Arnavutça Meal — Rowad Tercüme Merkezi — Nebe' 78:1 – Nas 114:6
Contents
- Nebe' 78:1
- Nebe' 78:2
- Nebe' 78:3
- Nebe' 78:4
- Nebe' 78:5
- Nebe' 78:6
- Nebe' 78:7
- Nebe' 78:8
- Nebe' 78:9
- Nebe' 78:10
- Nebe' 78:11
- Nebe' 78:12
- Nebe' 78:13
- Nebe' 78:14
- Nebe' 78:15
- Nebe' 78:16
- Nebe' 78:17
- Nebe' 78:18
- Nebe' 78:19
- Nebe' 78:20
- Nebe' 78:21
- Nebe' 78:22
- Nebe' 78:23
- Nebe' 78:24
- Nebe' 78:25
- Nebe' 78:26
- Nebe' 78:27
- Nebe' 78:28
- Nebe' 78:29
- Nebe' 78:30
- Nebe' 78:31
- Nebe' 78:32
- Nebe' 78:33
- Nebe' 78:34
- Nebe' 78:35
- Nebe' 78:36
- Nebe' 78:37
- Nebe' 78:38
- Nebe' 78:39
- Nebe' 78:40
- Naziat 79:1
- Naziat 79:2
- Naziat 79:3
- Naziat 79:4
- Naziat 79:5
- Naziat 79:6
- Naziat 79:7
- Naziat 79:8
- Naziat 79:9
- Naziat 79:10
- Naziat 79:11
- Naziat 79:12
- Naziat 79:13
- Naziat 79:14
- Naziat 79:15
- Naziat 79:16
- Naziat 79:17
- Naziat 79:18
- Naziat 79:19
- Naziat 79:20
- Naziat 79:21
- Naziat 79:22
- Naziat 79:23
- Naziat 79:24
- Naziat 79:25
- Naziat 79:26
- Naziat 79:27
- Naziat 79:28
- Naziat 79:29
- Naziat 79:30
- Naziat 79:31
- Naziat 79:32
- Naziat 79:33
- Naziat 79:34
- Naziat 79:35
- Naziat 79:36
- Naziat 79:37
- Naziat 79:38
- Naziat 79:39
- Naziat 79:40
- Naziat 79:41
- Naziat 79:42
- Naziat 79:43
- Naziat 79:44
- Naziat 79:45
- Naziat 79:46
- Abese 80:1
- Abese 80:2
- Abese 80:3
- Abese 80:4
- Abese 80:5
- Abese 80:6
- Abese 80:7
- Abese 80:8
- Abese 80:9
- Abese 80:10
- Abese 80:11
- Abese 80:12
- Abese 80:13
- Abese 80:14
- Abese 80:15
- Abese 80:16
- Abese 80:17
- Abese 80:18
- Abese 80:19
- Abese 80:20
- Abese 80:21
- Abese 80:22
- Abese 80:23
- Abese 80:24
- Abese 80:25
- Abese 80:26
- Abese 80:27
- Abese 80:28
- Abese 80:29
- Abese 80:30
- Abese 80:31
- Abese 80:32
- Abese 80:33
- Abese 80:34
- Abese 80:35
- Abese 80:36
- Abese 80:37
- Abese 80:38
- Abese 80:39
- Abese 80:40
- Abese 80:41
- Abese 80:42
- Tekvir 81:1
- Tekvir 81:2
- Tekvir 81:3
- Tekvir 81:4
- Tekvir 81:5
- Tekvir 81:6
- Tekvir 81:7
- Tekvir 81:8
- Tekvir 81:9
- Tekvir 81:10
- Tekvir 81:11
- Tekvir 81:12
- Tekvir 81:13
- Tekvir 81:14
- Tekvir 81:15
- Tekvir 81:16
- Tekvir 81:17
- Tekvir 81:18
- Tekvir 81:19
- Tekvir 81:20
- Tekvir 81:21
- Tekvir 81:22
- Tekvir 81:23
- Tekvir 81:24
- Tekvir 81:25
- Tekvir 81:26
- Tekvir 81:27
- Tekvir 81:28
- Tekvir 81:29
- İnfitar 82:1
- İnfitar 82:2
- İnfitar 82:3
- İnfitar 82:4
- İnfitar 82:5
- İnfitar 82:6
- İnfitar 82:7
- İnfitar 82:8
- İnfitar 82:9
- İnfitar 82:10
- İnfitar 82:11
- İnfitar 82:12
- İnfitar 82:13
- İnfitar 82:14
- İnfitar 82:15
- İnfitar 82:16
- İnfitar 82:17
- İnfitar 82:18
- İnfitar 82:19
- Mütaffifin 83:1
- Mütaffifin 83:2
- Mütaffifin 83:3
- Mütaffifin 83:4
- Mütaffifin 83:5
- Mütaffifin 83:6
- Mütaffifin 83:7
- Mütaffifin 83:8
- Mütaffifin 83:9
- Mütaffifin 83:10
- Mütaffifin 83:11
- Mütaffifin 83:12
- Mütaffifin 83:13
- Mütaffifin 83:14
- Mütaffifin 83:15
- Mütaffifin 83:16
- Mütaffifin 83:17
- Mütaffifin 83:18
- Mütaffifin 83:19
- Mütaffifin 83:20
- Mütaffifin 83:21
- Mütaffifin 83:22
- Mütaffifin 83:23
- Mütaffifin 83:24
- Mütaffifin 83:25
- Mütaffifin 83:26
- Mütaffifin 83:27
- Mütaffifin 83:28
- Mütaffifin 83:29
- Mütaffifin 83:30
- Mütaffifin 83:31
- Mütaffifin 83:32
- Mütaffifin 83:33
- Mütaffifin 83:34
- Mütaffifin 83:35
- Mütaffifin 83:36
- İnşikak 84:1
- İnşikak 84:2
- İnşikak 84:3
- İnşikak 84:4
- İnşikak 84:5
- İnşikak 84:6
- İnşikak 84:7
- İnşikak 84:8
- İnşikak 84:9
- İnşikak 84:10
- İnşikak 84:11
- İnşikak 84:12
- İnşikak 84:13
- İnşikak 84:14
- İnşikak 84:15
- İnşikak 84:16
- İnşikak 84:17
- İnşikak 84:18
- İnşikak 84:19
- İnşikak 84:20
- İnşikak 84:21
- İnşikak 84:22
- İnşikak 84:23
- İnşikak 84:24
- İnşikak 84:25
- Büruc 85:1
- Büruc 85:2
- Büruc 85:3
- Büruc 85:4
- Büruc 85:5
- Büruc 85:6
- Büruc 85:7
- Büruc 85:8
- Büruc 85:9
- Büruc 85:10
- Büruc 85:11
- Büruc 85:12
- Büruc 85:13
- Büruc 85:14
- Büruc 85:15
- Büruc 85:16
- Büruc 85:17
- Büruc 85:18
- Büruc 85:19
- Büruc 85:20
- Büruc 85:21
- Büruc 85:22
- Târık 86:1
- Târık 86:2
- Târık 86:3
- Târık 86:4
- Târık 86:5
- Târık 86:6
- Târık 86:7
- Târık 86:8
