fuqishme qëprodhon imani i vërtetë dhe i qartë. Dhepa dyshim ky Kur’an është burrimi ivërtetë i kësaj sigurie dhe prodhuesi ikëtyre ndjenjave dhe përjetimeve tëmrekullueshme.
Hakka 69:52
Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar! - Lavdëroje Allahun e Lartësuar me tesbih, duke e Lartësuar Atë nga çdo gjë që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Shenjtëroje Atë, duke përmendur cilësitë e madhështisë dhe bukurisë së Tij.
Meâric 70:1
Në këto ajete tregohet për injorancën dhe arrogancën e kundërshtarëve të Profetit, të cilët kërkonin me nxitim ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, duke e bërë këtë në formë talljeje, mospërfilljeje dhe mosbesimi. I Lartësuari thotë:Dikush kërkoi dënimin e pashmangshëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët. -Dikush kërkoi të realizohej menjëherë paralajmërimi për ndëshkim. Këta të mjerë kërkojnë që të realizohet ai ndëshkim, të cilin askush nuk mund ta kthejë më pas dhe nga i cili jobesimtarët nuk mund të shpëtojnë. Askush nuk mund ta përshpejtojë ndodhinë e tij, para afatit të përcaktuar nga Sunduesi i gjithësisë, dhe askush nuk mund ta vonojë apo ndalojë atë, kur ai të ndodhë. Ky ajet bën fjalë për El Nadr Ibn Harith el Kurashij apo për ndonjë idhujtar tjetër, që, sikurse u citua, i bëri Allahut një kërkesë të çuditshme. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”. Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje (për gjynahet e tyre).”. [Enfal 32, 33]. Ndëshkimi i Allahut të Drejtë dhe Krenar do të godasë patjetër mbi ta: ose që në jetën e dynjasë ose në jetën tjetër. Nëse ata do ta njihnin Allahun e Lartësuar, nëse do të njihnin madhështinë e Tij, pushtetin e Tij absolut dhe gjithëpërfshirës, emrat dhe cilësitë e Tij më të larta, ata nuk do ta kërkonin kurrë atë ndëshkim. Përkundrazi, ata do të tregoheshin të kujdesshëm dhe me edukatë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u tërheq atyre vëmendjen për madhështinë e Tij:
Meâric 70:2
Në këto ajete tregohet për injorancën dhe arrogancën e kundërshtarëve të Profetit, të cilët kërkonin me nxitim ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, duke e bërë këtë në formë talljeje, mospërfilljeje dhe mosbesimi. I Lartësuari thotë:Dikush kërkoi dënimin e pashmangshëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët. -Dikush kërkoi të realizohej menjëherë paralajmërimi për ndëshkim. Këta të mjerë kërkojnë që të realizohet ai ndëshkim, të cilin askush nuk mund ta kthejë më pas dhe nga i cili jobesimtarët nuk mund të shpëtojnë. Askush nuk mund ta përshpejtojë ndodhinë e tij, para afatit të përcaktuar nga Sunduesi i gjithësisë, dhe askush nuk mund ta vonojë apo ndalojë atë, kur ai të ndodhë. Ky ajet bën fjalë për El Nadr Ibn Harith el Kurashij apo për ndonjë idhujtar tjetër, që, sikurse u citua, i bëri Allahut një kërkesë të çuditshme. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”. Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje (për gjynahet e tyre).”. [Enfal 32, 33]. Ndëshkimi i Allahut të Drejtë dhe Krenar do të godasë patjetër mbi ta: ose që në jetën e dynjasë ose në jetën tjetër. Nëse ata do ta njihnin Allahun e Lartësuar, nëse do të njihnin madhështinë e Tij, pushtetin e Tij absolut dhe gjithëpërfshirës, emrat dhe cilësitë e Tij më të larta, ata nuk do ta kërkonin kurrë atë ndëshkim. Përkundrazi, ata do të tregoheshin të kujdesshëm dhe me edukatë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u tërheq atyre vëmendjen për madhështinë e Tij:
Meâric 70:3
Ai dënim vjen nga Allahu, Pronari i rrugëve të larta. –Është i Lartësuari, i Madhëruari e Madhështori që përkujdeset për të gjitha krijesat.
Meâric 70:4
Atje ngjiten melekët dhe Shpirti. - Tek Ai ngjiten melekët, që realizojnë detyrat dhe urdhrat e Zotit. Atje lart ngjitet edhe “el rruh” – shpirti, që është një emër i përgjithshëm, i cili përfshin të gjithë llojet e shpirtrave. Kështu, shpirtrat e vepërmirëve (ebrar)ngjiten për tek Allahu i Lartësuar. Portat e qiellit u hapen njëra pas tjetrës, derisa të mbërrijnë në lartësitë mbi të cilat është Allahu i Madhëruar. Kur mbërrijnë atje, Allahu i Madhëruar i përshëndet me selam, si mirëseardhje për ta. Këta shpirtra fatlumë lumturohen në praninë e të Adhuruarit të tyre. Allahu i Lartësuar i nderon dhe i lumturon, duke i lavdëruar mes banorëve të qiellit, duke u dhuruar mirësi e një pozitë të lartë. Ndërsa shpirtrat e vepërkëqinjve kanë tjetër pritje e trajtim. Kur ata mbërrijnë në portat e qiellit të dynjasë dhe kërkojnë leje për të vazhduar në qiejt e tjerë, portat nuk hapen, dhe kështu ata kthehen në tokë. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon distancën të cilën e përshkojnë melekët dhe shpirti:...në një ditë, e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet... – Kjo është largësia që përshkojnë melekët dhe shpirtrat, me mundësitë dhe forcën që u jep Krijuesi i tyre. Allahu i Lartësuar iu mundëson atyre që, me lehtësi dhe shpejtësi, të kalojnë një distancë që, me një lëvizje normale, do të kërkonte 50 mijë vjet të përshkohej. E gjithë kjo mbretëri madhështore, kjo botë kaq e gjerë dhe e lartë, ka një Sundues, një Mbretërues, që përkujdeset dhe administron gjithçka në të. Ai është Allahu, më i Larti. Ai di gjithçka për krijesat e Tij, gjendjen e tyre të jashtme dhe të brendshme, të padukshmen dhe të dukshmen. Ai di vendqëndrimin e gjithçkaje dhe kujdeset për furnizimin e tyre. Ai u dhuron pandërprerë prej mëshirës, bamirësisë dhë rizkut të Tij aq shumë, sa i përfshin dhe u mjafton të gjithëve. Ai ka vendosur që ndër ta të zbatohen ligjet universale të Tij. Ai, gjithashtu, i ka ngarkuar ata që të zbatojnë ligjet e Tij të Sheriatit dhe është Ai që do të zbatojë me drejtësi gjykimin e Tij. Mjerë për ata popuj që nuk e marrin në konsideratë madhështinë e Allahut dhe nuk dinë t’i japin hakun që i takon, madje guxojnë paturpësisht që ta sfidojnë Atë duke i kërkuar ta përshpejtojë ndëshkimin, për të provuar të vërtetën. Subhanallah! Sa i butë dhe i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar, që nuk ua përshpejton ndëshkimin! Por një gjë është e sigurt: Ai është i drejtë dhe nuk ka për t’i lënë ata pa i marrë në përgjegjësi. Edhe pse e fyejnë dhe thonë të tilla fjalë, Ai tregohet i duruar, u jep atyre shëndet, përkujdeset dhe i furnizon ata me mirësi, pa të cilat nuk mund të vazhdonin të ekzistonin. Ky është njëri nga kuptimet e mundshme të ajetit, pra, që kjo ngjitje e zbritje ndodh në dynja, siç del edhe nga konteksti. Por një mundësi tjetër është që të bëhet fjalë për Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’u shfaqë krijesave madhështinë, sundimin dhe mbretërimin e Tij, duke shfaqur shkallë të larta, në të cilat ngjiten dhe zbresin melekët dhe shpirtrat, me urdhrin e Tij. Ajo ditë do të jetë 50 mijë vjet, për nga kohëzgjatja dhe vështirësia e saj, por për besimtarët do të jetë më e lehtë.
Meâric 70:5
Ti bëj durim, me një durim të hijshëm! –Kuptimi: Në rrugën e vështirë për të ftuar popullin tënd në shpëtim trego një durim model, të hijshëm, pa u ankuar e zemëruar për përgjigjen jo të denjë të popullit dhe pa i humbur shpresat. Vazhdo të zbatosh urdhrin e Allahut, duke ftuar njerëzit që të përqafojnë teuhidin. Mos u step kur i sheh të refuzojnë që t’i binden adhurimit të Allahut dhe mungesën e dëshirës nga ana e tyre për të pranuar ftesën tënde. Dije mirë se, duke duruar përgjatë kësaj rruge, ka mirësi të shumta.
Meâric 70:6
Ata(jobesimtarët) e shohin atë(Ditën e Kjametit) larg, kurse Ne e shohim atë afër. - Kjo është një fjali dëftore, që flet për Ditën e Gjykimit, kur do të ndodhë ndëshkimi që jobesimtarët kërkojnë të përshpejtohet. Kjo ditë u duket atyre shumë larg, ashtu si ata që nuk e besojnë fare atë, të cilët janë si të dehur. Ndërsa Allahu i Lartësuar e sheh atë pranë. Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë, nuk nxitohet në ndëshkim, por ajo që ka për të ardhur është afër. Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e vështirë të asaj dite:
Meâric 70:7
Ata(jobesimtarët) e shohin atë(Ditën e Kjametit) larg, kurse Ne e shohim atë afër. - Kjo është një fjali dëftore, që flet për Ditën e Gjykimit, kur do të ndodhë ndëshkimi që jobesimtarët kërkojnë të përshpejtohet. Kjo ditë u duket atyre shumë larg, ashtu si ata që nuk e besojnë fare atë, të cilët janë si të dehur. Ndërsa Allahu i Lartësuar e sheh atë pranë. Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë, nuk nxitohet në ndëshkim, por ajo që ka për të ardhur është afër. Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen e vështirë të asaj dite:
Meâric 70:8
Ditën kur qielli të bëhet si plumb i shkrirë... – Siç kuptohet, atë ditë qielli do të çahet dhe tmerri do të arrijë kulmin.
Meâric 70:9
...e malet të bëhen si lesh i shprishur... -Pra, malet do të shpërbëhen dhe nuk do të jenë më. Atëherë, duke qenë se tmerri i asaj dite do të jetë kaq i madh, sa do të bëjë këto krijime kaq të mëdha të shkatërrohen, si mendon se do të jetë gjendja e robit të dobët të rënduar edhe nga gjynahet dhe padrejtësitë e tij?! A nuk do të ishte e drejtë që zemra e tij të shqetësohej, të frikësohej dhe ta konsideronte atë si çështjen më të rëndësishme se çdo gjë tjetër?! Kjo është një ngjarje shumë e madhe dhe patjetër do të vijë dita kur ajo të ndodhë. Për këtë arsye, le t’i japim rëndësinë dhe vëmendjen e merituar, para se të vijë dita kur çdokush do të frikësohet aq shumë, sa nuk do të pyesë për asnjë, përveç vetes. I Madhëruari thotë:
Meâric 70:10
...Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun. Atë Ditë ata(njerëzia)do të shihen ndërmjet tyre. -Njeriu sheh atje mikun e vet të dikurshëm, por nuk ka asnjë merak apo mundësi që ta pyesë për gjendjen e tij. Atë ditë, askush nuk interesohet për njeri, përveçse për veten. Madje, gjendja është më e tmerrshme se kaq:Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej... - Ai do të sakrifikonte të gjithë sa u përmendën dhe të gjithë ata që në jetën e dynjasë ishin ndihma dhe mbështetja e tij. Por atë ditë askush nuk mund t’i bëjë dobi ndokujt dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë për njeri, veçse me lejen e Zotit. Atë ditë, çështja e vetme për të gjithë është vetvetja.
