Lafzullah

Tafsir As-Saadi — Lukman 31:1 – Fatır 35:45

Author / source: Tafsir As-Saadi

Contents
  1. Lukman 31:1
  2. Lukman 31:2
  3. Lukman 31:3
  4. Lukman 31:4
  5. Lukman 31:5
  6. Lukman 31:6
  7. Lukman 31:7
  8. Lukman 31:8
  9. Lukman 31:9
  10. Lukman 31:10
  11. Lukman 31:11
  12. Lukman 31:12
  13. Lukman 31:13
  14. Lukman 31:14
  15. Lukman 31:15
  16. Lukman 31:16
  17. Lukman 31:17
  18. Lukman 31:18
  19. Lukman 31:19
  20. Lukman 31:20
  21. Lukman 31:21
  22. Lukman 31:22
  23. Lukman 31:23
  24. Lukman 31:24
  25. Lukman 31:25
  26. Lukman 31:26
  27. Lukman 31:27
  28. Lukman 31:28
  29. Lukman 31:29
  30. Lukman 31:30
  31. Lukman 31:31
  32. Lukman 31:32
  33. Lukman 31:33
  34. Lukman 31:34
  35. Secde 32:1
  36. Secde 32:2
  37. Secde 32:3
  38. Secde 32:4
  39. Secde 32:5
  40. Secde 32:6
  41. Secde 32:7
  42. Secde 32:8
  43. Secde 32:9
  44. Secde 32:10
  45. Secde 32:11
  46. Secde 32:12
  47. Secde 32:13
  48. Secde 32:14
  49. Secde 32:15
  50. Secde 32:16
  51. Secde 32:17
  52. Secde 32:18
  53. Secde 32:19
  54. Secde 32:20
  55. Secde 32:21
  56. Secde 32:22
  57. Secde 32:23
  58. Secde 32:24
  59. Secde 32:25
  60. Secde 32:26
  61. Secde 32:27
  62. Secde 32:28
  63. Secde 32:29
  64. Secde 32:30
  65. Ahzab 33:1
  66. Ahzab 33:2
  67. Ahzab 33:3
  68. Ahzab 33:4
  69. Ahzab 33:5
  70. Ahzab 33:6
  71. Ahzab 33:7
  72. Ahzab 33:8
  73. Ahzab 33:9
  74. Ahzab 33:10
  75. Ahzab 33:11
  76. Ahzab 33:12
  77. Ahzab 33:13
  78. Ahzab 33:14
  79. Ahzab 33:15
  80. Ahzab 33:16
  81. Ahzab 33:17
  82. Ahzab 33:18
  83. Ahzab 33:19
  84. Ahzab 33:20
  85. Ahzab 33:21
  86. Ahzab 33:22
  87. Ahzab 33:23
  88. Ahzab 33:24
  89. Ahzab 33:25
  90. Ahzab 33:26
  91. Ahzab 33:27
  92. Ahzab 33:28
  93. Ahzab 33:29
  94. Ahzab 33:30
  95. Ahzab 33:31
  96. Ahzab 33:32
  97. Ahzab 33:33
  98. Ahzab 33:34
  99. Ahzab 33:35
  100. Ahzab 33:36
  101. Ahzab 33:37
  102. Ahzab 33:38
  103. Ahzab 33:39
  104. Ahzab 33:40
  105. Ahzab 33:41
  106. Ahzab 33:42
  107. Ahzab 33:43
  108. Ahzab 33:44
  109. Ahzab 33:45
  110. Ahzab 33:46
  111. Ahzab 33:47
  112. Ahzab 33:48
  113. Ahzab 33:49
  114. Ahzab 33:50
  115. Ahzab 33:51
  116. Ahzab 33:52
  117. Ahzab 33:53
  118. Ahzab 33:54
  119. Ahzab 33:55
  120. Ahzab 33:56
  121. Ahzab 33:57
  122. Ahzab 33:58
  123. Ahzab 33:59
  124. Ahzab 33:60
  125. Ahzab 33:61
  126. Ahzab 33:62
  127. Ahzab 33:63
  128. Ahzab 33:64
  129. Ahzab 33:65
  130. Ahzab 33:66
  131. Ahzab 33:67
  132. Ahzab 33:68
  133. Ahzab 33:69
  134. Ahzab 33:70
  135. Ahzab 33:71
  136. Ahzab 33:72
  137. Ahzab 33:73
  138. Sebe' 34:1
  139. Sebe' 34:2
  140. Sebe' 34:3
  141. Sebe' 34:4
  142. Sebe' 34:5
  143. Sebe' 34:6
  144. Sebe' 34:7
  145. Sebe' 34:8
  146. Sebe' 34:9
  147. Sebe' 34:10
  148. Sebe' 34:11
  149. Sebe' 34:12
  150. Sebe' 34:13
  151. Sebe' 34:14
  152. Sebe' 34:15
  153. Sebe' 34:16
  154. Sebe' 34:17
  155. Sebe' 34:18
  156. Sebe' 34:19
  157. Sebe' 34:20
  158. Sebe' 34:21
  159. Sebe' 34:22
  160. Sebe' 34:23
  161. Sebe' 34:24
  162. Sebe' 34:25
  163. Sebe' 34:26
  164. Sebe' 34:27
  165. Sebe' 34:28
  166. Sebe' 34:29
  167. Sebe' 34:30
  168. Sebe' 34:31
  169. Sebe' 34:32
  170. Sebe' 34:33
  171. Sebe' 34:34
  172. Sebe' 34:35
  173. Sebe' 34:36
  174. Sebe' 34:37
  175. Sebe' 34:38
  176. Sebe' 34:39
  177. Sebe' 34:40
  178. Sebe' 34:41
  179. Sebe' 34:42
  180. Sebe' 34:43
  181. Sebe' 34:44
  182. Sebe' 34:45
  183. Sebe' 34:46
  184. Sebe' 34:47
  185. Sebe' 34:48
  186. Sebe' 34:49
  187. Sebe' 34:50
  188. Sebe' 34:51
  189. Sebe' 34:52
  190. Sebe' 34:53
  191. Sebe' 34:54
  192. Fatır 35:1
  193. Fatır 35:2
  194. Fatır 35:3
  195. Fatır 35:4
  196. Fatır 35:5
  197. Fatır 35:6
  198. Fatır 35:7
  199. Fatır 35:8
  200. Fatır 35:9
  201. Fatır 35:10
  202. Fatır 35:11
  203. Fatır 35:12
  204. Fatır 35:13
  205. Fatır 35:14
  206. Fatır 35:15
  207. Fatır 35:16
  208. Fatır 35:17
  209. Fatır 35:18
  210. Fatır 35:19
  211. Fatır 35:20
  212. Fatır 35:21
  213. Fatır 35:22
  214. Fatır 35:23
  215. Fatır 35:24
  216. Fatır 35:25
  217. Fatır 35:26
  218. Fatır 35:27
  219. Fatır 35:28
  220. Fatır 35:29
  221. Fatır 35:30
  222. Fatır 35:31
  223. Fatır 35:32
  224. Fatır 35:33
  225. Fatır 35:34
  226. Fatır 35:35
  227. Fatır 35:36
  228. Fatır 35:37
  229. Fatır 35:38
  230. Fatır 35:39
  231. Fatır 35:40
  232. Fatır 35:41
  233. Fatır 35:42
  234. Fatır 35:43
  235. Fatır 35:44
  236. Fatır 35:45

Lukman 31:1

Allahu i Lartësuar na tregon për madhështinë e këtij libri, duke thënë:Elif, Lam, Mim. Këto janë ajetet e një libri plot urtësi. -Ajetet e tij janë plot urtësi dhe ligje të dobishme. E si të mos jenë të tilla, kur burimi i tyre është i Urti, i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat? Tregues i madhështisë dhe urtësisë së këtij libri është edhe fakti që ajetet e tij janë sjellë me termat më të bukura, më shprehëse, më të qarta dhe më të kuptueshmet. Ato kumtojnë mesazhet dhe urtësitë më të bukura dhe më madhështore. Tregues i madhështisë dhe urtësisë së tyre është edhe fakti që ato janë të ruajtura nga ndryshimi e devijimi, nga shtesat, pakësimi dhe nga tjetërsimi; të gjitha lajmet e shkuara dhe të ardhme, lajmet e fshehta, të gjitha janë tërësisht në përputhje të plotë me realitetin. Realiteti gjithmonë i vërteton plotësisht këto lajme. Ato nuk bien ndesh me asnjë prej librave të shpallur nga Zoti më parë. Asnjë lajm i zbritur shpallur profetëve nuk mund të bjerë ndesh me të vërtetën. Kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur që ajetet e Librit të Zotit të bien ndesh me logjikën e pastër dhe realitetin. Prej madhështisë dhe urtësisë të këtij libri është fakti që: çdo urdhëresë e tij është mirësi e pastër, pa asnjë të keqe në të ose mirësia e saj është më e madhe se e keqja. Gjithashtu, çdo ndalesë e tij vjen për diçka që është ligësi pa asnjë mirësi në të, ose dëmi i saj është më i madh se dobia. Po të vëresh me kujdes, shumë herë, kur Allahu urdhëron për diçka, na tregon gjithashtu edhe urtësitë dhe dobitë e shumta të atij urdhri dhe zbatimit të tij. Po kështu, kur na ndalon për diçka, përmend edhe dëmet e shumta që ka ajo për të cilën na ndalon. Tregues i madhështisë së Kur'anit është edhe fakti që në të përmenden së bashku, si inkurajimi dhe nxitja për punë të mira, ashtu edhe kërcënimi për dënim. Gjithashtu, ai ka këshilla të urta, që prekin shpirtrat dhe zemrat e gjalla. Prej këtyre këshillave rregullohen dhe ndriçohen shpirtrat e të mirëve. Ata urtësohen dhe gjykojnë drejt dhe pastaj gjejnë rrugën e punëve të mira dhe të mbara, që të punojnë me këmbëngulje e gjallëri. Prej madhështisë së këtij Libri është edhe fakti që në të nuk gjen asnjë kundërthënie e kontradiktë. Edhe pse shumë nga historitë dhe dispozitat përsëriten, ato janë tërësisht në përputhje me njëra tjetrën, si edhe shpjeguese e qartësuese. Sa më shumë të meditojë në to i urti, aq më shumë mrekullohet kur sheh atë harmoni dhe përputhshmëri. Ajetet plotësojnë e sqarojnë njëri-tjetrin. Atëherë e kupton se ky Libër është vërtet i zbritur nga Allahu, që është i Urtë e i Lavdëruar. Por edhe pse është një Libër që fton në virtytet e larta dhe ndalon nga ligësitë, shumica e njerëzve janë të privuar nga drita dhe udhëzimi që Ai ofron, sepse ata i kanë kthyer shpinën besimit dhe të punuarit e të jetuarit sipas tij - përveç atyre që Allahu ua ka bërë mbarë dhe i ka ruajtur. Këta janë bamirësit si në marrëdhëniet me Zotin, ashtu edhe në marrëdhëniet me krijesat e Zotit.

Lukman 31:2

Allahu i Lartësuar na tregon për madhështinë e këtij libri, duke thënë:Elif, Lam, Mim. Këto janë ajetet e një libri plot urtësi. -Ajetet e tij janë plot urtësi dhe ligje të dobishme. E si të mos jenë të tilla, kur burimi i tyre është i Urti, i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat? Tregues i madhështisë dhe urtësisë së këtij libri është edhe fakti që ajetet e tij janë sjellë me termat më të bukura, më shprehëse, më të qarta dhe më të kuptueshmet. Ato kumtojnë mesazhet dhe urtësitë më të bukura dhe më madhështore. Tregues i madhështisë dhe urtësisë së tyre është edhe fakti që ato janë të ruajtura nga ndryshimi e devijimi, nga shtesat, pakësimi dhe nga tjetërsimi; të gjitha lajmet e shkuara dhe të ardhme, lajmet e fshehta, të gjitha janë tërësisht në përputhje të plotë me realitetin. Realiteti gjithmonë i vërteton plotësisht këto lajme. Ato nuk bien ndesh me asnjë prej librave të shpallur nga Zoti më parë. Asnjë lajm i zbritur shpallur profetëve nuk mund të bjerë ndesh me të vërtetën. Kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur që ajetet e Librit të Zotit të bien ndesh me logjikën e pastër dhe realitetin. Prej madhështisë dhe urtësisë të këtij libri është fakti që: çdo urdhëresë e tij është mirësi e pastër, pa asnjë të keqe në të ose mirësia e saj është më e madhe se e keqja. Gjithashtu, çdo ndalesë e tij vjen për diçka që është ligësi pa asnjë mirësi në të, ose dëmi i saj është më i madh se dobia. Po të vëresh me kujdes, shumë herë, kur Allahu urdhëron për diçka, na tregon gjithashtu edhe urtësitë dhe dobitë e shumta të atij urdhri dhe zbatimit të tij. Po kështu, kur na ndalon për diçka, përmend edhe dëmet e shumta që ka ajo për të cilën na ndalon. Tregues i madhështisë së Kur'anit është edhe fakti që në të përmenden së bashku, si inkurajimi dhe nxitja për punë të mira, ashtu edhe kërcënimi për dënim. Gjithashtu, ai ka këshilla të urta, që prekin shpirtrat dhe zemrat e gjalla. Prej këtyre këshillave rregullohen dhe ndriçohen shpirtrat e të mirëve. Ata urtësohen dhe gjykojnë drejt dhe pastaj gjejnë rrugën e punëve të mira dhe të mbara, që të punojnë me këmbëngulje e gjallëri. Prej madhështisë së këtij Libri është edhe fakti që në të nuk gjen asnjë kundërthënie e kontradiktë. Edhe pse shumë nga historitë dhe dispozitat përsëriten, ato janë tërësisht në përputhje me njëra tjetrën, si edhe shpjeguese e qartësuese. Sa më shumë të meditojë në to i urti, aq më shumë mrekullohet kur sheh atë harmoni dhe përputhshmëri. Ajetet plotësojnë e sqarojnë njëri-tjetrin. Atëherë e kupton se ky Libër është vërtet i zbritur nga Allahu, që është i Urtë e i Lavdëruar. Por edhe pse është një Libër që fton në virtytet e larta dhe ndalon nga ligësitë, shumica e njerëzve janë të privuar nga drita dhe udhëzimi që Ai ofron, sepse ata i kanë kthyer shpinën besimit dhe të punuarit e të jetuarit sipas tij - përveç atyre që Allahu ua ka bërë mbarë dhe i ka ruajtur. Këta janë bamirësit si në marrëdhëniet me Zotin, ashtu edhe në marrëdhëniet me krijesat e Zotit.

Lukman 31:3

Ato janë udhëzim i plotë... -Ajetet e Kur'anit janë udhëzim për ta. Ai u ndriçon e tregon rrugën e drejtë dhe i mëson si të ruhen e të shpëtojnë nga rrugët e zjarrit. Ai është gjithashtu:... mëshirë për ata që janë vepërmirë ... -Nëpërmjet kësaj mëshire, ata përjetojnë lumturinë në dynja dhe në ahiret. Ajo do t'u mundësojë atyre mirësi të shumta dhe shpërblime të pamata. Me mëshirën e Zotit, ata i pret veçse lumturia dhe gëzimi dhe siguria e ruajtja nga devijimi dhe dëshpërimi. Më tej, Allahu përshkruan bamirësit që kanë arritur gradën e ihsanit.

Lukman 31:4

...për ata që e falin namazin rregullisht, japin zekatin dhe janë plotësisht të bindur(në zemrat e tyre)për jetën tjetër(ahiretin). -Ata janë të pajisur me dituri të plotë rreth besimit, pra, janë në gradën e jakin-it - sigurisë së plotë, gjë kjo që i bën ata të punojnë dhe jetojnë sipas këtij besimi dhe të jenë të mbushur me frikë nga Allahu dhe ndëshkimi i Tij. Ky është shkaku që ata iu largohen gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Tij. Pastaj i Lartësuari i përshkruan ata duke thënë se bëjnë punë të mira, duke veçuar dy më të rëndësishmet.1. Namazin, i cili bëhet me sinqeritetin e plotë për Zotin dhe ndërtohet nga lutjet dhe fjalët e sinqerta drejtuar Atij. Namazi është një adhurim gjithëpërfshirës, në të cilin marrin pjesë zemra, gjuha dhe gjymtyrët. Namazi është ndihma dhe forca kryesore, që të ndihmon për të gjitha veprat e tjera të mira.2. Zekatin, i cili e pastron njeriun nga cilësitë e ulta dhe i sjell dobi vëllait musliman, duke përmbushur nevojat e tij. Nëpërmjet zekatit, njeriu tregon se Ai parapëlqeu më shumë dashurinë për Allahun, sesa dashurinë për pasurinë. Për këtë arsye, Ai e shpenzon për hir të Allahut pasurinë e tij, që e do aq shumë, për diçka që do edhe më shumë, pra, për të kënaqur Allahun e Lartësuar.

Lukman 31:5

Vetëm ata janë të udhëzuar në Rrugën e Drejtë nga Zoti i tyre ... -Këta janë bamirësit, që arrijnë gradën e ihsanit përmes diturisë së plotë, korrekte e të vërtetë, si edhe punës së sinqertë dhe jetës sipas saj. Këta janë të udhëzuar nga Zoti i tyre. Ky udhëzim u është dhuruar nga Zoti i tyre, i cili vazhdimisht e pandërprerë kujdeset për ta, duke u dhuruar nga mirësitë e Tij dhe duke i ruajtur nga fatkeqësitë e ligësitë. Ky udhëzim i plotë është pjesë e asaj që quhet “terbijetul hasa”- përkujdesit të posaçëm, që Zoti e ofron veçse për të dashurit e Tij. Ky është lloji më i lartë dhe më i plotë i përkujdesit të Zotit për krijesat....dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. -Këta arrijnë që të kënaqin Zotin e tyre, dhe kështu fitojnë mirësitë dhe shpërblimet e kësaj jete dhe të ahiretit. Këta shpëtojnë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut. Kështu ndodh me këta fatbardhë, sepse ata ndjekin rrugën e shpëtimit nga e keqja dhe të arritjes së mirësisë. Kjo është rruga e vetme për të arritur mirësinë e dynjasë dhe ahiretit.

Lukman 31:6

Pasi përmendi besimtarët bamirës, që u ndriçuan me udhëzimin e Kur'anit dhe u përkushtuan në jetën sipas Tij, vijon me ata që i kthejnë shpinën Atij dhe nuk arrijnë të ngrenë kokë e të hapin sytë me dritën e Tij. Këta të mjerë ndëshkohen duke u privuar nga drita e udhëzimi i Kur'anit dhe duke mbushur zemrat me fjalë e besime të kota dhe të pabaza. Ata ndëshkohen, sepse braktisin fjalën më të lartë dhe më të mirë, dhe vendin e saj në zemrat e tyre e zë fjala më e ulët dhe besimi më i keq dhe i shëmtuar.Ka njerëz që sajojnë tregime të kota, me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa patur aspak dituri dhe tallen me ajetet e Librit(të Allahut). -Ka njerëz që janë të privuar nga drita dhe e mira, për vetë ligësinë dhe zgjedhjen e tyre të shëmtuar. Ata preferojnë ligësinë, duke e blerë atë dhe duke dhënë si çmim çdo gjë, për ta arritur. Por çfarë preferojnë dhe blejnë këta njerëz? Ata blejnë: "...tregime të kota, që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut...", janë fjalë që e shpërqendrojnë dhe e plogështojnë zemrën nga e mira dhe e devijojnë atë nga qëllimet e larta për të cilat edhe është krijuar. E tillë është çdo fjalë haram e ndaluar nga Zoti, çdo fjalë e kotë dhe e padobishme, çdo tërësi fjalësh që ta zbukurojnë kufrin, shfrenimin e mosbindjen ndaj Zotit, çdo fjalë që të largojnë dhe pengojnë nga e vërteta, çdo fjalë e kotë, përmes së cilës polemizohet kundër së vërtetës dhe synon të mbulojë e keqtregojë të vërtetën; çdo fjalë që Zoti e ka ndaluar, si përgojimi, shpifja, mashtrimi, gënjeshtra, fyerja e fjalët e shëmtuara, muzika e veglat muzikore, që konsiderohen si zëri i shejtanit. Po kështu, janë edhe ato lloj argëtimesh që nuk i sjellin robit dobi as në dynja e as në ahiret. Këta lloj njerëzish i blejnë këto lloj fjalësh shpërqendruese e penguese nga e vërteta me një qëllim: "...që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut...", pasi kanë humbur rrugën për veten e vet, sepse devijimi sjell devijimin. Humbja që shkaktojnë këto kotësira është pikërisht pengimi nga fjalët dhe veprat e mira, nga e vërteta dhe angazhimi me të, nga rruga e drejtë dhe përkushtimi ndaj saj. Ky devijim mund të arihet veçse duke e keqparaqitur të vërtetën dhe udhëzimin e drejtë dhe duke tallur e nënçmuar shenjat, shpalljet dhe urdhëresat e Zotit, si dhe me ata që i ftojnë njerëzit në këto urdhëresa. Kështu, nga njëra anë, ata reklamojnë dhe lëvdojnë ligësinë dhe të kotën, duke inkurajuar për të dhe, nga ana tjetër, cënojnë dhe shajnë të vërtetën, duke u tallur me të dhe me përhapësit e saj. Kjo bën që shumë njerëz të paditur të mashtrohen dhe të devijojnë. Ata mashtrohen nga fjalët e këtyre mashtruesve dhe joshen prej tyre, sepse nuk dinë të dallojnë dhe të shohin realitetin.Për ta është përgatitur një dënim poshtërues. -Këtë dënim e meritojnë, sepse humbin vetveten dhe shkaktojnë humbjen dhe devijimin e të tjerëve. Ata i marrin me tallje shpalljet e Zotit dhe mohojnë të vërtetën e qartë:

Lukman 31:7

E kur ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre... -Që të mësojë e që të mund të nënshtrohet të jetojë sipas tyre...... ai i kthen shpinën me mendjemadhësi ... -E refuzon, siç bën një kryeneç që e refuzon me forcë ftesën e Allahut dhe që në zemrën e tij nuk ka hyrë asgjë nga e vërteta që të mund të ndikojë në të. Këta i kanë kthyer shpinën tërësisht së vërtetës dhe nuk e duan atë. Allahu i përshkruan duke thënë:...dhe bën sikur nuk i dëgjon ato... -Madje, edhe më keq akoma:...sikur të dy veshët i janë shurdhuar keq. -Sikur veshët e tyre nuk dëgjojnë asnjë zë. Këta nuk kanë asnjë mundësi që në zemrat e tyre të hyjë ndonjë udhëzim që t’u hapë sytë.Përgëzoji ata për një dënim të dhembshëm! -Jepu këtë "përgëzim", që do t'ua mbushë zemrat me trishtim, dëshpërim dhe frikë. Ai do t’i mbulojë me errësirë, ligësi dhe pluhur. Përgëzoji ata me një dënim të dhembshëm! Ai dënim do t’i mbushë me dhimbje zemrat e tyre dhe do t’u përfshijë trupat. Askush nuk mund ta përshkruajë dhe as që e di realisht se si është ai ndëshkim. Ky është "përgëzimi" për të ligjtë. Ai është "përgëzimi" më i dhembshëm dhe më i shëmtuar. Ndërsa në lidhje me përgëzimin e të mirëve, Allahu thotë:

Lukman 31:8

Nuk ka dyshim se, për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira... -Këta kryejnë bashkë adhurimet e brendshme, duke përkryer çështjet e imanit, dhe adhurimet e jashtme, duke përkryer veprat e Islamit dhe veprat e mira që kënaqin Zotin. Për këta, Zoti thotë:... janë përgatitur kopshte plot mirësi. -Ky është përgëzimi për ata që punojnë dhe përgatiten.

Lukman 31:9

Ata do të jenë atje përgjithmonë ... -Do të jenë përjetësisht në Xhenetin e mirësive, për zemrën, shpirtin dhe trupin....dhe ky është premtimi i vërtetë i Allahut. -Nuk ka mundësi që ai premtim të shkelet, të ndryshojë apo të tjetërsohet.Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti. -Allahu është i plotë në pushtetin, fuqinë dhe krenarinë e Tij. Ai është absolut në urtësinë e Tij. Pikërisht me krenarinë dhe urtësinë e Tij, Ai udhëzon dhe lë në humbje. Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve disa krijesa madhështore, që tregojnë pushtetin e Tij, bukurinë e urtësisë së Tij dhe shumë e shumë mirësi, që janë gjurmë të mëshirës së Tij. Ai thotë:

Lukman 31:10

Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju... -Allahu krijoi gjithë ata qiej, me madhështinë, gjerësinë e lartësinë e tyre të madhe. Ai i krijoi: "...pa shtylla që të mund të shihen nga ju."Ato janë pa shtylla mbajtëse, sepse në të kundërt do të shiheshin. Ato qëndrojnë dhe funksionojnë me fuqinë dhe urdhrin e Zotit.dhe vendosi në tokë male të palëvizshme... -Ai vendosi male madhështore kudo në tokë, që ajo:që të mos luajë vendi së bashku me ju... -Nëse Allahu nuk do të kishte bërë malet, toka do të ishte e paqëndrueshme për njerëzit, për të jetuar normalisht në të.dhe shpërndau nëpër të(në tokë)nga të gjitha gjallesat. -Ai përhapi në tokë nga të gjitha llojet e gjallesave, që i janë nënshtruar dhe janë në shërbim të njeriut. Pasi i përhapi në tokë, Ai u siguroi atyre edhe rizkun për të jetuar, prandaj zbret nga qielli ujë të begatshëm e plot mirësi:Ne e zbresim ujin nga qielli dhe bëjmë që të mbijnë në tokë nga çdo lloj bime të dobishme në çift. -Mirësi të shumta, të bukura, të hijshme dhe të dobishme e plot begati. Me bimësinë ushqehen kafshët dhe gjallesat.

Lukman 31:11

I tillë është krijimi i Allahut. -Krijimi i botës së epërme dhe asaj të poshtme, sendeve gjallesave dhe krijimi i çdo gjëje të nevojshme për to është bërë nga Allahu i vetëm e i pashoq. Të gjithë e pranojnë këtë fakt, edhe ju, o idhujtarë!Më tregoni, atëherë(o ju idhujtarë), çfarë kanë krijuar ata të tjerët? -Domethënë, ata të cilët ju ia përshkruani Zotit si shokë e partnerë dhe u luteni e i adhuroni. Duke qenë se ju i adhuroni e u luteni, duhet që edhe ata të kenë krijuar diçka ashtu si krijimi i Zotit dhe të furnizojnë ashtu siç bën Zoti. Nëse ata idhuj kanë ndonjë pushtet në këtë drejtim, atëherë më tregoni që të vërtetoni saktësinë e adhurimeve tuaja dhe të tregoni se ata e meritojnë adhurimin tuaj. Por sigurisht ata nuk kanë asnjë mundësi që të mund të gjejnë ndonjë gjë që të jetë krijimi i tyre, sepse edhe vetë e pranojnë se Allahu është i vetmi krijues e furnizues i krijesave. Kështu vërtetohet kotësia e adhurimit të këtyre idhujve, sepse ata nuk kanë krijuar gjë që të meritojnë për shkak të saj të adhurohen. Adhurimet që këta u përkushtojnë idhujve është nga padituria dhe përhumbja e tyre. Prandaj edhe tha:Jo, asgjë(nuk kanë krijuar), por idhujtarët janë në humbje të qartë. -Janë në një humbje të qartë dhe të dukshme për këdo, sepse ata adhurojnë diçka që nuk u sjell dobi e as dëm, diçka që nuk u jep jetë e as kanë në dorë vdekjen dhe as ringjalljen. Ata adhurojnë kotësira dhe kanë braktisur sinqeritetin për Krijuesin e Furnizuesin, për Atë që ka në dorë të gjitha çështjet.

Lukman 31:12

Ne i dhamë Lukmanit urtësi dhe e urdhëruam të ishte mirënjohës ndaj Allahut. -Allahu i Lartësuar na tregon rreth mirësive të shumta, me të cilat e veçoi Lukmanin, këtë rob dhe adhurues të zgjedhur. Ai e dalloi atë me dituri dhe urtësi të madhe. Ai i dhuroi dituri rreth të vërtetës dhe dispozitave të fesë. Ai i mundësoi të njihte hollësi dhe detaje të shumta të ligjit dhe urtësive të Zotit. Por i dhuroi edhe urtësi të madhe në gjithë këtë dituri, sepse ndoshta njeriu mund të jetë i ditur, por jo i urtë. Ndërsa atij që i ka dhënë urtësi, patjetër që i ka dhënë edhe dituri. Urtësia presupozon edhe diturinë. Madje, ajo presupozon edhe të punuarit sipas diturisë. Prandaj edhe shumë dijetarë e kanë përkufizuar urtësinë si: dituri e dobishme dhe puna sipas asaj diturie. Kështu, duke qenë se i dhuroi një mirësi kaq të madhe, e urdhëroi që të tregohej mirënjohës për atë që i dhuroi, që Ai t’ia shtonte nga bujaria e Tij dhe ta bekonte e lartësonte më shumë. Pastaj e njoftoi se mirënjohja dhe mirësitë që ajo sjell me vete, janë thjesht në dobi të mirënjohësve, pasi Allahu nuk ka nevojë për të.Çdokush që është mirënjohës, këtë e bën për veten e vet. Dhe çdokush që është mosmirëjohës, le ta dijë se Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. -Kështu, ai që mohon dhe tregohet mosmirënjohës dëmton thjesht vetveten. Allahu është El Ganij - i Pasur, që s’ka nevojë për krijesat e Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruar për gjithçka që ka caktuar dhe ka ligjëruar, si në ligjin e Sheriatit, ashtu edhe në ligjin e krijimit të Tij. Ai është i Pasur dhe Jonevojtar, dhe kjo është domosdoshmëri e Qenies së Tij. Me fjalë të tjera, Ai është Zot, i Plotë dhe Absolut, prandaj dhe si i tillë Ai është El Ganij dhe është El Hamid - i Lavdëruar në emrat cilësitë dhe atributet e Tij. Allahu është i lavdëruar, dhe çdo gjë që Ai ka krijuar e përcaktuar është e bukur dhe e drejtë. Që të dyja këto cilësi janë tregues të madhështisë së Allahut dhe të faktit që Ai është i Plotë dhe Absolut. Vetëm njëra prej tyre do të tregonte se Ai është i Plotë e Absolut dhe përmendja e të dyjave bashkë e përforcon edhe më shumë këtë fakt. Mufesirët kanë mendime të ndryshme për çështjen, a ka qenë Lukmani profet apo jo? Por Allahu i Lartësuar ka përmendur veçse faktin se i dha atij urtësi dhe përmend disa këshilla që ai i dha të birit, të cilat tregojnë për urtësinë dhe maturinë e Lukmanit. Në këto këshilla përmenden themelet më të mëdha të urtësisë dhe rregullat bazë të saj.

Lukman 31:13

Lukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është vërtet padrejtësia më e madhe!” -Lukmani iu drejtua të birit me disa fjalë këshilluese, që përmbajnë urdhëra e ndalesa nga njëra anë, por duke përmendur edhe inkurajime dhe kërcënime, në të njëjtën kohë. Kështu, këshilla është më e plotë dhe dobiprurëse kur shoqërohet me të tilla fakte e fjalë inkurajuese dhe kërcënuese. Fillimisht, Lukmani e urdhëroi për sinqeritet e teuhid dhe e ndaloi nga shirku. Pastaj i shpjegoi edhe shkakun se përse duhet t'u përmbahej këtyre këshillave, duke thënë: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është vërtet padrejtësia më e madhe!” Pse është padrejtësia më e madhe? Sepse nuk ka poshtërsi dhe paturpësi më të madhe sesa ta krahasosh krijesën, që është krijuar nga balta, me Krijuesin, që ka në pronësinë e Tij çdo gjë. Këta të mjerë krahasojnë atë që nuk ka asgjë në dorë me atë që ka çdo çështje në dorën e Tij; krahasojnë të varfërin nga çdo drejtim me Zotin, Krijuesin që është i Plotë, Absolut dhe i Pasur nga çdo drejtim; krahasojnë atë që nuk ka në dorë asnjë thërmijë mirësie, as për veten e as për të tjerët, me Atë që çdo mirësi është dhe buron nga bujaria e Tij, qofshin mirësitë e dynjasë, qofshin mirësitë të fesë e besimit dhe mirësi të ahiretit, mirësitë e trupave dhe të shpirtrave. Ai jep çdo mirësi dhe vetëm Ai i largon dhe të ruan nga çdo ligësi. Atëherë, a ka padrejtësi më të madhe se kjo? Allahu i Madhëruar na ka krijuar për ta adhuruar Atë si një të vetëm sinqerisht dhe duke jetuar sipas Ligjit të Tij. Nëse e bëjmë këtë, e kemi vlerësuar dhe nderuar trupin dhe shpirtin që Zoti na ka dhënë. Por nëse njeriu cënon teuhidin dhe zhytet në errësirën e adhurimit të kotësirave, që nuk kanë në dorë asgjë, ky është vërtet një poshtërim e nënçmim i shpirtit dhe trupit, që Zoti të ka dhënë dhe konsiderohet si padrejtësia më e madhe ndaj vetvetes. Pasi e urdhëroi për të plotësuar hakun e Zotit, për teuhidin e Tij, që do të thotë ta adhurosh Allahun si një të vetëm dhe të largohesh nga shirku, Lukmani i urtë vijon që të urdhërojë e të këshillojë të birin për të plotësuar detyrën tjetër më të rëndësishme pas plotësimit të hakut të Zotit, që është bamirësia ndaj prindërve. Ai thotë:

Lukman 31:14

Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e bart atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndan gjirin.(E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. -Kjo është ndër porositë më të rëndësishme që Zoti i ka dhënë njeriut dhe për të cilën do ta pyesë në e ka përmbushur apo jo. Ai e urdhëron që të jetë bamirës ndaj prindërve: "...të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu." Të jesh mirënjohës ndaj Meje, duke më adhuruar si një të vetëm e duke përmbushur detyrimin Tim. Të jesh mirënjohës duke mos i përdorur mirësitë që Unë të kam dhuruar për të bërë gjynahe e poshtërsi ndaj Meje. Gjithashtu, të jesh mirënjohës edhe ndaj dy prindërve të tu, duke u bërë mirë atyre, duke u thënë fjalë të ngrohta e të buta, me sjellje të bukur e modesti. Të jesh mirënjohës ndaj tyre, duke u nderuar dhe respektuar emrin me sjelljen tënde dhe duke përmbushur nevojat e dëshirat e tyre. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos sillesh keq ndaj tyre, as me fjalë e as me vepra! Allahu na jep këtë porosi të rëndësishme dhe na thotë: “Vetëm tek Unë është kthimi juaj!" O njeri, ti do të kthehesh tek Ai që t'i dha këto porosi dhe të ngarkoi me këto detyra e përgjegjësi. Ai do të të pyesë, a i përmbushe ato apo jo?! Nëse po, atëherë do të të japë shpërblimin më të madh. Por nëse i ke shpërfillur ato, ka për të dhënë dënimin e dhembshëm dhe të drejtë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa nga shkaqet përse duhet të jemi bamirës me nënën, në mënyrë të veçantë. Ai thotë: Nëna e vet e bart atë mund pas mundi, e bart me vështirësi pas vështirësie. Ajo ndien vështirësi e lodhje që në momentin kur ngjizja është thjesht një pikë në barkun e saj. Ajo kalon lodhje, rëndesë, ndryshim të gjendjes fizike dhe psikologjike. Mos përmendim këtu dhimbjet e lindjes, sa të forta janë! Më vonë, "pas dy vjetësh, ia ndan gjirin". Fëmija ka nevojë për përkujdesin e nënës dhe gjidhënien. Të gjitha këto ajo i bën pa përtesë dhe me një dashuri të madhe e të pashembullt. A nuk është detyrë që këtij njeriu, që duroi gjithë ato vështirësi dhe të fali aq dashuri e përkujdesje, t'i falësh edhe ti bamirësi e dashuri? Ja për këtë na urdhëron Allahu i Madhëruar!

Lukman 31:15

E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok(në adhurimin për mua), për çka ti nuk ke aspak dije, atëherë mos iu bind atyre; megjithatë, për çështjet e jetës së kësaj bote, të sillesh mirë me ta. -Këto lloj kërkesash dhe dëshirash nuk bëjnë pjesë në bamirësinë ndaj prindërve dhe nuk duhen plotësuar, hepse haku i Zotit është më parësor për t'u përmbushur se çdo e drejtë tjetër. Rregulli në Islam thotë qartë: "Nuk lejohet t'u bindesh krijesave duke thyer urdhrin e Krijuesit." Por kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: "...atëherë mos iu bind atyre; megjithatë, në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta." Nuk thotë që tregohu i vrazhdë dhe shkeli të gjitha përgjegjësitë ndaj tyre. Por thjesht mos iu bind kur të urdhërojnë për idhujtari dhe për gjynahe ndaj Zotit. Përsëri, bamirësia ndaj tyre duhet të jetë e vazhdueshme, madje më e spikatur. Shoqëroji dhe bashkjeto me ta, duke qenë gjithnjë bamirës, sipas normave të përhapura ndër njerëz. Ndërsa pasimi i tyre në gjynahe e idhujtari është i ndaluar dhe i dënueshëm.Pasoje(me përkushtim)rrugën e atij që është kthyer(i penduar e i nënshtruar)drejt Meje. -Ne jemi urdhëruar të ndjekim rrugën e besimtarëve, që besojnë korrektësisht dhe me sinqeritet Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, profetët e Tij dhe iu dorëzuan plotësisht Zotit të tyre, për të jetuar sipas Shpalljes së Tij. Ata pendohen dhe kthehen në rrugën që të çon në kënaqësinë e Zotit dhe Xhenetin e Tij. Kjo është rrugë që jemi urdhëruar të ndjekim me përkushtim. Ashtu si besimtarët e sinqertë, edhe ne ndjekim rrugën e kthimit tek Zoti me nënshtrim e bindje. Me fjalë të tjera, ne i përkushtojmë të gjitha forcat trupore, mendore e shpirtërore veç për të kënaqur Zotin tonë dhe të gjitha qëllimet tona janë të drejtuara veçse për të jetuar sipas urdhëresave të Tij. Dhe kur qëllimet tona dhe zemrat tona janë të përkushtuara veçse për këtë rrugë, atëherë edhe trupat tanë do të lëvizin e bëjnë veçse punë që kënaqin Allahun dhe të afrojnë tek Ai.Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë... -Si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, si ata që janë penduar, ashtu edhe ata që i kanë kthyer shpinën rrugës së Tij, tek Ai do të kthehen. Ai thotë:dhe Unë do t’ju tregoj atë që keni bërë. -Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të robit dhe Ai është shpërblyesi më bujar dhe ndëshkuesi më i drejtë.

Lukman 31:16

O biri im(tha Lukmani)!(Ditën e Gjykimit)Allahu ka për ta sjellë(prej veprave të robit)edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose(diku)në qiej ose në tokë. -Edhe një farë sinapi, - që konsiderohet nga më të voglat gjëra, - sikur të jetë fshehur në mes të ndonjë shkëmbi ose në lartësitë e qiejve dhe thellësitë më të errëta të Tokës, Allahu i Madhëruar ka për ta nxjerrë dhe ka për ta sjellë atë në shesh. Kjo ndodh sepse dituria e Allahut është e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe pushteti i Tij është i plotë e absolut. Ai di çdo gjë të fshehtë në hollësi. Asgjë nuk i fshihet Allahut.Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. -Ai është Latif, që do të thotë i ditur për çdo hollësi të fshehtësive. Ai sheh dhe di çdo fshehtësi, edhe sikur të jetë strukur në thellësitë e errësirat e Tokës dhe të oqeaneve. Qëllimi i të gjithë kësaj është për të na nxitur që të ndiejmë mbikëqyrjen e Zotit dhe t'i frikësohemi e kemi turp prej Tij me sa kemi mundësi. Ky është një kërcënim për t'u larguar nga çdo punë e shëmtuar dhe e ndaluar, e vogël apo e madhe qoftë, e pakët apo e shumtë.

Lukman 31:17

O biri im! Fale namazin rregullisht... -Lukmani e nxiti për të falur namaz. Ai e porositi në mënyrë të veçantë për këtë vepër, sepse falja e namazit është ndër adhurimet më të mëdha të shprehura me trup e me zemër. Pasta tha:...urdhëro për çfarë është e drejtë dhe ndalo nga çfarë është e keqe dhe bëj durim në çfarëdo që të të godasë! -Kjo presupozon që fillimisht të njohë të mirën dhe mbarësinë, që pastaj të urdhërojë njerëzit për të, duhet të njohë edhe të keqen, që t'i ndalojë njerëzit prej saj. Gjithashtu, Ai duhet të pajiset edhe me disa cilësi të domosdoshme për këtë mision si: butësia, mirësjellja, durimi. Të gjitha këto bëjnë pjesë në urdhrin: "...urdhëro për çfarë është e drejtë...", sepse ky është urdhër edhe për ato gjëra pa të cilat nuk mund të realizohet misioni i mësipërm. Në fund e përmend durimin, duke thënë: "...bëj durim në çfarëdo që të të godasë!" Fillimisht duhet të jesh i durueshëm, që të jesh i pari që zbaton atë për të cilën urdhëron të tjerët dhe të jesh i pari që largohet nga ajo gjë për të cilën i ndalon të tjerët. Ky është një urdhër për të kompletuar vetveten duke bërë punë të mira dhe duke u ruajtur nga të këqijat, dhe pastaj për të rregulluar të tjerët me urdhëresat për mirë e ndalesat nga të këqijat. Por dihet mirë se, nëse njeriu urdhëron për të mira dhe ndalon nga e keqja, do të sprovohet dhe përballet me vështirësi dhe përplasje. Në këto urdhëresa e ndalesa ka njëfarë vështirësie për shpirtin, prandaj Lukmani urdhëroi për durim.Vërtet, këto janë nga çështjet më të vyera(e të shpërblyeshme). -Këto këshilla që Lukmani i dha djalit të vet janë nga çështjet më të vështira për nefsin dhe më të shpërblyeshmet njëkohësisht, për të cilat e meriton të sakrifikosh. Por për realizimin e tyre u jepet sukses veçse njerëzve të vendosur dhe me ambicie të lartë.

Lukman 31:18

Dhe mos ua kthe shpinën njerëzve me mendjemadhësi -Mos u vrenjt para njerëzve me mendjemadhësi dhe duke u mbajtur me të madh.dhe mos ec nëpër tokë si kryeneç... -Mos ec me mendjemadhësi, vetëpëlqim e duke u mburrur për mirësitë që ke, duke harruar Atë që t'i dhuroi ato.sepse Allahu nuk e do atë që tregohet mendjemadh e mburravec! -Allahu nuk i do ata që sillen me kryeneçësi dhe që mburren me fjalë.

Lukman 31:19

Gjithashtu, ji modest në ecjen tënde -pra duhet të ecësh me modesti dhe jo si kryeneç e keqbërës....dhe fol me zë të ulët, -Duke treguar respekt dhe edukatë me Allahun dhe me njerëzit.sepse zëri më i vrazhdë është pallma e gomarit. -Zëri i gomarit është zëri më i shëmtuar dhe më i urryer. Kështu, nëse do të kishte dobi dhe mirësi në ngritjen e zërit, kjo nuk do t'i jepej gomarit, i cili dallohet si i nënçmuar dhe i mangët. Në këto këshilla që Lukmani i dha birit të vet janë përmbledhur çështjet më madhore e të rëndësishme. Ato ngërthejnë në vetvete edhe shumë këshilla e çështje të tjera, që nuk janë përmendur shprehimisht. Përveç këtyre, ai përmend edhe arsyet e duhura që e nënshtrojnë dhe inkurajojnë njeriun për t'i kryer ato nëse janë urdhëresa dhe për t'iu larguar, nëse janë ndalesa. Ky është përkufizimi i urtësisë, ashtu siç e përmendëm edhe më parë. Pra, urtësia është: dituria rreth ligjeve e dispozitave, rreth urtësive që fshihen pas tyre dhe pas shkaqeve të ligjërimit, si dhe puna sipas tyre. Kështu, Lukmani e urdhëroi fillimisht për atë që është themeli i fesë së vërtetë, pra, për teuhidin e Zotit, dhe e ndaloi nga shirku, duke ia bërë të qartë shkakun e kësaj ndalese. Pastaj e urdhëroi për bamirësi ndaj prindërve, duke përmendur edhe arsyen e këtij urdhëri. Pastaj e urdhëroi për të qenë mirënjohës ndaj Zotit dhe mirënjohës ndaj prindërve. Por i sqaroi, gjithashtu, që bindja ndaj prindërve duhet përmbushur në çdo rast, përveç nëse ata të urdhërojnë për poshtërsi, idhujtari dhe mosbindje ndaj Zotit. Megjithatë, edhe në një rast të tillë, njeriu nuk duhet të heqë dorë nga sjellja e mirë dhe bamirësia ndaj prindërve dhe aq më pak të sillet vrazhdë me ta. Përkundrazi, ai duhet të sillet në mënyrë shembullore ndaj tyre, edhe kur i duhet që të mos u bindet për ndonjë kërkesë të padrejtë. Gjithashtu, Lukmani e urdhëroi të birin për të ndjerë mbikëqyrjen e Allahut dhe e këshilloi që t'i frikësohej takimit me Zotin. Ai i kujtoi faktin se Zoti nuk do të lërë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa ia nxjerrë në pah atë ditë dhe pa i dhënë shpërblimin ose ndëshkimin e merituar për të. Më pas e këshilloi që të ruhej nga mendjemadhësia dhe e urdhëroi për modesti. Ai e këshilloi djalin që t'i largohej shprehjes së fodullëkut në të ecur e në të folur ose në komunikimin me njerëzit. Pastaj sërish e urdhëroi për të bërë vepra të mira dhe e ndaloi nga veprat e këqija, të falte rregullisht namazin dhe të ishte i duruar. Dhe dihet se me namaz dhe me durim lehtësohet çdo çështje, siç ka thënë i Madhëruari: "O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! Vërtet, Allahu është me durimtarët". [Bekare 153]. Një njeri që i jep të birit të tilla porosi, e meriton që të quhet i urtë dhe i famshëm. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar u tregoi njerëzve diçka nga urtësia e këtij njeriu të mirë, që të jetë shembull për ta.

Lukman 31:20

Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve për mirësitë e Tij dhe i fton e inkurajon ata për t’u treguar mirënjohës e jo të tregohen të pavëmendshëm ndaj tyre. Ai thotë:A nuk e shihni ju se si Allahu e nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë... -A nuk e shihni me sytë e zemrat tuaja se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj gjithçka ka në qiej e në tokë? Ai nënshtroi diellin, hënën, yjet. Në Tokë, Ai vendosi krijesa të shumta, kafshë, pemë, bimë, lumenj, minerale etj. Të gjitha këto Zoti i ka nënshtruar që të jenë në dobi të njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari: "Gjithçka që ka në Tokë, Ai (Allahu)e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi shtatë qiejt. Ai është i Gjithëditur për gjithçka." [Bekare 29].dhe i plotësoi ndaj jush mirësitë e Tij, të dukshme e të padukshme! -Ai i ka përfshirë të gjithë me mirësitë e Tij të shfaqura dhe të fshehura, të cilat i dimë, por edhe me shumë mirësi që ne nuk i dimë. Ai na ka mbuluar me mirësitë e dynjasë dhe mirësitë e fesë e të besimit. Mirësitë e Tij na vijnë ose si begati, ose si ruajtje nga të këqijat. Kështu, ne duhet të përkushtohemi për të shprehur mirënjohjen ndaj këtyre mirësive, duke treguar dashurinë për Allahun dhe përunjësinë ndaj Tij. Ne duhet që këto mirësi t'i përdorim për t'iu bindur Allahut dhe jo për të bërë poshtërsi ndaj Allahut.Megjithatë, ka njerëz të tillë që polemizojnë për Allahun pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm. -Megjithë këto mirësi, ka përsëri njerëz që nuk tregohen mirënjohës, madje tregohen mohues të këtyre mirësive, duke mos njohur as Atë që ua dhuroi. Këta nuk e pranojnë mesazhin që Zoti e dërgoi me profetët dhe librat që i shpalli për njerëzit, që ata t'i përmbahen. Këta njerëz: "...polemizojnë për Allahut pa patur aspak dituri, pa udhëzim të qartë dhe pa ndonjë libër të ndritshëm." Ata polemizojnë me të kotën, për të hedhur poshtë të mirën. Nëpërmjet kotësive, ata synojnë që të hedhin poshtë urdhrat që profetët e Zotit sollën ndër njerëz për të adhuruar Zotin si një të vetëm. Por këta polemizues me të kotën janë të verbër dhe nuk kanë asnjë argument nga Zoti. Polemikat e tyre nuk janë të mbështetura në të vërtetën dhe të drejtën dhe as në dituri e dritë nga Zoti. Prandaj këtyre njerëzve nuk u dëgjohet fjala dhe as duhen lënë që të llomotitin me kotësitë e tyre, por u duhet dalë përpara me prova e fakte. Ata nuk ofrojnë ndonjë udhëzim, nëpërmjet të cilit të udhëzohen të diturit. Ata nuk bazohen në ndonjë libër të ndritur, që qartëson të vërtetën. Ata nuk mbështeten në argumentet tradicionale, as në argumente logjike dhe nuk marrin për bazë rrugën e të udhëzuarëve. Polemikat e këtyre në kundërshtim të Zotit, janë ndërtuar dhe mbështetur veçse në pasimin e verbër të të parëve të tyre, që nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë, por ishin të humbur dhe të devijuar, të zhytur në errësirat e mohimit dhe idhujtarisë.

Lukman 31:21

Kur atyre u thuhet: “Ndiqni shpalljen e Allahut!”, ata thonë: “Jo! Ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë.” -Atyre u thuhej që të pasonin shpalljet që sollën profetët nga Zoti i tyre, që ishin e vërteta e sigurt. Këtë të vërtetë, Allahu ua sqaroi atyre me argumente të qarta e të plota, por ata thoshin: “Jo, ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë. Ne nuk kemi për ta lënë kurrë rrugën e të parëve tanë për asnjë shkak dhe fjalë tjetër, kushdo qoftë ai që e sjell atë fjalë. Por Allahu i Madhëruar, duke u kthyer përgjigje atyre dhe të parëve të tyre, thotë:Edhe pse shejtani është duke i ftuar për në dënimin e zjarrit. -Ata iu përgjigjën shejtanit dhe ndoqën hapat e të mallkuarit. Ata u bënë ndjekës të shejtanit, prandaj i pushtoi dyshimi e pasiguria. Mos, vallë, kjo i bën ata që t'i ndjekin e pasojnë të parët e tyre në këtë rrugë të humbjes? Përkundrazi, ky fakt duhet t'i bëjë të frikësohen dhe të ruhen që të mos bien në të njëjtin kurth që ranë të parët e tyre. Kjo duhet t’i bëjë që ta shohin qartë devijimin dhe humbjen ku të parët e tyre u zhytën. Çdokush që ndjek hapat e shejtanit dhe refuzon dritën e Zotit i ka hyrë rrugës së humbjes dhe dëshpërimit. Kur shejtani i mallkuar i fton ata dhe të parët e tyre në rrugën e tij, e bën këtë jo nga dashuria e përkujdesi për ta, por nga armiqësia dhe dëshira për t'i shkatërruar e shkaktuar dhimbje e dëshpërim. Kështu, pasues të shejtanit u bënë pikërisht armiqtë e tij, të cilët ai arriti që t'i mashtrojë e nënshtrojë me kurthet dhe hilet e tij. Ai dëshiron që edhe ata të bëhen banorë të Zjarrit që në momentin kur i përgjigjen ftesës së tij.

Lukman 31:22

Kush i dorëzohet Allahut(me gjithë shpirt)dhe është bamirës, ai është kapur pas lidhjes më të fortë. -Ata që i nënshtrohen me përunjësi e përkushtim zbatimit të fesë e të jetuarit sipas ligjit të Zotit me sinqeritet të plotë, ata janë bamirës. Domethënë, vetëm duke iu përmbajtur Islamit korrektësisht siç ka urdhëruar Zoti dhe duke pasuar Profetin dhe traditën e tij, mund të konsiderohesh “bamirës”. Por ky ajet mund të kuptohet edhe kështu: Kush i dorëzohet Allahut (me gjithë shpirt), pra, çdokush që i dorëzohet Allahut, duke përmbushur e përkryer të gjitha adhurimet, e pastaj është bamirës, pra, i bën ato adhurime duke arritur gradën e ihsan-it, duke e adhuruar Allahun sikur ta shihte atë haptazi, - pasi edhe pse nuk mund ta shohë në këtë dynja, ai është i bindur së Allahu e sheh, - ai është kapur pas lidhjes më të fortë. Një kuptim tjetër i ajetit do të ishte: "Ai që i dorëzohet Allahut duke përmbushur detyrat e përgjegjësitë ndaj Tij dhe është muhsin (bamirës) me robërit e Allahut, duke përmbushur detyrimet e përgjegjësitë ndaj tyre, ai është kapur pas lidhjes më të fortë.". Të trija këto kuptime kanë lidhje të ndërsjellta me njëra tjetrën dhe përmbajnë njëra tjetrën. Që të trija mëtojnë normalisht se bëhet fjalë për ata që përmbushin me besim e sinqeritet dispozitat e fesë së Zotit në atë formë të plotë që ato të pranohen nga Ai. Çdokush që e bën këtë, atëherë i është dorëzuar plotësisht Allahut dhe është bamirës. Për këta, i Madhëruari thotë që janë kapur pas lidhjes më të fortë. Kjo është lidhja më e fortë; ajo që, kush kapet pas saj, sigurohet dhe fiton çdo të mirë dhe shpëton nga çdo e keqe. Çdokush që kapet pas kësaj shpëton nga ndëshkimi i Zotit, arrin shpërblimin e Tij dhe çdo të mirë. Ndërsa ai që nuk i është dorëzuar tërësisht Allahut ose nuk është muhsin, atëherë nuk është kapur pas lidhjes më të fortë, dhe kështu përfundimi i tij është veçse shkatërrimi e ndëshkimi.Vetëm tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet. -Të gjitha çështjet, tek Allahu e kanë fundin dhe gjykimin. Ai do të gjykojë mes robërve me drejtësinë e bamirësinë e Tij dhe do t'i shpërblejë ata sipas veprave të tyre dhe sipas mënyrës me të cilën e mbyllën jetën e tyre. Prandaj le të përgatiten për këtë çështje.

Lukman 31:23

Por ti(o Muhamed) mos u brengos për ndonjë që nuk beson! -Sepse ti e përmbushe atë që kërkohej prej teje. Prej teje kërkohet që t'i ftosh në rrugën e Allahut dhe t’u kumtosh qartë shpalljen e Tij. Shpërblimi i Allahut do të jepet i plotë për plotësimin e detyrës tënde. Nuk ka arsye për t’u trishtuar e dëshpëruar. Nëse njerëzit nuk pranojnë udhëzimin e Zotit, gjithmonë duhet të kujtosh se, nëse do të kishte ndonjë mirësi në ta, Allahu i Lartësuar do t’i kishte udhëzuar në rrugën e drejtë. Gjithashtu, nuk ka pse të shqetësohesh për faktin se ata marrin guximin të shprehin armiqësinë dhe urrejtjen kundër teje dhe për faktin se vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mohimin dhe vetmashtrimin e tyre. As mos u shqetëso pse po vonohet ndëshkimi mbi ta, sepse:Tek Ne do të kthehen të gjithë dhe Ne do t'u tregojmë gjithçka që ata kanë bërë. -Allahu do t'i dënojë ata për mohimin e besimit të vërtetë, për armiqësinë e tyre dhe luftën kundër të vërtetës. Ai do t’i dënojë për çdo përpjekje që bëjnë për të shuar dritën e Allahut dhe për mundimin që i kanë shkaktuar Profetit të Tij.Allahu e di mirë atë që fshihet në zemra. -Ai e di mirë atë që fshihet në gjoks dhe që njeriu nuk e ka shfaqur haptazi. Atëherë, si mendon ti për ato që njeriu i shfaq haptazi?

Lukman 31:24

Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak... -Atyre Zoti u jep këto kënaqësi të mangëta të kësaj dynjaje, që ata të shtojnë edhe më shumë gjynahet e tyre dhe t'u bëhet hak dënimi.dhe pastaj do t'i ndëshkojmë me një dënim të tmerrshëm. -Ky do të jetë përfundimi tyre. A ka më të madh dhe të ashpër se ky ndëshkim? Ai është i dhimbshëm, i pashembullt dhe të këput çdo shpresë.

Lukman 31:25

Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” -Kështu, nëse i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Ata do të dëshmojnë se idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë në gjithësi dhe do të përgjigjen me të shpejtë se është Allahu Ai që i ka krijuar, i vetëm.Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! -Duke u argumentuar me atë që edhe ata e pranojnë, kërkoju që ta pranojnë dhe të dëshmojnë njëshmërinë e Zotit në adhurim, gjë që ata e mohojnë. Thuaju: “I lavdëruar qoftë Allahu!” Pra, i lavdëruar qoftë Allahu, që e shfaqi të qartë dhe të fortë dritën e së vërtetës. Ai ju argumenton pikërisht me gjërat që edhe ju vetë i pranoni. Kështu, nëse do të kishim logjikë, atëherë do të pranonim se pikërisht Ai që është i vetmi krijues që kujdeset për krijesat e tij dhe është rregullues i të gjitha çështjeve të tyre, pikërisht Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin, bindjen ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë sipas ligjit dhe urdhëresave të Tij.Por shumica e tyre nuk dinë. -Prandaj edhe i shoqërojnë Atij shokë në adhurim. Ata kënaqen me besimin e tyre kontraditor, duke treguar se janë tërësisht të paqartë, të mjegullt dhe në dyshime të vazhdueshme. Ata e ndjekin këtë rrugë jo me bindje dhe janë të paditur. Allahu i Lartësuar përmend në këto dy ajete një shembull, për të treguar cilësitë e Tij absolute e të plota, për t'i nxitur dhe inkurajuar njerëzit që t’i njohin mirë dhe të marrin dituri të plotë rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij.