- Târık 86:9
- Târık 86:10
- Târık 86:11
- Târık 86:12
- Târık 86:13
- Târık 86:14
- Târık 86:15
- Târık 86:16
- Târık 86:17
- A'lâ 87:1
- A'lâ 87:2
- A'lâ 87:3
- A'lâ 87:4
- A'lâ 87:5
- A'lâ 87:6
- A'lâ 87:7
- A'lâ 87:8
- A'lâ 87:9
- A'lâ 87:10
- A'lâ 87:11
- A'lâ 87:12
- A'lâ 87:13
- A'lâ 87:14
- A'lâ 87:15
- A'lâ 87:16
- A'lâ 87:17
- A'lâ 87:18
- A'lâ 87:19
- Gâşiye 88:1
- Gâşiye 88:2
- Gâşiye 88:3
- Gâşiye 88:4
- Gâşiye 88:5
- Gâşiye 88:6
- Gâşiye 88:7
- Gâşiye 88:8
- Gâşiye 88:9
- Gâşiye 88:10
- Gâşiye 88:11
- Gâşiye 88:12
- Gâşiye 88:13
- Gâşiye 88:14
- Gâşiye 88:15
- Gâşiye 88:16
- Gâşiye 88:17
- Gâşiye 88:18
- Gâşiye 88:19
- Gâşiye 88:20
- Gâşiye 88:21
- Gâşiye 88:22
- Gâşiye 88:23
- Gâşiye 88:24
- Gâşiye 88:25
- Gâşiye 88:26
- Fecr 89:1
- Fecr 89:2
- Fecr 89:3
- Fecr 89:4
- Fecr 89:5
- Fecr 89:6
- Fecr 89:7
- Fecr 89:8
- Fecr 89:9
- Fecr 89:10
- Fecr 89:11
- Fecr 89:12
- Fecr 89:13
- Fecr 89:14
- Fecr 89:15
- Fecr 89:16
- Fecr 89:17
- Fecr 89:18
- Fecr 89:19
- Fecr 89:20
- Fecr 89:21
- Fecr 89:22
- Fecr 89:23
- Fecr 89:24
- Fecr 89:25
- Fecr 89:26
- Fecr 89:27
- Fecr 89:28
- Fecr 89:29
- Fecr 89:30
- Beled 90:1
- Beled 90:2
- Beled 90:3
- Beled 90:4
- Beled 90:5
- Beled 90:6
- Beled 90:7
- Beled 90:8
- Beled 90:9
- Beled 90:10
- Beled 90:11
- Beled 90:12
- Beled 90:13
- Beled 90:14
- Beled 90:15
- Beled 90:16
- Beled 90:17
- Beled 90:18
- Beled 90:19
- Beled 90:20
- Şems 91:1
- Şems 91:2
- Şems 91:3
- Şems 91:4
- Şems 91:5
- Şems 91:6
- Şems 91:7
- Şems 91:8
- Şems 91:9
- Şems 91:10
- Şems 91:11
- Şems 91:12
- Şems 91:13
- Şems 91:14
- Şems 91:15
- Leyl 92:1
- Leyl 92:2
- Leyl 92:3
- Leyl 92:4
- Leyl 92:5
- Leyl 92:6
- Leyl 92:7
- Leyl 92:8
- Leyl 92:9
- Leyl 92:10
- Leyl 92:11
- Leyl 92:12
- Leyl 92:13
- Leyl 92:14
- Leyl 92:15
- Leyl 92:16
- Leyl 92:17
- Leyl 92:18
- Leyl 92:19
- Leyl 92:20
- Leyl 92:21
- Duhâ 93:1
- Duhâ 93:2
- Duhâ 93:3
- Duhâ 93:4
- Duhâ 93:5
- Duhâ 93:6
- Duhâ 93:7
- Duhâ 93:8
- Duhâ 93:9
- Duhâ 93:10
- Duhâ 93:11
- İnşirah 94:1
- İnşirah 94:2
- İnşirah 94:3
- İnşirah 94:4
- İnşirah 94:5
- İnşirah 94:6
- İnşirah 94:7
- İnşirah 94:8
- Tin 95:1
- Tin 95:2
- Tin 95:3
- Tin 95:4
- Tin 95:5
- Tin 95:6
- Tin 95:7
- Tin 95:8
- Alak 96:1
- Alak 96:2
- Alak 96:3
- Alak 96:4
- Alak 96:5
- Alak 96:6
- Alak 96:7
- Alak 96:8
- Alak 96:9
- Alak 96:10
- Alak 96:11
- Alak 96:12
- Alak 96:13
- Alak 96:14
- Alak 96:15
- Alak 96:16
- Alak 96:17
- Alak 96:18
- Alak 96:19
- Kadr 97:1
- Kadr 97:2
- Kadr 97:3
- Kadr 97:4
- Kadr 97:5
- Beyyine 98:1
- Beyyine 98:2
- Beyyine 98:3
- Beyyine 98:4
- Beyyine 98:5
- Beyyine 98:6
- Beyyine 98:7
- Beyyine 98:8
- Zilzal 99:1
- Zilzal 99:2
- Zilzal 99:3
- Zilzal 99:4
- Zilzal 99:5
- Zilzal 99:6
- Zilzal 99:7
- Zilzal 99:8
- Adiyat 100:1
- Adiyat 100:2
- Adiyat 100:3
- Adiyat 100:4
- Adiyat 100:5
- Adiyat 100:6
- Adiyat 100:7
- Adiyat 100:8
- Adiyat 100:9
- Adiyat 100:10
- Adiyat 100:11
- Karia 101:1
- Karia 101:2
- Karia 101:3
- Karia 101:4
- Karia 101:5
- Karia 101:6
- Karia 101:7
- Karia 101:8
- Karia 101:9
- Karia 101:10
- Karia 101:11
- Tekâsür 102:1
- Tekâsür 102:2
- Tekâsür 102:3
- Tekâsür 102:4
- Tekâsür 102:5
- Tekâsür 102:6
- Tekâsür 102:7
- Tekâsür 102:8
- Asr 103:1
- Asr 103:2
- Asr 103:3
- Hümezeh 104:1
- Hümezeh 104:2
- Hümezeh 104:3
- Hümezeh 104:4
- Hümezeh 104:5
- Hümezeh 104:6
- Hümezeh 104:7
- Hümezeh 104:8
- Hümezeh 104:9
- Fil 105:1
- Fil 105:2
- Fil 105:3
- Fil 105:4
- Fil 105:5
- Kureyş 106:1
- Kureyş 106:2
- Kureyş 106:3
- Kureyş 106:4
- Mâûn 107:1
- Mâûn 107:2
- Mâûn 107:3
- Mâûn 107:4
- Mâûn 107:5
- Mâûn 107:6
- Mâûn 107:7
- Kevser 108:1
- Kevser 108:2
- Kevser 108:3
- Kâfirun 109:1
- Kâfirun 109:2
- Kâfirun 109:3
- Kâfirun 109:4
- Kâfirun 109:5
- Kâfirun 109:6
- Nasr 110:1
- Nasr 110:2
- Nasr 110:3
- Tebbet 111:1
- Tebbet 111:2
- Tebbet 111:3
- Tebbet 111:4
- Tebbet 111:5
- İhlas 112:1
- İhlas 112:2
- İhlas 112:3
- İhlas 112:4
- Felak 113:1
- Felak 113:2
- Felak 113:3
- Felak 113:4
- Felak 113:5
- Nas 114:1
- Nas 114:2
- Nas 114:3
- Nas 114:4
- Nas 114:5
- Nas 114:6
Nebe' 78:1
Për çfarë po pyesin ata njëri-tjetrin?