Meâric 70:11
...Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun. Atë Ditë ata(njerëzia)do të shihen ndërmjet tyre. -Njeriu sheh atje mikun e vet të dikurshëm, por nuk ka asnjë merak apo mundësi që ta pyesë për gjendjen e tij. Atë ditë, askush nuk interesohet për njeri, përveçse për veten. Madje, gjendja është më e tmerrshme se kaq:Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej... - Ai do të sakrifikonte të gjithë sa u përmendën dhe të gjithë ata që në jetën e dynjasë ishin ndihma dhe mbështetja e tij. Por atë ditë askush nuk mund t’i bëjë dobi ndokujt dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë për njeri, veçse me lejen e Zotit. Atë ditë, çështja e vetme për të gjithë është vetvetja.
Meâric 70:12
...Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun. Atë Ditë ata(njerëzia)do të shihen ndërmjet tyre. -Njeriu sheh atje mikun e vet të dikurshëm, por nuk ka asnjë merak apo mundësi që ta pyesë për gjendjen e tij. Atë ditë, askush nuk interesohet për njeri, përveçse për veten. Madje, gjendja është më e tmerrshme se kaq:Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej... - Ai do të sakrifikonte të gjithë sa u përmendën dhe të gjithë ata që në jetën e dynjasë ishin ndihma dhe mbështetja e tij. Por atë ditë askush nuk mund t’i bëjë dobi ndokujt dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë për njeri, veçse me lejen e Zotit. Atë ditë, çështja e vetme për të gjithë është vetvetja.
Meâric 70:13
...Dhe asnjë mik të mos pyesë për mikun. Atë Ditë ata(njerëzia)do të shihen ndërmjet tyre. -Njeriu sheh atje mikun e vet të dikurshëm, por nuk ka asnjë merak apo mundësi që ta pyesë për gjendjen e tij. Atë ditë, askush nuk interesohet për njeri, përveçse për veten. Madje, gjendja është më e tmerrshme se kaq:Krimineli do të dëshironte ta shpaguante dënimin e asaj dite me bijtë e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me të afërmit e vet, tek të cilët mbështetej... - Ai do të sakrifikonte të gjithë sa u përmendën dhe të gjithë ata që në jetën e dynjasë ishin ndihma dhe mbështetja e tij. Por atë ditë askush nuk mund t’i bëjë dobi ndokujt dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë për njeri, veçse me lejen e Zotit. Atë ditë, çështja e vetme për të gjithë është vetvetja.
Meâric 70:14
...madje, me gjithë ç’ka në tokë, vetëm për të shpëtuar. -Edhe nëse do të mund ta paguante shpëtimin nga ndëshkimi i Zotit me gjithçka që ndodhet në tokë, ai që meriton ndëshkimin nuk do mund të shpëtojë.
Meâric 70:15
Jo, kurrsesi! Ajo(që i pret mohuesit)është Ledhá(Zjarr i përflakur), që ta shkul lëkurën e kokës. -Ata nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ka marrë fund fjala dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar se të prishurit nuk kanë për të besuar, prandaj do të vuajnë ndëshkimin. Askush nuk mund t’i ndihmojë apo t’u largojë ndëshkimin atyre: as miqtë, as të afërmit. Ajo nuk është dita kur dikush mund të bëjë dobi. I shpëtuar është vetëm ai që Allahu e mëshiron. Ajo që i pret është Ledhá, zjarri që i shkrin gjymtyrët e jashtme dhe të brendshme të trupit, nga nxehtësia e madhe. Ky do të jetë ndëshkimi i tyre i madh dhe i padurueshëm.
Meâric 70:16
Jo, kurrsesi! Ajo(që i pret mohuesit)është Ledhá(Zjarr i përflakur), që ta shkul lëkurën e kokës. -Ata nuk kanë asnjë mundësi dhe mjet për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ka marrë fund fjala dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar se të prishurit nuk kanë për të besuar, prandaj do të vuajnë ndëshkimin. Askush nuk mund t’i ndihmojë apo t’u largojë ndëshkimin atyre: as miqtë, as të afërmit. Ajo nuk është dita kur dikush mund të bëjë dobi. I shpëtuar është vetëm ai që Allahu e mëshiron. Ajo që i pret është Ledhá, zjarri që i shkrin gjymtyrët e jashtme dhe të brendshme të trupit, nga nxehtësia e madhe. Ky do të jetë ndëshkimi i tyre i madh dhe i padurueshëm.
Meâric 70:17
Ai zjarr thërret atë që është sprapsur e larguar, atë që vetëm grumbullonte(pasuri)dhe fshihte. -Ky zjarr thërret për të futur brenda vetes dhe për të djegur këdo që është sprapsur nga pasimi i të vërtetës dhe që i ka kthyer shpinën asaj, këdo që kishte si qëllim të jetës vetëm grumbullimin e pasurisë, të cilën e fshihnte, që të mos e shpenzonte për hir të Allahut.
Meâric 70:18
Ai zjarr thërret atë që është sprapsur e larguar, atë që vetëm grumbullonte(pasuri)dhe fshihte. -Ky zjarr thërret për të futur brenda vetes dhe për të djegur këdo që është sprapsur nga pasimi i të vërtetës dhe që i ka kthyer shpinën asaj, këdo që kishte si qëllim të jetës vetëm grumbullimin e pasurisë, të cilën e fshihnte, që të mos e shpenzonte për hir të Allahut.
Meâric 70:19
Pa dyshim, njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. -Kjo është një cilësi e natyrës njerëzore, e cila shpjegohet më pas:
Meâric 70:20
Kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. -Kur e kap varfëria ose ndonjë sëmundje, ose kur humbet ndonjë të dashur, fëmijë, familjar apo edhe pasuri, ai nuk bën durim e nuk kënaqet me caktimin e Allahut të Lartësuar, por ankohet.
Meâric 70:21
Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. –Domethënë, ai nuk shpenzon nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e shpërndan mirësinë e tij tek të tjerët. Por nuk janë të tillë disa njerëzi të tjerë, të cilët kanë disa cilësi të vyera. Kur i vjen e mira, ata falënderojnë Allahun dhe shpenzojnë për hir të Tij, ndërsa kur i godet e keqja, ata bëjnë durim dhe llogarisin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar na sjell cilësitë e këtyre të zgjedhurve:
Meâric 70:22
Përveç atyre që falen... -Përjashtim bëjnë vetëm ata që falin namaz, të cilët kanë cilësitë e mëposhtme. Kur i vjen e mira, ata tregojnë mirënjohje dhe e lavdërojnë Allahun e Lartësuar. Në shenjë mirënjohjeje dhe adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar, ata shpenzojnë prej mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ndërsa kur goditen nga fatkeqësia, ata bëjnë durim dhe shpresojnë shpërblimin e Allahut të Madhëruar, duke u kënaqur me caktimin e Tij për ta. Më poshtë, Allahu i Madhëruar vijon me cilësitë e tjera të këtyre të zgjedhurve:
Meâric 70:23
...që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre. -Ata janë të vazhdueshëm në faljen e namazit, duke qenë të kujdesshëm në plotësimin e kushteve, detyrave dhe veprave të pëlqyeshme dhe plotësuese të tij. Ata kujdesen që të jenë korrekt me kohët e namazit. Nuk janë si ata që nuk e falin namazin apo e falin në disa kohë dhe e braktisin në kohë të tjera, dhe as si ata që e falin me mangësi.
Meâric 70:24
Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin. -Ata veçojnë vazhdimisht prej pasurive të tyre një pjesë të caktuar, për ta shpenzuar për hir të Allahut. Ata japin për të plotësuar detyrimin fetar, por edhe në formë sadakaje. Ata tregohen bamirës ndaj krijesave, duke ndihmuar lypësit dhe të skamurit që nuk lypin, të cilët nuk i dallon dot që kanë nevojë.
Meâric 70:25
Dhe përveç atyre që, në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar për lypësin dhe për nevojtarin. -Ata veçojnë vazhdimisht prej pasurive të tyre një pjesë të caktuar, për ta shpenzuar për hir të Allahut. Ata japin për të plotësuar detyrimin fetar, por edhe në formë sadakaje. Ata tregohen bamirës ndaj krijesave, duke ndihmuar lypësit dhe të skamurit që nuk lypin, të cilët nuk i dallon dot që kanë nevojë.
Meâric 70:26
Dhe përveç atyre, që e besojnë me siguri të plotë Ditën e Gjykimit,... - Këta besojnë plotësisht gjithçka për të cilën i ka lajmëruar Allahu i Madhëruar dhe gjithçka për të cilën kanë njoftuar profetët e Tij. Allahu i Lartësuar dhe profetët e Tij kanë njoftuar për Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë me drejtësi, dhe besimtarët e besojnë me siguri të plotë këtë. Ky besim i bën ata të përpiqen seriozisht dhe të përgatiten për atë ditë. Ata punojnë për atë ditë, ashtu sikurse janë udhëzuar nga Allahu i Madhëruar dhe profetët e Tij. Besimi i plotë në ditën e Llogarisë nënkupton edhe besimin e plotë në profetët e Zotit dhe në shpalljet hyjnore, të cilat Ai ua shpalli atyre, si udhëzim për njerëzimin, që të mësojnë si të përgatiten për atë ditë.
Meâric 70:27
...dhe atyre që prej dënimit të Zotit të tyre frikësohen. –Kjo frikë dhe respekt për të Madhëruarin i bën që vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe t’i largohen çdo fjale e veprimi që i çon drejt dënimit dhe zemërimit të të Madhëruarit.
Meâric 70:28
Nuk ka dyshim se prej dënimit të Zotit të tyre nuk ka shpëtim. -Ndëshkimi i të Drejtit është i tillë që vërtet duhet t’i frikësohesh dhe ruhesh. Askush nuk mund të pretendojë se është i sigurt nga ndëshkimi i Zotit të tij, përderisa jeton në këtë dynja. Të gjithë janë të sprovuar dhe mund të bien në gabime, që të meritojnë ndëshkimin e të Drejtit.
Meâric 70:29
Përjashtohen edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet... -Ata janë të kujdesshëm dhe të ruajtur, për sa i përket nderit dhe moralit të tyre. Ata nuk e kënaqin epshin me marrëdhënie jashtë martese, me homoseksualitet, me bashkëshorten në rrugë anale apo në kohën e periodave të saj etj. Gjithashtu, ata janë të kujdesshëm edhe me vështrimet dhe prekjet e tyre, duke mos u futur në haram. Ata u largohen të gjitha mjeteve dhe rrugëve që të afrojnë në harame. Ata janë plotësisht të rregullt dhe i plotësojnë dëshirat veçse me mënyrat e lejuara nga Zoti i tyre.
Meâric 70:30
...dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. -Ata kufizohen vetëm me bashkëshortet dhe me robëreshat që i kanë në pronësinë e tyre, sepse këto janë të lejuara nga Zoti. Ata kënaqen me to sipas mënyrave të lejuara nga Allahu i Madhëruar.
Meâric 70:31
Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit. -Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme (el mut’ate) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave. Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja.
Meâric 70:32
Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete. Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli?