Lukman 31:26

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë. -Ai përmend pushtetin, sundimin dhe mbretërimin e Tij gjithëpërfshirës. Gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, si bota e sipërme, ashtu edhe ajo e poshtme janë pronë dhe krijim i Tij. Ai vepron ndër ta me ligjin e Tij të krijimit dhe përcaktimit të gjërave. Është po Ai që vendos mes njerëzve ligjin e Tij të Sheriatit, sipas të cilit njerëzit duhet ta adhurojnë dhe sipas të cilit duhet të jetojnë. Është po Ai që ka vendosur ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Të gjitha këto janë në dorë të Tij. Të gjitha pa përjashtim janë pronë dhe krijesa të Tij, që i janë nënshtruar sundimit dhe ligjit të Tij. Të gjithë kanë nevojë për përkujdesin dhe mëshirën e Allahut. Asgjë dhe asnjë prej krijesave nuk ka gjë në dorë prej pushtetit dhe sundimit.Allahu është Ai, i Pasuri dhe i Lavdëruari. -Allahu është i Pasur dhe pasuria e Tij është e gjerë dhe e paanë. Ai nuk ka nevojë për asgjë për të cilën kanë nevojë krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: "Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. [Dharijat 56 - 58.] Gjithashtu, edhe veprat e mira dhe adhurimet e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve nuk i sjellin Allahut asnjë shtesë e dobi në pushtetin e Tij. Ato i sjellin dobi veçse atyre që i punojnë dhe Allahu është i Pasur dhe s’ka nevojë për robërit e Tij dhe për veprat e tyre të mira. Tregues se Allahu është i Pasur është fakti se Ai i pasuron dhe begaton ata me mirësi të shumta të dynjasë dhe të ahiretit. Allahu i Madhëruar na tregon për Lavdinë dhe Madhërinë e Tij. Ai është i lavdëruar vetvetiu, pra, lavdërimi është i pandashëm nga Ai. Ai është i lavdëruar në të gjitha aspektet. Ai është i lavdëruar në Qenien e Tij, është i lavdëruar në cilësitë e Tij. Për çdo cilësi të Tij, Allahu meriton më të lartat dhe më të plotat lavdërime e madhërime, sepse ato janë cilësi madhështore dhe të plota. Po kështu, Ai është i lavdëruar dhe meriton të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo vepër të Tij. Ai meriton të lavdërohet dhe është i lavdëruar për çdo urdhër që ka dhënë dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar. Allahu është i lavdëruar për çdo gjë që ka përcaktuar mbi njerëzit dhe për çdo gjykim mes njerëzve në dynja dhe në ahiret. Ai është i lavdëruar për gjithçka. Më pas, Allahu na flet për diturinë dhe fjalët e Tij, që nuk kanë fund, me një përshkrim që hyn thellë në zemër dhe që çudit mendjen. Vetë të urtët dhe të mençurit mbeten pa fjalë. Ai thotë:

Lukman 31:27

Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë(së shkruari). -Sikur të gjitha pemët e Tokës të ktheheshin në pena dhe të gjitha detet e botës, madje edhe shtatë herë sa ato, të ishin bojë për të shkruar, të gjitha penat dhe boja do të mbaronin, kurse fjalët e Allahut kurrë nuk do të mbaronin. Ky pohim nuk është ndonjë supozim i tepruar, që nuk ka vërtetësi, por është një përshkrim përafrues për njerëzit, që ata të arrijnë të kuptojnë diçka nga madhështia dhe dituria e Allahut. Në fakt, dituria dhe fjalët e Tij janë shumë më të mëdha se ky përshkrim, por Allahu e di mirë se krijesat nuk mund të konceptojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që tregojnë emrat dhe cilësitë e Tij. Allahu u ka mundësuar robërve që të kenë njëfarë njohurie dhe diturie rreth Tij, dhe kjo është mirësia më e madhe dhe dhurata më e çmuar që u ka dhënë atyre. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Por, sidoqoftë, kjo njohuri e njeriut për Zotin e tij është përsëri e pakët dhe robi kurrë nuk mund të zotërojë njohuri të plotë për Zotin, ashtu siç është realisht Ai në madhështinë e Tij. Allahu i Madhëruar u tregon robërve rreth cilësive të Tij aq sa ata mbajnë, në mënyrë që zemrat e tyre të ndriçohen, shpirtrat e tyre të çlirohen dhe gjokset e tyre të zgjerohen. Kështu, me këto njohuri që arrijnë të nxënë, ata mund të argumentojnë dhe të arsyetojnë për madhështinë e Zotit, madhështi të cilën në këtë dynja nuk kanë forcë që ta njohin dhe konceptojnë tërësisht. Për këtë arsye, ata thonë ashtu siç ka thënë më i dituri i tyre për Zotin: "O Zoti ynë! Nuk mundemi të përlëvdojmë ashtu siç e meriton në të vërtetë. Ti qofsh i lavdëruar ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde!" Çështja e përshkrimit dhe cilësive të Allahut është shumë më e madhe se kaq. Ky shembull jepet për të përafruar kuptimin për mendjet e njerëzve. Kështu, edhe sikur detet dhe pemët e globit të shumëfishoheshin e shumëfishoheshin pafundësisht, ato nuk do të mund të ishin kurrë të mjaftueshme që të përfshinin apo përkufizonin fjalët e Zotit. E si mundet që diçka e krijuar të përfshijë Fjalën e Krijuesit, e cila është një nga cilësitë e Tij? Fjalët e Allahut nuk mund të përfytyrohet që të mund të kenë fund dhe kufizim. Argumentet fetare dhe ato logjike tregojnë se ato nuk kanë fund e mbarim. Çdo gjë e ka një fund, përveç Krijuesit dhe cilësive të Tij dhe çdo gjë tek Ai do të kthehet. Allahu është i pari, para të Cilit nuk ka asgjë dhe Ai është i fundit, pas të cilit nuk ka gjë. Mendja e robit është e mangët dhe e kufizuar. Sado që ajo të përfytyrojë një kohë të largët, Allahu përsëri është para saj. Po ashtu, sado që të mendojë për një kohë e ardhshme, sado e largët qoftë, Allahu është pas asaj pafundësisht e pa cak. Allahu i Madhëruar në çdo kohë gjykon, flet, urdhëron dhe vepron ashtu siç Ai dëshiron. Nëse Ai dëshiron, askush nuk mund të pengojë fjalën dhe veprën e Tij. Atëherë, nëse njeriu mediton për këtë çështje, e kupton se këta shembuj Allahu i Madhëruar i ka dhënë veçse për të përafruar kuptimet për mendjen e ngushtë të robit, pasi çështja e përshkrimit të Zotit dhe cilësive të Tij është shumë më e madhe dhe e mrekullueshme. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krenar, Ngadhënjimtar dhe urtësia e Tij është e plotë dhe absolute. Ai thotë:Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -E gjithë krenaria, fuqia dhe ngadhënjimi i takon Allahut! Çdo shfaqje e fuqisë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është prej Tij dhe buron nga Ai. Është Ai që u ka dhuruar krijesave çdo forcë që ato zotërojnë. Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe as forcë pa qenë ndihma e Tij. Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Allahu i ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij dhe vepron e administron çështjet e tyre. Është Ai që kujdeset dhe rregullon çdo gjë në gjithësi. Ai i krijoi të gjitha krijesat me urtësinë e Tij. Ai e filloi krijimin me urtësi. Qëllimi i këtij krijimi fsheh urtësi të mëdha. Po me urtësi, Allahu vendosi edhe ligjin e fesë së Tij, të urdhrave e ndalesave të Tij dhe, pa dyshim, synimi i Tij me këto urdhëresa ishte urtësia. Kështu, Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar dhe në çdo ligj dhe urdhër që ka vendosur. Më pas, Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij madhështor e absolut, të cilin logjika e njeriut nuk mund ta perceptojë plotësisht, me gjithë madhështinë e saj. Ai thotë:

Lukman 31:28

Krijimi dhe ringjallja juaj(e ju të gjithëve) është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka. -Kjo çudit çdo mendje dhe njeri të urtë. Gjithë ato krijesa të shumta, të mëdha e të ndryshme, pasi të kenë vdekur dhe të jenë shpërndarë nëpër botë, Ai përsëri do t'i ngjallë e kthejë në jetë, dhe e gjithë kjo është për Allahun njëlloj sikur të ngjallte një krijesë të vetme! Atëherë, si është e mundur që njeriu të mohojë ringjalljen dhe tubimin e krijesave para Zotit dhe shpërblimin e tyre sipas veprave? Sigurisht që këtë e mohon veçse ai që është i paditur për madhështinë e Allahut, forcën dhe pushtetin e Tij absolut. Pastaj i Madhëruari na tregon se dëgjimi i Tij përfshin të gjitha zërat dhe shikimi i Tij përfshin çdo gjë. Ai thotë: "Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka."

Lukman 31:29

A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata...? -Edhe kjo tregon se Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe nuk ka ortak në administrimin, përkujdesin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. Pushteti i Tij është madhështor dhe gjithëpërfshirës. Me këtë pushtet, Allahu e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Kështu, kur vjen njëra, e largon tjetrën dhe e kundërta. Është Allahu që e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që të lëvizin sipas ligjit të vendosur prej Tij. Ky rregull nuk është cenuar qysh në kohën kur Ai i krijoi ato. Ai e rregulloi këtë çështje në mënyrë që të jetë në shërbim të krijesave, qoftë në lidhje me fenë dhe besimin e tyre, qoftë në lidhje me dynjanë e tyre. Nëpërmjet këtyre shenjave dhe krijesave madhështore, ata nxjerrin mësime e përfitojnë.se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar... -Por kur të vijë ai moment dhe afat i caktuar nga Zoti, ata nuk do të vazhdojnë më lëvizjen me rregullsinë e mëparshme. Forca e tyre do të shuhet e do të zhduket. Kjo do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe mbështillen dhe e gjithë dynjaja do të marrë fund. Ajo është dita kur do të fillojë ahireti.dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? -Allahu është i Gjithëditur për të gjitha veprat tuaja, të mirat dhe të këqijat. Asgjë nuk mund t'i fshihet Atij. Ai do t'ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të bindurit do t'i shpërblejë me sevape dhe mirësi të shumta, ndësa mohuesit dhe të pabindurit do t'i ndëshkojë me drejtësi.

Lukman 31:30

Po, kështu, sepse Allahu është e Vërteta ... -Të gjitha këto fakte rreth madhështisë së Allahut dhe bukurisë së cilësive të Tij, Ai jua dha që ju të kuptoni se: "Allahu është e Vërteta." Ai është i vërteti, i vetmi që nuk ka ortak në çdo aspekt. Allahu është i vërteti në Qenien dhe cilësitë e Tij. Feja e Tij është e vërteta, të dërguarit e Tij janë të vërtetë, premtimi dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta dhe vetëm adhurimet që i përkushtohen dhe dedikohen Atij janë të vërteta dhe të drejta.... dhe se çfarëdo tjetër që ata adhurojnë veç Tij është gënjeshtër ... -Ata janë kotësi si në qenien, dhe në cilësitë e tyre. Nëse Allahu nuk do t’i sillte në ekzistencë, ata nuk do të ekzistonin. Gjithashtu, nëse Zoti nuk do të kujdesej për ta, ata nuk do të vazhdonin të ekzistonin. Duke qenë se këto janë gjëra të kota, edhe adhurimi i tyre është i kotë.Allahu është i Lartësuari dhe i Madhëruari. -Allahu i Madhëruar është i Lartësuar në Qenien e Tij. Ai është sipër të gjithë krijesave të Tij. Të larta janë të gjitha cilësitë e Tij dhe me to askush nuk mund të përshkruhet dhe t'i afrohet. Cilësitë e Tij nuk lejohet të krahasohen dhe shëmbëllehen me cilësitë e krijesave. Ai është i Lartësuar dhe i ka nënshtruar të gjitha krijesat. Atij i takon krenaria në Qenien dhe cilësitë e Tij. Shpirtrat dhe zemrat e banorëve të qiellit dhe të Tokës janë të mbushura me madhështinë e Tij.

Lukman 31:31

A nuk i ke parë ti anijet se si lundrojnë(në det)prej mirësisë së Allahut? -Pushteti, mëshira dhe përkujdesi i Allahut për krijesat është i madh dhe gjithëpërfshirës. Prej gjurmëve të këtij përkujdesi është edhe fakti që Ai nënshtroi detin dhe bëri që në të mund të lundrojnë anijet e mëdha. Kështu e caktoi Zoti përmes ligjit të Tij të krijimit, me mëshirën dhe përkujdesin e Tij të madh për njerëzit.Me to, Ai ju tregon juve disa nga shenjat e(pushtetit të) Tij. -Kështu, ata do të mund të përfitojnë dhe të nxjerrin mësime.Me të vërtetë, në këto ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës. -Në fakt, janë pikërisht këta që përfitojnë nga argumentet dhe shenjat e Allahut. Këta janë durimtarë të mëdhenj në çdo vështirësi e sprovë dhe janë mirënjohës në çdo mirësi e kënaqësi që Zoti u jep. Ata janë durimtarë dhe të vazhdueshëm në bindje ndaj Allahut dhe për t'u ruajtur nga gjynahet dhe ndalesat e Tij. Ata janë durimtarë edhe në përcaktimet e Zotit për ta dhe kurrë nuk zemërohen, por e pranojnë me përunjësi caktimin e Zotit. Kështu janë mirënjohësit ndaj Zotit për mirësitë e Tij fetare dhe mirësitë e kësaj dynjaje.

Lukman 31:32

Kur ata i mbulon ndonjë valë si reja, i drejtohen Allahut me besim të sinqertë vetëm tek Ai. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e njerëzve kur ata hipin nëpër anije dhe përplasen nëpër det nga dallgët dhe furtunat. Ata tregohen të sinqertë në lutjet drejtuar Zotit dhe në adhurimin e Tij.Por, kur Ai i shpëton ata e i nxjerr në tokë, disa prej tyre nuk tregohen mirënjohës (ashtu si duhet). Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve. -Ata ndahen në dy grupe. Disa nuk tregohen mirënjohës, ashtu siç e meriton Zoti, por vazhdojnë në gjynahe, duke e ngarkuar veten me padrejtësi. Kurse disa të tjerë tregohen tërësisht mohues ndaj Zotit dhe mirësive të Tij dhe refuzues të besimit të drejtë. Por Zoti thotë: "Faktet Tona nuk i refuzon kush, përveç të pabesëve dhe mohuesve (mosmirënjohës)." Këta janë tradhtarë, sepse në fillim i premtojnë Zotit se, nëse do t'i shpëtojë, atëherë do të besojnë dhe do të jenë mirënjohës. Por kur Zoti i shpëton, ata nuk e mbajnë premtimin e dhënë. Ata janë, gjithashtu, mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Allahut. Përfundimisht, ai të cilin Allahu e shpëton nga një vështirësi apo sprovë, duhet që të tregojë mirënjohjen e plotë ndaj Tij.

Lukman 31:33

O ju njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj... -Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit për takua, pra, që të ruhen e të mbrohen nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Kjo bëhet e mundur veçse duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar i paralajmëron dhe u kujton Ditën e Kijametit, atë ditë të vështirë dhe të madhe, kur çdo njeriu do t’i interesojë veçse vetvetja dhe nuk do të pyesë për asnjë tjetër në botë. Allahu i Lartësuar thotë:dhe kijeni frikë atë ditë kur prindi nuk do të mund t’i bëjë asnjë dobi fëmijës së vet dhe as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi prindit të vet. -Asnjë rob nuk ka mundësi që t'ia shtojë të mirat dhe as të ia pakësojë të këqijat tjetrit. Çdo robi i është përmbyllur llogaria e veprave të tij dhe tashmë është bërë gati shpërblimi i tij. Nëse robi e kujton dhe e përfytyron vazhdimisht atë ditë, kjo do t'ia lehtësojë arritjen e gradës së takua-së, pra, që të ruajë veten nga zemërimi dhe dënimi i Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe lënë ndalesat. Kjo sigurisht që është nga mëshira e Allahut për njerëzit. Ai fillimisht i urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, gjë e cila u mundëson lumturinë, pasi Ai premton se do t'u japë shumë shpërblime. Në të njëjtën kohë, Allahu i kërcënon me dënim, duke u kujtuar ditën e frikshme të llogarisë, që t'ua bëjë më të lehtë realizimin dhe arritjen e gradës së devotshmërisë. Ty të qofshin të gjitha lavdërimet, o Zoti i botëve!Premtimi i Allahut është i vërtetë, prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote -Kurrë mos dyshoni në këtë fakt dhe mos u bëni si ata të cilët nuk e besojnë këtë premtim. Mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). Mos u mashtroni nga kjo jetë, megjithë stolitë e zbukurimet e saj, megjithë sprovat dhe kurthet e saj.dhe mos lejoni që Kryemashtruesi(shejtani)t'ju largojë nga Allahu(me mashtrimet e tij). -Mos u mashtroni nga shejtani i mallkuar, i cili vazhdimisht punon që të mashtrojë njeriun dhe nuk rresht asnjë çast. Njerëzit duhet të plotësojnë hakun e Zotit, i Cili ka premtuar se do t'i shpërblejë sipas veprave të tyre. Por a e përmbushin njerëzit hakun e Tij apo jo? Kjo është një çështje që njeriu duhet të përkushtohet seriozisht për realizimin e saj. Madje, ky duhet të jetë qëllimi i jetës së tij dhe gjëja më e rëndësishme që ai duhet të plotësojë. Le ta mësojë njeriu se ndër pengesat më të mëdha në këtë rrugë është kjo botë e zbukuruar dhe mashtruese, si edhe shejtani i mallkuar, që gjithmonë e cyt njeriun dhe e mbush me ëndrra të kota e mashtrime. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar na tërheq vëmendjen që të mos na mashtrojë kjo dynja e që shejtani i mallkuar të mos na tërheqë në rrugën e tij, sikurse thotë në një ajet tjetër kuranor: "Shejtani u premton atyre dhe i bën të shpresojnë (kotësira). Por shejtani premton veçse mashtrime." [Nisa 120].

Lukman 31:34

Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti... -Allahu ka përfshirë në diturinë e Tij të fshehtën dhe të dukshmen, dhe kjo është një çështje e sigurt dhe e njohur. Gjithashtu, dihet se Allahu mund t'ua zbulojë disa fshehtësi ndonjë prej robërve të Tij, si për shembull, profetëve. Çështjet që janë përmendur këtu i di vetëm Allahu. Diturinë rreth tyre Ai e ka fshehur nga krijesat. Kështu, këto çështje nuk i di as ndonjë profet i dërguar, as ndonjë melek i afërt i Zotit, e aq më pak të tjerët. Ai thotë: "Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti..." Ai e di se kur do të ndodhë Kijameti, siç thotë në një ajet tjetër: "Të pyesin ty rreth Orës (së Kjametit): “Kur do të ndodhë”? Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im. Askush, veç Tij, nuk mund ta zbulojë se kur do të ndodhë. Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. Ajo ka për të ardhur veçse befas. Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë." [El ea’raf 187]....dhe është Ai që e lëshon shiun. -Ai është i vetmi që e lëshon shiun dhe Ai e di se kur dhe ku do të zbresë.Ai e di se ç’ka në bark (të nënave). -Është Allahu që e krijon atë që zhvillohet brenda barkut të nënave, dhe Ai e di në do të jetë mashkull apo femër, i mirë apo i keq etj., siç përmendet në hadith. Është Allahu që vendos çfarë të dëshirojë me të.Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër... -Qoftë nga çështjet dhe veprat e fesë, qoftë nga veprat e dynjasë.dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. -Është Allahu i vetmi që i di këto çështje. Pasi i veçoi këto çështje, Allahu vijon të tregojë se dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Ai thotë:Allahu është i Gjithëdituri, që di mirë çdo fshehtësi. -Dituria e Tij ka përfshirë atë që shfaqet dhe atë që fshihet. Është prej urtësisë së Tij fakti që Allahu e fshehu diturinë për këto pesë çështje nga krijesat. Kjo është gjëja më e mirë, dhe këtë e kupton çdokush që mendon dhe mediton.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Lukman, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut. Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut!

Secde 32:1

Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit(e Kur'anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve. - Allahu i Lartësuar na njofton se ky libër i madhërishëm është shpallje e zbritur prej Zotit të botëve, i Cili kujdeset për njerëzit me mirësitë e Tij. Nuk ka dyshim se ndër më të mëdhatë mirësi që Ai u ka dhënë njerëzve është edhe ky libër, sepse ai ka gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve, që përkryen moralin dhe virtytet e tyre. Një mirësi shumë e madhe është edhe fakti që ky libër të fal sigurinë e plotë për çdo çështje dhe e shëron robin nga çdo dyshim e pasiguri. Nuk ka dyshim se ai është shpallje e Zotit të botëve dhe çdo gjë në të është e vërtetë e sigurt dhe të shëron çdo pasiguri e paqartësi. Megjithatë, ata që duan veçse mohimin e profetëve dhe janë të mbushur me padrejtësi dhe që ndjekin padrejtësinë thonë duke gënjyer se Kur'ani është një shpikje, që Muhamedi e ka trilluar nga mendja e vet. Kjo është nga format më të poshtra për të mohuar fjalën e Zotit, Krijuesit të Plotfuqishëm e të Gjithëditur. Secila nga këto edhe e vetme do të ishte shumë e rëndë dhe e ndëshkueshme. Allahu i Lartësuar, duke hedhur poshtë fjalën e atyre që thanë se ishte Muhamedi ai që e shpiku Kur'anin nga mendja e vet, thotë:

Secde 32:2

Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit(e Kur'anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve. - Allahu i Lartësuar na njofton se ky libër i madhërishëm është shpallje e zbritur prej Zotit të botëve, i Cili kujdeset për njerëzit me mirësitë e Tij. Nuk ka dyshim se ndër më të mëdhatë mirësi që Ai u ka dhënë njerëzve është edhe ky libër, sepse ai ka gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve, që përkryen moralin dhe virtytet e tyre. Një mirësi shumë e madhe është edhe fakti që ky libër të fal sigurinë e plotë për çdo çështje dhe e shëron robin nga çdo dyshim e pasiguri. Nuk ka dyshim se ai është shpallje e Zotit të botëve dhe çdo gjë në të është e vërtetë e sigurt dhe të shëron çdo pasiguri e paqartësi. Megjithatë, ata që duan veçse mohimin e profetëve dhe janë të mbushur me padrejtësi dhe që ndjekin padrejtësinë thonë duke gënjyer se Kur'ani është një shpikje, që Muhamedi e ka trilluar nga mendja e vet. Kjo është nga format më të poshtra për të mohuar fjalën e Zotit, Krijuesit të Plotfuqishëm e të Gjithëditur. Secila nga këto edhe e vetme do të ishte shumë e rëndë dhe e ndëshkueshme. Allahu i Lartësuar, duke hedhur poshtë fjalën e atyre që thanë se ishte Muhamedi ai që e shpiku Kur'anin nga mendja e vet, thotë:

Secde 32:3

Apo ata thonë: Ai (Muhamedi)e ka trilluar atë (Kur'anin)? -Më lart tha: “Ai është e vërteta e sigurt dhe e padiskutueshme, që këta nuk mund t’i afrohen dhe të ngatërohen me të, sepse ai është shpallje e Atij që është i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet, shpallje e Atij që është i lavdëruar në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.” Kur'ani është:Jo, ai është e vërteta (e sigurt e shpallur)prej Zotit tënd, -Që Ai e zbriti si mëshirë për robërit. Ai e zbriti atë, gjithashtu:që të mund t’i tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit nuk i erdhi ndonjë qortues para teje, -E zbriti në një kohë kur njerëzit më së shumti kishin nevojë për profetë e shpallje nga Zoti. E zbriti në një kohë kur njerëzit ishin të zhytur dhe të përhumbur në errësirat e thella të mosbesimit e idhujtarisë, në terrin e padrejtësive dhe mungesën e këshilluesve dhe të udhërrëfyesve. Allahu ta zbriti këtë libër, o Muhamed:... që ata të mund të gjejnë Rrugën e Drejtë. - Që ata të gjejnë rrugën për të shpëtuar nga humbja, që të njohin të vërtetën e ta përqafojnë atë. Të gjitha këto cilësi tregojnë se sa i pavërtetë dhe i pavend është pretendimi i tyre i shëmtuar. Në fakt, ato duhet të bënin që ata ta besonin këtë libër plotësisht, duke pohuar dhe besuar gjithçka që Zoti ka sjellë në të. Së pari, përmendet fakti se ky libër është shpallje e Zotit të botëve. Ai është e vërteta e sigurt dhe e padiskutueshme, që duhet të pranohet, sepse në të nuk ka asnjë dyshim e paqartësi, në asnjë aspekt. Në këtë libër nuk ka asgjë që të sjellë pasiguri dhe dyshim. Ai nuk ka ndonjë lajm që të mos përkojë me realitietin dhe të vërtetën. Edhe kuptimet dhe kumtet e Tij janë të qarta dhe të shpjeguara plotësisht. Njerëzit kanë nevojë të domosdoshme për profetët dhe shpalljet e Zotit; sepse në to do të gjejnë udhëzimin drejt çdo të mire dhe lumturie.

Secde 32:4

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij të plotë mbi krijesat.Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, -Dita e parë ishte dita e dielë dhe dita e fundit ishte dita e xhuma. Ai e krijoi gjithçka për gjashtë ditë edhe pse është i plotfuqishëm për ta krijuar në një çast të vetëm. Por Allahu i Lartësuar është Rafik / i Butë i Mëshirshëm dhe Hakim / i Urtë.e pastaj u ngrit(e qëndroi)mbi Arsh. -Arshi është krijesa më e lartë që qëndron mbi të gjithë krijimin e Zotit. Ai u lartësua dhe qëndroi mbi Arsh ashtu siç i shkon madhështisë së Tij.Ju nuk keni asnjë tjetër, përveç Atij, që t'ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. -askush përveç Tij nuk mund t’ju ndihmojë e kujdeset për ju çështjet tuaja, për t’ju sjellë atë që ju bën dobi. Përveç Tij ju nuk mund të gjeni asnjë ndërmjetësues që të ndërhyjë për ju dhe t’ju shpëtojë nga dënimi.Vallë, a nuk mendoni(a nuk e kujtoni këtë fakt)?! - A nuk po i kujtoni këto fakte dhe të krijoni bindjen e plotë se krijuesi i Tokës dhe i qiejve, Ai që u lartësua dhe qëndroi mbi Arshin madhështor, Ai i cili është i Vetmi që kujdeset për ju dhe rregullon veprat tuaja, Ai në dorë të të cilit është i gjithë shefaeti (ndërmjetësimi); Ai është duhet të jetë i Vetmi që i meriton të gjitha llojet e adhurimit nga krijesat e Tij?

Secde 32:5

Ai drejton të gjitha çështjet(e të gjitha krijesave)që nga qielli e deri në Tokë. -Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij.Në fund, të gjitha çështjet ngjiten tek Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj. - çdo çështje e urdhër për krijesat ashtu siç zbret prej Tij, ashtu edhe ngjitet tek Ai bindja ose mosbindja e krijesave. Kështu, çdo gjë që ndodh në këtë dynja, si bindja e të bindurve ashtu edhe mohimi i mohuesve ngjitet e paraqitet tek Zoti. Veprat e tyre ngjiten tek Ai në çast. edhe pse kjo do të zgjaste 1000 vjet sipas llogarisë sonë, Allahu i ngjit veprat e robërve në çast. Imam ibnu Kethiri, në shpjegimin ekëtij ajeti thotë: "Ka thënë Muxhahidi,Katadja dhe Ed-dahaku se zbritja emelekut me çështjet dhe urdhrat e Zotitbëhet nga një distance e largët sa 500vjet dhe ngjitja e tij po kështu është njëdistance e largët sa 500 vjet, por ai ekalon atë (distance 1000 vjeçare) në çastsa një pulitje e syve. Prandaj i lartësuaritha: "... të gjitha çështjet ngjiten te Ai nënjë Ditë, gjatësia e së cilës është sa njëmijë vjet, sipas llogaritjes suaj."

Secde 32:6

Ai është i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti. - Ai i cili i krijoi ato krijesa madhështore, u lartësua e qëndroi mbi Arshin madhështor, dhe kujdest vetë për çështjet e krijimit të Tij, është: "...i Gjithëdituri për gjithçka, - të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti." Të gjitha këto krijesa Ai i solli në ekzistencë me diturinë e Tij të gjerë, me fuqinë e Tij të plotë dhe absolute dhe me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vendosi në to dobi të shumta dhe gjithçka që është domosdoshmëri për krijesat. Ai nuk e ka aspak të vështirë kujdesin për krijimin e Tij.

Secde 32:7

Është Ai i cili e përsosi gjithçka që ka krijuar,... -Allahu i Madhëruar e përsosi gjithçka që ka krijuar. Çdo krijese Ai i ka dhënë atë që i përshtatet. Ky është një përshkrim i përgjithshëm i krijesave. Pastaj Ai flet për njeriun në veçanti, për vetë rëndësinë dhe vlerën e tij të madhe.dhe që krijimin e njeriut e filloi nga balta. - Kështu e krijoi Allahu, Ademin a.s, babain e gjithë njerëzimit.

Secde 32:8

Dhe i bëri pasardhësit e tij prej një pike uji të përbuzur. - Kështu e bëri Zoti që të shumohen lloji njerëzor, përmes kësaj mënyre dhe atij uji që hidhet furishëm në barkun e nënës, - ai ujë i nënçmuar nga njerëzit.

Secde 32:9

Por Ai e formësoi atë plotësisht(në barkun e nënës)-pastaj e bëri një krijesë të plotë me mish, kocka, nerva, damarë, e gjithçka tjetër. Ai e përkreu krijimin e njeriut. Çdo gjymtyrë e vendosi në vendin e vet, pikërisht atje ku duhet. Pastaj:dhe i fryu prej shpirtit të(krijuar prej)Tij. -Kështu Zoti dërgon një melek që i fryn shpirtin dhe kjo krijesë kthehet, me lejen e Allahut, në një gjallesë me shpirt.Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër. -Kështu, dalëngadalë Ai i kompleton mirësitë tuaja. Është Ai që ju jep aftësinë për të parë dhe për të dëgjuar. Ai ju jep edhe aftësinë për të logjikuar dhe ndier me zemër.Por ju, shumë pak falënderoni. - shumë pak po jeni mirënjohës për Atë që ju krijoi e formësoi me më të bukurën formë e krijim.

Secde 32:10

Ata thonë: “Çfarë! Pasi të tretemi e humbasim në tokë, a thua ne do të krijohemi rishtazi?” -edhe pasi të jemi tretur e të jemi shpërbërë tërësisht dhe të jemi shpërndarë nëpër tokë e nëpër vende të largëta që nuk i di kush, ne do të rikthehemi në një krijim të ri? Me këto fjalë ata pretendojnë se kjo ishte diçka shumë e largët dhe e pamundur. Kështu mendonin ata të mjerë sepse e mendojnë fuqinë e Zotit si fuqinë e tyre duke bërë këtë krahasim të ulët. Kjo pyetje që ata bënë nuk ishte për të gjetur të vërtetën por ishte një pyetje e padrejtë që nënkuptonte të pavërtetën dhe mohimin e besimit të ringjalljes. Kështu ata e mohojnë takimin me Zotin dhe ringjalljen para Tij. Prandaj Allahu thotë për ta:Por, ata mohojnë takimin me Zotin e tyre! - dihet mirë nga çfarë buron dhe çfarë synon kjo pyetje. Kështu, nëse qëllimi i tyre do të ishte qartësimi i së vërtetës, argumentet e Zotit janë të tila që e qartësojnë këtë çështje plotësisht dhe e bëjnë aq të qartë, sa të duket sikur e sheh me sytë e ballit, ashtu siç e sheh diellin që shndrit. A nuk u mjafton atyre si argument fakti që Zoti i krijoi ata nga hiçi, kur nuk ekzistonin? duhet ta dinë që rikrijimi nga mbetuinat në tokë është më i thjeshtë se sa fillimi nga hiçi. Pastaj, a nuk e shohin ata tokën e shkretë se si merr jetë e gjallërohet pasi në të bie shiu? A nuk e shohin se si mbijnë në të ato fara që më parë qëndronin të fshehura në tokë?

Secde 32:11

Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes, që është caktuar për ju ... -Ai është një melek që Zoti e ka ngarkuar me detyrën për të marrë shpirtrat. Ai ka edhe melekë të tjerë së bashku me të si ndihmitarë në këtë mision.e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë”. - Atëherë Ai do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Ju që e mohoni ringjalljen, prisni e të shihni çdo të bëhet me ju! Pasi përmendi faktin se ata do të kthehen tek Ai në ditën e gjykimit (Kijametit), vijon të përmendë se si do të jetë gjendja e tyre kur të qëndrojnë para Zotit. Ai thotë:

Secde 32:12

Veç sikur t’i shohësh mëkatarët kur(Ditën e gjykimit), kokulur para Zotit të tyre, do të thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe njëherë (në dynja), që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur.” -këtu bëhet fjalë për ata keqbërës e gjynahqarë që vazhdojnë në gjynahet e mëdha. Allahu i Madhëruar na përmend se ata do të qëndrojnë kokëulur para Zotit të tyre. do të qëndrojnë të përulur, të poshtëruar dhe nënçmuar. Tashmë i kanë pranuar dhe pohuar padrejtësitë që kanë bërë dhe luten që Zoti t’i kthejë edhe njëherë në këtë dynja. Ata thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë (në dynja) që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur.”." Tashmë çdo gjë është shumë e qartë dhe e dukshme për ne sepse çdo gjë e shohim me sytë e ballit. Tani ne jemi tërësisht të sigurt se ajo që e mohonim është e vërtetë. Nëse do ti shikoje ata në këtë gjendje dhe në kohën kur luten për tu kthyer edhe njëherë në dynja do të shikoje tmerr të madh me sy. Gjithë ata njerëz të dëshpëruar, në atë gjendje të tmerrshme e të pashpresë që luten dhe lutja e tyre kurrë nuk ka për të gjetur përgjigje. Tashmë ka kaluar koha kur mund të reflektojnë dhe të ndryshojnë. Sot nuk është dita e afatizimit por është dita e shpërblimit ose ndëshkimit me drejtësi. E gjithë kjo ndodh me caktimin dhe urdhërin e Zotit. Allahu e pati caktuar që t’i lerë ata të lirë të zgjedhin dhe ata zgjodhën kufrin dhe poshtërsitë. Çdo gjë ndodh me lejen e Zotit dhe caktimin e Tij të drejtë dhe të urtë. Prandaj dhe tha:

Secde 32:13

Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin(e plotë), -nëse do të dëshironte Zoti mund t’i bënte të gjithë njerëzit që të besonin dhe do ti bashkonte që të gjithë me udhën e drejtë. Kjo është e thjeshtë për Allahun dhe plotësisht e mundur. Por urtësia e Allahut kërkon që jo të gjithë të pranojnë besimin dhe udhëzimin e plotë të Zotit. Prandaj dhe tha:... por fjala Ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku. - Kjo është diçka e pashmangshme dhe fjalën dhe vendimin e të Urtit askush nuk mund ta ndryshojë. Ai vendosi dhe tha: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku." Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër dhe po kështu do të ndodhin edhe ato gjendje dhe shkaqe që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin e tyre dhe këtë vendim të Zotit për ta.

Secde 32:14

Atëherë, shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite(me Allahun e Madhëruar)... -Ja këto fjalë torturuese u thuhen keqbërësve të cilët i ka mbuluar e pushtuar tërësisht poshtërimi dhe kërkojnë me dëshpërim për ta ndryshuar dhe rregulluar atë që e prishën. Tashmë ka kaluar koha kur njeriu mund të reflektojë dhe të ndryshojë. Tashmë ka mbetur veçse dënimi i Zotit prandaj shijojeni dënimin e dhembshëm për shkak se e harruat këtë ditë. Ju e haruat dhe i kthyhet shpinën me vetëdije kësaj dite, duke mos punuar për të. E latë veten tuaj të zhytet dhe ta harrojë këtë ditë, a thua se ajo vërtet nuk kishte për të ardhur kurrë. Ju jetuat dhe u shfrenuat në jetën e dynjasë sikur nuk do të ringjalleshit në ditën e takimit me Zotin....prandaj edhe Ne do t'ju harrojmë ju -Kështu do t’ju lëmë në atë ndëshkim dhe dhimbje, si shpërblim për harresën dhe shpërfilljen tuaj të kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas llojit të punës. Ashtu sikurse e harruat dhe e shpërfillët këtë ditë, ashtu do të liheni në harresë dhe do të shpërfilleni në dënimin e dhembshëm.… ndaj shijojeni dënimin e përjetshëm ... -Ky dënim tashmë do të jetë i pandërprerë. Nëse dënimi ka një afat të caktuar, kjo sikur ia lehtëson dhimbjen të dënuarit. Por dënimi i xhehenemit, - Allahu na ruajt prej tij -, në të nuk mund të gjesh rehati dhe lehtësim dhe as ndërprerje.për shkak të veprave tuaja të këqija. - Këtë e merituat me veprat tuaja, pra me kufrin, kalimin e kufijëve dhe mosbindjen ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar pasi përmendi mohuesit e shenjave dhe argumenteve të Tij dhe dënimit që ka përgatitur për ta, vijon të përmendë besimtarët duke përmendur cilësitë dhe përshkrimet e tyre si dhe shpërblimet që përgatiti për ta. Ai thotë:

Secde 32:15

Argumentet Tona i besojnë vetëm ata, të cilët kur u lexohen ato(si këshillë), bien me fytyrë përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih dhe kurrë nuk tregohen kryeneçë. -Ja këta janë ata që kanë iman të vërtetë dhe të plotë, iman që shoqërohet me punë të mira treguese të imanit të zemrës. Këta janë ata të cilët: "... kur u lexohen ato (si këshillë), bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih." kur atyre u lexohen ajetet e Kur'anit dhe u vijnë këshillat e Zotit përmes profetëve që të marin mësim, të nënshtrohen e të adhurojnë Zotin, ata i dëgjojnë me shumë kujdes i pranojnë dhe nënshtrojnë për t’i zbatuar. Aq i sinqertë dhe i vërtetë është ky nënshtrim dhe përkushtim saqë shfaqet haptazi kur ata bien me fytyra përtokë dhe e madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre me tesbih. Kështu ata tregojnë përunjësinë e nënshtrimin ndaj urdhëresave të Zotit, respektimin e madhërimin për Allahun dhe gëzimin dhe kënaqësinë që ndiejnë me njohurinë dhe diturinë që kanë për Zotin dhe rreth Zotit të madhërishëm. Aq e thellë është njohuria dhe dituria për Zotin saqë: "...ata kurrë nuk tregohen kryeneçë." Ata kurë nuk i sheh që të tregohen kryeneçë e mëndjemëdhenj, as me zemrat e tyre, as me trupin e tyre, dhe as të heqin dorë nga bindja ndaj Zotit. Madje i sheh modestë, të thjeshtë e të përulur, thjeshtësi kjo që u vjen e nxitet prej ajeteve dhe argumenteve të Zotit. Ata i dorëzohen tërësisht Allahut duke jetuar sipas atyre ajeteve dhe të gjithë këtë e bëjnë me gjoks të zgjeruar dhe plot kënaqësi. Me këtë dorëzim e nënështrim të plotë ata arrijnë të kënaqin Zotin Mëshirëplotë dhe kështu dalin faqebardhë duke gjetur udhëzimin e plotë në rrugën e drejtë.

Secde 32:16

Trupat e tyre largohen prej dyshekëve,(e qëndrojnë në këmbë e në sexhde)duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë(për dashurinë dhe mëshirën e Tij)... - Trupat e tyre nuk gjejnë rehat në dyshekun e ngrohtë sepse kanë mall për diçka shumë më të këndshme, të rehatshme, - namazi i natës -, dhe atë bisedë aq lumturuese dhe qetësuese me Zotin e tyre të Lartësuar. Prandaj tha: "(e qëndrojnë në këmbë e në sexhde) duke iu lutur Zotit të tyre me frikë dhe me shpresë (për dashurinë dhe mëshirën e Tij)," i luten Atij për çdo të mirë të besimit dhe të fesë, për mirësitë e dynjasë si dhe për t'i shpëtuar dhe ruajtur ata nga ligësitë dhe fatkeqësitë në ato dy drejtime. Ata i luten Zotit të mbushur nga dy ndjenja të mrekullueshme "...me frikë dhe me shpresë..." ata bashkojnë mes këtyre dy përshkrimeve. Ata janë të frikësuar sepse veprat e tyre mund t’u refuzohen, por edhe me shpresë të madhe që Zoti t’ua pranojë dhe t'i shpërblejë për to. Ata i frkësohen dënimit të Allahut dhe shpresojnë shpërblimin dhe sevapin e Tij.dhe nga ajo që u kemi dhënë, ata japin. - Ja edhe një përshkrim tjetër i këtyre fatlumëve: nga pasuria që Zoti u ka dhënë, qoftë e pakët apo e shumtë, ata japin për hir të Tij. Vërej me kujdes! Nuk ka përmendur masën se sa japin dhe se kujt ia japin për të qenë sa më gjithpërfshirëse dhe sa më përgjithsuese. Kështu në këtë bëjnë pjesë si shpenzimet e detyrueshme, si Zekati, kompensimet, shpenzimet e detyrueshme për gruan, të afërmit; ashtu edhe shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare, si të gjitha shpenzimet në rrugët e shumta të mirësive. Shpenzimet dhe bamirësia financiare është mirësi e madhe dhe një mënyrë për të përfituar sevape të shumta, pavarësisht a i jepet të pasurit apo të varfërit, të afërmit apo të largëtit. Por sigurisht që shpërblimi ndryshon në varësi të dobisë që njeriu u ofron dhe u mundëson të tjerëve me pasurinë e tij. Ja këto janë veprat e këtyre të zgjedhurve dhe përshkrimi i tyre. Ndërsa persa i përket shpërblimit të tyre Alahu i Madhëruar thotë:

Secde 32:17

Askush nuk di për atë kënaqësi(të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira(në dynja). - Kjo përfshin të gjitha shpirtrat e krijesave. kuptimi është: askush prej krijesave nuk e di për atë kënaqësi (të zemrës e të shpirtit), që u është caktuar atyre si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja). Nuk e dinë se si janë mirësitë e shumta, dhe kënqësitë e pafund të atyre fatlumëve. Askush nuk mund ta përshkruajë gëzimin dhe lumturinë, kënaqësinë dhe qetësinë e tyre. Siç ka thëne profeti i Allahut në hadithin që transmeton nga Zoti i tij: “ Kam përgatitur për robërit e Mi, atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka menduar dhe përfytyruar”. Edhe këta, Allahu i lavdëruar i shpërbleu sipas llojit të veprave të tyre. Duke qenë se ata faleshin natën dhe luteshin duke i fshehur veprat, Allahu i shpërbleu me shpërblime që askush nuk i ka parë dhe dëgjuar. Prandaj edhe tha: "...si shpërblim për veprat e tyre të mira (në dynja)."

Secde 32:18

Allahu i Madhëruar na tërheq vëmendjen që ta vemë në përdorim logjikën e pastër, që të bëjë dallimin mes gjërave të kundërta dhe të gjykojë drejt për të bërë zgjedhjen e duhur. Urtësia e kërkon që të mos barazojmë mes gjërave të kundërta.Atëherë, a është, vallë, besimtari, njëlloj si ai jashtë rrugës (së adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut)? -Besimtari e ka ndërtuar dhe mbushur zemrën e tij me iman dhe e ka nënshtruar të gjithë qënien e tij për të zbatuar sheriatin e Zotit në jetën e tij. Duke qenë se imani i tij ishte i pastër dhe i vërtetë e i sinqertë, atëherë ai la gjurmët e veta në veprat e robit. Kështu ky besimtar kurrë nuk u afrohet veprave që zemërojnë Allahun dhe që bien ndesh me imanin e tij. Ndërsa el-fasik është ai i cili e ka dëmtuar dhe prishur zemrën e tij. Ajo zemër nuk është e ndërtuar me iman. Besimi në Zotin nuk ndikon dhe as që ka vend në atë zemër. Duke qenë se në zemrën e tij nuk ka iman të pastër, të vërtetë, të sigurt dhe të sinqertë, atëherë kjo do të shfaqet dhe do të lërë gjurmë edhe në veprat e tij. Trupi i tij i nënshtrohet injorancës dhe padrejtësisë dhe nuk e sheh për gjë që të bëjë çdo lloj gjynahu dhe ligësie që bie ndesh me imanin në Zotin. Kështu, ky njeri endet shumë larg bindjes ndaj Zotit. Prandaj quhet fasik, pra që ka dalë nga kufijtë e vendosura nga Zoti. Allahu i Lartësuar na drejton një pyetje dhe na bën që të mendojmë me kujdes: a janë njëlloj këta dy grupe ose këto dy lloji njerëzish? Përgjigjia sigurisht është:Jo! Këta kurrsesi nuk mund të jenë të barabartë. - Si nga ana logjike ashtu edhe nga ana fetare dhe sipas gjykimit të sheriatit këto dy lloje nuk mund të kenë të njëjtën gjykim. Ashtu siç nuk janë njëlloj nata me ditën, drita me errësirën, po kështu nuk mund të jenë njëlloj trajtimi i këtyre dy llojeve në dynja dhe në ahiret si dhe shpërblimi që do marin nga Zoti.

Secde 32:19

Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata i pret Xheneti, ... -, këta besojnë sinqerisht dhe në mënyrë korrekte dhe bënë punë të mira, qofshin farze, qofshin të pëlqyeshme e vullnetare. Për këta Allahu i Lartësuar ka përgatitur Xhenetin e mirësive. Ai është vendi ku janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë; është vendi i kënaqësisë së zemrave e shpirtrave; vendi i përjetësisë ku do të lumturohen pranë Mbretit të Madhëruar, të vetmit të adhuruar me meritë. Ata do të kënaqen me afërsinë pranë Tij, duke parë fytyrën e Tij dhe duke dëgjuar fjalën e Tij....(si shpërblim)për veprat e tyre të mira. - Të gjitha këto mirësi janë si mikpritje e shpërblim për atë që kanë punuar. Ishin këto punë të mira që Zoti me bujarinë dhe urtësinë e Tij i udhëzoi dhe ua bëri të mundur t’i bënin, të cilat u bënë shkak që ata të jenë mes atyre kënaqësive dhe atyre vendbanimeve të larta dhe të shtrenjta. Ato janë kënaqësi dhe vende që kurrë nuk mund të blihen me asnjë lloj pasurie të kësaj dynjaje dhe as mund të rrembehen nëpërmjet ushtrive dhe forcërisht dhe as nëpërmjet fëmijëve, pasardhësve dhe pasuesëve të shumtë. Madje as edhe sikur të japësh shpirtin dhe jetën si këmbim për to. Atyre kënaqësive as që mund t'u afrohesh përmes pasurive të kësaj dynjaje. E vetmja rrugë e mundësi është imani i saktë e i sigurtë dhe veprat e mira sipas këtij imani.

Secde 32:20

Ndërsa ata që kaluan çdo kufi, vendbanimi i tyre është Zjarri. -vendqëndrimi i tyre i përhershëm është zjarri; atje ku janë mbledhur të gjitha dhimbjet dhe ndëshkimet, çdo dëshpërim dhe vuajtje. Atyre nuk ka për t'iu zvogëluar dënimi asnjë çast.Sa herë që përpiqen të dalin nga ai, kthehen në të -Sa herë që mendojnë për të gjetur ndonjë rrugëdalje sepse dhimbja e ndëshkimi ka arritur kulmin, ata rikthehen sërish në dënim dhe kështu largohet prej tyre ajo shpresë për çlirim dhe, dëshpërimi e dhimbja, u kthehet edhe më e fortë.dhe u thuhet: “Shijojeni Dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër!”.. - Ky është dënimi i zjarrit ku do të jetë vendqëndrimi i tyre i përhershëm. Ndërsa dënimi që është para këtij dënimi, është dënimi i jetës së varrit (berzahut). Kjo është përmendur në fjalën e tij kur thotë:

Secde 32:21

Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh(në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe)të tërhiqen(prej të këqijave). - Këtyre fasikëve që mohojnë dhe refuzojnë besimin e drejtë, kemi për t’u dhënë një pjesë prej ndëshkimeve të përshpejtuara, para dënimit në Zjarr. Ndër këto dënime të përshpejtuara janë edhe ndëshkimet e jetës së varrit (berzahut). Kështu ata do të shijojnë një pjesë prej ndëshkimit në jetën e varrit. Disa përjetojnë ndëshkime që para se të vdesin e të kalojnë në jetën e varrit. Kështu psh, mund të ndëshkohen me vrasje e vuajtje, siç u ndodhi idhujtarëve mekas, ku u vranë dhe u shfarosën në luftën e Bedrit. Herë të tjera u jepet vuajtje e madhe në momentin e vdekjes siç thotë Allahu: "Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë." El en'am 93. Pastaj ky dënim paraprak vazhdon në jetën e varrit. Ky ajet është ndër argumentet që flasin dhe tregojnë për vërtetësinë e dënimit në varr. Ky ajet është argument i qartë për këtë. Për këtë çështje, Allahu thotë: "Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej Dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr)," kjo tregon se ata do të përjetojnë një pjesë të dënimit që Ai e quan të afërt, para dënimit të madh që do të jetë dënimi në zjarrin e xhehenemit. Siç e përmendëm dënimi i afërt para dënimit të madh mund t’u jepet 1. para vdekjes, pra në jetën e kësaj dynjaje, 2. gjatë vdekjes dhe 3. gjatë jetës së berzahut. Në ajet përmendet se Allahu ua jep një pjesë të këtij dënimi të afërt që para vdekjes, me qëllimin që ata të mund të kthejnë rrugë dhe t’u jepet ndonjë mundësi pendimi e rregullimi. Por nëse ky dënim u jepet pas vdekjes, në jetën e varrit, atëherë ata nuk kanë më mundësi për t'u kthyer. Çdo dënim në jetën e kësaj dynjaje u jepet njerëzve me qëllim që të këthehen dhe të pendohen. Siç thotë i Madhëruari: "E keqja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që bënë duart e njerëzve, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthejnë rrugë (nga e këqja)." [Rum 41].

Secde 32:22

E kush është më i padrejtë sesa ai të cilit i lexohen ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre?! -Nuk ka më të padrejtë dhe keqbërës se sa ata të cilëve u tërhiqet vërejtja dhe këshillohen përmes ajeteve kuranore të Zotit, dhe nuk marin mësim. Allahu i Madhëruar ua bën të mundur që ata t’i dëgjojnë dhe shohin argumentet e Tij duke u treguar kështu mëshirën e madhe dhe faktin se Ai dëshiron t'i udhëzojë dhe të përkujdeset për ta. Allahu i Lartësuar e ka plotësuar mirësinë e Tij mbi njerëzit kur u ka dhënë atyre shpalljet përmes profetëve të Tij. Nëpërmjet këtyre shpalljeve e profetëve Ai i jep njeriut urdhëresa dhe udhëzime që rregullojnë jetën e dynjasë dhe çështjet e fesë dhe i ofrojnë robit mirësi të kësaj dynjaje dhe të ahiretit. Gjithashtu Ai i ndalon dhe i porosit ata të largohen nga çdo gjë që i dëmton ata në dynjanë dhe në fenë e besimin e tyre. E gjithë kjo përkujdesje dhe mirësi e dhuruar nga Allahu duhet ta bëjë njeriun që ti dorëzohet tërësisht Allahut me iman të pastër, korrekt dhe të sinqertë, me nënshtrim për të jetuar sipas këtij imani, për ta adhuruar Zotin sipas tij dhe për t’i shprehur mirënjohjen e plotë për të. Por njerëzit tregohen shumë të padrejtë dhe i kundërpërgjigjen kësaj mirësie me të kundërtën e asaj që u përmend. Ata nuk besojnë me besimin e pastër korrekt dhe të sinqertë, as nuk e pasojnë udhëzimin dhe shpalljet e Zotit dhe rrugën e Profetit. Por i kthejnë shpinën dhe e flakin tutje këtë mirësi që u jep Zoti. Këta lloj njerëzish janë nga më të mëdhenjtë keqbërës e të padrejtë, të cilët e meritojnë zemërimin dhe dënimin e Zotit. Prandaj edhe Ai tha:Pa dyshim, Ne do të hakmerremi kundër keqbërësve.

Secde 32:23

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi argumentet dhe ajetet e Tij, nëpërmjet të cilave këshillon dhe kujton robërit e Tij për çështje të rëndësishme. Mes këtyre shenjave dhe argumenteve, Ai përmend Kur'anin që ia shpalli Muhamedit (a.s). Në vijim, Ai na tregon se shpallja e Librit nuk është diçka e re dhe e panjohur për njerëzit. Po kështu, edhe dërgimi i një profeti me Libër të ndritur nuk është diçka e re, që nuk ka ndodhur më parë. Më herët Allahu i Madhëruar dërgoi Musain dhe i dha atij Teuratin, në të cilin ka përgëzime të shumta edhe për ardhjen e Muhamedit dhe përshkrime të Kur'anit. Nga ana tjetër, edhe Kur'ani është vërtetues i Teuratit dhe i profetësisë së Musait. Kështu, profetët dhe librat e Zotit vërtetojnë, mbështesin dhe përputhen me njëri-tjetrin. Kjo tregon se ata janë nga i njëjti burim dhe se janë të vërtetë prej Zotit.Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti(O Muhamed)mos ki dyshim në atë(shpalljen)që po të jepet(prej Allahut)! -Argumentet e së vërtetës dhe shenjat e qarta të saktësisë kanë ardhur në të gjitha shpalljet e Zotit, prandaj nuk ka vend për dyshime dhe hezitim.Ne e bëmë Atë(librin e Musait)udhëzim(dhe dritë)për bijtë e Izraelit. - Librin që i dhamë Musait, Teuratin, e bëmë udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. Përmes tij, ata gjenin rrugën dhe dritën për të njohur themelet e fesë dhe besimit, si dhe sqarime të hollësishme, që i shkonin asaj epoke e vendi kur jetuan bijtë e Izraelit. Ajo shpallje ishte e veçantë vetëm për popullin e bijve të Izraelit. Ndërsa Kur'anin e madhërishëm, Allahu i Madhëruar e bëri udhëzim dhe dritë për të gjithë njerëzit dhe popujt. Ai është udhëzim për të gjitha krijesat që ato të gjejnë dritën dhe udhën e drejtë në të gjitha çështjet e tyre, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe të fesë dhe besimit të tyre, deri në Ditën e Kijametit. Kur'ani është shpallur për të gjithë njerëzimin, në çdo kohë dhe në çdo vend, sepse është një udhëzim dhe dritë e plotë, që qëndron mbi çdo fjalë dhe udhëzim tjetër, siç thotë i Madhëruari: "Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur (Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur'ani) është i lartë dhe plot urtësi." [Zuhruf 4].

Secde 32:24

Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit (në udhën e drejtë). ... - Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: "...prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)", domethënë, dijetarë rreth ligjit të Zotit dhe rrugëve të shumta të udhëzimit. Ata ishin të udhëzuar dhe udhëzues për të tjerët, nëpërmjet dritës së diturisë që Zoti u dhuroi. Libri që Zoti u shpalli atyre ishte udhëzimi dhe drita, ndërsa ata që e besuan këtë libër ishin dy kategori:1. Udhëheqës dhe imamë, që udhëzonin dhe mësonin edhe të tjerët me dritën e diturisë që Zoti u fali, duke i nderuar me të.2. Pasues, që udhëzoheshin dhe merrnin mësim nga këta udhëheqës të mirë.Këta të fundit ishin të gradave të ndryshme, në varësi të pasimit të dritës së sjellë nga Zoti. Ndërsa grupi i parë, sigurisht, që qëndronin në gradë më të lartë. Ata vinin menjëherë pas gradës së profetëve, kjo është grada e të sinqertëve. Këtë gradë të lartë ata e arritën nëpërmjet durimit për të mësuar diturinë e dobishme e për t’ua mësuar të tjerëve, nëpërmjet devotshmërisë dhe ftesës së njerëzve në rrugën e Allahut dhe duke duruar vështirësitë dhe mundimet gjatë kësaj rruge. Gjithashtu, ata e ruajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë dhe u treguan shumë të vëmendshëm, që gjithmonë ta frenonin veten, sa herë që epshet dhe dëshirat i nxisnin për t’u harruar në argëtime e kotësi. Ata ishin gjithmonë të matur dhe të kujdesshëm. Allahu i lartësuar thotë:Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe(e të sigurt) për argumentet Tona.. - Në lidhje me imanin në librat e argumentet e Zotit, ata arritën gradën e sigurisë së plotë, pra, të diturisë së plotë dhe të sigurt, që prodhon dhe sjell punë të mira, sipas diturisë. Ata ndoqën hapat e duhur për të mësuar diturinë e dobishme nga burimi i saktë dhe i sigurt i Zotit, i vetmi burim që sjell sigurinë dhe largon çdo dyshim, pra, nga Shpallja e Zotit. Ata ishin gjithnjë duke mësuar çështjet dhe argumentonin vazhdimisht me faktet e shumta të sjella nga Zoti dhe Profeti, derisa arritën atë gradë të lartë të sigurisë së plotë në çdo çështje të Zotit dhe Shpalljes. Kështu, me durim dhe siguri e dituri të plotë arrihet grada e udhëheqësit (imamit) në fenë e Zotit. Por kishte edhe çështje për të cilat bijtë e Izraelit ranë në kundërshti. Pati prej tyre që ia qëlluan të vërtetës dhe pati që nuk ia qëlluan, ose me vetëdije ose gabimisht. Thotë i Madhëruari:

Secde 32:25

S’ka dyshim se është Zoti yt Ai i cili do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kijametit për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshin. - Edhe Kur'ani tregon disa nga çështjet, për të cilat ranë në kundërshti bijtë e Izraelit. Sigurisht, nëse Kur'ani na vërteton njërën prej tyre, kjo tregon se ajo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është gabim dhe e kotë.

Secde 32:26

A nuk marrin mësim ata(mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbanimet e të cilëve shpesh kalojnë? -A nuk shërbejnë këto ndodhi si argument për këta që i mohojnë profetët dhe si udhëzim për t’i drejtuar tek e vërteta? Edhe popujt e shkuar që Zoti i shkatërroi ndoqën të njëjtën rrugë si këta mohuesit e sotëm. Le të udhëtojnë dhe të ecin përmes vendbanimeve të tyre dhe të shohin me sytë e ballit si përfunduan ata, siç ishte populli i Hudit, Salihut dhe populli i Lutit.Me të vërtetë në ato(vende të shkretuara)ka argumenta të shumta.... -Ka argumente për besnikërinë e profetëve, që u dërguan ndër ata popuj, për kotësinë dhe rrugën e humbjes ku ishin zhytur ata të mjerë. Ata ishin zhytur në idhujtari dhe poshtërsi, larg shpalljeve të Zotit. Këto ajete na tregojnë se çdokush që bën të njëjtat vepra si ata popuj, do ta pësojë njëlloj si ata. Këto ajete na tregojnë, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar do t’i ringjallë robërit për t’i shpërblyer në Ditën e Ringjalljes dhe Tubimit para Tij, kur të thirren për t’u bashkuar të gjithë në vendin e tubimit.... a nuk po dëgjojnë me vëmendje?! - A nuk i dëgjojnë dhe kuptojnë ajetet e Allahut? Nëse i dëgjojnë me kujdes dhe dëshirojnë për t’i kuptuar, ata me siguri kanë për të përfituar. Kështu do të ndodhte nëse do të ishte një dëgjim i kujdesshëm dhe i mirë, si dhe një logjikë e shëndetshme e rregullt. Kështu, ata nuk do të vazhdonin të ishin në atë gjendje mosbesimi e poshtërsish, që e bëjnë të pashmangshëm dënimin e ashpër të Zotit.

Secde 32:27

A nuk e shohin ata se Ne çojmë ujin në tokën e shkretuar... -A nuk e shohin me sytë e tyre këtë mirësi të madhe që u kemi dhuruar dhe urtësinë Tonë të plotë e absolute? Ne dërgojmë ujin, nëpërmjet shiut ose lumenjve në tokën shkretuar, ku nuk ka bimësi:dhe me të nxjerrim bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre dhe ata vetë. -Nxjerrim bimësi të shumëllojshme, të cilat i hanë bagëtitë dhe njerëzit, gjithashtu.A nuk kanë sy të shohin(e të kuptojnë)?! - A nuk i shohin këto mirësi? Nëpërmjet këtyre mirësive marrin jetë vendet dhe krijesat e shumta që mbushin tokën. A nuk i bën ky shikim që të hapin sytë e zemrës dhe të shpirtit, dhe të shohin dritën për të gjetur rrugën e drejtë? Por ja që shumë nga ata i ka zënë verbëria dhe i ka vënë poshtë pakujdesia dhe dhe harresa. Ata nuk dinë të shohin ashtu siç shohin burrat e urtë dhe të mençur. Ata shohin si të pakujdesshmit e mendjelehtët dhe çdo gjë e mbrapshtë u duket normale. Ata nuk arrijnë të shohin dritën, që t’u jepet sukses për të mirën dhe besimin.

Secde 32:28

Ata thonë: “Kur do të përmbushet ai premtim(i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! - Keqbërësit e mosbesimtarët kërkojnë që t’u ngutet dënimi që u kërcënohet, sepse ata mohojnë profetët dhe shpalljet. Me këtë tregojnë se nuk e besojnë ringjalljen. Ata tregojnë, gjithashtu, kokëfortësinë, kryeneçësinë, inatin dhe urrejtjen e tyre ndaj së vërtetës. “Kur do të përmbushet ai premtim (i Zotit), nëse po thoni të vërtetën?! Kur do të vijë ajo ditë, kur do të bëhet ndarja mes nesh dhe jush? Kur do të vijë dita kur ne do të dënohemi, sipas pretendimit tuaj?” Kështu u drejtoheshin ata profetëve, madje thoshin edhe: "... nëse po thoni të vërtetën." Me këtë fjalë, ata pretendonin e mëtonin se profetët nuk thoshin të vërtetën.