Nebe' 78:2
Për Lajmin e madh,
Nebe' 78:3
lidhur me të cilin janë në kundërshti.
Nebe' 78:4
Jo! Por, ata do ta marrin vesh!
Nebe' 78:5
Sërish jo! Ata do ta marrin vesh patjetër!
Nebe' 78:6
A nuk e bëmë Tokën të përshtatshme
Nebe' 78:7
dhe malet shtylla?!
Nebe' 78:8
Ne ju krijuam në çifte,
Nebe' 78:9
dhe gjumin jua bëmë pushim
Nebe' 78:10
e natën jua bëmë mbulesë,
Nebe' 78:11
kurse ditën për jetesë.
Nebe' 78:12
Ne ndërtuam mbi ju një shtatëshe[1] të fortë
———
[1] shtatë qiej.
Nebe' 78:13
dhe bëmë një kandil shndritës.
Nebe' 78:14
Ne lëshuam nga retë ujë me bollëk,
Nebe' 78:15
që të rrisim drithëra, bimë
Nebe' 78:16
dhe kopshte të dendura.
Nebe' 78:17
Dita e Vendimit Përfundimtar është e caktuar,
Nebe' 78:18
Dita kur do t'i fryhet Surit dhe ju do të vini grupe-grupe,
Nebe' 78:19
kur qielli do të hapet në shumë dyer
Nebe' 78:20
dhe malet do të shkulen nga vendi e do të duken si vegim.
Nebe' 78:21
Vërtet, Xhehenemi është pritë,
Nebe' 78:22
vend kthimi për shkelësit e kufijve,
Nebe' 78:23
ku do të qëndrojnë përherë.
Nebe' 78:24
Aty nuk do të shijojnë freski e as pije,
Nebe' 78:25
përveç ujit të valë dhe qelbit,
Nebe' 78:26
si ndëshkim i merituar.
Nebe' 78:27
Ata nuk prisnin të jepnin llogari
Nebe' 78:28
dhe përgënjeshtronin rëndë ajetet Tona.
Nebe' 78:29
Ndërkohë, Ne çdo gjë e kemi shënuar me saktësi.
Nebe' 78:30
Prandaj shijoni! Ne nuk do t'ju shtojmë gjë tjetër përveç dënimit.
Nebe' 78:31
Me të vërtetë, për të devotshmit do të ketë fitore:
Nebe' 78:32
kopshte e vreshta,
Nebe' 78:33
vasha të një moshe
Nebe' 78:34
dhe kupa (vere) të mbushura plot.
Nebe' 78:35
Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota e as gënjeshtra.
Nebe' 78:36
Si shpërblim nga Zoti yt, dhuratë e mjaftueshme,
Nebe' 78:37
Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, i Gjithëmëshirshmi. Askush nuk mund të flasë para Tij.
Nebe' 78:38
Atë Ditë, kur Shpirti (Xhibrili) dhe melekët do të qëndrojnë radhë-radhë; askush nuk do të flasë, përveç atij që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë fjalë të drejta.
Nebe' 78:39
Kjo është Dita e vërtetë, prandaj kush të dojë, le të marrë rrugën e kthimit për te Zoti i vet.
Nebe' 78:40
Ne ju kemi paralajmëruar për një dënim të afërt, Ditën kur njeriu do të shohë çfarë kanë bërë duart e veta dhe kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha bërë pluhur!”
Naziat 79:1
Betohem në ata (melekë) që i nxjerrin shpirtrat me ashpërsi,
Naziat 79:2
në ata që i nxjerrin me lehtësi,
Naziat 79:3
në ata që lundrojnë,
Naziat 79:4
si dhe në ata që prijnë
Naziat 79:5
dhe në ata që rregullojnë çështjet!
Naziat 79:6
Ditën kur do të ndodhë gjëmimi tronditës[1],
———
[1] Bëhet fjalë për fryrjen e parë në sur, kur do të ndodhë Kiameti.
Naziat 79:7
i cili do të ndiqet nga një tjetër gjëmim,
Naziat 79:8
disa zemra, atë Ditë, do të jenë të tmerruara
Naziat 79:9
e sytë e tyre do të bien përdhe.
Naziat 79:10
Ata thonë: "Vallë, a do të kthehemi sërish në jetë?!
Naziat 79:11
Edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!"
Naziat 79:12
E do të thonë: "Atëherë, ky do të ishte një kthim dëshpërues!"
Naziat 79:13
Në të vërtetë, ajo do të jetë një buçimë e vetme (e surit)
Naziat 79:14
dhe përnjëherësh do të gjenden në sipërfaqe (të ringjallur).
Naziat 79:15
A e ke dëgjuar ndodhinë e Musait?
Naziat 79:16
Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë Tuva:
Naziat 79:17
"Shko te Faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
Naziat 79:18
Thuaji: "A dëshiron të pastrohesh
Naziat 79:19
dhe të të udhëzoj drejt Zotit tënd, që t'ia kesh frikën?"
Naziat 79:20
Ai (Musai) ia tregoi mrekullinë më të madhe,
Naziat 79:21
por ai përgënjeshtroi e kundërshtoi.
Naziat 79:22
Pastaj ktheu shpinën, duke bërë përpjekje
Naziat 79:23
dhe i tuboi njerëzit e thirri,
Naziat 79:24
duke thënë: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
Naziat 79:25
Prandaj, Allahu e ndëshkoi me dënim në botën tjetër dhe në këtë botë.
Naziat 79:26
Vërtet, në këtë ka mësim për këdo që ka frikë (Allahun).
Naziat 79:27
Vallë, cili është më i vështirë: krijimi juaj apo i qiellit? Ai e ndërtoi atë,
Naziat 79:28
ia ngriti kupën lart dhe e përsosi.
Naziat 79:29
Natën ia bëri të errët e ditën të ndritshme.
Naziat 79:30
E pastaj tokën e bëri të sheshtë.
Naziat 79:31
Prej saj nxori ujin dhe kullotat,
Naziat 79:32
kurse malet i bëri të patundshme,
Naziat 79:33
që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
Naziat 79:34
E, kur të vijë fatkeqësia më e madhe,
Naziat 79:35
atë Ditë njeriu do të kujtojë çfarë ka bërë
Naziat 79:36
dhe Zjarri flakërues do të shfaqet hapur për këdo që sheh.
Naziat 79:37
Sa i përket atij që ka kaluar kufijtë
Naziat 79:38
dhe i ka dhënë përparësi jetës së kësaj bote,
Naziat 79:39
sigurisht që Zjarrin flakërues do ta ketë strehë.
Naziat 79:40
Ndërkaq, ai që i është frikësuar qëndrimit para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten nga dëshirat e liga,
Naziat 79:41
sigurisht që Xhenetin do ta ketë strehë.
Naziat 79:42
Të pyesin ty për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë?
Naziat 79:43
E nga e di ti që t'u tregosh atyre?!
Naziat 79:44
Vetëm te Zoti yt është dija për të.
Naziat 79:45
Ti je vetëm paralajmërues për atë që i frikësohet atij.
Naziat 79:46
Atë Ditë, kur ta shohin atë, do t’u duket sikur kanë qëndruar (në këtë botë) vetëm një pasdite ose një paradite.