Meâric 70:33
Edhe ata që dëshminë e vet nuk e fshehin. -Ata dëshmojnë veçse për atë gjë rreth të cilës kanë dije të plotë dhe të sigurt. Ata nuk shtojnë dhe as pakësojnë më shumë se kaq në dëshmitë që sjellin. Ata, gjithashtu, nuk e fshehin kurrë dëshminë e tyre, për asnjë arsye në këtë botë. Ata dëshmojnë me drejtësi, edhe nëse është kundër të dashurve, të afërmve dhe miqve të tyre në dynja, sepse qëllimi kryesor i tyre është kënaqësia e Allahut të Lartësuar. E si mund të veprojnë dhe të mendojnë ndryshe, kur i Madhëruari thotë: “Dëshmoni me drejtësi, për hir të Allahut!” Ose: “O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve tuaj...” [Nisa, 135].
Meâric 70:34
Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm. -Ata që kujdesen shumë për namazin, duke qenë të vazhdueshëm dhe të rregullt në kryerjen e tij.
Meâric 70:35
Të gjithë këta janë në Xhenete, të nderuar. –Të tillët janë në Xhenete, të nderuar dhe të begatuar. Allahu i Lartësuar ka për t’u dhuruar privilegje dhe mirësi të përjetshme, gjëra që i dëshirojnë dhe që iu kënaqen sytë. Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, me lumturi e kënaqësi të pandërprera. Në gjithë këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkroi të lumturit dhe fatbardhët, me cilësitë dhe veprat e tyre të mrekullueshme. Ata kanë virtyte të larta dhe janë adhurues të rregullt të Allahut. Ata bëjnë adhurime të dukshme, siç është namazi, por edhe adhurime të zemrës, siç është frikë-respekti ndaj të Madhëruarit, që i udhëzon te veprat e fjalët e mira. Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar edhe me pasurinë e tyre, duke u treguar bamirës ndaj krijesave. Dija dhe besimi i tyre janë të pastër dhe të dobishëm. Morali i tyre është i përsosur. Sjellja e tyre ndaj Allahut dhe ndaj krijesave të Allahut është më e mira dhe më e dobishmja. Ata dinë të mbajnë premtimet e amanetet. Ata dëshmojnë me drejtësi dhe dije të plotë. Ata janë njerëzit më të ndershëm dhe më të dëlirë, sepse qëndrojnë brenda kufijve që Zoti ka vendosur. Vetëm me të tillë njerëz përhapet lumturia dhe rregulli në tokë.
Meâric 70:36
Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje? –Kuptimi: Ç’është me mohuesit, të cilët ngulin shikimet drejt teje?! Ç’është me ta, që grupohen majtas dhe djathtas teje dhe të vështrojnë ngultas?! Ata shpërfillin ftesën tënde dhe vetëkënaqen me atë rrugë që kanë zgjedhur për veten e tyre.
Meâric 70:37
Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje? –Kuptimi: Ç’është me mohuesit, të cilët ngulin shikimet drejt teje?! Ç’është me ta, që grupohen majtas dhe djathtas teje dhe të vështrojnë ngultas?! Ata shpërfillin ftesën tënde dhe vetëkënaqen me atë rrugë që kanë zgjedhur për veten e tyre.
Meâric 70:38
A mos duan që të hyjnë në Xhenetin e begatshëm?! –Mos, vallë, ata pretendojnë që të fitojnë Xhenetin? Çfarë vepre kanë bërë ata, që të shpresojnë të hyjnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme? Ata nuk kanë përgatitur gjë tjetër për veten, veç mohimit të së vërtetës dhe mosbesimit në Zotin e botëve. Ata shpërfillin mesazhin e Tij, të sjellë nëpërmjet Profetit, prandaj nuk meritojnë që të hyjnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:
Meâric 70:39
Kurrsesi! Ne i krijuam ata prej asaj që ata e dinë. –Përkundrazi, çështja nuk qëndron sikurse ëndërrojnë jobesimtarët. Ata kurrë nuk kanë për ta arritur me forcat e tyre atë që dëshirojnë. Ne i kemi krijuar ata prej një lloj lëngu, që hidhet me forcë, sikurse thotë i Lartësuari: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” [Tarik 5-7]. Ata janë shumë të dobët dhe nuk kanë as më të voglën mundësi për t’i bërë dobi vetes apo për ta dëmtuar atë. Ata nuk kanë mundësi të japin jetë dhe vdekje dhe as të ringjallin, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Megjithatë ata (idhujtarët) adhuruan në vend të Tij zota të tjerë, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, sepse edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për veten as dëm e as dobi; nuk kanë në dorë as vdekje as jetë e as ringjallje.” [Furkan 3].
Meâric 70:40
Betohem në Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, se Ne jemi të plotfuqishëm, që t’i zëvendësojmë ata me të tjerë më të mirë se ata... -Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, duke përmendur se Ai është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve. Allahu është Zoti i lindjeve dhe perëndimeve të shumta: të diellit, hënës dhe yjeve, të cilat janë shenja madhështore dhe bindëse, që tregojnë vërtetësinë e ringjalljes dhe pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar për t’i rikrijuar gjërat. Ai që i krijoi nga hiçi me këtë rregull madhështor, është i plotfuqishëm që t’i krijojë ato sërish nga çfarë mbetet prej tyre. I Madhëruari thotë më tej:
Meâric 70:41
...dhe askush nuk mund të na dalë para Ne. –Kuptimi: Askush nuk mund të na dalë Ne para, të na shpëtojë apo të shmanget nga rikrijimi. Nëse Ne duam t’i rikrijojmë, askush nuk mund të na pengojë apo t’i shmanget rikrijimit. Ne të gjitha këto ka argumente për vërtetësinë dhe sigurinë e ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. Por nëse ata vazhdojnë të mohojnë këtë lajm të madh, atëherë:
Meâric 70:42
Por ti lëri ata të zhyten edhe më thellë dhe le të dëfrehen... -Lëri ata të thellohen në fjalë dhe besime të kota dhe të paargumentuara nga i Madhëruari. Lëri të luajnë me fenë e tyre. Lëri të dëfrehen dhe të kënaqen me ushqim, pije dhe kënaqësi të kësaj bote, derisa të ballafaqohen me ngjarjen që iu është premtuar....derisa të përjetojnë Ditën e tyre, që u është paralajmëruar... - Allahu i Lartësuar u ka premtuar atyre se, në Ditën e Ringjalljes dhe Shpërblimit me drejtësi, ka përgatitur një shpagim të drejtë për talljet dhe mosbesimin e tyre të padrejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për gjendjen e krijesave gjatë asaj dite të premtuar, që do të vijë patjetër:
Meâric 70:43
...ditën kur, duke u ngutur, do të dalin prej varreve, sikur të ishin duke nxituar drejt idhujve të tyre. -Ata do të dalin prej varreve me të shpejtë, për t’iu përgjigjur thirrjes që do të bëhet. Ata do t’i drejtojnë vështrimet andej nga vjen thirrja, a thua se po shohin ndonjë flamur, dhe do të nxitojnë drejt tij. Pra, jo vetëm që nuk mund ta refuzojnë thirrjen, por nxitojnë drejt saj të nënshtruar, të frikësuar dhe të fiksuar pas saj. Ata nxitojnë, për të qëndruar të frikësuar para Zotit të botëve e për të dhënë llogari para Tij:
Meâric 70:44
Të përulura do jenë shikimet e tyre. Ata do t’i ketë kapluar poshtërimi. -Kjo ndodh sepse zemrat dhe shpirtrat e tyre i ka pushtuar frika dhe ankthi për llogarinë e vështirë dhe qëndrimin para të Plotpushtetshmit. Aq të frikësuara janë zemrat e tyre, saqë kjo u duket qartë në sy.
Nuh 71:1
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd, para se ata t’i godasë një dënim i dhembshëm!” -Allahu i Lartësuar nuk ka përmendur në këtë sure histori tjetër, veç asaj të Nuhut (a.s.), i cili punoi dhe e ftoi popullin e tij për një kohë shumë të gjatë. Për qindra vjet me radhë, ai ia përsëriste ftesën popullit të tij që ata të njësonin Allahun e Lartësuar në adhurim dhe t’i largoheshin idhujtarisë. Allahu i Lartësuar na tregon se e dërgoi Nuhun tek ai popull në shenjë mëshire për ta, për t’i paralajmëruar që të ruheshin nga ndëshkimi i dhembshëm. Ai u dërgoi atyre Nuhun (a.s.), sepse ata po vazhdonin me arrogancë dhe të shfrenuar në kufrin e tyre dhe po e bënin të pashmangshëm ndëshkimin e përjetshëm. Nuhu (a.s.) iu bind urdhrit të Allahut të Madhëruar dhe nisi menjëherë të ftonte popullin e tij:
Nuh 71:2
Ai tha: “O populli im! Unë për ju jam një paralajmërues i qartë.” –Kuptimi: Jam i qartë në këshillën që ju jap dhe vërejtjen që ju drejtoj. Jam i qartë në tregimin e të gjitha rrugëve nëpërmjet të cilave arrihet shpëtimi dhe fitorja. Çdo gjë që ju keni nevojë të dini, unë jua sqaroj plotësisht. Nuhu (a.s.) u përcolli atyre ajkën e urdhrave, që ata duhet të zbatonin:
Nuh 71:3
“Adhurojeni Allahun, ruhuni prej Tij dhe bindmuni mua!” -Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun dhe t’i ruheshin ndëshkimit të Tij duke e njësuar Atë në përkushtimin e adhurimeve, si dhe duke iu larguar idhujtarisë, me të gjitha rrugët e saj. Nuhu (a.s.) premtoi se nëse ata do tregoheshin të devotshëm ndaj Allahut, duke e njësuar Atë në adhurim dhe duke iu larguar idhujtarisë, Allahu i Madhëruar do t’ua mbulonte të metat dhe do t’ua falte gjynahet. Nëse Allahu i Lartësuar të fal gjynahet dhe të mbulon mangësitë, kjo do të thotë që i ke shpëtuar ndëshkimit dhe ke fituar shpërblimin e pamatë të Bujarit të Mëshirshëm. Gjithashtu, i Madhëruari premton se edhe në këtë botë do t’u mundësojë një jetë të mirë, deri në afatin e caktuar:
Nuh 71:4
“Ai ju mbulon gjynahet tuaja dhe ju jep afat deri në një moment të caktuar.” –Pra, Ai do t’u japë një furnizim të këndshëm deri në afatin e caktuar dhe nuk do t’i shfarosë me ndëshkim. Megjithatë, kënaqësitë e kësaj bote nuk janë të përjetshme, sepse vdekja është e pashmangshme, prandaj i Lartësuari thotë: “Por kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse e dini.” – Ajo që është përcaktuar nga i Urti do të ndodhë pakthyeshmërisht, prandaj për të duhen përgatitje serioze. Megjithatë, pavarësisht nga kjo thirrje e gjatë dhe e qartë nga ana e Nuhut (a.s.), ata përsëri e mohuan Allahun e Madhëruar. Ata nuk iu përgjigjën ftesës së tij, duke treguar kokëfortësi, prandaj Nuhu (a.s.) iu ankua Allahut të Lartësuar:
Nuh 71:5
Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popullin tim natën dhe ditën, por ftesa ime vetëm sa ia shtoi largimin.” -Ftesa ime u shtoi veçse largimin nga e vërteta. Atëherë, pas kësaj kohe të gjatë dhe kësaj përgjigjeje jo të denjë, nuk ka më arsye që thirrja të vazhdojë. Qëllimi i thirrjes është arritja e plotë ose e pjesshme e pikësynimit të saj. Por nëse nuk ndodh as njëra, as tjetra, atëherë pritet ndëshkimi. Më pas, Nuhu ankohet nga ai popull kaq kokëfortë dhe arrogant në kufrin e tij.