Secde 32:29

Thuaj: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”. - Atëherë kur do të ndodhë ndarja mes nesh, ajo është dita kur ju do të ndëshkoheni. Njohja e asaj dite nuk ka për t’ju sjellë asnjë dobi, sepse kurdo që të vijë ajo, kjo do të shënojë fundin e afatit tuaj. Atë ditë nuk do të keni mundësi të rregulloheni dhe të besoni, sepse çdo gjë do ta shihni qartë. Nëse do t’ju jepej mundësia të rregulloheshit e të besonit, atëherë do të kishte kuptim kjo pyetje që ju bëni. Por duke qenë se kur të vijë ajo ditë, nuk do të ketë asnjë dobi për ju, kjo pyetje është e pakuptimtë. Me ardhjen e asaj dite nuk ka më kthim për robërit, sepse ka përfunduar koha e sprovës dhe përzgjedhjes. I Lartësuari thotë: “Ditën e Gjykimit, mohuesve nuk do t’u bëjë dobi besimi i tyre e as që do t’u jepet afat”, sepse tashmë nuk ka më besim tek e fshehta, por besim tek e dukshmja. Atyre nuk do t’u jepet afat që të rregullojnë atë që prishën dhe që të besojnë. Pendimi nuk ka për t'u pranuar prej tyre.

Secde 32:30

Ndaj, ti largohu(distancohu)prej tyre dhe prit... -Nëse ata arrijnë në këtë gjendje injorance e arrogance dhe kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, atëherë distancohu prej tyre dhe prit, për të parë se çfarë do të ndodhë me ta. Dënimi është i pashmangshëm për ta, por Allahu ka vendosur një afat, i cili nuk shpejtohet e as nuk vonohet.se edhe ata janë duke pritur. -Edhe ata po presin për ty lloj-lloj ligësish dhe fatkeqësish. Por le ta dijnë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë ndaj Zotit.Këtu përfundon tefsiri i sures Sexhde, me ndihmën e Allahut dhe mirësinë e Tij. Atij i takon lavdërimi më i plotë, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimi!

Ahzab 33:1

O Profet! Kije frikë Allahun, e mos u shko pas jobesimtarëve dhe hipokritëve! Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -O Ti, që Allahu të dalloi me profetësi dhe të veçoi ndër njerëz për të të shpallur Shpalljen e Tij, duke të lartësuar mbi të gjitha krijesat! Ji mirënjohës për mirësitë që të dhuroi Zoti yt! Këtë mirënjohje duhet ta shprehësh duke u stolisur me takua, e cila është një cilësi që ti më shumë se çdokush tjetër duhet ta përmbushësh në veten tënde. Devotshmëria nënkupton vepra e fjalë që bëhen për hir të Zotit, si dhe të jesh i ruajtur nga gjërat e ndaluara. Ato duhen kryer ashtu siç e do Zoti yt, prandaj ji i përkushtuar për këtë! Përveç kësaj, përpiqu dhe lufto me gjithë shpirt për të kumtuar Shpalljen e Allahut! Përhape ndër njerëz Shpalljen e Zotit dhe përkushtohu në këshillimin dhe rregullimin e njerëzve me fjalët, veprat dhe përkujdesin më të madh. Mos lejo të të shmangë nga ky qëllim e pikësynim asgjë dhe askush. Mos dëgjo e paso fjalët e mohuesve, të cilët e kanë shfaqur haptazi armiqësinë e urrejtjen ndaj Allahut e Profetit, dhe as fjalët e munafikëve, të cilët e mbajnë fshehur mohimin dhe shfaqin të kundërtën. Këta janë armiqtë e vërtetë, prandaj mos iu bind atyre në ato çështje që cenojnë devotshmërinë dhe bien ndesh me të. Mos shko pas epsheve dhe dëshirave të tyre, sepse do të të largojnë nga rruga e drejtë e Zotit.

Ahzab 33:2

Dhe zbatoje me besnikëri atë që po të shpallet nga Zoti yt! Allahu e Di mirë gjithçka që bëni ju. -Përkundrazi, ndiq rrugën dhe atë që të shpallet nga Zoti, sepse ajo është rruga e mëshirës dhe dritës! Vetëm këtë rrugë paso dhe shpreso mëshirën dhe shpërblimin e madh të Zotit. Dijeni mirë se Ai di për gjithçka që ju bëni, madje edhe hollësitë më të fshehta. Ai ka për t'ju shpërblyer sipas këtyre veprave, që i di mirë rreth jush, qofshin ato të mira apo të këqija. Nëse për një çast të vjen ndonjë mendim se, nëse nuk pason dëshirat e tyre devijuese, mund të të vijë prej tyre ndonjë sprovë e ligësi, ose kjo mund të cenojë disi udhëzimin e njerëzve dhe përhapjen e të mirës ndër ta, atëherë mos e ndiq këtë mendim dhe ruaju shumë nga të tilla kurthe të shejtanit të mallkuar. Në të tilla raste, përdor atë armë të fuqishme, që të ndihmon për këtë rast dhe për çdo rast tjetër: teuekulin, pra, mbështetjen e plotë tek Allahu. Mbështetu e kërko ndihmë tërësisht veçse tek Zoti yt, ashtu siç duhet të mbështetet ai që nuk ka në dorën e vet as dëm e as dobi, as jetë e as vdekje apo ringjallje. Mbështetju të Plotëfuqishmit Mëshirëplotë, që të të ruajë nga e keqja e tyre. Kërkoi ndihmë Atij, për të plotësuar dhe përmbushur sa më mirë çështjet e fesë dhe të besimit, për të cilat je urdhëruar nga Zoti. Ki besim e siguri të plotë tek Allahu se do ta ofrojë e mundësojë atë që i kërkon, në çdo gjendje qofsh.

Ahzab 33:3

Dhe mbështetju Allahut! Mjafton që Allahu të jetë Mbrojtësi yt. -Allahu është më i miri, në dorën e të Cilit duhet të lihen veprat. Ai kujdeset më mirë për veprat e robit dhe zgjedh gjithmonë më të mirën për të, sepse Ai është i Gjithëditur dhe i Urtë dhe e di shumë mirë se cila është më e mira për robin, edhe pse robi vetë nuk e di. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e ka plotësisht pushtetin që t'ia ofrojë robit atë që e ndihmon, ndërsa robi është tërësisht i dobët dhe i pafuqishëm. Allahu është më i mëshirshëm për robin sesa robi për veten e vet dhe sesa nëna për fëmijën e vet. Allahu është më i dashur për robin se çdokush tjetër dhe është kujdestari më i mirë, sidomos kur bëhet fjalë për robërit e Tij të zgjedhur. Për këta, Ai vazhdon të kujdeset dhe t'i edukojë e drejtojë drejt mirësive dhe vazhdimisht u dhuron mirësitë e begatitë e Tij, të dukshme e të fshehura. Ky kujdes dhe këto mirësi janë edhe më të shumta kur Ai vetë i urdhëron që t'i mbështeten Atij dhe t'ia lënë veprat e tyre në dorën e Tij, duke premtuar që, nëse e bëjnë këtë ashtu siç duhet, atëherë mos ki dyshim për lehtësimet dhe ndihmën që vjen nga Mëshirëploti. Çdo çështje thjeshtësohet, çdo vështirësi lehtësohet, çdo sprovë kalon më lehtë, çdo fatkeqësi largohet, çdo nevojë e robit pakësohet dhe përmbushet, begatitë e Zotit zbresin, ligësitë largohen e zhduken. Në të tilla kushte, mund të shohësh që një njeri i dobët, i cili i është mbështetur tërësisht Allahut, duke i lënë veprat në dorën e Tij, të përmbushë vepra të cilat edhe një grumbull i tërë njerëzish nuk mund t'i përballojnë. Këtij njeriu, Allahu ia lehtëson që të bëjë vepra që edhe më të fortët nuk mund t’i bëjnë. Allahut i kërkojmë ndihmë për çdo gjë të mirë që na afron tek Ai dhe të na ruajë nga çdo ligësi që na largon nga Ai!

Ahzab 33:4

Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar - , t'i konsideroni si nënat tuaja. -Allahu i Lartësuar i qorton dhe këshillon besimtarët që të mos flasin dhe të pohojnë gjëra të pavërteta, ashtu siç gënjejnë njerëzit e padrejtë e të paditur. Këto fjalë janë mashtrime e shpifje, të cilat sjellin gjëra të ndaluara nga Sheriati i Zotit. Këtu kemi të bëjmë me një rregull të përgjithshëm në Sheriatin e Zotit, në lidhje me atë çfarë flasim ose për lajmet që përcjellim rreth gjërave që ndodhin. Allahu i Madhëruar i veçoi këto çështje, sepse ato ndodhin shpesh dhe njerëzit kanë nevojë shumë të madhe që të dinë dispozitat rreth tyre. Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu nuk ka bërë dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu..." Kjo është diçka që kurrë nuk mund të ndodhë, prandaj kurrë të mos thoni për dikë që ka dy zemra brenda tij, dhe kështu të gënjeni rreth krijesës së Zotit. Pastaj thotë: "...dhe as nuk jua lejoi që gratë tuaja, - prej të cilave largoheni me dhihar, - ti konsideroni si nënat tuaja". Domethënë, të konsiderosh gruan si në vend të nënës, duke i thënë: "... të kam si nënën time". Allahu i Madhëruar nuk i ka bërë gratë si nënat. Nëna jote është ajo që të ka lindur dhe që gëzon statusin e gruas më të lartë që meriton respektin dhe bamirësinë tënde. Martesa me të është haram për ty, ndërsa gruaja është hallall. Atëherë, si mund të vesh shenjën e barazimit mes dy gjërave të kundërta? Kjo është diçka që nuk lejohet, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve." [Muxhadile 2].Dhe as nuk ju lejon që djemtë tuaj të adoptuar të kenë përkatësinë tuaj (atërore). -Fëmijët e birësuar nuk janë fëmijët tuaj biologjikë, por quhen thjesht të birësuarit tuaj. Para Islamit dhe në fillimet e tij, i birësuari merrte atësinë e birësuesit. Allahu i Madhëruar e ndryshoi këtë zakon. Fillimisht, Ai tregoi se kjo është diçka jo e mirë, madje e shëmtuar, sepse, në fakt, është mashtrim e shpifje, dhe çdo mashtrim dhe shpifje nuk ka vend në Sheriatin e Zotit dhe besimtarët nuk e kanë atë cilësi. Kështu, Allahu i Lartësuar na e qartëson se bijtë tanë të vërtetë nuk janë ata që i kemi birësuar, por ata që janë lindur prej nesh. Ndërsa këta që janë lindur prej tjetër kujt, mund t’i quajmë ‘i adoptuar’. Nëse ju thoni për të birësuarin se ai është biri i filanit (adoptuesit), ose ky është babai i filanit, kjo është e gabuar. Allahu i lartësuar thotë:Këto janë vetëm fjalë që ju i shqiptoni me gojët tuaja -Janë fjalë jo të vërteta dhe të padrejta.dhe është Allahu Ai që thotë të vërtetën, dhe është Ai që udhëzon(atë që do)në rrugën e drejtë. -Ai thotë veçse të vërtetën dhe atë që është e sigurt, prandaj dhe ju udhëzon që të pasoni udhëzimet e Tij. Fjalët dhe ligji i Allahut janë të vërteta, ndërsa fjalët dhe veprat e kota nuk mund t'i atribuohen Atij dhe nuk mund të jenë prej udhëzimit të Tij. Ai udhëzon veçse në rrugën e drejtë dhe në vërtetësi. Por edhe fjalët e robërve ndodhin me lejen e Tij, qofshin të mira apo të këqija. Pastaj i Madhëruari na mëson si të veprojmë. Ai thotë:

Ahzab 33:5

U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. -Ju duhet t’u njihni përkatësinë e vërtetë atësore, duke përmendur prindërit e tyre biologjikë. Kjo është më e drejtë dhe e rregullt tek Allahu.Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. -Nëse nuk i dini kush janë prindërit e tyre biologjikë, atëherë "... atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj", domethënë, konsiderojini si vëllezërit e tuaj në fe dhe si miqtë tuaj në Islam. Quajini vëllezër në Islam. Kështu, nuk lejohet që ata të quhen fëmijët tuaj. Nëse ua dini prindërit e tyre biologjikë, atëherë ua atribuoni atyre; dhe nëse nuk ua dini, atëherë quajini si vëllezër në fe ose miq. Mos mendoni se fakti që nuk u dihen prindërit biologjikë mund të jetë si justifikim që t’i quani si fëmijët tuaj. Kjo është e palejueshme.Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. -Nuk ka gjynah për ju në ato fjalë që i keni thënë më parë ose në rastet kur ju e bëni këtë gabimisht, por keni gjynah në ato fjalë që i thoni me vetëdije, edhe pse e dini se është e ndaluar.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai ju fal dhe ju mëshiron ju, duke mos ju dënuar për gjynahet e kaluara dhe ju ka falur gjithashtu edhe për ato që i thoni gabimisht. Gjithashtu, pjesë e faljes dhe mëshirës së Allahut është edhe fakti që Ai ju qartësoi të gjitha ligjet që ju mësojnë dhe rregullojnë fenë dhe dynjanë tuaj. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar!

Ahzab 33:6

Allahu i Lartësuar u bën besimtarëve një përshkrim të Profetit, që ata të njohin gradën dhe cilësitë e tij të larta dhe të sillen me të me respekt, ashtu siç e meriton ai. Allahu i madhëruar thotë:Profeti është më i mëshirshëm(e i kujdesshëm)për besimtarët se sa ata vetë për veten e tyre, ndërsa gratë e tij janë si nënat e tyre(pra nuk lejohet martesa me to). -Njeriu më i rëndësishëm, madje edhe më i rëndësishëm se vetja jonë, është Profeti i Zotit. Kështu duhet parë dhe trajtuar Profeti i Zotit, sepse ai na ka ofruar dhembshurinë, mëshirën dhe këshillat më të mira, si njeriu më i dashur. Ai ka qenë më i mëshirshmi dhe më i dhembshuri për ne, madje edhe më i dhembshur sesa ne për veten tonë. Profeti (a.s) është njeriu që na ka ofruar shembullin dhe mirësinë më të madhe që mund ta ofrojë një krijesë. Mjafton të mendosh se çdo grimcë mirësie dhe çdo ligësi, nga e cila kemi shpëtuar, ka ndodhur nga udhëzimi që Profeti solli nga Zoti ynë. Ai është rruga e porta e çdo mirësie që Zoti solli ndër ne. Prandaj duhet që dëshirat tona të mos bien ndesh me udhëzimet e këtij Profeti dhe asgjëje nuk duhet t'i jepet përparësi para asaj që dëshiroi Profeti i Zotit. Përparësi i duhet dhënë vetëm dëshirës dhe porosive të tij. Fjalës dhe udhëzimit të tij i duhet dhënë pëparësi mbi fjalën e çdokujt prej njerëzve, kushdo qoftë ai. Besimtari e shkrin gjithë pasurinë, madje dhe jetën e tij dhe të familjes e fëmijëve të tij para jetës së Profetit dhe nderit të figurës së tij. Nuk ka në zemrën e besimtarit dashuri më të madhe për ndonjë krijesë sesa dashuria për Profetin e Zotit. Ata nuk flasin para Profetit dhe kurrë nuk dalin para gjykimit dhe qëndrimit të Profetit, në çdo çështje që ai ka gjykuar. Profeti (a.s) është si prind për besimtarët, sipas disa leximeve që sahabët i kanë bërë ajetit kuranor. Ai është kujdesur për çdokënd dhe për udhëzimin e të gjithë besimtarëve, ashtu si prindi për fëmijët e vet. Nga kjo rrjedh edhe ligji që gratë e tij konsiderohen si nëna të besimtarëve; si nëna qoftë në aspektin që e kanë haram të martohen me to, por edhe në aspektin e respektimit dhe nderimit të tyre. Megjithatë, nuk lejohej që burrat e huaj të veçoheshin me to apo që ata të shërbenin si shoqërues (mahrem) në udhëtimet e tyre. Me sa duket, këto ajete janë si një parathënie e historisë së Zejdit, të birit të Harithit, i cili më parë quhej Zejdi i biri i Muhamedit. Kështu vazhdoi, derisa u shpallën ajetet: "Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj por (ai është)i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë Profetëve." [Ahzab 40]. Atëherë, ata u thirrën sipas atësisë biologjike. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton se besimtarët janë të gjithë si fëmijë të Muhamedit (a.s) dhe ai është si prind për ta; askush nuk ka ndonjë status e vend të veçantë, në këtë aspekt. Kështu, edhe pse Zejdi nuk quhet më Zejdi i biri i Muhamedit në aspektin e atësisë biologjike, ai vazhdon të jetë djali i Muhamedit në Islam, ashtu si të gjithë besimtarët. Për këtë arsye, nuk ka shkak për pakënaqësi e shqetësim për dispozitat rreth birësimit. Duke qenë se gratë e Profetit janë si nëna për besimtarët, atëherë nuk lejohej martesa me to pas Profetit (a.s), ashtu siç edhe thotë shprehimisht Allahu i Madhëruar: "Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, e nuk ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij. Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu." [Ahzab 53]. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:Në ligjin e Allahut, farefisi juaj ka më shumë të drejta mbi ju(në çështjen e trashëgimisë)sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët(të mërguarit). -Farefisi, të afërmit apo të largëtit qofshin "... kanë më shumë të drejta mbi ju (në çështjen e trashëgimisë), sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (të mërguarit).” Kështu, ata trashëgojnë njëri-tjetrin dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Ata janë më parësorë se çdo aleancë e lidhje tjetër, në këtë aspekt. Në fillim të Islamit, edhe fëmijët e birësuar merrnin pjesë nga trashëgimia e adoptuesit, ashtu si trashëgimtarët e farefisit. Por më pas Allahu i Lartësuar e kufizoi trashëgiminë veçse në farefis dhe i përjashtoi të birësuarit. Kjo tregon butësinë, mëshirën dhe urtësinë e madhe të Allahut. Nëse do të vazhdonte siç ishte në fillim, atëherë do të kishte konflikte dhe përçarje të madhe ndër njerëz, sepse nga trashëgimia mund të përjashtoheshin njerëz të farefisit dhe gjakut. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: "... farefisi juaj ka më shumë të drejta mbi ju (në çështjen e trashëgimisë) sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (të mërguarit)." Pra, nuk ka rëndësi a janë të afërmit prej muhaxhirëve apo jo, farefisi është parësor në këto aspekte. Ky ajet tregon se afërsia me farefisin është më e madhe dhe ata janë përgjegjës dhe sipërmarrës më parësorë për njëri-tjetrin mbi çdo njeri tjetër, në të gjitha llojet e sipërmarjeve, si ajo për martesë, në lidhje me kujdestarinë ligjore, kujdestaria mbi pasurinë etj. etj. Farefisi janë sipërmarës dhe përgjegjës për njëri-tjetrin. (Sigurisht, nëse janë besimtarë). Pastaj i Madhëruari thotë:Megjithatë, lini çfarë të jetë e mirë për miqtë tuaj të ngushtë (nëpërmjet testamentit, dhuratës etj). -Kjo është në dëshirën tuaj, nëse e bëni vullnetarisht, por jo me detyrim dhe të sanksionuar. Mund t'u jepni atyre nëse dëshironi t'u bëni bamirësi.Kjo është e shkruar në Libër. -Ky gjykim është i shkruar dhe vendosur në Librin e Zotit dhe është renditur në Kur'anin e Tij. Kështu që duhet që të veprojmë dhe ta zbatojmë atë.

Ahzab 33:7

Dhe(kujto)Kur Ne morëm prej profetëve një premtim(solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne. -Allahu i Madhëruar na njofton për një besë të fortë që ka marrë prej profetëve në përgjithësi, dhe prej këtyre 5 më të përzgjedhurve, në veçanti. Ai mori premtimin për të përmbushur tërësisht detyrat e fesë së Tij dhe për t’u përpjekur fort për lartësimin e fjalës së Tij. Kjo është rruga nëpër të cilën ecën të gjithë profetët e shkuar derisa u mbyll vargu i tyre me dërgimin e Muhamedit (a.s), që është më i miri i tyre dhe zotëria i të gjithë të dërguarve. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit që t'i marrin si shembull këta profetë dhe të pasojnë rrugën dhe udhëzimin e tyre.

Ahzab 33:8

Për t’i marrë në pyetje(dhe shpërblyer)të sinqertët për sinqeritetin e tyre. Dhe për jobesimtarët Ai ka përgatitur një Ndëshkim të dhembshëm. -Kështu, Allahu i Madhëruar ka për t'i pyetur dhe marrë në përgjegjësi si profetët që dërgoi, ashtu edhe popujt në të cilët i dërgoi këta profetë. Ai do t’i marrë në pyetje rreth asaj bese të fortë: A e çuan në vend dhe a e përmbushën ashtu siç duhej? A u treguan të sinqertë në adhurimin e Zotit dhe jetën sipas Shpalljes së Tij? Nëse po, atëherë ka për t'i shpërblyer me kopshtet e mirësive. Nëse jo dhe e kanë mohuar, atëherë do t'i ndëshkojë me dënimin e dhembshëm. Allahu i Madhëruar thotë: "Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut)." [Ahzab 23].

Ahzab 33:9

O ju që keni besuar! Kujtojeni Mirësinë e Allahut, kur ju erdhi një ushtri(për t'ju sulmuar)dhe Ne lëshuam kundër tyre një furtunë dhe forca që ju nuk i shihnit. Allahu e sheh mirë gjithçka që bëni ju. -Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij besimtarë mirësinë e madhe që u bëri gjatë kësaj historie kur një ushtri e madhe e disa aleatëve u mblodh për t'i luftuar dhe shfarosur, duke i nxitur të jenë mirënjohës. Ushtritë e Mekës dhe gjithë Hixhazit u mblodhën për t'i luftuar nga sipër, ndërsa ushtritë e Nexhdit u mblodhën nga poshtë. Ata vendosën prerazi dhe u betuan që të shfarosnin Profetin dhe sahabët e tij. Kjo ishte lufta e Hendekut ose, siç quhet ndryshe, e Ahzabit. Përveç këtyre ushtrive, kundër tij u vunë edhe fiset judeje, që ishin rreth e rotull Medinës. Për të përballuar sulmet e ushtrisë së madhe, Profeti (a.s) hapi një hendek të madh rreth Medinës. Kështu aleanca e mohuesve dhe idhujtarëve bëri një rrethim shumë të dhimbshëm dhe të vështirë për muslimanët. Aq shumë u vështirësua jeta në Medinë, saqë Allahu i përshkroi me fjalët:

Ahzab 33:10

Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt(nga frika)dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh(të kota). -Zemrat u shkuan në fyt nga frika dhe vështirësia, aq sa u shkonin lloj-lloj mendimesh. Pasiguria arriti kulmin kur shihnin gjithë ato masa shtrënguese dhe atë rrethim aq të fortifikuar. Ky rrethim vazhdoi për një kohë të gjatë. Allahu e përshkruan kështu gjendjen e besimtarëve: "... shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota).". Ju kishit mendimet e këqija se Allahu nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe se nuk do të plotësonte dhe lartësonte fjalën e Tij.”

Ahzab 33:11

Atje u sprovuan besimtarët dhe u tronditën me një tronditje të fortë. -Kjo ishte për besimtarët një sprovë shumë e madhe dhe ata u tronditën shumë, me ankth e pasiguri për jetën e familjet e tyre, me uri e vuajtje të pashembullta. Kështu i sprovoi Allahu besimtarët, që të dilte në pah imani i tyre dhe t’u shtohej e forcohej më shumë siguria për ndihmën e Allahut. Dhe, vërtet, u shfaq dhe doli në pah imani i tyre, sinqeriteti dhe siguria e mbështetja e pathyeshme në Allahun! Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi e mirënjohja! Me këtë qëndresë, ata ia kaluan dhe i lanë pas të parët dhe të fundit. Pikërisht kur u shtuan vuajtjet e sprovat rëndonin njëra tjetrën, atëherë imani i tyre arriti gradën e sigurisë së plotë, ashtu si ta shihje të vërtetën me sy. I Lartësuari thotë: “Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu)." [Ahzab 22.] Në të tilla sprova del qartë edhe hipokrizia e dyfytyrëshve. Ata e nxorën në shesh atë që e mbanin fshehur në zemër.

Ahzab 33:12

(Kujto)kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thoshin: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan gjë tjetër veçse mashtrim,” -Ky është kriteri dallues për çdo munafik, që del në pah gjatë fitnes. Imani i tij është i paqëndrueshëm. Ai shikon me mendjen e tij të mangët dhe të lehtë ngjarjet dhe sprovat që i ndodhin dhe bie pre e tyre, duke e zënë frika dhe paniku. Atyre u shteron durimi, prandaj bëhen faktorë destabilizimi në radhët e besimtarëve. Kështu, as vetë nuk bëjnë durim dhe as të tjerët nuk i lënë rehat nga sherri i tyre. Pikërisht këta njerëz thanë:

Ahzab 33:13

Dhe (kujto)kur një grup prej tyre thanë: “O burra të Jethribit! -Vëreni me kujdes se si munafikët u drejtohen besimtarëve, jo duke u folur me emër si "o besimtarë" ose "o muslimanë", por duke u folur thjesht me emrin e qytetit, si banorë të atij qyteti. Me sa duket, në ato zemra që i kishte pushtuar frika nuk kishte vend lidhja e besimit dhe Islami. Për ta, ky detaj kaq i rëndësishëm nuk kishte asnjë vlerë.Sot nuk do të mund ti bëni ballë(luftës), ndaj kthehuni(në Medine)!” -Në këtë vend ku jemi pozicionuar për të mbrojtur Medinën nuk kemi gjetur mbrojtje të mirë. Besimtarët, në fakt, pasi ishin këshilluar, kishin vendosur të dilnin jashtë Medinës, pikërisht në atë vend ku edhe gërmuan atë hendek të gjatë, për t’u mbrojtur sa më mirë. Dhe këta faqezinj frikacakë u kërkonin që ta linin frontin e mbrojtjes, që kishin përgatitur dhe të ktheheshin në Medinë. Prandaj thanë: "Sot nuk do të mund t’i bëni ballë (luftës), ndaj kthehuni (në Medinë)!” Këto ishin fjalët e tyre destabilizuese dhe demoralizuese. Ata donin të rrënonin moralin dhe forcën e ushtrisë, duke u thënë se nuk kishin forcë të përballoni armikun. Me fjalë të tjera, po i urdhëronin që të braktisnin frontin dhe luftën dhe të iknin të dëshpëruar dhe të përçarë. Ky është lloji më i dëmshëm dhe më i lig i armiqve. Poshtë këtyre vinte një grup tjetër, të cilët i pushtoi frika dhe filluan të kërkonin që të largoheshin nga formacionet luftuese, duke nxjerë lloj-lloj justifikimesh të kota. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Një grup prej tyre i kërkonin leje Profetit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura.”, edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura. -Familjet tona janë në rrezik dhe kemi frikë se armiku do të na sulmojë dhe ne nuk do të jemi atje për t'i ndihmuar. Për këtë arsye, na jep leje që të kthehemi, që të mund t'i mbrojmë familjet tona. Dhe, në fakt, ata po gënjenin. I Lartësuari thotë:Në të vërtetë ata nuk donin gjë tjetër por veçse të iknin. -Qëllimi i tyre i vetëm ishte largimi nga fushëbetejës. Të gjitha ato fjalë e justifikime ishin thjesht pretekste për t'u larguar. Këta e kishin imanin të dobët, aq sa ai tronditej gjatë sprovave dhe vështirësive. Madje, Allahu i Madhëruar thotë:

Ahzab 33:14

Nëse (armiqtë)do t’u hynin atyre nga anët e saj(Medines)dhe prej tyre të kërkohej tradhtia(e besimit të drejtë e kthimi në idhujtari), ata me siguri do të tradhtonin pa u vonuar aspak. -Nëse armiku do të hynte në Medinë dhe ta pushtonte atë, ata jo vetëm që nuk do të luftonin, por do t'i përgjigjeshin ftesës së mohuesve për ta lënë fenë e Zotit dhe do të braktisnin fenë dhe besimin e pastër. Madje, Allahu thotë: "... ata me siguri do të tradhtonin pa u vonuar aspak...", sepse do t'u përgjigjeshin pa asnjë rezistencë. Ai thotë : "... pa u vonuar aspak", nuk do të bënin asnjë rezistencë, por thjesht, me të parë pushtimin e armikut, do t'i përgjigjeshin atij në gjithçka që ai kërkonte, duke miratuar kufrin e tyre. Ky është realiteti i këtyre njerëzve dhe gjendja e besimit të tyre.

Ahzab 33:15

Dhe ishin ata që më parë i patën dhënë besën Allahut se kurrë nuk do të bënin prapa(në luftë). ... -Kjo ishte gjendja e tyre, edhe pse i patën dhënë besën Zotit se kurrë nuk do të tërhiqeshin.Dhe për premtimin që i jepet Allahut(sigurisht)duhet përgjigjur. -Le ta dinë të gjithë se premtimet ndaj Allahut kanë përgjegjësi për t'u mbajtur. Ai ka për t'i marrë në llogari të gjithë për këto premtime, prandaj nëse ata i kanë thyer, atëherë si e mendojnë se do të jetë përfundimi i tyre? Çfarë do të bëjë Zoti me ta?

Ahzab 33:16

Thuaj: “Ikja për t'i shpëtuar vdekjes ose vrasjes(në luftë) nuk ju sjell asnjë dobi. Edhe po të shpëtoni atëherë, nuk do të jetoni veçse për pak kohë.”. -Duke i qortuar për dorëzimin e tyre dhe duke i njoftuar se kjo nuk ka për t'u sjellë asnjë dobi të pretenduar, thuaju atyre: “Ikja për t'i shpëtuar vdekjes ose vrasjes (në luftë) nuk ju sjell asnjë dobi. Edhe po të shpëtoni atëherë, nuk do të jetoni veçse për pak kohë.” Siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” [Al-Imran 154]. Shkaqet mund të sjellin pasojat vetëm nëse nuk bien ndesh me ligjin dhe caktimin e Zotit. Por nëse vjen caktimi kaderi dhe vendimi (el-kadau) i Zotit, zhvlerësohet çdo shkak dhe nuk sjell asnjë pasojë. Çdo përpjekje që njeriu mendon se mund ta ndihmojë, nuk ka për t'i sjellë asnjë dobi të shpresuar. Kur ju u larguat nga lufta, që t'i shpëtoni vdekjes dhe vrasjes, e bëtë këtë që të mund të jetoni e shijoni akoma kënaqësi të kësaj dynjaje. Por diheni se: "... atëherë do të jetoni veçse për pak kohë." Dhe kjo kënaqësi e pakët është shumë e papërfillshme përballë gjynahut të madh që bëtë me dezertimin tuaj dhe braktisjen e urdhrit të Zotit. Me këtë, ju privoni veten tuaj nga mirësia e madhe që Zoti u premtoi durimtarëve në këtë jetë dhe në ahiret, mes atyre kënaqësive të pashembullta dhe të pashtershme.

Ahzab 33:17

Thuaj: “Kush është ai që mund t’ju mbrojë prej Allahut, nëse Ai dëshiron(t'ju godasë me)ndonjë të keqe, ose(kush mund ta ndalë të mirën e tij) nëse Ai dëshiron ndonjë të mirë? -Në këto ajete, Allahu i Madhëruar u tregon njerëzve se asnjë masë e tyre nuk mund t'i mbrojë ata nga dënimi i Tij, nëse Ai dëshiron t'i godasë me fatkeqësi. Ai thotë: "Thuaj: “Kush është ai që mund t’ju mbrojë prej Allahut, nëse Ai dëshiron (t'ju godasë me) ndonjë të keqe, ose (kush mund ta ndalë të mirën e tij)nëse Ai dëshiron ndonjë të mirë?" Allahu është i Vetmi që ka në dorë të japë ose të privojë, të sjellë mirësi ose të godasë me dënime e fatkeqësi. Mirësia vjen veçse prej Tij dhe e keqja mund të largohet veçse prej Tij. Le ta dinë këta dezertorë dhe braktisës të çështjes së Allahut se:Përveç Allahut ata nuk do të gjejnë asnjë mbrojtës e asnjë ndihmëtar”. -Ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmëtar, që t'u japë ndonjë mirësi dhe as mbrojtës që të mund t'u largojë ligësinë dhe fatkeqësitë. Le t'i përkushtohet njeriu veç Atij që është i vetëm dhe i pashoq në çdo drejtim, Atij i Cili i ka në dorë të gjitha çështjet. Le ta dijë se ajo që do të përmbushet është veçse dëshira dhe vullneti i Allahut dhe ajo që Ai e ka përcaktuar në kaderin e Tij. Nëse Allahu të braktis, atëherë nuk ka për të të vlejtur asnjë ndihmëtar e mbrojtës. Në vijim, Allahu i Lartësuar i kërcënon këta dezertorë, që përpiqen të lëkundin besimin e besimtarëve dhe të përçajnë radhët e tyre, madje u jep një kërcënim të fortë. Ai thotë:

Ahzab 33:18

Allahu i di mirë ata që i pengojnë vëllezërit e tyre(nga lufta)dhe u thonë: “Ejani me ne!” -Allahu i Lartësuar i di mirë të dy këto grupe tradhtarësh dhe dezertorësh, si ata që nuk dolën fare në luftë, edhe ata që u thoshnin të tjerëve “Ejani me ne!”, kthehuni në Medinë. Këta lloj njerëzish i dallon sepse:Ata vijnë në luftë vetëm për pak kohë. -Ata rrinë në luftë shumë pak. Ata do t'i shohësh se janë të parët për të dezertuar dhe bërë bisht luftës. Çfarë mund t'i shtyjë ata që të bëjnë luftë? Çfarë imani kanë ata në zemër e çfarë durimi do t'i bënte ata t'i hyjnë luftës në rrugën e Zotit?! Përkundrazi, zemrat i kanë të mbushura tërësisht me frikë e hipokrizi. Ata janë frikacakë e burracakë, që nuk kanë iman aspak ose kanë iman shumë të dobët.

Ahzab 33:19

Por edhe atëherë vrapojnë të marrin veç për vete. -Ata nuk marrin pjesë në luftë as me trupin e forcën e tyre dhe as duke shpenzuar nga pasuria e tyre.Pastaj, kur i pushton frika, do t'i shohësh se si të shikojnë me ata sytë e tyre që rrotullohen si të atij që është në agoni. -Të shohin të tmerruar, njësoj si ai që po i bie të fikët nga frika e vdekjes. E tillë është frika e tyre. Ajo ua ka pushtuar zemrat dhe i ka bërë që të mos mendojnë. Ata druhen se mos i detyrojnë të luftojnë kundër dëshirës së tyre.Dhe kur u largohet frika, ata ju sulmojnë me ato gjuhë therrëse, duke lakmuar për pasuri(plaçkë lufte). -Kur situata qetësohet dhe zotëron paqja, do t'i shohësh se sa mirë që ligjërojnë e flasin me fjalë të mëdha dhe sllogane trimërie, por që të gjitha janë pretendime boshe e të kota. Teksa i dëgjon, mendon se janë trima të sprovuar, që i vërsulen armikut. Kjo është cilësia më e keqe që mund të gjendet tek njeriu: që të jetë koprrac dhe i lëkundur në përmbushjen e detyrimeve: koprrac me pasurinë, duke mos e shpenzuar atje ku duhet, koprrac me trupin e tij, duke mos luftuar armiqtë e Allahut ose të ftojë njerëzit e të përhapë fenë e Allahut, koprrac me prestigjin dhe famën e tij, koprrac me diturinë e tij, këshillat dhe opinionet e tij në çështje të rëndësishme. Për këta lloj njerëzish, që janë në këtë gjendje, Allahu i madhëruar thotë:Të tillë njerëz nuk kanë besuar prandaj Allahu ua asgjësoi veprat e tyre dhe kjo për Allahun është lehtë. -Për shkak të mangësisë së imanit në zemër, Allahu i Madhëruar ua asgjësoi veprat e tyre. Ndërsa besimtarët, Zoti i ruajti nga koprracia e vetes së tyre. Ai i forcoi dhe udhëzoi ata që të përmbushnin atë për të cilën u urdhëruan, duke vënë në shërbim trupin e tyre duke luftuar në rrugën e Zotit, duke e lartësuar me davet fjalën dhe fenë e Tij, duke shpenzuar pasurinë e tyre në rrugët e shumta të mirësive, duke përdorur prestigjin dhe diturinë e tyre në shërbim të çështjes së Zotit.

Ahzab 33:20

Ata mendonin(nga frika e madhe)se ushtritë(armike)ende nuk ishin larguar. -Ata mendonin se armiqtë që ishin tubuar që të luftonin kundër Profetit të Zotit dhe shokëve të tij, ende nuk ishin larguar. Mendonin se ata do të vazhdonin luftën derisa t'i shfarosnin besimtarët. Por nuk u dolën llogaritë, ashtu siç i kishin menduar.Dhe nëse ushtritë(armike)do të ktheheshin edhe njëherë, ata(hipokritët)do të dëshironin të kishin qenë mes beduinëve dhe të sigurt atje larg të merrnin lajme për ju. -Nëse do të ndodhte që ajo ushtri të mblidhej prapë, ata do të dëshironin të ishin larg. Ata do të dëshironin që të mos ishin në Medinë e as afër saj, por të ishin shumë larg, që thjesht të ndiqnin lajmet për së largu se çfarë do të ndodhte. U poshtërofshin dhe u shkatërofshin ata, sepse janë njerëz që askujt nuk i shërben për mirë prania e tyre.Por, edhe sikur të ishin në mesin tuaj, shumë pak do të luftonin. -Për këtë arsye, mos u kushtoni rëndësi dhe të shqetësoheni për ta.

Ahzab 33:21

Vërtet, i Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmendin shumë shpesh Allahun. -Ai e dha këtë shembull të mirë kur mori pjesë edhe vetë në këtë luftë. Ai ishte vetë në vendin e luftës, madje më i fismi e i nderuari, më trimi dhe guximtari. Atëherë, si është e mundur që ju t'i shmangeni dhe të tregoheni koprracë me veten tuaj, kur vetë Profeti i Allahut e ofroi veten e tij në këtë luftë? Ju duhet ta merrni atë si shembull në këtë çështje dhe në çdo çështje tjetër. Dijetarët e usul fikh-ut e kanë marë këtë ajet si dëshmi që tregon se veprat e Profetit (a.s) janë dhe konsiderohen si provë edhe për umetin. Rregulli thotë se dhe umeti i tij duhet t'u përmbahet këtyre veprave, vetëm në rastet kur një provë tjetër tregon se ajo vepër ka qenë detyrë ose e pëlqyeshme vetëm për Profetin. Shembulli që ndjekin njerëzit është i mirë ose i keq. Shembulli i mirë është Profeti (a.s). Ai që e merr si shembull Profetin e Zotit, ai ka ndjekur rrugën që të çon në shpërblimin e madh të Zotit dhe nderimet e Tij të shumta. Pikërisht kjo është rruga e drejtë. Ndërsa çdo shembull tjetër, nëse bie ndesh me rrugën dhe traditën e tij, ai është një shembull i keq. Kjo i ngjan pasimit të verbër që mohuesit u bëjnë të parëve të tyre të devijuar dhe të humbur. Allahu i Madhëruar thotë: "Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. [Zuhruf 23]. Por cilit i jepet mundësia që ta pasojë shembullin e mirë? Kjo i jepet veçse atij që shpreson shpërblimin e Allahut dhe daljen faqebardhë në Ditën e gjykimit. Ai e ka zemrën të mbushur me iman dhe frikë për Zotin, me shpresë për shpërblimin e Tij, me frikë nga ndëshkimi i Tij. Të gjitha këto e nxitin dhe e forcojnë atë për të ndjekur rrugën e Profetit, duke e patur atë si shembull. Pasi përshkroi gjendjen e munafikëve gjatë momenteve të frikës, Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e besimtarëve dhe qëndrueshmërinë e tyre. Ai thotë:

Ahzab 33:22

Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. -Kur gjithë ato ushtri ishin përballë tyre dhe gati të sulmonin, pikërisht atëherë kur frika pushton edhe zemrat e burrave, këta të zgjedhur thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan..." Këtë premtim ata e kishin lexuar në fjalën e Allahut kur thotë: "A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u sprovuar si ata që ishin para jush?! Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur, sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?” Po. Vërtet, ndihma e Allahut është (gjithmonë)afër!” [Bekare 214]. Pastaj thanë: "dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Ne po e shohim me sy atë që Zoti na pati lajmëruar se do të ndodhë. Allahu i Madhëruar na tregon për këta trima në vijim:Dhe ajo (ushtria e armikut)vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu). -Kjo përballje ua mbushi zemrat me iman dhe ua forcoi trupin, për të përmbushur urdhrin e Allahut dhe të luftonin për çështjen e Tij. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi se munafikët i premtuan dhe i dhanë besën Atij se nuk do t'i kthenin shpinën, por e shkelën besën e dhënë. Ndërsa në këto ajete, Ai na tregon se besimtarët e mbajtën premtimin e dhënë. Ai thotë:

Ahzab 33:23

Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. -Ata e përmbushën atë që premtuan, pa asnjë mangësi. Ata dhanë gjithçka zotëronin për të kënaqur Allahun. Ata dorëzuan gjithë qenien e tyre në bindje ndaj Zotit dhe në shërbim të Tij.Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën ... -Pati prej tyre që e përmbushën detyrën me të cilën ishin ngarkuar. Pati prej tyre që u vranë në rrugën e Zotit ose vdiqën, duke përmbushur detyrën e tyre, pa e cenuar aspak atë që i premtuan Zotit.dhe ka të tjerë që janë duke pritur(për ta përmbushur)dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak(nga rruga e Allahut). -Ata po presin që ta përmbushin atë detyrë, prandaj i sheh që punojnë pa pushim, por ende nuk kanë përfunduar. Ata shpresojnë shumë që ta përmbushin premtimin dhe kurrë nuk sprapsen (nga rruga e Allahut), ndryshe nga të tjerët, që e braktisën këtë rrugë. Ata nuk dredhojnë. Ata janë burra të vërtetë. Ndërsa të tjerët, edhe pse kanë pamje burrash, cilësitë e tyre i tradhtojnë, sepse janë shumë poshtë cilësive të burrave të vërtetë

Ahzab 33:24

Që Allahu t’i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre -Për shkak të vërtetësisë në fjalët, veprat e në të gjitha gjendjet e tyre në marrëdhënie me Allahun. Ajo që kanë në zemra është e njëjtë me atë që shfaqet në fjalët dhe veprat e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” [Maide 119]. Kuptimi i ajetit është: Ne përcaktuam që të ndodhin këto sprova, që të dallohen qartë i sinqerti nga mashtruesi. Kështu, i sinqerti të shpërblehet për sinqeritetin...... dhe t’i ndëshkojë, nëse do, hipokritët, ... -Këta ndryshe shfaqen dhe tjetër gjë mbajnë fshehur. Por kur ndodhin sprovat, ata nxjerin në pah atë që e mbajnë fshehur. Ata nuk e mbajnë fjalën dhe e shkelin besën, që i japin Zotit. Po ta vërejmë me kujdes, Allahu i Madhëruar thotë: "dhe t’i ndëshkojë hipokritët, nëse do”. Ai do t'i ndëshkojë ata, nëse dëshiron. Nëse Ai e sheh që nuk ka mirësi tek ata, nuk ka për t'ua dhënë udhëzimin e plotë, dhe kështu ata do të meritojnë dënimin.ose t’ua pranojë pendimin atyre. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Mund të ndodhë që Ai t'u japë mundësi që të pendohen dhe të kthehen tek Ai të nënshtruar. Në fakt, kjo ndodh në shumicën e rasteve, e kjo është ajo që shpresohet, sepse Allahu është Bujar e Mëshirëplotë. Për këtë arsye, Ai e përfundon ajetin me dy emra të Tij, që tregojnë falje të madhe dhe mëshirë. Ai fal e mbulon gjynahet e atyre që e kanë ngarkuar veten me gjynahe, nëse ata kthehen tek Ai me pendim të sinqertë. Ai tregohet Mëshirëplotë me ta që kur ua mundëson që të pendohen dhe të ndiejnë keqardhje. Pastaj, Ai ua pranon pendimin dhe ua mbulon ato që kanë bërë.

Ahzab 33:25

Dhe Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan bashkë me tërë mllefin e tyre, dhe ata nuk fituan asgjë të mirë. -I ktheu ata duarbosh dhe të poshtëruar. Ata nuk e arritën dot atë që, me aq padurim, synonin ta arrinin e realizonin, domethënë, vrasjen e Profetit dhe të besimtarëve. Ata ishin të bindur se do ta arrinin qëllimin, sepse i mashtroi epërsia numerike e aftësitë ushtarake. Ata u krenuan me aleancën e tyre të gjerë në këtë luftë dhe ishin tërësisht të bindur për fitoren. Por Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre një furtunë shumë të madhe, që i tronditi e shkuli nga vendi i fushimit. Era ua fluturoi çadrat dhe ua derdhi përmbysi kazanët ku gatuanin. Ndërsa në zemrat e tyre Allahu futi frikën, dhe kështu u larguan të mbushur me zemërim dhe me urrejtje. Kjo ishte ndihma e Allahut për robërit e Tij besimtarë.Dhe Allahu ua largoi luftën besimtarëve. -Allahu i ruajti besimtarët me ushtrinë e Tij, me erërat e furishme.Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. -Çdokush që lufton kundër rrugës së Tij dhe besimtarëve, do të mposhtet. Për Allahun, asgjë nuk është e pamundur. Ai e përmbush gjithçka që dëshiron. Asnjë fuqi dhe ushtri nuk të bën dobi përballë fuqisë së Tij. Edhe më të fuqishmit nuk i sjell dobi fuqia, nëse nuk e ndihmon Allahu.

Ahzab 33:26

Ai(Allahu)i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit(jehudinj), që i ndihmuan ato(ushtritë armike), -Është fjala për jehudët, të cilët e tradhtuan Profetin, duke shkelur paktin me të. Ata u bënë me aleancën kundër Profetit. Allahu i Madhëruar i nxori ata nga kështjellat e tyre, për t'u gjykuar me ligjin Islam dhe me vendimin që do të merrte Profeti për ta.dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. -Për këtë arsye, ata nuk patën guximin të bënin qëndresë dhe të luftonin, por u dorëzuan si frikacakë dhe u poshtëruan.Kështu, një grup prej tyre i vratë, ... -Kështu u veprua me të gjithë burrat që mund të luftonin.kurse disa të tjerë i robëruat. -gratë dhe fëmijët e tyre u robëruan. Ky ishte dënimi për tradhtinë e atij populli.

Ahzab 33:27

Dhe Ai ju bëri ju trashëgimtarë të tokave, shtëpive dhe pasurive të tyre si edhe të një toke që ende nuk e kishit shkelur(më parë). -Kështu, Zoti ju la pasuritë e tyre si plaçkë lufte dhe hallall për ju. Në kohën e paqes, jehudët nuk i lejonin arabët që të shklenin në tokat e tyre, sepse i konsideronin ato toka të shenjta. Por Zoti i poshtëroi dhe ua dha këto toka besimtarëve të Tij, që t'i kishin pronë të tyre. Burrat ua vrau dhe gratë e fëmijët ua skllavëroi.Allahu është i Gjithfuqishëm për çdo gjë. -Asgjë nuk është e pamundur për Allahun. Me pushtetin dhe forcën e Tij, Ai përcaktoi për ju ato gjëra. Këtu flitet për fisin judej Benu Kurajdhah, në Medinë. Ata jetonin në një fshat jashtë Medinës, jo shumë larg saj. Kur Profeti (a.s) erdhi në Medinë, bëri një pakt me ta që të jetonin në paqe dhe të mos luftonin kundër njëri-tjetrit. Kështu i la të lirë të ushtronin fenë e tyre. Por kur jehudët panë aleancën e madhe të arabëve kundër Profetit dhe numrin e vogël të muslimanëve, me mundësitë e tyre të pakta, menduan se ky ishte fundi për Profetin dhe sahabët. Këtë mendim e përforcoi edhe më shumë propaganda e puna që bënë edhe disa prej krerëve të tyre, që çoi në thyerjen e paktit që kishin bërë me Profetin (a.s). Kështu ata u bënë palë me idhujtarët kundër Profetit (a.s). Më pas, kur Allahu i Lartësuar i poshtëroi dhe i ktheu duarbosh idhujtarët, Profeti (a.s) u kthye për të luftuar kundër tyre. Ai i rrethoi dhe u kërkoi të dorëzoheshin. Ata pranuan që të dorëzoheshin, me kusht që të gjykonte për ta Sad ibn Mu'adhi. Por ai gjykoi që të vriteshin burrat luftëtarë nga mesi i tyre, të robëroheshin gratë dhe fëmijët e tyre dhe t'u merreshin pasuritë e tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar e plotësoi mirësinë e Tij për besimtarët, duke u dhënë pasuri të shumta dhe duke ua kënaqur sytë, me mposhtjen e armikut të tyre. Tradhtarët u vranë dhe shumë të tjerë u robëruan. Kështu vazhdon Allahu i Madhëruar të tregojë butësinë me robërit e Tij besimtarë. Ai kujdeset për ta në mënyrë të vazhdueshme.

Ahzab 33:28

Gratë e Profetit (a.s) ranë në ujdi që t'i kërkonin Profetit (a.s) të shtonte shpenzimet për to në ushqim dhe veshje. Kështu, ato kërkuan prej tij diçka që ai nuk mund t'ua plotësonte. Ato vazhduan për njëfarë kohe të ishin në një fjalë me njëra tjetrën, që të kërkonin me këmbëngulje nga Profeti a.s. që të plotësonte kërkesat e tyre. Kjo çështje e rëndoi Profetin (a.s), aq sa ai për një muaj rresht u largua prej tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar dëshiroi që t'ia lehtësonte çështjen Profetit të Tij dhe ta ngrinte edhe gradën e grave të tij. Ai donte t’i pastronte ato nga çdo gjë që e cenonte figurën e tyre të nderuar dhe e pakësonte shpërblimin e tyre. Për këtë arsye, zbritën këto ajete me këto mesazhe të rëndësishme:O Profet! Thuaju grave të tua: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë unë do t'jua siguroj kënaqësinë dhe do t'ju ndaj(divorcoj)si është më mirë. -Nëse ju dëshironi veçse kënaqësitë e kësaj dynjaje dhe gëzoheni e zemëroheni për hir të saj, atëherë unë nuk kam nevojë për ju. Atëherë unë po përmbush çdo detyrim ndaj jush (për divorcin) dhe po ju ndaj me mënyrën më të bukur. Ejani t'ju jap atë që kam mundësi, dhe të ndahemi (divorcohemi) pa zemërim dhe qejfmbetje. Le të ndahemi me kënaqësi dhe mirëkuptim, para se të arrijë gjendja atje ku nuk duhet.

Ahzab 33:29

Por, në qoftë se e doni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Botën Tjetër, atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për cilëndo prej jush që bën punë të mira. -Nëse ky është qëllimi juaj në jetë, atëherë puna qëndron ndryshe. Nëse synoni kënaqësinë e Allahut, të Profetit dhe nëse synoni Xhenetin e Zotit, megjithë lehtësitë dhe vështirësitë e kësaj jete; nëse kënaqeni me Profetin e Allahut dhe atë që ju ofron ai prej dynjasë, pa i kërkuar atij diçka që atë e rëndon dhe e vështirëson, "... atëherë të jeni të sigurta se Allahu ka përgatiur shpërblim të madh për cilëndo prej jush që bën punë të mira." Vëreni me kujdes! Allahu e lidh ngushtë shpërblimin e tyre me bamirësinë. Është bamirësia e veprat e mira që e mundësojnë shpërblimin e Allahut e jo statusi si gra të Profetit. Përkatësia farefisnore apo bashkëshortore nuk sjell asnjë dobi për shpërblimin apo dënimin e njeriut, nëse ai nuk bën vetë vepra të mira. Kështu, Profeti (a.s) u parashtroi atyre dy mundësi zgjidhjeje në këtë çështje. Ato zgjodhën Allahun dhe Profetin e Tij dhe shpërblimin në ahiret. Të gjitha bënë këtë zgjidhje, pa përjashtim, - Allahu qoftë i kënaqur me to! Në këtë propozim që Profeti (a.s) u parashtroi atyre, kishte shumë dobi:1. Në të tregohet përkujdesi i madh që Zoti tregoi për Profetin e Tij. Allahu nuk kënaqej që Profeti të vihej në pozitë nga gratë e tij, duke shtuar kërkesat e tyre.2. Me këtë përzgjedhjeje, Profeti (a.s) u la i lirë që të vendoste si të dëshironte dhe nuk do të kishte asnjë qortim për zgjedhjen e tij, a do t’i mbante apo jo ato, a do t'u jepte e plotësonte kërkesat e tyre apo jo, siç thotë i Lartësuar: "Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu." [Ahzab 38].3. Kjo do të nxirte në pah dhe largonte nga shtëpia e Profetit ato gra që do t’i jepnin përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, nëse do të kishte.4. Kjo është një dëshmi që tregon se gratë e Profetit (a.s) ishin të pastra, pasi ato treguan se e donin Allahun dhe Profetin (a.s) më shumë sesa dynjanë, - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Grave iu mundësua që të mos bëheshin shkaktare për zemërimin e Profetit, dhe kështu të zemëronin Zotin dhe të merrnin dënim.5. Duke u mundësuar që të bënin zgjedhjen e duhur, Allahu i Madhëruar tregoi gradën e lartë të atyre grave dhe vullnetin dhe durimin e tyre të spikatur dhe tregoi se ato e donin Allahun dhe Profetin e Tij dhe se ato synonin ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut, e jo dynjanë.6. Kjo përzgjedhje tregon se ato e meritonin që të ishin gratë e Profetit në dynja, ndërsa në ahiret jenë në grada të larta të Xhenetit.7. Nëpërmjet kësaj sprove, Allahu i dëshiroi që t'i lartësonte ato gra. Bashkëshorti i tyre ishte njeriu më i lartë dhe kështu duhej të ishin edhe bashkëshortet e tij. Për këtë arsye, edhe kjo sprovë përfundoi aq bukur, sepse nxori në pah se ato gra ishin të mira, të plota dhe të devotshme, siç thotë i Madhëruari: "Gratë e këqija janë për burra të këqij dhe burrat e këqij janë për gratë e këqija, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet." [Nur 26].8. Kjo përzgjedhje edukoi tek gratë e Profetiti (a.s) atë që quhet el-kanâ'atu, pra, kënaqësia me atë që të ka dhënë Zoti, pa patur lakmi e pa shkuar pas dëshirave të nefsit. Ai që ka el-kanâ'atu, ai është i qetë e i lumtur, kurse tahmaqari që dëshiron të përmbushë çdo dëshirë që i kalon nëpër mend nuk është i qetë, por gjithmonë i pakënaqur. Ai është i dëshpëruar dhe asnjëherë nuk kënaqet me gjendjen që ka.9. Me këtë përzgjedhje, Allahu i Madhëruar bëri që atyre t'u shtohet shpërblimi, si dhe të lartësohet grada e tyre, duke u bërë ashtu siç i përshkroi Zoti: si asnjë grua tjetër në botë.

Ahzab 33:30

O gratë e Profetit! Në qoftë se ndonjëra prej jush do të bënte ndonjë të keqe, do t'i shtohej Dënimi dyfish. Dhe kjo për Allahun është shumë e lehtë. -Duke zgjedhur Allahun dhe botën tjetër, atëherë shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, por edhe pesha e gabimeve do të jetë edhe më e madhe nëse gabojnë. Kështu tha Zoti, në mënyrë që kujdesi i atyre zemrave të pastra dhe të devotshme të shtohej dhe të ishte edhe më i madh në të ardhmen. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të ishin më të kujdesshme, por edhe më mirënjohëse për Allahun e Lartësuar. Tashmë, çdokush nga ato që do të bënte ndonjë gabim, do t'i dyfishohej dënimi. Por gjithashtu:

Ahzab 33:31

Kurse cilësdo prej jush, që i përkushtohet adhurimit të Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, Ne do t’i japim shpërblim të dyfishtë -Çfarëdo pune të mirë që do të bëjnë në bindje ndaj Allahut dhe Profetit, atje do t'u jepet shpërblim i dyfishtë....dhe për të kemi përgatitur një Shpërblim bujar. -Do t'u dhurojë Xhenetin. Me bindje ndaj Allahut dhe Profetit dhe me vepra të mira, ato do të kenë Xhenetin dhe shpërblim të shumëfishuar. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:

Ahzab 33:32

O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun. -Kjo fjalë u drejtohet të gjitha grave të Profetit (a.s). Ai u thotë: "Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse jeni të devotshme." Nëse tregoheni të devotshme ndaj Allahut, keni për t'u lartësuar mbi të gjitha gratë e botës, pra, askush prej tyre nuk ka për ta arritur gradën tuaj. Për këtë arsye, punoni për ta kompletuar devotshmërinë ndaj Allahut me të gjitha mënyrat dhe pastrojeni nijetin, duke qenë ai veçse kënaqësia e Allahut. Për këtë arsye, ai i udhëzoi që të jenë të kujdesshme dhe t'i largoheshin çdo rruge që të çon në haram dhe cenon devotshmërinë.Prandaj mos u llastoni në të folur që t'ju lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni me fjalë të matura. -Të jenë të kujdesshme kur u flasin burrave me zërin e tyre dhe me përzgjedhjen e fjalëve, në mënyrë që të mos joshet ai që, siç thotë Zoti, ka sëmundje në zemrën e vet, që të mos joshen zemrat e sëmura nga epshet dhe dëshira për imoralitet. Të tillë njerëz janë gati dhe mezi presin çdo shenjë, qoftë edhe të vogël. Kështu janë zemrat e sëmura. Ndërsa zemrat e shëndetshme nuk joshen nga diçka që është haram nga Zoti. Këto lloj zemrash të ndriçuara janë të palëkundura dhe nuk tronditen aspak nga joshjet haram. Ndryshe ndodh me zemrën e sëmurë. Ajo nuk mund të përballojë atë që e përballon aq mirë zemra e shëndetshme, siç janë joshjet dhe tundimet haram. Mjafton një tundim i vogël, dhe ajo i përgjigjet, pa gjetur forcë që të refuzojë. Ky ajet tregon se edhe mjetet kanë të njëjtin gjykim si qëllimet. Kështu të folurit me butësi e fjalë të buta me armikun është i lejuar. Por nëse ato janë shkak për haram dhe të çojnë në haram, ato gjykohen si të ndaluara. Për këtë arsye, femra duhet të jetë shumë e kujdesshme kur flet me burrat. Ajo nuk duhet t’u flasë butësisht dhe me fjalë që lënë hapësira të padëshiruara. Duke qenë se Allahu i ndaloi gratë që të flasin butësisht, ndoshta dikush mund të mendojë se ky është një urdhër për të folur me ashpërsi e vrazhdësi. Por Allahu e largon këtë keqkuptim duke i udhëzuar ato që të thonë gjithmonë fjalë të matura. Nuk ka nevojë që fjala të jetë e ashpër apo e vrazhdë, por mjafton të jetë brenda kufijve të mirësjelljes së njohur mes njerëzve. Vëreni me kujdes fjalën e Allahut kur thotë: Për këtë arsye, mos u llastoni në të folur, që të mund të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij ...". Llastimi në të folur tregon njëfarë nënshtrimi e dorëzimi. Kur gruaja i flet burrave të huaj, nuk duhet të ndihet në të folurën e saj asnjë lloj dorëzimi apo animi tek bashkëfolësi. Kjo është e rëndësishme. Domethënë, nuk është për qëllim këtu që gruaja të flasë në mënyrë të vrazhdë e të ashpër. Gruaja mund të jetë e mirësjellshme, por nuk duhet t'i japë bashkëfolësit të kuptojë dorëzim apo anim, që ai të joshet e t'i provokohen dëshirat. Gruaja mund të flasë butësisht e me fjalë jo të vrazhda dhe, në të njëjtën kohë, të tregojë lartësi e krenari, në mënyrë që bashkëfolësi të mos ketë tërheqje drejt saj. Madje, Allahu i Madhëruar e lëvdoi Profetin e Tij për butësinë e tij dhe tha: "Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij." [Al Imran 159]. Musain dhe Harunin e dërgoi tek Faraoni dhe i porositi të thonë fjalë të buta: "Shkoni që të dy te Faraoni, sepse ai vërtet e ka tepruar! Por i flisni me fjalë të buta! Ndoshta ai mendohet e frikësohet." [Ta ha 43, 44]. Nga fjala e Allahut: "Për këtë arsye, mos u llastoni në të folur që të mund të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thoni gjithmonë fjalë të matura", nxjerrim një mësim shumë të rëndësishëm. Ne kuptojmë një mënyrë për të zbuluar nëse e kemi zemrën të sëmurë apo të shëndetshme. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të ruajmë ndershmërinë dhe i ka lavdëruar ata që e ruajnë ndershmërinë. Ai na ka ndaluar që edhe t'i afrohemi imoralitetit dhe na porosit të ulim shikimet. Nga të gjitha këto kuptohet se, nëse robi sheh në veten e tij se e dëshiron gjynahun kur sheh ose dëgjon diçka haram, dhe vëren se i përgjigjet dhe vepron për të përmbushur atë gjynah, atëherë le ta dijë se e ka zemrën të sëmurë. Për këtë arsye, le të përpiqet shumë që ta shërojë këtë sëmundje dhe ta zbusë ndikimin e saj, duke e frenuar veten dhe duke e ruajtur atë nga çdo portë joshjeje dhe tundimi, që e lidhin me ato dëshira të ulta. Prej tij kërkohet një luftë dhe përpjekje e madhe për të shëruar veten dhe lutje të shumta dhe me përunjësi drejtuar Allahut që ta shërojë zemrën e tij dhe t'ia bëjë mbarë që të pastrohet. Të gjitha këto përpjekje janë detyrë për çdo njeri dhe bëjnë pjesë në urdhrin e Allahut të Madhëruar për të ruajtur ndershmërinë.

