Tafsir As-Saadi — Fecr 89:1 – Nas 114:6
Contents
- Fecr 89:1
- Fecr 89:2
- Fecr 89:3
- Fecr 89:4
- Fecr 89:5
- Fecr 89:6
- Fecr 89:7
- Fecr 89:8
- Fecr 89:9
- Fecr 89:10
- Fecr 89:11
- Fecr 89:12
- Fecr 89:13
- Fecr 89:14
- Fecr 89:15
- Fecr 89:16
- Fecr 89:17
- Fecr 89:18
- Fecr 89:19
- Fecr 89:20
- Fecr 89:21
- Fecr 89:22
- Fecr 89:23
- Fecr 89:24
- Fecr 89:25
- Fecr 89:26
- Fecr 89:27
- Fecr 89:28
- Fecr 89:29
- Fecr 89:30
- Beled 90:1
- Beled 90:2
- Beled 90:3
- Beled 90:4
- Beled 90:5
- Beled 90:6
- Beled 90:7
- Beled 90:8
- Beled 90:9
- Beled 90:10
- Beled 90:11
- Beled 90:12
- Beled 90:13
- Beled 90:14
- Beled 90:15
- Beled 90:16
- Beled 90:17
- Beled 90:18
- Beled 90:19
- Beled 90:20
- Şems 91:1
- Şems 91:2
- Şems 91:3
- Şems 91:4
- Şems 91:5
- Şems 91:6
- Şems 91:7
- Şems 91:8
- Şems 91:9
- Şems 91:10
- Şems 91:11
- Şems 91:12
- Şems 91:13
- Şems 91:14
- Şems 91:15
- Leyl 92:1
- Leyl 92:2
- Leyl 92:3
- Leyl 92:4
- Leyl 92:5
- Leyl 92:6
- Leyl 92:7
- Leyl 92:8
- Leyl 92:9
- Leyl 92:10
- Leyl 92:11
- Leyl 92:12
- Leyl 92:13
- Leyl 92:14
- Leyl 92:15
- Leyl 92:16
- Leyl 92:17
- Leyl 92:18
- Leyl 92:19
- Leyl 92:20
- Leyl 92:21
- Duhâ 93:1
- Duhâ 93:2
- Duhâ 93:3
- Duhâ 93:4
- Duhâ 93:5
- Duhâ 93:6
- Duhâ 93:7
- Duhâ 93:8
- Duhâ 93:9
- Duhâ 93:10
- Duhâ 93:11
- İnşirah 94:1
- İnşirah 94:2
- İnşirah 94:3
- İnşirah 94:4
- İnşirah 94:5
- İnşirah 94:6
- İnşirah 94:7
- İnşirah 94:8
- Tin 95:1
- Tin 95:2
- Tin 95:3
- Tin 95:4
- Tin 95:5
- Tin 95:6
- Tin 95:7
- Tin 95:8
- Alak 96:1
- Alak 96:2
- Alak 96:3
- Alak 96:4
- Alak 96:5
- Alak 96:6
- Alak 96:7
- Alak 96:8
- Alak 96:9
- Alak 96:10
- Alak 96:11
- Alak 96:12
- Alak 96:13
- Alak 96:14
- Alak 96:15
- Alak 96:16
- Alak 96:17
- Alak 96:18
- Alak 96:19
- Kadr 97:1
- Kadr 97:2
- Kadr 97:3
- Kadr 97:4
- Kadr 97:5
- Beyyine 98:1
- Beyyine 98:2
- Beyyine 98:3
- Beyyine 98:4
- Beyyine 98:5
- Beyyine 98:6
- Beyyine 98:7
- Beyyine 98:8
- Zilzal 99:1
- Zilzal 99:2
- Zilzal 99:3
- Zilzal 99:4
- Zilzal 99:5
- Zilzal 99:6
- Zilzal 99:7
- Zilzal 99:8
- Adiyat 100:1
- Adiyat 100:2
- Adiyat 100:3
- Adiyat 100:4
- Adiyat 100:5
- Adiyat 100:6
- Adiyat 100:7
- Adiyat 100:8
- Adiyat 100:9
- Adiyat 100:10
- Adiyat 100:11
- Karia 101:1
- Karia 101:2
- Karia 101:3
- Karia 101:4
- Karia 101:5
- Karia 101:6
- Karia 101:7
- Karia 101:8
- Karia 101:9
- Karia 101:10
- Karia 101:11
- Tekâsür 102:1
- Tekâsür 102:2
- Tekâsür 102:3
- Tekâsür 102:4
- Tekâsür 102:5
- Tekâsür 102:6
- Tekâsür 102:7
- Tekâsür 102:8
- Asr 103:1
- Asr 103:2
- Asr 103:3
- Hümezeh 104:1
- Hümezeh 104:2
- Hümezeh 104:3
- Hümezeh 104:4
- Hümezeh 104:5
- Hümezeh 104:6
- Hümezeh 104:7
- Hümezeh 104:8
- Hümezeh 104:9
- Fil 105:1
- Fil 105:2
- Fil 105:3
- Fil 105:4
- Fil 105:5
- Kureyş 106:1
- Kureyş 106:2
- Kureyş 106:3
- Kureyş 106:4
- Mâûn 107:1
- Mâûn 107:2
- Mâûn 107:3
- Mâûn 107:4
- Mâûn 107:5
- Mâûn 107:6
- Mâûn 107:7
- Kevser 108:1
- Kevser 108:2
- Kevser 108:3
- Kâfirun 109:1
- Kâfirun 109:2
- Kâfirun 109:3
- Kâfirun 109:4
- Kâfirun 109:5
- Kâfirun 109:6
- Nasr 110:1
- Nasr 110:2
- Nasr 110:3
- Tebbet 111:1
- Tebbet 111:2
- Tebbet 111:3
- Tebbet 111:4
- Tebbet 111:5
- İhlas 112:1
- İhlas 112:2
- İhlas 112:3
- İhlas 112:4
- Felak 113:1
- Felak 113:2
- Felak 113:3
- Felak 113:4
- Felak 113:5
- Nas 114:1
- Nas 114:2
- Nas 114:3
- Nas 114:4
- Nas 114:5
- Nas 114:6
Fecr 89:1
Betohem për agimin, Për dhjetë netët, Për çiftin dhe për tekun, -I Madhëruari betohet në agimin, i cili shënon fundin e natës dhe fillimin e ditës, dukuri kjo që tregon për pushtetin e madh dhe gjithëpërfshirës të Allahut të Madhëruar, se është Ai i vetmi që administron të gjitha çështjet e krijesave të Tij dhe, si i tillë, askush përveç Tij nuk meriton që ta adhurosh e që t’i nënshtrohesh. Pikërisht në agim është koha e kryerjes së një adhurimi të mrekullueshëm, që me të vërtetë e meriton që Allahu i Madhëruar të betohet për të, e ai është namazi i sabahut. I Madhëruari vijoi me betimin për dhjetë netët, të cilat, sipas mendimit më të saktë, janë dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, ose dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë net dhe ditë të veçanta, në të cilat kryhen adhurime që nuk kryhen në periudha të tjera. Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ndodhet nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, ndërsa në ditët e tij kryhet agjërimi, i cili është njëri nga shtyllat e Islamit. Ndërsa në dhjetëditëshin e Dhul Hixhes ndodhet Dita e Arafatit, ditë kur Allahu i fal dhe mbulon gjynahet e robërve me një falje të madhe dhe të mrekullueshme, me të cilën dëshpëron Shejtanin e mallkuar. Kurrë nuk është parë Shejtani i mallkuar më i poshtëruar dhe më i pavlerë sesa në ditën e Arafatit, kur mëshira dhe begatitë e Zotit zbresin mbi robërit e Tij njësues. Gjatë këtyre ditëve zhvillohen shumë adhurime të haxhit dhe të umres. Të gjitha ato janë shumë të rëndësishme, aq sa e meritojnë që i Madhëruari të betohet në to.
Fecr 89:2

Fecr 89:3

Fecr 89:4
Dhe për natën që udhëton. - I Urti betohet në kohën kur nata udhëton nëpër tokë dhe me errësirën e saj mbulon tokën. Në këtë kohë, robërit çlodhen dhe qetësohen nga aktiviteti i ditës. Ky është tregues i mëshirës së Allahut dhe i urtësisë së Tij të madhe.
Fecr 89:5
A nuk janë këto betime për të mençurit?! - Kjo është një pyetje, përgjigjja ndaj së cilës është: “Po, o Zoti ynë, madje vetëm një pjesë e tyre do të ishin të mjaftueshme, për të marrë mësim dhe përvojë çdokush që ka zemër të gjallë dhe dëgjon me vëmendje.”
Fecr 89:6
A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta? Si ata nuk është krijuar askush në Tokë. - Kuptimi: A e ke parë, me zemrën dhe mendjen tënde, atë që Zoti yt bëri me këta popuj të shfrenuar në gjynahe? Iremi ka qenë një vend i njohur në Jemen, me ndërtesa të larta, nëpërmjet të cilave ata tregonin forcën, arrogancën dhe tiraninë e tyre. Askush nuk është krijuar si populli i Adit, për sa i përket forcës dhe ashpërsisë së tyre. Profeti Hud u tha atyre: “Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” [El ea'raf 69].
Fecr 89:7

Fecr 89:8

Fecr 89:9
Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,... -Me fuqinë e tyre, ata gdhendnin shkëmbinjtë në luginën Kura, dhe pastaj banonin në to.
Fecr 89:10
...dhe me Faraonin me ushtri të madhe? Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në Tokë dhe shtuan shkatërrimin në të. - Faraoni e kishte përforcuar pushtetin e tij nëpërmjet ushtrive të shumta. Të gjithë këta popuj të përmendur: Adi, Themudi dhe Faraoni me ushtritë e tij, i kishin shtuar padrejtësitë në tokë, i kishin kaluar kufijtë me gjynahe dhe me vuajtjet që u shkaktonin robërve të Zotit, në çështjet e fesë dhe të dynjasë. Shkatërrimi që ata sollën në tokë ishte kufri dhe frytet e tij të hidhura. Ata këmbëngulën në luftën kundër profetëve të Zotit dhe në pengimin e njerëzve nga rruga e Tij. Por kur arritën kulmin me gjynahe, që e bënte të detyrueshëm ndëshkimin e tyre, atëherë:
Fecr 89:11

Fecr 89:12

Fecr 89:13
Por Allahu lëshoi kundër tyre kamxhik të ashpër ndëshkimi. – Allahu i Madhëruar dhe Krenar lëshoi kundër tyre disa ndëshkime të ashpra. Kështu ndëshkohet çdo kriminel kryeneç.
Fecr 89:14
Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë. - Allahu i Madhëruar rri në pritë të çdokujt që nuk i bindet dhe kundërshton adhurimin e Tij. Ai vërtet e afatizon robin, që ai të ketë kohë mjaftueshëm për të reflektuar dhe për t’u kthyer i penduar e i nënshtruar tek Zoti i tij, por kur ndëshkimi i Tij zbret mbi zullumqarin, ai është i dhembshëm dhe i ashpër, ashtu si di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm.
Fecr 89:15
Kur Zoti e sprovon njeriun duke i dhënë nder dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” Por, kur e sprovon duke ia pakësuar riskun, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar.” Jo, nuk është ashtu! -Allahu i Madhëruar na tregon rreth natyrës së njeriut, duke thënë që njeriu është i prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Njeriu është i paditur rreth përfundimit të çështjeve. Ai mendon se gjendja në të cilën ndodhet nuk ka për të ndryshuar, por do të vazhdojë ashtu. Njeriu mendon se mirësitë që Zoti i jep atij në jetën e kësaj bote tregojnë se ai është i nderuar dhe i privilegjuar te Zoti i gjithësisë. Por kur Allahu i Madhëruar dhe i Urtë ia pakëson furnizimin, duke i dhënë veçse aq sa ka të nevojshme, dhe jo më shumë, njeriu e mendon si një poshtërim nga Allahu për të. Por Allahu i Madhëruar ia hedh poshtë këtë lloj gjykimi të pavërtetë dhe thotë: “Jo, nuk është ashtu!” Pra, jo çdokush të cilit Allahu i ka dhuruar begatitë e kësaj dynjaje është i dashur dhe i zgjedhuri i Tij, dhe jo çdokush të cilit Ai ia ka pakësuar këto begati është i poshtëruar dhe i pavlefshëm tek Allahu. Mësojeni, pra, se pasuria dhe varfëria, rehatia dhe trazimet, të gjitha janë sprovë prej Allahut të Madhëruar, nëpërmjet të cilave Ai bën të dallohen qartë cilësitë dhe veprat e robërve . Kështu dallohen ata që janë mirënjohës ndaj të Madhëruarit Bujar dhe të durueshëm ndaj porosive të Tij. Atyre që tregojnë mirënjohje dhe durim sikurse Zoti ka porositur, Ai u premton shpërblim të pamatë. Ndërsa për ata që shpërfillin këto porosi dhe kalojnë kufijtë, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues. Angazhimi i njeriut veçse me dëshirat dhe synimet e veta është tregues i vullnetit të tij të dobët, prandaj i Madhëruari i qorton ata që nuk interesohen për gjendjen dhe nevojat e të tjerëve, duke thënë:
Fecr 89:16

Fecr 89:17
Por ju nuk nderoni jetimin,... –Jetim është fëmija që nuk e ka babain apo një kujdestar të ligjshëm, prandaj edhe ka nevojë për ngushëllim ngrohtësi dhe bamirësi. Por njerëzit nuk kujdesen për ta, madje i poshtërojnë dhe nuk u japin hakun. Kjo tregon se zemrat e tyre nuk njohin mëshirë dhe nuk synojnë shpërblim nga Zoti.
Fecr 89:18
As nuk nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin,... – Nuk nxisni njëri-tjetrin për shkak të koprracisë dhe dashurisë së pamatë që keni për këtë dynja, e cila ka pushtuar çdo skutë të zemrave tuaja. Për shkak të kësaj makutërie:
Fecr 89:19
Ju e hani trashëgiminë pa ngopje dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar. – Dashuria e tyre për pasurinë është shumë e fortë, sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera, si: “Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.”. [El ea’la 16, 17]. Ose: “Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen.”. [Kijame 20, 21].
Fecr 89:20