Nuh 71:6
Ai tha: “O Zoti im! Unë e ftova popullin tim natën dhe ditën, por ftesa ime vetëm sa ia shtoi largimin.” -Ftesa ime u shtoi veçse largimin nga e vërteta. Atëherë, pas kësaj kohe të gjatë dhe kësaj përgjigjeje jo të denjë, nuk ka më arsye që thirrja të vazhdojë. Qëllimi i thirrjes është arritja e plotë ose e pjesshme e pikësynimit të saj. Por nëse nuk ndodh as njëra, as tjetra, atëherë pritet ndëshkimi. Më pas, Nuhu ankohet nga ai popull kaq kokëfortë dhe arrogant në kufrin e tij.
Nuh 71:7
“Sa herë që unë i ftoja ata tek Ti, për t’ua falur gjynahet...” –Kuptimi: Sa herë që unë i ftoja ata në faljen Tënde të madhe, ata vazhdonin me këmbëngulje në kufrin e tyre dhe si mospërfillës të së vërtetës. Nëse do t’i përgjigjeshin ftesës së Allahut, Ai do t’ua falte gjynahet. Por kufri dhe arroganca e tyre ishin të shfrenuara. Ata vazhdonin në rrugën e kotësisë dhe të largimit nga e vërteta. Ja cili qe reagimi i tyre:“...ata i fusnin gishtat në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre, për të vazhduar në të tyren me një kryeneçësi të madhe.” - Ata refuzuan që ta dëgjonin se çfarë u thoshte profeti Nuh (a.s.). Për këtë, ata mbulonin kokën me rrobat e tyre. Ata këmbëngulnin në rrugën e humbjes. Me mendjemadhësi, ata u larguan nga e vërteta dhe e shtuan sherrin e tyre.
Nuh 71:8
“Ua drejtova thirrjen sheshazi e shumë herë edhe fshehurazi”. -Nuhu u foli haptazi, që të dëgjonin të gjithë, por edhe fshehtazi ose në veçanti. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat, me të cilat mendonte se do t’i bënte ata të dëgjonin dhe besonin. Nuhu (a.s.) u bëri edhe disa premtime të mrekullueshme, nëse ata do të bindeshin, duke u thënë:
Nuh 71:9
“Ua drejtova thirrjen sheshazi e shumë herë edhe fshehurazi”. -Nuhu u foli haptazi, që të dëgjonin të gjithë, por edhe fshehtazi ose në veçanti. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat, me të cilat mendonte se do t’i bënte ata të dëgjonin dhe besonin. Nuhu (a.s.) u bëri edhe disa premtime të mrekullueshme, nëse ata do të bindeshin, duke u thënë:
Nuh 71:10
“Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh."" –Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha:
Nuh 71:11
“Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli,...” -Do t’ju dhurojë shi të vazhdueshëm, kohë pas kohe, që të mbushë rezervat tuaja ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj.
Nuh 71:12
“...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” –Do t’ju shtojë pasurinë, fëmijët e çdo mirësi të kësaj dynjaje.“...do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” -Të gjitha këto që u përmendën janë mirësitë më të mëdha që mund të synojë dhe arrijë njeriu në dynja.
Nuh 71:13
“Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton...” -Ç’është me ju, që nuk e kuptoni madhështinë e të Lartësuarit dhe nuk frikësoheni prej Tij? A nuk keni në zemrat tuaja asnjë shenjë të madhërimit të Allahut të Lartësuar?! A nuk mendoni pak në fazat e krijimit tuaj?!
Nuh 71:14
“...kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” -Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe që përkujdeset për ju në çdo moment të jetës tuaj. Ai ju krijoi dhe formësoi në barkun e nënës. Pastaj vjen koha e mëkimit në gji, më pas fëmijëria, pastaj adoleshenca, mosha e pjekurisë, e kështu me radhë; në çdo kohë, është i Lartësuari që përkujdeset e që ju mëshiron. Ai është i vetmi që krijon dhe që përkujdeset për krijesat, me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Për këtë arsye, Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të njësohet në përkushtimin e adhurimeve. Duke u kujtuar krijesave krijimin e tyre të parë, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen se Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë dhe t’i rikrijojë sikurse kanë qenë. Ai që i krijoi nga hiçi, kur nuk ekzistonin fare, është i plotfuqishëm që t’i krijojë nga mbetjet e tyre në tokë, pasi të kenë vdekur. Më pas, Allahu i Lartësuar u argumenton atyre për ringjalljen edhe me madhështinë e krijimit të qiejve dhe të tokës:
Nuh 71:15
“A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej, palë-palë.” -Ai i krijoi qiejt me kate, njëri mbi tjetrin.
Nuh 71:16
“Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” –Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh.
Nuh 71:17
“Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” –Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi.
Nuh 71:18
“Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” –Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi.
Nuh 71:19
“Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera”.” -Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij:
Nuh 71:20
“Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera”.” -Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij:
Nuh 71:21
Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim...” - I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre.
Nuh 71:22
“...dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” - Ata luftonin me çdo formë të vërtetën dhe me kryeneçësi pengonin njerëzit nga rruga e drejtë. Ata ngrinin kurthe të mëdha kundër të vërtetës dhe bartësve të saj. Ata ftonin besimtarët në idhujtari, duke ua zbukuruar atë me fjalë dhe sllogane, me të cilat mashtronin veten dhe të tjerët. Ata ftonin në idhujtari, ku ishin edhe vetë të zhytur, dhe që të mos braktisnin traditën e të parëve të tyre të vjetër. Madje, ua përmendnin edhe me emra idhujt e tyre duke thënë:
Nuh 71:23
“Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën”.” -Të gjithë këta ishin emra të njerëzve të mirë të popullit të Nuhut. Pas vdekjes së tyre, Shejtani i joshi me idenë që ata t’i pikturonin dhe gdhendnin figurat e tyre, me pretendimin që kjo do t’i nxiste më shumë për adhurimin e Zotit. Por pasi kaluan vite e vite, pasi ikën brezat e parë dhe erdhën breza të tjerë njerëzish, Shejtani u tha: “Të parët tuaj i adhuronin këto statuja e piktura dhe u kërkonin të ndërmjetësonin tek Allahu. Nëpërmjet tyre, ata kërkonin shiun dhe çdo të mirë tjetër.” Dhe kështu filloi adhurimi i idhujve. Brezat kalonin dhe porosisnin njëri-tjetrin që të mos hiqnin dorë nga idhujtaria. Të njëjtën gjë bënë edhe mohuesit e kohës kur jetoi Nuhu (a.s.).
Nuh 71:24
“Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” -Këta udhëheqës dhe prijës, me ftesën që u bënin pasuesve të tyre, humbën dhe devijuan shumë njerëz nga rruga e drejtë e adhurimit të një Zoti të vetëm. Udhëheqësit e humbur devijuan shumë e shumë breza, prandaj e meritonin atë që tha Nuhu (a.s.) më pas:“...Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” – Kuptimi: Këtyre zullumqarëve, që nuk u japin profetëve hakun që u takon, veçse humbje shtoju! Ata dëgjonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe shpërfillnin profetët e Zotit, dhe për sa kohë që ata shpërfillin profetët dhe Shpalljen e Zotit, nuk ka asnjë shpresë udhëzimi për ta në rrugën e drejtë. Më pas, i Madhëruari përmend ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke thënë:
Nuh 71:25
Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. – Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr. Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?!Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut. - Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.
Nuh 71:26
Nuhu tha: “O Zoti im! Mos lër mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!” –Kështu, Nuhu (a.s.) i mallkoi mohuesit dhe i kërkoi Allahut të Lartësuar që të mos linte asnjë qafir të vërtitej nëpër tokë. Pra, u lut që Allahu t’i shfaroste ata plotësisht. Shkaku i këtij mallkimi ishte se:
Nuh 71:27
“Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu(nga rruga e drejtë)dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë.” - Lënia e tyre gjallë sjell vetëm dëme dhe shkatërrime, për ta dhe për të tjerët. Nuhu (a.s.) bëri këtë lutje sepse, duke qëndruar gjatë mes tyre, ai ua njohu mirë veprat e shfrenuara dhe devijuese, dhe kështu gjykoi se prej tyre nuk pritej më asnjë e mirë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar e plotësoi lutjen e Nuhut dhe i mbyti ata të gjithë në ujë. Ata që shpëtuan ishin Nuhu dhe besimtarët që pasuan atë.
Nuh 71:28
“O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”.” – Me kategoritë e para që përmendi në lutjen e tij, Nuhu (a.s.) tregoi rëndësinë dhe gradën e tyre dhe faktin që ata janë njerëzit më parësorë për t’u bërë mirësi dhe për t’u lutur. Më pas, ai e përgjithësoi lutjen, duke futur të gjithë besimtarët dhe besimtaret. Ndërsa për jobesimtarët, ai u lut që Allahu i Lartësuar t’u shtonte atyre veçse dëshpërim e shkatërrim.
Cinn 72:1
Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup xhindësh mbajtën vesh...” - Allahu i Lartësuar e porosit Profetin e Tij që t’u rrëfejë njerëzve për ngjarjen që kishte ndodhur. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi disa xhindëve që të dëgjonin ajetet e Kur'anit, me qëllim që edhe ata të ballafaqoheshin me argumentet e tij dhe t’u jepej mundësia për të pranuar mirësinë dhe udhëzimin e tij. Allahu i Lartësuar lejoi që ata të shkonin dhe të dëgjonin Profetin (a.s.) duke lexuar Kur'an, që ata të dëgjonin udhëzimin hyjnor dhe të ktheheshin te populli i tyre si paralajmërues të ndëshkimit dhe përgëzues të shpërblimit. Allahu i Lartësuar urdhëroi Profetin e Tij që t’ua tregonte njerëzve këtë histori. Xhindët heshtën dhe dëgjuan me kujdes Kur'anin. Ata arritën të kuptonin urtësitë dhe vërtetësitë e tij, të cilat depërtuan në zemrat e tyre....dhe thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur'an të çuditshëm.” - Ata dëgjuan çudira, që ishin shumë të shtrenjta dhe ambicioze.
Cinn 72:2
"Ai udhëzon tek e vërteta... - Domethënë, që udhëzon njerëzit të arrijnë dhe plotësojnë mirësitë dhe synimet e fesë dhe dynjasë së tyre....prandaj i besuam atij dhe kurrë nuk do të adhurojmë askënd tjetër, veç Zotit tonë". –Ata bënë për vete imanin, i cili përfshin të gjitha veprat e mira, dhe devotshmërinë, që nënkupton lënien e të këqijave, në krye të të cilave është shirk-u. Nga kjo kuptojmë se shtysa drejt imanit ishin pikërisht ato që dëgjuan nga Kur'ani, pra, udhëzimet dhe mësimet e vyera të tij. Udhëzimet e Kur'anit për arritjen e mirësisë dhe për ruajtjen nga e keqja janë të qarta dhe të padiskutueshme, për ata që ndriçohen nga drita e tij dhe duan të udhëzohen me të. Imani i dobishëm sjell fryte të mira. Ky është imani i ndërtuar mbi udhëzimet e Kur'anit, ndryshe nga imani i përciptë dhe thjesht zakonor. Ata që e pranojnë dhe pasojnë fenë thjesht si traditë të të parëve të tyre, pa u mbështetur në mësimet e Kur'anit dhe Sunetit, ata janë të rrezikuar vazhdimisht nga dyshimet ose nga sprova të tjera.