Ahzab 33:33

Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja... -Qëndroni në to, sepse kjo është mbrojtje më e mirë e nderit dhe moralit tuaj..... dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! -Mos dilni shpesh nga shtëpia dhe mos dilni të zbukuruara dhe të parfumosura, siç vepronin në kohën e injorancës ata njerëz që nuk kishin as dituri e as fe. Ky urdhër është një ligj që parandalon ligësinë me të gjitha rrugët dhe shkaqet e saj. Në ajetet më lart, Allahu i Madhëruar urdhëroi gratë për devotshmëri në mënyrë të përgjithshme dhe për veprat e devotshmërisë në mënyrë të veçantë, për vetë nevojën e madhe të grave për diçka të tillë. Po kështu, i urdhëroi ato për bindje ndaj Allahut dhe Profetit, në mënyrë të veçantë për namaz e zekat, vepra këto për të cilat ka nevojë çdo njeri. Këto janë nga adhurimet më madhështore, sepse falja e namazit tregon për sinqeritetin ndaj Allahut, ndërsa dhënia e zekatit është bamirësi ndaj krijesave. Në vijim, Allahu i Madhëruar u jep një urdhër të përgjithshëm për bindje ndaj Allahut dhe Profetit (a.s). Ai thotë: "… dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij!" Këtu futet bindja për çdo urdhër që ka dhënë Allahu dhe Profeti i Tij, qoftë ato kategorikë, qoftë ato jo kategorikë, pra, për gjërat e pëlqyeshme e vullnetare. Lum ajo grua që i bindet Allahut e Profetit në të gjitha këto urdhra!Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë(së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh. -Me gjithë këto urdhëresa dhe ndalesa, Allahu i Madhëruar dëshiron që: "... të largojë nga ju, o familja e Shtëpisë (së Profetit), ndyrësinë e gjynaheve dhe t’ju bëjë një pastrim të madh, duke ju larguar nga çdo ligësi dhe paudhësi. Kështu, ju do të jeni të pastruara nga çdo e keqe, prandaj duhet ta falënderoni dhe lavdëroni Zotin tuaj, për gjithë këto urdhëresa dhe ndalesa dhe për dobitë e shumta të tyre, që Ai jua qartësoi. Me këto ligje, Allahu i Lartësuar nuk dëshiron që t’ju rëndojë, por do që të pastrojë dhe lartësojë shpirtrat tuaj, të përmirësojë dhe ta përkryejë moralin tuaj, t'i rregullojë dhe zbukurojë veprat dhe sjelljen tuaj, dhe kështu ta zmadhojë dhe shumëfishojë shpërblimin tuaj. Pasi i urdhëroi për vepra të mira që, në fakt, janë përmbushje e urdhëresave e lënie e ndalesave, Allahu i Madhëruar urdhëron për dituri të dobishme, duke treguar rrugën e arritjes së kësaj diturie. Ai thotë:

Ahzab 33:34

Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë(traditës profetike dhe dispozitat e fesë)! -Shprehja “ajetet e Allahut” përshin Kur'anin, ndërsa “urtësinë” nënkupton fshehtësitë e Librit të Zotit dhe traditën e Profetit. Kështu, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar gratë që të kujtojnë ajetet e Kur'anit, dhe ky urdhër përfshin qoftë leximin e ajeteve, qoftë meditimin dhe kuptimin e këtyre ajeteve. Ato duhet të lexojnë ajetet e Kur'anit dhe Sunetit, duhet të meditojnë dhe të nxjerin mësimet prej tyre, të përfitojnë dhe të nxjerrin ligjet e urtësitë, si edhe të punojnë sipas diturisë që përfitojnë dhe ta jetësojnë atë që e lexojnë.Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. -Allahu di çdo hollësi të çështjeve dhe të fshehtat e gjokseve, fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai i sheh të gjitha veprat, si ato që bëhen haptazi dhe ato që bëhen fshehtazi. Përmendja e emrit të Tij Latif, njëri nga kuptimet e të cilit është “i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat”, është një nxitës për të qenë i sinqertë dhe për fshehjen e veprave të mira, për arsye se është Allahu që i sheh dhe që do të shpërblejë për to. Ndër kuptimet e emrit El-Latif është edhe ajo që Allahu e ndihmon dhe e drejton robin e Tij drejt mirësive dhe e mbron prej ligësive përmes mënyrave të fshehta, që robi as që i ndien dhe kupton. Allahu i Lartësuar ia sjell robit të mirat andej nga ai nuk e di dhe nuk e pret, pa asnjë mund e lodhje. Madje, ndonjëherë, nga rrugë që mund të jenë të urryera për nefsin, Ai e ngre robin në grada të larta të Xhenetit.

Ahzab 33:35

Pasi përmendi shpërblimin e grave të Profetit dhe ndëshkimin nëse nuk do të bindeshin dhe pasi përmendi faktin që ato ishin në një gradë të lartë, si askush tjetër prej grave të botës, Allahu i Madhëruar përmend edhe pjesën tjetër të grave. Ai sjell një gjykim gjithëpërfshirës, për të gjitha gratë, dhe shpërblimin e madh që i pret të gjitha ato që kanë cilësitë e mëposhtme. Megjithatë, duke qenë se gratë dhe burrat gjykohen njëlloj në të tilla raste, Allahu i lartësuar thotë:për muslimanët dhe muslimanet -këta janë të dorëzuarit plotësisht tek Allahu i Lartësuar, duke zbatuar dispozitat e jashtme e të dukshme, të urdhëruara nga Ai.për besimtarët dhe besimtaret -këta janë ata që e adhurojnë Allahun e Lartësuar duke pastruar zemrat dhe nëpërmjet veprave të fshehta e të brendshme të zemrës.për adhuruesit dhe adhurueset -këta janë të bindurit dhe të nënshtruarit në adhurimin ndaj Allahut dhe në pasimin e Profetit (a.s.).për të sinqertit e të sinqertat, -këta janë të vërtetët dhe të sinqertët në fjalët dhe në veprat e tyre.për durimtarët e durimtaret, -pra ata që janë të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në zbatimin e urdhrave të Zotit dhe në largimin nga ndalesat e tij. Gjithashtu ata janë të durueshëm dhe të kënaqur me çdo caktim të Zotit për ta.për të përvuajturit e të përvuajturat, -pra ata që përkushtohen ndaj Zotit me përunjësi dhe frikërespekt në të gjitha gjendjet e tyre, sidomos në kryerjen e adhurimeve, e në veçanti të namazit.për sadakadhënësit e sadakadhënëset, -pra ata që japin nga pasuria dhe mirësitë me të cilat Zoti i ka begatuar, jo vetëm në drejtimet e detyrueshme të shpenzimit, por edhe në drejtime të pëlqyeshme.për agjëruesit e agjërueset, -me agjërime farze dhe nafile.për të ndershmit e të ndershmet, -ata që e ruajnë dlirësinë dhe nderin e tyre nga imoraliteti dhe çdo gjë që të afron tek ai.për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun, -në të shumtën e kohës, sidomos gjatë kohëve të pëlqyeshme dhe të nxitura nga Sheriati për të shtuar përmendjen e Zotit, si për shembull, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas namazeve farze, para gjumit etj. Për këta që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh.Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. -Këta e kanë plotësuar besimin në zemrat e tyre, e kanë përkthyer dhe vërtetuar atë me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata janë të dobishëm jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët, duke sjellë mirësi kudo që shkojnë. Ata e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe sipas porosive të tij, duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar të keqes dhe ndalesave. Me pak fjalë, ata e kanë përsosur veten e tyre, duke plotësuar të gjitha cilësitë e besimit dhe fazat e tij, islamin, imanin dhe iĥsanin. Për këta, i Lartësuari premton falje gjynahesh, sepse veprat e mira i fshijnë ato të këqijat. Ai premton dhe shpërblim shumë të madh, të cilin askush nuk mund ta përkufizojë, përveçse Ai që ua dhuroi. Atë shpërblim askush nuk e ka parë me sy, as nuk e ka dëgjuar me veshë dhe as nuk e ka përfytyruar me zemrën e tij. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!

Ahzab 33:36

Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon(nuk i lejohet)besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të. -Nuk i shkon për shtat besimtarit pakënaqësia me gjykimin e Zotit. Përkundrazi, besimtari nxiton për të përmbushur çdo vepër që sjell kënaqësinë e Allahut dhe është i kujdesshëm në pasimin e Profetit të Tij. Besimtari ruhet nga zemërimi i Allahut dhe i Profetit të Tij. Atë do ta shohësh që gjithmonë përpiqet të përmbushë urdhrat e tyre dhe për t’u ruajtur e larguar nga ndalesat e tyre. Për këtë arsye, një besimtari dhe besimtareje nuk i shkon që për ndonjë çështje të tyre personale të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër. Nëse Zoti dhe Profeti i Tij jep ndonjë urdhër kategorik për t’u përmbushur, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që, për çështjet e tyre personale të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër. Ata kurrë nuk e vënë në diskutim që ta bëjnë ose jo. Besimtari dhe besimtarja e dinë mirë se Profeti është më i rëndësishëm sesa dëshirat dhe prirjet e tyre personale, prandaj kurrë nuk do ta lejonin që dëshirat e tyre të bëheshin pengesë për zbatimin e urdhrit të Allahut dhe Profetit të Tij.Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, është në rrugë krejt të gabuar. -Ai është në humbje të qartë dhe tejet të dukshme, sepse ai është larguar nga rruga e drejtë e Zotit, e vetmja rrugë që të çon tek kënaqësia dhe mirësitë e Tij. Ai braktis këtë rrugë të gjerë, të qartë, të drejtë dhe të thjeshtë, për të ndjekur rrugë të tjera, të cilat pa dyshim të çojnë drejt dënimit të dhembshëm. Vëreni me kujdes se si Allahu i Madhëruar përmend faktin kryesor që e bën njeriun që të mos kundërshtojë urdhrat e Tij dhe të Profetit të Tij! Ai është imani i pastër dhe i sinqertë. Pastaj përmendi edhe një shkak tjetër, që duhet ta bëjë njeriun edhe më këmbëngulës në pasimin e udhës së Zotit dhe përmbushjen e urdhëresave të Tij: kërcënimin dhe frikësimin me largim nga rruga e Zotit, e cila përfundimin e pashmangshëm e ka në dënim dhe dëshpërim.

Ahzab 33:37

Shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte fakti që Allahu i Lartësuar dëshironte që të vendoste një ligj të përgjithshëm për besimtarët, dhe pikërisht se fëmijët e birësuar nuk gjykohen ligjërisht si fëmijët e lindur, nga të gjitha aspektet. Nëse një nga fëmijët e tu të adoptuar, për shembull, e divorcon gruan e vet, nuk është e ndaluar për ty që të martohesh me të. Në kohën e injorancës, martesa me ish gruan e djalit të adoptuar ishte e ndaluar dhe e papranueshme mes arabëve. Por me ligjin e Zotit kjo ishte e lejueshme, prandaj Ai dëshiroi që ta bënte ligj mes besimtarëve duke bërë të parin shembull dhe zbatues të këtij ligji, Profetin e Tij të dashur. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, krijon kushtet për realizimin e tij. Zejdin, birin e Harithes, arabët e quanin Zejdi i biri i Muhamedit, sepse Profeti (a.s) e kishte birësuar atë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: "U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut. Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj. Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." [Ahzab 5]. Pas këtij ajeti, atë e thërisnin Zejd i biri i Harithit (të atit biologjik). Zejdi ishte i martuar me Zejneb bintu Xhahshin, e cila ishte vajzë e tezes së Profetit (a.s). Në zemrën e Profetit kaloi një dëshirë që, nëse Zejneben do ta divorconte Zejdi, ai do të martohej me të. E caktoi Zoti që mes Zejdit dhe Zejnebit të ndodhnin gjëra që e bënë Zejdin të kërkonte leje nga Profeti (a.s) që të divorcohej nga Zejnebi. Allahu i Madhëruar thotë:(Kujto) Kur ti(o Muhamed)i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi(me besim) por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” -Zoti i Madhëruar i kishte bërë mirësi Zejdit duke e udhëzuar në Islam, ndërsa Profeti i bëri mirësi sepse i fali lirinë. Kur Zejdi shkoi te Profeti për këshillë, ai, duke i dëshiruar të mirën dhe rregullimin e gjendjes së Zejdit, e këshilloi që ta mbante gruan e tij dhe të bënte durim, edhe pse në zemrën e tij kishin kaluar ato mendime. Profeti (a.s.) i tha Zejdit: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun! Ki frikë Zotin në të gjitha çështjet e tua, por në mënyrë të veçantë në lidhje me gruan tënde!” Kështu, devotshmëria e frika nga Zoti të nxit për të qenë i duruar dhe që t’u përmbahesh urdhëresave të Zotit.Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, -Ajo çfarë Profeti e mbajti të fshehur ishte mendimi që, nëse Zejdi do ta divorconte Zejneben, ai do të martohej me të.por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. -është Allahu Ai që meriton dhe duhet t’i frikësohesh në lidhje me gjërat që kalojnë në zemrën tënde dhe jo njerëzit.Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të(gruan e tij), -Zejdi, me dëshirën e vet, kërkoi divorcin nga Zejnebja, dhe e divorcoi atë. Allahu i Madhëruar thotë:Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që (në të ardhmen)besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, -Këtë e bëmë për një qëllim dhe dobi shumë të madhe: "... në mënyrë që (në të ardhmen)besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar." Kur të të shohin ty që e zbatove këtë ligj dhe u martove me gruan e Zejdit, që ishte i adoptuari yt, kjo do ta bënte të kuptueshëm këtë ligj për njerëzit. Por Allahu vijoi të përmendë edhe një rregull tjetër në lidhje me këtë çështje.nëse ata janë divorcuar. -Pra, duhet të jenë divorcuar me dëshirën e tyre e jo të shtyrë e të imponuar.Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet. -Pra, patjetër do të ndodhë dhe askush nuk mund të ndalojë e pengojë atë. Në këtë histori ka dobi të shumta, prej të cilave mund të përmendim:1. Në këto ajete tregohet një vlerësim për figurën e Zejd ibn Harithes, dhe kjo bëhet në dy mënyra. Allahu e përmendi me emër në Kur'an, dhe asnjë prej sahabëve nuk është përmendur me emër në Kur'an, përveç Zejdit. Së dyti, Allahu përmendi se i pati bërë mirësi Zejdit, pra, mirësinë e Islamit dhe imanit. Kjo është një dëshmi nga Zoti që Zejdi ishte një musliman me iman në zemrën e tij. Ai ishte besimtar si në çështjet dhe veprat e shfaqura (të Islamit), ashtu edhe në çështjet dhe veprat e brendshme shpirtërore (të imanit).2. Lirimi nga robëria është mirësi, që njihet si vepër e mirë e zotërisë që liron dhe për të cilën i liruari duhet t’ia dijë për faleminderit.3. Lejueshmëria e martesës me ish gruan e të adoptuarit, ashtu siç u tha shprehimisht në ajet.4. Mësimi përmes praktikës dhe veprave është edhe më i fortë dhe gjurmëlënës sesa të mësuarit me fjalë. Por nëse shoqërohen të dyja bashkë, kjo është edhe më e fortë dhe ndikuese, dritë mbi dritë.5. Dashuria dhe animi që ndien robi në zemër për dikë përveç gruas së tij, nuk është gjynah, nëse nuk shoqërohet me vepra të ndaluara. Nëse dikush mendon se, nëse një grua divorcohet, do të dëshironte që të martohej me të, kjo nuk e ngarkon robin me gjynah. Megjithatë, ai nuk duhet të bëhet shkak ose të veprojë për të ndarë atë çift, në asnjë mënyrë, sepse Allahu i Lartësuar na tregoi se Profeti (a.s) e fshehu këtë dëshirë në veten e tij.6. Ky ajet na tregon se Profeti (a.s) e kumtoi tërësisht Shpalljen, pa fshehur asgjë prej saj, madje edhe ato çështje në të cilat ai qortohej prej Alahut të Madhëruar. Kjo tregon se ai ishte Profeti i Allahut dhe nuk fshihte asgjë prej Shpalljes. Ai fliste veçse atë që i shpallej nga Zoti. Ai nuk synonte që të madhëronte e lartësonte figurën e tij.7. Këshilltari është dhe duhet të jetë besnik dhe dashamirës në këshillën që jep. Nëse dikush i kërkon këshillë, ai duhet ta këshillojë për atë që e sheh se është më e mirë për pyetësin, edhe nëse kjo mund të bjerë ndesh me dëshirat e veta. Ai duhet t’i japë rëndësi dobisë së pyetësit mbi interesin vetjak.8. Prej këshillave më të mira që mund t’i jepet atij që të kërkon mendim për ta ndarë gruan e tij është që të këshillohet ta mbajë gruan dhe ta ruajë çerdhen bashkëshortore sa të jetë e mundur, që të rregullohet gjendja. Kjo është më e mirë sesa ndarja.9. Është detyrë që t’i jepet përparësi frikës nga Zoti mbi frikën dhe druatjes nga njerëzit. Sigurisht që Allahu është më i meritueshmi për ta pasur frikë sesa njerëzit.10. Në këto ajete jepet grada dhe vlera e lartë e Zejnebes, të cilën ishte Zoti që e martoi me Profetin e tij të dashur, pa qenë e nevojshme për aktin e martesës dhe dëshmitarëve, siç duhet bërë në martesat e zakonshme. Edhe Zejnebja lëvdohej mes grave të tjera të Profetit (a.s), duke u thënë: “Ju ju kanë martuar familjet tuaja, ndërsa mua më ka martuar Zoti nga sipër shtaë qiejve."11. Nëse një grua figuron formalisht ende e martuar me dikë tjetër, nuk lejohet martesa me të dhe as marrja e masave apo lajmërimi i saj për diçka të tillë, derisa të përfundojnë procedurat e divorcit të saj nga burri me të cilin është e martuar. Dhe procedurat mbarojnë vetëm atëherë kur ajo të përfundojë kohën e pritjes (idetin). Para përfundimit të kohës së pritjes, ajo vazhdon të jetë ende në kurorë me burrin, që ka të drejta mbi të.

Ahzab 33:38

Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë:Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. -Profeti nuk ka asnjë gjynah ose gabim për atë me të cilën vetë Allahu e ka ngarkuar, për atë që Zoti e përcaktoi që të jetë e tij. Madje kjo çështje (poligamia) është diçka që Allahu ua pati lejuar edhe profetëve të tjerë para tij:Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri(kaderi)i Allahut gjithmonë do të përmbushet. -Kjo qe diçka që patjetër do të ndodhte.

Ahzab 33:39

Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut (ndër njerëz), i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. -Ata u kumtojnë njerëzve ajetet dhe shpalljet e Allahut, argumentet dhe faktet e Tij të qarta, dhe i ftojnë ata që ta adhurojnë Allahun. Cilësia dalluese e tyre është: i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Ata i frikësohen Allahut duke e njohur si një të vetëm dhe të pashoq. Ata nuk i frikësohen dhe druhen askujt tjetër veç Allahut. Kjo normë (martesa me shumë gra) ishte pjesë e traditës së gjithë profetëve, të cilët ishin të ruajtur nga Zoti prej gjynaheve që cenonin figurën e tyre. Atëherë, kjo vepër kurrsesi nuk mund të shihet si mangësi, por si vlerë e tyre. Dhe mos harro se detyra e atyre të zgjedhurve, të cilën ata e plotësuan në mënyrën më të plotë, ishte që t’i ftonin njerëzit në rrugën dhe ligjet e Zotit, për t’ju druajtur veçse Allahut, duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe larguar nga ndalesat e Tij.Dhe mjafton Allahu si llogaritës(i veprave të robit). -Është Ai që do t’i marrë në llogari robërit e Tij. Ai sheh dhe i di mirë të gjitha veprat e tyre. Nga kjo kuptohet se martesa është prej traditës së profetëve të dërguar nga Zoti.

Ahzab 33:40

Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj por(ai është)i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë Profetëve. -Profeti Muhamed (a.s) nuk është babai i askujt prej jush, ashtu siç nuk ishte as babai i Zejd ibn Harithes. Kuptimi këtu është “prind biologjik”, pra, jo në kuptimin e edukuesit dhe kujdestarit, që mëson dhe udhëzon besimtarët. Fjala ebbnë gjuhën arabe ka kuptimin “prind biologjik” dhe “edukator” pra, ai që kujdeset, të mëson dhe të edukon. Me kuptimin e dytë, Profeti është prindi dhe edukatori i çdo besimtari dhe gratë e tij janë nënat e besimtarëve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e specifikon ajetin: "Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj ...", duke thënë: "… por ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë profetëve." Ai ishte profet i Zotit dhe vula e të gjithë të dërguarve të Zotit dhe, si i tillë, atij duhet t'i bindeni, duhet ta pasoni, dhe sipas rrugës së tij duhet të udhëzoheni. Atë duhet ta besoni dhe ta doni më shumë se gjithçka tjetër, madje më shumë se prindërit fëmijët, vetja dhe e gjithë bota. Ai është prindi dhe edukatori juaj, duke u nisur nga përkujdesi, edukimi dhe udhëzimi që solli për ju, si dhe nga mirësia që ju ofroi.Allahu është i Gjithëditur për gjithçka. -Dituria e Allahut i ka përfshirë të gjitha. Ai e di mirë ku e jep Shpalljen e Tij, kush e meriton mirësinë e Tij dhe kush nuk e meriton.

Ahzab 33:41

O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje! -Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që ta kujtojnë Atë shpesh. Mënyrat e përkujtimit të Allahut të Lartësuar janë të shumta, për shembull tehlili, pra, thënia: "Lâ ilâhe il-lall-llâhu uaĥdehû lâ sherîke leh Lehul mulku ue lehul ĥamdu juĥjî ue jumît ue hue alâ kul-li shej’in Kadîr / Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut! Ai është i vetëm dhe nuk ka partner me të. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi! Atij i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë! Ai jep jetën dhe vdekjen. Ai për gjithçka është i plotpushtetshëm.; ose tesbih-u, pra, shprehja "Subĥanall-llah" / i pastër nga të metat është Allahu ose "Subĥanell-llahi ue bi ĥamdihi subĥanell-llahil ađhîm" / i pastër nga të metat është Allahu! I lavdëruar e i pastër nga të metat është Allahu i Madhëruar!; ose tahmidu, pra, shprehja "Elĥamdu lil-lah" / i lavdëruar qoftë Allahu! etj. Madje, çdo fjalë që të afron tek Zoti konsiderohet si kujtim i Zotit. Më e pakta që duhet të bëjë njeriu për t’u konsideruar si zbatues i kësaj porosie të të Madhërishmit është: leximi i lutjeve të mëngjezit dhe të mbrëmjes, lutjet pas pesë namazeve të ditës dhe lutjet gjatë veprimeve të ditës dhe të natës.Ai duhet të jetë i vazhdueshëm dhe sistematik në kryerjen e këtyre lutjeve, në të gjitha gjendjet dhe situatat, sepse ky është një lloj adhurimi i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet tij arrihen shumë mirësi, si më poshtë:1. Njeriu do të ngrihet shumë lart, edhe pse nuk shpenzon shumë mund.2. Ky është një adhurim shumë i thjeshtë, por nëpërmjet tij arrihet dashuria e Allahut për ty dhe kultivohet në zemër dashuria jote për Allahun e Lartësuar.3. Ai të mundëson një njohje shumë të thellë të Allahut të Madhëruar, të emrave, cilësive dhe veprave të Tij të urta.4. Ai të ndihmon për fillimin e veprave të mira, për vazhdimësinë në to dhe për përfundimin me sukses të tyre.5. Ai bën të mundur që veprat e tua të pranohen dhe shpërblimi për to të shumëfishohet.6. Ai të ndalon nga veprat e këqija dhe të shpëton prej dëmit të tyre etj.Allahu na urdhëron për tesbiĥ mëngjes e mbrëmje, sepse këto janë dy kohë të rëndësishme për dhikrin dhe puna në to është e thjeshtë dhe e dashur.Kush e lexon këtë para lindjes së diellitështë i ruajtur nga shejtani deri nëperëndim të diellit dhe kush e lexon paraperëndimit të diellit është i ruajtur ngashejtani deri në mengjes.Shih ‘Mburoja e muslimanit’ etj.

Ahzab 33:42

O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje! -Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që ta kujtojnë Atë shpesh. Mënyrat e përkujtimit të Allahut të Lartësuar janë të shumta, për shembull tehlili, pra, thënia: "Lâ ilâhe il-lall-llâhu uaĥdehû lâ sherîke leh Lehul mulku ue lehul ĥamdu juĥjî ue jumît ue hue alâ kul-li shej’in Kadîr / Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut! Ai është i vetëm dhe nuk ka partner me të. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi! Atij i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë! Ai jep jetën dhe vdekjen. Ai për gjithçka është i plotpushtetshëm.; ose tesbih-u, pra, shprehja "Subĥanall-llah" / i pastër nga të metat është Allahu ose "Subĥanell-llahi ue bi ĥamdihi subĥanell-llahil ađhîm" / i pastër nga të metat është Allahu! I lavdëruar e i pastër nga të metat është Allahu i Madhëruar!; ose tahmidu, pra, shprehja "Elĥamdu lil-lah" / i lavdëruar qoftë Allahu! etj. Madje, çdo fjalë që të afron tek Zoti konsiderohet si kujtim i Zotit. Më e pakta që duhet të bëjë njeriu për t’u konsideruar si zbatues i kësaj porosie të të Madhërishmit është: leximi i lutjeve të mëngjezit dhe të mbrëmjes, lutjet pas pesë namazeve të ditës dhe lutjet gjatë veprimeve të ditës dhe të natës.Ai duhet të jetë i vazhdueshëm dhe sistematik në kryerjen e këtyre lutjeve, në të gjitha gjendjet dhe situatat, sepse ky është një lloj adhurimi i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet tij arrihen shumë mirësi, si më poshtë:1. Njeriu do të ngrihet shumë lart, edhe pse nuk shpenzon shumë mund.2. Ky është një adhurim shumë i thjeshtë, por nëpërmjet tij arrihet dashuria e Allahut për ty dhe kultivohet në zemër dashuria jote për Allahun e Lartësuar.3. Ai të mundëson një njohje shumë të thellë të Allahut të Madhëruar, të emrave, cilësive dhe veprave të Tij të urta.4. Ai të ndihmon për fillimin e veprave të mira, për vazhdimësinë në to dhe për përfundimin me sukses të tyre.5. Ai bën të mundur që veprat e tua të pranohen dhe shpërblimi për to të shumëfishohet.6. Ai të ndalon nga veprat e këqija dhe të shpëton prej dëmit të tyre etj.Allahu na urdhëron për tesbiĥ mëngjes e mbrëmje, sepse këto janë dy kohë të rëndësishme për dhikrin dhe puna në to është e thjeshtë dhe e dashur.Kush e lexon këtë para lindjes së diellitështë i ruajtur nga shejtani deri nëperëndim të diellit dhe kush e lexon paraperëndimit të diellit është i ruajtur ngashejtani deri në mengjes.Shih ‘Mburoja e muslimanit’ etj.

Ahzab 33:43

Është(Allahu)Ai që ju mëshiron ju(me faljen e me mëshirën e Tij). Edhe melekët e Tij luten për ju(që Allahu t'ju falë), për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë. -Allahu i Lartësuar çon salavate për adhuruesit e tij, për ata dhe ato që e kujtojnë shumë. Por çfarë kuptimi ka salavati i Zotit për robin e Tij? Përgjigjja është: ŝalavati i Allahut të Lartësuar për njerëzit është mëshira dhe butësia e Tij për ta, falja e gjynaheve të tyre, dhe përmendja e tyre mes melekëve të afërt të Tij në qiell. Ndërsa salavatet e melekëve janë lutjet e tyre drejtuar Allahut të Madhërishëm për t’i falur dhe mëshiruar besimtarët që e adhurojnë Atë si një të vetëm. Mbajtësit e Fronit madhështor të Zotit dhe ata që janë të rreshtuar rreth Fronit, luten për besimdrejtët. Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. Për këtë arsye, fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues (xhahimit)!" Zoti ynë, futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde)në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti. Dhe ruaji ata prej të këqijave, sepse atë që Ti e mbron atë Ditë prej të këqijave, vërtet e ke mëshiruar! Ky është shpëtimi i madh”. [Gafir 7 - 9]. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: "... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë." Me mëshirën dhe butësinë e Allahut, me faljen e gjynaheve, me lutjen e melekëve për ta, besimtarët mund të dalin nga errësirat e injorancës dhe mosbesimit, në dritën e dijes së saktë dhe të sigurt, në dritën e adhurimit të një Zoti të vetëm, Allahut të Lartësuar. Vetëm me të tilla ndihma të mundësuara nga Zoti, ata mund të ruhen nga të këqijat dhe rrugët e shumta dhe të zbukuruara të humbjes.Ai është Mëshirëplotë me besimtarët. -Ai i fal për gabimet që kanë bërë dhe nuk i ndëshkon për ato që shkuan, nëse ata pendohen sinqerisht dhe i kërkojnë Atij falje. Ai i shpërblen shumë edhe për vepra të vogla dhe të pakta. Allahu ua mbulon të metat dhe i udhëzon e ndihmon që të përmirësohen. Ai i ruan nga armiqtë e tyre të shumtë dhe të pamëshirshëm dhe largon prej tyre çdo pengesë që i ngadalëson në rrugën e tyre drejt Tij. Allahu i ndihmon dhe ua hap sytë e ballit dhe të zemrës që të vërtetën ta shohin të vërtetë dhe ta pasojnë atë, ndërsa të kotën ta shohin si të tillë dhe të largohen prej saj. Ai ua zbukuron besimin dhe ua bën atë të dashur në zemrat e tyre, ndërsa mohimin, shkeljen e kufijve të Zotit dhe mosbindjen ndaj urdhrave të Tij ua bën të urryer dhe të shëmtuar. Me mëshirën e Tij, Allahu i ka përfshirë ata në përkujdesjen e tij të posaçme, të cilën e ka rezervuar vetëm për të zgjedhurit e tij. Kjo është mëshira e Allahut për të zgjedhurit në këtë jetë. Ndërsa në jetën tjetër:

Ahzab 33:44

Ditën kur ta takojnë Atë(Allahun), përshëndetja e tyre do të jetë "Selam!"(paqe)dhe Ai ka përgatitur për ta një shpërblim bujar. -Mëshira e Allahut për të zgjedhurit e Tij në ahiret është shumë më e madhe dhe më e mrekullueshme. Besimdrejtët do të mrekullohen me shpërblime ta papara, që Zoti do t’u dhurojë. Por mbi të gjitha, ata do të gëzohen shumë kur Allahu i Lartësuar t’i njoftojë se është i kënaqur me ta dhe kurrë nuk do të zemërohet prej tyre. Ai do t’i përshëndesë ata me ‘selam’, me zërin e Tij aq të dashur dhe ata do të lumturohen pamasë kur të shohin fytyrën e Tij të bukur dhe të ndritshme. Askush nuk mund të shpjegojë dhe tregojë realisht për kënaqësitë, lumturinë dhe shpërblimet e mëdha, që ata fatlumë do të përjetojnë kur të takojnë të Adhuruarin e tyre të vetëm, Allahun e Lartësuar dhe Bujar.

Ahzab 33:45

Këto cilësi me të cilat Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Muhamedin (a.s.) janë pikërisht qëllimi i dërgimit të tij si profet. Ato janë cilësitë themelore dhe veçoritë e tij si Profeti më i dalluar dhe më i zgjedhur i Zotit. Ato janë katër cilësi, që përmblidhen në këto fjalë:O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmues, si përgëzues dhe si qortues. Dhe si thirrës në rrugën e Allahut (për të udhëzuar njerëzinë)me lejen e Tij, dhe si fener ndriçues. -Së pari, Allahu i Lartësuar e ka quajtur atë shahiden - dëshmues. Profeti (a.s.) do të dëshmojë për umetin e tij rreth asaj që ata kanë bërë në dynja, vepra të mira apo të këqija. Ai është dëshmues i drejtë dhe i pranuar nga Zoti i botëve. I Lartësuari thotë: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të zgjedhur (e të drejtë), për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju.” [Bekare 143]. Gjithashtu: “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed)do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë." En-nisa 41, 42.Së dyti, ai është mubeshshiran (përgëzues) e nedhîra(qortues). Allahu i Lartësuar na njofton se e dërgoi Muhamedin (a.s.) si përgëzues dhe si qortues. Por që ai të jetë dhe të konsiderohet i tillë me plot kuptimin e fjalës duhet që të përcaktohen dhe dallohen qartë të përgëzuarit dhe të qortuarit, me cilësitë dhe me veprat e tyre përkatëse. Duhet, gjithashtu, që të sqarohet se për çfarë përgëzon dhe për çfarë qorton. Nëse ky profet nuk do të na qartësonte cilësitë e të përgëzuarve dhe të qortuarve dhe veprat që i bënë ata të tillë; nëse ai nuk na sqaron se çfarë shpërblimi kanë të përgëzuarit dhe çfarë kërcënimi dhe ndëshkimi i pret të qortuarit, atëherë ai nuk mund të quhet përgëzues dhe qortues. Por Allahu i Lartësuar e pajisi këtë profet me dije dhe argumente të shumta, të cilat e bënë atë që të ishte përgëzuesi dhe qortuesi i umetit të fundit të botës. Të përgëzuarit janë besimtarët e devotshëm, me besim të pastër dhe të saktë dhe që punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Janë ata që i pranojnë fjalët dhe porositë e Zotit dhe punojnë me sinqeritet për të kryer urdhrat dhe për t’iu larguar ndalesave të Zotit. Ata kanë besim, vepra të mira dhe rrinë larg poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit. Këta janë të përgëzuar në dynja dhe ahiret me çdo të mirë, që ata e dëshirojnë dhe me shpëtim nga çdo e keqe, së cilës i druhen. Dihet se Allahu i Lartësuar, nëpërmjet Kur'anit dhe traditës së Profetit të tij, na ka sqaruar gjithçka që duhet të besojmë dhe çdo fjalë e vepër nëpërmjet së cilës të adhurojmë Atë. Vetëm Ai e përcakton se çfarë duhet të besojmë dhe me çfarë mënyre duhet ta adhurojmë Atë. Çdo shtesë në këto drejtime konsiderohet risi në fenë e Zotit, dhe Profeti (a.s.) na ka njoftuar se çdo risi (shtesë) në fenë e Zotit të çon në humbje, dhe çdo humbje të çon në Zjarr. Ndërsa “të qortuarit” janë kriminelët dhe ata që bëjnë padrejtësi. Ata janë të zhytur në padituri të thellë rreth të drejtës të Zotit dhe të drejtës së krijesave të Zotit. Ata janë të zhytur në padrejtësitë kundër Zotit dhe padrejtësitë kundër krijesave të Zotit. Ata nuk mendojnë për Ditën e Llogarisë dhe qëndrimit para Zotit të gjithësisë. Këta janë të kërcënuar me ndëshkime dhe dhimbje në dynja dhe në ahiret, të cilat i meritojnë me mospërfilljen e porosive të Zotit dhe të Profetit.Së treti, Profeti (a.s.) ishte daijen ilell-llahi, domethënë thirrës në rrugën e Allahut. Ai i ftoi njerëzit në rrugën e Zotit të tyre dhe në rrugën e kënaqësisë dhe lumturisë së përjetshme. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun e Lartësuar si të vetmin Zot që meriton adhurimin e tyre, sepse pikërisht ky ishte qëllimi i krijimit të tyre. Për të qenë ftues në rrugën e Allahut dhe të meritosh këtë gradë, së pari duhet ndihma dhe mbështetja e Allahut dhe, së dyti, duhet të jesh:1. I vazhdueshëm dhe këmbëngulës, fillimisht në zbatimin e asaj në të cilën i fton të tjerët, pastaj në ftesën e tyre në të vërtetën e sigurt.2. Duhet, gjithashtu, të edukosh njerëzit me kujdes dhe ngrohtësi me gjithçka që udhëzon Zoti, duke u mësuar atyre fenë e të Madhëruarit në mënyrë të shtjelluar. Ndër më të rëndësishmet çështje që duhet shpjeguar njerëzve dhe mësuar atyre janë:- Prezantim i qartë dhe i plotë i Zotit të cilin ata duhet ta adhurojnë. Ai është Allahu, me emrat dhe cilësitë e Tij madhështore dhe të bukura. Distancimi nga çdo përshkrim dhe shtrembërim në cilësitë dhe emrat e Zotit.- Përkufizimi i qartë i adhurimit të Zotit, çfarë quhet adhurim dhe sqarimi i tij në mënyrë të shtjelluar, sipas porosive dhe udhëzimit të Profetit a.s.- Qartësimi i të drejtave të domosdoshme të cilat njeriu është i detyruar që t’i plotësojë, qofshin ato të drejtat e Krijuesit apo të krijesave.3. Duhet të zgjedhë rrugët më të mira dhe më të pranueshme në ftesën e njerëzve.4. Të jetë i sinqertë në davetin e tij dhe jo ta bëjë këtë për të fituar simpatinë e njerëzve dhe famë.Muhamedi a.s. i plotësoi të gjitha këto kushte në gradën më të lartë. Ai e kreu amanetin e Zotit të tij, e qartësoi të vërtetën plotësisht dhe na la në një rrugë të qartë, nga e cila devijon veçse i prishuri dhe i padrejti, që dëshiron thjesht të plotësojë dëshirat e tij të kësaj bote.Së katërti, ai ishte siraxhem-munîra (fanar ndriçues). Kjo të jep të kuptosh se krijesat janë në një errësirë shumë të madhe dhe të thellë. Ata janë të paditur për të shpëtuar nga skutat e kësaj errësire dhe të paaftë për të gjetur udhëzimin e për të dalë në dritë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Lartësuar solli këtë profet, për të nxjerrë njerëzit nga këto errësira, për t’u mësuar atyre ato që nuk i dinin dhe për të udhëzuar të humburit në rrugën e drejtë. Besimtarët e sinqertë janë shumë të qartë, sepse rruga e tyre ndriçohet nga drita e Zotit. Ata ecin të sigurt pas këtij imami, nëpërmjet mësimeve të të cilit arrijnë të dallojnë qartësisht të mirën nga e keqja, rrugën e të lumturve nga rruga e të dëshpëruarve. Nëpërmjet mësimeve të tij, ata njohin saktësisht dhe plotësisht të Adhuruarin e tyre, me cilësitë e Tij të lavdërueshme, me veprat e Tij të urta dhe të drejta, si dhe me gjykimet e tij të mrekullueshme dhe të urta.

Ahzab 33:46

Këto cilësi me të cilat Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Muhamedin (a.s.) janë pikërisht qëllimi i dërgimit të tij si profet. Ato janë cilësitë themelore dhe veçoritë e tij si Profeti më i dalluar dhe më i zgjedhur i Zotit. Ato janë katër cilësi, që përmblidhen në këto fjalë:O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmues, si përgëzues dhe si qortues. Dhe si thirrës në rrugën e Allahut (për të udhëzuar njerëzinë)me lejen e Tij, dhe si fener ndriçues. -Së pari, Allahu i Lartësuar e ka quajtur atë shahiden - dëshmues. Profeti (a.s.) do të dëshmojë për umetin e tij rreth asaj që ata kanë bërë në dynja, vepra të mira apo të këqija. Ai është dëshmues i drejtë dhe i pranuar nga Zoti i botëve. I Lartësuari thotë: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të zgjedhur (e të drejtë), për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju.” [Bekare 143]. Gjithashtu: “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed)do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë." En-nisa 41, 42.Së dyti, ai është mubeshshiran (përgëzues) e nedhîra(qortues). Allahu i Lartësuar na njofton se e dërgoi Muhamedin (a.s.) si përgëzues dhe si qortues. Por që ai të jetë dhe të konsiderohet i tillë me plot kuptimin e fjalës duhet që të përcaktohen dhe dallohen qartë të përgëzuarit dhe të qortuarit, me cilësitë dhe me veprat e tyre përkatëse. Duhet, gjithashtu, që të sqarohet se për çfarë përgëzon dhe për çfarë qorton. Nëse ky profet nuk do të na qartësonte cilësitë e të përgëzuarve dhe të qortuarve dhe veprat që i bënë ata të tillë; nëse ai nuk na sqaron se çfarë shpërblimi kanë të përgëzuarit dhe çfarë kërcënimi dhe ndëshkimi i pret të qortuarit, atëherë ai nuk mund të quhet përgëzues dhe qortues. Por Allahu i Lartësuar e pajisi këtë profet me dije dhe argumente të shumta, të cilat e bënë atë që të ishte përgëzuesi dhe qortuesi i umetit të fundit të botës. Të përgëzuarit janë besimtarët e devotshëm, me besim të pastër dhe të saktë dhe që punojnë me sinqeritet sipas këtij besimi. Janë ata që i pranojnë fjalët dhe porositë e Zotit dhe punojnë me sinqeritet për të kryer urdhrat dhe për t’iu larguar ndalesave të Zotit. Ata kanë besim, vepra të mira dhe rrinë larg poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit. Këta janë të përgëzuar në dynja dhe ahiret me çdo të mirë, që ata e dëshirojnë dhe me shpëtim nga çdo e keqe, së cilës i druhen. Dihet se Allahu i Lartësuar, nëpërmjet Kur'anit dhe traditës së Profetit të tij, na ka sqaruar gjithçka që duhet të besojmë dhe çdo fjalë e vepër nëpërmjet së cilës të adhurojmë Atë. Vetëm Ai e përcakton se çfarë duhet të besojmë dhe me çfarë mënyre duhet ta adhurojmë Atë. Çdo shtesë në këto drejtime konsiderohet risi në fenë e Zotit, dhe Profeti (a.s.) na ka njoftuar se çdo risi (shtesë) në fenë e Zotit të çon në humbje, dhe çdo humbje të çon në Zjarr. Ndërsa “të qortuarit” janë kriminelët dhe ata që bëjnë padrejtësi. Ata janë të zhytur në padituri të thellë rreth të drejtës të Zotit dhe të drejtës së krijesave të Zotit. Ata janë të zhytur në padrejtësitë kundër Zotit dhe padrejtësitë kundër krijesave të Zotit. Ata nuk mendojnë për Ditën e Llogarisë dhe qëndrimit para Zotit të gjithësisë. Këta janë të kërcënuar me ndëshkime dhe dhimbje në dynja dhe në ahiret, të cilat i meritojnë me mospërfilljen e porosive të Zotit dhe të Profetit.Së treti, Profeti (a.s.) ishte daijen ilell-llahi, domethënë thirrës në rrugën e Allahut. Ai i ftoi njerëzit në rrugën e Zotit të tyre dhe në rrugën e kënaqësisë dhe lumturisë së përjetshme. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun e Lartësuar si të vetmin Zot që meriton adhurimin e tyre, sepse pikërisht ky ishte qëllimi i krijimit të tyre. Për të qenë ftues në rrugën e Allahut dhe të meritosh këtë gradë, së pari duhet ndihma dhe mbështetja e Allahut dhe, së dyti, duhet të jesh:1. I vazhdueshëm dhe këmbëngulës, fillimisht në zbatimin e asaj në të cilën i fton të tjerët, pastaj në ftesën e tyre në të vërtetën e sigurt.2. Duhet, gjithashtu, të edukosh njerëzit me kujdes dhe ngrohtësi me gjithçka që udhëzon Zoti, duke u mësuar atyre fenë e të Madhëruarit në mënyrë të shtjelluar. Ndër më të rëndësishmet çështje që duhet shpjeguar njerëzve dhe mësuar atyre janë:- Prezantim i qartë dhe i plotë i Zotit të cilin ata duhet ta adhurojnë. Ai është Allahu, me emrat dhe cilësitë e Tij madhështore dhe të bukura. Distancimi nga çdo përshkrim dhe shtrembërim në cilësitë dhe emrat e Zotit.- Përkufizimi i qartë i adhurimit të Zotit, çfarë quhet adhurim dhe sqarimi i tij në mënyrë të shtjelluar, sipas porosive dhe udhëzimit të Profetit a.s.- Qartësimi i të drejtave të domosdoshme të cilat njeriu është i detyruar që t’i plotësojë, qofshin ato të drejtat e Krijuesit apo të krijesave.3. Duhet të zgjedhë rrugët më të mira dhe më të pranueshme në ftesën e njerëzve.4. Të jetë i sinqertë në davetin e tij dhe jo ta bëjë këtë për të fituar simpatinë e njerëzve dhe famë.Muhamedi a.s. i plotësoi të gjitha këto kushte në gradën më të lartë. Ai e kreu amanetin e Zotit të tij, e qartësoi të vërtetën plotësisht dhe na la në një rrugë të qartë, nga e cila devijon veçse i prishuri dhe i padrejti, që dëshiron thjesht të plotësojë dëshirat e tij të kësaj bote.Së katërti, ai ishte siraxhem-munîra (fanar ndriçues). Kjo të jep të kuptosh se krijesat janë në një errësirë shumë të madhe dhe të thellë. Ata janë të paditur për të shpëtuar nga skutat e kësaj errësire dhe të paaftë për të gjetur udhëzimin e për të dalë në dritë. Kështu vazhdoi, derisa Allahu i Lartësuar solli këtë profet, për të nxjerrë njerëzit nga këto errësira, për t’u mësuar atyre ato që nuk i dinin dhe për të udhëzuar të humburit në rrugën e drejtë. Besimtarët e sinqertë janë shumë të qartë, sepse rruga e tyre ndriçohet nga drita e Zotit. Ata ecin të sigurt pas këtij imami, nëpërmjet mësimeve të të cilit arrijnë të dallojnë qartësisht të mirën nga e keqja, rrugën e të lumturve nga rruga e të dëshpëruarve. Nëpërmjet mësimeve të tij, ata njohin saktësisht dhe plotësisht të Adhuruarin e tyre, me cilësitë e Tij të lavdërueshme, me veprat e Tij të urta dhe të drejta, si dhe me gjykimet e tij të mrekullueshme dhe të urta.

Ahzab 33:47

Atëherë, ti përgëzoji besimtarët se do t'u vijë nga Allahu një mirësi e madhe. -Në këtë ajet janë përmendur:1. Të përgëzuarit, pra, besimtarët. Cilësia e tyre është besimi i drejtë dhe i bazuar në dëshmi të sakta nga Zoti, si dhe veprat e mira sipas këtij besimi të sinqertë.2. Ajo me të cilën përgëzohen, pra, dhuntia e madhe, që është shpërblimi dhe mirësia e madhe e dhuruar nga Allahu i Lartësuar për ta në dynja dhe në ahiret. Këtu hyn ndihma dhe fitorja që Zoti u dhuron atyre në dynja, udhëzimi i zemrave të tyre në rrugën e drejtë, falja e gjynaheve dhe mbulimi i të metave, largimi i fatkeqësive dhe shpëtimi nga ato, shtimi i begatisë në çdo drejtim, mirësitë e shumta lumturisjellëse dhe, mbi të gjitha, kënaqësia e Zotit dhe shpërblimi i Tij i pamatë, duke shpëtuar nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij i drejtë.Përmendja e këtyre shpërblimeve dhe mirësive që premtohen për besimin dhe punën sipas tij, i shkathtëson dhe u jep forcë besimtarëve për të qenë këmbëngulës dhe me vullnet të pathyeshëm në rrugën e drejtë. Kjo është një nga urtësitë e shumta të Sheriatit që, për të nxitur veprat e mira dhe devotshmërinë ndaj Zotit, përmend shpërblimet që janë premtuar për të, ndërsa për të nxitur largimin nga veprat e këqija dhe mosbindjen ndaj Allahut të Lartësuar, përmend ndëshkimin që lidhet me të. Kjo është një ndihmë më e madhe për t’ia arritur të largohesh nga gjynahet dhe nga shkelja e kufijve të Allahut të Madhërishëm. Nga ana tjetër, ata që vazhdimisht do të mundohen të pengojnë besimtarët nga rruga e drejtë dhe t’i luftojnë ata në besimin e tyre do të jenë gjithmonë të pranishëm dhe të vazhdueshëm në luftën e tyre. Të tillë janë munafikët, të cilët shfaqin Islamin dhe në brendësi fshehin kufrin dhe armiqësinë e madhe ndaj besimtarëve. Të tillë janë edhe mohuesit e hapët të besimit dhe të besimtarëve. Duke qenë se këta vazhdimisht do t’i luftojnë besimtarët, Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve një këshillë të mrekullueshme në lidhje me mënyrën e sjelljes dhe të komunikimit me të tilla kategori njerëzish.

Ahzab 33:48

Mos iu bind(fjalëve të)jobesimtarëve e hipokritëve dhe mos ua vër veshin mundimeve që të sjellin ty! -Mos iu bind mohuesve të Zotit dhe hipokritëve, në lidhje me çdo gjë që të pengon dhe të largon nga rruga e Allahut. Gjithsesi, mosbindja dhe mospasimi i tyre nuk nënkupton që domosdoshmërisht t’i fyesh apo të veprosh diçka që i zemëron ata. Thjesht bindju Allahut, mos iu bind atyre dhe bëj durim në ftesën që u bën atyre për të pranuar Islamin. Kjo do të bëjë që ata të afrohen më shumë me Islamin dhe do t’i ndalojë ata nga mundimi që ju japin juve dhe familjeve tuaja. Por kjo kërkon një ndihmë të madhe dhe durim. Dhe nuk ka ndihmës tjetër që mund të të ndihmojë në këtë rrugë të vështirë, veç Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, i Lartësuari udhëzon që vetëm Atij t’i mbështetesh, t’i kërkosh strehim dhe vetëm në dorë të Tij t’i lësh çështjet e tua.Mbështetju Allahut sepse të mjafton Allahu si Mbrojtës dhe Ndihmëtar. -Allahu është Uekil, që do të thotë Mbrojtës dhe Ndihmëtar, pra, Ai të Cilit i besohen çështjet e rëndësishme. Nuk ka ndonjë më të mirë se Allahu, që të përkujdeset për veprat tona. Ai i rregullon ato dhe i lehtëson për ne. Çdo përcaktim dhe gjykim i Tij është më i miri për ne.

Ahzab 33:49

O ju që keni besuar! Nëse jeni martuar me një grua besimtare e pastaj e ndani para kontaktit(intim)me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes(iddeh). Por, jepini diçka(si dhuratë)dhe ndajeni në mënyrë të njerëzishme! -1. Allahu i Lartësuar i udhëzon dhe i mëson besimtarët si të veprojnë në rast divorci. Kështu, nëse dikush martohet me një besimtare dhe e divorcon para se të kryejë marrëdhënie intime me të, atëherë gruaja nuk e ka detyrë të kalojë kohën e pritjes, siç do të vepronte nëse do të kishte kryer marrëdhënie. Në këtë rast, Allahu i Madhëruar i urdhëroi burrat që t'u dhurojnë këtyre grave ndonjë send, që të shërbejë si një lloj ngushëllimi për to dhe për ndarjen. Gjithashtu, urdhëron për një proces divorci sa më miqësor dhe të njerëzishëm, pa grindje e sharje dhe pa e tepruar në kërkesa të ndërsjellta. Ky ajet është dëshmi që tregon se divorci bëhet veçse pasi të jesh martuar me një procedurë të rregullt. Kështu, nëse dikush i thotë një gruaje: ‘Të kam divorcuar’ pa qenë i lidhur fillimisht me të në lidhje martesore, kjo është diçka e kotë. Edhe nëse i thotë: ‘Ti je e divorcuar, nëse martohesh me mua’, është një ndarje e papranueshme, që nuk merret për bazë. Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse jeni martuar me një grua besimtare, e pastaj e ndani para kontaktit (intim) me të, ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes (iddeh)." Divorci që merret për bazë është vetëm ai që bëhet pas nikah-ut (lidhjes martesore). Kjo lidhje tregon se çdo divorc i deklaruar para lidhjes së nikah-ut është i pavlefshëm dhe nuk merret për bazë. Të njëjtin gjykim ka edhe dhihar-i dhe ila-i, pra, nuk meren për bazë, nëse deklarohen para se të kryhet lidhja e nikahut, madje në këto dy raste është edhe më i dukshëm dhe i kuptueshëm ky gjykim, sepse divorci është ndarje e plotë me gruan, ndryshe nga dhihari dhe ilai. Ky është mendimi më i saktë ndër dy mendimet e dijetarëve.2. Ajeti tregon, gjithashtu, se divorci është i lejueshëm, sepse Allahu i Madhëruar njoftoi për dispozitën e divorcit pa e qortuar ose ndaluar një gjë të tillë. Madje, ai mund të ndodhë edhe nga besimtarët, sepse ajeti nis duke iu drejtuar besimtarëve.3. Ajeti tregon se divorci është i lejueshëm edhe para se të kryen marrëdhënie intime me bashkëshortin, pasi është bërë lidhja e nikahut. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: "Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. ...". [Bekare 236].4. E divorcuara para kryerjes së marrëdhënieve intime nuk ka detyrë të kalojë kohën e pritjes. Me t'u deklaruar divorci, asaj i lejohet që të martohet me dikë tjetër. Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se nëse janë kryer marrëdhënie intime, atëherë është detyrë për të që të përmbushë kohën e pritjes, sipas rregullave të vendosura nga Zoti.5. Për gruan e divorcuar përpara se të kryhet marrëdhënie me të, Allahu i Madhëruar thotë: "Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë, me të cilat ende nuk keni kryer marrëdhënie dhe të cilave ende nuk ua keni përcaktuar e dhënë mehrin. ..." [Bekare 236]. Ajeti thotë qartë se kështu veprohet nëse nuk është përcaktuar ndonjë mehër për të. Por nëse i është përcaktuar mehër, atëherë, nëse divorcohet pa kryer marrëdhënie intime, i jepet gjysma e mehrit të vendosur dhe burri nuk ka nevojë që të japë shpenzime e dhurata të tjera, si në rastin e mësipërm. I Lartësuari thotë: "E, nëse i ndani para se të kryeni marrëdhënie intime me to, por ndërkohë ua keni përcaktuar atyre masën e dhuratës martesore (mehrit), atëherë është detyrë për ju që t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar, veç nëse ato (gratë) jua falin ose veç nëse atyre (grave) ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Falja është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush! Vërtet, Allahu e sheh gjithçka që bëni." [Bekare 237].6. Ajeti tregon se, në çdo rast, divorci duhet të bëhet në mënyrë sa më të njerëzishme dhe miqësore, e tillë që çdo palë falenderon tjetrën, përndryshe ajo sjell grindje të shumta, përçarje e urrejtje të ndërsjellta.7. Ajeti tregon se koha e pritjes është e drejtë e burrit, sepse Allahu tha: "... ju nuk keni të drejtë të kërkoni nga ajo përmbushjen e afatit të pritjes (iddeh)." Kjo tregon se, nëse ndodh divorci pasi janë kryer marrëdhënie intime, atëherë është detyrim i grave ndaj jush që të presin sipas rregullit.8. Ajeti tregon se, përveç gruas me të cilën nuk janë kryer marrëdhënie intime, në të gjitha rastet e tjera të divorcit gruaja duhet të kalojë idetin, sipas rregullit.Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruassë vet: “Ti je për mua si shpina e nënëstime”, ose fjalë të tjera, për të shprehurse ajo është haram për të. Është quajtur‘dhihar’ - ‘shpina’, nisur nga shprehja emësipërme, e cila përdorej nga arabët menënkuptimin se burri nuk donte t’iafrohej më bashkëshortes përmarrëdhënie intime.El ilau është të betuarit se nuk do tëkryesh mardhënie me bashkëshorten.Allahu i lartësuar thotë: “Për ata qëbetohen se nuk do t'u afrohen grave tëveta (për kontakt intim), afati i pritjesështë katër muaj.” [El bekare 226] - Këtubëhet fjalë për betimet që kanë të bëjnë,në mënyrë të veçantë, me marrëdhëniete burrit me gruan. Kështu, kur burribetohet se nuk do të kryejë mëmarrëdhënie seksuale me gruan e tij përkatër muaj e ose më pak se 4 muaj,atëherë ai është i lirë që të zgjedhënjërën prej këtyre alternativave: ose tëthyejë betimin dhe ta kompensojë sipasrregullit, ose ta mbajë betimin deri nëpërfundim të katër muajve. Gjatë kësajkohe, gruaja nuk ka asnjë të drejtë që tëkërkojë ndarjen prej tij apo të ankohetgjetkë, sepse për katër muaj, burrit ilejohet një gjë e tillë. Por nëse burribetohet se nuk do të kryejë marrëdhënieme gruan e tij për një periudhë më tëgjatë se katër muaj, ose përgjithmonë,atëherë ai ka vetëm dy mundësi pasmbarimit të katër muajve: ose ta thyejëbetimin e ta kompensojë sipas rregullit,duke iu kthyer jetës dhe marrëdhënievenormale, ose ta divorcojë përfundimishtgruan e tij. Nëse ai nuk pranon që tandajë gruan, atëherë ndërhyn gjykatësidhe i ndan ata me forcën e ligjit.Megjithatë, thyerja e këtij lloj betimiështë më e dashur për Allahun eLartësuar, i Cili thotë: “Në qoftë se heqindorë (nga betimi), atëherë s’ka dyshim seAllahu është Falës e Mëshirëplotë.”Allahu i Madhëruar thotë: "Për atogra, të cilave u është ndërprerë ciklimujor, nëse nuk jeni të sigurt për to,dijeni se koha e pritjes së tyre është tremuaj, e po kaq është edhe për ato qëende nuk u kanë ardhur tëpërmuajshmet. Për shtatzanat, afati ipritjes është derisa ato të lindin. Kush ifrikësohet Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuarpunët." [Talak 4]

Ahzab 33:50

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s), duke i treguar atij mirësitë e shumta që i ka dhuruar prej bujarisë së Tij. Allahu i Madhëruar i lejoi Profetit ato lloj mirësish që ua lejoi edhe besimtarëve. Por Ai i dhuroi atij edhe disa mirësi të tjera, që janë të veçanta vetëm për të e jo për besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë:O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore(mehrin), -Domethënë, me ato të cilave u ke dhënë mehrin (dhuratën martesore) e tyre. Në këtë rregull janë njëlloj Profeti (a.s) dhe besimtarët, pra, kjo është e përbashkëta e tyre. Kështu, edhe besimtarëve u lejohen ato gra të cilave u kanë dhënë mehrin për martesë. Pastaj i Lartësuari thotë:...dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd(robëreshat e luftës)-Allahu ka bërë hallall për ty edhe ato gra që i ke në zotërimin tënd, siç janë robëreshat e luftës që keni zhvilluar kundër mohuesve, qofshin ato skllavet e mohuesve ose gratë e lira të martuara ose të pamartuara të tyre, që kanë rënë robinja lufte. Edhe kjo është një dispozitë e përgjithshme, që ishte njëlloj si për Profetin, ashtu edhe për besimtarët. Po kështu, prej ligjeve të përbashkëta janë edhe dipozitat e përmendura më poshtë:dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan(nga Meka)së bashku me ty... -Këtu bëjnë pjesë të gjitha bijat e xhaxhait, bijat e tezes, bijat e dajës dhe të hallës, si ato që jetojnë afër jush, ashtu edhe ato që jetojnë larg jush. Këtu përmenden të përcaktuara ato gra nga të afërmit që burri e ka të lejueshme për t'u martuar. Kjo tregon se të tjerat, përveç këtyre, nuk janë të lejuara, ashtu siç është përmendur qartë edhe në suren Nisa. Nga gratë që janë të afërme, juve ju lejohet martesa veçse me këto katër kategori që përmenden këtu. Çdo grua tjetër nga të afërmit është e ndaluar, qoftë prej degëzimeve, qoftë prej trungut të farefisit, si për shembull: vajzat e nënës e babait e ç’ka poshtë tyre, si dhe degëzimet e prindërve të nënës dhe babait e ç’ka sipër tyre prej prindërve biologjikë, janë të ndaluara.Pastaj Allahu i Madhëruar përmend ato gra që ishin të lejuara vetëm për Profetin dhe jo për besimtarët. Ai thotë:si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit(pa kërkuar dhuratën martesore)dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të -Ky ishte një përjashtim veçse për Profetin, siç është mendimi më i saktë i dijetarëve, që janë të ndarë në dy mendime në tefsirin e këtij ajeti. Ndërsa për të tjerët, veç Profetit, ky rast martese është i ndaluar. I Lartësuari thotë: "… nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore)", domethënë, ta kemi bërë të lejuar për ty edhe këtë rast, nëse një grua dëshiron ta dhurojë veten e saj ty. Gjithashtu: "... nëse Profeti dëshiron të martohet me të." Domethënë, kjo ishte në dorë Profetit, që mund të vepronte sipas dëshirës. Allahu i Madhëruar thotë:por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë)besimtarët. -Domethënë, lejimi i martesës me një grua që ia dhuron veten e saj një burri ishte ekskluzivisht vetëm për Profetin (a.s.). Besimtarëve të tjerë nuk u lejohet të martohen me një grua thjesht sepse ajo i vetëjepet dikujt.Ne e dimë mirë se çfarë u kemi caktuar atyre në lidhje me gratë dhe me robinjat, që i kanë në pronësinë e vet kështu, që ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit). -Ne e dimë mirë se me çfarë detyrash i kemi ngarkuar besimtarët, çfarë u kemi bërë të lejuar dhe çfarë ua kemi bërë të ndaluar, prej grave ose robinjave. Ne i kemi njoftuar dhe ua kemi shpjeguar këto ligje në mënyrë të qartë e të shtjelluar në tekstet e shumta të Shpalljes. Por ato rregulla që janë përmendur në këtë ajet dhe që ndryshojnë nga ligjet që u janë shtjelluar besimtarëve në tekste të tjera (të Kur'anit ose haditheve), ato janë të veçanta vetëm për ty. Në fakt, Allahu e filloi këtë ajet duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë Profetit. Ai thotë: "O Profet! Ne ta kemi lejuar ty martesën me gratë, të cilave u ke dhënë dhuratën martesore (mehrin), dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në zotërimin tënd (robëreshat e luftës) dhe me vajzat e xhaxhait, me vajzat e hallës, me vajzat e dajës, me vajzat e tezes, të cilat mërguan (nga Meka) së bashku me ty, si edhe me një grua besimtare, nëse ajo ia fal veten Profetit (pa kërkuar dhuratën martesore) dhe nëse Profeti dëshiron të martohet me të - por ky rast është vetëm për ty, jo për (të gjithë) besimtarët. Vini re se si Allahu thotë: "por ky rast është vetëm për ty, jo për besimtarët", domethënë, të kemi lejuar ty, o Profet, diçka që nuk ua kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Ne - thotë Allahu - ta kemi zgjeruar lejueshmërinë përtej asaj që u kemi lejuar besimtarëve të tjerë. Dhe këtë Zoti e ka bërë në mënyrë që: "... ti të mos kesh asnjë rëndesë (në përmbushjen e detyrave të Zotit)." Kjo tregon përkujdesin e veçantë dhe të shtuar të Zotit për Profetin (a.s).Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu i Madhëruar vazhdimisht ka qenë, është dhe do të jetë i përshkruar me këto cilësi, domethënë, me falje të madhe dhe me mëshirë të plotë. Ai zbret mbi robërit e Tij faljen dhe mëshirën e Tij, bujarinë dhe mirësinë e Tij, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij dhe sipas asaj që meritojnë robërit me veprat e tyre. Allahu i lartësuar thotë: "Mos umartoni me ato gra me të cilat kanë qenëmartuar etërit tuaj, përveç asaj që kakaluar (para Islamit). Kjo ka qenë vërtetposhtërsi e madhe, vepër e urryer (tekZoti) dhe një zakoni shëmtuar. Ju ështëndaluar martesa me nënat tuaja, me bijattuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja,me tezet tuaja, me bijat e vëllait, me bijate motrës, me mëndeshat që ju kanëdhënë gji, me motrat nga gjiri, me nënate grave tuaja (vjehrrat)dhe me thjeshtrat(vajzat) e grave tuaja, me të cilat kenikryer kontakt; por nëse nuk keni pasurkontakt me to (me gratë), atëherë s’kapengesë. Ju është ndaluar martesa edheme gratë e bijve tuaj, që janë të lindurnga ju (jo të bijve të adoptuar), dhe të jinitë martuar njëherazi me dy motra, përveçrasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet,Allahu është Falës i Madh eMëshirëplotë. (Ju është ndaluar martesa)Edhe më gratë që janë tashmë tëmartuara, përveç atyre (robinjave)që ikeni në posedimin tuaj. Ky është urdhri i Allahut për ju. Veç këtyre, për ju janë tëlejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni(në martesë) me pasurinë tuaj, dukepasur për qëllim bashkëshortësinë, joprostitucionin. Jepjani mehrin e caktuarbashkëshorteve tuaja, me të cilat kenikontaktuar. Nuk ka gjynah për ju nëse,me mirëkuptim të dyanshëm, e shtoni a epakësoni mehrin. Allahu është iGjithëditur e i Urtë. Ai që nuk ka mundësimateriale që të martohet me femra të lirabesimtare, le të martohet me besimtaretqë i ka nën pushtetin e tij (robëreshat).Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jenitë njëri-tjetrit. Martohuni me to me lejene pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrinsipas normave. Ato të jenë të ndershme,e jo imorale të hapura apo të fshehta, qëjetojnë me partnerë (jashtmartesorë).Pasi jeni martuar, nëse ato bëjnëimoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sagjysma e ndëshkimit të përcaktuar përgratë e lira. Kjo është e lejueshme për ataqë frikësohen se do të bien në imoralitet.Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo ështëmë mirë për ju. Allahu është Falës i Madhe Mëshirëplotë." [En-nisa 22 – 25]Shih tefsirin e Sures Nisa, ajetet 22 –25.