Abese 80:1
Ai u vrenjt dhe ktheu shpinën,
Abese 80:2
ngaqë i erdhi i verbri.
Abese 80:3
E ku e di ti, ndoshta do të pastrohet
Abese 80:4
ose do të marrë këshillën e do t'i bëjë dobi?!
Abese 80:5
Sa për atë që tregohet i vetëmjaftueshëm,
Abese 80:6
ti atij po i kushton vëmendje.
Abese 80:7
E çfarë përgjegjësie ke ti, nëse ai nuk pastrohet?!
Abese 80:8
E sa për atë që vjen te ti duke nxituar
Abese 80:9
e duke pasur frikë (Zotin),
Abese 80:10
ti shkujdesesh ndaj tij!
Abese 80:11
Jo, mos vepro ashtu! Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
Abese 80:12
prandaj, kush të dojë, le të marrë mësim prej tij!
Abese 80:13
Ai ndodhet në fletë të nderuara,
Abese 80:14
të larta e të dëlira,
Abese 80:15
në duar të shkruesve[1]
———
[1] Bëhet fjalë për melekët.
Abese 80:16
fisnikë e të bindur.
Abese 80:17
U mallkoftë njeriu, sa mohues që është!
Abese 80:18
Prej çfarë gjëje e krijoi Ai?
Abese 80:19
E krijoi prej një pike uji dhe e përsosi.
Abese 80:20
Pastaj ia lehtësoi rrugën.
Abese 80:21
Mandej e bëri të vdesë e të varroset.
Abese 80:22
Pastaj, kur të dojë, do ta ringjallë.
Abese 80:23
Jo! Ai ende nuk e ka kryer atë që i është urdhëruar.
Abese 80:24
Le të vështrojë njeriu ushqimin e vet!
Abese 80:25
Ne e lëshojmë ujin me bollëk,
Abese 80:26
më pas e çajmë tokën
Abese 80:27
dhe bëjmë që të mbijnë drithëra në të,
Abese 80:28
rrush e barishte,
Abese 80:29
ullinj e palma,
Abese 80:30
kopshte të dendura
Abese 80:31
dhe fruta e kullota,
Abese 80:32
që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
Abese 80:33
Por, kur të vijë gjëmimi shurdhues,
Abese 80:34
atë Ditë njeriu do të ikë prej vëllait të vet,
Abese 80:35
prej nënës dhe babait të vet
Abese 80:36
dhe prej bashkëshortes dhe fëmijëve të vet.
Abese 80:37
Atë Ditë, çdo njeriu do t'i mjaftojë çështja e vet.
Abese 80:38
Disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të ndritshme,
Abese 80:39
të qeshura e të gëzuara,
Abese 80:40
E disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të pluhurosura
Abese 80:41
e të mbuluara me errësirë.
Abese 80:42
Këta janë jobesimtarët, të ligjtë.
Tekvir 81:1
Kur Dielli të mbështillet e të shuhet;
Tekvir 81:2
kur yjet të bien;
Tekvir 81:3
kur malet të shkulen nga vendi;
Tekvir 81:4
kur devetë barrsa të braktisen;
Tekvir 81:5
kur egërsirat të tubohen;
Tekvir 81:6
kur detet të ndizen;
Tekvir 81:7
kur shpirtrat të bashkohen;
Tekvir 81:8
kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet
Tekvir 81:9
për çfarë faji u vra;
Tekvir 81:10
kur fletët të shpalosen;
Tekvir 81:11
kur qielli të zhvishet;
Tekvir 81:12
kur Xhehenemi të ndizet fort
Tekvir 81:13
dhe kur Xheneti të afrohet,
Tekvir 81:14
atëherë çdokush do të kuptojë çfarë ka përgatitur.
Tekvir 81:15
Betohem në yjet që fshihen,
Tekvir 81:16
që lëvizin e perëndojnë
Tekvir 81:17
dhe në natën kur bie,
Tekvir 81:18
si dhe në agimin kur çel,
Tekvir 81:19
se vërtet ky (Kuran) është fjalë (e kumtuar prej) një të dërguari[1] fisnik,
———
[1] Bëhet fjalë për Xhibrilin, alejhis-selam.
Tekvir 81:20
të fuqishëm e me pozitë të lartë te Zoti i Arshit,
Tekvir 81:21
të cilit i binden atje (melekët) dhe është besnik.
Tekvir 81:22
Shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur.
Tekvir 81:23
Ai e ka parë atë[2] në horizontin e qartë
———
[2] Xhibrilin.
Tekvir 81:24
dhe ai nuk e mban gajbin[3] për vete.
———
[3] të fshehtën.
Tekvir 81:25
As është ky (Kuran) fjalë e ndonjë shejtani të mallkuar.
Tekvir 81:26
Pra, nga po shkoni?!
Tekvir 81:27
Ai (Kurani) është vetëm këshillë për botët,
Tekvir 81:28
për këdo prej jush që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
Tekvir 81:29
Por, ju nuk mund të dëshironi, përveç nëse do Allahu, Zoti i botëve.
İnfitar 82:1
Kur qielli të çahet;
İnfitar 82:2
kur yjet të shkapërderdhen;
İnfitar 82:3
kur detet të shpërthejnë
İnfitar 82:4
dhe kur varret të përmbysen,
İnfitar 82:5
atëherë secili do ta kuptojë çfarë ka bërë dhe çfarë ka lënë mangët.
İnfitar 82:6
O njeri, ç'të mashtroi ty ndaj Zotit tënd Bujar,
İnfitar 82:7
i Cili të krijoi, të dha përmasa të rregullta e të harmonizoi
İnfitar 82:8
dhe, në trajtën që deshi, të formësoi?!
İnfitar 82:9
Jo, por ju e përgënjeshtroni Ditën e Gjykimit.
İnfitar 82:10
Ndërkaq, mbi ju ka mbikëqyrës,
İnfitar 82:11
shkrues fisnikë,
İnfitar 82:12
që dinë gjithçka që bëni.
İnfitar 82:13
Vërtet, të mirët do të jenë në lumturi,
İnfitar 82:14
kurse, të ligjtë do të jenë në Zjarrin flakërues,
İnfitar 82:15
në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,
İnfitar 82:16
pa dalë kurrë prej tij.
İnfitar 82:17
E, nga e di ti se ç’është Dita e Gjykimit?
İnfitar 82:18
Sërish, nga e di ti se ç’është Dita e Gjykimit?
İnfitar 82:19
Është Dita kur askush s'do të mund t'i ndihmojë askujt dhe kur i gjithë pushteti do të jetë vetëm i Allahut.
Mütaffifin 83:1
Mjerë ata që hanë në peshë,
Mütaffifin 83:2
të cilët, kur marrin prej njerëzve me masë, e marrin të plotë,
Mütaffifin 83:3
por, kur u matin atyre ose u peshojnë, ua pakësojnë.
Mütaffifin 83:4
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
Mütaffifin 83:5
në një Ditë të madhe,
Mütaffifin 83:6
Ditën kur njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
Mütaffifin 83:7
Jo! Në të vërtetë, libri i të ligjve është në Sixhin.
Mütaffifin 83:8
E nga e di ti se ç'është Sixhini?
Mütaffifin 83:9
Është një libër i shkruar.
Mütaffifin 83:10
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
Mütaffifin 83:11
të cilët e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit!