Fecr 89:21
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë. – Pasuria, të cilën aq shumë e doni dhe dëshirat për arritjen e të cilave aq shumë garoni, nuk kanë për të mbetur gjatë. Përpara jush është një ditë e madhe, që ju pret, një tmerr i madh, që ka për t’ju përfshirë të gjithëve dhe gjithçka. Atë ditë, toka dhe gjithçka mbi të do të përplasen dhe tronditen fort, aq sa çdo gjë do të kthehet në pluhur dhe toka do të jetë e shtrirë, pa gropa dhe pa male në të. Atë ditë, do të vijë Allahu i Madhëruar përmes hijeve të reve, do të vijnë melekët e mëdhenj dhe të nderuar dhe të gjithë banorët e qiellit do të vendosen në rreshta të rregullt. Melekët e çdo qielli do të vendosen në rreshtat e tyre, duke përfshirë krijesat poshtë tyre. Këto rreshta manifestojnë nënshtrimin dhe përuljen para pushtetit suprem të të Madhëruarit dhe Mbretëruesit të Plotpushtetshëm.
Fecr 89:22

Fecr 89:23
Atë ditë do të sillet Xhehenemi(para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij? -Xhehenemi do të tërhiqet me zinxhirë nga melekët, atë ditë të vështirë dhe të madhe. Njeriu do të shohë për të gjetur ndonjë vepër të mirë, nëpërmjet së cilës të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. Të mirat dhe të këqijat do të dalin në shesh dhe njeriu do të shohë qartë se çfarë ka përgatitur për atë ditë. Atëherë, ai do të dëshirojë që të kthehet në dynja dhe të bëjë vepra të mira, por kurrë nuk do të mund të kthehet. Koha e pendimit mbaroi me dynjanë. Kështu, i dëshpëruar, njeriu do të thotë në dënesë:
Fecr 89:24
Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!” – Kuptimi: Ah, sikur të kisha punuar dhe të isha përgatitur për këtë ditë të vështirë me vepra të mira, që të fitoja përjetësinë në kënaqësitë e ahiretit. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë. Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [El furkan, 25 - 29]. Nga ky ajet mësojmë se jeta për të cilën robi duhet të përpiqet, është jeta e ahiretit, sepse ajo është e pasosur.
Fecr 89:25
Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai. – Për ata që e kanë harruar atë ditë dhe nuk përgatiten për të, Allahu i Madhëruar ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ata do të lidhen në pranga prej zjarri dhe do të tërhiqen zvarrë për në zjarrin e ndezur fort të Xhehenemit. Ky do të jetë ndëshkimi i kriminelëve. Ndërsa atyre të cilët e kanë gjetur prehjen dhe qetësinë në adhurimin e Zotit, që e besojnë sinqerisht Zotin dhe ndjekin rrugën e profetëve, atyre do t’u thuhet:
Fecr 89:26

Fecr 89:27
O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar! Hyr në mesin e adhuruesve të Mi(të devotshëm) ! -Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robërve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar! Kthehu i kënaqur me Zotin tënd, me mirësitë e shumta që Ai ka fshehur në Xhenet për ty! Kthehu te Zoti yt, që është i kënaqur prej teje!
Fecr 89:28

Fecr 89:29

Fecr 89:30
Hyr në turmën e adhuruesve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim! -Këto fjalë i drejtohen shpirtit në Ditën e Gjykimit dhe në momentin e vdekjes.
Beled 90:1
Betohem në këtë qytet, dhe ti gjendesh në këtë qytet. Betohem në prindin dhe në ata që lindën prej tij. - Allahu i Lartësuar betohet në qytetin e sigurisë, në Mekën e nderuar, që është absolutisht vendi më i shenjtë dhe më i nderuar në botë. Rëndësia dhe shenjtëria e saj ishte më e madhe sidomos në kohën kur Profeti i zgjedhur i Zotit, Muhamedi (a.s.) ishte në të. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar betohet në Mekën kur në të ishte Profeti (a.s.). Ai betohet gjithashtu edhe në Ademin (a.s.) dhe pasardhësit e tij. Por për çfarë betohet i Lartësuari? Arsyeja e betimit vjen më poshtë, kur Allahu i Madhëruar thotë:
Beled 90:2

Beled 90:3

Beled 90:4
Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme. -Ky ajet mund të shpjegohet në dy mënyra:1. Njeriu është krijuar për të kaluar në sprova të njëpasnjëshme në jetën e dynjasë, në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, atij i duhet të punojë shumë për t’ia lehtësuar vetes këto vështirësi dhe për t’iu mundësuar arritja e lumturisë së përjetshme në kënaqësinë e Zotit. Nëse nuk e bën, atëherë ai ka për të qenë i rrethuar nga vuajtjet e vazhdueshme, derisa të përfundojë në ndëshkimin e përjetshëm në ahiret. 2. Njeriu është krijuar për vështirësi të njëpasnjëshme, domethënë, ai është krijuar i fortë dhe i aftë për të përballuar çdo punë të vështirë dhe të rëndë. Megjithatë, ai nuk tregohet falënderues dhe mirënjohës për këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tij. Përkundrazi, fuqinë dhe aftësitë e tij ai i përdor me arrogancë, duke u treguar mospërfillës ndaj Zotit që e ka krijuar. Me injorancën dhe padrejtësinë e tij, nga të cilat është i prirur, ai mendon se kjo gjendje do të jetë e vazhdueshme për të dhe kurrë nuk do t’i largohet, por i Lartësuari thotë:
Beled 90:5
A mendon ai, se askush s'ka fuqi mbi të? -A mendon njeriu se nuk do të mposhtet kurrë, prandaj tregohet arrogant, prandaj lëvdohet ndër njerëz për pasurinë që ka harxhuar në përmbushjen e epsheve të tij:
Beled 90:6
Ai thotë(me mburje): “Unë kam shpenzuar shumë pasuri.” –Domethënë, ka shpenzuar pasuri të madhe në përmbushjen e dëshirave të tij të liga. Kur flet për shpenzimin e pasurisë në harame, Allahu i Lartësuar përdor shprehjen “ehlektu mâlen”, që, saktësisht, do të thotë: “kam prishur, kam shkatërruar shumë pasuri”. Pra, shpenzimin e pasurisë në harame Zoti e ka konsideruar si të shkatërruar e të hedhur kot për shpenzuesin, sepse ajo pasuri i sjell shpenzuesit veçse trishtim, varfërim, lodhje dhe dëshpërim. Ndryshe ndodh me atë që shpenzon pasurinë për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ky person ka bërë tregti shumë fitimprurëse dhe lumturuese me Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm. Ai ka për të fituar shumëfish nga ajo që shpenzon për hir të Tij. Më pas, duke kërcënuar ata që shkatërrojnë pasurinë e tyre për përmbushjen e epsheve në harame, Allahu i Lartësuar thotë:
Beled 90:7
A mendon ai se nuk e ka parë askush?! - Si mendojnë këta të mjerë, që veprojnë në këtë mënyrë. Mos, vallë, mendojnë se Allahu nuk i ka parë dhe nuk di për veprat e tyre, të mëdha apo të vogla qofshin?! Mos mendojnë ata se nuk kanë për t’u llogaritur edhe për gjërat më të imëta? Jo, përkundrazi, e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë e hidhur për ta. Allahu i Gjithëditur dhe Gjithëshikues i ka parë të gjitha. Ai i ka regjistruar dhe ruajtur veprat e tyre. Për çdo njeri, Ai ka ngarkuar dy melekë të ndershëm dhe shkrues besnikë. Çdo gjë që robi ka vepruar, të mirë apo të keqe, është e regjistruar me saktësi në librin e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar i kujton njeriut mirësitë që i ka dhuruar, me qëllim që të mendohet mirë për zgjedhjet që bën. Ai thotë:
Beled 90:8
A nuk i dhamë atij dy sy, Edhe gjuhë e dy buzë? - Zoti e ka zbukuruar njeriun me këto mirësi, me qëllimin gjithashtu që të shikojë dhe të flasë. Ai i ka dhuruar edhe plot mirësi të tjera, të domosdoshme për njeriun. Këto janë mirësitë e dynjasë, ndërsa për mirësinë e besimit dhe të fesë, Ai thotë:
Beled 90:9

Beled 90:10
Dhe a nuk ia treguam atij të dyja rrugët? -Zoti ia ka sqaruar njeriut rrugën e drejtë nga e gabuara, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Për këto mirësi, robi duhet të jetë mirënjohës ndaj Dhuruesit dhe të angazhohet maksimalisht për të plotësuar detyrimet ndaj Tij. Ai duhet që t’i shfrytëzojë këto mirësi për të kënaqur Zotin dhe jo për të plotësuar dëshirat e veta në harame. Por këta lloj njerëzish nuk veprojnë në këtë mënyrë, siç thuhet më pas:
Beled 90:11
Por ai nuk zgjodhi “rrugën e(drejtë dhe të) vështirë”. E ku e di ti se ç’është “rruga e (drejtë dhe e)vështirë”? -Ata nuk ndjekin rrugën e drejtë, sepse u pëlqen të përmbushin dëshirat e veta. Rruga e drejtë është e vështirë për ta. Më pas, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë rrugë të drejtë, të cilën të shfrenuarit në harame e konsiderojnë të vështirë për ta ndjekur:
Beled 90:12

Beled 90:13
Ajo është lirimi i një skllavi,... -Lirimi nga skllavëria bëhet ose duke e blerë lirinë e një skllavi, duke paguar shumën e kërkuar nga zotëria i tij, ose duke e ndihmuar të ashtuquajturin el mukâtib në pagesën e një pjese të çmimit të lirisë së tij. El mukatib quhet ai skllav që ka rënë dakord me padronin për ta blerë lirinë e vet kundrejt një shume të caktuar. Pa dyshim, në lirimin nga skllavëria bën pjesë edhe lirimi i muslimanëve të kapur robër nga qafirët, madje kjo është më parësore për t’u marrë në konsideratë.
Beled 90:14
...ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria ndonjë jetimi, që është i afërt, ose ndonjë të varfëri, të cilin e ka dëshpëruar varfëria - Të japësh ushqim dhe ndihmë pikërisht në ditët më të vështira, kur njerëzit janë shumë në nevojë. Ndihmën duhet ta përqendrosh më shumë në një kategori të caktuar njerëzish, siç janë jetimët, sidomos jetimët që i ke edhe të afërt në fis. Të ndihmosh njerëzit sipas nevojës dhe afërsisë farefisnore ka shpërblim më të madh. Allahu i Madhëruar na nxit, gjithashtu, për të ndihmuar “miskinen metrabeh”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: një të vobektë, që nga nevoja e madhe, është shtrirë përdhe. Kështu, ne duhet të jemi bamirës ndaj krijesave pa mbështetje dhe që janë në nevojë. Pastaj Allahu i Madhëruar jep një tjetër këshillë të vyer, duke thënë:
Beled 90:15

Beled 90:16

Beled 90:17
dhe të bëhesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë për të mëshiruar. -Allahu i Madhëruar urdhëron për të patur këto cilësi të mrekullueshme:1.Besim të vërtetë dhe të sinqertë në gjithçka që duhet besuar dhe të cilën Zoti e ka shpallur nëpërmjet Profetit të Tij.2.Vepra të mira, me plot kuptimin e fjalës “të mira”. Që puna të jetë e mirë, ajo duhet të kryhet me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin dhe me mënyrën e përcaktuar nga Krijuesi, qoftë vepër e detyrueshme, qoftë e pëlqyeshme.3. Të këshillojmë njëri-tjetrin për durim, në të tri aspektet e tij kryesore: durim për të zbatuar porositë e Zotit, durim për t’u ruajtur dhe larguar nga ndalesat e Zotit dhe durim ndaj caktimit të Zotit mbi ne, duke e pranuar të kënaqur këtë caktim, pa ankesa dhe rebelim. Ne duhet të këshillojmë njëri-tjetrin për nënshtrim dhe vazhdimësi në rrugën drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, për qetësi dhe siguri të plotë në ndihmën dhe mbështetjen e afërt të Tij.4. Të këshillojmë njëri-tjetrin për të qenë mëshirues dhe të butë me krijesat, duke ndihmuar nevojtarët, duke mësuar të paditurit, duke udhëzuar të humburit, duke u shërbyer atyre në të gjitha drejtimet që kanë nevojë, duke i ndihmuar ata të rregullojnë çështjet e dynjasë dhe të fesë, duke dashur për të tjerët atë që e dëshirojmë për veten tonë dhe të urrejmë për ta atë që e urrejmë edhe për veten tonë. Pikërisht ata që përpiqen dhe i plotësojnë këto cilësi i kanë hyrë asaj rrugë të vështirë, që do t’i nxjerrë në lumturi të paimagjinueshme. Këta janë ata që librin e veprave të tyre do ta marrin nga e djathta, siç thotë i Lartësuari:
Beled 90:18
Këta janë të anës së djathtë. –Arsyeja është se këta përpiqen që të plotësojnë detyrimet ndaj Zotit dhe ndaj krijesave. Ata, gjithashtu, largohen nga haramet e Zotit. Pikërisht kjo është rruga e lumturisë dhe kënaqësisë së përjetëshme. Ndërsa ata që nuk ndjekin këtë rrugë, por zgjedhin mohimin dhe shpërfilljen e porosive të Zotit, ata kanë tjetër trajtim. I Madhëruari thotë:
Beled 90:19
Ndërsa ata që nuk i besojnë argumentet Tona, janë të së majtës. Mbi ta është një Zjarri i mbyllur(përvëlues). -Ata i shpërfillin dhe flakin pas shpine porositë dhe këshillat e Allahut. Ata nuk e besojnë Allahun dhe asgjë që Ai urdhëron të besohet. Ata nuk bëjnë vepra të mira sipas besimit të drejtë dhe nuk i mëshirojnë krijesat e Zotit. Këtyre do t’u jepet libri i veprave të tyre nga e majta, shenjë kjo se i pret ndëshkimi i dhembshëm. Ata i pret izolimi në Zjarr, ku do të jenë të mbyllur pas hekurash dhe kurrë nuk do të shpëtojnë prej tij. Ashtu të burgosur në Zjarr do të ndëshkohen dhe do të vuajnë të dëshpëruar. Këtu përfundon komenti i sures Beled. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!
Beled 90:20

Şems 91:1
Betohem për Diellin dhe dritën e tij. Dhe për Hënën, që vjen pas tij. Betohem për ditën, kur ajo zbardh (Tokën),Dhe për natën, e cila e mbulon atë (Tokën) - Allahu i Lartësuar betohet fillimisht në Diellin dhe dritën e tij aq të dobishme për krijesat. Më pas, Ai betohet në Hënën, që e pason dritën e diellit dhe ndriçon botën natën. Pastaj Allahu i Lartësuar betohet në ditën, gjatë së cilës ndriçohet gjithçka në faqen e dheut, dhe në natën, gjatë së cilës errësohet gjithçka mbi të. Këmbimi i ditës me natën, këmbimi i Diellit me Hënën sipas një rregulli të përpiktë, kujdesi ndaj krijesave duke u dhënë gjithçka që u nevojitet për një jetë normale, të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i Ditur dhe i Pushtetshëm për gjithçka. Të gjitha këto tregojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Çdo adhurim i dedikuar dikujt tjetër veç Allahut është i kotë dhe i padrejtë.
Şems 91:2