Ahzab 33:51

Ti je i lirë të largosh kë të duash prej tyre dhe të afrosh kë të duash prej tyre. -Edhe ky gjykim ishte i veçantë për Profetin (a.s) dhe prej lehtësimeve që Zoti i bëri atij, si mëshirë dhe kujdes për të. Nuk ishte detyrë për Profetin (a.s.) që t'i ndante netët njëlloj mes grave të tij. Kjo çështje i ishte e lënë atij në dorë ta bënte si të dëshironte dhe në formë bamirësie. Megjithatë, Profeti (a.s) përpiqej gjithmonë që të mbante sa më mirë drejtësinë dhe barazinë mes grave, si në çdo gjë tjetër. Ai thoshte: "O Zoti im! Kjo është ndarja dhe drejtësia që mbaj unë për atë që e kam në dorën time. Por mos më ngarko për atë që nuk e kam në dorë!"Dhe nuk është gjynah për ty ta kthesh atë, nga e cila ke qenë larguar. -Domethënë, zgjedhja të takon ty, se me kë do ta kalosh natën dhe me kë jo. Megjithatë, shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për ato gra që ia dhuronin veten tyre Profetit (a.s), që ai të martohej me to. Kështu, kuptimi i ajetit është: "Mbaj kë të duash nga ato që të ofrojnë veten si bashkëshorte, ose refuzo kë të duash". Por Allahu është më i ditur për gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar na shpjegon urtësinë e këtyre lehtësimeve dhe përjashtimeve për Profetin (a.s) dhe thotë:Kjo është më e mira, që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave. -Këto lehtësime dhe lënia e këtyre çështjeve në dorën tënde, që të veprosh si të dëshirosh janë sepse: "Kjo është më e mira, ...", pasi ato e dinë mirë se ti nuk e lë kurrë ndonjë detyrim pa kryer apo të bësh ndonjë haram. Ato e dinë se ti nuk bën padrejtësi apo të lësh mangut ndonjë përgjegjësi ndaj tyre.Allahu e di mirë atë që fshihet në zemrat tuaja. -Zoti e di mirë se çfarë vërtitet brenda shpirtit tuaj, kur ju përmbushni ndonjë përgjegjësi të detyrueshme ose të pëlqyeshme dhe kur ndodhin përplasje gjatë realizimit të tyre. Për këtë arsye, Allahu ligjëroi për ty, o i Dërguar këto përjashtime e lehtësira, në mënyrë që zemrat e grave të tua të jenë më të qeta.Allahu është i Gjithëditur e shumë i Mëshirshëm. -Dituria e Allahut është e gjerë, e po kështu është edhe falja, mëshira dhe butësia e Tij në kujdesin ndaj robërve. Prej diturisë së Tij, Ai vendosi për ju ato ligje që janë në dobinë tuaj dhe që ju sjellin më shumë shpërblime. Prej mëshirës, faljes e butësisë së Tij është edhe fakti që Ai nuk ju ndëshkon menjëherë për padrejtësitë dhe gjynahet tuaja, por ju fal dhe ju jep mundësi të pendoheni, të përmirësoheni e pastroheni.

Ahzab 33:52

Prej tani e mbrapa ty nuk të lejohen më gra(të tjera)e nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, ... -Kjo tregon se Allahu i Lartësuar është Esh-Shekur, domethënë, Mirënjohës i madh. Ai i sheh dhe shpërblen shumë për veprat e mira që bën robi. Kështu, duke qenë se gratë e Profetit bënë zgjedhjen më të mirë, pasi zgjodhën të bëjnë durim dhe parapëlqyen ahiretin dhe kënaqësinë e Allahut dhe Profetit të Tij, Allahu i Madhëruar ua shpërbleu duke sjellë këto dispozita të veçanta për Profetin. Ai tha: "Prej tani e mbrapa, ty nuk të lejohen më gra (të tjera)...", Domethënë, Profetit nuk i lejoheshin më gra të tjera, përveç atyre ekzistuese. Gjithashtu: "... nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër...". Pra, nuk i lejohej që të divorconte ndonjë nga gratë ekzistuese e ta zëvendësonte me ndonjë tjetër. Kështu, ato gra u siguruan nga divorci dhe heqja e statusit si “bashkëshorte të Profetit”. Gjithashtu, Profeti (a.s.) nuk do të kishte më gra të tjera. Kështu, Zoti i zgjodhi dhe i dalloi ato si gra të Profetit në dynja dhe në ahiret, dhe i siguroi ato se nuk do të kishte ndarje mes tyre. Madje, i Lartësuari i tha Profetit: "nuk të lejohet që të zëvendësosh ndonjërën nga gratë e tua me ndonjë grua tjetër, edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre ...", pra, edhe sikur të të mahisë bukuria e ndonjë gruaje tjetër veç atyre që ke, nuk të lejohet të marrësh asnjë tjetër.përveç atyre që i ke në zotërim(robinjat). -Përveç nëse kënaqesh me robinjat. Kjo është e lejuar për ju, sepse ato nuk bëhen objekt xhelozie për gratë, ashtu siç ndodh me bashkëshortet.Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje. -Allahu mbikëqyr dhe sheh çdo çështje dhe është i Gjithëditur se ku të çojnë dhe si finalizohen veprat. Ai i rregullon dhe sistemon çdo çështje në mënyrën më të mirë dhe më të bukur.

Ahzab 33:53

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të pajisen me edukatën e nevojshme, në lidhje me të Dërguarin e Allahut dhe me vizitën në shtëpinë e Tij. Ai thotë:O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Profetit, veçse nëse thirreni për ndonjë gosti. -Kurrë mos hyni në to, kur shkoni për ndonjë vakt, pa ju dhënë leje i zoti i shtëpisë. Madje, Ai thotë:... dhe(edhe atëherë)jo aq herët sa të rrini duke pritur sa të përgatitet ushqimi! Por, kur të thirreni, hyni dhe kur të keni mbarruar së ngrëni, shpërndahuni e mos qëndroni për biseda me njëri-tjetrin! -Mos shkoni më herët, që të prisni sa të bëhet ushqimi dhe mos rrini gjatë pas përfundimit të vaktit. Duke e përmbledhur, mund të themi se për të hyrë në shtëpinë e Profetit, kishte dy kushte: të merrej leje për të hyrë dhe të qëndrohej atje veçse aq sa ishte e nevojshme. Pastaj Allahu i Madhëruar shpjegon urtësinë dhe dobitë e kësaj ndalese.Vërtet, këto(pritja, qëndrimi dhe bisedat e gjata)e mundojnë Profetin, por atij i vjen turp (t'ju thotë shkoni), kurse Allahu nuk turpërohet t'ju thotë të vërtetën. -Pritja dhe qëndrimi juaj i gjatë në shtëpinë e Profetit "… e mundojnë Profetin …", sepse ishte rëndesë për të, për punët dhe nevojat e tij. Por ai nuk mund t'ju thotë ikni, sepse: "… atij i vjen turp…". Njerëzve të moralshëm, e sidomos fisnikëve dhe njerëzve e lartë, u vjen turp që t'i nxjerrin të tjerët nga shtëpia e tyre. Por Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Dispozitat dhe ligjet duhet të zbatohen, edhe pse gabimisht dikush mund të pretendojë se edukata dhe turpi të detyrojnë të veprosh ndryshe. E mira është e kufizuar dhe e lidhur ngushtë me ligjin e Zotit dhe rregullat e vendosura nga Ai. Çdo gjë që bie ndesh me rregullat dhe ligjet e Zotit, nuk është prej edukatës dhe mirësjelljes. Allahu i Lartësuar nuk ka turp që t'ju urdhërojë për atë që, në fakt, është më e mira dhe vetë mirësia për ju, por edhe më e mira për Profetin (a.s). Ky ishte rregulli i tyre në lidhje me sjelljen ndaj Profetit të Allahut. Ndërsa në lidhje me edukatën me gratë e Profetit (a.s), besimtarët u mësuan se si të silleshin kur të flisnin me to. Kështu, ishin dy raste:1. Kur nuk kishin nevojë që të flisnin me to. Në këtë rast, çështja është e qartë, që ata nuk kishin përse të kërkonin që të flisnin me to.2. Kur ishte e nevojshme të flitej me to, si për shembull, kur u kërkohej ndonjë enë etj. Në këtë rast, Allahu na mësoi që:E kur të kërkoni diçka prej tyre(grave të Profetit), kërkojeni pas perdes, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre! -Domethënë, të ketë perde, që ju pengon shikimin mes jush dhe atyre. Kështu, shikimi i tyre ishte i ndaluar në të dyja rastet, ndërsa të folurit me to bëhej sipas shpjegimit që solli Allahu i Madhëruar. Pastaj Ai përmendi urtësinë e këtij urdhri: "... sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre!" Kështu qëndron larg çdo keqkuptimi. Sa më shumë që njeriu të largohet nga shkaqet që e afrojnë drejt sprovës dhe të keqes, aq më i sigurt dhe më i qetë do të jetë dhe aq më e pastër do të mbetet zemra e tij. Në shumë çështje të ligjit të Zotit, që Ai ka shtjelluar për ne, kuptojmë qartë se të gjitha mjetet dhe rrugët e të keqes, ato që i paraprijnë asaj dhe janë urëlidhëse drejt gjynahut dhe të ndaluarës, janë të ndaluara. Madje robi duhet t'u rrijë sa më larg dhe të mbrohet prej tyre me çdo mënyrë. Pastaj Allahu i Madhëruar sjell një rregull të përgjithshëm:Ju nuk duhet ta mundoni të dërguarin e Allahut, ... -Kjo është gjëja më e shëmtuar, që nuk i shkon asnjë besimtari, i cili as që duhet t'ia lejojë vetes që ta mundojë të Dërguarin e Allahut. Nuk lejohet t'i sjellësh mundim Profetit të Zotit, qoftë me fjalë, qoftë me vepra dhe në çdo rrugë që mund të ndodhë diçka e tillë.e nuk ju lejohet të martoheni kurrë me gratë e tij, pas tij.. -Edhe kjo është nga gjërat që konsiderohen si shqetësim e mundim. Profeti i Zotit kishte një gradë të lartë respekti e nderimi, ndaj martesa me ndonjë nga gratë e tij pas largimit të tij nga kjo botë e cenonte këtë prestigj të merituar. Gjithashtu, ato ishin gratë e tij në dynja dhe lidhja martesore mes tyre mbeti e lidhur edhe pas vdekjes së tij, prandaj nuk i lejohej askujt që të martohej me gratë e Profetit (a.s)pas vdekjes së tij. Allahu e përshkruan një gjë të tillë me fjalët:Këto janë gjynah shumë i madh tek Allahu. -Dhe umeti e zbatoi këtë urdhër të Zotit, të Cilit i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo çështje. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

Ahzab 33:54

Allahu di gjithçka, - e bëtë haptazi ose e mbajtët fshehur. -Në çdo rast, qoftë kur e fshehni, qoftë kur e shfaqni diçka, për Allahun është njëlloj. Ai i di mirë ato që vërtiten në zemrat tuaja dhe do t'ju shpërblejë për to.

Ahzab 33:55

Allahu i Madhëruar përcaktoi në fillim se, kur grave të Profetit u kërkohej ndonjë gjë, kjo mund të bëhej veçse pas perdes. Më pas, Ai përjashtoi nga ky gjykim i përgjithshëm, njerëzit e afërm të tyre, duke thënë:Nuk është gjynah për gratë(të dalin pa mbulesë)para etërve të tyre, para djemve të tyre, para vëllezërve të tyre, para djemve të vëllezërve të tyre, para djemve të motrave të tyre, ... -Nuk ka gjynah për ta nëse flasin me to pa perde. Në këtë ajet nuk janë përmendur shprehimisht xhaxhallarët dhe dajallarët, sepse kjo kuptohet vetvetiu nga konteksti. Duke qenë se janë përmendur bijtë e vëllezërve dhe të motrave të tyre, për të cilat ato janë halla ose teze, atëherë xhaxhallarët dhe dajallarët janë më parësorë që ta kenë këtë mundësi të flasin me mbesat e tyre pa perde. Aq më tepër që në një ajet tjetër janë përmendur shprehimisht edhe xhaxhallarët, edhe dajallarët. Allahu i Lartësuar tha:para grave të tyre ... -Nuk është e nevojshme që të fshihen dhe të mbulohen nga gratë që janë si ato, pra, muslimane. Nëse e sheh me këtë kuptim, atëherë përjashtohen gratë mohuese e jomuslimane. Por ka mundësi, gjithashtu, që kuptimi të jetë: "para grave". Domethënë, nuk është e nevojshme që ato të mbulohen nga gratë, sepse gruaja nuk ka nevojë të mbulohet para një gruaje tjetër.ose para robinjave të tyre. -Nëse skllavja është tërësisht pronë e gruas, mund të komunikojë pa perde me të. Për të gjitha këto dispozita është e domosdoshme devotshmëria ndaj Zotit, duke u ruajtur nga çdo haram. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar thotë:(O ju gra)kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është Mbikqyrës mbi gjithçka. -Kini frikë Zotin në të gjitha rastet dhe gjendjet. Ai i dëshmon dhe sheh të gjitha veprat e robit, si të dukshmet, ashtu edhe ato të fshehurat. Ai i dëgjon fjalët dhe i sheh lëvizjet e tyre dhe po Ai do t'i shpërblejë me drejtësi.

Ahzab 33:56

Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. -Kjo tregon për gradën e lartë të Profetit (a.s) dhe vlerën e tij të pashembullt tek Allahu i Madhëruar. Ai ka gradë të lartë tek Zoti dhe tek krijesat. Emri i tij është i lartësuar dhe i tillë do të jetë gjithmonë. "Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin." Vetë Zoti i Lartësuar dhe melekët e Tij çojnë salavate për Profetin e dashur. Salavatet e Allahut për Profetin janë lavdërimi dhe lartësimi i emrit dhe famës së tij mes melekëve në qiell dhe në Tokë, si edhe dashuria e madhe e Zotit për të. Po kështu, edhe melekët më të afërt dhe më të mëdhenj të Zotit e lëvdojnë dhe e nderojnë emrin e Profetit dhe luten për të.O ju që keni besuar! Çoni salavate mbi të (Profetin)dhe përshëndeteni me selam! -Ashtu siç bëjnë Zoti dhe melekët, edhe ne duhet të çojmë salavate për Profetin tonë të dashur. Kjo është një lloj mirënjohjeje dhe plotësim i detyrimit që kemi ndaj figurës së nderuar të këtij Profeti të dashur të Zotit. Madje, kjo vepër plotëson edhe imanin tonë. Kjo bëhet në shenjë dashurie dhe nderimi që kemi për Profetin (a.s.). Salavatet për Profetin i shtojnë sevapet për besimtarin dhe bëhen shkak për fshirjen e gjynaheve. Mënyra më e mirë dhe e plotë për të çuar salavate për Profetin (a.s) është ajo që ai vetë ua mësoi shokëve të tij.Ky urdhër mund të plotësohet në çdo kohë dhe gjendje. Disa dijetarë e kanë quajtur këtë vepër si një detyrë të namazit. Salavatet për Profetin a.s. janë si vijon:All-llâhum-me ŝal-lî alâ Muĥam-medin uealâ âli Muĥam-medin kemâ ŝal-lejte alâibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme, in-nekeĥamîdun Mexhîd. All-llâhum-me bârik alâMuĥam-medin ue alâ âli Muĥam-medinkemâ bârakte alâ ibrâhîme ue alâ âliIbrâhîme, in-neke ĥamîdun Mexhîd.O Allah lavdëroje (tek melaiket e lartë)Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siçlavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij,vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.Allah begatoje Muhamedin dhe familjene tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhefamiljen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhei Madhëruar.

Ahzab 33:57

Pasi na urdhëroi që të çojmë salavate dhe ta respektojmë e lëvdojmë figurën e Profetit (a.s), Allahu i Madhëruar vijon të na ndalojë nga e kundërta e kësaj vepre, pra, nga fyerja dhe mundimet për të:Ata që flasin(fjalë të ulëta)kundër Allahut dhe të dërguarve të Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues. -Kjo përfshin çdo lloj mundimi, qoftë me fjalë, qoftë me vepra, si fyerja, sharja, cenimi i figurës së tij ose i fesë së tij, ose i çdo gjëje që do ta shqetësonte atë. Ata që bëjnë diçka të tillë i pret diçka shumë e tmershme: "... i ka mallkuar Allahu në këtë jetë” Allahu i Lartësuar i ka larguar nga mëshira e Tij në dynja. Pjesë e këtij mallkimi është edhe dënimi për ata që fyejnë figurën e Profetit (a.s). Ai është dënim me vdekje. Pastaj tha: "... e në jetën tjetër dhe ka përgatitur për ta një dënim poshtërues." Kështu do të jetë dënimi i tyre, për shkak të mundimeve që i sjellin Profetit të Zotit. Fyerja e figurës së Profetit (a.s) nuk është si fyerja e dikujt tjetër, sepse ai është profet i Allahut dhe dikush nuk quhet besimtar i Zotit derisa të besojë në Profetin e Tij. Besimi i Profetit të Allahut kërkon që ta madhërosh figurën e tij dhe ta respektosh atë. Respektimi dhe madhërimi i figurës së Profetit është prej domosdoshmërive të besimit të drejtë. Për këtë arsye, fyerja e tij nuk mund të konsiderohet njëlloj si rastet e tjera.Edhe fyerja apo mundimi i muslimanëve është diçka shumë e dënueshme tek Allahu i Lartësuar. Për këtë arsye, Ai tha:mam Ibnul kajimi thotë: "Kush fyenfigurën e Profetit a.s. është detyrë epadiskutueshme që të ekzekutohet, dhenuk lejohet assesi të tolerohet. Profetia.s. nuk dha siguracionin për jetën eMakis Ibn Subabete, e Ibn Hatalit dhe dyshërbëtoreve të tij këngëtare, të cilatfyenin Profetin a.s. Pra, edhe pse gratënuk vriten gjatë luftës, për këto të dyja ulejua ekzekutimi. Profeti a.s. gjithashtu emiratoi vrasjen e një skllavje që kishtestatusin ummu ueled, nga pronari i saj iverbër, i cili e kishte vrarë sepse ajo efyente Profetin a.s. Për të njëjtënarsye u vra edhe Ka’b Ibn Eshrefi, çifuti qëfyente Profetin a.s. Profeti a.s. urdhëroipër vrasjen e tij, duke thënë: “Kush i delKab Ibn Eshrefit, sepse ai ka fyer Allahundhe të Dërguarin e Tij.” Ai e shante dhee fyente Profetin a.s. nëpërmjet poezivetë veta. Dënimi me vdekje për atë që fyenfigurën e Profetit a.s. ka qenë njëqëndrim i përbashkët i Katër Kalifëve tëDrejtë, gjykim që njihet se nuk ka pasurasnjë kundërshtim prej sahabëve. EbuBerzatel Eslemi tentoi të vriste dikë qëshante dhe fyente Ebu Bekrin, kalifin emuslimanëve, por Ebu Bekri i tha atij sekjo dispozitë është e veçantë vetëm përfigurën e Profetin a.s. Pra vetëm ai qëshan e fyen figurën e Profetit a.s.dënohet me vdekje. Njëherë Omer IbnHatabi kaloi pranë një murgu. Njerëzit ithanë: “Ky murg fyen figurën e Profetita.s.” Omeri tha: “Nëse do ta dëgjoja tëbënte një gjë të tillë, do ta vrisja. Ne nukua japim siguracionin këtyre për të sharëdhe fyer Profetin e Zotit.” Nuk ka dyshimse dëmtimi dhe poshtërsia e qafirëvendaj muslimanëve duke sharë e ofenduarProfetin e Islamit janë shumë më tëmëdha dhe të shëmtuara sesa dëmi qëata mund t’i sjellin shtetit islam duke mospaguar xhizjen. Madje edhe sulmet edrejtpërdrejta, me ushtri dhe luftëkundër muslimanëve, nuk janë më tëkëqija dhe të dëmshme për islamin sesafyerja e të Dashurit të Zotit të botëve.Nuk ka ndonjë vepër më fort tëshëmtuar, që thyen marrëveshjen dhesiguracionin e dhënë prej shtetit islam,sesa fyerja e Profetit të mëshirës, përveçfyerjes së Krijuesit, Zotit të botëve. Kyështë rezultati i analogjisë së saktë, iteksteve të qarta dhe i mendimit unanimtë Katër Kalifëve. Këtë dispozitë evërtetojnë më shumë se dyzet argumentefetare. Dikush mund të thotë se Profetia.s. nuk e vrau Abdullah Ibn Ubej IbnSelulin (kryemunafikun), i cili, duke fyerProfetin a.s., tha: “Kur të kthehemi nëMedinë, krenarët do të nxjerrin prej sajtë poshtëruarit.” Ai nuk vrau as DhulHuejsirat el Temimin, i cili i tha Profetita.s.: “Mbaj drejtësi, se nuk je treguar idrejtë.” Nuk vrau as atë që i tha: “Ti indalon njerëzit nga padrejtësitë, dukekërkuar që vetëm ti të bëshpadrejtësi.” Ai nuk vrau as atë që i tha:“Me këtë ndarje të pasurisë nuk ështësynuar kënaqësia e Allahut.” Nuk e vrauas atë i cili, kur Profeti a.s. gjykoi në favorZubejrit në çështjen e vijës së ujit, i tha:“Gjykove në favor të Zubejrit, sepse ështëdjali i hallës tënde?” Po kështu veproi aiedhe me të tjerë, të cilët e fyenin, por ainuk i ekzekutoi. Përgjigjja ndaj kësajpyetjeje është se, Profeti a.s. kishte tëdrejtën e tij kundër atyre që e fyenin.Nëse donte, e kërkonte këtë të drejtë,dhe ata duhet të vriteshin; dhe nëse jo, ainuk i vriste. Pra ishte e drejta e Profetita.s. që ta ndëshkonte apo ta toleronteatë që fyente figurën e tij. Por, pasProfetit a.s., askujt nuk i lejohet që tëtolerojë dhe të falë atë që fyen figurën eProfetit a.s., sepse është detyrë e umetittë tij që ta kërkojë këtë të drejtë, palejuar asnjë tolerim. Nëse Profeti a.s.mund të toleronte personalisht, umetit tëtij nuk i lejohet një gjë e tillë.Nëmosekzekutimin e personave tëlartpërmendur kishte urtësi dhe dobi, tëcilat, pasi Profeti a.s. ndërroi jetë, nukqëndrojnë më. Kështu, në kohën kurProfeti a.s. ishte gjallë, duhej që njerëzittë afroheshin në Islam dhe tëmbusheshin me dashuri dhe respekt përProfetin a.s. Nuk duhej që njerëzit tëlargoheshin, por duhej kujdes ndaj çdogjëje që mund të sillte revoltë dheurrejtje kundër Profetit a.s. Nëse njerëzitdo të dëgjonin se Profeti a.s. iekzekutonte ata që rrinin rreth tij,njerëzit me siguri do të largoheshin dukeu revoltuar. Këtë arsye edhe vetë Profetia.s. e ka shprehur në disa raste. NjëherëProfeti a.s., kur Omeri i kërkoi leje që tëvriste kryemunafikun Abdullah Ibn Ubej,tha: “Mos e vrit, sepse atëherë njerëzitdo të thonë: ‘Muhamedi po vret shokët evet”. Pa dyshim, dobia e afrimit tënjerëzve dhe fitimi i zemrave të tyre ishtemë i rëndësishëm për Profetin a.s. sesadobia e vrasjes së këtyre fatzinjve qëfyenin figurën e tij të ndritur. Megjithatë,kur dobia e vrasjes së atyre që fyeninProfetin a.s. u bë më e rëndësishme sesaçështjet e tjera, ata vërtet morëndënimin e merituar. Kështu veproi Profetia.s. me Kab Ibn Eshrefin, i cili e teproiduke përhapur shumë fyerje në adresë tëProfetit a.s. dhe, për këtë arsye, vrasja etij ishte më e dobishme sesa lënia e tij egjallë. E njëjta gjë mund të thuhet edhepër vrasjen e Ibn Hatalit, e Mekisit, të dyshërbëtoreve këngëtare që fyeninProfetin a.s., apo për vrasjen e skllavesummu ueled, nga pronari i saj i verbër.Përfundimisht, ekzekutimet ose tolerimetishin për hir të dobisë më tërëndësishme, sipas gjykimit të tëDërguarit të Allahut a.s. Por kur çështja,pas vdekjes së Profetit a.s., kaloi në duarte zëvendësuesve të tij, atyre nuk u takonqë ta hedhin poshtë hakun e Profetit a.s.Pra ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër,veç ekzekutimit të atij që fyen figurën etij a.s. [Zaad el miad vëll 3.]

Ahzab 33:58

Dhe ata që i mundojnë besimtarët dhe besimtaret pa të drejtë, ... -Domethënë, pa i bërë ndonjë gjë, që të meritojnë atë mundim:... e kanë ngarkuar veten me një gjynah shumë të madh. -Do të mbajnë mbi supet e tyre një shpifje të madhe, sepse i mundojnë pas shkak dhe pa e merituar. Ata do të ngarkohen me një gjynah shumë të madh, sepse kjo është padrejtësi, që cenon urdhrin e Zotit për bamirësi ndaj besimtarëve dhe që na ndalon nga padrejtësia ndaj tyre. Për këtë arsye, fyerja e një muslimani dënohet me ligj, sipas gjendjes dhe gradës së atij që i bëhet padrejtësi. Kështu, sharja e sahabëve është nga më të rëndat. Po kështu, ai që fyen dijetarët dhe njerëzit besimtarë të mirë ka bërë gjynah më të madh se në rastet e tjera.

Ahzab 33:59

O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën! -Ky ajet quhet ndryshe edhe ‘ajeti i hixhabit’. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që të urdhërojë gratë muslimane në mënyrë të përgjithshme, por duke filluar me gratë dhe vajzat e tij, sepse ato janë më parësore se të tjerat për të zbatuar ligjin e Zotit. Gjithashtu, para se dikush të urdhërojë të tjerët duhet të fillojë me familjen e vet, ashtu siç ka mësuar Allahu i Madhëruar: "O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! …" [Tahrim 6]. Allahu i Madhëruar thotë: "O Profet! Thuaju grave e bijave të tua dhe grave besimtare që të hedhin mbulesën!" Xhelabib (mbulesa) janë ato veshje që hidhen sipër të gjitha rrobave të tjera që ka veshur gruaja, si mbështjellësja e kokës, shamia mbuluese, veshja e trupit etj. Xhelabib, pra, është mbulesa e sipërme që mbulon edhe fytyrën e gjoksin. Pastaj përmenden urtësinë e kësaj norme:Kjo është mënyra më e mirë që ato të njihen(se janë të ndershme)dhe që askush të mos i ngacmojë. -Kjo tregon se, nëse nuk mbulohen, atyre mund t'u jepet mundim nga njerëzit, sepse mund të mendojnë se janë jo të ndershme. Kështu, mund t’u afrohen ata që i kanë zemrat e sëmura. Madje, dikush edhe mund t'i poshtërojë, duke menduar se janë skllave (sepse zakonisht në atë kohë skllavet nuk mbuloheshin). Në këtë mënyrë, mbulesa i largon ata dhe i mbron gratë nga këto synime të ulta.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai jua ka falur gjynahet që kanë kaluar dhe ju ka mëshiruar, duke ju qartësuar ligjet dhe dispozitat e Tij dhe duke jua bërë të qartë hallallin nga harami. Kështu i mbyllet rruga së keqes që në rrënjë nga ana e besimtarëve. Ndërsa për sa i përket së keqes që vjen nga të ligjtë, Ai kërcënon duke thënë:

Ahzab 33:60

Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. -Këtu bëhet fjalë për munafikët, të cilët i kanë zemrat të sëmura me dyshime dhe pasiguri, por edhe me sëmundjet e epsheve dhe shfrenimit. Allahu i Lartësuar i përshkruan ata edhe si murxhifun, pra, njerëz që reklamojnë fuqinë e qafirëve, për të frikësuar muslimanët dhe për të ulur moralin e tyre. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar nuk thotë se nga se duhet të heqin dorë këta munafikë, për të qenë ky kërcënim sa më gjithëpërfshirës për ligësitë që ata bëjnë. Domethënë, nëse nuk rreshtin dhe nuk ndalen nga ligësitë që ata bëjnë dhe në të cilat ftojnë, ose nga sharja e Islamit dhe muslimanëve, ose nga reklamimi i forcës së qafirëve për të frikësuar muslimanët, ose nga përçmimi për forcën e muslimanëve dhe fuqinë e tyre, ose nga ngacmimi i besimtarëve dhe nxitja e tyre për poshtërsi, ose shumë e shumë gjynahe e poshtërsi që burojnë nga këta fatzinj, atëherë: "... Ne do të bëjmë që t’i të dominosh mbi ta ...", do të të urdhërojmë që t'u shpallësh luftë dhe t'i vrasësh ata, duke të dhënë dorë të lirë mbi ata. Nëse e bëjmë këtë, ata nuk do të kenë forcë mbi ty dhe as mundësi të përballen me ty. Për këtë arsye, tha: "... e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër." Ata nuk do të qëndrojnë gjatë në Medinë, pranë teje, sepse ose do të vriten, ose do të dëbohen prej andej. Kjo është dëshmi për lejueshmërinë e dëbimit të njerëzve të këqij, prania e të cilëve u sjell dëm muslimanëve, sepse kjo formë e largon të keqen me themel. Ky ishte një kërcënim dhe ata do të jenë, siç thotë Zoti:

Ahzab 33:61

Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten(pa mëshirë). -Të dëbuar nga e mira kudo që gjenden. Ata nuk kanë për të gjetur paqe dhe as stabilitet në një vend. Ata gjithmonë do të kenë frikë se do të vriten ose të burgosen, ose do të ndëshkohen me një mënyrë tjetër.

Ahzab 33:62

Ky qe Ligji i Allahut edhe ndër popujt e hershëm. -Çdokush që e tepron në poshtërsi dhe kalon kufirin me mundimin e besimtarëve, atëherë ai do të ndëshkohet ashpër. Ky është rregulli i Zotit:Ligjin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë. -Kurrë nuk do të gjesh ndryshim në ligjin e Zotit. Çdo shkak do të sjellë pasoja dhe këtë rregull e ka vendosur Zoti.

Ahzab 33:63

Njerëzit të pyesin për Orën(e Kijametit). -Njerëzit të kërkojnë që t'i njoftosh rreth Kijametit, duke të sfiduar që ta shpejtosh atë. Ndërsa disa prej tyre, duke e mohuar se ajo do të ndodhë, sikur duan të tregojnë se kjo është e pamundur. Thuaju atyre:Thuaj: “Atë e di vetëm Allahu.” -Vetëm Zoti e di kohën se kur do të ndodhë Kijameti. Megjithatë, të mos iu duket e largët ajo ditë.E ku mund ta dish ti, ajo(Ora)ndoshta është afër!” -Në fakt, thjesht ardhja e kohës së Kijametit shpejt apo vonë, nuk ka ndonjë rëndësi ose ndonjë dobi. Ajo që ka rëndësi është se cili nga njerëzit do të jetë i humbur e cili i fituar, cili do të jetë fatlum dhe cili do të jetë i dëshpëruar, a do të meritojë shpërblime apo do të marrë dënime? Ja, këto janë çështje të rëndësishme për t'u treguar dhe unë do t'ju njoftoj për to. Do t'jua bëj të qartë secilin që meriton ndëshkim, madje do t'ju përshkruaj edhe dënimet. Ju do të kuptoni se pikërisht ai që e mohon Ditën e Gjykimit i meriton dënimet e Zotit. Dhe ky është përshkrimi i saktë i juaji. Allahu i Madhëruar thotë:

Ahzab 33:64

Allahu i ka mallkuar jobesimtarët ... -Këta janë ata që mohimi u bë cilësi e përhershme e tyre. Ata nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe as Shpalljen, prandaj Allahu i largoi nga mëshira e Tij në dynja dhe në ahiret. Ky dënim mëse i meritueshëm për ta.dhe për ta ka përgatitur një zjarr të ndezur fort. -Ai ka përgatitur një zjarr të ndezur fort, që djeg trupat e tyre dhe dhimbja u shkon deri në zemër.

Ahzab 33:65

Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë asnjë që t’i mbrojë a t’i ndihmojë. -Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të dalë. Edhe dënimi kurrë nuk ka për t'iu lehtësuar. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë ndihmëtar, që t'u japë atë që kërkojnë dhe as ndonjë mbrojtës, që t'i shpëtojë nga ndëshkimi. Atyre u ka kthyer shpinën çdo mik e ndihmës dhe i ka rrethuar nga çdo anë ndëshkimi përvëlues, që u shkon deri në shpirt.

Ahzab 33:66

Ditën kur fytyrat e tyre të përmbysen në Zjarr ata do të thonë: “Të mjerët ne! Ah sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit!” -Kështu, ata ndiejnë dhimbjen e nxehtësisë përvëluese dhe sa herë që dhembja arrin kulmin, ata dëshpërohen për atë që patën lënë pas dhe për mosbesimin në dynja. Ata të mjerë, të mbushur me dhimbje e dëshpërim, thonë: “Të mjerët ne! Ah, sikur t'i ishim nënshtruar Allahut dhe t'i ishim bindur të Dërguarit! Ah, sikur të bënim këtë dhe të kishim shpëtuar nga ky dënim! Ah, sikur të ishim bindur dhe të lumturoheshim me shpërblimet e mëdha që morën të bindurit!” Por tashmë kjo është një ëndërr, që kurrë nuk ka për të ndodhur dhe që lë pas veçse dëshpërim e dhimbje.

Ahzab 33:67

Dhe do të thonë: “O Zoti ynë! Ne iu bindëm udhëheqësve dhe të parëve tanë dhe ata na humbën nga rruga(e drejtë).”. -Ne thjesht i pasuam verbërisht ata dhe ishin ata që na humbën nga rruga e drejtë.

Ahzab 33:68

O Zoti ynë! Jepu atyre Dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata me Mallkim shumë të madh! -Kjo i ngjan fjalës së Tij kur thotë: "Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhindë dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.”. [A’raf 38]. Kështu, pasi e mësojnë se si ata, ashtu edhe prijësit e tyre, janë të gjithë në dënim, duke dashur të hakmerren kundër prijësve që i devijuan, thonë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Por Allahu i Madhëruar u thotë se, për të gjithë ata ka dyfishim dhe rëndim të dënimit, sepse që të gjithë morën pjesë në kufër dhe në poshtërsi. Për këtë arsye, do të jenë të gjithë së bashku në dënim, megjithëse dënimi i secilit do të jetë sipas gabimit dhe padrejtësive që ka bërë.

Ahzab 33:69

O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e munduan Musain! Allahu dëshmoi pastërtinë e tij nga ajo që ata thanë. Ai qe me pozitë të lartë tek Allahu. -Allahu i Lartësuar i porosit besimtarët që të jenë të kujdesshëm në sjellje me Profetin e tyre, Muhamedin (a.s), këtë profet të dhembshur dhe të mëshirshëm dhe kurrë të mos i shkaktojnë mundime ose ta fyejnë. Përkundrazi, ata duhet ta ndihmojnë e ruajnë prestigjin e Tij. Muslimani duhet të mos i përngjasë bijve të Izraelit, të cilët e munduan Musain (a.s), të birin e Imranit, atë të cilit i foli drejtpërdrejt vetë Rahmani. Por Allahu i Madhëruar e shfaqi hapur pastërtinë e Musait nga ajo që shpifnin padrejtësisht ata. Në fakt, Musai ishte shumë i nderuar tek Zoti dhe nuk ishte aspak subjekt fyerjeje. Ai ishte nga më të afruarit tek Zoti, nga profetët më të zgjedhur dhe adhuruesit më të sinqertë. Megjithatë, ata nuk i pengoi kjo gradë e lartë e Musait, që ta fyenin dhe të shpifnin kundër tij, se ai na qënkësh i sëmurë (ader).Ata i thoshnin këto fjalë për shkak se Musai, nga që ishte shumë i turpshëm, kurrë nuk dilte lakuriq dhe i zbuluar mes tyre, ndërkohë që kjo ishte normale mes tyre. Për këtë arsye, ata dhe shpifën se ai nuk del i zhveshur, sepse mbulon sëmundjen e tij. Për këtë arsye, o besimtarë, mos u bëni si këta njerëz, që e fyen Musain. Megjithatë, Allahu i Madhëruar deshi që ta rrëzonte këtë shpifje, ndaj një ditë, kur Musai po lahej dhe i vendosi rrobat e tij mbi një gur, guri filloi të lëvizte e të largohej, me gjithë rrobat e Musait, i cili ju vu në ndjekje, dhe kështu doli para bijve të Izraelit. Kështu, ata e panë trupin e tij në formën më të bukur të krijimit. Në këtë mënyrë u hodh poshtë kjo shpifje për Musain (a.s).Kështu quhej ai që ishte i sëmurë ngatestikujt.

Ahzab 33:70

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta! -Allahu i Lartësuar i urdhëron të zgjedhurit e Tij, besimtarët, që të pajisen me devotshmëri ndaj Tij. Ai i porosit që jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga zemërimi i Tij në të gjitha gjendjet, haptazi dhe fshehtazi, të përmirësojnë veprat e tyre qoftë kur punojnë haptazi dhe shihen nga të tjerët, qoftë kur nuk i sheh askush, veç Atij. Ky është një urdhër për sinqeritet në fjalë dhe në vepra. Pastaj i Lartësuar na nxit në mënyrë të veçantë që të themi fjalë të drejta, të cilat janë ato fjalë që janë në përputhje të plotë me të vërtetën apo përafërsisht si ajo, nëse nuk mund të arrijmë sigurinë e plotë.Në termin ‘fjalë të drejta’ hyjnë:1. leximi i Kur'anit dhe hadithit të Profetit,2. dhikri,3. urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat,4. kërkimi i dijes së dobishme dhe përhapja e saj,5. kujdesi dhe përpjekja maksimale për të gjetur të vërtetën në çështjet fetare dhe çdo çështje të rëndësishme dhe të dobishme, duke përdorur dhe ndjekur çdo rrugë të mundshme (të lejuar nga Sheriati) për arritjen e saj.6. Kujdesi i madh për të komunikuar butë dhe ëmbël me krijesat.7. Dëshira dhe synimi për të rregulluar gjithçka, në çdo fjalë që themi, etj.Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon shpërblimin që na pret nëse pajisemi me devotshmëri dhe themi fjalë të drejta: E vërteta mund të gjendet veçsenëpërmjet Kur'anit dhe traditës së pastërprofetike, të kuptuar sipas metodologjisësë tre brezave të parë të këtij umeti;sahabëve, tabiinëve dhe nxënësve tëtyre.

Ahzab 33:71

Që Ai(Allahu)t'iu mundësojë të bëni vepra të mira dhe t'jua falë gjynahet! -Këto dy vepra bëhen shkak që:1. të gjitha veprat tona të rregullohen dhe të bëhen të pranueshme tek Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur. Nuk ka dyshim se takua-ja është kusht për pranimin e veprave, sikurse thotë i Lartësuari: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.” [Maide 27].2. Gjithashtu, ajo bëhet shkak që njeriut t’i jepen suksese të mëtejshme për të bërë të tjera vepra të mira.3. Nëpërmjet takua-s dhe fjalëve të drejta, Allahu i Madhëruar i ruan veprat tona nga çdo gjë që shkakton prishjen dhe asgjësimin e tyre. Ai na dhuron sinqeritet dhe na shpëton nga devijimi dhe kryerja e veprave të këqija, të cilat bëhen shkak për fshirjen e veprave të mira.4. Allahu i Lartësuar e ruan, madje e shumëfishon shpërblimin e veprave tona të mira.E kundërta ndodh nëse cenojmë takua-në dhe fjalët e drejta. Kjo do të bëhet shkak që veprat tona të prishen dhe të mos pranohen nga Allahu i Lartësuar. Ato do të bëjnë që shpërblimi i premtuar për veprat e mira të mos arrihet. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar premton falje gjynahesh për ata që pajisen me devotshmëri dhe përpiqen për të qenë fjalëdrejtë. Gjynahet sjellin trishtim dhe shkatërrim, ndërsa me devotshmëri rregullohet çdo çështje, arrihet çdo e mirë dhe ruhesh nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, ka arritur mirësinë më të madhe. -Lumturia e robit varet e gjitha nga bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe Profetit (a.s.). Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet çdo e mirë, të cilën e synon në dynja dhe në ahiret dhe shpëtimi nga çdo e keqe, së cilës i druhesh në dynja dhe në ahiret.

Ahzab 33:72

Ne ua ofruam Amanetin qiejve, Tokës dhe Maleve, por nuk pranuan ta merrnin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij. E mori njeriu. Pa dyshim, ai qe i padrejtë dhe i paditur. -Allahu i Madhëruar tregon rëndësinë e madhe të amanetit, me të cilin ngarkoi të përgjegjshmit ligjërisht. Amanet është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave, qoftë haptazi dhe të shohin njerëzit, qoftë kur je fshehur dhe të sheh vetëm Zoti. Allahu i Lartësuar na njoftoi se këtë detyrë ua parashtroi edhe këtyre krijesave të mëdha, si qiejve, Tokës e maleve, që të zgjidhnin për të pranuar ose jo dhe me premtimin se, nëse e përmbushnin këtë amanet siç u kërkohej nga Zoti, do të shpërbleheshin e nëse nuk e përmbushnin, atëherë do të ndëshkoheshin. Por ato nuk pranuan ta merrnin përsipër atë, nga frika se nuk do ta përmbushnin ashtu siç u kërkohej, dhe jo për të refuzuar kërkesën e Zotit të tyre e as për t'u treguar mospërfillës të shpërblimeve të Tij. Por kur Allahu ia paraqiti njeriut këtë amanet, me ato kushte të përmendura, njeriu e pranoi, edhe pse njeriu është i njohur për padrejtësinë dhe injorancën e tij. Ai pranoi ta mbante këtë barrë të rëndë. Kështu, në varësi të përmbushjes ose jo të këtij amaneti, njerëzit u ndanë në tri grupe:1. Munafikë, që hiqen sikur e përmbushin këtë amanet nga ana e jashtme, por që në të vërtetë, në brendësi, nuk e kanë plotësuar.2. Mohues e idhujtarë, që nuk e mbajnë këtë amanet as haptas e as fshehtas.3. Besimtarë, që i përmbahen këtij amaneti haptas dhe fshehtas.Pastaj Allahu i Madhëruar përmend veprat dhe veçoritë e këtyre kategorive, si dhe ndëshkimin që meritojnë, duke thënë:

Ahzab 33:73

Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!

Sebe' 34:1

I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë! -El-Hamdu (lavdërimi) është të përlëvduarit e Zotit përmes cilësive dhe veprave të Tij të mrekullueshme. Vetëm Allahut të Lartësuar i takojnë lavdërimet e plota, sepse Ai është i lavdërueshëm për të gjitha cilësitë e Tij. Ato janë cilësi që tregojnë se Ai është i Plotë dhe Absolut. Veprat e Zotit janë të gjitha të lavdërueshme dhe Ai e meriton ta përlëvdosh për to, sepse ato ndërtohen mbi bamirësinë dhe drejtësinë. Për bamirësinë, Ai meriton që ta lavdërosh dhe t'i jesh mirënjohës dhe falënderues. Për drejtësinë, Ai duhet lavdëruar dhe duhet madhëruar. Ai duhet përlëvduar edhe për urtësinë e Tij të gjerë në atë që vendosi. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e lëvdon veten e vet për faktin se Atij i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Ai është Pronari e Sunduesi i tyre dhe ato janë të gjitha krijesa të nënshtruara, poshtë pushtetit e mbretërimit të Tij. Ai vepron dhe kujdeset për ta, dhe për këtë meriton të gjitha lavdërimet.I lavdëruar qoftë Ai në Botën Tjetër! -Sepse në ahiret do të dalin në pah shumë lavdërime, që nuk janë në dynja. Kur njerëzit e të gjitha krijesat të shohin se si Allahu do të gjykojë me barazi dhe me drejtësinë e Tij të plotë dhe të shohin qartë urtësinë e Tij në gjykim, të gjithë do ta ladërojnë për këtë. Madje, edhe ata që kanë merituar dënimin dhe që do të hyjnë në zjarr, do t’i kenë zemrat të mbushura me përlëvdim për Zotin. Ata do të pranojnë se ai ndëshkim është i drejtë, sipas veprave të tyre, dhe se Allahu ka qenë i Drejtë në gjykimin e Tij për ndëshkimin e tyre. Ndërsa për sa i përket përlëvdimeve të Zotit në vendin e kënaqësive, të shpërblimit dhe mirësive të pafund, kjo është një çështje që ka ardhur përmes lajmesh të shumta, që janë në përputhje me argumente tradicionale të dëgjuara dhe atyre logjike. Kur ata fatlumë të hyjnë në Xhenet, do të shohin mirësi të pashtershme prej Allahut. Dhuratat e Tij do të jenë të panumërta, sepse Ai do të japë shumë më tepër sesa mund të mendojë ndokush. Aq shumë jep, saqë në zemrat e xhenetlinjve nuk mbetet më vend për të kërkuar diçka të re, sepse Zoti u ka dhënë shumë më tepër sesa kanë kërkuar e ëndërruar. Ai do t'u japë shumë mirësi që nuk i kanë menduar ose ëndërruar kurrë. Atëherë, si mendon se do të lavdërojnë ata Zotin e tyre në atë gjendje? Pastaj mendo edhe për një fakt tjetër: Në Xhenet nuk ekzistojnë më barriera, që të të pengojnë nga dituria rreth Zotit, dashuria dhe thurja e lavdeve për Të. Madje, të tilla gjëra do të jenë ndër gjërat më të dashura për robin dhe një kënaqësi shumë e veçantë e banorëve të Xhenetit. Asnjë kënaqësi e mirësi në Xhenet nuk mund të krahasohet me këtë. Për këtë arsye, kur ata të shohin Allahun e të dëgjojnë fjalën e Tij, kjo do t'i bëjë që të harrojnë çdo mirësi tjetër në Xhenet. Përmendja dhe lavdërimi i Zotit në Xhenet do të jetë diçka e natyrshme, njëlloj si frymëmarja që bëhet pa asnjë lloj vështirësie dhe në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj, në Xhenet atyre do t'u shfaqen në çdo çast shumë shenja të Zotit të tyre, prej bukurisë dhe cilësive të Tij absolute. Kjo do t'i bëjë që edhe përlëvdimet e tyre për Zotin të jenë të plota.Ai është i Urti, i Gjithëdituri(për të fshehtat). - Ai është i Urtë në sundimin, mbretërimin dhe administrimin e çështjeve të krijesave. Ai është i Urtë edhe në urdhëresat, ndalesat dhe të gjitha ligjet e Tij. Gjithashtu, Ai është i Gjithëditur për çdo të fshehtë. Ai i di në hollësi të gjitha çështjet e fshehta.

Sebe' 34:2

Ai e di çfarë hyn në tokë ... -Çdo gjë që bie e hyn në tokë, si shiu, fara, kafshët dhe gjallesat.dhe çfarë del prej saj ... -Si llojet e ndryshme të bimësisë dhe të botës shtazore.dhe çfarë zbret prej qiellit -Nga qielli zbresin melekët, rizku i Zotit e përcaktimi i gjërave nga ana e Tij.e çfarë ngjitet në të. -Në qiell ngjiten melekët, shpirtrat etj. Pasi përmendi krijesat e Tij dhe urtësitë e Tij në ato krijesa, si edhe diturinë e Tij të plotë për gjendjen e tyre, Allahu i Lartësuar përmend faljen e madhe dhe mëshirën e Tij të gjerë. Ai thotë:Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh. -Mëshira dhe falja janë atribute të Allahut, dhe gjurmët e tyre vazhdojnë të shfaqen te krijesat në çdo kohë, në varësi të asaj që ata meritojnë me veprat e tyre.

Sebe' 34:3

Në ajetin e mësipërm, Allahu i Lartësuar na tregoi për madhështinë e Tij, përmes me atributet që përshkroi Veten e Tij. Kjo e bën njeriun që të lavdërojë dhe madhërojë Allahun e Lartësuar dhe ta besojë me iman të plotë dhe të sinqertë. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë të tillë. Ai na tregon se ka njerëz që nuk e madhërojnë Allahun me madhështinë që i takon. Madje, ata e mohojnë Atë. Ata e mohojnë se Allahu ka pushtetin që të ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre e që të sjellë Kijametin, duke kundërshtuar dhe mohuar kështu mesazhin e të gjithë profetëve. I Madhëruari thotë:Ata që nuk besojnë thonë: “Ora (e Kijametit)nuk ka për të ardhur kurrë!” -Këta janë ata që nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe Shpalljen që ata sollën nga Allahu. Pikërisht për shkak të këtij mohimi, ata thonë: “Ora (e Kijametit)nuk ka për të ardhur kurrë! Ekziston thjesht kjo botë, me rregullat e saj. Ne jetojmë jetën bote, pastaj vdesim, dhe me kaq mbaron çdo gjë. Por Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'ua hedhë poshtë me prova këtë pretendim, madje t'u betohet për vërtetësinë e ringjalljes dhe për faktin se ajo do të ndodhë. Më pas, Zoti sjell një argument, që nëse robi e mendon dhe e pranon si fakt, atëherë ka për të besuar patjetër ringjalljen. Kjo është dituria e plotë dhe të gjithanshme e Zotit:Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim. Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. -Ai thotë se Kijametin dhe ringjalljen do ta sjellë i Gjithëdituri rreth të fshehtës, pra, rreth çdo gjëje që nuk e kapin shqisat apo dituria jonë. Ai është i Gjithëditur edhe për atë që shfaqet, edhe për atë që fshihet. Allahu i Madhëruar vijon të përforcojë edhe më shumë faktin se dituria e Tij është gjithëpërfshirëse, kur thotë:Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. -Diturisë së Tij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë në qiej e në tokë dhe as më e vogël apo më e madhe se ajo. Çdo gjë pa përjashtim, me trupat dhe me gjithë përbërësit e tyre, madje edhe grimcat më të vogla elementare përbërëse të lëndës nuk i fshihen diturisë së Zotit.Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë(Leuhi Mahfudh)”. -Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe lapsi i Tij e ka shkruar atë. Gjithçka gjendet në Librin e qartë dhe të madh, që quhet Leuhi Mahfudh. Diturisë së Tij nuk i fshihet asnjë grimcë e madhe apo e vogël qoftë, në të gjithë kohërat. Ai i di mirë çfarë fshihet e tretet në tokë prej trupave të vdekur dhe atë që mbetet prej tyre. Ai është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë ata, dhe kjo është më e thjeshtë për Të. Ringjallja nuk është më e çuditshme dhe madhështore se dituria e Tij gjithëpërfshirëse. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon qëllimin e ringjalljes:

Sebe' 34:4

Që Ai t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar. - Ky është shpërblimi për besimtarët e vërtetë. Ata besojnë sinqerisht me zemrat e tyre. Ata besojnë me bindje të plotë Allahun dhe Profetin e Tij. Pikërisht se besimi i tyre është i vërtetë dhe i sinqertë, ata bëjnë shumë vepra të mira sipas asaj që i udhëzon ky iman. Ata e vërtetojnë besimin në zemër me kryerjen e veprave të mira, në të cilat të udhëzon imani. Për këta të zgjedhur dhe fatbardhë, Allahu i Madhëruar thotë: "Për këta ka falje ...". Zoti do t'ua mbulojë e fshijë gjynahet, për shkak të imanit të vërtetë dhe të veprave të mira që ata bëjnë. Falja e Zotit bën që nga ata të largohet çdo ligësi dhe ndëshkim. Përveç faljes që sjell ruajtja nga çdo e keqe, atyre u premtohet edhe furnizim i mirë. Kështu e shpërblen Zoti çdo bamirës e besimtar të mirë. Duke qenë se ata ishin bamirës, Ai i shpërblen me furnizim të këndshëm dhe bujar, duke u përmbushur çdo kërkesë e qëllim të mirë.

Sebe' 34:5

Ndërsa ata që luftojnë kundër Argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm. -Këta i mohojnë argumentet Tona, madje me arrogancë e mendjemadhësi u thoshnin profetëve se ata dhe Zoti janë të pafuqishëm që t'i realizojnë ato kërcënime. Kështu e mohojnë edhe ringjalljen pas vdekjes, duke mëtuar se askush nuk është në gjendje të realizojë diçka të tillë. Këta të mjerë nxitojnë që të mohojnë argumentet dhe mrekullitë e Zotit dhe kështu të tregojnë se është e pamundur ajo që u premtohet, domethënë, ringjallja dhe ndëshkimi. Për këtë, i Lartësuar i thotë: "... ata që luftojnë kundër argumenteve Tona, do të kenë dënimin më të keq dhe të dhembshëm." Ai dënim ka për t'ju sjellë dhimbje si trupave, ashtu edhe zemrave dhe shpirtrave të tyre.