Mütaffifin 83:12
E atë e përgënjeshtron vetëm ai që shkel çdo kufi e është gjynahqar,
Mütaffifin 83:13
i cili, kur t’i lexohen ajetet Tona, thotë: “Këto janë përralla të të parëve!”
Mütaffifin 83:14
Jo! Por të këqijat që kanë bërë ua kanë mbuluar zemrat.
Mütaffifin 83:15
Në të vërtetë, ata do të pengohen të shohin Zotin e tyre,
Mütaffifin 83:16
pastaj do të hyjnë në Zjarrin flakërues.
Mütaffifin 83:17
Mandej do t'u thuhet: "Ja, kjo është ajo që e përgënjeshtronit!"
Mütaffifin 83:18
Jo! Në të vërtetë, libri i të mirëve është në Ilijun.
Mütaffifin 83:19
E nga e di ti se ç'është Ilijuni?
Mütaffifin 83:20
Është një libër i shkruar,
Mütaffifin 83:21
që e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
Mütaffifin 83:22
Vërtet, të mirët do të jenë në lumturi,
Mütaffifin 83:23
mbi kolltukë, duke shikuar.
Mütaffifin 83:24
Në fytyrat e tyre do të vëresh shkëlqimin e lumturisë.
Mütaffifin 83:25
Atyre do t’u jepet për të pirë verë e kulluar, e vulosur;
Mütaffifin 83:26
fundi i saj është myshku. Për këtë le të garojnë garuesit!
Mütaffifin 83:27
Përzierja e saj është prej Tesnimit,
Mütaffifin 83:28
një burim prej të cilit pinë të afërmit (e Allahut).
Mütaffifin 83:29
Me të vërtetë, ata që kanë bërë të këqija qeshnin me ata që besonin;
Mütaffifin 83:30
kur kalonin pranë tyre, i përqeshnin, duke ia bërë me sy njëri-tjetrit;
Mütaffifin 83:31
kur ktheheshin te familjet e tyre, ktheheshin të gëzuar
Mütaffifin 83:32
dhe, kur i shihnin, thoshin: "Këta janë vërtet të humbur!"
Mütaffifin 83:33
Ndërkohë që nuk ishin dërguar si mbikëqyrës mbi ta.
Mütaffifin 83:34
Por, sot, ata që besuan qeshin me jobesimtarët
Mütaffifin 83:35
mbi kolltukë, duke shikuar.
Mütaffifin 83:36
A nuk u ndëshkuan jobesimtarët për atë që bënin?!
İnşikak 84:1
Kur qielli të çahet,
İnşikak 84:2
duke iu bindur Zotit të vet, ashtu siç do të duhej të bënte,
İnşikak 84:3
dhe kur toka të rrafshohet,
İnşikak 84:4
e të nxjerrë ç’ka brenda saj dhe të zbrazet,
İnşikak 84:5
duke iu bindur Zotit të vet, ashtu siç do të duhej të bënte,
İnşikak 84:6
O njeri! Ti mundohesh pareshtur (në rrugëtimin) drejt Zotit tënd dhe ti do ta takosh Atë.
İnşikak 84:7
Sa për atë që libri i vet i jepet në dorën e djathtë,
İnşikak 84:8
ai do të ketë llogari të lehtë
İnşikak 84:9
dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
İnşikak 84:10
Ndërkaq, ai që libri i vet i jepet pas shpine,
İnşikak 84:11
do të ndjellë shkatërrimin
İnşikak 84:12
dhe do të digjet në Zjarrin flakërues,
İnşikak 84:13
sepse ai jetonte i gëzuar në familjen e vet,
İnşikak 84:14
duke menduar se nuk do të kthehej kurrë (te Zoti).
İnşikak 84:15
Por, Zoti i tij e ka parë mirë atë.
İnşikak 84:16
Betohem në kuqërrimin e mbrëmjes,
İnşikak 84:17
në natën dhe në gjithçka që ajo kaplon,
İnşikak 84:18
si dhe në Hënën e plotë,
İnşikak 84:19
se ju do të kaloni nga një gjendje në tjetrën.
İnşikak 84:20
Atëherë, ç’kanë që nuk besojnë
İnşikak 84:21
dhe, kur u lexohet Kurani, nuk bien në sexhde?!
İnşikak 84:22
Në të vërtetë, ata që nuk besojnë, përgënjeshtrojnë,
İnşikak 84:23
ndërkohë që Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
İnşikak 84:24
Prandaj, jepu atyre lajmin për një dënim të dhembshëm,
İnşikak 84:25
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ta do të ketë shpërblim të pandërprerë.
Büruc 85:1
Betohem në qiellin me yjësi,
Büruc 85:2
në Ditën e premtuar,
Büruc 85:3
në dëshmitarin dhe në atë që dëshmohet!
Büruc 85:4
Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,
Büruc 85:5
të zjarrit plot lëndë djegëse,
Büruc 85:6
kur rrinin ulur përreth tij,
Büruc 85:7
duke dëshmuar atë që po u bënin besimtarëve.
Büruc 85:8
Ata i patën mëri (besimtarët) vetëm pse këta e besonin Allahun, të Plotfuqishmin, Lavdiplotin,
Büruc 85:9
Atë të Cilit i takon pushteti i qiejve e i Tokës. Allahu është Dëshmitar i çdo gjëje.
Büruc 85:10
Në të vërtetë, ata që i dogjën besimtarët e besimtaret dhe nuk u penduan, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.
Büruc 85:11
Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë kopshte Xheneti, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja e madhe.
Büruc 85:12
Vërtet, hakmarrja e Zotit tënd është e rreptë.
Büruc 85:13
Ai e nis krijimin dhe e ribën atë.
Büruc 85:14
Ai është Falësi i Madh, i Dashuri.
Büruc 85:15
Zoti i Arshit, i Lavdishmi,
Büruc 85:16
Bërësi i gjithçkaje që dëshiron.
Büruc 85:17
A të ka ardhur lajmi i ushtrive
Büruc 85:18
të Faraonit dhe themudëve?
Büruc 85:19
Megjithatë, jobesimtarët vazhdojnë të përgënjeshtrojnë,
Büruc 85:20
ndonëse Allahu i ka nën mbikëqyrje të plotë.
Büruc 85:21
Në të vërtetë, ai është një Kuran i lavdishëm,
Büruc 85:22
në një Pllakë të Ruajtur.
Târık 86:1
Betohem në qiellin dhe në yllin e natës!
Târık 86:2
E nga e di ti se ç’është ylli i natës?
Târık 86:3
Ai është ylli shndritës.
Târık 86:4
Çdo shpirt ka një mbikëqyrës.
Târık 86:5
Pra, le të vështrojë njeriu prej çfarë është krijuar!
Târık 86:6
Është krijuar prej një lëngu që hidhet me vrull
Târık 86:7
e që del ndërmjet boshtit kurrizor dhe brinjëve
Târık 86:8
Me të vërtetë, Ai ka fuqi ta kthejë atë (në jetë)
Târık 86:9
Ditën kur do të zbulohen të fshehtat,
Târık 86:10
kur njeriu s’do të ketë as fuqi, as ndihmës.
Târık 86:11
Betohem në qiellin me shi të njëpasnjëshëm
Târık 86:12
dhe në tokën që çahet,
Târık 86:13
se ky (Kuran) është një Fjalë ndarëse
Târık 86:14
e nuk është shaka.
Târık 86:15
Në të vërtetë, ata po kurdisin një kurth,
Târık 86:16
por edhe Unë po kurdis një kurth.