Şems 91:3

Şems 91:4

Şems 91:5
Betohem për qiellin dhe për Atë që e ndërtoi. -Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra:1.Për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë. Kështu, betimi është në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi atë, domethënë Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij.2. Për qiellin dhe atë rregull, me të cilin ai është ndërtuar. Po me këto dy mënyra mund të kuptohen edhe betimet e mëposhtme:
Şems 91:6
Betohem për Tokën dhe për Atë që e sheshoi. - Allahu i Madhëruar e shtroi Tokën dhe e bëri të përshtatshme për të jetuar lehtë në të. Ai u mundësoi krijesave të përfitojnë prej saj me të gjitha mënyrat.
Şems 91:7
Betohem për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë, Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. - Fjala “shpirt” mund të kuptohet në dy mënyra:1.Si çdo shpirt i botës shtazore, të cilin Zoti e ka krijuar, sepse fjala “shpirt” përfshin gjithçka të asaj kategorie.2. Si shpirti i njeriut dhe i xhindit, pra, i krijesave të përgjegjëshme ligjërisht, që do të merren në llogari. Këtë qëndrim e përforcon edhe vijimi i ajeteve. Sidoqoftë, shpirti është një argument madhështor, që e meriton që Zoti të betohet në të. Shpirti është një krijesë e jashtëzakonshme e Allahut. Ai është aq i lehtë dhe i imët, i shpejtë në lëvizje dhe ndryshim, ai ndikohet dhe reagon shumë shpejt dhe në mënyrë të çuditshme. Ai bart në vete, ambicie, dëshira, pasione, synime, dashuri dhe urrejtje. Ai ndryshon dhe lëviz mes këtyre gjendjeve shumë natyrshëm. Nëse nuk do të ishte shpirti, trupi i njeriut do të ishte thjesht një statujë e pajetë dhe e padobishme. Kështu, krijimi i shpirtit, me të tilla cilësi dhe tipare, është një shenjë e madhe e madhështisë së Krijuesit të tij.
Şems 91:8

Şems 91:9
Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin – Kuptimi: Ka shpëtuar ai që pastroi vetveten prej gjynaheve, ai që e ruajti veten prej mangësive, ai që e lartësoi veten nëpërmjet bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij, që u pajis me dije të dobishme dhe që punoi sipas saj, në shenjë dashurie, madhërimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit të tij.
Şems 91:10
dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë. – Domethënë, e ka poshtëruar shpirtin e vet, këtë krijesë aq të vyer të Zotit, e cila kurrsesi nuk e meriton të përdhoset. Shpirti nuk duhet ngarkuar me gjynahe, por duhet pastruar me vepra e cilësi që e plotësojnë atë.
Şems 91:11
Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë,... - Për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë ndaj të vërtetës, ata mohuan Profetin e tyre Salih dhe e shpërfillën porositë e tij. Ata e konsideruan Profetin si gënjeshtar dhe, me në krye me më të ligun e tyre Kidar Ibn Salif, ata ranë dakord për ta therur Devenë e paprekshme të Zotit.
Şems 91:12

Şems 91:13
...Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”. - Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë:
Şems 91:14
Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre dhe i rrafshoi. - Allahu i përfshiu ata me ndëshkim, duke u dërguar një britmë të madhe nga sipër dhe një tronditje nga poshtë. Ata u gdhinë kufoma të ftohta dhe të gjunjëzuara. Kështu, në atë vend nuk u dëgjua më asnjë zë që të lutej dhe asnjë zë që të përgjigjej. Allahu i rrafshoi mohuesit, duke i ndëshkuar të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallim.
Şems 91:15
Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi. - E si të frikësohet Mbisunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje; asnjë krijesë nuk del jashtë sundimit të Tij. Allahu është i Urtë në çdo gjë që përcakton në gjithësi dhe në çdo ligj me të cilin ngarkon krijesat e Tij. Çdo vepër e Allahut është e drejtë dhe e urtë. Këtu përfundon komenti i sures El shems. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Leyl 92:1
Allahu i Madhëruar betohet në kohën e përbërë nga netët dhe ditët, përgjatë së cilave robërit bëjnë veprat e tyre të ndryshme, të mira apo të këqija. Ai thotë:Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen -Allahu i Madhëruar betohet në natën, kur ajo mbulon krijesat me errësirën e saj dhe kur çdokush kthehet dhe gjen prehjen në folenë e vet. Robërit qetësohen nga angazhimet e shumta të ditës së shkuar dhe përgatiten për ditën që vjen, me forca dhe energji të reja. Ai betohet, gjithashtu, për ditën, kur ajo shkëlqen mbi krijesat, kur ata ndriçohen me dritën e saj dhe shpërndahen për të kërkuar nga mirësitë e Zotit.
Leyl 92:2

Leyl 92:3
dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën. -Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra:1. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën! Pra, i Lartësuari betohet në Veten e Vet.2. Për atë të cilën e krijoi mashkull dhe femër. Me këtë mënyrë të dytë vështrimi, i Lartësuari betohet në krijesat e Tij, të cilat Ai i ka bërë çift.Kjo tregon për urtësinë e Allahut në krijimin e gjallesave dhe të mënyrës se si ato të vazhdojnë të ekzistojnë. Që të sigurohet vazhdimësia e gjallesave, Ai i krijuar ato në meshkuj e femra dhe i ka pajisur me dëshirë të ndërsjelltë, ku njëra palë dëshiron tjetrën. I Madhëruar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, më i miri Krijues! Të gjitha këto betime i Lartësuari i solli për të përforcuar faktin që:
Leyl 92:4
Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme. -Veprat dhe përpjekjet tuaja, o njerëz dhe xhindë, që jeni të përgjegjshëm ligjërisht, janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato dallojnë nga njëra-tjetra qoftë në drejtim të masës dhe cilësisë së tyre, qoftë edhe në drejtim të qëllimit me të cilin janë bërë. A synoni të kënaqni Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij, dhe kështu përpjekjet tuaja të jenë të frytshme dhe të shpërblyeshme në përjetësi? Apo synoni këtë dynja dhe stolitë e saj, që do zhduken një ditë, e kështu edhe veprat tuaja të zhduken, sikurse objektivi juaj? I tillë është përfundimi i çdo vepre nëpërmjet së cilës nuk synohet kënaqësia e Allahut. Më pas, i Madhëruari bën dallimin mes dy rasteve, duke thënë:
Leyl 92:5
Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën... -Cilësitë e fatlumëve janë:1. Ata japin. Domethënë, ata japin atë që e kanë për detyrë ta japin, qoftë ajo pasuri, siç janë zekati, detyrimet kompensuese, shpenzimet e detyrueshme nga Sheriati, qoftë adhurim trupor, si falja e namazit, agjërimi etj., qoftë adhurim i ndërthurur pasuror-trupor, si kryerja e haxhit, umres etj.2. Ata ruhen. Domethënë, ata ruhen prej harameve të Zotit, duke mos shkelur kufijtë e Tij. Ata u ruhen gjynaheve, për hir të Zotit dhe në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi për Të.3. Ata besojnë më të mirën me bindje të plotë. Kjo do të thotë që ata e besojnë me bindje të plotë dhe pa mëdyshje dëshminë e teuhidit “Lâ ilâhe il-l’All-llâh”. Ata e dinë se çfarë nënkupton kjo dëshmi, ku bazohet ajo dhe u nënshtruan e jetuan sipas saj. Ata janë të sigurt për shpërblimin e tyre, nëse jetojnë dhe punojnë sipas kësaj dëshmie. Ky është besimi me bindje i “më të mirës”.Për këta, Allahu i Lartësuar ka dhënë këtë premtim të mrekullueshëm e qetësues:
Leyl 92:6

Leyl 92:7
...Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. -Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëditur i premton kujtdo që pajiset me cilësitë e mësipërme se Ai do t’ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t’ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm.
Leyl 92:8
Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë(për Zotin), dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit,... -E kundërta ndodh me ata që veprojnë ndryshe. Këta të mjerë kanë disa cilësi:1. Ata tregohen koprracë, domethënë nuk japin atë që e kanë për detyrë ta japin. Ata shpërfillin shpenzimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme qofshin ato, duke e penguar veten që të kryejnë detyrimet ndaj Zotit.2. Ata ndihen të pavarur nga Zoti dhe e braktisin adhurimin e Tij. Ata hiqen sikur nuk kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Zotit, ndërkohë që, në realitet, janë tejet të varur dhe të varfër, jashtëzakonisht nevojtarë për mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për robin që të shpëtojë, të lumturohet dhe të arrijë gjithçka dëshiron, veçse duke qenë Allahu më i dashuri i zemrës së tij, duke qenë Ai i vetmi i Adhuruar, i vetmi të Cilit robi i përkushtohet me madhërim dhe nënshtrim, i vetmi të Cilit robi i mbështetet dhe i kërkon ndihmë, i vetmi kënaqësinë e të Cilit të synojë.3. Ata mohojnë “më të mirën”, domethënë nuk besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe të veprohet, nëpërmjet profetëve të Tij.Zoti na tregon se këta do t’i zhysë në gjendjen dhe rrugët më të vështira, në cilësitë më të ulëta dhe më të shëmtuara. Këtyre do t’u lehtësohen rrugët e arritjes së të keqes, kudo dhe kurdo qoftë. Këtyre do t’u zbukurohet kryerja e poshtërsive. E lusim Allahun të na ruajë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë!
Leyl 92:9

Leyl 92:10

Leyl 92:11
…Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet. -Pasuria e tyre, nëpërmjet së cilës ata ndihen të pavarur, - prandaj i kalojnë kufijtë dhe i shkelin porositë e Zotit, - nuk ka për t’u bërë dobi kur të vdesin. Në jetën tjetër, vetëm veprat e mira bëjnë dobi. Ndërsa pasuria që nuk është pastruar nëpërmjet dhënies së zekatit ka për të qenë fatkeqësi dhe ndëshkim për ta. Njerëz të tillë nuk shpenzojnë prej pasurisë së tyre që të fitojnë ahiretin.
Leyl 92:12
Është detyra Jonë udhëzimi. -Udhëzim i vërtetë, i drejtë dhe i sigurt është vetëm ai që ofrohet prej Allahut, prandaj vetëm Allahut i duhet kërkuar udhëzimi. Ky udhëzim të afron drejt Allahut dhe bën të mundur kënaqësinë e Tij. Çdo rrugë tjetër është humbje dhe devijim, që përfundimin e ka në Zjarr, në ndëshkimin më të rëndë.
Leyl 92:13
Vetëm Jona është Bota tjetër, edhe kjo. -Pushteti, mbretërimi, pronësia, e drejta dhe mundësia për të vepruar dhe administruar dynjanë dhe ahiretin janë vetëm në dorën e Zotit. Askush nuk ka mundësi dhe pushtet në këto drejtime. Prandaj, çdokush që synon ahiretin dhe dynjanë, le ta mësojë se ato janë tërësisht në dorën e Zotit dhe vetëm prej Tij duhen kërkuar. Vetëm tek Ai duhet shpresuar dhe vetëm me Të duhet të lidhen zemrat.
Leyl 92:14
Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort. Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu, i cili e mohoi(shpalljen)dhe i ktheu shpinën(të vërtetës). -Xhenemi është një zjarr i ndezur fort, në të cilin do të ndëshkohen veçse fatzinjtë që kanë dy cilësi: ata nuk besojnë të vërtetën e Zotit dhe ata u kthejnë shpinën urdhrave dhe porosive të Zotit. Ndërsa të shpëtuarit kanë të tjera cilësi:
Leyl 92:15

Leyl 92:16

Leyl 92:17
Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij; ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet... -Qëllimi i adhurimeve dhe i shpenzimeve është pastrimi i shpirtit nga gjynahet dhe mangësitë, thjesht për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Nga kjo kuptohet se, po të bësh një shpenzim të pëlqyeshëm, duke shpërfillur një shpenzim të detyrueshëm, është e palejueshme. Kështu, për shembull, nëse nuk ke plotësuar nevojat e familjes, atëherë nuk ke pse të shpenzosh për drejtime të tjera. Ose, nëse ke borxhe dhe detyrime financiare të detyrueshme për të shlyer, atëherë nuk duhet të merresh me shpenzime të tjera veç këtyre. Jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por sipas shumë dijetarëve, ato janë shpenzime të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Zoti, sepse shpirti nuk pastrohet duke kryer diçka të pëlqyeshme, që çon në lënien e një detyrimi.
Leyl 92:18

Leyl 92:19
…jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi. -Këta të devotshëm nuk u lënë hapësirë njerëzve që të jenë bamirës ndaj tyre, sepse përpiqen që gjithmonë ta kthejnë të mirën me më të mirë. Ata u bëjnë mirë njerëzve më shumë sesa njerëzit bëjnë mbi ta. Ata janë vetëm robër të Zotit dhe të bamirësisë së Tij. Ata nuk e kërkojnë shpërblimin nga njerëzit, por vetëm nga Zoti. Nëse do të kishin ndonjë borxh dhe bamirësi pa shlyer ndaj krijesave, kjo do ta cenonte sadopak sinqeritetin e tyre në fjalë dhe në vepra. Por ata, përkundrazi, nuk u kanë asnjë borxh krijesave. Qëllimi i tyre i vetëm është vetëm Krijuesi dhe ata janë borxhlinj vetëm ndaj Bujarisë së Tij. Ky ajet përfshin këdo që ka të tilla cilësi, edhe pse shkaku i shpalljes së tij është Ebu Bekri. Pra, ajeti bën fjalë në mënyrë të veçantë për Ebu Bekrin, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Ai ishte një njeri tejet i devotshëm dhe i sinqertë me Zotin e tij, aq sa u quajt Ebu Bekër el Siddik, pra, i Sinqerti. Ai nuk ishte borxhli ndaj askujt, madje as ndaj vetë Profetit (a.s.), veç për mirësinë e profetësisë dhe ftesës në Islam, borxh të cilin askush prej krijesave nuk mund t’ia shlyejë atij. Megjithatë, ajo hyn në mirësinë e Allahut të Lartësuar, për të cilat krijesat i janë borxhli dhe kurrë nuk mund ta falënderojnë dhe lavdërojnë, ashtu sikurse e meriton Dhuruesi i saj, Allahu i Madhëruar. Atëherë, ashtu si Ebu Bekri, çdo adhurues i Zotit që ka këtë cilësi të vyer meriton të njëjtin shpërblim dhe gradë të lartë. Cila është kjo cilësi? Të jesh borxhli vetëm ndaj Zotit të Madhëruar dhe i sinqertë vetëm për Të. Veprat e tua të mos kryhen për të shpërblyer dikë për mirësinë e tij ndaj teje, por vetëm për të kënaqur Zotin. Dhe kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse krijesat i ke shpërblyer tërësisht për ndonjë mirësi që të kanë bërë, madje edhe më shumë se aq, dhe kështu veprat e tua të mira mbeten thjesht vetëm për Zotin e gjithësisë. Këta të sinqertë do të gëzohen dhe kënaqen me mirësitë dhe dhuratat, që Zoti do t’u japë.
Leyl 92:20