Sebe' 34:6

Ndërsa ata të cilëve u është dhënë dituria, e shohin qartë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti yt, është e vërteta dhe ajo të udhëzon për në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregon rreth atyre që e mohojnë ringjalljen dhe atë që profetët sollën nga Zoti. Në vijim, Ai na tregon për gjendjen e atyre që janë të udhëzuar, pra, njerëzve të ditur. Ata e dinë mirë dhe janë të bindur se ajo që iu shpall profetëve është e vërtetë e sigurt dhe e padiskutueshme. Të sakta janë lajmet e sjella në atë Libër dhe të vërteta. Të drejta janë edhe ligjet që Zoti solli për njerëzimin. E gjithë e vërteta është e kufizuar veçse në Shpalljen e Allahut dhe gjithçka tjetër që bie ndesh me të është e kotë dhe e gabuar. Kështu gjykojnë këta të zgjedhur, sepse ata kanë arritur në një gradë të lartë të sigurisë dhe diturisë. Ata janë të bindur se ato ligje, urdhëresa dhe ndalesa të sjella në Librin e Zotit, udhëzojnë në rrugën e drejtë, në rrugën e Ngadhënjimtarit, të Lavdëruarit. Ata arrijnë në këtë përfundim, sepse janë të bindur për disa çështje:1. Janë të bindur se ai që i informoi për këtë Shpallje është Zoti dhe Profeti besnik i Zotit.2. Ata e shohin me sytë e tyre se çdo gjë që Zoti i njoftoi është në përputhje të plotë me realitetin dhe atë që ndodh. Është vetë realiteti që e vërteton atë që Zoti dhe Profeti kanë thënë e njoftuar.3. Këto lajme janë në përputhje të plotë edhe me Shpalljet e shkuara.4. Ata i shohin ajetet e Allahut dhe Shpalljet e Tij që të shpalosen në horizont dhe në vetet e tyre. Kjo botë e mrekullueshme e rregullt dhe çdo gjë e bukur në të na dëshmon për emrat dhe cilësitë madhështore të Krijuesit dhe Rregulluesit të saj.5. Kur shohin urdhëresat dhe ndalesat që ka ligjëruar Zoti, të diturit e kuptojnë se vetëm ato ligje mund ta pastrojnë dhe lartësojnë njeriun dhe t'i mundësojnë atij shpërblime të mëdha. Ato e disiplinojnë atë që i zbaton, por edhe të tjerët dhe i edukojnë e nxisin që të stolisen me cilësi e virtyte të larta, si sinqeriteti, bamirësia ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj të gjitha krijesave etj. Ato ligje e ndalojnë dhe e frenojnë njeriun nga çdo cilësi e keqe që e përdhos pastërtinë shpirtërore, i shkatërron shpërblimet e Zotit dhe e ngarkon robin me peshën e gjynaheve, me errësirat e shirkut, imoralitetit, fajdesë, padrejtësive e shkeljes së gjakut, nderit, si dhe pasurisë së njerëzve.Ky ajet është një lëvdatë dhe vlerësim për besimtarët, një shenjë dalluese për ta. Allahu e ka marrë në konsideratë dëshminë dhe fjalën e tyre. Ata do të dëshmojnë kundër mashtruesve dhe mohuesve. Sa më e madhe dhe e plotë të jetë dituria e robit për Shpalljen e Zotit, për lajmet dhe ligjet e tij, aq më e spikatur është dituria dhe urtësia e tij edhe në çështje të tjera, nëse është i sinqertë me Allahun, dhe aq më e vlefshme është dëshmia dhe fjala e tij rreth asaj që sollën profetët.

Sebe' 34:7

Ata që nuk besojnë thonë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi(të keni vdekur e)të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi(për jetën e përjetshme)? -Duke treguar se kjo është e pamundur, që nuk mund të besohet, dhe duke u tallur, ata thanë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi (të keni vdekur e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi (për jetën e përjetshme)?” Me këto fjalë, ata tregojnë edhe një arsye pse ju duket e pamundur dhe e pabesueshme. Ata e kishin fjalën për Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s). Sipas tyre, ai kishte sjellë një mesazh shumë të çuditshëm dhe të pabesueshëm. Ata ia tregonin këtë njëri-tjetrit në formë çudie dhe talljeje: Si është e mundur që një njeri i logjikshëm të thoshte të tilla fjalë?! Si mund të ringjallemi pasi të jemi tretur e bërë dhé?!

Sebe' 34:8

A është duke trilluar(me vetëdije)gënjeshtra kundër Allahut, apo e kanë kapur xhindet?” Jo. -Mos, vallë, ky njeri që sjell të tilla kumte, ka guximin dhe paturpësinë që të flasë të pavërteta për Allahun apo e kanë pushtuar xhindët? Atëherë, nuk ka pse të çuditemi, sepse i çmenduri dhe i xhindosuri thonë shumë çmendurira dhe gjëra të paqena. Të gjitha këto fjalë ata i thoshin nga inati dhe padrejtësisht, sepse, në fakt, ishin të bindur plotësisht se Muhamedi ishte krijesa më besnike, më i sinqerti, më i logjikshmi dhe më i urti. Pikërisht për shkak se e dinin mirë këtë fakt, ata sakrifikuan aq shumë dhe punuan fort me çdo mënyrë që t'i largonin e pengonin njerëzit nga rruga dhe feja e tij. Nëse do të ishin të bindur se është mashtrues dhe i çmendur, atëherë as që do t'i kishin kushtuar rëndësi, sepse të urtët dhe njerëzit e mençur nuk merren me të çmendurit dhe mashtruesit. Nëse do të ishte i tillë, njerëzit e urtë nuk do t'i hidhnin as sytë e jo më të merreshin me fjalën e tij. Nëse ju, o njerëz, nuk do të ishit të mbushur me padrejtësi dhe inat, do të nxitonit që t'i përgjigjeshit ftesës së tij dhe do të pasonit rrugën e tij, por: "as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë." [Junus 101]. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Por, ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme janë të dënuar dhe janë në humbje të thellë. -Të tillë janë ata që thonë ato fjalë. Ata nuk besojnë në ahiret. Ata do të jenë: "... të dënuar dhe janë në humbje të thellë." Ata do të jenë në trishtim të madh dhe në humbje shumë të qartë. Ata enden shumë larg së vërtetës. E ku ka humbje dhe largim më të madh nga e vërteta sesa humbja e këtyre njerëzve, që nuk besojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar në ringjalljen e krijesave pas vdekjes dhe të cilët e mohojnë Profetin, që flet në emër të Zotit dhe ka sjellë Shpalljen e Tij?! Këta të mjerë madje tallen me Profetin dhe mesazhet e tij dhe pretendojnë se rruga e tij është një kotësi dhe gënjeshtër. Kështu, të mirën e shohin të keqe dhe udhëzimin në rrugën e drejtë e shohin largim nga e vërteta.

Sebe' 34:9

A nuk shohin ata çfarë ka para dhe pas tyre në qiell dhe në tokë? -Allahu i Madhëruar i udhëzon njerëzit në një argument, që tregon se ringjallja nuk është diçka kaq e largët dhe e pabesueshme, siç pretendojnë. Mjafton që njerëzit të shohin pushtetin e Allahut në qiell dhe në Tokë, për të kuptuar madhështinë dhe fuqinë e Tij për gjithçka që dëshiron. Ky pushtet dhe kjo madhështi i habit dhe lë pa fjalë dijetarët më të mëdhenj. Ata e kuptojnë se krijimi i gjithë kësaj gjithësie me madhështinë e saj dhe ato krijesa të shumta në to është diçka shumë më e madhe sesa thjesht rikrijimi i një njeriu që ka vdekur. Një njeri i logjikshëm që beson dhe dëshmon pushtetin e Allahut për gjithë këto krijesa madhështore, kurrë nuk do të vinte në dyshim pushtetin e Tij për të ringjallur krijesat. Por këta, përsëri e mohojnë ringjalljen, sepse ky është një lajm për të fshehtën dhe deri tani nuk kanë parë gjë me sytë e tyre. Ky është arsyetimi i tyre. I Lartësuari thotë:Nëse do të dëshironim, Ne do t’ua shembnim tokën nën këmbë ose do të bënim që të binin copa(dënimi)nga qielli mbi ta. -Ai mund t'u zbresë ndonjë dënim nga qielli ose t'i përpijë toka nën këmbët e tyre, sepse Ai është Pronari i qiejve dhe Tokës dhe ato janë nën sundimin e Tij. Nëse Ai do t'i urdhëronte, ato kurrë nuk do ta bënin dysh fjalën e Tij. Për këtë arsye, kini kujdes dhe mos këmbëngulni në mohimin tuaj, sepse kështu do të meritoni më të ashprin ndëshkim.Me të vërtetë, në këtë ka argument për çdo rob që kthehet(tek Allahu)i penduar e i bindur. -Në krijimin e qiejve të Tokës dhe në krijesat e shpërndara në to ka shenja dhe argumente për çdo njeri që do të kthehet tek Zoti dhe t'i përulet Atij. Sa më i përulur dhe i nënshtruar të jetë robi ndaj Zotit, aq më shumë do të përfitojë nga shenjat dhe argumentet e Tij, sepse i penduari dhe i përuluri i përkushtohet Zotit të vet. Të gjitha dëshirat dhe synimet, vullneti dhe ambiciet e tij janë drejtuar për tek Zoti dhe kënaqësia e Tij. Ai i kthehet Zotit për çdo çështje dhe në çdo çast. Kështu, ai është gjithmonë pranë Zotit dhe i vetmi shqetësim dhe qëllim i tij është si ta kënaqë Krijuesin e tij. Për këtë arsye, vështrimi dhe meditimi në krijesat e Zotit është diçka që atij i sjell dobi dhe nuk është thjesht një shikim i pavëmendshëm e i padobishëm.

Sebe' 34:10

Ne i dhamë Davudit një dhunti të madhe nga ana Jonë: “O male dhe shpendë! Thurni lavde(për Allahun)së bashku me të(me Dauudin)!” -Ne i dhamë robit dhe adhuruesit Tonë të dashur Daud (a.s) mirësi të shumta. Ne i dhuruam atij dituri të dobishme dhe vepra të mira. I dhuruam mirësi të shumta si fetare, ashtu edhe të kësaj dynjaje. Ndër mirësitë e shumta ishte që Zoti i urdhëroi malet, kafshët dhe shpendët, që të lavdëronin Atë së bashku me Daudin dhe të përsërisnin tesbihun që ai këndonte me zërin e tij të bukur. Kjo ishte një mirësi, me të cilën Zoti e dalloi Daudin (a.s), sepse nuk ia kishte dhënë askujt, as para dhe as pas tij. Kjo ishte një shenjë e jashtëzakonshme, që i nxiste njerëzit që t'i bënin tesbih Zotit, kur shihnin dhe dëgjonin ato sende, kafshë e gjallesa që përsërisnin tesbihun dhe lavdërimet për Zotin e tyre. Kjo ishte një nxitje shumë e madhe që njerëzit të kujtonin Zotin dhe ta përlëvdonin Atë. Shumë dijetarë thonë se zëri i atyre krijesave ishte si një jehonë e melodi, që shoqëronte zërin e Daudit kur ai këndonte përlëvdimet. Allahu i kishte dhënë Daudit një zë jashtëzakonisht të bukur, që asnjë nuk e kishte pasur. Kur ai këndonte ritmikisht ato lavdërime për Zotin me atë zë të pashembullt, çdo gjë rreth Tij i përgjigjej, njerëz, xhindë, madje edhe zogjtë, edhe malet bënin tesbih së bashku me të. Gjithashtu, prej mirësive të mëdha që Zoti i kishte dhënë Daudit ishte edhe shpërblimi i madh për këto tesbihe. Ai merrte shpërblim edhe për lavdërimet e këtyre krijesave, sepse ishte ai që i nxiste të kryenin këto adhurime. Një tjetër mirësi ishte edhe kjo që Zoti e përmend në këtë ajet:

Sebe' 34:11

Ne e zbutëm hekurin për të (për ta punuar).(Ne i thamë)"Puno parzmore(hekuri)të gjëra dhe thuri me saktësi ato! -Zoti ia zbuti hekurin, që ai të prodhonte parzmore, madje edhe i mësoi si t'i punonte ato në formën më të bukur, të fortë dhe të përshtatshme. Daudi i punonte ato hallkë pas hallke dhe i thurte me njëra tjetrën. I Lartësuari thotë:Dhe bëni vepra të mira se Unë e shikoj atë që bëni ju. -Pasi përmendi të mirat që i dhuroi Daudit e familjes së tij, Zoti e urdhëroi që të ishte mirënjohës dhe të bënte vepra të mira. Ai e urdhëroi që të ndiente mbikëqyrjen e Allahut, duke rregulluar vetveten, sepse Allahu i shikon të gjitha veprimet dhe është mbikëqyrës i gjithçkaje. Allahut nuk i fshihet asgjë nga veprat e robërve.

Sebe' 34:12

Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme) e bënte për një paradite dhe kthimin nga ai, brenda një pasditeje. Pasi përmendi mirësitë dhe veçoritë që i dhuroi Daudit, Allahu i Lartësuar vijoi që të përmendë mirësitë që i dhuroi birit të Daudit, Sulejmanit. Allahu i Madhëruar nënshtroi erën, që të ishte nën urdhrat e Sulejmanit: ajo frynte andej nga e urdhëronte Sulejmani (a.s) dhe mbarte Sulejmanin me ushtrinë e tij nga të dëshironte ai. Ata lëviznin shumë shpejt, aq sa distanca që zakonisht bëheshin për muaj të tërë, ai i bënte brenda ditës. Zoti thotë: "Ne bëmë që t'i nënshtrohej era, me të cilën udhëtimin e një muaji (me mjetet e zakonshme)e bënte për një paradite ...". Gjithashtu: "... dhe kthimin brenda një pasditeje." Edhe kthimi pasdite ishte i njëjtë.Ne bëmë që të rridhte për të një burim bakri(i shkrirë). Dhe ia nënshtruam xhindet që, me urdhrin e Zotit, të punonin sipas dëshirës së tij. Dhe kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues. -Allahu i Madhëruar i mundësoi të gjente burimet e mineralit të bakrit dhe që prej tij të bënin enë dhe mjete të tjera. Allahu i Madhëruar i nënshtroi atij shejtanët dhe xhindët, të cilët nuk e bënin dysh fjalën e tij. Madje, “... kush largohej prej tyre nga urdhri Ynë, Ne e bënim të shijonte Dënimin e zjarrit përvëlues."

Sebe' 34:13

Ata(xhindet)bënin për të gjithçka që ai dëshironte: Tempuj, skulptura, legena të gjera si rezervuare dhe kazanë(gatimi) të mëdhenj e të palëvizshëm. -Ata punonin gjithçka që urdhëronte dhe dëshironte Sulejmani pa e bërë dysh fjalën e tij. Ata ngrinin ndërtesa gjigande, shumë të bukura e të forta. Ata bënin skulptura me pamje kafshësh dhe sendesh të pashembullta, në aspektin e hijeshisë dhe perfeksionit artistik. Gjithashtu, bënin enë të mëdha, që ngjanin si rezervuare, sepse duheshin për të gatuar ushqim. Ata kishin kazanë të mëdhenj, që nuk mund të lëviznin nga vendi. Pasi përmendi mirësitë e Tij mbi ta, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që të ishin mirënjohës për to:Tregohuni mirënjohës o familje e Daudit! -Këtu bëjnë pjesë Daudi, fëmijët dhe familja e tij, sepse këto ishin mirësi për të gjithë. Shumë nga këto mirësi i gëzonin të gjithë të tjerët. Bëni vepra të mira, si falënderim dhe mirënjohje për atë që Zoti ju ka dhënë.Por, pak nga robërit e Mi janë mirënjohës. -Shumica nuk i janë mirënjohës Allahut për mirësitë që u ka dhuruar dhe për të këqijat nga të cilat i ka ruajtur dhe shpëtuar. Mirënjohja është ndjenja e zemrës për mirësitë që Allahu të ka dhuruar duke treguar varfërinë dhe nevojën e madhe që ke për Allahun, si dhe shfrytëzimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut. Mirënjohje është, gjithashtu, që të mos i shfrytëzosh mirësitë e Zotit në vepra të këqija dhe në mosbindje ndaj Tij.

Sebe' 34:14

Kur Ne vendosëm që ai të vdiste, askush nuk i njoftoi ata(xhindet) për vdekjen e tij, përveç një krimbi të vogël që brejti shkopin e tij. -Shejtanët vazhdonin të punonin për Sulejmanin dhe të përmbushnin çdo urdhër të tij. Ndërkohë, shejtanët i kishin mashtruar njerëzit dhe u kishin thënë se ata e dinin të fshehtën, se dinin të shihnin të ardhmen dhe çdo gjë që ndodh. Por Allahu i Madhëruar deshi që t'ua zbulonte njerëzve gënjeshtrën e shejtanëve në këtë pretendim. Kështu, shejtanët vazhduan të punonin për Sulejmanin kur Allahu vendosi që ta merrte Profetin e Tij. Sulejmani ndërroi jetë dhe qëndronte mbështetur në shkopin e tij. Sa herë kalonin pranë tij dhe e shikonin të mbështetur në shkopin e tij, shejtanët mendonin se ishte ende gjallë dhe e kishin frikë. Ata vazhduan të punonin për një vit rresht, sikurse është thënë. Kështu vazhduan, ndërsa krimbi hante ngadalë shkopin e Sulejmanit. Kur shkopi u thye, Sulejmani u rrëzua. Atëherë shejtanët u përhapën dhe u larguan nga shërbimi i Sulejmanit. Vetëm kështu e kuptuan njerëzit se shejtanët nuk e dinin të fshehtën.Kështu, vetëm kur ai u rrëzua, e panë xhindet qartë se sikur ata(xhindet)të dinin të fshehtën, nuk do të kishin vazhduar të qëndronin nën mundimin e rëndë. -Ata kurrë nuk do të vazhdonin ta bënin atë punë të vështirë. Nëse do të dinin të fshehtën, atëherë do të dinin edhe për vdekjen e Sulejmanit, që ishin duke e pritur me padurim, që të shpëtonin nga nënshtrimi e vuajtja.

Sebe' 34:15

Sebei ishte një popull i njohur, që jetonte në rrethinat e Jemenit. Vendbanimi i tyre quhej Merib. Allahu i Lartësuar, nga mëshira e madhe dhe butësia e Tij me njerëzit në përgjithësi dhe me arabët në veçanti, u tregoi në këtë Kur'an historitë e popujve të ndëshkuar dhe të shkatërruar, që kishin jetuar rreth e rrotull arabëve. Shumë nga gërmadhat e tyre ende mund të shiheshin nga njerëzit dhe historitë e tyre transmetoheshin brez pas brezi. Kjo e bëri më të thjeshtë që ata të pranonin Kur'anin dhe të besonin mesazhin e tij. I Lartësuari thotë:Në vendbanimet e Popullit të Sebe-it pati shenja të shumta(të mirësive të Allahut). -Në vendin ku ata jetonin, Zoti u kishte sjellë shenja madhështore. Shenjat për të cilat flitet këtu janë mirësitë e shumta dhe mbrojtja nga çdo e keqe që Allahu u kishte mundësuar. Kjo duhet t'i bënte që ta adhuronin Allahun si një të vetëm dhe të tregoheshin mirënjohës ndaj Tij. Pastaj i Lartësuari i shpjegon më hollësisht këto shenja:Atje ndodheshin dy kopshte - nga ana e djathtë(e luginës)dhe nga ana e majtë. Hani nga begatitë e Zotit tuaj dhe jini mirënjohës ndaj Tij! Ky është një vend i mirë dhe Zoti është Falës i Madh.” -Mes këtyre dy kopshteve të begatshme, ishte një luginë, në të cilën rridhte një lumë me ujë shumë dhe i rrëmbyer. Për këtë arsye, ata kishin ndërtuar një pendë të madhe e të mirëprojektuar, që t'i ruante nga përmbytjet dhe që të mblidhte ujin, që ta përdornin kur të dëshironin. Kështu, kur vinte sezoni i shirave, uji mblidhej aty, të cilin ata e shpërndanin më vonë në kopshtet e lulëzuara e madhështore. Aq të shumta ishin prodhimet, saqë të gjithë i kishin zili. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëroi që të ishin mirënjohës për gjitha këto mirësi që u kishte dhuruar. Ndër to ishin këto dy kopshte, nga të cilat u vinte shumica e prodhimeve të tyre. Allahu e quan vendin e tyre si “vend i mirë”, sepse kishte një klimë të mrekullueshme dhe ajër të pastër. Ata nuk vuanin nga pluhuri e tymi dhe jetonin një jetë të këndshme. Allahu u premtoi se, nëse tregoheshin mirënjohës, do t’ua falte gjynahet dhe do t'i mëshironte.

Sebe' 34:16

Po ata i kthyen shpinën (Allahut) dhe Ne lëshuam kundër tyre vërshimën e Digës -Ata kundërshtuan urdhrin, duke mohuar Allahun dhe duke u treguar mosmirënjohës ndaj Tij. Për këtë arsye, Allahu i ndëshkoi pikërisht duke i privuar nga ato mirësi, të cilat u bënë shkak që ata të kalonin kufijtë në gjynahe e mosbesim. Ai lëshoi mbi ta ujin e furishëm, që i kaloi digat që kishin ndërtuar. Ajo ishte një valë e madhe uji, që ua shkatërroi të gjitha kopshtet e tyre. Ato u shndërruan në një vend me bimë e pemë të padobishme. Allahu i Madhëruar thotë:dhe dy kopshtet e tyre ua kthyem në "kopshte" me fruta të idhëta, kopër dhe pak sidër të egër. -Toka tani u sillte shumë pak prodhim dhe disa lloje pemësh të padobishme. Kjo u erdhi sipas punës që bënin. Ashtu sikurse ata e zëvendësuan mirënjohjen me mohimin dhe poshtërsitë, po ashtu Allahu ua zëvendësoi ato mirësi, me atë që u përmend.

Sebe' 34:17

Ky qe shpërblimi që u dhamë atyre për shkak të mosbesimit. Me këtë lloj shpërblimi Ne dënojmë veçse mohuesit. - Ky lloj ndëshkimi u jepet veçse atyre që mohojnë dhe nënçmojnë mirësitë e Zotit, duke u treguar mosmirënjohës për to.

Sebe' 34:18

Dhe, mes tyre dhe qyteteve që i patëm bekuar(në Sham), Ne patëm vendosur qytete në vende të dukshme dhe jua bëmë udhëtimin të lehtë: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" -Ndër mirësitë e shumta ishte edhe udhëtimi i sigurt për tregtinë e tyre. Allahu i Lartësuar e dinte mirë se ata kishin nevojë për të udhëtuar drejt tokave të bekuara të Shamit, ose të Jemenit, sikurse janë të mendimit shumë dijetarë selefë të tefsirit. Për këtë arsye, Allahu u bëri të mundur çdo gjë të nevojshme që udhëtimet tyre të tregtisë të ishin të sigurta dhe të lehta. Ata udhëtonin të qetë, sepse të gjitha vendbanimet kishin lidhje me njëra tjetrën, duke mënjanuar kështu shumë vështirësi dhe duke patur shumë begati. Nuk humbisje nëpër ato udhëtime. Allahu thotë gjithashtu: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" E tillë ishte mirësia që Zoti u dhuroi.

Sebe' 34:19

Por ata(të velur nga mirësitë)thanë: “O Zoti ynë! Bëji udhëtimet tona më të largëta!” -Ata i kthyen shpinën mirënjohjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij. Ata shprehën pakënaqësi dhe i nënçmuan ato mirësi, madje dëshironin që udhëtimet të ishin të largëta, kur e kishin aq të lehtë të udhëtonin mes tyre. Kështu, ata thoshin:“O Zoti ynë, bëji udhëtimet tona më të largëta!”dhe kështu e ngarkuan veten me padrejtësi. Ne i bëmë ata rrefenja(që tregohen gojë më gojë)dhe i përndamë plotësisht. -Pasi i goditi ndëshkimi, ata u shpërbënë si popull dhe u shpërndanë. Zoti i bëri subjekt tregimesh që tregohen ndër njerëz, për t'u argëtuar e kaluar kohën. Madje, ata merreshin si shembull për përçarjen që u ndodhi, duke thënë: "U përçanë dhe shpërndanë, si populli i Sebe'it" dhe çdokush fliste për atë që u ndodhi atyre. Por të tilla mësime u vlejnë veçse një kategorie të veçantë njerëzish, për të cilët Zoti thotë:Në këtë ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës. -Për ata që janë durimtarë në çdo vështirësi e fatkeqësi dhe i bëjnë ballë atyre veçse për hir të Allahut; për ata që nuk revoltohen ose të rebelohen kundër Zotit, por e presin me zemër të qetë e mirënjohëse për mirësitë e Zotit. Ato zemra i njohin dhe i vlerësojnë mirësitë që Zoti u ka dhënë. Ata e lavdërojnë dhe përlëvdojnë Zotin dhe i përdorin mirësitë veçse në bindje ndaj Tij dhe për kënaqësinë e Tij. Këta lloj njerëzish, kur dëgjojnë histori të tilla, e kuptojnë mirë mesazhin dhe janë të bindur se ajo që ndodhi ishte shpërblim i merituar për mohimin e Zotit dhe mosmirënjohjen ndaj Tij. Ata e dinë mirë se çdokush që vepron si ata do të ndëshkohet njëlloj si ata. Ata e kuptojnë se mirënjohja ndaj Allahut është siguria dhe ruajtja më e mirë e mirësive të Tij dhe larguesja e çdo fatkeqësie. Ata besojnë se profetët e Zotit janë të vërtetë e besnikë në atë që kanë kumtuar prej Zotit dhe se dënimi e shpërblimi i Tij është i vërtetë, ashtu siç janë të vërteta këto shembuj që na jepen në këtë dynja.

Sebe' 34:20

Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe ata e pasuan atë,... -Populli i Sebe'it ishte nga ata tek të cilët u vërtetua dhe u realizua ai premtim që Iblisi bëri para Zotit. Ai tha, siç përmendet në ajetin kuranor: “Betohem në krenarinë Tënde, se kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” [Sad 82, 83]. Ky ishte një mendim dhe supozim i Iblisit, sepse ai nuk e dinte të fshehtën. Kjo ishte ajo që Iblisi mendoi, pra, se do t'i humbiste të gjithë, përveç një pakice, që janë të sinqertët. Populli i Sebe'it bënin pjesë në grupin e humbur.përveç një pakicë besimtarësh. -Këta të zgjedhur ishin nga ajo pakicë të cilët nuk i mohonin mirësitë e Allahut. Këta mirënjohës kurrsesi nuk mund të ishin nga ata që binin pre e mashtrimit të Iblisit. Megithatë, ka shumë mundësi që historia e popullit të Sebe'it të ketë mbaruar tek ajeti: "Në këtë ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës." Pastaj vijohet për njerëzit në përgjithësi: "Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe e ata e pasuan atë." Pra, flet për ata njerëz që e pasuan Iblisin në rrugën e tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë:

Sebe' 34:21

Ai(Iblisi) nuk kishte asnjë pushtet mbi ta -Ai i mallkuar nuk është se kishte ndonjë pushtet imponues e nënshtrues, në lidhje me atë që dëshironte prej tyre. Por ishte urtësia e Allahut që e lejoi atë t'u bëjë vesvese, t'ua zbukurojë të këqijat njerëzve, aq sa duket sikur merr njëfarë force mbi ta. Kështu i sprovoi Zoti bijtë e Ademit, me një qëllim të rëndësishëm:por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. -Nëpërmjet këtyre joshjeve dhe sprovave, do të realizohet qëllimi i kësaj jete, pra, dallimi i qartë i të sinqertëve nga mashtruesit, për të dalë në pah ata që e kanë imanin të saktë dhe të qëndrueshëm gjatë sprovave, dyshimeve e trillimeve të shejtanëve, nga ata që kanë iman të dobët dhe të paqëndrueshëm, që lëkunden me dyshimin dhe pasiguritë më të vogla, dhe ndërron rrugë që me ftesën e parë në humbje. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka bërë këtë dynja që robërit të sprovohen dhe të dalë në pah i keqi nga i miri.E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka. -Ai mbikëqyr dhe kujdeset për të gjithë robërit dhe i ka ruajtur edhe veprat e tyre. Ai i ka llogaritur ato dhe ruan të sigurt edhe shpërblimin për to. Ai ka për t'ua dhënë shpërblimin të plotë dhe pa ia pakësuar askujt hakun e vet.

Sebe' 34:22

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t'u drejtohet me këtë mesazh ndërgjegjësues idhujtarëve, që adhuronin edhe krijesat, që nuk kanë asnjë fuqi e mundësi për të sjellë asnjë dobi apo dëm: Le të mendojnë këta të mjerë në këtë mesazh, që, nëse e kuptojnë, atëherë do të kuptojnë edhe kotësinë e adhurimeve që ata i përkushtojnë këtyre idhujve të pafuqishëm:Thuaj(o Muhamed): “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” -Provoni t'u luteni atyre idhujve që pretendoni se janë shokë e partnerë me Allahun në pushtetin e Tij. Shikoni, a do t'ju sjellin ndonjë dobi?! Ata janë krijesa të dobëta e të pafuqishme dhe kurrë nuk mund t'i përgjigjen lutjeve tuaja. Ata nuk kanë asnjë grimcë pushtet as në qiell dhe as në Tokë. Allahu thotë:Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë dhe as kanë pjesë në to. -Ata nuk kanë asnjë pushtet në duart e tyre apo të jenë pjesëtarë e partnerë në pushtetin e dikujt tjetër. Këta idhuj që adhuroni nuk kanë pushtet në duart e tyre dhe nuk janë pjesëmarrës si ortakë në ndonjë pushtet në qiej dhe në Tokë. Por pas kësaj, dikush mund të mendojë se ata janë ndihmës të mbretit ose aleatë e mbështetës të tij, dhe kështu ka mundësi që lutja e tyre drejtuar mbretit mund të jetë e dobishme dhe të ndihmojë lutësit, për vetë nevojën që mbreti ka për ta. Në këtë mënyrë, këta edhe mund të kryejnë e të përmbushin ndonjë kërkesë të atyre që u luten dhe lidhen me ta. Por Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë pretendim, që mund të zërë vend në zemrën e dikujt dhe thotë:Dhe Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmëtar prej tyre. -Allahu i Plotfuqishëm dhe i Vetëm nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij dhe nuk ka nevojë për ndihmëtarë, mbështetës dhe aleatë nga këta idhuj, të cilët njerëzit i mendojnë se mund t'u sjellin ndonjë dobi. Ai nuk ka ndihmëtar që ta ndihmojnë në mbretërimin, veprat dhe përkujdesin e Tij për krijesat. Në fund mbetet edhe mundësia e ndërmjetësimit, që shumë njerëz i pretendojnë për idhujt e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë mundësi, duke thënë:

Sebe' 34:23

Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar). -Këto janë arsyet kryesore për të cilat lidhen idhujtarët me idhujt e tyre prej putave, njerëzve, pemëve, gurëve etj. Por Allahu i Lartësuar i hodhi poshtë të gjitha ato dhe na tregoi kotësinë e tyre. Ai na sqaron hollësisht bazat e kota mbi të cilat ndërtohet shirku dhe i rrënon ato që nga themeli. Idhujtarët adhurojnë idhujt për diçka që e shpresojnë prej tyre. Shpresa për të përfituar diçka i bën ata që të bëjnë vepra idhujtarie. Kësaj kategorie Allahu u tregon se idhujt që ata i lusin nuk kanë ndonjë pronësi e pushtet mbi botën e nuk zotërojnë asnjë grimcë dobie ose dëmi. Ata nuk janë partnerë, ndihmëtarë e aleatë me Atë që i ka në dorë ato dhe as nuk mund të ndërmjetësojnë tek Ai. Duke qenë se idhujt nuk zotërojnë gjë prej dobisë e dëmit, as nuk janë partnerë e aleatë të Zotit dhe as nuk munden të ndërmjetësojnë pa lejen e Tij, atëherë adhurimi, lutjet drejtuar atyre dhe lidhja e zemrës me ta janë të kota. Çdo lloj adhurimi përkushtuar atyre është jo vetëm i ndaluar nga ligji i Zotit, por është edhe kundër logjikës së drejtë dhe natyrës së pastër njerëzore. Ky lloj adhurimi jo vetëm që është i kotë dhe nuk u sjell asnjë dobi, por çështja do të kthehet tërësisht kundër tyre dhe zbatuesit e idhujtarisë do të dënohen. Ditën e Gjykimit ata do të mohojnë dhe do të distancohen nga njëri tjetri. Ata do të mallkojnë njëri-tjetrin dhe vendi i tyre do të jetë Zjarri, siç thotë i Lartësuari: "Kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në Ditën e Llogarisë),ata (idhujt)do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan." [Ahkaf 6]. Subhanllah, sa e çuditshme! Idhujtari tregohet kryeneç e mendjemadh duke u arsyetuar se profetët janë veçse njerëz, prandaj nuk i pason, kurse nga ana tjetër e ul veten të adhurojë gurë e drurë, që janë diçka pa jetë e pa asnjë forcë. Ai i largohet dhe refuzon adhurimin me sinqeritet të Mbretit të Gjithmëshirshëm, që do t’i marrë në llogari të gjithë me drejtësinë e Tij dhe, nga ana tjetër, kënaqet duke adhuruar diçka që dëmin e ka shumë më afër se dobinë. Këta të mjerë çuditërisht pranojnë t'i binden dhe nënshtrohen më të ashprit dhe të pamëshirshmit armik, shejtanit të mallkuar. Mendo pak në fjalën e Allahut, kur thotë:Dhe, kur të largohet frika nga zemrat e tyre(melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi)Zoti juaj?”. Ata(melekët e lartë)do të thonë: “Të vërtetën(dhe të drejtën).” Ai është më i Larti, më i Madhi." -Ka mundësi që këtu të bëhet fjalë për idhujtarët, sepse ata janë përmendur në kontekst dhe sipas rregullit të gjuhës arabe, përemrat vetorë i referohen atij që është përmendur më afër në kontekst. Kuptimi në këtë rast është: Ditën e Kijametit, kur zemrat e idhujtarëve të boshatisen nga frika dhe të fillojnë që të mendojnë, ata do të pyeten për gjendjen e tyre në dynja dhe për faktin që e mohojnë të vërtetën. Pikërisht atë ditë do të dalë në shesh ajo që e fshihnin më parë dhe do të mësojnë se e gjithë e vërteta i takon Allahut. Ata do të pranojnë gjynahet e tyre. Atë ditë, ata do të pyesin: “Çfarë tha Zoti juaj!”. Dhe do të thonë: “Të vërtetën.” Ai është më i Larti, më i Madhi. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij, sipër të gjitha krijesave, duke sunduar dhe nënshtruar gjithçka. Ai është i Lartësuar për të gjitha cilësitë e Tij madhështore, të përkryera dhe absolute. Ai është El-Kebir - pra, i Madhi, i Madhëruari në veten Qenien e vet dhe në emrat dhe cilësitë e Tij. Tregues i lartësisë së Tij është edhe fakti që janë pikërisht ligji dhe vullneti i Tij ata që zbatohen në botë dhe shpirtrat nënshtrohen për t'i përmbushur ata. Të gjithë i janë nënshtruar ligjit dhe rregullit të Tij, madje edhe shpirtrat e kryeneçëve dhe idhujtarëve. Ky kuptim është më i dukshmi dhe për të tregon edhe konteksti. Por ka mundësi që të bëhet fjalë për melekët, të cilët, kur Allahu i Madhëruar flet për Shpalljen hyjnore, ata e dëgjojnë dhe bien përmbys e pa ndjenja para Allahut. Në këtë gjendje, i pari që e ngre kokën është Xhibrili (a.s) dhe Allahu i flet atij për t'i dhënë pjesën e Shpalljes që do të japë. Pasi melekët qetësohen, ata fillojnë të pyesin njëri-tjetrin për atë fjalë që i bëri të rrëzohen pa ndjenja dhe thonë: “Çfarë tha Zoti juaj!” Pastaj i përgjigjen njëri-tjetrit duke thënë "Ka thënë të vërtetën", sepse e dinë që Ai thotë veçse të vërtetën. Ose thonë: "Tha kështu e ashtu...”, duke përmendur fjalët që dëgjuan dhe, sigurisht, që ato fjalë janë të vërteta. Sipas këtij kuptimi, ajeti vijon me një mesazh për idhujtarët: Ju që adhuroni këta idhuj, që nuk mund t'ju sjellin asnjë dobi, si mundet të devijoni nga rruga e Zotit dhe ta shpërfillni atë, si është e mundur që të mos tregoheni të sinqertë për Allahun dhe t'ia dedikoni vetëm Atij të gjitha adhurimet tuaja? Si nuk i frikësoheni Zotit të Madhëruar dhe të Lartësuar, që, nga madhështia e Tij, edhe melekët më të afërt e më të nderuar, kur dëgjojnë fjalën e Tij, rrëzohen përmbys, nga përulësia dhe frika për Zotin? Ata e pranojnë dhe e besojnë fjalën e Tij dhe Ai thotë gjithmonë të vërtetën. Si është e mundur që këta idhujtarë tregohen kryeneçë e mendjemëdhenj dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar këtë Zot të Madhëruar, që është absolut në pushtetin dhe sundimin e Tij? U lartësoftë dhe u madhëroftë Allahu i Lavdëruar! I Lartësuar qoftë Ai nga ajo që i shoqërojnë idhujtarët!

Sebe' 34:24

Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij Muhamedin (a.s)që t'u drejtohet atye që bëjnë shirk dhe t'i pyesë se në ç'argument bazohen për shirkun e tyre. Ai thotë:Thuaj: “Kush ju furnizon ju nga qiejt e nga toka?” -Ata patjetër do të pranojnë dhe pohojnë se është Allahu Ai që e bën. Por edhe nëse ata nuk e pohojnë diçka të tillë, ti thuaju:Thuaj: “Allahu”. -Askush nuk mund ta hedhë poshtë këtë pohim. Atëherë, duke qenë se është Allahu i vetmi që ju furnizon nga qielli dhe Toka, që ju lëshon shiun, që ju nxjerr bimësinë dhe bën që të rrjedhin për ju lumenjtë, ju furnizon me fruta të shumta, që vuri në shërbimin tuaj llojet e kafshëve, si furnizim dhe në dobinë tuaj, atëherë përse adhuroni së bashku me Allahun diçka tjetër, që nuk ju jep asnjë furnizim dhe nuk ju sjell asnjë dobi e mirësi?! Pastaj thuaju atyre, o Muhamed:Atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, ose në një humbje të dukshme. -Njëri nga dy grupet - pra, ose ne, ose ju, - është i udhëzuar ose i zhytur në një humbje të thellë e të qartë. Për të gjykuar se cili nga grupet është i udhëzuar e cili i zhytur në humbje, mjafton të shohim në çfarë fton secili, dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë. Profeti fton në adhurimin e Allahut si një të vetëm, të Atij që është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe Ai që kujdeset dhe rregullon çdo çështje. Ai është Dhuruesi i të gjitha mirësive. Është Allahu që ju furnizon dhe dhuron mirësi nga bujaria e Tij. Është Ai që e largon nga ju çdo ligësi dhe ju shpëton nga çdo vështirësi. Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet, i gjithë sundimi e mbretërimi! Të gjithë melekët dhe çdo krijesë tjetër poshtë tyre janë të nënshtruar para madhështisë së Tij dhe frikës nga Ai. Atë e kanë frikë të gjithë, madje edhe ndërmjetësuesit. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen dhe kënaqësinë e të Lartësuarit e të Madhëruarit. Allahu është i Lartësuar dhe i Madhëruar në Qenien e Tij dhe në cilësitë dhe veprat e Tij. Ai është i përshkruar me çdo cilësi e atribut absolut të bukur e të mrekullueshëm. Atij i takon bukuria e plotë, madhështia, lavdërimi, të gjitha përlëvdimet. Profeti na fton që t'i afrohemi Allahut, që është i përshkruar me këto cilësi të mrekullueshme dhe t'ia përkushtojmë të gjitha adhurimet me sinqeritet vetëm Atij. Gjithashtu, ai na ndalon nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut. Ndërsa nga ana tjetër janë ata që u dedikohen idhujve, putave e varreve. Ata betohen në emër të tyre, i adhurojnë dhe u afrohen këtyre krijesave, që as nuk mund të krijojnë e furnizojnë dhe që nuk zotërojnë asnjë lloj të mire as të keqe, as për veten dhe as për të tjerët. Ata nuk kanë në dorë të ta marrin jetën ose të ta japin atë dhe nuk kanë pushtetin për të të ringjallur. Ato janë thjesht sende pa jetë, që as nuk logjikojnë, as dëgjojnë gjë prej lutjeve të adhuruesve të tyre. Por edhe nëse do të dëgjonin, nuk do të mund t'u përgjigjeshin. Ditën e Gjykimit, ata do të mohojnë këto adhurime, do të distancohen nga këta adhurues dhe do të mallkojnë njëri-tjetrin. Ata nuk kanë asnjë grimcë pushteti, apo të kenë pjesë në sundimin e Zotit dhe as nuk janë ndihmës e aleatë të Zotit. Ata nuk kanë mundësi të bëjnë ndonjë ndërmjetësim pa lejen e kënaqësinë e Allahut. Por ata u luten këtyre krijesave dhe u afrohen atyre me gjithçka që të munden. Përveç kësaj, ata tregojnë armiqësi kundër atyre që e adhurojnë me sinqeritet Allahun dhe i përkushtohen vetëm Atij. Këta mohojnë profetët e Allahut, të cilët sollën Shpalljet nga Zoti, që urdhërojnë për sinqeritet vetëm për Allahun një dhe të vetëm. Nëse mendon për këto dy grupe, nuk ke nevojë të mendohesh shumë për të dalluar se kush është i udhëzuar dhe kush është i humbur dhe i dënuar përjetë. Atëherë, e kupton se cilin e pret lumturia e përjetshme dhe cilin dënimi e poshtërimi i pafund. Gjuha e veprave është më e qartë se gjuha e fjalëve.

Sebe' 34:25

Thuaj: “Ju nuk do të gjykoheni për gjynahet tona, e as ne nuk do të gjykohemi për atë që bëni ju.”! -Secili nga ne do të llogaritet për punën e vet. Ju nuk do të merreni në llogari për gjynahet tona. Edhe ne nuk do të pyetemi e as do të mbajmë përgjegjësi për veprat tuaja. Për këtë arsye, le të jetë qëllimi ynë i përbashkët kërkimi i së vërtetës dhe të drejtës dhe ndjekja e udhës së mirësisë e mbarësisë. Le të mos bëhen pengesë veprat që kemi bërë më parë, që ne të mos e ndjekim atë që e shohim si të vërtetë. Në këtë jetë, ne duhet të gjykojmë sipas asaj që shfaqet haptas. Njeriu duhet të ndjekë argumentet e së vërtetës dhe duhet t'i largohet të kotës. Por në ahiret, ai që gjykon është më i miri Gjykatës, që do të bëjë ndarjen mes kundërshtarëve. Kjo duhet t'ju shqetësojë dhe për këtë duhet të kujdeseni.

Sebe' 34:26

Thuaj: “Zoti ynë do të na tubojë ne dhe ju e pastaj do të gjykojë me drejtësi mes nesh(e jush). Dhe Ai është Gjykatës i drejtë e i Gjithëditur. -Ai do të gjykojë dhe do të bëjë ndarjen e drejtë të atyre që janë të sinqertë e të vërtetë nga ata që janë mashtrues, ata që meritojnë shpëblimin, nga ata që meritojnë ndëshkimin. Ai është më i miri që bën ndarjen mes njerëzve.

Sebe' 34:27

Thuaj: “M’i tregoni ata(idhuj)që ia keni shoqëruar Atij si ortakë!” -Thuaju atyre, o Profet, por edhe ju që kryeni misionin e Profetit. M’i tregoni ata (idhuj)që ia shoqëroni Atij si ortakë! Na tregoni ku janë ata idhuj dhe na tregoni mënyrën për t'i njohur ata. A janë në tokë apo në qiell? Ai që është i Gjithëdituri për të shfaqurën dhe të fshehtën na ka njoftuar se nuk ka në ekzistencë asnjë që të jetë shok e partner me Zotin, sikurse thotë i Madhëruari: "Ata adhurojnë veç Allahut ata që nuk mund t'i dëmtojnë e as nuk mund t’u sjellin dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” Thuaj: “Vallë, ju do ta informoni Allahun për diçka që nuk e ditka, në qiej dhe në tokë?!” I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata adhurojnë veç Tij!" [Junus 18]. "Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë." [Junus 66]. Kështu, të gjithë robërit e zgjedhur të Zotit, si profetët dhe të dërguarit, e dinë mirë se Zoti nuk ka shokë e partnerë. Më tregoni ju, o idhujtarë, ata idhuj që ia shoqëroni Zotit, me pretendimet tuaja të kota dhe boshe. Kjo është një kërkesë që, sigurisht, ata nuk kishin mundësi që t'i përgjigjeshin. Për këtë arsye, Allahu thotë:Jo, Ai nuk ka shok. -Allahu nuk ka shokë, partnerë, as ndihmës e të barabartë me Të e as të kundërt me Të.Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti!” -Allahu është i vetmi që meriton ta adhurosh e t'i nënshtrohesh. Ai është Krenari e Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka. Çdo gjë tjetër është e përulur para Tij, është nevojtare e dobët dhe nën kujdesin dhe sundimin e Tij. Allahu është i Urti, i Cili çdo gjë që ka krijuar e ka përkryer dhe çdo ligj që ka sjellë ndër njerëz, gjithashtu e ka përsosur, në bukurinë dhe drejtësinë e tij. Mjafton vetëm fakti se në këtë Sheriat Allahu urdhëroi për teuhidin, për të kuptuar bukurinë dhe drejtësinë e tij. Ai urdhëroi për teuhid dhe sinqeritet të plotë në përkushtim vetëm ndaj Zotit. Ai e deshi këtë gjë nga njerëzit dhe e bëri si të vetmen rrugë shpëtimi për ta. Ai ndaloi shirkun dhe lidhjen me zota të tjerë dhe na tregoi se kjo është rruga e dëshpërimit dhe shkatërrimit. Mjaftojnë vetëm këto urdhëresa dhe ligje për të gjykuar me bindje se ky është një Sheriat i drejtë dhe i urtë. Atëherë, si do të ishte, nëse të gjitha urdhëresat dhe ndalesat që Ai ka ligjëruar janë vetë urtësia dhe mirësia?

Sebe' 34:28

Ne të kemi dërguar ty veçse si përgëzues dhe qortues për të gjithë njerëzit, ... -Allahu i Lartësuar na njofton se Ai i dërgoi profetët veçse për të përgëzuar njerëzinë, për t'u dhënë lajmin e mirë atyre për shpërblimin e madh dhe për t'u mësuar atyre çdo vepër të mirë dhe rrugë për arritjen e këtij shpërblimi. Ai është për t'i kërcënuar njerëzit nga ndëshkimi i Allahut dhe për t'u tërhequr vërejtjen për çdo vepër të keqe, që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Kështu, ti, o profet, nuk ke asgjë në dorë prej çështjeve të Zotit. Për këtë arsye, çdo kërkesë që njerëzit inatçorë dhe arrogantë të parashtrojnë për t'u sjellë shenja dhe mrekulli nga Zoti janë kërkesa të kota, që nuk janë detyra jote. Të gjitha këto janë veçse në dorën dhe vullnetin e Zotit për t'i përmbushur ose jo.por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Shumica nuk kanë dituri të saktë. Ata ose nuk kanë dituri fare, ose e dinë të vërtetën dhe tregohen inaçorë dhe nuk punojnë sipas diturisë së tyre, duke vepruar njëlloj si ata që nuk kanë dituri fare. Treguesi i injorancës së tyre është edhe fakti që mosplotësimin e kërkesave që ata u drejtonin profetëve e merrnin si pretekst për të justifikuar mosbesimin e tyre dhe refuzimin e profetëve. Ndër kërkesat e tyre më të çuditshme ishte edhe përshpejtimi i ndëshkimit me të cilit kërcënoheshin nga profetët e Zotit.

Sebe' 34:29

Ata thonë: “Kur do të vijë ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” -Kjo është një padrejtësi e madhe nga ata, sepse nuk ka asnjë lidhje me besnikërinë e profetëve fakti që ata nuk kanë njoftuar për kohën se kur do të ndodhë ndëshkimi me të cilin Zoti i kërcënon. Sipas këtyre, meqë profetët nuk na kanë njoftuar se kur do të ndodhë, atëherë ata nuk janë të vërtetë në fjalët e tyre. Por ky është thjesht një refuzim i pastër i së vërtetës, madje edhe tregues i mendjelehtësisë së atij që e thotë dhe e pretendon. Në jetën e kësaj bote, kur një njeri i sinqertë dhe besnik njofton se armiku është nisur dhe synon të të luftojë, njerëzit e besojnë dhe marrin masa për t'i shpëtuar. Çfarë do të mendoje për dikë që i thotë një njeriu të tillë: ne nuk të besojmë se thua të vërtetën, derisa të na thuash në ç’kohë do të mbërrijë dhe ku janë tani? A nuk është ky një njeri mendjelehtë dhe i mangët? Zakonisht në këtë botë, fjalët e një njeriu të sinqertë e të sprovuar pranohen, edhe pse në realitet ai mund të thotë të vërtetën ose jo. Gjithashtu, ka mundësi që armiku të ndikojë dhe fjala e tij të mos realizohet ose mundet që populli të jetë shumë i fuqishëm dhe të mos e shqetësojë një lajm i sjellë nga ky njeri, por lajmet e tij merren në konsideratë dhe mospërfillja e tij do të ishte jo e drejtë dhe tregues i mendjelehtësisë. Atëherë, si mendon për atë që refuzon të besojë lajmin dhe kërcënimin e sjellë prej Profetit, i cili ishte njeriu më besnik dhe i vërtetë, i cili ishte i ruajtur nga gabimet dhe fliste veçse atë që i shpallej nga Zoti? Ai nuk fliste nga mendja apo thjesht për të treguar opinionin e tij personal. Kur ai kërcënonte për ndëshkim, ai ndëshkim ishte i sigurt dhe askush nuk mund t'i shpëtonte apo ta ndihmonte që të ruhej. Ai që e refuzon ta pranojë lajmin e sjellë nga Profeti, me justifikimin se ai nuk ka treguar se kur do të ndodhë, është pak të thuhet se është mendjelehtë dhe madje pa mend në kokë. Thuaju atyre, duke i njoftuar rreth kohës se kur do të ndodhë ajo që është e sigurt:

Sebe' 34:30

Thuaj: “Ju ju pret afati i një Dite, që nuk mund të shtyhet për më vonë e as nuk do të shpejtohet që të vijë më parë.”! - Për këtë arsye, ruajuni dhe frikësojuni asaj dite. Përgatituni për atë ditë, ashtu siç e meriton ajo të përgatitesh.

Sebe' 34:31

Allahu i Madhëruar na tregon se koha e dënimit ka për të ardhur dhe do të përmbushet atëherë kur Ai të dëshirojë. Në vijim, Ai na përmend gjendjen e këtyre të mjerëve, që kërkojnë përshpejtimin e asaj dite. Zoti na tregon gjendjen e tyre kur të qëndrojnë para Tij për të dhënë llogari, si krerët e mohimit ashtu edhe pasuesit e tyre në humbje. Nëse do të shohësh këtë pamje, do të shohësh vërtet një pamje shumë të madhe dhe të frikshme. Ata i flasin dhe mallkojnë njëri-tjetrin.Dhe ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as në këtë Kur’an dhe as në ndonjë(Libër)që ka ardhur para tij.” Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën(fajsuese)njëri-tjerit! Ata që patën qenë të dobët(e të përbuzur)do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” -Pasuesit u drejtohen prijësve mendjemëdhenj dhe arrogantë dhe u thonë: Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë! Ishit ju që na penguat nga imani dhe na e zbukuruat mohimin e Zotit. Kështu, ne ju pasuam në rrugën tuaj. Qëllimi i këtyre fjalëve është që të tregojnë se dënimi duhet të ekzekutohet veçse mbi krerët, e jo mbi pasuesit.

Sebe' 34:32

Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët(e të përbuzur): “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur?” -Ata u tregojnë dhe sqarojnë pasuesve se të gjithë ishin pjesmarrës në krim: Mos, vallë, ju detyruam me forcë, që ju të mos pasoni udhëzimin, pasi ai ju paraqit i qartë? Jo, në asnjë mënyrë:“Jo, por ju ishit keqbërës(dhe rrefuzuat të besoni).” -Ishit ju vetë, që zgjodhët të lirë, që të refuzoni besimin. Askush nuk ju detyroi me forcë për ta bërë diçka të tillë. Edhe pse ne jua zbukuruam rrugën tonë, ne nuk kishim fuqi mbi ju.

Sebe' 34:33

Ata që patën qenë të dobët(e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ja, ju na urdhëronit të mohonim(besimin e drejtë në)Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. -Ajo që na mashtroi dhe na bëri që ju të na devijoni nga rruga e drejtë ishte pikërisht përpjekja juaj e vazhdueshme natë e ditë që të na e zbukuroni të kotën dhe mohimin e Zotit, duke thënë se kjo është e vërteta dhe rruga e logjikshme. Nga ana tjetër, ju e shëmtonit të vërtetën në sytë tanë, duke na treguar se ajo ishte e gabuar dhe jo e logjikshme. Kështu vazhduat me intrigat dhe kurthet tuaja kundër nesh, derisa arritët të na mashtroni dhe të na devijoni nga rruga e drejtë. Megjithatë, të gjitha këto biseda e polemika mes tyre në Zjarr nuk kanë për t'u sjellë ndonjë dobi. Ata thjesht distancohen nga njëri tjetri, shprehin urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe dëshpërimin e madh mes tyre. Për këtë arsye:Kur ta shohin dënimin ata do ta fshehin(për pak)dëshpërimin e vet. -Atëherë, ata do të heqin dorë nga ato polemika boshe me shpresën e kotë se mund t'i shpëtojnë nga dënimi, pasi tashmë u bëhet e qartë se ata janë fajtorë e nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. Ata e kuptojnë se janë fajtorë dhe mbushen me dëshpërim. Secili nga ata do të dëshironte sikur të kishte pasuar të vërtetën dhe të kishte braktisur të kotën. Kjo është ajo që fillimisht e fshehin në vetvete, sepse kanë frikë të shfaqin haptaz dhe të turpërohen, duke pranuar padrejtësitë e tyre. Por në momente të tjera gjatë Kijametit dhe në kohën kur do të hynë në Zjarr, ata do ta shfaqin haptaz këtë pendesë dhe keqardhjen për padrejtësitë e tyre, siç thotë i Lartësuari: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë, së bashku me Profetin!” Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhtar për njeriun." [Furkan 27 - 29]. "Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”. Kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit!" [Mulk 10]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. -Ata prangosen ashtu si një i burgosur, për t'u poshtëruar në burgun e tij. I Madhëruari thotë: "Ata që mohojnë Librin (Kur'anin)dhe mesazhet që u kemi dhënë të dërguarve Tanë, shpejt do ta kuptojnë të Vërtetën, atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr." [Gafir 70 - 73].Ata do të dënohen veçse për atë(të keqe)që kanë bërë. -Ky ndëshkim i rëndë dhe ato zinxhirë poshtërues janë shpërblimi i merituar për atë që kanë bërë, pra, për kufrin, poshtërsitë, mosbindjen ndaj Zotit dhe kalimin e kufijve.

Sebe' 34:34

Sa herë që Ne kemi dërguar Profet në ndonjë vend, pasanikët e tij thoshin: “Ne nuk i besojmë asaj me të cilën jeni dërguar.”. -Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së popujve të shkuar, të cilët i mohuan profetët dhe për faktin se gjendja e tyre është e njëjtë me gjendjen e këtyre të sotmëve, që e mohojnë Profetin e fundit, Muhamedin a.s. Sa herë që Zoti ka dërguar ndonjë profet, pasanikët dhe keqbërësit e atij vendi e kanë mohuar Profetin, të mashtruar e të vetëkënaqur me pasuritë që zotëronin dhe duke treguar mendjemadhësi me ta:

Sebe' 34:35

Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë(sesa ju)...” -Domethënë, më shumë se ata që ndiqnin të vërtetën.dhe kurrë nuk kemi për t'u ndëshkuar. -Ata fillimisht e mohonin ringjalljen dhe pastaj, duke mashtruar dhe të vetëkënaqur, thoshin: Edhe sikur të ringjallemi, Ai që na dha në këtë jetë më shumë pasuri dhe fëmijë, Ai do të na japë edhe andej në ahiret dhe nuk do të na dënojë. Por Allahu tha:

Sebe' 34:36

Thuaj: “Zoti im ia shton rizkun atij që do dhe ia pakëson atij që do, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. -Ai u ktheu përgjigje se shtimi ose pakësimi i pasurisë nuk është provë që tregon atë që ju pretendoni. Pasuria është në dorën e Zotit dhe është Ai që e jep sipas dëshirës dhe urtësisë së Tij. Ai ua shton pasurinë ose ua pakëson atë atyre që Ai do.

Sebe' 34:37

Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. -Nuk janë pasuritë dhe fëmijët ata që ju afrojnë tek Zoti dhe ju bëjnë të fitoni kënaqësinë e Tij. Ai që ju afron tek Zoti është besimi tek mesazhi që sollën profetët dhe veprat e mira sipas këtij imani. Këta janë ata të cilëve do t'u shumëfishohet shpërblimi dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë më tepër, aq sa vetëm Zoti e di. Për këta, Zoti thotë:Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt(e të shpëtuar)nga çdo e keqe. -Ata do të jenë në shtëpitë dhe vendbanimet e larta dhe shumë të mrekullueshme. Ata do të jetojnë në to të qetë e të kënaqur, të sigurt nga çdo vështirësi e vuajtje apo lodhje e pakënaqësi, gjëra të cilat gjithmonë e shoqërojnë njeriun në jetën e dynjasë. Ata do të jenë të lumtur mes kënaqësive dhe mirësive, që sjellin vetëm lumturi e gëzim. Ata janë të sigurt se kurrë nuk do të largohen nga ato mirësi dhe ajo jetë e këndshme, se kurrë nuk do ta provojnë trishtimin, dëshpërimin e vuajtjen, as vdekjen, gjumin dhe sëmundjen, as plakjen e lodhjen apo vështirësitë e mundimet.

Sebe' 34:38

Ndërsa, ata që luftuan kundër Argumenteve Tona, për t'i penguar ato - ata do të dënohen(në Xhehenem). - Ata që nuk i respektojnë argumentet dhe shenjat e Allahut dhe paturpësisht mendojnë se Allahu nuk mund t’i ndëshkojë dhe se profetët nuk mund të sjellin argumentet e mrekullitë që këta kërkojnë, për këta mohues dhe refuzues të së vërtetës, Ai thotë: "ata do të dënohen (në Xhehenem)."

Sebe' 34:39

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.” -Allahu i Madhëruar e përsërit këtë fakt, duke dashur që të na nxisë për të shpenzuar për të afërmit, për fqinjin, të varfërit, jetimët etj.“Dhe çdo gjë që jepni(për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. -Kurrë të mos mendoni se shpenzimi për hir të Allahut e pakëson pasurinë. Përkundrazi, Allahu ka premtuar se do t'ia zëvendësojë me diçka më të mirë atij që shpenzon për hir të Tij. Ai që ju premton t'jua zëvendësojë e shtojë pasurinë është pikërisht Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson atij që Ai do dhe Ai që është më i miri Furnizues. Kërkojeni pasurinë prej Tij dhe, që të bëhet e mundur shtimi i saj, bëni të gjitha ato vepra që Ai i ka bërë si shkak për të shtuar pasurinë, e për të cilat Ai ju ka urdhëruar.