Târık 86:17
Prandaj, jepu afat jobesimtarëve, lëri edhe për pak kohë.
A'lâ 87:1
Lartësoje emrin e Zotit tënd, më të Lartit,
A'lâ 87:2
i Cili krijoi dhe përsosi (çdo gjë),
A'lâ 87:3
përcaktoi e udhëzoi,
A'lâ 87:4
dhe bëri të mbijnë kullotat
A'lâ 87:5
e pastaj i bëri të thahen e të vyshken.
A'lâ 87:6
Ne do ta lexojmë ty (Kuranin), kështu që nuk do të harrosh,
A'lâ 87:7
përveç asaj që do Allahu. Ai e di të dukshmen dhe atë që fshihet.
A'lâ 87:8
Ne do të ta lehtësojmë ty rrugën e lehtë,
A'lâ 87:9
prandaj këshillo, nëse këshilla bën dobi,
A'lâ 87:10
se do të përfitojë prej saj ai që ka frikë (Allahun)
A'lâ 87:11
dhe do t'i shmanget më i mjeri,
A'lâ 87:12
ai që do të digjet në Zjarrin e madh,
A'lâ 87:13
ku as do të vdesë, as do të jetojë.
A'lâ 87:14
Ka fituar ai që pastrohet,
A'lâ 87:15
që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që falet.
A'lâ 87:16
Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
A'lâ 87:17
ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe më e qëndrueshme.
A'lâ 87:18
Në të vërtetë, kjo gjendet në Fletët e hershme,
A'lâ 87:19
në Fletët e Ibrahimit dhe të Musait.
Gâşiye 88:1
A të ka ardhur lajmi për Ndodhinë Gjithëpërfshirëse?
Gâşiye 88:2
Disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të përulura,
Gâşiye 88:3
që kanë punuar e janë stërmunduar,
Gâşiye 88:4
por që do të hyjnë në Zjarrin përvëlues
Gâşiye 88:5
dhe do të pinë nga një burim i valuar.
Gâşiye 88:6
Për ta nuk do të ketë tjetër ushqim përveç ferrave të thata,
Gâşiye 88:7
që as shëndoshin, as shuajnë urinë.
Gâşiye 88:8
E disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të lumtura,
Gâşiye 88:9
të kënaqura me përpjekjen e tyre,
Gâşiye 88:10
në një kopsht të lartë Xheneti,
Gâşiye 88:11
ku nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë të kotë.
Gâşiye 88:12
Aty ka një burim që rrjedh,
Gâşiye 88:13
divane të ngritura,
Gâşiye 88:14
kupa të vendosura,
Gâşiye 88:15
jastëkë të radhitur
Gâşiye 88:16
dhe qilima të shtruar.
Gâşiye 88:17
A nuk i shohin devetë se si janë krijuar;
Gâşiye 88:18
qiellin se si është ngritur lart;
Gâşiye 88:19
malet se si janë vendosur
Gâşiye 88:20
dhe tokën se si është shtrirë?!
Gâşiye 88:21
Prandaj këshillo, se ti je vetëm këshillues
Gâşiye 88:22
dhe nuk je detyrues ndaj tyre.
Gâşiye 88:23
Por, atë që kthen shpinën dhe nuk beson,
Gâşiye 88:24
Allahu do ta ndëshkojë me dënimin më të madh.
Gâşiye 88:25
Me të vërtetë, te Ne është kthimi i tyre,
Gâşiye 88:26
dhe është detyrë Jona t'i marrim në llogari.
Fecr 89:1
Betohem në agimin,
Fecr 89:2
në dhjetë netët[1],
———
[1] Shumica e dijetarëve të tefsirit mbrojnë mendimin se këtu bëhet fjalë për dhjetë ditët e para të muajit dhul hixhe.
Fecr 89:3
në çiftin dhe tekun,
Fecr 89:4
dhe në natën kur kalon!
Fecr 89:5
A nuk mjafton ky betim për atë që ka mend?!
Fecr 89:6
A nuk e ke parë çfarë bëri Zoti yt me adët,
Fecr 89:7
banorët e Iremit me shtylla të larta,
Fecr 89:8
që s'ishte krijuar diçka e ngjashme në asnjë vend.
Fecr 89:9
dhe me themudët, që gdhendnin shkëmbinjtë në luginë,
Fecr 89:10
si dhe me Faraonin, njeriun e hunjve,
Fecr 89:11
të cilët shkelën kufijtë nëpër botë,
Fecr 89:12
duke shtuar shthurjen në to?!
Fecr 89:13
Prandaj, Zoti yt lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit.
Fecr 89:14
Vërtet, Zoti yt është gjithmonë në pritë.
Fecr 89:15
Sa i përket njeriut, kur Zoti e sprovon duke e nderuar (me pasuri) dhe duke i dhuruar mirësi, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar."
Fecr 89:16
Por, kur e sprovon duke ia pakuar rrizkun, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar."
Fecr 89:17
Jo, nuk është ashtu! Por, ju nuk e nderoni jetimin,
Fecr 89:18
nuk nxitni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfrin,
Fecr 89:19
e hani trashëgiminë me pangopësi,
Fecr 89:20
dhe e doni pasurinë tepër fort.
Fecr 89:21
Jo! Kur Toka të dridhet me tronditje të njëpasnjëshme,
Fecr 89:22
e të vijë Zoti yt me melekët të rreshtuar radhë-radhë,
Fecr 89:23
dhe kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet, por ç’dobi do t'i sjellë kjo kujtesë!
Fecr 89:24
Ai do të thotë: "Ah, sikur të kisha bërë diçka për jetën time!"
Fecr 89:25
Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai
Fecr 89:26
dhe askush nuk do të prangojë siç prangon Ai.
Fecr 89:27
O shpirt i qetë!
Fecr 89:28
Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar!
Fecr 89:29
Hyr në mesin e robërve të Mi
Fecr 89:30
dhe hyr në Xhenetin Tim!
Beled 90:1
Betohem në këtë qytet[1],
———
[1] Meka.
Beled 90:2
në të cilin ti je i lirë,
Beled 90:3
dhe (betohem) në babanë dhe në të lindurin,
Beled 90:4
se Ne e kemi krijuar njeriun në mundime të njëpasnjëshme.
Beled 90:5
Vallë, a mendon ai se askush nuk ka fuqi mbi të?!
Beled 90:6
Ai thotë: "Kam shpenzuar shumë pasuri."
Beled 90:7
A mos mendon ai se nuk e ka parë askush?!
Beled 90:8
A nuk i dhamë Ne atij dy sy,
Beled 90:9
një gjuhë e dy buzë
Beled 90:10
dhe ia treguam dy rrugët?
Beled 90:11
Ndërkohë, ai nuk e ka kapërcyer të përpjetën.
Beled 90:12
E nga e di ti se ç’është e përpjeta?
Beled 90:13
Ajo është të lirosh një rob
Beled 90:14
ose t'i japësh ushqim në ditë urie
Beled 90:15
një jetimi të afërm
Beled 90:16
ose një të varfri të pangrënë,
Beled 90:17
si dhe të jesh prej atyre që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe këshillojnë për mëshirë.
Beled 90:18
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë,
Beled 90:19
kurse ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë,
Beled 90:20
mbi të cilët do të jetë një Zjarr i mbyllur.