Leyl 92:21

Duhâ 93:1
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Duhâ 93:2
Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka. - Allahu i Lartësuar betohet për atë kohë të ditës në të cilën shpërndahet dhe shkëlqen drita dhe ngrohtësia e saj. Më pas, Ai betohet në natën, kur errësira mbulon gjithçka. Me këto betime, i Madhëruari kërkon të tregojë përkujdesin e madh të Tij për Profetin e zgjedhur, prandaj Ai thotë:
Duhâ 93:3
Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. – Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë:
Duhâ 93:4
Bota e Ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para.– Përçdo moment që kalonte, gjendja e Profetit do të ishte më e mirë se e shkuara. Çdo çast që kalonte e gjente Profetin më lart në grada, më të epërm mbi armiqtë e tij dhe me fe më shumë dominuese. Kështu plotësohej mirësia dhe begatia e Zotit të tij mbi të, mbi fenë e tij dhe mbi umetin e tij, derisa ndërroi jetë. Kur ndërroi jetë, ai tashmë kishte arritur një gradë, që askush nga të parët dhe të fundit nuk e kishin arritur dhe as do të mund ta arrijnë. Më pas, mos pyet për mirësinë dhe lumturinë që i është premtuar Profetit në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë:
Duhâ 93:5
Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. - Nuk ka shprehje më të plotë për të treguar mirësitë e mëdha që i premtohen Profetit në ahiret, sesa kjo shprehje e dhënë nga i Madhëruari. Pastaj Allahu i Lartësuar i kujton Profetit të Tij mirësitë e veçanta që i dhuroi atij dhe përkujdesin e veçantë që tregoi për të në faza të ndryshme të jetës së tij:
Duhâ 93:6
A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi? - Kuptimi: Në kohën kur ti nuk kishe as nënë, as baba dhe kur nuk ishe në gjendje të kujdeseshe për veten tënde, i Madhëruari u kujdes për ty, duke bërë të mundur që të të rriste gjyshi yt, Abdul Mutalibi. Kur vdiq gjyshi, kujdestaria i kaloi xhaxhait tënd, Ebu Talibit. Më pas, Allahu i Lartësuar e forcoi krahun tënd me ndihmën dhe mbështetjen e Tij të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet besimtarëve të shumtë.
Duhâ 93:7
A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi? - Ti nuk e dije se ç’është Shpallja dhe as imani. Zoti yt të mësoi atë që nuk e dije. Ai të bëri të gatshëm dhe të inspiroi që të bësh veprat më të mira dhe të stolisesh me virtytet më të larta.
Duhâ 93:8
A nuk të gjeti të varfër dhe të begatoi? - Ti ishe i varfër, por Zoti të pasuroi duke bërë që, për një kohë të shkurtër, pasuritë e mbretërve dhe perandorëve të ishin nën këmbët e tua dhe të umetit tënd. Kështu, Ai që largoi prej teje këto mangësi, Ai do të përkujdeset vazhdimisht për ty. Ai që të pasuroi dhe të strehoi, Ai që të dha fitoren mbi çdo armik dhe të udhëzoi në rrugën më të ndritur, Ai meriton falënderimin, adhurimin dhe mirënjohjen tënde të thellë. Mirënjohjen ndaj Tij shprehe me të gjitha format dhe mënyrat, mes të cilave:
Duhâ 93:9
Jetimin kurrë mos e nënçmo! - Kurrë mos u sill keq me jetimin! Asnjëherë mos u bezdis dhe mos u ngushto me përkujdesin ndaj tij. Kurrë mos e nënçmo jetimin apo ta fyesh atë me fjalë rënduese, por nderoje dhe tregohu bujar me të, ashtu si të vijë më lehtë. Trajtoje jetimin ashtu si do të dëshiroje që të tjerët të trajtonin fëmijët e tu pas vdekjes tënde.
Duhâ 93:10
Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi! - Kur t’i drejtohesh lypësit, kujdes! Mos e rëndo me fjalë dhe mos e përzë me vrazhdësi! Jepi lypësit, nëse ke mundësi, ose, në të kundërt, largoje me butësi dhe mirësjellje. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkuesin e pasurisë dhe të mirave materiale, por për çdo lloj lypësi dhe kërkuesi, siç është edhe kërkuesi i diturisë. Për këtë arsye, mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, sepse kjo ndihmon shumë në arritjen e synimit nga nxënësi. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.
Duhâ 93:11
Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji! - Këtu bëhet fjalë për të mirat e fesë dhe të dynjasë. Kështu, kuptimi është: Lavdëroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre. Ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas i këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të. Zemrat janë të prirura që ta duan atë që u bën mirësi. Këtu përfundon komenti i sures Duha dhe, për këtë, falënderimi i takon vetëm Allahut!
İnşirah 94:1
Duke përmendur mirësitë më të cilat e begatoi dhe dalloi Profetin e Tij, Allahu i Lartësuar thotë:A nuk ta zgjeruam gjoksin tënd? - Zgjerimi i gjoksit nënkupton:1.Bërjen e Profetit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut, në Islam.2.Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.3.Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.4. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin e shpirtit të Profetit për t’i pranuar dhe kultivuar ato, ndryshe nga ç’ndodh me gjokset e ngushtuara dhe të rënduara, të cilët kurrsesi nuk nënshtrohen për të vërtetën dhe të mirën. Ata gjithmonë janë të shtrënguar ndaj mirësisë që u ofrohet.
İnşirah 94:2
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
İnşirah 94:3
A nuk ta hoqëm barrën, e cila të rëndonte mbi shpinë? - Barra e përmendur këtu është pesha e gjynaheve. Pra, Allahu i Madhërueshëm e shkarkoi dhe lehtësoi Profetin e Tij nga barra e gjynaheve, duke ia falur të gjitha, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe, që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.” [El fet’h 1 - 3].
İnşirah 94:4
A nuk e ngritëm lart emrin tënde? -Kuptimi: Ne e lartësuam gradën dhe famën tënde. Ti do të lëvdohesh dhe përkujtohesh gjithmonë me mirësi ndër njerëz në botë. Asnjë krijesë tjetër nuk do të gëzojë famën dhe lavdinë tënde. Sa herë që do të kujtohet Allahu iMadhëruar, së bashku me të do të kujtohet edhe Profeti dhe adhuruesi i Tij i sinqertë, Muhamedi (a.s.). Kur pranon Islamin, njeriu shpreh shehadetin, kur thirret ezani dhe ikameti, përmendet shehadeti, nëpër hytbe përmendet shehadeti, e shumë e shumë raste të tjera. Domethënë, sa herë dëshmohet që Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë, dëshmohet gjithashtu se Muhamedi është Profeti dhe adhuruesi i sinqertë i Allahut. Dashuria e umetit për Profetin është një dashuri që askush nuk e ka për udhëheqësin e vet. Allahu e shpërbleftë, e nderoftë dhe e shtoftë lavdinë e Muhamedit (a.s.)!
İnşirah 94:5
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
İnşirah 94:6
Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi. - Ky është një përgëzim i madh dhe i mrekullueshëm. Sa herë që të ekzistojnë vështirësia dhe ngushtia, së bashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi. Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës, edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu, pas vështirësisë, do të sjellë lehtësim”. Apo sikurse ka thënë edhe Profeti (a.s.): “Me të vërtetë, çlirimi vjen së bashku me ngushtinë dhe, së bashku me vështirësinë, vjen lehtësimi.”. Po të shohim me kujdes në ajet, fjala “el usr” – “vështirësi” është (në arabisht) në trajtën e shquar, që e nënkupton atë si një të vetme, ndërsa fjala “lehtësim” është (në arabisht) në trajtën e pashquar, që nënkupton se ai përsëritet. Pra, për çdo vështirësi, Zoti i Lartësuar sjell lehtësim pas lehtësimi. Kësisoj, një vështirësi nuk mund të jetë asnjëherë më e madhe se dy lehtësime. Gjithashtu, duhet të theksojmë se fjala “el usr”, e shoqëruar me nyjen ‘el’, sipas rregullave të arabishtes, ajo i përfshin të gjitha llojet e vështirësive, sado të mëdha dhe të pazgjithshme të mund të duken. Kështu, sido që të jetë, në fund të fundit, vështirësia do t’ia lërë vendin lehtësimit dhe çlirimit. Kjo është diçka e pashmangshme. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë që Ai u ka dhuruar:
İnşirah 94:7
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
İnşirah 94:8
Pasi të kesh përfunduar (preokupimet), atëherë, për hir të Zotit tënd, përpiqu (me adhurime), dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu! - Kuptimi: Pasi të kesh përfunduar veprat dhe angazhimet e tua të shumta e të përditshme dhe kur të mos kesh pengesë për zemrën tënde, atëherë përqendrohu thellësisht në adhurim dhe në lutjet drejtuar Zotit tënd. Vetëm Zotit tënd përkushtoju dhe vetëm kënaqësinë e Tij syno! Ky është kusht, që adhurimet dhe lutjet e tua të pranohen nga i Madhëruari. Mos u bëj si ata që, kur mbarojnë angazhimet e tyre, zhyten në argëtime dhe pakujdesi, duke u larguar nga Zoti i tyre dhe përmendja e Tij. Kjo është rruga e të dështuarve dhe e humbësve. Disa janë të mendimit se ajeti kuptohet kështu: “Pasi të kesh mbaruar namazin tënd, përkushtohu dhe përqendrohu në lutjen drejtuar Allahut të Madhëruar. Vetëm Allahut përkushtoja lutjet dhe drejtoja kërkesat e tua”. Në këtë ajet mbështeten ata që quajnë të lejuar bërjen e dua-së pas namazit farz, por Allahu është më i ditur për të vërtetën. Këtu përfundon edhe komenti i sures Inshirah. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Tin 95:1
Betohem për fikun dhe ullirin, Dhe për Turi Sinain ,dhe për këtë Qytet të sigurt(Meken). -Allahu i Madhëruar betohet fillimisht në fikun dhe ullirin, sepse këto janë dy pemë shumë të dobishme për njerëzit dhe sepse ato kultivohen më së shumti në tokën e Shamit, vendin ku u shfaq Profeti i madh Isa, i biri i Merjemes. Pastaj i Madhëruari betohet në Turi Sinain ose në Malin e Sinait, i cili është vendi ku Musait (a.s.) iu shpall profetësia. Më pas vjen betimi në“qytetin e sigurisë”, pra, në Mekën e nderuar dhe të bekuar, vendi ku Allahu i shpalli të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.), profetësinë. Kështu, i Madhëruari betohet në këto tre vende të shenjta, të cilat Ai i zgjodhi për të shpallur shpalljet më të mëdha dhe më të rëndësishme për njerëzimin. Po përse betohet Allahu i Madhëruar në këto vende? Përgjigjja vjen më poshtë:
Tin 95:2

Tin 95:3

Tin 95:4
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. -Allahu i Lartësuar e bëri njeriun një krijim të plotë e të bukur, me gjymtyrë të përshtatshme, me një trup të qëndrueshëm, të cilit i është mundësuar çdo gjë për të cilën ka nevojë, qoftë në aspektin e jashtëm të dukshëm, qoftë në aspektin e brendshëm. Por me gjithë këto mirësi, të cilat Zoti i ka ofruar njerëzve, shumica e tyre nuk i shprehin Atij mirënjohjen, ashtu sikurse do duhej të vepronin. Ata janë të angazhuar në dëfrime dhe përjetimet mashtruese të kësaj jete dhe pranojnë që të bien në nivelet më të ulëta. Ata merren me gjëra të poshtra, që përlyejnë dhe prishin moralin dhe vlerat me të cilat Zoti i ka urdhëruar që të pajisen. Prandaj edhe i Madhëruari thotë:
Tin 95:5
Pastaj do ta zbresim atë në më të ultin e të ultëve. -Allahu i Lartësuar kërcënon se do t’i zhysë ata në vendin më të thellë në zjarrin e Xhehenemit. Atje është vendi i të gjithë kryeneçëve, që shpërfillin porositë e Zotit dhe nënshtrimin ndaj Tij. Të shpëtuarit janë vetëm ata që Zoti u ka bërë mirësi duke u dhuruar besimin e drejtë dhe të cilët kanë punuar me atë besim, siç thotë i Lartësuari:
Tin 95:6
Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë. -Këta Zoti i ka nderuar duke u dhuruar besimin e drejtë dhe moral të lartë. Zoti u premton atyre grada të larta dhe shpërblim të pandërprerë. Ata do të shijojnë kënaqësi të shumta dhe lumturi të përhershme, në përjetësi. Begatitë e tyre kurrë nuk do të mbarojnë, ushqimet e tyre do të vazhdojnë përjetësisht, e po ashtu edhe hijet e mrekullueshme ku do të qëndrojnë.
Tin 95:7
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu(o njeri)të mohosh Ditën e Shpërblimit?” -Pra, pas gjithë këtyre shenjave dhe fakteve të sjella nga i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi, cili është shkaku që të shtyn në mosbesim dhe në mospranim të Ditës së Llogarisë? Ato duhej që të të sillnin siguri të plotë për takimin me Allahun dhe për llogarinë e drejtë. Mirësitë dhe begatitë e shumta me të cilat Zoti të ka privilegjuar, duhej të nxisnin tek ti mirënjohjen dhe nënshtrimin për Dhuruesin. Të gjitha ato duhej të ishin një nxitje e fortë, që të mos mohoje asgjë për të cilën të ka njoftuar Allahu i Madhëruar nëpërmjet Profetit të Tij.
Tin 95:8
A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve? -Është jashtë logjike që Zoti të kishte krijuar robërit e Tij dhe pastaj t’i linte ata të braktisur, pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij dhe rregulla dhe pa i marrë në llogari e shpërblyer, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. A mund të logjikohet që Allahu, i Cili e krijoi njeriun fazë pas faze, i Cili i dhuron atij mirësi pas mirësie, i Cili përkujdeset dhe e ndihmon atë në çdo hap, dhe pastaj, në fund, ta lërë atë të humbasë në tokë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë? Jo, përkundrazi! Allahu i Madhëruar do t’i kthejë njerëzit në një vend, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, sipas asaj që kanë merituar dhe e synuar në jetën e dynjasë. Ai do t’i lërë përjetësisht në atë vend për të cilin janë përpjekur dhe e kanë zgjedhur për veten e tyre. Këtu përfundon komenti i sures Tin. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Alak 96:1
Kjo është surja e parë që i është shpallur Profetit (a.s.). Ajo është shpallur në hapat e para të profecisë, atëherë kur Muhamedi (a.s.) nuk e dinte çfarë ishte Libri i Zotit dhe as çfarë ishte imani. Në këtë kohë, atij i erdhi Xhibrili (a.s.) me Shpalljen hyjnore dhe e urdhëroi që të lexonte. Por Muhamedi (a.s.), i cili nuk dinte shkrim e këndim, i tha: “Unë nuk di të lexoj.” Por Xhibrili vazhdoi të kërkonte prej tij që të lexonte, derisa në fund tha:Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi(gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. -Është Allahu që, me pushtetin e Tij, ka krijuar gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend në veçanti krijimin e njeriut dhe gjendjen e tij në fillim të krijimit, në barkun e nënës. Ai që e krijon njeriun në ato fazat të para, duke u kujdesur për të, pa dyshim do të kujdeset për të edhe në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm për lumturinë e tij. Ai do të kujdeset për njeriun duke i përcaktuar urdhëra dhe ndalesa, duke i vendosur program jete dhe adhurimi, duke i dërguar profetë dhe duke i shpallur libra. Pikërisht për këtë arsye, Zoti urdhëroi për të lexuar dhe, menjëherë më pas përmend faktin që Ai është Krijuesi, që kujdeset për krijesat e Tij. Kështu, domethënia është: Ju që jeni nevojtarë që Zoti të kujdeset për ju, duke ju krijuar ju dhe gjithçka që keni nevojë, po ashtu jeni nevojtarë, madje edhe më shumë, që të lexoni atë që Zoti ju ka shpallur, që të mund të arrini lumturinë e plotë në dynja dhe në ahiret. Pastaj i Lartësuari thotë:
Alak 96:2