Sebe' 34:40

Një Ditë, Ai do ti tubojë të gjithë dhe do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata që këta njerëz ju adhuronin?” -Kjo do të ndodhë kur Allahu t'i tubojë së bashku, si ata që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut, ashtu edhe ata që adhuroheshin, mes të cilëve edhe melekët, që njerëzit i adhuronin në dynja. Atë ditë, Allahu do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata që këta njerëz ju adhuronin?” Kjo në fakt është një skenë poshtërimi për idhujtarët, edhe pse pyetja u drejtohet melekëve. Pas kësaj pyetjeje, melekët distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe thonë:

Sebe' 34:41

Ata do të (melekët) thonë: “I Madhëruar qofsh Ti!” -Ti je i Pastër, i Lavdëruar dhe i Lartësuar nga çdo mangësi dhe nga kjo që shpifin të padrejtët, pra, se Ti paske shokë e partnerë në pushtetin Tënd!“Ti je Zoti ynë, dhe ne distancohemi prej tyre.” -Ne jemi nevojtarë për mbrojtjen e kujdesin Tënd për ne. Atëherë, si mund të ftojmë të tjerët që të na dedikojnë neve adhurimin?! Është e padrejtë që ne të zgjedhim për veten tonë mbrojtës e kujdestar tjetër veç Teje! Në fakt, këta idhujtarë nuk na adhuronin ne:“Jo. Por ata adhuronin xhindet dhe shumica e tyre besonin në to”. -Ata adhuronin shejtanët, të cilët, për t'i devijuar, i urdhëronin të na adhuronin neve ose çdo gjë tjetër veç Allahut. Kështu, ata u bindeshin këtyre shejtanëve dhe pikërisht kjo bindje ishte adhurimi që u përkushtonin. Ibadeti është pikërisht bindje e nënshtrim, sikurse thotë Allahu, duke iu drejtuar të gjithë atyre që adhuronin dikë tjetër veç Tij: "O bijtë e Ademit, a nuk ju pata paralajmëruar që të mos e adhuronit shejtanin, se në të vërtetë ai është armiku juaj i hapur, dhe që të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë!" [Ja sin 60]. Pastaj melekët thonë: "…shumica e tyre besonin në to”. Ata u besonin xhindëve dhe u nënshtroheshin atyre, sepse iman do të thotë që të besosh e ta lidhësh zemrën me diçka, lidhje kjo e cila sjell nënshtrimin dhe bindjen ndaj asaj gjëje. Pasi melekët distancohen prej tyre, Allahu i Madhëruar u thotë melekëve:

Sebe' 34:42

Kështu, atë ditë ata nuk do të kenë asgjë në dorë t’i bëjnë dobi e as dëm njëri-tjetrit. -Tashmë nuk ka asnjë mundësi lidhjeje dhe dobie mes jush. Asnjë dobi nuk mund t'i sillni njëri-tjetrit!Dhe keqbërësve do t'u themi: “Shijojeni dënimin e zjarrit - atë që e quanit gënjeshtër!” -Këto fjalë do t'u thuhen atyre që bëjnë padrejtësi, duke mohuar mësimin e vërtetë dhe duke bërë gjynahe e paudhësi, kur ata të hyjnë në Zjarr: “Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër! Tani që hytë në të, ju po e shihni me sytë e ballit atë që e mohonit. Ky është shpërblim i merituar për mohimin tuaj. Ky është ndëshkimi për ato vepra të këqija që ju i kryenit për shkak se nuk besonit. Ju nuk u kujdesët që të ruheshit nga ky ndëshkim nëpërmjet veprave që Zoti ju urdhëroi t'i bënit.

Sebe' 34:43

E, kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: “Ky është veçse një njeri që dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe: “Ky(Kur’ani)është veçse një gënjeshtër e trilluar!” Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: “Kjo (feja islame / Kur’ani) është veçse një magji e qartë.” -Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e idhujtarëve kur atyre u lexohen ajetet e qarta të Tij, argumentet e Tij të shfaqura e të dukshme, dhe faktet e Tij të pacenueshme dhe të prera, të cilat afrojnë dhe udhëzojnë rreth çdo të mire dhe të ndalojnë e këshillojnë të ruhesh nga çdo ligësi. Madje, këto fakte dhe argumente e kjo Shpallje e mrekullueshme janë mirësia më e madhe që Zoti u ka dhënë njerëzve dhe dhurata më e çmuar që u ka mbëritur. Ato duhet që të priten dhe respektohen nga krijesat, duke i besuar dhe pohuar si të vërteta të padiskuteshme, sipas të cilave duhet të nënshtrohesh, të jetosh dhe të adhurosh Zotin e gjithësisë dhe t'i dorëzohesh dhe t'i përulesh Atij. Por këta të mjerë bëjnë krejtësisht të kundërtën e kësaj dhe i mohojnë Shpalljet, që Zoti solli përmes profetëve. Ata i fyejnë dhe përdhosin figurën e profetëve, duke thënë për secilin prej tyre: Ky është veçse një njeri, i cili dëshiron t’ju largojë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj. Ky është qëllimi i tij kur ju urdhëron që ta adhuroni Allahun si një të vetëm me sinqeritet. Ai synon që ju të braktisni rrugën e të parëve tuaj dhe të mos i respektoni ata. Kështu e refuzojnë të vërtetën, duke dëgjuar fjalët e të humburve dhe nuk pyesin për argumente a fakte të besueshme. Madje, as që i vënë në dyshim fjalën e tyre. Mendoni pak në arsyetimin e këtyre njerëzve të humbur dhe justifikimin e tyre për të mos pranuar të vërtetën që sollën profetët! Profeti i fton në të drejtën, që është e mbështetur me mrekulli, por edhe nga ana e logjikës dhe natyrës së pastër, kurse ata e refuzojnë, sepse të parët e tyre dhe vëllezërit e tyre që janë në të njëjtën rrugë të humbjes nuk e kanë pranuar ftesën e Profetit dhe vazhdojnë në atë rrugë që ishin. Meqë ata nuk e kanë pranuar ftesën e profetëve, - thonë ata, - edhe ne nuk do ta pranojmë. A është kjo një përgjigje që e jep një i mençur? Po të mendosh me kujdes kjo është mënyra që përdorin ata që nuk duan besimin, për të justifikuar refuzimin e ftesës së Zotit për të besuar drejt. Gjithmonë do t'i shohësh se ata paraqesin si argument fjalët dhe arsyetimet e idhujtarëve të hershëm ose filozofëve mosbesimtarë, e grupacioneve të shumta të humbura që e kanë refuzuar të vërtetën. Këta të mjerë mendojnë se, duke qenë se po marrin mendimin e këtyre njerëzve e grupeve të humbura, janë në rregull. Kështu do të vazhdojnë ta refuzojnë të vërtetën ata që nuk e duan atë, duke marrë si shembull të gjitha këto grupacione të humbura, që llomotitin kotësira, thjesht për të refuzuar të vërtetën dhe nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të medituar rreth saj e për të gjykuar me drejtësi. Pasi këta të mjerë argumentojnë se pasojnë veprat dhe rrugën e të parëve të tyre dhe pretendojnë se është kjo arsyeja pse e refuzojnë të vërtetën, ata vijojnë që të shpifin kundër të vërtetës dhe të mbajnë një qëndrim edhe më armiqësor e refuzues ndaj saj. Ata thonë: “Ky (Kur'ani) është veçse një gënjeshtër e trilluar! Këto janë thjesht një mashtrim e trillim i këtij njeriu. Kjo (Feja, Kur'ani) është veçse magji e qartë!” janë magji e qartë dhe e dukshme, që mund ta dallojë çdokush.” Sigurisht, të gjitha këto fjalë janë si një rrugëdalje për të mohuar të vërtetën dhe për të mashtruar dhe manipuluar mendjen e të paditurve. Ata shpifin gënjeshtra për të bërë sa më të lehtë mohimin e të vërtetës.

Sebe' 34:44

Në ajetet më sipër, Allahu i Madhëruar na tregoi se me çfarë arsyetimesh boshe e refuzojnë të vërtetën ata që nuk e duan besimin. Ato nuk meritojnë të quhen argumente, madje as në nivelin e dyshimeve nuk mund të konsiderohen. Ndërsa në këtë ajet na tregon se ata nuk kanë asnjë bazë ku të mbështeten apo të qëndrojnë, sepse Allahu thotë:Dhe Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që të mund ta studionin... -Ata nuk kanë ndonjë libër, që të jetë si argument me të cilin mund t’u arsyetosh dhe argumentosh. Gjithashtu:dhe as nuk dërguam tek ata ndonjë paralajmërues(profet)para teje. -Dhe kështu ata të kenë mundësinë që të argumentojnë me fjalët dhe qëndrimet e tij dhe të refuzojnë ftesën tuaj me arsyetime të drejta. Ata nuk kanë asnjë libër dhe trashëgimi, që të mund të polemizosh me ta me baza të rregullta. Në vijim, Allahu i Lartësuar i frikëson dhe kërcënon ata duke u treguar se çfarë bëri me popujt që mohojnë profetët dhe Shpalljet e dërguara prej Tij. Ai thotë:

Sebe' 34:45

Edhe të parët e tyre i patën mohuar Shpalljet Tona. Këta(të sotmit)nuk kanë arritur as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. A e dini se si ishte dënimi Im! -Ata popuj ishin shumë më të fuqishëm e të pushtetshëm se këta që mohuan Muhamedin, dhe kur mohuan profetët e Tij, Allahu i ndëshkoi. Shikoni, o mohues të Profetit, se si ishte ndëshkimi dhe zemërimi Im kundër tyre! Ne ju kemi treguar se si i ndëshkuam ata. Disa i përmbytëm, disa i shkatërruam me një erë që shkatërronte gjithçka, ose edhe me një britmë të vetme. Disa të tjerë i shkatërruam me tërmet e tronditje të madhe, disa duke i përpirë toka ose duke dërguar ndëshkim me gurë nga qielli. Kini frikë, pra, ju që refuzoni të besoni në Profetin e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Mos vazhdoni në refuzimin tuaj, se kështu do ndëshkoheni njëlloj.

Sebe' 34:46

Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një dhe mendoni me kujdes(që ta kuptoni)se shoku juaj (Muhamedi)nuk është i çmendur! Ai është dërguar ndër ju veç që t'ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.”. -Thuaju, o Profet, këtyre mohuesve inatçorë, të cilët kanë marrë përsipër që ta hedhin tutje të vërtetën e të shpifin kundër saj: “Unë po ju këshilloj vetëm për një gjë. Unë po ju parashtroj një propozim dhe ju këshilloj që të mendoni me kujdes! Ky është propozim mëse i drejtë, por nuk po ju kërkoj që të ndiqni fjalën time e të lini rrugën tuaj pa pasur fakte. Dua që këtë ta bëni me kujdesin më të madh. Unë po ju kërkoj që, për hir të Allahut, të përkushtoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Ai është dërguar ndër ju veç që t'ju paralajmërojë para një dënimi të ashpër.”. Ngrihuni me ambicie e vullnet për të gjetur të vërtetën, me sinqeritet për Zotin e vërtetë. Bëjni këtë në grup, duke studiuar e diskutuar së bashku me objektivitet, pastërti e dëshirë të mirë për të zbuluar të vërtetën. Bëjeni këtë edhe vetëm, pra, çdokush të flasë dhe mendojë vetë, me çiltërsi! Nëse e bëni këtë për hir të Allahut, nëse e vini në përdorim logjikën tuaj për të analizuar gjendjen e këtij Profeti madhështor të dërguar tek ju, do të zbuloni shumë gjëra të mrekullueshme. Ju do të zbuloni se ai nuk është një i çmendur, por se fjalët e tij, gjendja e tij, pamja e tij e cilësitë e tij janë shumë të larta. Ai është një profet besnik, që ju këshillon dhe ju paralajmëron për çdo gjë që ju dëmton dhe ju mëson se si të shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm. Nëse ata e pranojnë këtë këshillë dhe e përdorin, do ta mësojnë dhe kuptojnë qartë se kush është Muhamedi (a.s). Pamja dhe gjendja e tij ishte më e mira dhe e përkryera, veprat e tij ishin veprat më të bukura dhe të mira. Ai ishte njeriu më i plotë dhe i përkryer në moralin e tij, në heshtjen e tij dhe qetësinë dhe modestinë e tij. Ai ishte më fisniku dhe më i ploti në logjikën dhe në çdo aspekt të jetës së tij. Pastaj le të mendojnë pak në oratorinë dhe elokuencën e tij të plotë, në fjalët e tij të embla që mbushin çdo zemër me qetësi, prehje dhe iman, dhe që pastron çdo shpirt dhe zemër. Ato nxisin për moralin më të lartë dhe sjelljen më të mirë. Ai gjithmonë ndalonte nga sjelljet e ulta dhe të poshtra. Nëse ai fliste, sytë drejtoheshin tek ai me respekt, vlerësim dhe dashuri. A mund të ndodhte kjo me ndonjë të çmendur dhe të prishur? Çdokush që analizon gjendjen e Muhamedit për të zbuluar a ishte profeti i Zotit apo jo, sido që ta bëjë këtë, i vetëm apo me të tjerë në grup, ka për të arritur në përfundimin e sigurt se ai ishte profet besnik i Allahut, sidomos ata që jetuan në kohën e tij dhe e njohën atë si para, ashtu edhe pas profetësisë së tij.

Sebe' 34:47

Thuaj “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve.” -Edhe ky mund të jetë një nga shkaqet që mund të pengojë njerëzit nga pasimi i atij që të fton drejt së vërtetës. Disa mendojnë se ai do t’u marrë pasuritë atyre që e pasojnë ose ndonjë shpërblim, sepse po i fton në rrugën e drejtë. Por Allahu i Madhëruar u tregon atyre pastërtinë e Profetit nga kjo gjë dhe u thotë: “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim prej jush. Ai le t’ju mbetet juve." Edhe nëse ju mendoni se unë dua ndonjë shpërblim për ftesën time në të vërtetën, unë po dëshmoj që tani që ai le të jetë i juaji.“Shpërblimi im është vetëm prej Allahut dhe Ai është Dëshmitar për gjithçka”. -Dija e Tij përfshin çdo gjë. Ai e di se për çfarë po ju ftoj. Nëse unë do të isha gënjeshtar, Ai do të më ndëshkonte me drejtësinë e Tij. Ai, gjithashtu, është mbikëqyrës dhe dëshmitar i të gjitha veprave tuaja dhe ka për t'i shënuar dhe ruajtur ato plotësisht, dhe pastaj do t'ju shpërblejë për to.

Sebe' 34:48

Thuaj: “Zoti im e sjell të vërtetën dhe Ai është i Gjithëdituri për (të gjitha)të fshehtat.”. -Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar tregoi fakte të shumta e të prera që tregojnë për të vërtetën dhe për kotësinë e të pavërtetës. Në ajetet në vijim, tregohet se ky ka qenë dhe do të jetë një rregull i pandryshueshëm i Allahut të Madhëruar:

Sebe' 34:49

Thuaj: “E vërteta ka ardhur, dhe e kota u zhduk pa kthim!” -Ai e qartëson të vërtetën dhe i hedh poshtë trillimet dhe arsyetimet e të kotës dhe refuzuesve të besimit të drejtë, në mënyrë që kjo të bëhet mësim për ata që dinë të nxjerrin mësim. Këtu ka shenja të qarta për ata që meditojnë. Ata e shohin se si bien poshtë një e nga një gënjeshtrat e mohuesve të besimit, duke dalë në pah inati, kokëfortësia dhe mashtrimet e tyre. Ndërsa nga ana tjetër, e vërteta del shumë e qartë. Kotësia rrënohet dhe zhduket, dhe kjo ndodh sepse Ai di çdo të fshehtë që e qartëson të vërtetën, duke e pastruar nga çdo dyshim. Ai e di mirë se çfarë e shpartallon të kotën, prandaj dhe ua mëson atë robërve të Vet. “E vërteta ka ardhur, dhe e kota u zhduk pa kthim!” E vërteta është shumë e kthjellët. Ajo është e shndritshme si dielli, që ndriçon dhe zbardh gjithçka. E vërteta e imponon pushtetin e saj. Ndërsa e kota zhduket, sepse nuk ka qëndresë e as forcë.

Sebe' 34:50

Allahu i Madhëruar e qartësoi të vërtetën përmes Shpalljes, që e solli me Profetin e Tij. Ata që e refuzuan këtë të vërtetë, shpifën dhe trilluan mashtrime për Profetin, duke mëtuar se ai ishte i humbur dhe ftonte në kotësira. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i njoftoi njerëzit për të vërtetën e sigurt dhe ua solli atë të qartë, duke u treguar se ata janë të pafuqishëm që ta pengojnë dhe luftojnë të vërtetën. Ai i njoftoi ata se shpifjet që mëtojnë se ftesa e Profetit ishte e pavërtetë, nuk kanë për t'u sjellë asnjë dobi. E vërteta do të lartësohet dhe asgjë nuk mund ta pengojë dhe dëmtojë atë. Çdokush do të mund ta nderojë ose dëmtojë vetveten, në varësi të veprave dhe pasimit ose jo të së vërtetës. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin t'u thotë njerëzve.Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë kjo do të ishte vetëm në dëmin tim, por nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim.” -Profeti është i ruajtur nga devijimi apo humbja, por kjo thuhej si supozim. Pra, “nëse unë devijoj nga e vërteta, atëherë kjo është një humbje dhe devijim personal. Me humbjen time, unë mund të dëmtoj veçse vetveten, sepse udhëzimi dhe humbja janë në dorën e Zotit dhe prej Atij duhet kërkuar. Dhe nëse jam në udhë të drejtë, kjo nuk është merita ime dhe as forca ime. Udhëzimi dhe forca ime vjen veçse nga një gjë: me ndihmën e Zotit tim. Shpallja e Zotit është lënda e udhëzimit tim, dhe kështu duhet të jetë edhe për të tjerët. Udhëzimi dhe humbja varen nga ndjekja e rrugës së drejtë dhe nuk duhen lidhur me personin e dikujt dhe me faktin a është ai i udhëzuar apo i humbur. Nëse ndjek rrugën e drejtë, atëherë je i udhëzuar, e nëse jo, atëherë je i humbur.Ai dëgjon gjithçka dhe është afër. -Allahu dëgjon të gjitha fjalët dhe zërat e njerëzve. Ai është afër dhe e dëgjon atë që i lutet, që e adhuron, që i kërkon udhëzimin në rrugën e drejtë dhe synon kënaqësinë e Tij. Për këtë arsye, Allahu e di mirë se kë udhëzon në rrugën e drejtë.

Sebe' 34:51

Eh sikur vetëm t’i shihje ata kur të dridhen nga tmerri! Ata nuk kanë për të gjetur asnjë shpëtim dhe do të rrembehen prej një vendi të afërt. -Shumë e frikshme është pamja e atyre që mohojnë të dërguarit, kur ata të shohin me sytë e tyre dënimin e Allahut dhe atë për të cilën i njoftuan të dërguarit. Ai është momenti kur mbi ata fillon të ekzekutohet ndëshkimi dhe ata nuk gjejnë asnjë rrugë shpëtimi e largimi. Allahu thotë: "... rrëmbehen prej një vendi të afërt!" Domethënë, ai vend nga i cili do të rrëmbehen dhe do të ndëshkohen nuk është larg nga vendi i dënimit, por është afër. Kështu, ata do të rrëmbehen dhe hidhen në zjarr.

Sebe' 34:52

Dhe ata do të thonë: “Ne besojmë(tani)në të(Kur’anin, Muhamedin).” Por si mund ta arrijnë ata(Besimin) prej këtij vendi(kaq) të largët, -Tani e besojmë Allahun dhe gjithçka që më parë e mohonim dhe e konsideronim si gënjeshtër. Por çfarë mundësie kanë tani ata të mjerë që të përqafojnë imanin e pastër?! Tashmë kjo është diçka e pamundur. Nëse do të kishin besuar në dynja, besimi i tyre do të ishte i pranuar, por ata refuzuan të besonin në dynja, prandaj tani do të hidhen në Zjarr.

Sebe' 34:53

Kur ata më parë e mohonin (tërësisht)atë(Besimin) dhe hamendësonin(se s’ka ringjallje) duke u endur larg(së vërtetës). -Në jetën e dynjasë, ata e mohonin të vërtetën, duke u përpjekur ta shuanin dritën e saj nëpërmjet të kotës. Por kjo ishte diçka e kotë dhe nuk u solli dobi. Ata nuk mund t'ia arrinin qëllimit, ashtu sikurse ai që godet me shigjetë prej së largu që nuk e qëllon dot shënjestrën që do. Edhe në jetën e kësaj dynjaje, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë veçse në rastet kur e vërteta zbehet dhe dobësohet, por kur e vërteta shkëlqen dhe shfaqet, atëherë kotësia zhduket dhe errësira e saj largohet.

Sebe' 34:54

Dhe ata do të privohen nga ajo që e dëshironin,... -Tashmë u janë larguar kënaqësitë e kësaj dynjaje, dëshirat, pasuritë, përjetimet, fëmijët, shërbëtorët dhe ushtritë e tyre. Tashmë janë të vetmuar dhe do të dalin para Zotit veçse me veprat e tyre. Çdokush do të dalë para Zotit i vetmuar ashtu siç Zoti e krijoi, dhe do të lerë pas gjithçka që zotëron.ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre. -Kështu ka ndodhur me gjithë brezat që kanë kaluar, kur atyre u zbriti vdekja dhe shkatërrimi. Ata u privuan nga të gjitha kënaqësitë e kësaj dynjaje.Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri. -Zemrat e tyre ishin të mbushura me pasiguri dhe dyshime të shumta, prandaj besimi nuk hynte në to dhe ata nuk u nënshtruan kur dëgjuan udhëzimin dhe kur u paralajmëruan nga Zoti.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Seb'e. Allahut i qoftë lavdërimi e mirësitë dhe vetëm prej Tij vjen ndihma! Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe vetëm me Të e kemi lidhur zemrën me besim të plotë.

Fatır 35:1

I lavdëruar qoftë Allahu, Krijuesi i qiejve e i tokës (nga asgjëja), -Allahu i Lartësuar e lavdëron veten e Vet për krijimin e qiejve dhe të tokës dhe të çdo krijese në to. Ai e lavdëron veten sepse ky krijim madhështor tregon për pushtetin e Tij të gjerë, sundimin e Tij gjithëpërfshirës, për mëshirën e Tij të pashembullt, për urtësinë e Tij të paanë e diturinë e Tij të pafund. Pasi përmendi faktin që Ai është Krijuesi i gjithçkaje, vijoi të përmendë edhe çështjet e tjera plotësuese, që janë domosdoshmëri për krijesat:i Cili i bëri melekët të dërguar me nga dy, tre dhe katër palë krahë. -Melekët e Zotit janë zbatuesit e urdhrave të Tij të krijimit dhe të përkujdesit për krijesat. Ata janë të ngarkuarit e Zotit për trasmetimin e urdhëresave dhe ligjeve të Tij fetare. Vërej me kujdes kur Allahu thotë: "… i Cili i bëri melekët të dërguar..." Kjo fjali i përfshin të gjithë melekët e Zotit, gjë që tregon se të gjithë melekët e Zotit janë rob të bindur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Duke përshkruar melekët, Allahu i Madhëruar thotë: "... nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen." [Tahrim 6]. Duke qenë se melekët përmbushin urdhrat e Tij, Allahu i Madhëruar përmend forcën e tyre të madhe, shpejtësinë dhe saktësinë e përmbushjes së detyrave të tyre. Ai na tregon se i ka bërë melekët: "...me nga dy, tre dhe katër palë krahë”, që të fluturojnë me shpejtësi në zbatimin e detyrave të Zotit. Ai i ka bërë ata me dy, tre dhe katër palë krahë, sipas urtësisë së Tij.Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahu i Madhëruar veçon disa krijesa nga disa të tjera me cilësi të spikatura, për shembull, me forcë të madhe ose bukuri, me gjymtyrë të shtuara më shumë nga e zakonshmja, me zë të bukur që të mahnit etj.

Fatır 35:2

Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë(mirësi)që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; -Çdo gjë që Ai e dëshiron mund ta realizojë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. Nga këto çështje janë edhe shtesat dhe ndryshimet që Ai bën në disa nga krijesat e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për faktin se Ai është i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, që jep dhe privon, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij. Ai thotë:Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri. -Kjo është një nxitje për ta lidhur zemrën veçse me Allahun e Madhëruar dhe që t'i shprehësh Atij varfërinë dhe nevojën e madhe, në të gjitha aspektet. Vetëm Atij t'i përgjërohesh dhe t'i lutesh dhe vetëm Atij t'i frikësohesh dhe tek Ai të shpresosh. Ai është Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm, që ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin e vet dhe i jep atë që meriton.

Fatır 35:3

O njerëz! Kujtoni me mirënjohje të mirat e Allahut për ju! -Allahu i Lartësuar i urdhëron të gjithë njerëzit që të kujtojnë mirësitë dhe begatitë e shumta që Ai u ka dhuruar. Ky është nje urdhër që përfshin jo vetëm kujtimin dhe përmendjen e mirësive me fjalë, duke e lavdëruar Allahun që ua ka dhuruar, por edhe me zemër dhe trup, duke ndier mirënjohje dhe duke e lavdëruar përmes nënshtrimit dhe të jetuarit sipas urdhëresave të Tij. Kur njeriu kujton mirësitë e Zotit, nxit tek ai mirënjohjen dhe dashurinë për Atë. Në vijim, Allahu përmend disa mirësi që konsiderohen si themelore: krijimin dhe furnizimin me mirësitë e domosdoshme për krijesën. Ai thotë:A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon ju nga qielli e nga toka? -Duke qenë se nuk ka asnjë zot tjetër veç Allahut, që i krijon dhe furnizon krijesat nga qielli dhe Toka, atëherë nga kjo del si përfundim se Allahu është Ai që meriton adhurimin e krijesave, dhe nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Tij. Për këtë arsye:Nuk ka zot tjetër(që e meriton adhurimin) përveç Tij. Atëherë si po largoheni nga e vërteta? -Si mund ta lejoni veten të largoheni nga adhurimi i Atij që është Krijuesi dhe Furnizuesi i vetëm, dhe t'i nënshtroni asaj që është krijesë nevojtare, e cila gjithashtu ka nevojë për Zotin?!

Fatır 35:4

Dhe nëse ata të mohojnë ty, dije se edhe të dërguarit para teje janë mohuar. -Nëse të mohojnë ty, o Profet, atëherë mendohu pak për profetët para teje dhe le të jenë ata si shembull për ty. Dije se:Por, vetëm te Allahu do të kthehen(për gjykim)të gjitha çështjet. -Kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë: Allahu i shkatërron mohuesit dhe kundërshtarët e profetëve dhe u dhuron fitoren profetëve dhe besimtarëve të tyre të denjë dhe të sinqertë.

Fatır 35:5

O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë. -Premtimi i Allahut se do t'ju ringjallë për t'ju shpërblyer ose ndëshkuar për veprat tuaja është i vërtetë dhe të mos kini asnjë dyshim për këtë! Kurrë të mos dyshoni për këtë të vërtetë, për të cilën kanë ardhur të qarta të gjitha argumentet logjike dhe tekstuale nga Zoti, në të gjitha Shpalljet që ka zbritur në tokë. Atëherë, duke qenë se kjo është diçka e vërtetë dhe premtimi i Zotit i sigurt, ju duhet të përgatiteni seriozisht për atë ditë. Koha është gjëja më e vyer, të cilën duhet ta mbushim me vepra të mira dhe nuk duhet të lejoni që për këtë t'ju pengojë askush:Prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote ... -Mos u mashtroni nga jeta e dynjasë, me kënaqësitë, stolitë dhe bukuritë e saj, dhe kjo t'ju shmangë nga qëllimi përse Zoti ju krijoi....dhe mos lejoni që Kryemashtruesi(shejtani)t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). -Mos ndiqni hapat e shejtanit të mallkuar dhe mos bini pre e kurtheve të tij! Shejtani është mashtrues i madh dhe armiku juaj real. Për këtë arsye, si të tillë konsiderojeni atë!

Fatır 35:6

Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! -Asnjëherë mos e harroni armiqësinë që Ai fsheh në vete kundër jush dhe asnjëherë mos e shpërfillni luftën me të, në çdo çast të jetës suaj. Ai ju sheh ju dhe ju nuk e shihni. Ai gjithmonë është në gatishmëri, që t'ju dëmtojë dhe largojë nga Zoti juaj.Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit. - Ky është qëllimi i tij për ata që e pasojnë. Ai synon t'i poshtërojë ata me dënimin më të ulët, nënçmues dhe të rëndë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit ndahen në dy grupe, në varësi të bindjes ndaj shejtanit dhe pasimit të rrugës së tij, dhe na tregon, gjithashtu, edhe shpërblimin e tyre. Ai thotë:

Fatır 35:7

Ata që mohuan (Allahun) do të kenë një dënim të ashpër... -Këta e refuzojnë me forcë besimin e pastër, në të cilin ftuan profetët dhe e qartësuan plotësisht përmes Shpalljes. Për këta të mjerë, Allahu thotë që: "... do të kenë një dënim të ashpër." Ai është një dënim shumë i rëndë, të cilin ata do ta përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Ndryshe është gjendja e besimtarëve:... kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje(të gjynaheve)dhe shpërblim të madh. -Këta besojnë me zemrat e tyre gjithçka që Zoti urdhëron që të besohet. Përveç që besojnë me zemër, ata bëjnë vepra të mira, vepra në të cilat i fton imani i tyre, dhe jetojnë sipas këtij imani. Ata bënë vepra 'të mira' dhe përmirësuese të gjendjeve të tyre. Për këta fatlumë, Allahu thotë që: "... do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.". A do t'u mbulohen dhe fshihen gjynahet e tyre, gjë kjo e cila do të thotë se janë të sigurt dhe të shpëtuar nga gjurmët e këqija të gjynaheve dhe dënimit që ato sjellin. Ata do të kenë edhe një shpërblim të madh dhe do të realizojnë gjithçka që synojnë.

Fatır 35:8

Atëherë a është i njëjtë ai të cilin e joshin veprat e keqia dhe i sheh ato si të mira me atë, që e sheh qartë të vërtetën? -A mund të jetë njëlloj me besimtarin e mirë dhe të udhëzuar drejt dikush të cilit i duket e mirë puna e keqe? Atij i është vënë pas shejtani i mallkuar, që ia zbukuron veprat e këqija dhe të poshtra. Ndërsa besimtarin e sinqertë e ka udhëzuar Allahu i Madhëruar në rrugën e drejtë dhe në fenë e Tij të pastër. A mund të jenë njëlloj këta dy lloj njerëzish? I pari bën vepra të këqija dhe i sheh si të mira, e sheh të vërtetën si kotësi dhe kotësinë e sheh si të vërtetë. I dyti punon bën vepra të mira dhe e sheh të vërtetën të qartë dhe të pastër ashtu siç është. Mësojeni se këta nuk janë kurrsesi njëlloj dhe dijeni se udhëzimi dhe humbja janë në dorën e Allahut të Lartësuar:Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron. Prandaj ti mos u dëshpëro për ta! -Për këtë arsye, mos u shqetëso e dëshpëro për ata të humbur nga rruga e drejtë, të cilëve shejtani i mallkuar ua zbukuroi ligësitë dhe i largoi nga e mira. Dije se në dorën tënde është thjesht kumtimi i qartë i Shpalljes. Ti nuk mund t'i bësh zemrat që të pranojnë të vërtetën dhe as mund të krijosh iman në zemrat e tyre. Allahu është Ai që e bën këtë dhe që do t'i shpërblejë secilin për veprat e bëra.Allahu e di mirë atë që bëjnë ata. -Për këtë arsye, Ai udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron dhe gjykon me urtësinë e Tij.

Fatır 35:9

Është Allahu Ai që i lëshon erërat të cilat formojnë retë(plot ujë) -Allahu i Madhëruar na tregon për bamirësinë e Tij të gjerë dhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka. Allahu na tregon se është Ai: "... që i lëshon erërat, të cilat formojnë retë (plot ujë)." Kështu, Allahu e lëshon shiun dhe jetën mbi një vend të thatë dhe e ngjall, pasi ka vdekur.dhe Ne i drejtojmë ato në një vend të vdekur(të thatë)dhe e ngjallim tokën pasi është shkretuar. Ja, kështu do të jetë edhe Ringjallja. - Kështu marrin jetë vendet dhe krijesat, ushqehen kafshët dhe përhapen begatitë dhe mirësitë ndër njerëz. Pikërisht kështu siç e ngjall tokën e shkretuar, po ashtu do t’i ngjallë të vdekurit nga varret e tyre, edhe pasi të jenë tretur e zhdukur në tokë. Allahu i Madhëruar ka për të zbritur atë ditë një shi nga qielli dhe trupat do të ribëhen, kurse shpirtrat do të rikthehen në ato trupa, për të dalë të gjallë mbi tokë. Të gjithë do të dalin të gjallë për të qëndruar para Zotit, i Cili ka për të gjykuar me drejtësinë e Tij.

Fatır 35:10

Kush dëshiron krenarinë(le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut(pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)! -Ti që kërkon krenarinë, kërkoje atë prej Atij, në dorë të të Cilit është e gjithë krenaria. Krenaria mund të arrihet veçse nëpërmjet adhurimit dhe bindjes ndaj Tij. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e sqaron më hollëisht adhurimin dhe mënyrat e shprehjes së tij, kur thotë:Tek Ai ngjiten(të gjitha)fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. -Adhurime nëpërmjet të cilave arrihet krenaria janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i ka quajtur “el kelimuŧ-ŧaj-jibu”, pra, fjalët e mira. Këtu bëjnë pjesë: leximi i Kur’anit, i traditës profetike, dijes së dobishme, tesbiĥu, falënderimi dhe mirënjohja ndaj Allahut me fjalë, madhërimi i Allahut nëpërmjet shehadetit dhe çdo fjalë e mirë dhe e dobishme. Këto fjalë të mira ngrihen lart dhe paraqiten tek i Lartësuari. Nëse janë të sinqerta, Allahu i Lartësuar i përmend përmendësit e Tij në Veten e Vet dhe mes melekëve në qiell. Gjithashtu, adhurime janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i quan el ameluŝ-ŝaliĥ - vepra të mira të zemrës dhe të gjymtyrëve, të cilat është po Allahu i Lartësuar që i ngre lart, i vlerëson dhe i shpërblen me bujarinë e Tij. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Në fjalinë: “Edhe veprat e mira, është Ai që i ngre lart”, kundrinori i drejtë janë “veprat e mira”, ndërsa kryefjala është “Ai”, pra, Allahu i Lartësuar. Ndërsa kuptimi tjetër vjen në këtë mënyrë: "Tek Ai ngjiten fjalët e mira. Ndërsa është puna e mirë ajo që e ngre fjalën e mirë(lart tek Allahu)." Ajo që ngrihet lart (kundrinori i drejtë) është “fjala e mirë”. Ndërsa ajo që e ngre lart fjalën e mirë dhe e bën atë të pranuar dhe të dashur tek i Lartësuari është (kryefjala) “puna e mirë”. Kështu, vetëm fjalët e mira të vërtetuara dhe të konkretizuara nga veprat e mira dhe të sinqerta për Allahun, janë ato që ngjiten tek i Lartësuari. Atij që nuk bën vepra të mira, nuk i ngjiten dhe paraqiten as fjalët tek i Lartësuari, dhe kështu ai nuk mund të jetë i përmendur prej të Madhërishmit mes melekëve në qiell. Është shumë qartë se vetëm nëpërmjet veprave të sinqerta dhe fjalëve të mira mund të arrihet krenaria e kërkuar dhe çdo e mirë e dynjasë dhe e ahiretit. Ndërsa veprat e këqija sjellin plotësisht të kundërtën. I Lartësuari thotë:Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë. -Vepërkëqijtë, përmes dredhive, kërkojnë krenarinë dhe arritjen e qëllimive të tyre. Por dredhitë e tyre, në vend që t'u japin atë që kërkojnë, u kthehen kundër dhe godasin pikërisht thurësit e tyre. Nëse kërkojnë krenarinë nëpërmjet kurtheve dhe dredhive, ata do të përfitojnë veçse poshtërimin, dëshpërimin dhe humbjen. Ata do të poshtërohen dhe ndëshkohen rëndë. Asgjë nga kurthet e tyre nuk do të mund t'i shpëtojë dhe mbrojë. Ato do të shkatërrohen dhe do të zhduken pa lënë gjurmë.

Fatır 35:11

Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji(sperme)e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. -Allahu i Lavdëruar na kujton krijimin e llojit njerëzor dhe kalimin e tij nga një fazë në një fazë tjetër, duke filluar nga një pikë uji, e pastaj i bëri çift. Kështu, Ai ju bën të kaloni fazë pas faze, derisa vjen në fazën kur ju lidh në marrëdhënie të ngushtë bashkëshortore mes burrit dhe gruas. Në fakt, me këtë bashkim synohet lënia e pasardhësve. Por, sidoqoftë, edhe pse martesa është një sebep që e bën të mundur këtë synim, prapëseprapë kjo mund të ndodhë veçse me caktimin dhe dëshirën e Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye, Ai thotë: "Çdo femër mbetet shtatzënë dhe lind veçse me dijen e Tij." Po kështu, edhe të gjitha fazat e tjera nëpër të cilat kalon njeriu janë me caktimin dhe lejen e Allahut dhe me urdhrin e Tij. Ai thotë:Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër(Leuhi Mahfudh). -Ai që jeton gjatë, jeton me dijen, lejen e caktimin e Zotit. Edhe nëse dikujt i shkurtohet jeta, për shkak të atyre shkaqeve që Zoti i ka bërë të tilla, kjo ndodh sërish me diturinë e Zotit. Ndër shkaqet që shkutojnë jetën, Profeti ka përmendur zinanë (marrëdhëniet jashtëmartesore), padrejtësinë ndaj prindërve, ndërprerjen e lidhjeve farefisnore e të tjera vepra të ngjashme. Me fjalë të tjera jetëgjatësia ose shkurtimi i saj, me shkak apo pa shkak qoftë, të gjitha rastet janë në dorë të Allahut dhe ndodhin me dijen e Tij. Madje, të gjitha këto Ai i ka shënuar në një libër. Në këtë libër janë shënuar të gjitha sa i ndodhin robit në jetën e tij, në të gjitha kohët.dhe kjo është e lehtë për Allahun. -Dituria e Tij gjithëpërfshirëse e fjalëve e veprave të robërve, shkrimi i të gjitha atyre në libër, ringjallja e tyre pas vdekjes, të gjitha janë të thjeshta për Allahun e Madhëruar. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon disa argumente logjike për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai tregon se si e ngjall tokën pas vdekjes e shkretimit të saj. Ai që e ringjall tokën pasi është shkretuar, Ai ka për t'i ringjallur edhe njerëzit pas vdekjes së tyre. Po kështu, Allahu i Madhëruar përmend faktin se si Ai e bën njeriun që të kalojë nga një fazë në një tjetër. Ai që e krijoi njeriun nga dheu, dhe pastaj e bëri që të kalojë nga një fazë në një tjetër, Ai është i plotpushtetshëm që ta risjellë në jetë ashtu siç ka qenë, dhe kjo është e lehtë për Të. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar përmendi faktin se dituria e Tij ka përfshirë çdo pjesë të gjithësisë, qoftë asaj qiellore, qoftë asaj tokësore, qoftë gjërat e imta e të padukshme, qoftë ato të mëdha e gjigande. Ai është i Gjithëditur për ato gjëra që fshihen brenda gjoksit dhe për embrionet e krijuar brenda barkut të nënave. Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur edhe për kohën e jetës së krijesave, për shtimin e pakësimin e saj. Të gjitha këto Ai i ka shkruar në një libër. Kur të gjitha këto çështje janë të thjeshta për Të, atëherë vlen të thuhet me bindje se rikrijimi i krijesave e rikthimi i tyre në jetë është më i thjeshtë për Të. I lavdëruar qoftë Allahu, mirësitë e të Cilit janë të shumta e të panumërta. I lavdëruar dhe madhëruar qoftë Ai, që i njoftoi robërit e Tij për çdo mirësi dhe çdo gjë që rregullon çështjet e tyre, të dynjasë dhe të ahiretit!

Fatır 35:12

Nuk janë njëlloj dy dete - ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur. -Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit, urtësisë dhe mëshirës së Tij të pashembullt. Ai i bëri detet dhe lumenjtë si dy mirësi të jashtëzakonshme në dobi të botës tokësore. Ai i dha secilit prej tyre veçori. Urtësia e kërkoi që lumenjtë të kenë ujë të ëmbël, që të mund të përdoret për të pirë e për të vaditur bimësinë. Pinë gjallesat dhe vaditen të mbjellat. Ndërsa detin e bëri të kripur, që të mos prishet ajri që rrethon tokën nga era e atyre që ngordhin në det, Gjithashtu, uji i detit është ujë që rri në një vend dhe nuk lëviz dhe kripa e bën që të mos marrë erë të keqe. Në këtë mënyrë, kafshët që jetojnë në det janë të shijshme dhe të mira. Përveç këtyre, ka edhe shumë mirësi të tjera, që janë të pamundura pa këtë rregull të vendosur nga Zoti. Nga të dyja llojet e ujërave, si ato të kripura, ashtu edhe ato të ëmbla:Prej tyre ju(nxirrni e)hani mish të njomë e të freskët dhe nxirrni edhe stoli, që i mbani si zbukurime. Dhe ti i sheh anijet se si çajnë dallgët zhurmshëm, që ju të mund të kërkoni nga të mirat e Tij dhe të bëheni mirënjohës. - Prej tyre nxirren ushqime dhe xhevahire, të cilat ju mundësojnë begati të shumta. Ndër mirësitë e deteve është edhe fakti që nëpër to udhëtojnë edhe anije të shumta, duke lundruar nga një kontinent në tjetër, duke transportuar udhëtarët dhe mallrat e tyre. Kështu përmbushen mirësitë e shumta të Zotit.

Fatır 35:13

Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)-Kështu, Allahu i Madhëruar, herë e shkurton njërën e herë tjetrën. Sa herë që vjen njëra, largohet tjetra. Ndonjëherë janë njëlloj në kohëzgjatje. Kështu përmbushen shumë nevoja të njerëzve, kafshëve, pemëve e bimëve. Allahu i Lartësuar vendosi dobi të shumta kur nënshtroi diellin dhe hënën, dritën dhe shkëlqimin. Njerëzit gjatë ditës lëvizin e gjatë natës qetësohen. Kur dielli ndriçon, robërit shpërndahen e kërkojnë prej mirësive të Tij. Nëpërmjet ngrohtësisë së diellit, piqen prodhimet dhe pastaj edhe mund të thahen, për t'u ruajtur më gjatë si ushqim në dimër. Kështu arrihen shumë mirësi, që janë nga domosdoshmëritë e jetës. Pa ato, njerëzit nuk do të mund të jetonin.dhe i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që lëvizin sipas një afati të caktuar. -Si dielli dhe hëna lëvizin në orbitën e tyre dhe do të vazhdojnë të lëvizin derisa të dëshirojë Allahu. Por kur të afrohet koha e fundit të kësaj dynjaje, kjo lëvizje do të përfundojë dhe forca e ndikimi i tyre do të ndërpritet. Hëna dhe dielli do të shuhen, ndërsa yjet do të rrëzohen. Në ajete e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi shumë nga krijesat madhëshore, të cilat tregojnë për bamirësinë dhe për cilësitë e Tij absolute. Pas këtyre shenjave, Ai thotë:Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë Sundimi. -Ai që është i vetmi që i krijoi ato krijesa dhe i nënshtroi për dobinë tuaj, Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin. Atij i takon pushteti dhe mbretërimi i gjithçkaje.Dhe ata që ju u luteni përveç Atij, nuk posedojnë as një cipë të hollë(si ajo e farës së hurmës). -Idhujt e putat nuk zotërojnë asgjë, as të madhe e as të vogël. Madje as atë që quhet el-kitmir (kështu quhet cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës së palmës), që është gjëja më e pavlefshme dhe më e vogël. Si është e mundur që t’i luten diçkaje që nuk ka në pronësinë e vetasnjë grimcë pushteti, as në qiej dhe as në tokë?!

Fatır 35:14

Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; -Edhe nëse u luteni, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, sepse ose janë sende pa jetë, ose të vdekur, ose janë melekë, të cilët janë të përkushtuar për t'iu bindur Zotit të tyre.por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t'i përgjigjen(lutjes suaj). -Por edhe sikur të supozonim se do ta dëgjonin lutjen tuaj, ato nuk do t'i përgjigjeshin, sepse ata nuk zotërojnë gjë dhe shumica e tyre nuk janë të kënaqur dhe as e pranojnë adhurimin që këta të mjerë u përkushtojnë.Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. -Ata do të distancohen prej jush dhe do të thonë: “I dëlirë je, o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, dhe je i pastër nga ajo që ata thonë! Por ata adhuronin xhindët dhe shumica e tyre besonin në ta”. [Sebe' 41].Dhe askush nuk mund të ta thotë ty(o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur. -Askush nuk mund të sjellë një lajm të sigurt si Allahu, që është më i Vërteti në lajmet që sjell dhe i Gjithëditur për çdo fshehtësi. Kur Ai të njofton për një lajm, të jesh i sigurt sikur ta shihje me sytë e tu dhe të mos kesh asnjë dyshim për të. Në këto ajete tregohet qartë me argumente e fakte të dukshme e të kuptueshme se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush, përveç Tij, nuk meriton gjë prej adhurimeve. Çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të përkushtuar Allahut, është kotësi dhe nuk ka për t'i sjellë adhuruesit të tij asgjë të mirë.

Fatır 35:15

O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun -Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë njerëzve dhe u tregon për gjendjen e tyrenevojtare, si atribut i tyre i pandashëm. Ai u tregon se ata janë të varfër dhe nevojtarë para Tij nga çdo drejtim.1. Së pari, Ai i bëri që të ekzistojnë. Nëse Ai nuk do t'i bënte të ekzistonin, ata nuk do të ekzistonin.2. Ata janë nevojtarë që Allahu t'i pajisë me fuqi e aftësi, me gjymtyrë e shqisa. Nëse Allahu nuk do t'i pajiste me to, ata nuk do të mund të kryenin asgjë.3. Ata janë nevojtarë që Allahu t'i furnizojë e ndihmojë me mirësi të shfaqura e të fshehura. Nëse nuk do të ishte mirësia, bujaria dhe lehtësimi i veprave nga Ai, asnjë mirësi dhe domosdoshmëri të jetës nuk do të mund të arrinin.4. Ata janë nevojtarë tek Allahu që Ai të largojë prej tyre çdo ligësi e sprovë të rëndë, çdo dëshpërim nga hallet e kësaj dynjaje e të ahiretit. Nëse nuk do të ishte mbrojtja e Tij e mëshirshme dhe largimi i fatkeqësive e rëndesave prej Tij, ato do të ishin të vazhdueshme mbi robin dhe do ta shkatërronin jetën e tij.5. Ata janë nevojtarë për edukimin dhe përkujdesin e Tij (si dhe për rregullimin e veprave nga ana e Tij).6. Ata janë nevojtarë edhe që ta adhurojnë Atë me dashuri. Ata kanë nevojë ta duan Atë, të shpresojnë tek Ai, t'i frikësohen e përgjërohen në adhurime, kanë nevojë t'i shprehin Atij sinqeritetin e plotë në adhurimet e tyre. Kështu lumturohen shpirtrat e tyre dhe gjejnë gëzimin dhe kuptimin e jetës. Nëse Ai nuk do t'i udhëzonte dhe të krijonte në zemrat e tyre këtë besim, ata do të ishin shkatërruar, shpirtrat e tyre do të kishin vdekur, zemrat e tyre do të ishin verbuar dhe gjendja e tyre do të ishte e pashpresë.7. Ata janë nevojtarë që Ai t'u mësojë atë që nuk e dinë dhe t’u japë forcë që të kryejnë atë që u sjell dobi dhe rregullon gjendjen e tyre. Nëse Ai nuk do t'i mësonte, asgjë nuk do të dinin dhe nëse nuk do t'u jepte fuqi të bënin vepra të mira, gjendja e tyre nuk do të përmirësohej.8. Ata janë të varfër e nevojtarë kundrejt Tij me gjithë qenien e tyre, në çdo kuptim e këndvështrim, edhe pse ata nuk e kuptojnë ndonjë aspekt të kësaj nevoje. Më i përkryeri është ai njeri që e ndien nevojën e tij në çdo gjendje e çast, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe në çështjet e fesë dhe besimit. Për këtë arsye, të tillë njerëz i sheh që gjithmonë t'i luten e përgjërohen me këmbëngulje Allahut që kurrë të mos i lerë të mbështeten në forcat e tyre, as një çast të shkurtër sa një pulitje sysh. Ata i luten që Ai t'i ndihmojë e t'u japë dituri e forcë në çdo vepër e çështje. Kjo është një ndjenjë nevoje, që i shoqëron ata në çdo çast të jetës. Këta e meritojnë që Zoti t'i ndihmojë dhe t'i mëshirojë në varfërinë e nevojën e tyre. E si të mos i ndihmojë Ai, që është më i mëshirshëm për ta sesa prindërit për fëmijën e tyre.kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. -Ai është i pasur dhe s’ka nevojë për asnjë. Atij i takon pasuria e pavarësia e plotë nga çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për atë që kanë nevojë krijesat e Tij dhe nuk është i varur e nevojtar, siç janë krijesat. E si mund të ketë nevojë Ai që është i Plotë dhe Absolut në cilësitë e Tij. Të gjitha cilësitë e Tij janë të plota dhe absolute, pa asnjë mangësi dhe të gjitha atributet e Tij janë madhështore dhe të bukura. Pjesë e pasurisë dhe e pushtetit të Tij të madh është edhe fakti që Ai i pasuron dhe furnizon krijesat e Tij në dynja dhe në ahiret. Allahu është i Lavdëruari në Veten e Tij dhe në cilësitë e Tij, sepse të gjitha ato janë të bukura. Ai është i Lavdëruari për atributet dhe veprat e Tij, që janë të larta dhe të ndërtuara mbi bujarinë, bamirësinë, drejtësinë, urtësinë e mëshirën. Ai është i Lavdëruar edhe për të gjitha urdhëresat e ndalesat e Tij, për ligjin e Tij të mrekullueshëm, sipas të cilit krijesat duhet ta adhurojnë dhe duhet të ndërtojnë jetën e tyre. Ai është i Lavdëruar e meriton dashurinë e plotë e çdo përlëvdim për ato cilësi e vepra të Tij dhe për gjithçka e çdo ligj, mirësi e porosi që vjen prej Tij. Allahu është i Lavdëruar në pasurinë e Tij dhe faktin që është i Vetëmjaftueshëm. Ai është i Pasur e nuk ka nevojë për lavdërimin e krijesave.Kuptimi i fjalës El Rab: Fjala ‘El Rab’vjen në arabisht me katër kuptime. Dykuptime kanë lidhje me Qenien e Allahuttë Madhëruar dhe Veten e Tij, ndërsa dytë tjerat kanë lidhje me veprat e Tij. Dykuptimet që kanë lidhje me Qenien eAllahut të madhëruar janë:1. El Mulk. El Rabdo të thotë El Malik -Pronari, Sunduesi. Allahu i Lartësuarthotë: “lilahi ma fis-semauati uel erd” “TëAllahut janë gjithë çka në qiej dhe nëtokë”. Ai thotë gjithashtu: “lil-lahi mulkusemauati uel erd” (Allahut i takonpushteti dhe mbretërimi në qiej dhe nëtokë). Gjithçka në qiej dhe në tokë janëdhe i përkasin Allahut të Lartësuar, janënën pronësinë dhe sundimin e Tij.2. El Sejjid. El Rabu është El Sejidu elMutau, pra, është Zotëria të cilit duhet t’ibinden të gjithë. Ai është i Plotë në tëqenurit Zot. Arabët e quajnë Rab atë qëështë Essejid “Zotëri”. Në suren Jusuf,Allahu i Lartësuar thotë: “O shokët e mitë burgut! Njëri prej jush do t’i japë tëpijë verë zotëriut të vet, ndërsa tjetri dotë kryqëzohet dhe shpezët do të hanënga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuatshpjegim, ka marrë fund. Atij, për të cilinbesonte se është i shpëtuar, i tha: “Mëpërkujto mua te zotëriuyt”. Po shejtani ebëri të harronte që ta përkujtonte tezotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disavjet.” Në të gjitha këto raste, fjala rabdo të thotë es-sejid, pra, zotëria. Çfarëkuptimi ka kjo fjalë në suren Ihlas:“Allahus-samed”. El Samedu është ElSejidu, të cilit i bindet dhe i nënshtrohetgjithçka dhe tek i cili ngrihen dheparashtrohen të gjitha çështjet. Prandajtë gjitha çështjet e tua parashtroja dhekërkoja veçse Atij që është El Sejid - iPloti në zotërimin dhe sundimin e Tij.Parashtrimi dhe kërkesa e një çështjejeqë askush veç Allahut nuk ka pushtetinpër ta realizuar, te dikush tjetër veçAllahut, konsiderohet shirk ose idhujtarindaj Allahut të Lartësuar. Nëse ia kërkondikujt tjetër veç Allahut, atëherë ti nuk eke kuptuar se Allahu është El Sejid – pra, iPloti në zotërimin e sundimin e Tij. Ajo qëkërkohet është mbështetje e plotë tekAllahu, por edhe kryerja e çdo sebepinjerëzor, që është në mundësinë e robit.Nuk duhet të gabojmë në këto dydrejtime. Ne nuk duhet të bazohemikrejtësisht në ndërmarrjen e masave dhesebepeve njerëzore, por edhe lëniatërësisht e sebepeve është e gabuar.Bazimi krejtësisht në sebepe është kufër,ndërsa lënia e sebepeve tërësisht ështëmendjelehtësi.Dy kuptimet që kanë lidhje me veprat eAllahut të madhëruar janë: et-tedbirudhe et-terbijetu.1. Et-tedbiru është përkujdesja,rregullimi, administrimi. Allahu është ElMudeb-biru, pra, Kujdestari, Rregulluesidhe Administruesi. Ai përkujdesetadministron dhe rregullon çështjet ekrijesave të Tij. Ai u bën atyre bamirësidhe i trajton me mëshirën e Tij.2. Et-terbijetu - edukimi . Allahu është ElMurabbi, domethënë, Edukuesi,Furnizuesi e Ruajtësi.Kështu, Allahu i Madhëruar ështëKrijuesi, Sunduesi, Rregulluesi dheEdukuesi i krijesave të Tij. Por çfarë rrjedhnga kjo? Ai që ka këto cilësi është i vetmiqë meriton të adhurohet. Allahu ështëZoti i botëve dhe Atij i takon pushtetizotërimi, përkujdesja dhe rregullimi içështjeve të krijesave të Tij.Por diçka duhet të kuptohet mirë.Përkujdesja, edukimi dhe rrergullimi që Aiu ofron krijesave ka lidhje shumë tëngushtë me impenjimin dhe përkushtimine tyre për ta pranuar dhe reaguarkorrektësisht në lidhje me këtëpërkujdesje dhe edukim. Gjithashtu, kalidhje të ngushtë me përkushtimin dhededikimin e krijesave drejt Allahut, Zotittë botëve. Është e vërtetë që Allahu iLartësuar përkujdeset dhe rregullonçështjet e të gjitha krijesave, me një niveltë caktuar përkujdesjeje dhe rregullimi,mohues apo besimtarë, punëmirë apopunëkëqij qofshin ata. Por përkujdesjadhe rregullimi që Ai u ofron të dashurvetë Tij, të cilët janë nënshtruar për taadhuruar si një të vetëm, është diçkatjetër. Disa robër i shtojnë veprat e miradhe adhurimet ndaj Zotit ashtu si Ai kaporositur. Çdo e mirë që ata bëjnë i çondhe i ndihmon ata për të kaluar në njëtjetër punë të mirë. Kështu vazhdojnë,derisa rrethi i punëve të mira që atapunojnë zgjerohet dhe zmadhohet.Profeti a.s. ka thënë: “Ruaje(përgjegjësinë dhe detyrat për) Zotin, tëtë ruajë!”. Pas kësaj, ti je i ruajtur membrojtjen, përkujdesjen dhe ruajtjen eZotit tënd. Kështu, disa robër nësepërpiqeshin të mos i bindeshin Allahut,nuk do të mundeshin, ashtu si disa tëtjerë që, nëse do të përpiqeshin për t’iubindur Allahut, nuk do të mundeshin. Tëdyja grupet hyjnë dhe i nënshtrohenpërkujdesit dhe edukimit që Zoti ofron.Në varësi të përkushtimit dhe dedikimittë krijesave është edhe lloji ipërkujdesjes, rregullimit dhe edukimit qëAllahu i Madhëruar u ofron atyre.Edukimi dhe përkujdesja ndaj krijesavenuk është i njëjtë. Profeti a.s. ka thënë:“Ruaje (përgjegjësinë dhe detyrat për)Zotin, të të ruajë, “Ruaje (përgjegjësinëdhe detyrat për) Zotin që ta gjesh Atëpara teje! Njihe Allahun në kohë begatijee mirësie, që Ai të të njohë në kohëvështirësie dhe shtrëngimi.”Allahu i Madhëruar i edukon dherregullon gjendjen e robërve. Ai e bënkëtë duke i bërë të ndiejnë dhe të jenë tësigurt se ata janë nevojtarë për Të dhe tëvarur prej Tij në çdo aspekt. Prandaj dheProfeti a.s. ka thënë: “Çudi me çështjen ebesimtarit! Të gjitha gjendjet e tij janëmirësi. Nëse e mbulon mirësia dhebegatia, ai falënderon dhe tregonmirënjohje, dhe kjo është e mirë për të.Nëse atë e godet fatkeqësia, ai bëndurim, dhe kjo është e mirë për të. Porkjo nuk i ofrohet askujt tjetër veçbesimtarit.”. Besimtari është i kënaqurme Allahun. Në Xhamiun e Termidhiutshënohet: “Ai që kënaqet me Të (meAllahun), kënaqësi do t’i jepet. Ndërsa aiqë zemërohet e tregon pakënaqësi meTë (me Allahun), pakënaqësia dhezemërimi do t’i jepet.” Një gjë është epadiskutueshme dhe e sigurt: Përkujdesjae Zotit për robërit dhe edukimi epërmirësimi që Ai u ofron atyre është ivazhdueshëm dhe jepet me urtësi tëmadhe. Besimtari kënaqet dhe përjetonkënaqësi të madhe duke iu bindur Allahutdhe në adhurimet përkushtuar Atij. Ai eshijon dhe përjeton kënaqësi në çdo çastqë kalon, duke bërë durim thjesht dhevetëm në emër të adhurimit të Zotit të tij.Ndërsa i pabinduri e mohuesi, i cili nuk edi dhe nuk e kupton që Allahu iMadhëruar është Rregulluesi, Edukuesidhe Ai që ofron përkujdesjen dhepërmirësimin e gjendjes së robërve,gjendja e tij është ashtu sikurse e kapërshkruar i Madhëruari kur thotë: “Kanjerëz që e adhurojnë Allahun meluhatje. Nëse e godet ndonjë e mirë, aiqetësohet me të. Por nëse e godetndonjë sprovë, ai kthehet në fytyrën e vettë vërtetë. Ai i ka humbur dynjanë dheahiretin. Ky është ai dështimi i qartë.”[Haxh 11].Nëse besimtari sprovohet dhe goditetme ndonjë fatkeqësi, ngushtim apovështirësi, ai vazhdon të jetë i kënaqurme Zotin e tij dhe përcaktimet e Tij tëurta. Ai e di mirë se Allahu është Ai qërregullon çështjet e krijesave, përkujdesetdhe i edukon robrit e Tij me më të mirënpërkujdesje dhe rregullim. Nëse robisëmuret ose sprovohet në pasurinë e tij,të dashurit e tij apo në veten e vet, ai ekupton mirë faktin se Allahu është Rab –pra, Zoti, i Pushtetshmi, - është Es-Sejidu,domethënë Zotëria që ka në dorë tëgjitha çështjet; është El Maliku - Pronaridhe Sunduesi i gjithçkaje; është ElMudebbiru - Kujdestari dhe Rregulluesi içështjeve të rrobërve ; është El MurabbiEdukatori i robërve të Tij. Ai e kuptonmirë faktin se Allahut i takon të bëjëgjithçka që Ai dëshiron, për shkak se Aiështë i plotë në zotërimin dhe pushtetin eTij. Allahu i Madhëruar nuk pyetet për atëqë bën, por krijesat do të pyeten.Allahu i Madhëruar në përkujdesjen,edukimin, administrimin dhe rregullimine çështjeve të krijesave, ka vendosurrregulla dhe kritere të mrekullueshmedhe të urta. Ai përkujdeset për ta dherregullon çështjet e tyre me Sheriatin qëka vendosur për ta, por edhe me kaderine Tij të urtë dhe të pacenueshëm. Kaderi iTij nuk mund të mposhtet dhe tëcenohet, ndërsa në çështjen e zbatimitose jo të Sheriatit të Tij i ka lënë robërittë lirë që të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dhepikërisht kështu u sprovuan krijesat. IMadhëruari i sprovon krijesat me kaderindhe kadanë e Tij, dhe kaderi i Tij kurrënuk mund të mposhtet dhe cenohet. Pornga ana tjetër, Ai i edukon robrit dhe iudhëzon ata që të rregullojnë çështjet etyre përmes Sheriatit të Tij. Përmes këtijSheriati, Ai i urdhëron e ndalon dhe i lërobërit të lirë, që të bëjnë zgjedhjen etyre. E gjitha kjo është pjesë e tedbiritdhe terbijes së Allahut të Madhëruar.Për të shpjeguar lidhjen e ngushtë meskaderit dhe Sheriatit, si dhe terbijes dhetedbirit, që Allahu ofron për njerëzit, le tësjellim një shembull që ka lidhje mepasurinë dhe pronësinë. Allahu iMadhëruar e ka pajisur njeriun meinstinkte. Prej instinkteve të njeriut ështëdëshira për të pasur prone. Njeriu e dopronën. Madje edhe një foshnjë, nëse ijep diçka në dorë, kur do që t’ia heqëshnga dora, e shtrëngon dhe nuk të lejont’ia marrësh. Prandaj i Madhëruari epërshkruan njeriun duke thënë: “ju e donipasurinë me një dashuri të madhe”[Fexhr]. Ndërsa Profeti a.s. ka thënë:“Sprova e umetit tim është pasuria”.Pasuria është fitne, qoftë kur është evogël, qoftë kur është e madhe. I varfriështë në sprovë por edhe i pasuri ështënë sprovë. Kështu, Allahu i Madhëruar ekrijoi dhe e përcaktoi që ne ta kemi këtëinstinkt.Brenda nesh gjendet ajo që quhetkoprraci. Allahu ka thënë “Ai që ështëruajtur nga koprracia e vetes së tij, me tëvërtetë ka fituar.” Çdokush ka brendavetes koprraci. Ndërsa Allahu e ka treguarse shpëtimi është i lidhur me ruajtjen ngakopracia. Allahu vërtet ka krijuar tek nekoprraci dhe e ka përcaktuar me kaderine Tij, por në të njëjtën kohë na edukondhe na fton që të rregullojmë çështjettona përmes Sheriatit të Tij, duke thënë:“Ai që është ruajtur nga koprracia e vetessë tij, me të vërtetë ka fituar.”Kështu, fakti që Allahu është Rab, Malik,Sejjid, Mudebbir dhe Murabbi, shfaqetdhe del në pah qartë dhe në një lidhjeshumë të ngushtë mes kaderit dheSheriatit të Tij. Allahu i Madhëruar,përmes Sheriatit të Tij, na edukon dhepërkujdeset që të rregullojë çështjettona. Këtë Ai e bën shkallë-shkallë, ploturtësi, mëshirë dhe butësi. Stili i Tij ështëi mrekullueshëm dhe lehtësisht ipranueshëm. Mendohu pak në këtoajete. “Allahut i takon pushteti i qiejvedhe i tokës.” . Ai i njofton krijesat se çdogjë që ata e zotërojnë në këtë dynja, dotë vijë dita që ata të largohen dhe çdo gjëdo të kthehet tek Ai. Por, nga ana tjetër,për të na edukuar dhe përmirësuarshkallë-shkallë, na thotë: “Gjithçka që jushpenzoni, ajo është e juaja.” Ose thotë:“Faleni me rregull namazin, jepni zekatindhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!Çfarëdo të mire të përgatisni për vetentuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirëdhe më të shpërblyer! Kërkoni falje prejAllahut, se, pa dyshim, Allahu është Falësi Madh e Mëshirëplotë!” [Muzemil 20].Gjithashtu, thotë: “S’ka dyshim se atyreqë japin sadaka dhe që i japin Allahut njëhua të mirë, atyre do t’u shumëfishohetajo dhe do të marrin shpërblim të madh.Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarine Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, atakanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritëne vet, ndërsa ata që e mohojnë shenjatTona janë banorë të Xhahimit. Dijeni sejeta e kësaj bote është veçse një lojë,kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mesjush dhe përpjekje në shtimin e pasurisëdhe të fëmijëve. Ajo i ngjan atij shiu, prejtë cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajothahet dhe e sheh të verdhë, mandejpërthyhet dhe kalbet. Ndërsa në botëntjetër ka dënim të rëndë, por edhe faljegjynahesh dhe dhurim kënaqësie ngaAllahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjëtjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuajdhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sagjerësia e qiellit dhe e Tokës dhe që ështëpërgatitur për ata që i besojnë Allahutdhe të dërguarve të Tij. Ai është mirësia eAllahut, që ia jep kujt të dojë; Allahuështë Dhurues i madh.” [Hadid 18 – 21].Gjithashtu: “Luftoni për hir të Allahut dheta dini se Allahu është Dëgjues dhe iGjithëditur. Kush është ai që do t’i japëAllahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojëatë shumëfish? Allahu shtrëngon dhe poAi çliron. Vetëm tek Ai është kthimi juaj.[Bekare 244, 245]. Ky është një edukimdhe rregullim përmes Sheriatit, qënjerëzit të pastrohen nga koprracia. Nëkëtë mënyrë, i Madhëruari na jepmundësinë për të zgjedhur që tëpastrohemi nga koprracia dhe që pasuriatë jetë në dorën tonë thjesht si një mjetdhe jo të bëhet qëllim. Nëse shpirtrat enjerëzve, përmes këtij Sheriati dhe sipastij, bëhen më të gjera sesa pasuria,pushteti dhe postet, atëherë ummeti dotë jetë në mirësi dhe begati. E kundërtavlen për të kundërtën. Sa e sa njerëz biennë një nga krimet më të mëdha dhe tëdënueshme, siç është fajdeja, ndërkohëqë kanë miq farefis dhe të afërm të cilëtkanë mjaftueshëm pasuri që të mos elejojnë atë të bjerë në këtë gabim kaqfatal. Nëse do t’ia jepnin borxh dhe tëbënin durim, do të ishte një lehtësim dherregullim i madh. Ai që i shikon këtonivele të këshillës dhe edukimit e kuptonse Allahu është Edukator i robërve të Tij.Duke qenë se Allahu i Madhëruar është iplotë si Edukator dhe Rregullues içështjeve tona, Ai nuk na lë të jemi tëshkujdesur dhe të hallakatur. Ai vendosirregullat e Tij të krijimit dhe kaderit nëgjithësinë e Tij, por gjithashtu na shpalliedhe rregullat e Sheriatit të Tij, përmes tëcilave Ai rregullon çështjet tona dhe naedukon, nëse ne do të bënim zgjedhjen eduhur dhe të bënim durim në të.[Shkëputur nga mësimi i shejh MeshhurHasen Al Selman në Tefsir.]