Şems 91:1
Betohem në Diellin dhe në shkëlqimin e tij,
Şems 91:2
në Hënën kur e ndjek atë,
Şems 91:3
në ditën kur e zbulon atë,
Şems 91:4
në natën kur e mbulon atë,
Şems 91:5
në qiellin dhe në Atë që e ndërtoi,
Şems 91:6
në Tokën dhe në Atë që e shtriu,
Şems 91:7
dhe në shpirtin e në Atë që e përsosi,
Şems 91:8
duke ia sqaruar të keqen e të mirën,
Şems 91:9
se ka fituar ai që e pastron atë (shpirtin)
Şems 91:10
dhe ka dështuar ai që e mbulon atë (me gjynahe).
Şems 91:11
Themudët përgënjeshtruan, duke shkelur kufijtë,
Şems 91:12
kur u ngrit më i poshtri i tyre.
Şems 91:13
Megjithëse, i dërguari i Allahut (Salihu) u pati thënë atyre: "Mos e prekni devenë e Allahut dhe ujin e saj!"
Şems 91:14
Por, ata e përgënjeshtruan (Salihun) dhe e therën atë (devenë), prandaj Zoti i tyre i shfarosi për fajin e tyre dhe i bëri rrafsh me tokë,
Şems 91:15
pa pasur frikë nga pasojat e kësaj.
Leyl 92:1
Betohem në natën kur mbulon,
Leyl 92:2
në ditën kur zbardh
Leyl 92:3
dhe në Atë që krijoi mashkullin e femrën,
Leyl 92:4
se vërtet punët tuaja janë të ndryshme.
Leyl 92:5
Sa për atë që jep dhe ruhet (nga gjynahet)
Leyl 92:6
dhe e beson më të mirën (Xhenetin),
Leyl 92:7
Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt lehtësisë.
Leyl 92:8
Ndërkaq, atij që tregohet koprrac e i vetëmjaftueshëm
Leyl 92:9
dhe e përgënjeshtron më të mirën (Xhenetin),
Leyl 92:10
Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt vështirësisë.
Leyl 92:11
E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi kur të bjerë në greminë.
Leyl 92:12
Në të vërtetë, është detyrë Jona të tregojmë rrugën e drejtë
Leyl 92:13
dhe Jona është bota e amshuar e kjo botë.
Leyl 92:14
Kështu që Unë ju kam paralajmëruar për një Zjarr që flakëron,
Leyl 92:15
në të cilin hyn vetëm më i keqi,
Leyl 92:16
ai që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.
Leyl 92:17
Ndërkaq, do të shmanget prej tij më i ruajturi,
Leyl 92:18
ai që jep pasurinë e vet për t’u pastruar
Leyl 92:19
e jo për të kthyer ndonjë të mirë që i është bërë,
Leyl 92:20
por vetëm duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
Leyl 92:21
E s'ka dyshim se ai do të jetë i kënaqur.
Duhâ 93:1
Betohem në paraditen
Duhâ 93:2
dhe në natën kur errësohet,
Duhâ 93:3
se Zoti yt nuk të ka braktisur, as të ka urryer.
Duhâ 93:4
Sigurisht, jeta e ardhme është më e mirë për ty se e tashmja
Duhâ 93:5
dhe, pa dyshim, Zoti yt do të të japë e ti do të jesh i kënaqur.
Duhâ 93:6
A nuk të gjeti jetim e të strehoi,
Duhâ 93:7
të gjeti të humbur e të udhëzoi
Duhâ 93:8
dhe të gjeti të varfër e të pasuroi?
Duhâ 93:9
Prandaj, mos e shtyp jetimin,
Duhâ 93:10
mos e qorto lypësin,
Duhâ 93:11
dhe të mirat e Zotit tënd përmendi!
İnşirah 94:1
A nuk ta hapëm gjoksin
İnşirah 94:2
dhe ta hoqëm barrën,
İnşirah 94:3
e cila ta kishte rënduar kurrizin,
İnşirah 94:4
si dhe ta ngritëm lart emrin?
İnşirah 94:5
Me të vërtetë, me vështirësinë vjen lehtësimi.
İnşirah 94:6
Me të vërtetë, me vështirësinë vjen lehtësimi.
İnşirah 94:7
Prandaj, kur të mbarosh (punët), përpiqu (në adhurim)
İnşirah 94:8
dhe vetëm Zotit tënd përkushtoju!
Tin 95:1
Betohem në fikun dhe ullirin,
Tin 95:2
në malin e Sinait
Tin 95:3
dhe në këtë Qytet[1] të sigurt,
———
[1] Meka.
Tin 95:4
se vërtet Ne e krijuam njeriun në trajtën më të bukur,
Tin 95:5
pastaj e kthyem në gjendjen më të ulët,
Tin 95:6
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ta do të ketë shpërblim të pandërprerë.
Tin 95:7
Atëherë, çfarë të shtyn ty ta përgënjeshtrosh Ditën e Gjykimit?!
Tin 95:8
A nuk është Allahu Gjykatësi më i Urtë?!
Alak 96:1
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
Alak 96:2
e krijoi njeriun prej një mpiksjeje gjaku.
Alak 96:3
Lexo! Zoti yt është më Bujari,
Alak 96:4
i Cili i mësoi me anë të penës,
Alak 96:5
i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
Alak 96:6
Me të vërtetë, njeriu i shkel kufijtë,
Alak 96:7
kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
Alak 96:8
Pa dyshim, te Zoti yt është kthimi.
Alak 96:9
A e ke parë atë që pengon
Alak 96:10
robin kur falet?!
Alak 96:11
E si do të jetë puna nëse ai është në udhëzim
Alak 96:12
ose urdhëron për devotshmëri?!
Alak 96:13
E si do të jetë puna nëse ky (penguesi) përgënjeshtron dhe kthen shpinën?!
Alak 96:14
A nuk e di ai se Allahu sheh?
Alak 96:15
Përkundrazi! Nëse ai nuk ndalet, Ne do ta mbërthejmë për ballukesh,
Alak 96:16
për ballukesh gënjeshtare e mëkatare.
Alak 96:17
Atëherë, le ta thërrasë ai kuvendin e vet,
Alak 96:18
Ne do t'i thërrasim zebanijet (rojat e Xhehenemit).
Alak 96:19
Kurrsesi mos iu bind atij, por bëj sexhde dhe afrohu (me Allahun).
Kadr 97:1
Me të vërtetë, Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.
Kadr 97:2
E nga e di ti se ç’është Nata e Kadrit?
Kadr 97:3
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
Kadr 97:4
Në të zbresin melekët dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre, me të gjitha vendimet.
Kadr 97:5
Paqe është ajo derisa të çelë agimi.
Beyyine 98:1
Ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe prej idhujtarëve nuk do të ndaheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte dëshmia e qartë:
Beyyine 98:2
Një i Dërguar prej Allahut, që t'u lexonte faqe të pastra,
Beyyine 98:3
në të cilat ka shkrime (ajete) të drejta.
Beyyine 98:4
Ata që u ishte dhënë Libri u përçanë vetëm pasi u erdhi dëshmia e qartë.
Beyyine 98:5
Ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër përveçse ta adhuronin Allahun, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij e duke qenë besimdrejtë, si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.
Beyyine 98:6
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Pikërisht ata janë krijesat më të këqija.
Beyyine 98:7
Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira.
Beyyine 98:8
Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për atë që i frikësohet Zotit të vet.