Alak 96:3
Lexo, se Zoti yt është më Bujari! Ai e mësoi(njeriun)të shkruajë me penë, Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. -Allahu është i cilësuar dhe emërtuar me cilësitë dhe emrat më të lartë. Bamirësia dhe bujaria e Tij janë të pakufishme dhe të gjera. Prej bujarisë së Allahut është edhe dija që i dhuron njeriut dhe aftësia për ta shkruar këtë dije. Allahu i Lartësuar e nxjerr njeriun nga barku i nënës, dhe në këtë gjendje njeriu është tërësisht i paditur. Por është Allahu i Madhëruar dhe Bujar që e pajis atë me aftësinë për të parë, për të dëgjuar, për të arsyetuar e gjykuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që ia lehtëson njeriut rrugët dhe mundësitë e diturisë dhe zhvillimit. Allahu i mësoi njeriut Kur'anin dhe Urtësinë Profetike. Ai i mësoi njeriut të shkruarit, nëpërmjet të cilit njeriu mund të ruajë diturinë dhe ta transmetojë ndër breza. Nëpërmjet shkrimit ruhen të pandryshuara të drejtat dhe detyrimet. Shkrimi është zëdhënësi më i mirë, në pamundësinë e të folurit. I Lavdëruar qoftë Allahu për të gjitha këto mirësi të mrekullueshme, për të cilat njeriu kurrë nuk do të mundë që ta lavdërojë Zotin e tij ashtu si e meriton dhe kurrë nuk do të mund t’i shprehë Atij mirënjohjen e plotë. Është përsëri Allahu i Madhëruar Ai që i begaton krijesat me pasuri, por njeriu, për shkak të natyrës së tij të prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë, e sheh veten si të pavarur, prandaj i kalon kufijtë dhe i shkel të drejtat:
Alak 96:4

Alak 96:5

Alak 96:6
Pa dyshim njeriu i kalon kufijtë, sepse e sheh veten si të panevojë(për mëshirën e Zotit). Por, pa dyshim, vetëm te Zoti yt është kthimi. -Njeriu shpërfill udhëzimin e Zotit, duke harruar se vetëm tek Ai do të jetë përfundimi. Për shkak të kësaj shpërfilljeje, njeriu nuk e ka frikë llogarinë para Zotit të tij. Gjendja e njeriut mund të përkeqësohet aq shumë, saqë jo vetëm që e shpërfill udhëzimin e Zotit për veten e vet, por nxit edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, siç thotë i Lartësuari:
Alak 96:7

Alak 96:8

Alak 96:9
A e ke parë atë që pengon një adhurues, kur ai falet? -Pra, ai pengon tjetrin të falë namaz, që është treguesi më i madh i imanit. Për të tillë njerëz të poshtër, Allahu i Madhëruar thotë:
Alak 96:10

Alak 96:11
Si guxon dhe e ndalon atë kur ai është në rrugë të drejtë ose urdhëron për devotshmëri? -O ti njeri që ndalon robin që t’i falet Zotit të tij, si vepron në këtë mënyrë, kur robi të cilin po e ndalon është tërësisht i udhëzuar nga Zoti i tij, me dije të saktë rreth së vërtetës dhe punon sipas kësaj dijeje?! Si vepron në këtë mënyrë, kur ai të cilin ti e ndalon dhe e pengon është duke urdhëruar për devotshmëri ndaj Zotit, është duke urdhëruar për t’iu përmbajtur urdhrave dhe për t’iu larguar ndalesave, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Zotin? Si arrin që një i tillë të pengohet dhe të luftohet?! Kjo vërtet konsiderohet si luftë kundër të vërtetës dhe kundër vetë Zotit. Kjo ndalesë u drejtohet atyre të cilët nuk janë të udhëzuar dhe të cilët urdhërojnë për të kundërtën e devotshmërisë. Më tej, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta lloj njerëzish, duke thënë:
Alak 96:12

Alak 96:13
A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh(gjithçka)? -A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme:
Alak 96:14

Alak 96:15
Jo, jo! Nëse nuk heq dorë, Ne do ta rrëmbejmë atë prej ballit. Prej ballit mashtrues e gjynahqar. -Ai rrëmbim do të jetë shumë i ashpër. Vërtet, koka e meriton që të ndëshkohet, për shkak të gabimeve dhe mosbindjes së saj. Njeriu që është mashtrues në fjalët e tij dhe gjynahqar i rëndë në veprat e tij e meriton këtë ndëshkim të dhembshëm.
Alak 96:16

Alak 96:17
Pastaj ai le të thërrasë ata të vetët! Ndërsa Ne do t’i thërrasim Rojet e Xhehennemit(zebanitë)! -Le të thërrasë ai që meriton këtë ndëshkim kë të dëshirojë, prej ushtrive dhe mbështe-tësve të tij. Ndërsa Allahu do të urdhërojë zebanitë, rojet e Xhehenemit, për të ekzekutuar ndëshkimin. Atëherë keni për ta parë se kush do të fitojë dhe kush është më i fuqishëm! Kjo do të jetë gjendja e atij që lufton dhe pengon të vërtetën. Ndërsa besimtarin, atë të cilin e pengojnë dhe luftohet për shkak të së vërtetës, Allahu i Lartësuar e urdhëron që të mos ua verë veshin dhe të mos u nënshtrohet këtyre ndaluesve:
Alak 96:18

Alak 96:19
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të! -Allahu i Lartësuar ndalon veçse nga ato gjëra të cilat sjellin shkatërrim në dynja dhe në ahiret. Pra, mos iu bind këtyre fatzinjve, por vazhdo të afrohesh tek Zoti yt me sexhde dhe me të gjitha llojet e adhurimit dhe bindjes ndaj Tij! Ky ajet përfshin të gjithë llojet e ndaluesve dhe luftuesve të së vërtetës dhe të gjithë mbrojtësit dhe përhapësit e saj, edhe pse është shpallur fillimisht dhe flet në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin, i cili pengonte Profetin (a.s.) nga namazi dhe nga përhapja e të vërtetës. Këtu përfu-ndon komenti i sures Alek. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
Kadr 97:1
Duke treguar mirësinë dhe gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Madhëruar thotë:Ne e zbritëm atë(Kur'anin)në Natën e Kadrit. -Në suren Duhan, ajetet 3 dhe 4, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë natë si “mubârake” - të begatshme e të bekuar. Ai thotë: “Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt). Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,…” Dhe është shumë e vërtetë që Allahu i Madhëruar e filloi shpalljen e Kur'anit në muajin e Ramazanit, pikërisht natën e Kadrit. Kështu, Zoti i përfshiu robërit me një mëshirë të gjerë, për të cilën ata kurrë nuk do të mund ta falënderojnë dhe t’i shprehin mirënjohjen ashtu si e meriton. Ajo është quajtur Nata e Kadrit, për shkak të vlerës së madhe të saj. Në këtë natë, Allahu përcakton gjithçka do të ndodhë gjatë vitit, si afatin e jetës, rizkun e fëmijës etj. Më tej, për t’i dhënë më shumë rëndësi çështjes së Natës së Kadrit, Allahu bën një pyetje:
Kadr 97:2
E ku mund ta dish ti se ç’është Nata e Kadrit?! -Ajo është një natë shumë e rëndësishme dhe dobia e saj është e jashtëzakonshme.
Kadr 97:3
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj! -Ajo është më e vlefshme se një mijë muaj. Edhe veprat e mira të kryera gjatë saj janë më të vlefshme dhe më të mira se puna në një mijë muaj, në të cilat nuk do të ishte ajo natë. Ky fakt çorodit arsyen e të mençurve dhe të urtëve, për bujarinë dhe mirësinë e madhe që Allahu i Madhëruar i ka dhuruar këtij umeti. Me bujarinë e Tij, Ai ka bërë një natë, puna në të cilën është më e mirë dhe më e shpërblyeshme se puna në një mijë muaj, pa atë natë mes tyre. Pra, çdo pjesëtar i këtij umeti, nëse e kërkon atë natë, mund të marrë shpërblim për një vepër që as për 80 vjet jetë të mbushur me adhurime e vepra të mira nuk do t’ia arrinte.
Kadr 97:4
Në të zbresin melekët dhe Shpirti(Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, me çdo çështje (të përcaktuar nga Zoti). -Gjatë kësaj nate, duke filluar që nga perëndimi i diellit e deri në agim, melekët dhe Xhibrili shpeshtojnë zbritjen në tokë dhe ngjitjen prej saj. Zoti e ka përshkruar dhe emërtuar atë natë si selam - paqe, për shkak se ajo është e pastër nga sherri dhe është e mbushur me mirësi dhe bekime:
Kadr 97:5
Paqe është ajo(natë)deri në agim. -Janë të shumta hadithet rreth mirësisë dhe dobisë së madhe të kësaj nate dhe faktit që ajo është në muajin e Ramazanit, madje në dhjetënetëshin e fundit të tij, e pikërisht në netët teke. Ajo përsëritet çdo vit, deri në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, gjatë këtyre dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, Profeti (a.s.) hynte në itikaf dhe shtonte adhurimet, me shpresë që të arrinte shpërblimin e mrekullueshëm të kësaj nate. Por Allahu është më i ditur për gjithçka.
Beyyine 98:1
Mohuesit prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarët kurrë nuk do të shpëtonin(nga rruga e humbjes), derisa t'u vinte argumenti i qartë.... -Ithtarët e Librit, të krishterë apo jehudë qofshin, dhe idhujtarët e çdo kategorie, do të vazhdonin të mos i ndaheshin rrugës së tyre të gabuar të idhujtarisë dhe mohimit të Zotit, derisa Ai t’u sillte fakte të qarta dhe argumente bindëse. Pastaj i Madhëruari tregon se çfarë argumenti u solli popujve për të gjetur rrugën e drejtë:
Beyyine 98:2
...I Dërguari prej Allahut, që lexon Fletë të Pastra. Në to ka shkrime(plot ligje të drejta e) të urta. -Argumenti i qartë që udhëzon në rrugën e drejtë ishte një profet, të cilit Zoti do t’i shpallte një libër e që do t’i ftonte njerëzit në të vërtetën dhe të drejtën. Këtë libër ai do t’ua lexonte njerëzve, për t’u mësuar atyre Urtësinë, për të pastruar shpirtrat e tyre dhe për t’i nxjerrë nga errësirat në dritë. I Madhëruari e ka cilësuar Librin e Tij si “Suĥufen Mutahherah” - Fletë të Pastra. Pra, ai është një libër i pastër nga çdo e metë dhe atij nuk mund t’i afrohen shejtanët. Atë e prekin veçse të pastrit, sepse është fjala e më të Lartit, që asgjë nuk mund t’i afrohet për nga madhështia, rëndësia dhe begatia. I Madhëruari thotë gjithashtu për librin e Tij që: "Në to ka shkrime (plot ligje të drejta e) të urta.”. Të vërteta janë historitë e tij, të padiskutueshme janë parashikimet e tij, të drejta janë dispozitat e tij. Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Me ardhjen e këtij libri, do të dallohej qartë kërkuesi i sinqertë i së vërtetës nga mashtruesi dhe shtiracaku. Pas dërgimit të Profetit dhe shpalljes së librit të Tij, çdokush do të mësojë të vërtetën dhe nuk do të ketë më justifikim tek i Madhëruari. Ai që do të besojë do ta bëjë këtë me dije e siguri të plotë, ndërsa ai që do të mohojë do ta bëjë këtë me vetëdije të plotë, jo për shkak të paditurisë dhe paqartësisë, sepse ky libër nuk lë asgjë pa shpjeguar dhe qartësuar prej çështjeve të besimit dhe udhëzimit. Nëse ndodh që ithtarët e Librit nuk e besojnë Kur'anin, dijeni se kjo nuk është ndonjë gjë e re. Devijimi që ata preferojnë dhe inati i tyre gjithmonë i ka çuar në përçarje dhe armiqësi, edhe pas qartësimit të së vërtetës me fakte të qarta dhe argumente bindëse. I Madhëruari thotë:
Beyyine 98:3