Cinn 72:3
“U lartësoftë madhështia e Zotit tonë që nuk ka nevojë të ketë grua a fëmijë!” - U lartësoftë madhështia e Allahut dhe u shenjtërofshin emrat e Tij! Duke dëgjuar për madhështinë e Allahut dhe duke e njohur Atë, xhindët arritën në përfundimin se pretendimi i atyre që thonë se Ai ka grua dhe fëmijë është i kotë dhe i turpshëm. Atij i takon madhështia dhe Ai është absolut në çdo cilësi që ka. Të pasurit grua dhe fëmijë cenon madhështinë dhe krenarinë e Tij, sepse bie në kundërshtim me faktin se Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë prej krijesave të Tij.
Cinn 72:4
“S’ka dyshim se ai mendjelehti ynë thoshte gënjeshtra të mëdha ndaj Allahut.” –Ai thoshte gënjeshtra të mëdha, shumë larg të vërtetës, duke shprehur armiqësi ndaj saj. Ajeti bën të qartë se ata që thonë të tilla poshtërsi e bëjnë vetëm prej mendjemadhësisë dhe logjikës së tyre të dobët. Nëse do të ishin të urtë dhe të mençur, nuk do të thoshnin dhe as ta mendonin diçka të tillë.
Cinn 72:5
“Ndërsa ne mendonim se as njerëzit, as xhindet nuk mund të thoshin gënjeshtra për Allahun.” – Kuptimi: Para se të dëgjonim këtë libër madhështor, ne ishim të mashtruar nga udhëheqësit tanë, njerëz dhe xhindë, për të cilët kishim konsiderata të larta. Kurrë nuk mendonim se ata mund të guxonin të thonin gënjeshtra për Zotin, prandaj ndiqnim udhëzimet e tyre. Por sot, duke qenë se e vërteta doli në shesh, ne e përqafojmë atë me bindje dhe nënshtrim. Kurrë nuk do të sprapsemi nga udha e drejtë, për çfarëdo orientimi që bie ndesh me fenë e Zotit tonë.
Cinn 72:6
Ka pasur burra prej njerëzve, që u kërkonin ndihmë xhindeve, duke ua shtuar kështu edhe më shumë kryeneçësinë. – Këta njerëz adhuronin xhindët dhe i kërkonin ndihmë, në raste frike dhe nevoje. Por me këtë adhurim, njerëzit ua shtuan xhindëve arrogancën. Ata u bënë edhe më kryelartë, kur shihnin njerëzit që i adhuronin dhe kërkonin ndihmë prej tyre. Nga ana tjetër, xhindët ua shtuan njerëzve frikën, me qëllim që ata t’i përkushtoheshin edhe më shumë. Kështu, për shembull, kur futeshin në ndonjë luginë të frikshme, njerëzit thoshin: “Kërkoj mbrojtje prej xhindit që zotëron në këtë luginë, që të më ruajë prej së keqes së mendjelehtëve të popullit të tij (xhind).” Për këtë çështje, imam Ibn Kajjimi kathënë: “Ai të Cilit i kërkohet mbrojtja dhendihma është Allahu, i Adhuruari i vetëm,sepse Allahu i Lartësuar është Zoti,Sunduesi i agimit, Zoti i njerëzve,Sunduesi i tyre, i Adhuruari i tyre. Nuklejohet t’i kërkosh mbrojtje dhe ndihmëaskujt tjetër, veç Allahut. Vetëm Ai imbështet dhe mbron ata që i kërkojnëmbrojtje e ndihmë. Vetëm Ai mund t’ualargojë atyre të keqen, prej së cilës ataruhen dhe kërkojnë mbrojtje. Allahu iLartësuar na tregon në Librin e Tij se,nëse ndihma dhe mbrojtja kërkohet prejkrijesave, atyre u shtohet edhe më tepërarroganca dhe mospërmbajtja. Kështu,duke cituar besimtarët xhindë, iLartësuari thotë: “Ka pasur burra prejnjerëzve, që u kërkonin ndihmë disaburrave prej xhindëve, duke ua shtuarkështu edhe më tepër arrogancën.” Nëtefsirin e këtij ajeti është thënë se, nëkohën e injorancës paraislamike, kurarabët udhëtonin dhe kalonin përmestokave të pa njohura, kërkonin ndihmëprej xhindëve, duke thënë: “Kërkojmbrojtje prej xhindit që zotëron në këtëluginë, që të më ruajë prej së keqes sëmendjelehtëve të popullit të tij xhind.” Nëkëtë mënyrë, ata mendonin se do takalonin natën të sigurt, të ruajtur prejsherrit të xhindëve të asaj lugine, deri nëagim. Por duke u kërkuar ndihmë atyre,njerëzit ua shtuan edhe më shumëarrogancën dhe mospërmbajtjen krerëvetë xhindëve. Prandaj thotë i Lartësuari:“Ka pasur burra prej njerëzve, që ukërkonin ndihmë disa burrave prejxhindëve, duke ua shtuar kështu edhe mëtepër arrogancën.” Pra, për shkak se ukërkohej ndihmë, xhindëve iu shtua edhemë tepër shfrenimi në kalimin e kufijve tëAllahut. Ata thonin: “I sunduam edhexhindët, edhe njerëzit bashkë!”.
Cinn 72:7
Dhe ata mendonin, siç mendoni edhe ju, se Allahu nuk ka për të ringjallur asnjë. - Kur nuk besuan as ringjalljen, ata u zhytën thellë në shirk dhe në gjynahe.
Cinn 72:8
“Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija(të zjarrta).” – Kuptimi: Ne kontrolluam nëpër qiell, por e gjetëm atë të mbrojtur me roje, që nuk lejojnë të afrohesh dhe të depërtosh nëpër të. Në të ka edhe shumë shkëndija të zjarrta, që godasin këdo që përpiqet të përgjojë vjedhurazi diçka nga lajmet e qiellit. Kjo që ndodhi ishte ndryshe nga ajo që ishim mësuar më parë, kur ne kishim mundësi që të afroheshim në qiell dhe të mësonim diçka nga lajmet që vinin prej andej.
Cinn 72:9
“Ne, më parë, arrinim të dëgjonim diçka... -Më parë mund të dëgjonim diçka nga lajmet e qiellit, aq sa dëshironte të lejonte Allahu. Por tani ndryshon puna:...por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.” - Për këdo që kërkon të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit qëndron në pritë një shkëndijë e zjarrtë, që është përgatitur për ta djegur dhe shkatërruar atë. Duke parë gjithë këto masa të forta sigurie, ata e kuptuan se bëhej fjalë për diçka të madhe, për një lajm shumë të rëndësishëm. Në tokë po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Allahu i Lartësuar po përgatiste një ngjarje të madhe, të mirë ose të keqe, prandaj thanë:
Cinn 72:10
“Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” - Duhej të ndodhte patjetër diçka e madhe, sepse ata vërejtën një ndryshim të pazakontë, që tregonte se Allahu i Lartësuar dëshironte diçka për banorët e Tokës. Në fjalët e tyre tregohet edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ata nuk e lidhën të keqen drejtpërdrejt me Allahun, por thanë: “...a është për qëllim ndonjë e keqe...”. Ndërsa kur folën për të mirën, thanë: “...apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë”.
Cinn 72:11
“Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” -Ka të mirë, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sinqeritet dhe sipas porosive të Zotit dhe të Profetit. Por ka edhe të tjerë, që i shkelin kufijtë e Zotit, bëjnë krime dhe shkatërrime dhe mohojnë Zotin. Pra, janë grupacione të shumta dhe të ndryshme. Çdo grupacion i gëzohet asaj që beson, pa dije dhe pa argument të qartë.
Cinn 72:12
“Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” – Kuptimi: Vetëm tani e kuptuam qartë dhe plotësisht pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, dhe paaftësinë, dobësinë dhe varfërinë tonë të skajshme kundrejt këtij pushteti. Qenia jonë është tërësisht në dorë të të Gjithëpushtetshmit. Nuk ka asnjë mundësi që t’i shpëtojmë Atij në këtë tokë. Ne nuk mund të fshihemi dhe të shpëtojmë prej Allahut duke u arratisur, edhe nëse marrim çdo masë të mundshme. Është e pamundur t’i shpëtosh dhe të dalësh jashtë pushtetit të të Madhëruarit. Nuk ka vendstrehim që të mbron prej Tij, por mbrojtja është vetëm duke vrapuar dhe duke u afruar tek Ai.
Cinn 72:13
“Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam atij. - Fjala ‘hudâ’– ‘udhëzim’ ka për qëllim Kur'anin. Kur ata dëgjuan Kur'anin, që udhëzon në rrugën e drejtë, fjalët madhështore dhe të drejta të tij ndikuan në zemrat dhe në shpirtrat e tyre, prandaj ata besuan në të. Më pas, ata tregojnë një të vërtetë, që nxit dhe e gëzon çdo besimtar dhe adhurues të Zotit:E kush i beson Zotit të vet, nuk i druhet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie". - Çdokush që beson në Zotin e Madhëruar, me një iman të vërtetë, të sinqertë dhe të bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, nuk ka për të pasur frikë as për mangësi të shpërblimit në këtë jetë dhe jetën tjetër, as për padrejtësi kundër tij, dhe as për vuajtje, mundime apo fatkeqësi. Pra, do të jetë i ruajtur nga çdo e keqe dhe i uruar me çdo të mirë. Besimi i vërtetë, i sinqertë dhe i bazuar në argumente të ndritura nga i Madhëruari, është e vetmja mundësi për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
Cinn 72:14
“Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, por ka edhe që janë jashtë rrugës. Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit. - Prej nesh ka që janë të dorëzuar ndaj Zotit të gjithësisë, por ka edhe që i kalojnë kufijtë e Zotit dhe jashtë rrugës së drejtë, që Ai e sqaroi nëpërmjet librave të shpallur dhe profetëve që dërgoi ndër njerëz.Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit.” - Ata që iu dorëzuan Zotit, duke përmbushur porositë e Tij dhe të profetëve të Tij, këta i janë futur rrugës së drejtë, nëpërmjet së cilës arrihet e mira dhe ruhesh nga e keqja. Kjo është e vetmja rrugë që të çon në Xhenetet e Tij të përjetshme dhe në kënaqësinë e pafundme.
Cinn 72:15
“Ndërsa ata që e braktisën Rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehenemit.” - Ky do të jetë ndëshkimi i tyre me drejtësi, të cilin e fituan vetë, me veprat e tyre të këqija. Allahu nuk i bën kurrë padrejtësi ndokujt. Madje, Ai na tregon se, nëse ata do të përqendroheshin në rrugën e drejtë, do të ndodhte ndryshe:
Cinn 72:16
Sikur ata t’i përmbaheshin Rrugës së Drejtë, Ne do t’u lëshonim atyre ujë me mbushulli,... – Pra, Ai do t’u dhuronte ujë të bollshëm dhe të begatshëm. Por ata nuk i pengoi kush nga udha e drejtë, përveçse padrejtësia dhe armiqësia e tyre ndaj së vërtetës dhe ithtarëve të saj.
Cinn 72:17
...për t’i sprovuar me të. -Veç të tjerash, me mirësitë që dhuron, Allahu i Lartësuar kërkon t’i provojë njerëzit, që të dallojë mirënjohësit nga mohuesit e mirësive, të sinqertët në adhurim nga hipokritët, që synojnë mirësitë vetëm të kësaj dynjaje.Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme. - Kujtimi është Kur'ani. Pra, ai që ia kthen shpinën Kur'anit, duke mos e besuar dhe duke mos iu nënshtruar udhëzimeve të tij, që tregohet mospërfillës dhe tallet me të, ky ka për t’u hedhur në një ndëshkim, që Allahu i Lartësuar e ka përshkruar si ŝa’adâ - të ashpër, të padurueshëm.