Zilzal 99:1
Kur Toka të dridhet fort me dridhjen e saj
Zilzal 99:2
e të nxjerrë barrët e saj,
Zilzal 99:3
e njeriu të thotë: “Çfarë ka ajo?!”
Zilzal 99:4
Atë Ditë ajo do të rrëfejë lajmet e saj,
Zilzal 99:5
sepse Zoti yt do ta frymëzojë atë.
Zilzal 99:6
Atë Ditë njerëzit do të dalin grupe-grupe për të parë veprat e tyre.
Zilzal 99:7
Kushdo që bën ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë
Zilzal 99:8
dhe kushdo që bën ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.
Adiyat 100:1
Betohem në ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur
Adiyat 100:2
që nxjerrin shkëndija nga thundrat,
Adiyat 100:3
që hidhen në sulm në agim,
Adiyat 100:4
duke çuar pluhur,
Adiyat 100:5
e duke çarë në mes grupin (e armikut)
Adiyat 100:6
se vërtet njeriu është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet
Adiyat 100:7
dhe ai vetë është dëshmitar për këtë;
Adiyat 100:8
Njëmend, ai e do tepër pasurinë.
Adiyat 100:9
A nuk e di ai si do të jetë gjendja kur të nxirren ata që janë në varre
Adiyat 100:10
e të dalë në shesh ajo që është në gjokse?!
Adiyat 100:11
Pa dyshim, Zoti i tyre, atë Ditë, di gjithçka për ta.
Karia 101:1
Çasti tronditës (i Kiametit)!
Karia 101:2
Ç'është Çasti tronditës?
Karia 101:3
E nga e di ti se ç'është Çasti tronditës (i Kiametit)?
Karia 101:4
Atë Ditë njerëzit do të jenë si flutura të shpërndara
Karia 101:5
dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.
Karia 101:6
Sa i përket atij që do t'i peshojnë rëndë veprat (e mira),
Karia 101:7
ai do të ketë një jetë të kënaqshme,
Karia 101:8
E sa i përket atij që do t'i peshojnë lehtë veprat (e mira),
Karia 101:9
strehë e tij do të jetë humnera (e Xhehenemit).
Karia 101:10
E nga e di ti se ç’është ajo?
Karia 101:11
Është një Zjarr përvëlues.
Tekâsür 102:1
Ju ka hutuar garimi për shtim,
Tekâsür 102:2
derisa të shkoni në varre.
Tekâsür 102:3
Por jo, ju do ta merrni vesh!
Tekâsür 102:4
Sërish jo! Ju do ta merrni vesh!
Tekâsür 102:5
Veç sikur ta dinit me dije të sigurt!
Tekâsür 102:6
Me siguri do ta shihni Zjarrin flakërues.
Tekâsür 102:7
Madje, do ta shihni atë në mënyrë të qartë.
Tekâsür 102:8
Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për dhuntitë.
Asr 103:1
Betohem në kohën
Asr 103:2
se vërtet njeriu është në humbje,
Asr 103:3
përveç atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.
Hümezeh 104:1
Mjerë çdo përgojues e përqeshës,
Hümezeh 104:2
i cili grumbullon pasuri dhe e numëron atë,
Hümezeh 104:3
duke menduar se pasuria do ta bëjë të përjetshëm.
Hümezeh 104:4
Jo! Ai do të hidhet me siguri në ndëshkimin dërrmues.
Hümezeh 104:5
E nga e di ti se ç’është ndëshkimi dërrmues?
Hümezeh 104:6
Është zjarri i Allahut, i ndezur fort,
Hümezeh 104:7
i cili depërton deri në zemra.
Hümezeh 104:8
Ai do t'i ngujojë ata,
Hümezeh 104:9
në shtylla të tejzgjatura.
Fil 105:1
A nuk e ke parë si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?!
Fil 105:2
A nuk ua prishi atyre kurthin,
Fil 105:3
duke çuar kundër tyre tufa zogjsh,
Fil 105:4
që i qëllonin me gurë prej balte të pjekur?
Fil 105:5
Kështu, Ai i bëri si byk i përtypur.
Kureyş 106:1
Për shkak të zakonit të kurejshëve,
Kureyş 106:2
zakonit të tyre për të udhëtuar gjatë dimrit dhe verës,
Kureyş 106:3
le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabesë),
Kureyş 106:4
i Cili i ushqeu kundrejt urisë dhe i siguroi kundrejt frikës.
Mâûn 107:1
A e ke parë atë që përgënjeshtron Ditën e Gjykimit?
Mâûn 107:2
Ky është ai që përzë jetimin
Mâûn 107:3
dhe nuk nxit për të ushqyer të varfrin.
Mâûn 107:4
Pra, mjerë ata që falen
Mâûn 107:5
e që janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre,
Mâûn 107:6
të cilët punojnë sa për sy e faqe
Mâûn 107:7
dhe nuk japin as sendin më të thjeshtë.
Kevser 108:1
Me të vërtetë, Ne të dhamë ty të mira të shumta,
Kevser 108:2
prandaj falu për Zotin tënd dhe ther kurban!
Kevser 108:3
Pa dyshim, ai që të urren ty është farësosur.
Kâfirun 109:1
Thuaj: "O ju jobesimtarë!
Kâfirun 109:2
Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni,
Kâfirun 109:3
as ju nuk adhuroni Atë që unë adhuroj.
Kâfirun 109:4
Unë nuk do të adhuroj atë që adhuroni ju,
Kâfirun 109:5
as ju nuk do të adhuroni Atë që adhuroj unë.
Kâfirun 109:6
Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time."
Nasr 110:1
Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës)
Nasr 110:2
e t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grumbuj-grumbuj,
Nasr 110:3
atëherë lartësoje me lavdërim Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij, se vërtet Ai është Pranues i pendimit.
Tebbet 111:1
Iu shkatërrofshin duart Ebu Lehebit! Dhe njëmend ai u shkatërrua.
Tebbet 111:2
Atij nuk i bëri dobi as pasuria, as ajo që fitoi.
Tebbet 111:3
Ai do të digjet në Zjarrin plot flakë,
Tebbet 111:4
edhe gruaja e tij, që bartte dru,
Tebbet 111:5
e cila, në qafën e saj, do të ketë një litar të përdredhur.
İhlas 112:1
Thuaj: "Ai është Allahu, Një!
İhlas 112:2
Allahu është Absoluti.
İhlas 112:3
Ai nuk ka lindur askënd, as nuk është i lindur
İhlas 112:4
dhe askush nuk është i ngjashëm me Të."
Felak 113:1
Thuaj: "I kërkoj mbrojtje Zotit të agimit
Felak 113:2
nga e keqja e gjithçkaje që Ai ka krijuar,
Felak 113:3
nga e keqja e natës kur errësohet plotësisht,
Felak 113:4
nga e keqja e atyre që fryjnë nëpër nyja
Felak 113:5
dhe nga e keqja e smirëziut kur smiron.
Nas 114:1
Thuaj: "I kërkoj mbrojtje Zotit të njerëzve,
Nas 114:2
Sundimtarit të njerëzve,
Nas 114:3
të Adhuruarit të njerëzve,
Nas 114:4
nga e keqja e cytësit që fshihet,
Nas 114:5
i cili pëshpërit në gjokset e njerëzve,
Nas 114:6
qoftë nga xhinët, qoftë nga njerëzit.