Beyyine 98:4
Por ata të cilëve iu dha Libri u përçanë edhe pasi u erdhi Argumenti i Qartë. -Argumentet e qarta normalisht duhet të sjellin unitet, por për shkak të prirjeve të sëmura që kanë, atyre u shtohet edhe më shumë devijimi; drita e argumenteve të qarta ua shton edhe më shumë verbërinë. Ky është shpjegimi i vetëm i refuzimit të tyre, sepse librat hyjnorë kanë të gjithë të njëjtin burim, Zotin e gjithësisë. Në çdo shpallje të Tij, Zoti ka urdhëruar për fenë dhe besimin e drejtë, që çojnë në bashkimin e njerëzve. Të gjithë profetët kanë dhënë të njëjtat udhëzime dhe kanë predikuar të njëjtën fe, siç thotë i Lartësuari më pas:
Beyyine 98:5
Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. -Urdhri i parë dhe i përhershëm është: adhurim i sinqertë dhe me përkushtim veçse për Allahun e Madhëruar. Të gjitha adhurimet t’i përkushtohen vetëm Allahut dhe askujt tjetër, në shenjë dashurie e përunjësie, me frikërespekt dhe duke shpresuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij bujar në të dyja jetët. Urdhri i dytë është për të qenë hunefa, pra, besimtarë të vërtetë në njësimin e Zotit, të distancuar nga çdo besim që largohet nga teuhidi dhe praktikon idhujtarinë. Urdhri i tretë është për namazin dhe zekatin. Edhe pse këto dy adhurime i përfshin edhe urdhri i parë, ato janë përmendur veçmas, për shkak të rëndësisë dhe vlerës së tyre të lartë dhe sepse mbi këto dy adhurime mbështeten të gjitha adhurimet e tjera të Islamit. Atëherë, kjo është feja e drejtë, kjo është udha e sigurt, që të shpie në Xhenetin e mirësive të përjetëshme. Çdo rrugë tjetër veç saj të çon në humbje, të çon në zjarrin e Xhehenemit. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin e mohuesve dhe të pabindurve, të cilët e shpërfillin të vërtetën, edhe pas qartësimit të saj:
Beyyine 98:6
S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besuan(Islamin, Kur'anin, Muhammedin a.s), do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. -Ata do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë dhe mbulojë tërësisht brenda tij dhe do t’i stërmundojë me përvëlimin e tij. Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Ata do të jenë të përjetshëm në ndëshkim dhe të pashpresë për shpëtim apo lehtësim.Ata janë krijesat më të këqija. –Janë të tillë, sepse pasi e kanë njohur të vërtetën, e shpërfillin dhe e refuzojnë atë, duke shkatërruar në këtë mënyrë dynjanë dhe ahiretin e tyre.
Beyyine 98:7
Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë krijesat më të mira. -Janë të tillë, sepse ata e njohin Allahun dhe e adhurojnë Atë, duke fituar kështu mirësitë dhe lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit.
Beyyine 98:8
Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm.. -Ata do të jenë në Xhenete të përjetshme, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje nuk do të kenë lodhje dhe kurrë nuk do të largohen. Atje do të jenë në mirësi, nga të cilat kurrë nuk do të velen dhe nuk do të dinë të kërkojnë më shumë e më mirë sesa janë. Nëpër kopshtet e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të shijojnë të lumtur çdo mirësi të dhuruar nga Bujari i Madh.Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre. -Allahu është i kënaqur me ta, për bindjen dhe adhurimin e tyre të sinqertë për Të, sikurse Ai i mësoi dhe i udhëzoi nëpërmjet profetëve. Edhe ata janë të kënaqur me Allahun, për mirësitë dhe dhuratat e shumta që Ai u jep. Këto shpërblime të mrekullueshme u premtohen vetëm atyre që i druhen Zotit të tyre dhe i nënshtrohen Atij me respekt, duke zbatuar porositë e Tij, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të, dhe duke u larguar nga haramet që ka caktuar Ai. Këtu përfundon komenti i sures Bejjine. Falënderimi dhe lavdërimet i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar!
Zilzal 99:1
Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, -Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit. Toka do të tronditet fort, derisa çdo ndërtesë apo gjë e ngritur mbi të të sheshohet. Malet dhe kodrat do të fshihen nga faqja e dheut dhe toka do të shndërrohet e tëra në një sipërfaqe të sheshtë e të ndritshme, pa gropa apo male.
Zilzal 99:2
Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, -Toka do të nxjerrë gjithçka që mban barku i saj, siç janë të vdekurit apo thesaret që fshihen brenda saj.
Zilzal 99:3
Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!” -Kur njeriu të shohë se çfarë do t’i ndodhë tokës atë ditë, do të thotë i tmerruar: “Çfarë po ndodh me tokën?!”
Zilzal 99:4
Atë Ditë, ajo(Toka)do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë. -Atë ditë toka do të dëshmojë për gjithçka që bota ka punuar mbi shpinën e saj, të mira apo të këqija qofshin. Atë ditë, edhe toka, ashtu si shumë dëshmitarë të tjerë, do të dëshmojë për veprat e robërve , sepse ky është urdhri i Zotit të saj, dhe ajo kurrsesi nuk mund ta thyejë urdhrin e Tij.
Zilzal 99:5

Zilzal 99:6
Atë Ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të shihen(e llogariten për)veprat e tyre. -Ditën e Kijametit, kur Zoti të gjykojë njerëzit, ata do të jenë të ndarë në grupe veç e veç. Allahu i Lartësuar do t’i bëjë ato grupe që t’i shohin vetë veprat e tyre, të mira apo të këqija qofshin, dhe pastaj do t'u japë shpërblimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as sa një thërmijë, siç thotë i Lartësuari më pas:
Zilzal 99:7
Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë. -Llogaria e Zotit është absolutisht e drejtë. Asaj nuk i shpëton asnjë lloj pune, sado e vogël qoftë ajo, e mirë apo e keqe. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve .” [Al Imran 30]. Ose: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].
Zilzal 99:8

Adiyat 100:1
Betohem për ata(kuaj)që vrapojnë furishëm duke dihatur(me forcë), dhe me thundrat e tyre shkrepëtijnë xixa, për ata(kuaj)që vërsulen herët në agim, duke çuar pluhurin përpjetë, dhe duke çarë përmes turmës(së armikut). -Allahu i Lartësuar betohet në kuajt, në këto krijesa të mrekullueshme dhe aq të çmuara për njerëzit, për cilësitë e veçanta që kanë. Allahu betohet edhe për gjendjet nëpër të cilat kuajt kalojnë, ndryshe nga kafshë të tjera. Kuajt vrapojnë furishëm dhe gjatë këtij vrapimi ata hingëllijnë. Kur me thundrat dhe potkonjtë e tyre të fortë shkelin nëpër gurë, ata nxjerrin xixëllima. Kuajt, me luftëtarët sipër tyre, lëshohen si shigjetë në mes të turmës së armikut. Këto momente dhe veprime janë ato në të cilat betohet Allahu i Lartësuar. Ndërsa shkaku i betimit tregohet më poshtë, kur i Lartësuari thotë:
Adiyat 100:2

Adiyat 100:3

Adiyat 100:4

Adiyat 100:5

Adiyat 100:6
Me të vërtetë, njeriu është mosmirënjohës ndaj Zotit... -Njeriu nuk shpreh mirënjohjen ndaj Zotit, për mirësitë që Ai i ka dhënë. Për nga natyra e tij, ai nuk e dëshiron shpenzimin dhe nuk pranon që t’i plotësojë detyrimet e tij plotësisht. Ai është përtac dhe koprrac, që gjithmonë përpiqet t’u bëjë bisht detyrimeve pasurore apo trupore, me të cilat është ngarkuar. Këtu bëjnë përjashtim ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka pastruar nga të tilla cilësi të këqija.
Adiyat 100:7
...dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë(me veprat e tij). -Cilit i referohet përemri vetor “ai”? Mundësitë janë:1. “Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.2. “Ai” është Allahu. Kështu, kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmitar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive karshi Tij. Allahu është dëshmitar i këtyre veprave dhe çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.
Adiyat 100:8
Ai e dëshiron shumë pasurinë.... -Dashuria e njeriut për pasuri është shumë e fortë. Është pikërisht kjo dëshirë e papërmbajtur që e bën atë të shpërfillë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj Zotit. Kështu ai i jep përparësi plotësimit të dëshirave të vetes, kundrejt të drejtave të Zotit të tij. Kjo ndodh për shkak se ai është dritëshkurtër dhe i lidhur ngushtë vetëm me këtë dynja, duke qenë i pavëmendshëm ndaj ahiretit. Prandaj Allahu i Lartësuar, për të nxitur te robi frikën për Ditën e Llogarisë, thotë:
Adiyat 100:9
...A nuk e di ai se kur të nxirret jashtë ajo që fshihet në varre, dhe kur të dalin në shesh ato që fshihen në kraharorë... -Le të kujtojnë këta të mashtruar se do të vijë dita kur të gjithë të vdekurit do të dalin nga varret e tyre, do të ringjallen dhe do të tubohen para Zotit, për t’u llogaritur me drejtësi. Atë ditë do të shfaqet sheshazi çdo gjë që fshihet brenda gjokseve të tyre, e mirë apo e keqe qoftë, dhe të gjithë do të shijojnë frytet e veprave të tyre.
Adiyat 100:10

Adiyat 100:11
...Atë Ditë, Zoti i tyre i di hollësisht(e do ti gjykojë për) veprat e tyre? -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të gjitha veprat e robërve , të fshehta apo të shfaqura, të vogla apo të mëdha qofshin, dhe Ai ka për t’i shpërblyer ata me drejtësi. Ai është i Gjithëditur jo vetëm atë ditë, por në të gjitha ditët, por ky veçim është bërë për të treguar se krijesat do të shpërblehen për çdo vepër të kryer. Ajo është Dita e Llogarisë nga i Gjithëdituri.
Karia 101:1
“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë:(Ai është)Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara... -Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë-valë njëri mbi tjetrin. “El ferash”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë:
Karia 101:2

Karia 101:3

Karia 101:4

Karia 101:5
...dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur. -Malet do të bëhen si leshi i shprishur, i cili fluturon tutje nëse fryn qoftë edhe një erë e lehtë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju.”. [Neml 87, 88]. Më pas, malet kthehen në pluhur, i cili shpërndahet në ajër, dhe kështu nuk mbetet më asgjë prej maleve. Atë ditë do të vendoset peshorja e drejtë për veprat e robërve , të cilët do të ndahen në dy grupe: të lumturit dhe të dëshpëruarit.
Karia 101:6
Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij(të mira), do të bëjë një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira),do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë(Hauijeh). -Atyre që do t’u peshojnë më shumë veprat e mira se veprat e këqija, atyre do t’u jepet një jetë e kënaqshme dhe e pasosur në Xhenet. Ndërsa për ata të cilët nuk do të kenë aq vepra të mira sa të fshijnë veprat e këqija, do të jetë Zjarri vendqëndrimi i tyre, një nga emrat e të cilit është edhe Hauije. Zjarri do të jetë i përhershëm për ta, sepse kurrë nuk kanë për t’u larguar nga ai vend. Disa kanë thënë se kuptimi i këtij ajeti është: “Ata do të hidhen me kokë poshtë në Zjarr.”
Karia 101:7

Karia 101:8

Karia 101:9

Karia 101:10
E ku mund ta dish ti se ç’është Humnera(Hauijeh)? Ajo është një zjarr i furishëm. -Kjo është thënë për të treguar fuqinë e këtij zjarri, nxehtësia e të cilit është shumë e madhe. E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga zjarri i Xhehenemit!
Karia 101:11

Tekâsür 102:1
Allahu i Lartësuar e fillon këtë sure me një qortim drejtuar robërve që angazhohen me mbledhjen e pasurisë dhe të stolive të kësaj dynjaje, në vend që të angazhohen për qëllimin për të cilin janë krijuar. Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe xhindët me të vetmin qëllim: që ta adhurojnë Atë si Një të vetëm, pa i shoqëruar asgjë në këtë adhurim. Ai i krijoi ata që të angazhohen për ta njohur Atë me emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të shkëlqyera. Allahu i krijoi ata që gjithmonë të kthehen tek Ai të penduar, të bindur dhe të nënshtruar dhe gjithmonë t'i japin përparësi dashurisë për Të kundrejt çdo dashurie tjetër. Allahu i Lartësuar thotë:Ju preokupoi (nga e vërteta) përpjekja për shumim (të stolive në këtë Botë), derisa shkuat në varr. -Kuptimi: Ju u morët me gjëra të tjera, duke u shmangur nga qëllimi i lartë për të cilin Zoti ju krijoi. Këtu nuk përcaktohet se për çfarë shumimi bëhet fjalë, dhe kështu ai i përfshin të gjitha llojet e shumimit të cilat i synon robi, si: shumimi i pasurisë, i fëmijëve, i aleatëve, i ushtarëve, i shërbëtorëve, i miqësive etj., me të cilët nuk synohet kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe sinqeritetit ndaj Tij. Ky angazhim i tyre zgjat deri kur të vijë dita që ata të vdesin dhe të shkojnë në varret e tyre. Në këtë çast, atyre do t’u hiqet perdja nga sytë dhe do të shohin qartë. Por tashmë nuk do të jetë më i mundur kthimi prapa. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...derisa të “vizitoni” varret”, gjë që tregon qartë se jeta e varrit është vetëm një urë kalimi mes kësaj dynjaje dhe botës së përjetshme. Njeriu do të jetë në varr vetëm përkohësisht, para se të shkojë, sipas veprave që ka bërë, atje ku e meriton: ose përjetësisht në Xhenet, ose përjetësisht në Zjarr. Më pas, i Lartësuari paralajmëron:
Tekâsür 102:2

Tekâsür 102:3
Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni. Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.Ju nuk do të vepronit ashtu po ta dinit me siguri. -Nëse do të ishit të bindur se çfarë ju pret, nuk do të harroheshit pas shtimit të stolive të kësaj dynjaje, por do të nxitonit pa humbur kohë në kryerjen e veprave të mira. Mungesa e bindjes suaj ju bën të harroheni në rendjen pas kësaj dynjajeje.
Tekâsür 102:4

Tekâsür 102:5

Tekâsür 102:6
Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të. -Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].
Tekâsür 102:7