Cinn 72:18
Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm që t’i lutesh Allahut, prandaj mos i'u lutni në to askujt tjetër veç Allahut! - Lutja (dua-ja) është adhurim, dhe adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet askujt tjetër, veç Allahut të Madhëruar. Dua-ja është dy llojesh:1. Dua e kërkesës (duaul mes’eleh), kur i lutesh të Adhuruarit shprehimisht për diçka, me fjalë.2. Dua e adhurimit (duaul ibâdeh), kur i lutesh të Adhuruarit të të japë atë që dëshiron apo të të ruajë nga ajo së cilës i druhesh, jo shprehimisht me fjalë, por nëpërmjet adhurimeve, të cilat Ai i ka përcaktuar si të tilla, pra, si mundësuese të të mirave dhe larguese të të këqijave. Në këtë ajet kemi të bëjmë me një urdhër për të njësuar të Madhëruarin me adhurimet tona, mes të cilave është dua-ja. Pra, nuk lejohet që dua-ja, me të dyja mënyrat e saj, t’i drejtohet dikujt a diçkaje tjetër, veç Allahut të Madhëruar, të Lartësuar, të Gjithëmëshirshëm dhe Bujar. Xhamitë, të cilat janë shtëpitë e Allahut dhe vendet më të rëndësishme të adhurimit, duhet të jenë të pastra nga idhujtaria, me të gjitha mënyrat e saj. Këto shtëpi të Allahut duhet të ndërtohen me adhurime të sinqerta dhe të përkushtuara veç për të Vetmin që i meriton ato, për Allahun e Madhëruar. Allahu i Lartësuar duhet të adhurohet veçse me mënyrën dhe rrugët që Ai i ka përcaktuar si adhurime. Xhamitë e Allahut duhet të mbushen me madhërimin dhe përunjësinë e adhuruesve të sinqertë për Allahun e Madhëruar; me nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Krenarit të Gjithëpushtetshëm.
Cinn 72:19
Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar. – Njëherë, kur Muhamedi (a.s.) qëndronte në këmbë dhe adhuronte Allahun e Lartësuar, duke bërë dua dhe duke lexuar Kur'an, një numër i madh xhindësh qëndronin njëri mbi tjetrin për të dëgjuar dhe parë adhurimin që bënte Profeti (a.s.). Ata ishin shumë të përqendruar dhe të përkushtuar në dëgjimin e Kur'anit, që të ndriçoheshin nga drita dhe udhëzimi i tij.
Cinn 72:20
Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” - Thuaju atyre, o Profet, duke i sqaruar mirë: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, dhe ky është një urdhër i prerë. Ai adhurohet veçse sipas mënyrës dhe rrugëve të cilat Ai i ka qartësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Thelbi i ftesës së Profetit të fundit është adhurimi i Allahut si i Vetëm dhe i Pashoq, me mënyrën që Ai e ka përcaktuar, dhe largimi nga çdo gjë tjetër që idhujtarët dhe qafirët adhurojnë veç Tij.
Cinn 72:21
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” -Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e tij të dashur dhe të zgjedhur që t’i këshillojë njerëzit dhe t’ua bëjë të qartë se ai, si gjithë profetët e tjerë, është veçse një njeri, një krijesë e Allahut, një adhurues si të gjithë adhuruesit e Allahut. Në të nuk ka asgjë hyjnore apo mbinjerëzore. Çdo gjë është në dorën e Zotit të botëve dhe Sunduesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Kjo bëhet për t’i prerë rrugën çdo idhujtarie në lidhje me profetët e Allahut të Madhëruar. Dobia dhe dëmi janë në dorën e të Plotpushtetshmit absolut. Nëse Ai dëshiron të të dhurojë dhe begatojë me mirësitë e Tij, askush nuk mund ta pengojë Atë. Nëse Allahu dëshiron të të sprovojë me ndonjë të keqe, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij, askush nuk mund ta ndalojë Atë dhe askush nuk mund të të ndihmojë për të shpëtuar prej përcaktimit të Tij. Vetëm Allahu udhëzon në rrugën e drejtë dhe vetëm Ai të shpëton nga humbja. Vetëm Allahut i kërkohet udhëzimi dhe vetëm tek Ai mund të mbështetesh plotësisht për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Profetët janë thjesht përcjellës të qartë dhe besnikë të Mesazhit hyjnor ndër njerëz. Ata janë adhurues të pastër dhe të sinqertë të të Madhëruarit. Ky është misioni i tyre, prandaj ata nuk duhen adhuruar.
Cinn 72:22
Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër. Unë jam veçse kumtues i (Fjalës së) Allahut dhe i shpalljeve të Tij.” -Askush nuk ka pushtet të të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut, madje as profetët e Allahut nuk kanë strehim dhe shpëtim gjetkë, përveç se tek Allahu i Lartësuar. Atëherë, kur profetët e Allahut, të cilët janë krijesat më të mira të Tij, bëjnë të qartë se nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, atëherë çfarë mund të thuhet për të tjerët, që qëndrojnë poshtë tyre?! Profetët e Allahut nuk i dallon asgjë prej njerëzve të tjerë, veç faktit që ata janë qartësues të së vërtetës dhe ftues në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëpërmjet tyre qartësohet e vërteta dhe zbulohet rruga e drejtë. Pas sqarimit të profetëve, askush nuk mund të justifikohet para Allahut të Madhëruar. Të zgjuarit i dëgjojnë me kujdes dhe përkushtim porositë e tyre, ndërsa të mjerët i shpërfillin ato, dhe largohen shumë larg të vërtetës.
Cinn 72:23
Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim. - Këtu është fjala për kundërshtimet që konsiderohen si kufër apo idhujtari. Ata që bëjnë të tilla kundërshtime janë të kërcënuar me qëndrim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit, ndërsa ata që bëjnë gabime poshtë kufrit dhe idhujtarisë nuk do të vuajnë përjetësisht në Xhehenem, sikurse tregojnë ajetet e Kur'anit dhe hadithet e sakta të Profetit (a.s.). Ky është një mendim konsensual dhe i pakundërshtueshëm i dijetarëve të parë dhe imamëve të këtij umeti.
Cinn 72:24
Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do të kuptojnë se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër. - Kur ata ta shohin me sytë e ballit dhe të sigurohen për ndëshkimin që i pret, atëherë do ta njohin realisht se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër, sepse atë ditë nuk do të kenë as ushtri e as përkrahës që mund t’i ndihmojnë, madje as vetveten nuk do mund ta ndihmojnë. Të gjithë do të ringjallen tek i Lartësuari të vetëm, sikurse i ka krijuar herën e parë.
Cinn 72:25
Nëse ata të pyesin se kur do të bëhet realitet ky premtim:Thuaju: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?” -Kjo është një dije që i Lartësuari e ka fshehur nga krijesat dhe askush nuk mund të japë përgjigje për të. Atë e di vetëm Ai.
Cinn 72:26
Ai është i Gjithëditur për të fshehtën dhe fshehtësinë e Vet nuk ia zbulon askujt... -Ai është i vetmi që di të fshehtën dhe çfarë fshihet në gjoks. Ai nuk ia zbulon askujt prej krijesave të tij të fshehtën, përveç ndonjë profeti, të cilit i shpalli nga e fshehta aq sa Ai dëshironte dhe në kushte shumë të larta sigurie dhe fshehtësie.
Cinn 72:27
Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron. -Allahu i Lartësuar u zbuloi profetëve prej të fshehtës aq sa e vendosi urtësia e Tij që t’u zbulonte. Ai u tregoi çdo gjë të nevojshme për njerëzimin. Ai i veçoi ata me këtë dhunti, sepse ata nuk ishin si të tjerët. Allahu i Lartësuar u dha një ndihmë të madhe në të gjitha aspektet dhe u siguroi një mbrojtje të veçantë në drejtim të ruajtjes së Shpalljes. Ai krijoi çdo lehtësi të nevojshme, që ata ta transmetonin qartë dhe saktë Shpalljen e Tij. Shejtani e kishte të pamundur që t’i turbullonte dhe devijonte këta të përzgjedhur. Ai nuk mund të bënte që ata të shtonin apo të pakësonin diçka nga Shpallja e të Madhëruarit, i Cili thotë:Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij... – Roje që, me urdhrin e Allahut të Lartësuar, e mbrojnë nga çdo ndikim dhe pengesë e të Mallkuarit.
Cinn 72:28
...për t’u bërë e qartë se ata i kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre... –Domethënë, me qëllim që Shpallja të jetë e sigurt dhe e qartë për robërit dhe që, në momentin e zbritjes së saj, të mos lejohet asnjë lloj devijimi nga i Mallkuari....dhe se Ai di gjithçka rreth tyre. Ai e di sasinë e gjithçkaje që ekziston. -Allahu i Lartësuar di gjithçka që fshihet dhe që shfaqet haptazi. Atij nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe në tokë. Askush nuk mund t’i fshehë Allahut ndonjë gjë, aq më pak në çështjet e Shpalljes hyjnore. Në këtë sure ka shumë mësime dhe ne mund të përmendim disa prej tyre. Kështu, së pari, ajo tregon se xhindët ekzistojnë. Jo vetëm kaq, por ata janë të përgjegjshëm ligjërisht, domethënë, ashtu sikurse edhe njerëzit, ata janë të detyruar të zbatojnë urdhrat e Allahut. Ata do të merren në përgjegjësi për zbatimin e shpalljeve të Allahut dhe porosive të profetëve të Tij. Edhe ata do të shpërblehen sipas veprave të tyre, mirë ose keq. Kjo sure tregon, gjithashtu, se Muhamedi (a.s.), është profeti i Allahut, i dërguar jo vetëm për gjithë njerëzimin, por edhe për botën e xhindëve. Pra, ai konsiderohet edhe si profet i xhindëve. Allahu i Lartësuar i urdhëroi xhindët që të dëgjonin Shpalljen e Tij dhe ta përcillnin qartë në popullin e tyre. Kjo sure tregon për zgjuarsinë e xhindëve dhe aftësinë e tyre për të njohur dhe pranuar të vërtetën, për të argumentuar dhe arsyetuar drejt rreth së vërtetës. Ajetet tregojnë se ajo që i shtyu xhindët të besonin Kur'anin ishte siguria që ata krijuan rreth udhëzimeve dhe mësimeve të vyera që ai përmban. Me arsyetimin e tyre të kujdesshëm, ata i besuan plotësisht këtij libri madhështor. Po ashtu, këtu duket edukata e lartë e këtyre xhindëve në trajtimin e Librit të Zotit dhe porosive të Tij. Nga kjo sure mësojmë për përkujdesin e madh të Allahut të Madhëruar për profetin e Tij dhe për ruajtjen të paprekur të Shpalljes që ai solli ndër njerëz. Në ajete lexojmë se kur Allahu i Lartësuar vendosi që t’i zbriste të Përzgjedhurit të Tij Shpalljen hyjnore, një ndryshim i madh ndodhi në qiell dhe në tokë. Portat e qiellit u mbushën me melekë roje, ndërsa shejtanët u gjuajtën me zjarr, që të mos arrinin të merrnin më asgjë nga lajmet e qiellit. Shejtanët u dëbuan nga vendqëndrimet e tyre në hapësirat qiellore, nga ku edhe përgjonin ndonjë të re. Nëpërmjet këtij Profeti, Allahu i Lartësuar i mëshiroi banorët e tokës si asnjëherë më parë. Ai dëshironte që ta përkryente udhëzimin dhe lumturinë për ta. Tashmë kishte filluar një epokë e re për jetën në tokë. Allahu i Lartësuar do t’u dhuronte banorëve të tokës fenë e Tij madhështore dhe të përkryer, njohurinë e pastër dhe të sigurt rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij, rreth gjithçkaje që duhet mësuar prej njohurisë hyjnore. Kjo dhuratë do të lumturonte zemrat dhe do të gëzonte çdo të ditur dhe të mençur që jeton në këtë tokë. Ky ishte fillimi i shfaqjes së Islamit dhe i shkatërrimit të idhujtarisë dhe kufrit. Në këtë sure duket qartë përkushtimi i madh i xhindëve në dëgjimin e porosive të Zotit dhe të Profetit, sepse ata hipën mbi njëri-tjetrin për të dëgjuar Profetin (a.s.) teksa lexonte Kur'anin. Kjo sure urdhëron për teuhid dhe ndalon nga shirk-u. Në të tregohet grada e krijesave. Asnjë krijesë nuk meriton ndonjë grimcë adhurimi, sepse kur vetë Profeti urdhërohet të deklarojë se është i pafuqishëm dhe nuk ka asnjë pushtet për të mundësuar të mirat apo për t’u ruajtur nga të këqijat, qoftë edhe kur bëhet fjalë për veten e vet, atëherë ç’mund të thuhet për krijesat e tjera, që janë ku e ku më poshtë se ai?! Të gjitha krijesat janë të tilla: të pafuqishme dhe të papushtetshme, prandaj është gabim shumë i madh që të konsiderosh si të adhuruar ndonjë prej tyre, pasi përbën idhujtari, e cila të përjetëson në zjarrin e Xhehenemit. Në këto ajete mësojmë se njohja e të fshehtës (gajb) është e pamundur për krijesat. Ajo është një dituri që Allahu e ka veçuar vetëm për veten e Tij. Ai zbulon prej saj veçse aq sa Ai dëshiron, sipas urtësisë së Tij, dhe atë ia zbulon veçse profetëve të Tij.
Müzzemmil 73:1
O ti i mbuluar! – I mbuluar (el muzzemmil), domethënë: “i mbuluar me rroba”. El muzzemmil ka të njëjtin kuptim me “ muddeththir ”. Ky është një cilësim i Profetit të Zotit në momentet e para të Shpalljes. Kur Zoti e nderoi atë me Shpalljen, i dërgoi melekun Xhibril, i cili filloi t’i zbriste ajetet e para. Kur Xhibrili (a.s.) u afrua, Profeti (a.s.) pa diçka që, sikur të mos ishte profet, nuk do të arrinte ta përballonte. Kontakti i parë me melekun madhështor i krijoi atij një gjendje frike të fortë, të pa ndier më parë, aq sa filloi të dridhej. Në atë gjendje, Profeti (a.s.) nxitoi për te familja e tij, te Hadixhja (r.a.). Atje, duke u dridhur, thoshte: “Më mbuloni, më mbuloni!”. Profetit (a.s.) i erdhi Xhibrili dhe i tha: “Lexo!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e bëri atë që të ishte i qëndrueshëm dhe ta përballonte Shpalljen e Tij. Kështu, Profeti i zgjedhur vazhdoi ta përhapte mesazhin e Zotit, derisa arriti gradën më të lartë mes të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Subhanallah! Sa i madh është ndryshimi mes gjendjes fillestare dhe përfundimtare të profetësisë së tij! Kështu, Allahu i Lartësuar i drejtua Profetit të Tij me atë cilësi të fillimit të profetësisë. Fillimisht, Allahu i Lartësuar e urdhëroi që t’i përkushtohej Atij me adhurime, dhe pastaj për të qenë i durueshëm kundrejt padrejtësive dhe mundimeve që do t’i jepnin armiqtë e besimit dhe të Allahut. Ai duhej të bënte durim në ftesën e njerëzve për të adhuruar vetëm Zotin dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Ai duhej të bënte durim në zbatimin e plotë të porosive të të Madhëruarit. Allahu i Lartësuar e urdhëroi së pari për më të dashurin, më të nderuarin dhe më të zgjedhurin e adhurimeve: e urdhëroi për namazin. Dhe jo për çdo lloj namazi, por për namazin në kohën më të nderuar dhe më të zgjedhur: namazin e natës.
Müzzemmil 73:2
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje! - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të.
Müzzemmil 73:3
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje! - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të.
Müzzemmil 73:4
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kur'anin me vëmendje! - Nga mëshira e Tij, Allahu i Madhëruar nuk e urdhëroi për t’u falur gjatë gjithë natës, por një pjesë të saj, të cilën e shpjegon më pas. Ai mund të falej gjysmën e natës, ose më pak, pra, një të tretën, ose diçka më shumë se gjysma, pra, dy të tretat e natës. Dhe, gjatë namazit, ai duhej të recitonte bukur Kur'anin, sepse këndimi i Kur'anit të mundëson që të meditosh thellë rreth tij. Ai i bën zemrat të lëvizin e të ndiejnë besimin dhe ëmbëlsinë e tij. Nëpërmjet këndimit të Kur'anit adhurohet Allahu dhe, duke zbatuar porositë e Tij, arrihet përgatitja më e plotë dhe më e mirë për takimin me Të.
Müzzemmil 73:5
Ne do të shpallim ty fjalë me peshë. - Shpallja e Zotit është diçka shumë e madhe dhe e rëndë për t’u mbartur. Kuptimet e saj janë madhështore, cilësitë e saj janë të mrekullueshme dhe të paarritshme. Një fjalë e tillë e meriton tërësisht që ta lexosh dhe të përgatitesh mirë për bartjen, zbatimin dhe përhapjen e saj. Ajo është një fjalë për të cilën duhet medituar shumë. Gjithmonë duhet të mësosh dhe punosh sipas saj. Më pas, tregohet urtësia e porosisë për të lexuar Kur'anin dhe për ta adhuruar Zotin me namaz përgjatë natës:
Müzzemmil 73:6
Me të vërtetë adhurimi i natës ndikon më fort(në shpirt)dhe Fjala(e Kur'anit)që lexohet është më e qartë(për mendjen dhe zemrën). -Namazi i natës, pasi je çlodhur me gjumë, është më i dobishëm. Përfitimi prej Kur'anit është më i madh larg zhurmave dhe angazhimeve të ditës. Në këtë kohë, Kur'ani lexohet me gojë, por edhe ndihet me zemër. Kështu rregullohen çështjet e robit dhe merret plotësisht udhëzimi prej Kur'anit. Ndërsa ditën, këto qëllime janë më të vështira për t’u arritur, prandaj i Lartësuari thotë:
Müzzemmil 73:7
Vërtet, ti, gjatë ditës, ke angazhime të shumta. - Kuptimi: Ti je i angazhuar për të siguruar nevojat jetësore të tua dhe të familjes, gjë që ta ngarkon disi zemrën tënde. Këto angazhime nuk të lënë të përqendrohesh tërësisht në këndimin dhe kuptimin e fjalës së Zotit. Sidoqoftë,Zoti i jep të dashurit të Tij një porosi të rëndësishme edhe për gjatë ditës:
Müzzemmil 73:8
Por, ti përmende Zotin tënd dhe përkushtoju plotësisht Atij! - Përmende Zotin tënd me të gjitha llojet e dhikr-it dhe gjithmonë kthehu te Zoti yt! Përkushtimi i plotë ndaj Zotit bëhet duke u afruar me zemrën tënde drejt Tij, edhe pse trupin mund ta kesh mes njerëzve. Me zemrën tënde, ti kthehu i penduar te Zoti yt dhe përkujtoje Atë, edhe pse jeton e punon mes krijesave. Zemra jote është e mbushur me dashurinë për Allahun dhe në të nuk ka vend për asnjë krijesë. Zemra jote do dhe synon veçse Allahun dhe çdo vepër e fjalë që kënaq Atë. E si të mos jetë kështu, kur dihet se:
Müzzemmil 73:9
Ai është Zoti i lindjes dhe i perëndimit. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. - Allahu është Zoti i të gjitha lindjeve dhe i të gjitha perëndimeve; Ai është, gjithashtu, Zoti i çdo gjëje që ekziston mes tyre. Ai është Zoti i botës qiellore dhe tokësore. Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi për gjithçka. Ai është Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, nënshtrim e përulësi, veçse Allahu i Madhëruar! Ai është i Vetëm dhe i Pashoq, në çdo aspekt. Çdo gjë është në dorën e Tij, prandaj urdhëroi dhe tha:... prandaj vetëm Atë zgjidh për mbështetje. Vetëm Atë zgjidhe për të të ruajtur dhe për t’u kujdesur për ty dhe për të gjitha çështjet e tua! Pasi e porositi Profetin e Tij për namaz, në mënyrë të veçantë, dhe për dhikër, në mënyrë të përgjithshme, aktivitete këto që e përgatisin njeriun për të mbartur detyrime të mëdha, Allahu i Lartësuar e urdhëroi për durim:
Müzzemmil 73:10
Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi! -Bëj durim ndaj shpifjeve dhe fyerjeve të armiqve të tu! Duro fyerjet ndaj teje dhe ndaj Shpalljes, që ti e përcjell nga Zoti yt! Zbato me përpikmëri atë që të shpallet! Kurrë mos u spraps dhe ngadalëso në rrugën e Zotit tënd! Distancohu nga penguesit në mënyrën më të urtë dhe të mirë të mundshme! Mos bier në nivelin e tyre dhe t’i ofendosh ata me të njëjtën mënyrë, por thjesht largohu i nderuar! Dialogo dhe polemizo me ta në mënyrën më të sjellshme!
Müzzemmil 73:11
M’i lër Mua ata gënjeshtarë pasanikë dhe jepu atyre një afat të shkurtër! -Kuptimi: M’i lër Mua t’i ndëshkoj ata gënjeshtarë mosbesues, të cilëve u kam dhënë plot të mira e begati, por në vend që të tregohen mirënjohës, ata i kalojnë kufijtë, duke menduar se janë të pavarur, jo nevojtarë dhe të pamposhtur, sikurse thuhet në suren Ikra: “Pa dyshim, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” Më pas, i Lartësuari i kërcënon ata me ndëshkim të ashpër ditën kur të kthehen tek Ai:
Müzzemmil 73:12
Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim dhe zjarr.! -Enkâlen është një ndëshkim i rëndë, i cili qëndron në pritë, për të gllabëruar me forcë atë që ka qenë gjithnjë i zhytur në gjynahe. Ndërsa xhaĥimen është një zjarr përvëlues, i ndezur fort.
Müzzemmil 73:13
Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm! - Ai ushqim nuk mund të gëlltitet, për shkak të hidhësisë dhe pështirësisë së tij. Pamja dhe kutërbimi i tij janë shumë të tmerrshëm dhe të padurueshëm. Ndëshkimi me të cilin do të përballen në Xhehenem do të jetë torturues dhe i tmerrshëm. Kjo do të ndodhë:
Müzzemmil 73:14
Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizëshme. - Nga tmerri i madh i asaj dite, edhe malet e larta, aq të forta dhe të patundshme, do të shndërrohen në pluhur dhe rërë, aq sa edhe një erë e lehtë mund t’i shpërndajë në ajër. Pas tronditjes së madhe, malet do të zhduken si pluhuri në erë.