Tekâsür 102:8
Atë ditë, do të pyeteni për të mirat(në këtë Botë).” -Kuptimi: Për të gjitha mirësitë që keni marrë në dynja, Allahu i Lartësuar do t’ju marrë në përgjegjësi: a u treguat mirënjohës për to, duke i dhënë Allahut të Lartësuar hakun që i takon, apo i shfrytëzuat ato të mira për të bërë poshtërsi ndaj Allahut dhe për të mos iu bindur Atij? Nëse jeni treguar mirënjohës dhe e keni adhuruar Atë si Një të vetëm, atëherë me të vërtetë ju i keni shfrytëzuar këto mira në mënyrë të drejtë, prandaj dhe Allahu i Lartësuar do t’ju dhurojë të mira dhe begati më të shumta dhe më të mrekullueshme se ato. Por nëse ju u vetëmashtruat me luksin e kësaj dynjaje dhe nuk treguat mirënjohje ndaj Atij që jua dhuroi, madje i përdorët ato për ta kundërshtuar Allahun e Lartësuar dhe për të kryer poshtërsi të ndaluara prej Tij, atëherë Ai do t'ju ndëshkojë për këtë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to. Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues, për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!”. [Ahkaf 20].
Asr 103:1
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Asr 103:2
Betohem për kohën! Njeriu është në humbje. - Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveçatyre që kanë katër cilësi:
Asr 103:3
Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për(të pasuar)të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim. – Së pari, ata kanë besimin, domethënë besojnë gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Por besimi duhet të jetë i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurt, të shpallur nga Zoti. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira, të cilat duhen sipas atij imani që u tha më parë, të mbështetur në dije. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të dukshme dhe të fshehta, ato që kanë lidhje me të drejtën e Zotit dhe ato që kanë lidhje me të drejtën e krijesave, veprat e mira të detyrueshme dhe ato që janë të pëlqyeshme. Së treti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur së vërtetës. Por cila është kjo e vërtetë? Ajo është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin. Së katërti, ata këshillojnë njëri-tjetrin për të qenë të durueshëm në bindjen ndaj Zotit, duke kryer porositë e Tij, të durueshëm ndaj gjynaheve, duke mos iu afruar atyre, dhe të durueshëm ndaj përcaktimeve të dhembshme të Allahut të Madhëruar mbi ta. Me dy cilësitë e para, njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit, ai rregullon dhe plotëson të tjerët. Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe.
Hümezeh 104:1
Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),... -Mjerë ata që kanë këto cilësi të ulëta, për ndëshkimin e rëndë që i pret. Ata përqeshin dhe tallen me njerëzit, me fjalë dhe me veprime. Humeze është ai që i fyen dhe i tall njerëzit nëpërmjet veprimeve të tij, ndërsa lumeze është ai që e bën këtë me fjalë.
Hümezeh 104:2
...i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan(me kopraci)atë. Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm. -Prej cilësive të këtyre njerëzve është edhe lakmia e madhe për grumbullimin e pasurisë. I vetmi qëllim dhe shqetësim i tyre është mbledhja e pasurisë, ruajtja e saj që të mos pakësohet dhe mburrja me të. Ata nuk mendojnë asnjëherë që ta shpenzojnë atë për bamirësi, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore etj. Nga injoranca e tyre, ata mendojnë se pasuria do t’i bëjë të përjetshëm në shijimin e mirësive të kësaj dynjaje. Për këtë arsye, të gjithë mundin dhe aftësitë e tyre i shpenzojnë për të grumbulluar dhe ruajtur pasurinë. Ata shpresojnë se pasuria do të zgjasë edhe jetën e tyre, por nuk e dinë të mjerët se koprracia e shkurton jetën dhe i pakëson begatitë e saj, si edhe i shkatërron popujt.
Hümezeh 104:3

Hümezeh 104:4
Jo, kurrësesi! Ai do të flaket në Zjarrin shkatërrues(Hutame). -Mendimi i tyre është i gabuar, prandaj nëse nuk kthehen nga ajo rrugë, do të hidhen në Hutame. Pastaj, për të treguar tmerrin e madh të këtij zjarri, i Lartësuari bën pyetjen:
Hümezeh 104:5
E ku mund ta dish ti se ç’është Zjarri shkatërrues(Hutame)?! -Vetëm Ai që e ka krijuar mund ta dijë realisht dhimbjen që ajo fsheh brenda saj. Në vijim, i Madhëruari shpjegon se çfarë është Hutame:
Hümezeh 104:6
Është Zjarri i Allahut, i ndezur fort,që depërton deri në zemër. Ai(Zjarr)do të qëndrojë i mbyllur mbi ta, me shtylla(zjarri)të shtrira. -Lënda djegëse e këtij zjarri janë njerëzit dhe gurët. Aq e fortë është nxehtësia e tij, saqë ajo depërton deri thellë në zemër. Ata do të jenë të izoluar brenda kësaj nxehtësie dhe pa shpresë se mund të dalin ndonjëherë prej saj. Pas portave, janë vendosur kangjella të larta, që ata të mos dalin jashtë. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ndërsa ata që kaluan çdo kufi (në gjynahe ndaj Allahut), vendbanimi i tyre është Zjarri. Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.”. [Sexhde 20]. E lus Allahun të na ruajë nga ky përfundim dhe të na ruajë nga çdo vepër që e bën atë të meritueshëm!
Hümezeh 104:7

Hümezeh 104:8

Hümezeh 104:9

Fil 105:1
A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre(për shkatërrimin e Qabes)? -A nuk sheh në këtë ngjarje të jashtëzakonshme pushtetin madhështor të Allahut, mëshirën e Tij gjerë për adhuruesit e Tij, argumentet e njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.)? Kujto se çfarë bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit, të cilët kishin synim të shkatërronim Shtëpinë e Tij! Ata përgatitën një ushtri të madhe, duke marrë edhe elefantë të mëdhenj, për ta shkatërruar atë. Ajo ishte një ushtri e jashtëzakonshme, me luftëtarë të mbledhur nga Abisinia dhe Jemeni, para së cilës arabët ishin të pafuqishëm. Banorët e Mekës dolën nga qyteti dhe u larguan për t’i shpëtuar kësaj ushtrie. Ndërsa Allahu i Madhëruar dërgoi kundër tyre një prej ushtrive të Tij të shumta, që vetëm Ai i di.
Fil 105:2

Fil 105:3
Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa.Dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur. Duke i bërë si gjethe të përtypura. -Këta zogj të grupuar bartnin gurë të nxehtë dhe me ta gjuajtën mbi ushtrinë e Abrahas, nga i pari deri tek i fundit, derisa i shtypën dhe i dërrmuan, duke i bërë të ngjanin si gjethe të përtypura. Allahu ishte i mjaftueshëm për ta thyer këtë ushtri dhe zbriti ndëshkimin e Tij mbi kokat e tyre. Kjo histori është shumë e njohur dhe e dëgjuar. Pikërisht në atë vit lindi Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Kjo ngjarje ishte njëra nga shenjat pararendëse të epokës së tij të ndritshme, të ndihmuar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për çdo mirësi!
Fil 105:4

Fil 105:5

Kureyş 106:1
Për hir të sigurisë së kurejshëve(në Mekë). Dhe për hir sigurisë (të dhuruar nga Zoti)gjatë udhëtimeve të tyre(për tregëti), në dimër dhe në verë.” -Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:
Kureyş 106:2

Kureyş 106:3
Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie,... -Le ta adhurojnë Atë si Një të vetëm dhe të pashoq dhe vetëm ndaj Tij të përkushtohen, me sinqeritet, të bindur dhe të nënshtruar.
Kureyş 106:4
...i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike! -Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.
Mâûn 107:1
Duke qortuar ata që shpërfillin të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave, i Lartësuari thotë:A e ke parë atë, që mohon Ditën e Gjykimit? -Ata nuk besojnë ringjalljen dhe dhënien e llogarisë, ashtu si nuk besojnë mesazhet e sjella nga profetët prej Zotit të gjithësisë. Pikërisht këta lloj njerëzish janë ata të cilët shpërfillin edhe të drejtat e krijesave:
Mâûn 107:2
Ky është ai që e përzë jetimin në mënyrë të vrazhdë. Dhe nuk nxit për të ushqyer të varfrin. –Ata e dëbojnë jetimin me ashpërsi, duke mos treguar aspak mëshirë për të. Kjo sjellje vjen nga zemërngurtësia e tyre, për shkak se nuk shpresojnë shpërblim nga Allahu i Lartësuar dhe as nuk frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Jo vetëm që sillen kështu për veten e vet, por pengojnë dhe të tjerët që ushqejnë jetimët dhe të vobektët.
Mâûn 107:3

Mâûn 107:4
Mjerë për ata që falen, e që ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm! -Ky është një kërcënim për ata njerëz që janë të pakujdesshëm ndaj namazit, duke mos e falur në kohën e tij apo duke lënë mangët shtyllat dhe detyrat e namazit. Kjo vjen nga mosvëmendja e tyre ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme. Ata nuk i japin rëndësinë që i takon këtij adhurimi, i cili konsiderohet si më kryesori dhe mënyra më e mirë për t’iu afruar Allahut të Lartësuar. Këtu bëhet fjalë për pakujdesi me vetëdije ndaj çështjeve të namazit. Ndërsa pakujdesia nga harresa mund t’i ndodhë çdokujt madje edhe Profetit (a.s.) i ka ndodhur që të ketë harruar diçka prej namazit. Ata që janë të pakujdesshëm ndaj namazit Allahu i Lartësuar i ka përshkruar si zemërgurë, të pamëshirshëm dhe shtiracakë. Ai thotë:
Mâûn 107:5

Mâûn 107:6
Ata vetëm shtiren. Dhe nuk japin as sendin më të vogël. - Ata kryejnë adhurime sa për t’u dukur në sy të njerëzve. Përveç kësaj, ata janë shumë koprracë, madje edhe për gjëra fare të vogla, dhënia e të cilave nuk dëmton aspak, siç mund të jetë dhënia e një kove, e një kazme etj. Zakonisht, njerëzit japin dhe marrin të tilla gjëra pa asnjë problem, por për ata është përsëri e pamundur. Kur ata nuk duan që të japin edhe gjëra kaq të vogla, ç’mund të thuash për gjëra më të mëdha?! Në këtë sure, Allahu i Lartësuar na nxit për bamirësi ndaj jetimëve dhe të varfërve, madje na qorton nëse nuk e bëjmë këtë, duke e konsideruar si një sjellje të ngjashme me ata që nuk besojnë ringjalljen. Gjithashtu, kjo sure na nxit për të qenë të kujdesshëm në faljen e namazit. Ajo na nxit për sinqeritet në kryerjen e tij dhe në të gjitha adhurimet e tjera. Allahu i Lartësuar na nxit për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer shërbime dhe mjete të ndryshme, sepse në të kundërt do të jemi si ata të cilët qortohen në këtë sure. Allahu është më i ditur dhe falënderimi i takon Atij, që është Zoti i botërave!
Mâûn 107:7

Kevser 108:1
Ne të dhamë ty mirësi të shumta. – Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to:
Kevser 108:2
Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! - Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur'anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban.
Kevser 108:3
S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar. – Kuptimi: Ai që të urren ty, që të fyen dhe të përmend për keq, pikërisht ai është “el ebter” – farëshuar, sepse veprat do t’i asgjësohen dhe nami do t’i zhduket. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është tërësisht i kompletuar me cilësitë më të mira si një krijesë e Zotit. Ai do të përkujtohet shumë ndër njerëz dhe pasuesit e rrugës së tij do të jenë të jashtëzakonshëm.
Kâfirun 109:1
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Kâfirun 109:2
Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni...” - Allahu i Lartësuar na mëson që ne ta shfaqim haptazi distancimin tonë nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Tij. Madje, Ai na mëson që t’u drejtohemi qafirëve dhe të gjithë atyre që kanë të adhuruar të tjerë veç Allahut, dhe t’ua deklarojmë hapur distancimin tonë nga çdo i adhuruar veç Allahut të Vetëm dhe të Pashoq. Ne distancohemi nga mohuesit dhe idhujtarët në të gjitha aspektet, me fjalët dhe veprat tona të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme. Muslimani dhe muslimania duhet të ketë pamje dhe vepra dalluese si të tillë, që e karakterizojnë dhe e shquajnë nga të gjithë të tjerët.
Kâfirun 109:3
“As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij.
Kâfirun 109:4
Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.
Kâfirun 109:5
"Dhe unë kurrë nuk do të adhuroj atëqë ju e adhuroni. Por as ju nuk do të adhuroni Atë që unë e adhuroj.” - Allahu i Lartësuar e përsërit këtë fakt për të treguar se tiparet e dy grupeve do të mbeten gjithmonë të tilla për ta. Kështu, besimtarët kurrë nuk adhurojnë ato që adhurojnë mohuesit dhe idhujtarët, ndërsa idhujtarët kurrë nuk mund të konsiderohen si adhurues të Atij që adhurojnë besimtarët, pra, të Allahut të Lartësuar, vetëm nëse pendohen dhe kthehen në rrugë të drejtë. Secili grup ndjek fenë e vet dhe refuzon fenë e tjetrit, siç thotë i Lartësuari më pas:
Kâfirun 109:6
“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time."- Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].
Nasr 110:1
Në këtë sure gjen: një sihariq për Profetin (a.s.), një urdhër për të, pasi lajmi i mirë të bëhet realitet, dhe një një parashikim se çfarë pritej të ndodhte më tej.Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi(i Mekës),dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe- grupe.. - Ky është sihariqi për Profetin (a.s.). Pra, Allahu i Lartësuar i dha Profetit të Tij lajmin e mirë se do ta ndihmonte dhe do t’i dhuronte fitoren e madhe, çlirimin e Mekës dhe përhapjen masive të Islamit. Njerëzit do të hynin grupe-grupe në fenë e Allahut, duke shtuar pasuesit e fesë së Tij. Madje, edhe shumë armiq të Profetit apo pjesëtarë të fisit të tij, që më parë e kishin mohuar, do ta besonin dhe do të bëheshin pasues të udhëzimit që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo ndodhi me të vërtetë me çlirimin e Mekës. Ndërsa urdhri i drejtuar Profetit, pas kësaj mirësie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar, është:
Nasr 110:2