Müzzemmil 73:15
Lavdërojeni dhe adhurojeni Allahun për Profetin arab analfabet që ju dërgoi, si përgëzues dhe paralajmërues për ju. Është ai që do të dëshmojë për umetin e tij dhe saktësinë e veprave të tyre. Tregoni mirënjohje dhe respektojeni këtë mirësi të madhe e të paçmueshme, duke punuar sipas porosive të Zotit dhe Profetit të Tij. Kujdes dhe ruajuni që kurrë të mos bëheni mohues dhe shpërfillës të saj, duke mos iu bindur Profetit tuaj. Nëse veproni kështu, atëherë ju do të jeni si Faraoni, i cili shpërfilli dhe e mohoi Profetin e Allahut, Musain (a.s.). Profeti Musa e ftoi Faraonin të adhuronte Allahun dhe t’i nënshtrohej Atij, por ai nuk e besoi dhe e konsideroi si gënjeshtar. Ai nuk iu bind porosive dhe ftesës së Profetit, prandaj Allahu i Madhëruar i dha një ndëshkim të ashpër dhe të rëndë.
Müzzemmil 73:16
Lavdërojeni dhe adhurojeni Allahun për Profetin arab analfabet që ju dërgoi, si përgëzues dhe paralajmërues për ju. Është ai që do të dëshmojë për umetin e tij dhe saktësinë e veprave të tyre. Tregoni mirënjohje dhe respektojeni këtë mirësi të madhe e të paçmueshme, duke punuar sipas porosive të Zotit dhe Profetit të Tij. Kujdes dhe ruajuni që kurrë të mos bëheni mohues dhe shpërfillës të saj, duke mos iu bindur Profetit tuaj. Nëse veproni kështu, atëherë ju do të jeni si Faraoni, i cili shpërfilli dhe e mohoi Profetin e Allahut, Musain (a.s.). Profeti Musa e ftoi Faraonin të adhuronte Allahun dhe t’i nënshtrohej Atij, por ai nuk e besoi dhe e konsideroi si gënjeshtar. Ai nuk iu bind porosive dhe ftesës së Profetit, prandaj Allahu i Madhëruar i dha një ndëshkim të ashpër dhe të rëndë.
Müzzemmil 73:17
Nëse ju mohoni, atëherë si do të mbroheni prej dënimit të asaj Dite, që fëmijët do t’i bëjë pleq?! – Kuptimi: E si mund ta mendoni se do të shpëtoni Ditën e Gjykimit, atë ditë, kur, nga tmerri i madh, harrohet çdo gjë! Ajo është dita që edhe fëmijëve do t’u nxjerrë thinja, nga frika e madhe. Atë ditë, edhe krijesat më të mëdha, siç janë malet, do të shpërbëhen dhe bëhen pluhur.
Müzzemmil 73:18
Atë Ditë, qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të përmbushet. -Atë ditë, qiejt do të shpërbëhen, yjet do të shkatërrohen dhe shuhen. Ajo është dita kur do të bëhet realitet premtimi i Zotit. Askush nuk ka mundësi ta ndalojë këtë premtim të të Plotpushtetshmit.
Müzzemmil 73:19
Këto (ajete)janë një kujtim qortues. - Këto përshkrime të Ditës së Gjykimit janë një kujtim i dobishëm për ata që i frikësohen Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave, dhe për ata që e adhurojnë me sinqeritet Zotin e tyre, ashtu sikurse Ai i ka porositur dhe mësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Këto kërcënime u vlejnë besimtarë-ve, të cilët gjithmonë pendohen për gabimet që bëjnë dhe i kthehen rrugës së Zotit. Rruga e Zotit të tyre është rruga që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Shpalljes së tij. Ai e ka qartësuar këtë rrugë me mënyrën më të mirë.Kush do, ai e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet. - Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar u ka lënë robërve mundësi zgjedhjeje dhe veprimi. Pra, nuk është sikurse thotë sekti xhebrijeh, që robërit i kryejnë veprat pa vullnetin e tyre dhe jo me zgjedhjen e tyre, por të detyruar dhe të imponuar. Sigurisht, ky është një mendim i gabuar, që bie ndesh me logjikën e pastër dhe me argumentet tekstuale të Sheriatit, si ky ajet i sapocituar.
Müzzemmil 73:20
Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj. - Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të falej natën: gjysmën e saj, një të tretën, dy të tretat, më pak a më shumë. Natyrisht, ai mbetet shembulli më i mirë, të cilin umeti e pason. Kështu, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon se, porosinë e Tij për t’u falur gjatë natës e kreu jo vetëm Profeti (a.s.), por edhe një pjesë e shokëve të tij. Por njerëzit nuk mund ta përcaktonin me saktësi kohën që Zoti urdhëroi për të falur namaz nate. Përcaktimi ekzakt i saj do të ishte i vështirë për ta, prandaj Allahu i Lartësuar u bëri një lehtësim, duke thënë:Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë(namazin e natës), prandaj ju bëri lehtësime. –Kuptimi: Allahu e di saktësisht kohën e natës, çfarë kalon dhe çfarë mbetet prej saj. Ai e dinte që ju nuk do t’i përmbaheshit me përpikmëri kohës kur Ai dëshiron që ju ta adhuroni me namaz, prandaj, duke jua lehtësuar, kërkon që ju ta adhuroni ashtu si t’ju vijë më lehtë. Tashmë, edhe nëse e shtoni apo e pakësoni kohën e adhurimit të natës, Zoti ju ka bërë lehtësim dhe jua ka pranuar pendimin.Atëherë lexoni(Kuran)aq sa t’ju vijë më lehtë! – Kuptimi: Lexoni Kur'an aq sa dini, pa u vënë në vështirësi. Ai që fal namaz nate duhet ta bëjë këtë adhurim për sa kohë është energjik, ndërsa nëse është i lodhur, i plogësht dhe i përgjumur, le të çlodhet dhe të qetësohet. Namazi duhet të falet me qetësi dhe përkushtim të plotë. Më pas, i Lartësuari na tregon arsyet e lehtësimit:Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë,... - Sëmundja përmendet e para. Kur njeriu është i sëmurë, ai e ka të vështirë që të ngrihet e të falë namaz dy të tretat e natës, gjysmën apo një të tretën e saj. Kësisoj, ai mund të falet një pjesë të natës, aq sa t’i vijë më lehtë. Gjithashtu, të sëmurit i lejohet që, nëse nuk mund të falet në këmbë, të falet ulur, e nëse edhe kështu e ka të vështirë, i lejohet të falet shtrirë ose i mbështetur. Nëse është aq i rënduar saqë nuk mund të falë namaze nafile dhe synete, atëherë edhe mund të mos i falë ato, dhe shpërblimin ka për ta marrë të plotë, sikur vepronte kur ishte i shëndetshëm. Profeti (a.s.): “Nëse robi sëmuret apo niset për udhëtim, atij i shkruhet i plotë shpërblimi i veprave që i kryente kur ishte i shëndetshëm apo jo në udhëtim.” Pastaj përmendet një arsye tjetër lehtësimi:...do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë! - Ka të tjerë që udhëtojnë për të bërë tregti, në mënyrë që të mos jenë nevojtarë për njerëzit dhe të mos u zgjasin dorën atyre. Kështu, edhe udhëtimi është një gjendje vështirësie, që bën të lejueshëm zbatimin e kushteve lehtësuese, siç është bashkimi i namazeve farz: yleja me ikindinë dhe akshami me jacinë, si edhe shkurtimi i namazeve katër-rekatësh në dy rekatë. Siç shihet, Allahu i Lartësuar përmendi dy lloje lehtësimesh:1. Lehtësime për ata që janë të shëndetshëm dhe jo në udhëtim. Allahu i Lartësuar i udhëzoi besimtarët në të tilla kushte, që të përzgjedhin kohën më të përshtatshme, kur ata janë aktivë dhe të gjallë, për të kryer adhurimin e natës. Ata nuk ka pse ta teprojnë dhe të rëndojnë vetveten për të gjetur pikërisht kohën kur Zoti i porosit që ta adhurojnë gjatë natës. Mjafton që të përpiqet që të falet në kohët më të zgjedhura dhe më të mira të natës, por edhe që të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm në namaz. Le të zgjedhë, për shembull, një të tretën e fundit të natës, kur ai ka bërë gjumë të mjaftueshëm dhe është i çlodhur.2. Lehtësime për të sëmurët dhe udhëtarët, pavarësisht a është udhëtimi për tregti, për xhihad në rrugën e Zotit apo për kryerje adhurimesh, si haxhi, umreja etj. Në të gjitha këto raste, Allahu i Lartësuar nuk e ngarkon robin përtej mundësive të tij. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk e rëndoi këtë umet dhe nuk la asnjë vështirësi në fenë e tyre. Ai e lehtësoi Sheriatin, në varësi të nevojave dhe gjendjes së robërve , duke u kujdesur për mirësinë e trupit, dynjasë dhe të fesë së tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për dy adhurime shumë të rëndësishme, që konsiderohen si shtylla të çdo adhurimi tjetër. Ai urdhëron për faljen e rregullt të namazit, pa të cilin feja e robit nuk mund të qëndrojë në këmbë, dhe për dhënien e zekatit, i cili është tregues i vërtetësisë së imanit dhe bamirësisë ndaj krijesave.Ai thotë:Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë! - Faleni namazin me rregull, duke plotësuar të gjitha shtyllat, themelet, detyrat dhe pjesët e pëlqyeshme të tij. Gjithashtu, shpenzoni për hir të Zotit, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur Atë. Jepni për hir të Zotit, duke qenë të vendosur në atë që bëni, dhe jo me zemër të lëkundur. Jepni nga pasuria hallall, me të cilën Zoti ju ka begatuar. Këtu flitet për shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pastaj Allahu i Lartësuar porosit për kryerjen e veprave të mira në përgjithësi, duke thënë:Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer. - Një e mirë shpërblehet nga Zoti me dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë. Le ta dinë besimtarët se, një grimcë mirësie e bërë në këtë dynja për hir të Zotit do të shpërblehet në Xhenetet e përjetësisë dhe të mirësive të pafundme shumë më shumë se e gjithë dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Vepra e mirë e besimtarit ka për t’u shpërblyer me kënaqësi dhe përjetime të mrekullueshme, të cilat nuk ka asnjë mënyrë për t’i përfituar, veç përkushtimit në adhurimin e Zotit, nëpërmjet atyre fjalëve dhe veprave që Ai na ka porositur nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Subhanallah! Sa e sa kohë humbet me kotësi të kësaj dynjaje! Sa e sa kohë e gjatë harxhohet pa bërë asnjë vepër të mirë për të kënaqur Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm! O Zot, na ndihmo për këto zemra, tek të cilat nuk po ndikon më paralajmërimi Yt dhe nuk po përmallohen për takimin me Ty, që je më i Mëshirshëm për to se vetë ato për veten e vet! O Allah! I Lavdëruar qofsh! Vetëm tek Ti ankohemi dhe qahemi! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, veçse ai që mbështetet tek Ti.Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë! - Pasi na porositi për të kryer vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. Prandaj, që veprat tona të jenë të denja për t’u pranuar dhe shpërblyer, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij. Të mos harrojmë, gjithashtu, se robi bën gabime dhe gjynahe gjatë natës dhe ditës, kështu që është gjithmonë në nevojë për faljen dhe mëshirën e Zotit të tij. Nëse Zoti nuk e përfshin në mëshirën e Vet, shkatërrimi është i sigurt dhe i pakthyeshëm. Këtu përfundon tefsiri i sures Muzzemmil.