Nasr 110:3
...Atëherë, madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit. - Ai u urdhërua për tesbiĥ, për falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit të tij dhe për istigfar ose kërkim faljeje. Ndërsa parashikimi se çfarë pritej të ndodhte më tej është, së pari, një përgëzim: kjo fe do të vazhdonte të përhapej dhe të pushtonte gjithë botën. Kjo nënkuptohet pas tesbih-ut, falënderimit dhe kërkimit të faljes nga Profeti dhe umeti i tij, sepse falënderimi për mirësitë i shton ato, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse falënderoni, do t’jua shtoj.”. Pra, ndihma e Allahut për Profetin e Tij, fenë e Tij do të ishte e vazhdueshme. Futja e njerëzve në fenë e Zotit do të vijonte pandërprerë. Dhe vërtet kështu ndodhi. Feja Islame ka shkuar atje ku asnjë fe tjetër nuk mund të përhapej. Kjo vazhdoi, derisa njerëzit nisën të kundërshtonin urdhrat e Allahut dhe të Profetit të Tij, dhe kështu Allahu i Lartësuar i sprovoi dhe ata u përçanë në grupe-grupe, duke ndodhur kjo që e shohim sot. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka ruajtur mirësi, mëshirë dhe begati për këtë fe dhe ithtarët e saj, që askush nuk mund t’i përkufizojë dhe zbulojë plotësisht. Mirësia vazhdon ta ndjekë këtë umet të bekuar dhe këtë fe të zgjedhur dhe të ndihmuar nga Zoti i gjithësisë. Parashikimi tjetër se çfarë pritej të ndodhte më tej ishte se exheli i Profetit të Zotit tashmë qe afruar. Jeta e Profetit ishte një mirësi e madhe që iu dhurua njerëzimit, prandaj edhe Allahu i Lartësuar është betuar për jetën e Profetit. Në fund të çdo mirësie, Allahu ka urdhëruar që të kërkojmë falje. Kështu, për shembull, ne jemi urdhëruar të veprojmë në përfundim të namazit, të haxhit etj. Atëherë, në të njëjtën mënyrë, urdhri i Allahut të Lartësuar drejtuar Profetit të Tij për tesbih, falënderim dhe istigfar ishte një tregues se misioni i Profetit përfundoi me sukses dhe tashmë kishte ardhur koha për takimin me Zotin e tij. Për këtë arsye, ai duhej të përgatitej për këtë takim në formën më të mirë dhe ta mbyllte misionin e vet me falënderim dhe kërkim faljeje, që Allahu i Lartësuar t’ia plotësonte më tej mirësinë e Tij. Po për këtë arsye, duke zbatuar këtë urdhër, Profeti (a.s.) thoshte në namazin e tij, në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme, ue bi hamdike! Allahumme gfir li!” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lavdëruar je, o i Adhuruari im! O i Adhuruari im, më fal mua!).
Tebbet 111:1
Furnizimi i mirë dhe i bollshëm dhe siguria nga çdo lloj frike janë nga mirësitë më të mëdha të kësaj dynjaje, për të cilat njeriu duhet të tregohet mirënjohës ndaj Dhuruesit të vetëm të tyre, ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Ty, o i Adhuruari ynë, të takon lavdia dhe mirënjohja e plotë për të gjitha begatitë, të shfaqura dhe të fshehura! Allahu i Lartësuar e ka përshkruar veten si Rabbul Bejt - Zoti i Shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i Shtëpisë dhe i gjithçkaje tjetër. Ky posaçërim është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes. Ajo është Shtëpia ku adhurohet i Madhëruari dhe Ai është Zoti i saj.U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë! –Kuptimi: U dëshpëroftë dhe iu thafshin duart nga mirësitë! Kurrë mos paftë mirësi dhe mbarësi!
Tebbet 111:2
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij. -Kuptimi: Pasuria e tij e madhe, e cila u bë shkak që ai të kalonte kufijtë dhe të tregohej mospërfillës, tashmë nuk i sjell më dobi. Po kështu, edhe ato që ai fitoi nuk e ruajnë dot nga ndëshkimi i Allahut. Asgjë nuk mund ta shpëtojë atë nga vuajtjet dhe ndëshkimi. Çështja e tij tashmë ka marrë fund.
Tebbet 111:3
Ai do të flaket në një zjarr të ndezur fort. -Zjarri do ta përfshijë atë nga çdo drejtim dhe nuk do të ndihmohet dhe as do të dalë më prej atje. Por jo vetëm ai. Ashtu si ai do të dënohet edhe gruaja e tij, e cila, gjithashtu, e mundonte Profetin (a.s.).
Tebbet 111:4
(e bashkë me të)Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave(për zjarrin e xhehennemit). Në qafën e saj do të ketë një litar(prej zjarri)të thurrur mirë.” -Ajo bashkëpunonte me burrin e saj në vepra të këqija dhe armiqësi ndaj Profetit dhe besimtarëve. Ata përhapnin të keqen dhe përpiqeshin si askush tjetër që të mundonin Profetin (a.s.) dhe besimtarët. Por ajo nuk bënte gjë tjetër, veçse ngarkonte shpinën e saj me gjynahe të rënda, ashtu sikurse dikush ka ngarkuar dru mbi shpinë dhe në qafë është i lidhur me litar. Por ajeti mund të kuptohet edhe ndryshe: Ajo do të detyrohet në zjarrin e Xhehenemit që të ngarkojë dru mbi shpinën e saj dhe, me to, të ndezë fort zjarrin e të shoqit dhe të sajin, pafundësisht, duke patur një litar prej zjarri të lidhur në grykë. Në këtë sure kemi të bëjmë me një mrekulli dhe shenjë të profecisë së Muhamedit (a.s.). Këto ajete u shpallën para vdekjes së Ebu Lehebit dhe gruas së tij, dhe Allahu i Lartësuar tregoi se ata të dy do të ndëshkoheshin në zjarrin e Xhehenemit. Ky qe një tregues se ata nuk do ta pranonin Islamin kurrë. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Ata nuk e pranuan Islamin dhe vdiqën si mohues dhe armiq të Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata nuk e pranuan Islamin, qoftë edhe formalisht. Kështu, përfundimisht, ndodhi ashtu sikurse paralajmëroi Njohësi i së fshehtës dhe i të dukshmes, Allahu i Lartësuar.
Tebbet 111:5

İhlas 112:1
Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” - Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç’qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë.
İhlas 112:2
“Allahu është Absoluti(Es-samed)” - Allahu është Ai të Cilit i drejtohet çdo gjë për nevojat e veta. Çdo krijesë, qoftë ajo e botës qiellore, qoftë krijesë e botës tokësore, të gjithë pa përjashtim janë të varur dhe të nevojshëm për përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Të gjithë i luten Samed-it për plotësimin e nevojave të tyre. Për çdo gjë që i duhet, krijesat i drejtohen vetëm Allahut. Atë e lusin dhe i kërkojnë ndihmë, sepse Allahu është i Ploti dhe Absoluti në cilësitë e Tij. Ai është, gjithashtu, El Alîmu - i Gjithëdituri, dija e të Cilit është absolutisht e plotë. Allahu është El Halîmu - i Buti dhe i Mëshirshmi, butësia dhe mëshira e të Cilit janë absolutisht të plota. Ai është Er-Raĥîmu - Mëshirëploti, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka. E të tillë janë të gjithë emrat dhe cilësitë e mrekullueshme të Allahut. Pikërisht prej cilësive të Tij është edhe fakti që:
İhlas 112:3
“Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur(nga dikush)...” -Sepse Allahu është është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij. Të gjithë kanë nevojë dhe janë të varfër para bujarisë dhe mirësisë së Tij, ndërsa Ai është i Pasuri vetvetiu, që nuk ka nevojë absolutisht për asgjë nga krijesat e Tij.
İhlas 112:4
“...Asgjë (e askush)nuk mund të jetë si Ai.” -Askush nuk mund t’i afrohet apo t’i përngjasë, apo të jetë si shembulli i Tij, as në emrat e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në veprat e Tij. I Lartësuar dhe Begati-sjellës është emri i Tij. Kjo sure është sqaruese dhe vërtetuese e teuhidit esmâu ue ŝifât, që ka të bëjë me emrat dhe cilësitë unike të Zotit të Lartësuar.
Felak 113:1
Allahu i Lartësuar na mëson se si të kërkojmë ndihmë, strehim, mbrojtje, ruajtje nga çdo sherr që na kanoset. Ai na urdhëron që të kërkojmë ndihmën e Tij, duke thënë:Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i agimit,..” –Domethënë, i drejtohem për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut. Ne porositemi që t’i drejtohemi për ndihmë, mbrojtje, strehim ose ruajtje Allahut, që quhet edhe Rabbul feleķ - Zoti i agimit. Eshtë Allahu që e bën të çelë agimin. Është Ai që e bën farën të çelë dhe të mbijë, prandaj vetëm Atij lutjuni, që t’ju ruajë nga çdo e keqe që i druheni!
Felak 113:2
“...Prej dëmit të çdo krijese, që Ai krijoi,...” -Kjo përfshin të gjitha krijesat e Zotit. Pra, Allahu i Lavdëruar na mëson që të kërkojmë mbrojtjen dhe ruajtjen e Tij nga sherri i të gjitha krijesave të Tij: i njerëzve, i xhindëve, i kafshëve etj. E ku mund të gjesh ruajtje dhe strehim prej sherrit të krijesave, më mirë se te Krijuesi i tyre?! Pasi i përmendi në përgjithësi krijesat prej të cilave duhet të ruhemi, Allahu i Lartësuar veçon disa prej tyre. Ai thotë:
Felak 113:3
“...Dhe prej errësirës së natës, kur ajo shtrihet(në Tokë),...” -Allahu i Lartësuar na mëson që t’i kërkojmë Atij strehim dhe mbrojtje, që të na ruajë nga e keqja që shfaqet në botë kur atë e mbulon nata e errët, sepse kjo është koha kur përhapen më shumë shpirtrat dhe krijesat armiqësore. Natën përhapen në tokë edhe shumë kafshë dëmtuese dhe sulmuese.
Felak 113:4
“...Dhe prej dëmit të atyre (magjistareve)që lidhin dhe fryjnë nyja ...” -Allahu i Lartësuar na mëson që të kërkojmë ndihmë dhe strehim tek Ai që të na ruajë prej sherrit dhe dëmit që sjellin magjia dhe magjistarët, të cilët kryejnë dhe përgatisin magjitë e tyre duke fryrë nëpër nyje.
Felak 113:5
“...dhe prej dëmit të smirëkeqit, kur ai zileps.” -El Hâsidu është smirëziu apo ziliqari, ai i cili dëshiron që tjetrit t’i largohen mirësitë. Ai përpiqet që ta privojë tjetrin nga mirësitë me ç’të mundë dhe me çdo mënyrë. Kështu pra, edhe kjo është një e keqe, prej së cilës mund të ruhesh dhe t’i shpëtosh veçse duke kërkuar strehim tek Allahu i Lartësuar, Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje. Vetëm me ndihmën Allahut mund t’i mposhtim kurthet dhe dëshirat dashakeqe të këtyre smirëzinjve të mjerë. Në të njëjtën mënyrë, duhet trajtuar me kujdes edhe e keqja që vjen nga syri i keq, sepse mësyshi shkaktohet zakonisht prej dikujt që është i ngarkuar me smirë dhe urrejtje për tjetrin. Kjo sure përmban porosi të mrekullueshme për t’u ruajtur dhe për t’i shpëtuar sherrit të çdo krijese në përgjithësi, edhe të atyre që janë përmendur në mënyrë të veçantë. Gjithashtu, kjo tregon se magjia është diçka reale, e cila dëmton me të vërtetë. Ajo është një e keqe, që, për t’i shpëtuar, duhet të kërkosh ndihmë dhe strehim vetëm tek Allahu i Lartësuar.
Nas 114:1
Kjo sure na udhëzon që të kërkojmë ndihmë, mbështetje, mbrojtje dhe strehim te Zoti i njerëzve, Sunduesi dhe Pronari i tyre, i Adhuruari i tyre, që të na ruajë nga Shejtani i mallkuar, i cili është shkaku i të gjitha të këqijave dhe lënda bazë e tyre.Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve ...” -Kështu, i Lartësuari na udhëzon që vazhdimisht të kërkojmë mbrojtje, strehim dhe mbështetje tek Ai si Zoti i njerëzve, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe i Plotpushtet-shmi mbi ta. Të gjitha krijesat janë të nënshtruarara nën zotërimin dhe pushtetin e Allahut.
Nas 114:2

Nas 114:3
“... i Adhuruari i njerëzve ...” -Gjithashtu, i Lartësuari na udhëzon që ne të kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Ai si i vetmi që meriton adhurimet tona. Allahu i Lartësuar na krijoi për një qëllim të vetëm: që ta adhurojmë Atë me dashuri dhe madhërim, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ky është qëllimi i ekzistencës tonë. I Mallkuari kërkon të na pengojë nga ky qëllim. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet adhurimit të Tij, të ruhemi nga ndikimi i të Mallkuarit. Nëpërmjet adhurimit, ne mund të ruhemi prej nxitjeve të Shejtanit dhe hileve të tij. Ai i mallkuar synon që ne të pasojmë hapat e tij dhe të bëhemi prej banorëve të Zjarrit të ndezur fort. Ndërsa ajeti na udhëzon që të ruhemi prej këtij sherri, duke e lutur Allahun e Lartësuar, që është Zoti, Sunduesi dhe i Adhuruari i njerëzve.
Nas 114:4
“...Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë(i fshehur), I cili i trazon zemrat e njerëzve...” -Prej sherrit të Shejtanit janë dhe vesveset që ai fut në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai ua hijeshon dhe zbukuron atyre të keqen. Ai i nxit tek ata dëshirën për ta vepruar të keqen dhe i bën entuziastë për këtë. Po ashtu, ai ua shëmton të mirën njerëzve dhe i rëndon ata, duke ua vështirësuar kryerjen e të mirave. Shejtani i mallkuar ua paraqet të mirën jo me pamjen e saj të vërtetë, por me një formë të shëmtuar, të lodhshme dhe të keqe. Kjo është puna e tij e vazhdueshme me njerëzit. I Mallkuari vazhdimisht fut vesvese dhe pastaj fshihet, tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Prandaj, në këtë ajet, thuhet që i Mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i Shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Vesveset vijnë prej xhindëve, por vijnë edhe prej njerëzve, prandaj i Lartësuari thotë më tej:
Nas 114:5

Nas 114:6
“... Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.!” -Pra, i Lartësuari na udhëzon që të kërkojmë mbrojtjen dhe strehimin tek Ai, prej vesveseve të sjella nga xhindët dhe nga njerëzit.Lavdia e plotë qoftë për Allahun e Lartësuar, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas! E lusim Allahun e Lartësuar që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh. E lus të Madhëruarin që të na i falë dhe mbulojë gjynahet tona, që aq shumë janë bërë pengesë dhe privim nga begatitë dhe bereqeti i Tij. E lus të Madhëruarin që të na i falë gabimet tona dhe dëshirat e gabuara, të cilat aq shumë i kanë privuar dhe penguar zemrat tona nga meditimi në Librin e Allahut. E lus të Madhëruarin që të mos na privojë nga të mirat dhe begatitë e Tij për shkak të sherrit dhe padrejtësisë sonë. Ne kurrë nuk e humbasim shpresën nga mëshira e Zotit. Shpresat nga mëshira e Zotit i humbasin veçse njerëzit mohues dhe të humbur. Paqja, bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin e Tij, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij! Të përhershme e të vazhdueshme qofshin salavatet mbi ta! Falënderimi i qoftë Allahut, me bujarinë e të Cilit plotësohen të gjitha mirësitë!Këtu përfundon tefsiri i Librit të Allahut, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Tij. E mblodhi dhe e përpunoi Abdurrahman Ibn Nasir Ibn Abdilah, i njohur me emrin Ibn Sa'di. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Fillimi i muajit rabiul euuel, viti 1344 h (fillimi i muajit shtator, viti 1925).