Fatır 35:16

Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. -Kuptimi: Nëse Ai dëshiron, mund t'ju zhdukë juve dhe të sjellë njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe adhurues të mirë. Këtu kemi të bëjmë me një kërcënim për shfarosje, dhe nëse Allahu dëshiron diçka, askush nuk mund ta pengojë a ndalojë atë që Ai dëshiron. Por ka mundësi të ketë një kuptim tjetër: Nëse dëshiron Ai, e sjell fundin e jetës suaj në këtë dynja, dhe pastaj ju ringjall, për t'ju marrë në llogari e për t'ju shpërblyer e ndëshkuar, sipas veprave tuaja. Dhe dëshirën dhe premtimin e Tij askush nuk mund ta kthejë pas. Ai është i Plotpushtetshëm që t'ju ringjallë pas vdekjes suaj. Por kjo ka një kohë të përcaktuar nga Zoti se kur do të ndodhë, që as nuk do të shpejtohet e as mund të vonohet.

Fatır 35:17

Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun. - Nuk ka asgjë të pamundur për Zotin dhe asgjë nuk mund ta pengojë Atë për atë që dëshiron. Për kuptimin e dytë tregon edhe konteksti i ajeteve në vazhdim. I Lartësuari thotë:

Fatır 35:18

Askush nuk do të ngarkohet me barrën(gjynahet)e tjetrit. -Ditën e Kijametit, çdokush do të shpërblehet sipas veprave të tij dhe askush nuk do të bartë gjynahet e të tjerëve.Edhe nëse i rënduari me gjynahe thërret ndonjë për t’ia bartur ato, askush nuk do të mund t'ia bartë ato, edhe nëse është nga të afërmit e tij. -Njerëzit që janë të ngarkuar me gjynahe e padrejtësi do të kërkojnë që ndokush t'i ndihmojë e të mbajë një pjesë të peshës së atyre gjynaheve, po askush nuk ka për t'i ndihmuar, edhe sikur të jenë të afërmit dhe miqtë më të ngushtë në këtë dynja. I afërmi nuk pyet aspak për të afërmin. Gjendja në ahiret ndryshon nga dynjaja, në të cilën të dashurit bëjnë për njëri-tjetrin dhe shoku e ndihmon shokun. Ndërsa Ditën e Gjykimit, njeriu do të dëshirojë të gjejë ndonjë mundësi sado të vogël për të përfituar diçka nga të tjerët. Aty njerëzit do t'i kërkojnë me të madhe çdo padrejtësi që u kanë bërë të tjerët. Madje, edhe sikur të bëhej fjalë për prindërit dhe të afërmit, do të kërkojë prej tyre edhe një grimcë të drejte, sado e vogël të jetë ajo.Ti mund t’u tërheqësh vërejtjen veçse atyre që e kanë frikë Zotin e tyre në fshehtësi dhe e falin rregullisht namazin. -Kështu, paralajmërimet u sjellin dobi veçse këtyre lloj njerëzve. Ata e kanë frikë Zotin e tyre edhe kur janë mes njerëzve dhe i shohin të tjerët, por edhe kur nuk i sheh askush veç Zotit. Këta e falin rregullisht dhe me shumë kujdes namazin, duke përmbushur kushtet, shtyllat, detyrat dhe çdo fjalë e vepër të pëlqyeshme të namazit. Ata përpiqen që ta falin namazin duke përmbushur atë që konsiderohet si thelbi dhe shpirti i namazit: frikërespekti e përunjësia ndaj Zotit. Kështu, ata e përforcojnë drojën nga Zoti në zemrat e tyre. Është pikërisht kjo drojë, që i bën ata të jenë shumë të kujdesshëm në përmbushjen e çdo urdhërese të Zotit dhe në largimin e ruajtjen nga çdo ndalesë. Ata i frikësohen dënimit të Allahut, nëse i shkelin këta kufij. Namazi i forcon ata për të bërë vepra të mira dhe për t'u larguar nga çdo ligësi.Dhe kush e pastron veten, e ka për të mirën e vet dhe tek Allahu do të kthehen të gjithë. -Ai e pastron veten nga mangësitë e gabimet, nga syfaqësia, mendjemadhësia, mashtrimi, hilet, intrigat e hipokrizia e shumë cilësi të ulta. Nga ana tjetër, Ai stoliset me cilësi të larta, si vërtetësia, çiltërsia, modestia, butësia, dhembshuria, dashamirësia për të tjerët, si edhe zemërpastërtia nga urrejtja, zilia e shumë cilësi të ulta të moralit. Çdokush që e pastrohet nga ligësitë dhe stoliset me virtyte të larta, i bën dobi veçse vetes. Asgjë nga këto vepra të mira nuk ka për të humbur apo shkuar kot. Allahu i Madhëruar thotë: "...tek Allahu do të kthehen të gjithë." Ai do t'i shpërblejë krijesat për atë që kanë bërë dhe do t'i marrë në pyetje për gjithçka kanë bërë. Ai nuk ka për të lënë asgjë, të madhe a të vogël pa ua nxjerë në shesh atë ditë, sepse Ai i ka ruajtur dhe shënuar plotësisht ato.

Fatır 35:19

I verbri dhe ai që sheh nuk janë njëlloj. - Allahu i Madhëruar na njofton se gjërat e kundërta nuk mund të kenë kurrë të njëjtin gjykim tek Ai dhe në urtësinë e Tij. Madje, ato nuk mund të jenë njëlloj edhe në opinionin e natyrës së pastër dhe të papërlyer të robërve . Nuk është njëlloj ai që është i verbër me atë që sheh qartë. Po kështu:

Fatır 35:20

Dhe as errësirat dhe drita. Dhe as hija(e freskët) dhe nxehtësia. Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. -Të gjithë ju jeni të sigurt dhe të bindur se këto gjëra nuk mund të jenë njëlloj. Atëherë, po kështu duhet të jeni të bindur se edhe konceptet e kundërta nuk mund të jenë njëlloj dhe të kenë të njëjtin gjykim. Nuk janë njëlloj besimtari dhe mohuesi, as i udhëzuari në rrugën e drejtë dhe i humburi, as i dituri dhe i padituri, as banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, as ata që i kanë zemrat e gjalla dhe ata që i kanë zemrat e vdekura. Mes këtyre gjërave të kundërta ka dallime aq të mëdha, saqë vetëm Zoti i di. Njeriu duhet t'i njohë mirë këto dallime, në mënyrë që të gjykojë drejt se cilës duhet t'i japë përparësi e të garojë për ta arritur, dhe prej cilës duhet të largohet dhe të ruhet. Le të meditojë i mençuri se cilat janë synimet e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh jetën.Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, -Allahu i dhuron atij që Ai dëshiron aftësinë e të dëgjuarit të dobishëm, pra, të dëgjuarit që të mundëson të kuptosh dhe të pranosh me zemër të vërtetën. Allahu është i vetmi që e jep këtë lloj udhëzimi dhe e krijon atë brenda shpirtit të robit.kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. -Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që i kanë zemrat e vdekura. Ashtu sikurse fjalët e tua nuk u sjellin asnjë dobi të vdekurve në varre, po ashtu ato nuk i sjellin ndonjë dobi atij që e refuzon të vërtetën me kryeneçësi. Por detyra jote është që thjesht t'i paralajmërosh ata dhe t'ua kumtosh të qartë Shpalljen e Zotit, pavarësisht e pranojnë ose jo atë.

Fatır 35:21

Dhe as errësirat dhe drita. Dhe as hija(e freskët) dhe nxehtësia. Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. -Të gjithë ju jeni të sigurt dhe të bindur se këto gjëra nuk mund të jenë njëlloj. Atëherë, po kështu duhet të jeni të bindur se edhe konceptet e kundërta nuk mund të jenë njëlloj dhe të kenë të njëjtin gjykim. Nuk janë njëlloj besimtari dhe mohuesi, as i udhëzuari në rrugën e drejtë dhe i humburi, as i dituri dhe i padituri, as banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, as ata që i kanë zemrat e gjalla dhe ata që i kanë zemrat e vdekura. Mes këtyre gjërave të kundërta ka dallime aq të mëdha, saqë vetëm Zoti i di. Njeriu duhet t'i njohë mirë këto dallime, në mënyrë që të gjykojë drejt se cilës duhet t'i japë përparësi e të garojë për ta arritur, dhe prej cilës duhet të largohet dhe të ruhet. Le të meditojë i mençuri se cilat janë synimet e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh jetën.Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, -Allahu i dhuron atij që Ai dëshiron aftësinë e të dëgjuarit të dobishëm, pra, të dëgjuarit që të mundëson të kuptosh dhe të pranosh me zemër të vërtetën. Allahu është i vetmi që e jep këtë lloj udhëzimi dhe e krijon atë brenda shpirtit të robit.kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. -Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që i kanë zemrat e vdekura. Ashtu sikurse fjalët e tua nuk u sjellin asnjë dobi të vdekurve në varre, po ashtu ato nuk i sjellin ndonjë dobi atij që e refuzon të vërtetën me kryeneçësi. Por detyra jote është që thjesht t'i paralajmërosh ata dhe t'ua kumtosh të qartë Shpalljen e Zotit, pavarësisht e pranojnë ose jo atë.

Fatır 35:22

Dhe as errësirat dhe drita. Dhe as hija(e freskët) dhe nxehtësia. Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. -Të gjithë ju jeni të sigurt dhe të bindur se këto gjëra nuk mund të jenë njëlloj. Atëherë, po kështu duhet të jeni të bindur se edhe konceptet e kundërta nuk mund të jenë njëlloj dhe të kenë të njëjtin gjykim. Nuk janë njëlloj besimtari dhe mohuesi, as i udhëzuari në rrugën e drejtë dhe i humburi, as i dituri dhe i padituri, as banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, as ata që i kanë zemrat e gjalla dhe ata që i kanë zemrat e vdekura. Mes këtyre gjërave të kundërta ka dallime aq të mëdha, saqë vetëm Zoti i di. Njeriu duhet t'i njohë mirë këto dallime, në mënyrë që të gjykojë drejt se cilës duhet t'i japë përparësi e të garojë për ta arritur, dhe prej cilës duhet të largohet dhe të ruhet. Le të meditojë i mençuri se cilat janë synimet e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh jetën.Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, -Allahu i dhuron atij që Ai dëshiron aftësinë e të dëgjuarit të dobishëm, pra, të dëgjuarit që të mundëson të kuptosh dhe të pranosh me zemër të vërtetën. Allahu është i vetmi që e jep këtë lloj udhëzimi dhe e krijon atë brenda shpirtit të robit.kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr. -Ti nuk mund t'i bësh të dëgjojnë ata që i kanë zemrat e vdekura. Ashtu sikurse fjalët e tua nuk u sjellin asnjë dobi të vdekurve në varre, po ashtu ato nuk i sjellin ndonjë dobi atij që e refuzon të vërtetën me kryeneçësi. Por detyra jote është që thjesht t'i paralajmërosh ata dhe t'ua kumtosh të qartë Shpalljen e Zotit, pavarësisht e pranojnë ose jo atë.

Fatır 35:23

Ti je veçse një qortues. - Kjo është detyra që Zoti të ngarkoi për njerëzit.

Fatır 35:24

Ne të dërguam ty me të vërtetën, si përgëzues e qortues. -Allahu të dërgoi me të vërtetën ndër njerëz pikërisht në një kohë kur në botë kishte shekuj që nuk ishin dërguar profetë dhe rruga e të vërtetës ishte mbuluar nga ligësia dhe drita e diturisë ishte zbehur. Njerëzit kishin nevojë të domosdoshme për Shpalljen. Dërgimi yt me të vërtetën në të tilla kushte ishte shprehje e mëshirës së madhe të Allahu për njerëzit dhe banorët e Tokës dhe për të gjithë botët. Feja e pastër dhe rruga e drejtë që të dërguam ta përhapësh ndër botë është e vërteta e sigurt dhe e vetme. Ajo është e vërtetë dhe jo kotësi. Kur'ani që Ne të shpallëm së bashku me Urtësinë, përbën gjithë të vërtetën dhe nuk ka asnjë vend për mëdyshje në të. Ne të dërguam në këtë botë si përgëzues për të gjithë ata që të binden e pasojnë rrugën tënde, se do të kenë shpërblime e mirësi të shumta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të dërguam edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk të binden, se i pret dënimi i Allahut në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ti nuk je i pari profet që Zoti dërgoi ndër njerëz.Dhe në çdo popull Ne kemi dërguar qortues. -Edhe në popujt e mëparshëm Allahu dërgoi paralajmërues, që të sillnin argumentet e Tij: "...me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besonin pasi e vërteta u bë e qartë." [Enfal 42].

Fatır 35:25

Nëse këta të përgënjeshtrojnë ty, dije se kështu përgënjeshtruan(të vërtetën)edhe paraardhësit e këtyre, edhe pse të dërguarit e tyre u patën ardhur me argumente të qarta, me Mesazhe dhe Libër të ndritshëm. -Edhe nëse të mohojnë këta idhujtarë dhe të quajnë mashtrues, dije se nuk je i pari profet të cilin e refuzojnë populli i tij. Mësoje se: "...kështu mohuan (të vërtetën) edhe ata që ishin më parë edhe pse të dërguarit e tyre u erdhën me argumente të qarta, me mesazhe dhe Libër të ndritshëm." Ata u sollën ajete të qarta për të vërtetën dhe treguese të besnikërisë së tyre në atë që sollën nga Zoti. Ata sollën edhe libra të shkruar dhe të shpallur nga Zoti, të mbushur me shumë ligje e porosi. Allahu i pajisi ata edhe me Libër të ndritshëm: dritë dhe ndriçues, me lajmet e vërteta të sjella në të dhe me ligjet e mrekullueshme. Mohimi i tyre nuk erdhi si pasojë e ndonjë paqartësie apo pasigurie në vërtetësinë e madhështinë e argumenteve të Zotit, apo se profetët lanë gjë mangët në kumtimin e së vërtetës, por thjesht për shkak të padrejtësisë dhe inatit të tyre.

Fatır 35:26

Në fund Unë i shkatërrova ata që nuk besuan dhe a e di si ishte ai ndëshkim? - Ai i dënoi mohuesit e profetëve dhe besimit të vërtetë me forma të ndryshme. A e dini si ishte ndëshkimi i Zotit? Ai ishte ndëshkimi më i drejtë dhe i ashpër. Kini kujdes dhe mos e mohoni këtë profet të nderuar, sepse do t'ju bjerë ajo që i goditi ata popuj të shkuar dhe do t'ju mbulojë dënimi i dhembshëm dhe poshtërimi i madh.

Fatır 35:27

A nuk e sheh se si Allahu lëshon shi nga qielli? Dhe me të Ne bëjmë që të dalin në dritë prodhime e bimësi të shumta me ngjyra të ndryshme? Edhe nëpër male bëri shtresa të bardha e të kuqe dhe me nuanca të ndryshme ngjyrash. Ka edhe shtresa shumë të zeza. -Allahu i Madhëruar u tregon njerëzve për krijesat kaq të shumta dhe të ndryshme, edhe pse origjina dhe lënda bazë e jetës së tyre është e njëjtë. Edhe pse kanë të njejtën origjinë, ata janë aq të ndryshëm dhe të larmishëm, sa çdokush e dëshmon me sytë e ballit. Allahu i Madhëruar ua tregon këto fakte njerëzve, që ata të shohin dhe të binden për pushtetin e Tij të plotë dhe absolut dhe për urtësinë e Tij të gjerë dhe të pashembullt. Kështu, Allahu i Lartësuar lëshon ujë nga qielli dhe me të i jep jetë bimësisë. Edhe pse toka ku mbijnë është e njëjtë dhe uji është i njëjtë, madje çdo kusht tjetër jetësor është i njejtë, frutat dhe bimët janë të larmishme. Po kështu, edhe malet që Zoti i vendosi si shtylla fiksuese për shtresat e Tokës, i sheh që të jenë të ndryshëm dhe të ndërfutur në njëri-tjetrin. Por edhe në të njëjtin mal gjen ngjyra dhe shtresa nga më të ndryshmet. Ai përmban shtresa të bardha, të verdha të kuqe, si edhe shtresa që janë sterrë të zeza.

Fatır 35:28

Edhe te njerëzit, kafshët dhe bagëtitë ka ngjyra të ndryshme. -Kështu i gjen edhe njerëzit, kafshët e bagëtitë. Ata janë me ngjyra të ndryshme, me cilësi të ndryshme, me zëra të ndryshëm e pamje të ndryshme, që çdokush i dallon. Të tillë janë ata, edhe pse të gjithë vijnë nga e njëjta origjinë, uji. Të gjitha këto ndryshime janë argument i qartë që tregon për vullnetin e Allahut dhe faktin se është ai vullnet që zbatohet në botë. Allahu dëshiron që t'i veçojë disa krijesa me cilësi të caktuara, që nuk i kanë të tjerët. Kështu, Ai i dallon disa me ngjyra e disa me pamjen që i dhuron. Të gjitha tregojnë për pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut, që i solli në ekzistencë dhe krijoi këtë larmishmëri krijesash. Ato tregojnë, gjithashtu, për urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë, sepse nëpërmjet kësaj larmishmërie, Ai u sjell krijesave mirësi e dobi të pallogaritshme. Kjo dëshmon, gjithashtu, edhe për diturinë e gjerë të Allahut dhe për faktin se Ai ka për t’i ringjallur të gjithë ata që janë nëpër varre. Por ata që janë të pavëmendshëm dhe të pakujdesshëm, nuk munden që të kuptojnë dhe të shohin të vërtetën. Në fakt, të vetmit që përfitojnë nga këto fakte janë ata që i druhen madhështisë dhe pushtetit të Zotit. Këta, duke medituar me kujdes, arrijnë të shohin urtësitë që fshihen në krijimin e Allahut.Nga robërit e Tij Allahut i frikësohen vetëm ata që kanë dituri. -Ai që është më i ditur rreth Allahut, ka për të qenë edhe më i respektueshëm dhe i druajtur prej Tij. Frika dhe dituria rreth Zotit bën që njeriu të ruhet nga gjynahet dhe të përgatitet mirë për takimin me Atë. Ky ajet është argument që tregon për vlerën e lartë të diturisë. Dituria të mundëson drojën nga Zoti. Ata që i frikësohen Allahut janë më të nderuarit, që Allahu ka për t'i lartësuar dhe shpërblyer, sikurse thotë në një ajet tjetër kuranor: "Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira janë krijesat më të mira. Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre. [Bejine 8].Allahu është Ngadhënjimtar dhe Falës i Madh. -Ai ëshë Ngadhënjimtari, i Cili është Absolut në krenarinë, madhështinë dhe fuqinë e Tij. Tregues i forcës, fuqisë e krenarisë së Tij janë edhe këto krijesa të ndryshme dhe të larmishme, që Ai ka krijuar. Ai është edhe El Gaffar – domethënë, Falës i Madh për gjynahet e atyre që pendohen sinqerisht tek Ai.

Fatır 35:29

Ata që e lexojnë(dhe e pasojnë)Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë, vërtet në një Tregëti që kurrë nuk do t'u dalë me humbje. -Këta janë ata që zbatojnë me korrektësi urdhëresat e Zotit. Ata janë të kujdesshëm në përmbushjen e detyrimeve dhe në lënien e ndalesave. Ata i besojnë pa asnjë mëdyshje lajmet dhe informacionet e sjella nga Zoti dhe i pohojnë dhe i besojnë ato me siguri të plotë. Ata nuk i japin përparësi asnjë fjale tjetër mbi fjalën e Zotit dhe të Profetit të Tij. Ata fatlumë e këndojnë fjalën e Allahut me kujdes dhe saktë, si edhe e studiojnë me vëmendje, për të kuptuar mesazhin e Tij. Ata meditojnë, që të nxjerrin mësimet dhe kumtet e Zotit në mënyrë të vazhdueshme. Më pas përmendet diçka e veçantë nga veprat e tyre të mira. Është namazi, shtylla e fesë së Zotit dhe drita e muslimanit. Namazi është tregues i fortë i imanit në zemrën e njeriut, që kurrë nuk gënjen. Namazi është shenjë treguese e vërtetësisë së islamit të një njeriu ose gënjeshtrës së tij. Pastaj përmendet shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut, në ndihmë të të afërmve, farefisit, të varfërve, jetimëve e të tjera kategori që janë në nevojë. Këta fatlumë shpenzojnë për hir të Zotit qoftë kur bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, si zekati, kompensimet e detyrueshme pasurore për betimet e shkelura, por edhe për shpenzimet e pëlqyeshme. Allahu thotë se ata japin nga pasuria "fshehtas dhe haptas", ashtu si e kërkon urtësia dhe që dobia të jetë më e madhe. Këtë e bëjnë në çdo kohë dhe gjendje, kur janë të pasur dhe kur kanë frikë varfërinë. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon se çfarë i shtyn ata që të bëjnë vepra të mira:

Fatır 35:30

Sepse Ai(Allahu)do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. -Kjo është një tregti që kurrë nuk del me humbje. Ata shpresojnë nga shkëmbimi më i mirë: kënaqësia e Allahut me ata dhe shpërblimet e shumta dhe të panumërta të Tij, nga një anë, dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Atij që është i Plotpushtetshëm, nga ana tjetër. Kjo tregon se ata i bëjnë veprat e tyre me sinqeritet vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe nuk kanë ndonjë qëllim të ulët. Pastaj Allahu i Madhëruar na tregon se ata do ta arrijnë atë që aq shumë e shpresojnë: "...që Ai t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre." Ai ka për t'ua dhënë të plotë dhe të pacenuar shpërblimin për veprat e tyre, në varësi të masës dhe cilësisë që kanë ato vepra. Pastaj: "...do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij." Jo vetëm që do t'ua japë të pacenuar shpërblimin, por Allahu i Madhëruar do t'ua shtojë atë edhe më shumë nga bujaria e Tij.Me të vërtetë Ai është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës. -Allahu i Madhëruar ua mbulon dhe fal të këqijat dhe gabimet dhe i shpërblen për ato vepra të pakta dhe të vogla që bëjnë.

Fatır 35:31

Ajo që Ne ta kemi shpallur ty nga Libri, është e vërteta, që vërtetëson çfarë është shpallur para tij (Kur'anit). - Allahu i Madhëruar na tregon se Libri që Ai ia shpalli Profetit të Tij është vetë e vërteta, sepse të gjitha të vërtetat janë në të. Aq të shumta janë të vërtetat që përmenden në të, saqë mund të thuhet se e vërteta është e gjitha brenda tij. Allahu na njofton për këtë fakt, në mënyrë që në zemrat tona të mos ketë asnjë pasiguri dhe rëndesë në lidhje me të, por të kemi siguri të plotë rreth tij dhe të jemi të kujdesshëm, që kurrë të mos e shpërfillim atë. Duke qenë se ai është vetë e vërteta, atëherë çdo gjë që është sjellë në të, prej çështjeve madhore dhe të fshehta, është e vërtetë. Mesazhet e tij duhet të kuptohen drejtpërdrejt dhe saktë, e jo me nënkuptime që bien ndesh me kuptimin e drejtpërdrejtë dhe të qartë të tij, sepse kështu e vërteta do të ndryshohej dhe transformohej sipas mendjes së njerëzve. Ky libër është: "...dhe vërtetues i asaj që është shpallur para tij (Kur’anit)." Kur'ani vërteton mesazhin e sjellë ndër shpalljet e para dhe besnikërinë e profetëve të tyre. Të gjithë profetët dhe Shpalljet e Zotit kanë paralajmëruar dhe përgëzuar për këtë libër madhështor, ndaj dalja e tij është vërtetim i atyre lajmeve dhe përgëzimeve. Ky libër është tregues edhe i vërtetësisë së Shpalljeve të shkuara, pranndaj nëse dikush e mohon këtë libër, në fakt ka mohuar dhe librat e parë, që pretendon se i beson. Nuk ka mundësi që dikush t'i besojë me të vërtetë librat e shkuar, dhe pastaj të mohojë Kur'anin e Zotit. Mohimi i Kur'anit hedh poshtë pretendimin se ai beson librat e mëparshëm, sepse një ndër lajmet më të rëndësishme të sjella në ata libra është edhe shpallja e këtij Kur'ani dhe ligji të plotë e madhështor. Mesazhet dhe lajmet e librave të mëparshëm janë njëlloj si mesazhet dhe lajmet e Kur'anit.Allahu Di mirë dhe Sheh gjithçka që bëjnë robërit e Tij. -Ai i jep çdo populli e çdo njeriu atë që i shkon për shtat atij. Kështu, ligjet e shpallura më parë ishin të vërteta dhe të përshtatshme për atë kohë dhe ato vende dhe për gjendjen e atyre popujve ku u shpallën. Allahu i Madhëruar vazhdimisht dërgoi profetë ndër njerëz, profet pas profeti, derisa e mbylli vargun e tyre me më të zgjedhurin, Muhamedin. Nëpërmjet Muhamedit solli këtë ligj të mrekullueshëm, që të jetë në dobi të njerëzve dhe që të rregullojë jetën e tyre deri në Kijamet. Vetëm nëpërmjet kësaj Shpalljeje, njerëzit do të gjejnë mirësinë e mbarësinë në çdo kohë dhe vend.

Fatır 35:32

Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve Tanë që i kemi zgjedhur. -Ky është umeti i njerëzve më të kompletuar në logjikën dhe urtësinë e tyre, më të pastër dhe të mirë në qëllimet e tyre, më të butë dhe të dhembshur në zemrat e tyre, më të pastërtit në shpirtrat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i zgjodhi e dalloi ata mbi të tjerët. Ai i dalloi duke zgjedhur që Islami të jetë feja e tyre dhe i dalloi duke u dhuruar me madhështorin Libër, këtë Kur'an, që është sqaruesi dhe kriteri i së vërtetës edhe vërtetues i Librave të mëparshëm. Për këtë arsye, Allahu thotë: "Ne ua lamë Librin në trashëgim robërve Tanë, që i patëm zgjedhur.". Por edhe mes këtij umeti ka gjynahqarë e gabimtarë. Allahu i Madhëruar thotë:Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; -Janë ata që kanë dëmtuar vetveten me gjynahe, por më të vogla se kufri.ka që janë mesatarë... -Këta janë kufizuar duke kryer veçse urdhrat dhe duke lënë ndalesat....e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. -Këta garojnë dhe përpiqen në vepra të mira, duke ua kaluar të tjerëve. Këta jo vetëm që kryejnë urdhrat, por përpiqen me adhurime të shumta dhe bëjnë edhe shumë vepra vullnetare; jo vetëm që i largohen harameve, por u ruhen edhe gjërave që janë të papëlqyeshme. Allahu i Madhëruar i zgjodhi të gjithë pjestarët e këtij umeti për t'u dhuruar këtë libër, edhe pse ata mund të jenë të gradave të ndryshme dhe gjendjet e tyre janë të ndryshme. Secili prej tyre është pjesë e përshkrimit si trashëgues i këtij libri madhështor. Madje, edhe ai që e ka dëmtuar veten me gjynahe, në zemrën e tij është baza e imanit të pastër dhe njësimit të Zotit. Ai ka njohuri rreth çështjeve të imanit dhe punon sipas imanit të tij. Për këtë arsye, ai meriton të hyjë ndër ata që janë trashëgimtarë dhe pasues të këtij libri. Qëllimi i fjalës “trashëgimtarë të Librit” është: trashëgimtarë të diturisë së tij dhe veprave që ai urdhëron, i studimit të tekstit të tij dhe nxjerrjes së mësimeve prej tij. Vërej me kujdes se si Allahu, kur foli për ata që garojnë në vepra të mira, shtoi dhe tha: "...me ndihmën e Allahut..." Kjo fjalë duhet të qëndrojë vath në vesh tek këta njerëz, që të mos mashtrohen dhe vetëkënaqen me këtë mirësi apo të mendojnë se e arritën me diturinë dhe forcën e tyre. Këtë mirësi e arritën veçse me dëshirën e Allahut dhe forcën e dhuruar prej Tij. Është Ai që i bën zemrat e tyre të gatshme dhe të forta për ta arritur atë gradë. Për këtë arsye, e vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të angazhohen me adhurime e vepra të mira, për t'i shprehur mirënjohjen Atij që i begatoi dhe i dalloi me ato të mira.Kjo është ajo mirësia më e madhe. - Lënia si trashëgimi e këtij libri këtij populli të dalluar dhe të zgjedhur është mirësia më e madhe. Çdo mirësi tjetër në krahasim me të është e papërfillshme, madje si të mos ekzistonte fare. Mirësia më e madhe dhe absolutisht më e rëndësishme është dhurimi i këtij libri dhe të qenurit si trashëgimtar i tij, i mësimeve të tij dhe veprave sipas tij. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend shpërblimin që ka rezervuar për trashëgimtarët e Librit të Tij dhe tha:

Fatır 35:33

Në xhenetet e Adnit do të hyjnë ata e do të stolisen me byzylykë ari e margaritari dhe veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi. -Janë kopshte me pemë të shumta e të gërshetuara, që mbulojnë çdo hapësirë me hije të gjera dhe u japin hijeshi dhe gjelbërim të përhershëm. Atje ka edhe lumenj, që rrjedhin me ujë të bollshëm, mbi të cilët ngrihen kështjella e ndërtesa të larta të zbukuruara. Atje do të jenë përjetësisht. Ato janë kopshtet e Adnit. Adn do të thotë vendqëndrim i përhershëm, domethënë ato janë kopshtet e vendqëndrimit të përhershëm, sepse janë të përjetshme, ashtu si dhe banorët në to. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë: "…e do të stolisen me byzylykë ari e margaritari dhe veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi." Ata do të kënaqen me këto stoli të arta, të cilat do t'i duken më të bukurat nga të gjitha stolitë e të tjerëve. Në Xhenet, si burrat, edhe gratë i kanë të lejuara stolitë e arta. Stoli të tjera janë edhe el-lu'lua, domethënë, smeraldet dhe diamantet, që u vendosen në rroba dhe trup. Veshjet e tyre në Xhenet do të jenë prej mëndafshi të hollë e të trashë, në ngjyrë të gjelbër. Kur mirësitë dhe kënaqësitë e tyre përmbushen, ata do të thonë:

Fatır 35:34

Dhe ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu që na i largoi të gjitha brengat! -Kjo përfshin çdo lloj trishtimi, pakënaqësie dhe mërzie. Shkaqet e mërzisë e trishtimit mund të jenë të shumta në këtë dynja. Dikush trishtohet për pamjen e tij jo të bukur, dikush për ushqimin dhe pijen e tij, dikush për privimin nga disa kënaqësi etj. Ndërsa në Xhenet kurrë nuk kanë për t'i ndjerë këto trishtime, sepse ato janë në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, kanë ushqimet dhe pijet më të mrekullueshme. Lumturia që përjetojnë është e përkryer, sepse kanë çdo gjë që dëshirojnë. Gjithashtu, përjetimet e tyre në Xhenet janë të përjetshme dhe kurrë nuk frikësohen se mund t'u largohen. Madje, mirësitë gjithmonë u shtohen, dhe kjo do të zgjasë përjetësisht.Zoti ynë është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. -Ai i fali dhe i mbuloi këto gabime me faljen e Tij të gjerë. Allahu është El Shekur, pra, Mirënjohësi, sepse i pranon ato pak të mira që ne bëjmë dhe i shumëfishon ato. Ai na jep nga mirësitë dhe bujaria e Tij shumë më tepër sesa mund të shpresonim apo të arrinim me veprat tona. Me faljen e Tij, njerëzit shpëtojnë nga çdo fatkeqësi dhe frikë, ndërsa me bujarinë dhe mirënjohjen e Tij, ata arrijnë çdo të mirë.

Fatır 35:35

Është Ai, që me mirësinë e Tij na vendosi në Shtëpinë e përjetshme,... -Na vendosi për të qenë përjetësisht në këtë vend të mrekullueshëm e jo për t'u larguar prej tij. Allahu e quajti atë vend me një emërtim shumë të bukur: "Dar el Mukameti"- Vendqëndrimi i Përjetshëm dhe një vend ku çdokush dëshiron që të qëndrojë e jetojë përgjithmonë, për shkak të mirësive të shumta që ndodhen dhe shijohen në të. Ajo quhet kështu, sepse mirësitë dhe kënaqësitë atje janë të shumta e të vazhdueshme. Atje nuk ka asgjë që mund të sjellë shqetësim e pakënaqësi, prandaj çdokush e synon atë vend. Pa dyshim që Ai që i vendosi në këtë vend të mrekullueshëm është Allahu i Madhëruar, që dhuron nga mirësia dhe bujaria e Tij. Nuk janë veprat tona – thonë banorët e Xhenetit - ato me të cilat ne hymë në Xhenet, por është mëshira dhe bujaria e Allahut që na i dhuroi. Nëse nuk do të na fuste në mëshirën e Tij dhe nuk do të na dhuronte nga bujaria e Tij, kurrë nuk do të mund ta arrinim këtë kënaqësi.... ku nuk do të kemi asnjë mundim dhe ku nuk do të kemi asnjë lodhje. - Lodhja nuk i kap as në trupat, as në zemrat e as në shpritrat e tyre, por ata janë plot gjallëri dhe jetë, plot kënaqësi e lumturi. Kjo tregon se Allahu i bën trupat e tyre të plotë dhe të përkryer, aq sa ata ndiejnë kënaqësi dhe rehati në çdo çast dhe kurrë nuk e ndiejnë lodhjen apo zbehjen e kënaqësive. Gjithmonë janë të mbushur me dëshira e kënaqësi, gjallëri e jetë dhe kalojnë nga një kënaqësi në tjetrën. Kjo tregon se ata nuk flenë në Xhenet, sepse qëllimi i gjumit është çlodhja dhe përtëritja e fuqive, por banorët e Xhenetit nuk lodhen dhe nuk kanë nevojë që të flenë për t'u çlodhur. Gjithashtu, gjumi është quajtur si vdekja e vogël dhe banorët e Xhenetit nuk vdesin kurrë. Allahu na bëftë prej tyre, me mirësinë dhe bujarinë e Tij!

Fatır 35:36

Pasi përmendi banorët e Xhenetit dhe gjendjen, shpërblimet dhe kënaqësitë e tyre të shumta Allahu i Lartësuar vijon të përmendë edhe banorët e Xhehenemit, cilësitë e tyre dhe ndëshkimin që i pret. Ai thotë:Ata që mohuan(Alahun)i pret zjarri i xhehenemit. -Cilësia e tyre është mohimi i besimit. Ata refuzojnë me inat e kokëfortësi Shpalljet që profetët i sollën prej Zotit ose i shpërfillin ato dhe e quajnë gënjeshtër takimin me Allahun dhe llogarinë para Tij. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që mohuan (Allahun)i pret zjarri i xhehenemit.". Ata do të ndëshkohen me dënimet më të rënda e më të dhimbshme.Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin(të rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues. -As u jepet fund që të vdesin dhe të asgjësohen, e kështu të përfundojnë vuajtjet e tyre, dhe as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Dhimbjet, vuajtjet dhe dënimet do të jenë të vazhdueshme përgjithmonë. Ky është dënimi i merituar për çdo mohues. I Lartësuari thotë: "Kështu i ndëshkojmë Ne të gjithë mohuesit."

Fatır 35:37

Dhe atje(në Zjarr)ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr(prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” -Ata ulërasin me dhimbje dhe thonë: “O Zoti ynë! Na nxirr që të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë!” Ata e pranojnë se kanë gabuar dhe se dënimi i Allahut është i drejtë, por luten që të kthehen edhe njëherë, për të bërë vepra të mira. Atyre do t'u thuhet:Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? -Ne ju dhamë jetë të jetonit mjaftueshëm që të merrte mësim cilido që dëshironte të merrte mësim. Gjatë kësaj kohe, çdokush që dëshironte të merrte mësim dhe të përfitonte, mund ta bënte këtë. Në jetën e dynjasë, ju mundësuam një jetë të mirë dhe ju furnizuam me mirësi, komoditet dhe rehati. Gjatë jetës së dynjasë, ju erdhi edhe paralajmëruesi i qartë. Gjatë asaj kohe, ju sollëm shenja dhe paralajmërime të shumta, që të gjenit rrugën e drejtë. Madje, ju vumë në provë me mirësi dhe fatkeqësi, me rehati e vështirësi, që gjithmonë të ktheheshit tek Ne të penduar dhe të nënshtruar, por asgjë nga këto paralajmërime e shenja nuk ju bëri dobi. Këshillat nuk gjetën rrugë brenda zemrave tuaja. Kështu, Allahu ju dha afat gjatë gjithë jetës suaj dhe jua vonoi dënimin. Por kur koha e jetës suaj në dynja përfundoi dhe ditët tuaja morën fund, ju ishit në gjendjen më të keqe të mundshme, për të vazhduar rrugën në jetën e përtejshme, e cila është jeta ku ju do të shpërbleheni për atë që bëtë në dynja. Ndërsa ju, pikërisht tani kur është koha e llogarisë me drejtësi, kërkoni që të ktheheni pas në dynja?! Kjo që kërkoni është e pamundur dhe tashmë nuk ka më kohë për justifikim e shpëtim! Mëshirëploti i Gjithëmëshirshëm është sot i zemëruar me ju, ndërsa zjarri i Xhehenemit është i ndezur flakë e mezi pret që t'ju përvëlojë brenda tij. Banorët e Xhenetit ju kanë harruar dhe as që ju sjellin ndër mend dhe ju do të qëndroni në Zjarr përjetësisht. Ju do të vuani dënimin poshtërues e përçmues:Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. -Askush nuk mund t'ju ndihmojë e t'ju nxjerrë prej Zjarrit dhe as t'jua lehtësojë sado pak atë dhimbje e poshtërim.

Fatır 35:38

Nuk ka dyshim se Allahu e di gjithë të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai e Di mirë gjithçka që fshihet në zemrat(e njerëzve). -Pasi përmendi shpërblimin e banorëve të dy vendeve, bashkë me veprat e tyre, me të cilat e merituan atë shpërblim, Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë. Ai na tregon se i di në detaje edhe fshehtësitë më të mëdha të qiejve dhe të Tokës, që krijesat as nuk i shohin e as nuk i dinë. Ai është i Gjithëdituri për të gjitha fshehtësitë dhe Ai e di mirë atë që fshihet brenda gjoksit, ligësi ose mirësi qoftë. Ai di për çdo gjë që kalon nëpër mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ai do t'i japë çdokujt atë që meriton.

Fatır 35:39

Është Ai që ju bëri ju trashëgimtarë (të njëri-tjetrit)në Tokë. Kush nuk besoi(në Allahun), mosbesimin e ka kundër vetvetes dhe mosbesimi nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër te Zoti, vetëm se urrejtje. -Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon për urtësinë dhe mëshirën e Tij të plotë e gjithpërfshirëse për robërit. Ai e përcaktoi në ligjin e Tij të krijimit që lloji njerëzor të zëvendësojë njëri-tjetrin në Tokë. Në çdo popull, Ai dërgoi profetë e paralajmërues dhe u dha mundësinë që të tregojnë veprat e tyre. Ata të cilët refuzojnë të besojnë e t'i nënshtrohen Zotit, që nuk pasojnë Shpalljet që Ai solli përmes profetëve dhe që nuk pranojnë të jetojnë sipas ligjit të Tij, le ta dinë se ky refuzim ka për të rënduar dhe dëmtuar pikërisht ata vetë. Askush nuk mund t’i shpëtojë e të mbajë peshën e tyre. Le ta dijë mohuesi i Zotit se me këtë mohim shton veçse dënimin dhe zemërimin e Zotit kundër tij. E ku ka ndëshkim më të madh se zemërimi i Zotit?! Nëse ke logjikë që të mendosh, ta dish se nuk ka dëshpërim më të madh sesa zemërimi i atij Zoti, që është Bujar dhe Bamirës.Dhe mosbesimi, nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër, vetëm se dëshpërim. -Ata do të privohen nga mirësitë e Xhenetit, veprat e tyre do të asgjësohen dhe ata do të humbasin vetveten dhe familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Mohuesi i Zotit zhytet thellë e më thellë në dëshpërim, humbje dhe në poshtërim. Ai është poshtëruar tek Zoti dhe tek njerëzit, dhe gjithmonë është i privuar nga mirësitë dhe lumturia.

Fatır 35:40

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregon se sa të pafuqishëm dhe të mangët janë idhujt dhe sa e kotë dhe e padrejtë është idhujtaria, nga të gjitha aspektet.Thuaj: “A i keni parë(këta)zotat tuaj që ju i adhuroni veç Allahut? Më tregoni çfarë është ajo që kanë krijuar ata në Tokë? Apo mos kanë ndonjë pjesë në qiej? -Thuaju atyre, o i Dërguar: "A i shikoni zotat tuaj, që ju i adhuroni veç Allahut? Më thoni, a e meritojnë ata që t'u lutesh dhe t'ua dedikosh adhurimet? Më tregoni çfarë kanë krijuar ata idhuj? A kanë krijuar dete, male, kafshë apo ndonjë send tjetër?” Ata sigurisht që do të pohojnë se i vetmi Krijues i të gjitha këtyre është Allahu i Lartësuar. Pastaj pyeti: “Mos, vallë, jeni pjesëmarrës në ndonjë prej krijesave qiellore? Vallë, ju i keni krijuar qiejt dhe merrni pjesë në administrimin e çështjeve të tyre?!” Sigurisht që do të thonë se ata nuk kanë asnjë pjesë apo ndikim në to. Atëherë, - thuaju - nëse ata as nuk kanë krijuar gjë dhe as kanë marrë pjesë në krijimin e ndonjë grimce në këtë gjithësi, përse i adhuroni së bashku me Allahun? Ata janë të pafuqishëm dhe të dobët. Ky është një argument logjik, që tregon kotësinë e idhujtarisë dhe dëmin e madh të saj. Pastaj i Lartësuari sjell edhe një argument tekstual për kotësinë e idhujtarisë. Ai na tregon se ata nuk kanë asnjë argument nga Shpallja e Zotit, që të mbrojnë idhujtarinë e tyre. Ai thotë:Mos vallë u kemi dhënë atyre ndonjë Libër dhe ata mbështeten në të?” -Le të sjellin ndonjë libër qiellor, që i urdhëron për të bërë këtë vepër të ulët, që t’u përkushtohen putave dhe idhujve. Le të sjellin këtë argument nga Zoti, që i bën ata jenë të qartë dhe të qetë në idhujtarinë e tyre! Por çështja nuk qëndron aspak kështu. Para Muhamedit, tek ata nuk kishte shkuar asnjë profet dhe para Kur'anit nuk patën asnjë libër qiellor ku të mbështeteshin. Por edhe nëse pretendojnë se u ka ardhur libër a profet, që i ka urdhëruar për shirk, ne u themi se kjo është një gënjeshtër e sigurt dhe trillim nga shejtani i mallkuar, sepse Allahu thotë: "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Enbija 25]. Kështu, të gjitha shpalljet e Zotit dhe të gjithë profetët e Tij janë unanimë në urdhrin për njësimin e Zotit dhe sinqeritetin e adhurimit veçse për Të. Të gjithë ata ndaluan idhujtarinë dhe urdhëruan për adhurim të sinqertë veçse të Tij, siç thotë i Lartësuari: "Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë." [Bejjine 5]. Një pyetje tjetër është dhe kjo: Nëse argumentet logjike dhe tekstuale tregojnë për kotësinë dhe vërtetësinë e idhujtarisë, atëherë, çfarë i shtyn idhujtarët që t'i përkushtohen dhe ta mbrojnë këtë rrugë, kur mes tyre ka edhe njerëz të zgjuar dhe të mprehtë?! Allahu i Madhëruar i përgjigjet kësaj pyetje duke thënë:Jo. Keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit veçse mashtrime. -Ajo rrugë në të cilën vazhdojnë të ecin dhe ta mbrojnë nuk është e mbështetur në ndonjë argument, por ata ia trashëgojnë atë njëri-tjetrit, duke ia stolisur me çdo mënyrë. Me këtë ide rriten brezat dhe thinjen të vjetrit. Ata ua lënë trashëgim njëri-tjetrit, duke u përcjellë edhe gënjeshtra që shejtani u inspiron. Ai ua zbukuron veprat e këqija, dhe kështu ata rriten me to. derisa bëhen zakon i tyre. Në këtë gjendje, është vështirë që t'ua largosh dhe t'i ndash ata nga rruga dhe zakoni i të parëve të tyre. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në idhujtarinë e dënueshme me kokëfortësi dhe pa u menduar.

Fatır 35:41

Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh. -Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij absolut dhe për mëshirën, butësinë dhe faljen e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ai na tregon se i mban qiejt dhe Tokën që të mos bien nga aty ku janë. Nëse ato do të binin, askush prej krijesave nuk do të mund t'i mbante, sepse janë të pafuqishëm për këtë. Por është Allahu që e caktoi që të jenë ashtu siç Ai ka vendosur. Kështu, krijesat jetojnë në qetësi dhe përfitojnë nga mirësitë që Zoti vendosi në qiej dhe në Tokë. Nga ana tjetër, ata mund të nxjerrin mësime të shumta dhe të kuptojnë se sa madhështor është pushteti dhe fuqia e Zotit, dhe kështu zemrat e tyre të mbushen me madhërim, frikërespekt, dashuri e përunjësi për Atë. Në këtë mënyrë, ata mund të njohin mëshirën, faljen dhe përkujdesjen e Tij të madhe për krijesat. A nuk e shohin se si Zoti i afatizon gjynahqarët dhe nuk nxitohet që të dënojë ata që nuk i binden Atij?! Po të dëshironte Ai, urdhëronte qiellin dhe tokën që t'i përpinin gjynahqarët. Qielli do të lëshonte dënimin dhe toka do të hapej e do t'i përpinte brenda saj. Por ata janë nën mëshirën dhe faljen e Allahut, që thotë: "Ai është El ĥalim i Butë dhe Falës i madh."

Fatır 35:42

Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t'u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar(më besimtarë)se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). -Ata që refuzuan të besonin dhe që të quajtën gënjeshtar, të betohen ty, o Profet, se: "... nëse do t'u vinte ndonjë profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se ata dy popuj (jehudë e krishterë)." Ata betohen solemnisht se, nëse do të ndodhte kjo, do të ishin edhe më të udhëzuar se jehudët dhe krishterët. Megjithatë, ata nuk i mbajtën premtimet e tyre:Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin(nga e Vërteta). Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen. -Ata nuk e pranuan udhëzimin dhe nuk u nënshtruan të ndiqnin rrugën e Profetit (a.s.). Madje, ligësinë në të cilën ishin zhytur e shtuan edhe më shumë pas ardhjes së Shpalljes. Për këtë arsye, Allahu tha: "Kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e vërteta).” Ata e shtuan edhe më shumë inatin, kokëfortësinë dhe refuzimin e së vërtetës, derisa kjo i shtyu në luftë të ashpër kundër saj. Në fakt, betimet nuk u bënë duke pasur qëllim të vërtetën, por si shprehje e arrogancës ndaj të vërtetës. Nëse do të kishin si qëllim të vërtetën, Allahu do t'ua bënte mbarë që ta gjenin dhe ta pranonin atë. Ata thjesht lëvdoheshin me fjalët dhe betimet e tyre, duke dashur të mashtronin njerëzit, për t'i bërë të mendonin se ata e donin të vërtetën dhe i trajtonin me urtësi dhe kujdes ftesat e mira. Kështu, pasuesit e tyre mashtroheshin me këto fjalë të bukura dhe merrnin ata si shembull dhe justifikim për të refuzuar të vërtetën.Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim. -Planet e këqija do të rëndojnë veçse mbi autorët e tyre. Edhe në këtë rast, Allahu i Lavdëruar i zbuloi betimet dhe qëllimet që ata fshihnin, prandaj besimtarët u ruajtën dhe nuk u dëmtan aspak nga intrigat e mohuesve. Të vetmit të dëmtuar ishin ata vetë, sepse u rënduan me peshën e gabimeve dhe u poshtëruarn, pasi Allahu i Madhëruar ua nxori të palarat në shesh. Intrigat e mohuesve ranë mbi kokat e vetë atyre, ndërsa zemrat e tyre u mbushën me mllef. Tashmë mbetet veçse që dënimi t'i gllabërojë, ashtu siç është ligji i pandryshueshëm i Zotit me të parët dhe të fundit. Ky rregull kurrë nuk ndryshon dhe nuk zhvlerësohet. Çdokush që tregohet i padrejtë, kokëfortë e kryeneç me njerëzit, do të përfshihet nga zemërimi e dënimi i Zotit dhe do t’i hiqen mirësitë e Tij. Për këtë arsye, le të presin dhe të shohin këta të mjerë se çfarë do të ndodhë me ta, se do të jetë e ngjashme me atë që ndodhi me brezat e shkuar.

Fatır 35:43

Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t'u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar(më besimtarë)se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). -Ata që refuzuan të besonin dhe që të quajtën gënjeshtar, të betohen ty, o Profet, se: "... nëse do t'u vinte ndonjë profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se ata dy popuj (jehudë e krishterë)." Ata betohen solemnisht se, nëse do të ndodhte kjo, do të ishin edhe më të udhëzuar se jehudët dhe krishterët. Megjithatë, ata nuk i mbajtën premtimet e tyre:Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin(nga e Vërteta). Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen. -Ata nuk e pranuan udhëzimin dhe nuk u nënshtruan të ndiqnin rrugën e Profetit (a.s.). Madje, ligësinë në të cilën ishin zhytur e shtuan edhe më shumë pas ardhjes së Shpalljes. Për këtë arsye, Allahu tha: "Kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e vërteta).” Ata e shtuan edhe më shumë inatin, kokëfortësinë dhe refuzimin e së vërtetës, derisa kjo i shtyu në luftë të ashpër kundër saj. Në fakt, betimet nuk u bënë duke pasur qëllim të vërtetën, por si shprehje e arrogancës ndaj të vërtetës. Nëse do të kishin si qëllim të vërtetën, Allahu do t'ua bënte mbarë që ta gjenin dhe ta pranonin atë. Ata thjesht lëvdoheshin me fjalët dhe betimet e tyre, duke dashur të mashtronin njerëzit, për t'i bërë të mendonin se ata e donin të vërtetën dhe i trajtonin me urtësi dhe kujdes ftesat e mira. Kështu, pasuesit e tyre mashtroheshin me këto fjalë të bukura dhe merrnin ata si shembull dhe justifikim për të refuzuar të vërtetën.Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim. -Planet e këqija do të rëndojnë veçse mbi autorët e tyre. Edhe në këtë rast, Allahu i Lavdëruar i zbuloi betimet dhe qëllimet që ata fshihnin, prandaj besimtarët u ruajtën dhe nuk u dëmtan aspak nga intrigat e mohuesve. Të vetmit të dëmtuar ishin ata vetë, sepse u rënduan me peshën e gabimeve dhe u poshtëruarn, pasi Allahu i Madhëruar ua nxori të palarat në shesh. Intrigat e mohuesve ranë mbi kokat e vetë atyre, ndërsa zemrat e tyre u mbushën me mllef. Tashmë mbetet veçse që dënimi t'i gllabërojë, ashtu siç është ligji i pandryshueshëm i Zotit me të parët dhe të fundit. Ky rregull kurrë nuk ndryshon dhe nuk zhvlerësohet. Çdokush që tregohet i padrejtë, kokëfortë e kryeneç me njerëzit, do të përfshihet nga zemërimi e dënimi i Zotit dhe do t’i hiqen mirësitë e Tij. Për këtë arsye, le të presin dhe të shohin këta të mjerë se çfarë do të ndodhë me ta, se do të jetë e ngjashme me atë që ndodhi me brezat e shkuar.

Fatır 35:44

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta(të sotmit). -Allahu i Lartësuar na nxit që të udhëtojmë nëpër Tokë me zemrat dhe trupin tonë, me qëllimin që të nxjerrim mësime e jo thjesht për t'u sorollatur dhe për parë botën me sy. Ai na nxit që të shohim dhe meditojmë për përfundimin e brezave të parë, të cilët refuzuan të besonin dhe ndiqnin profetët e dërguar nga Zoti dhe shpalljet e sjella prej Tij. Ata kishin edhe më shumë pasuri, pasardhës dhe ushtri. Ata e populluan tokën dhe ndërtuan më shumë sesa këta të sotmit. Por kur erdhi dënimi i Zotit, atyre nuk u vleu aspak forca e tyre. Asnjë dobi nuk u bëri tek Allahu pasuria dhe pasardhësit e shumtë. Mbi ta u përmbush dëshira dhe caktimi i Zotit dhe u zbatua ligji i Tij.Allahut kurrë nuk mund t'i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. -E si mund të ndodhë kjo, kur Allahu është Absolut në diturinë, pushtetin dhe fuqinë e Tij?!Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm. -Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e faljes dhe mëshirës së Tij dhe për afatizimin që u ofron atyre që bëjnë padrejtësi e krime të mëdha. Ai thotë:

Fatır 35:45

Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave(të këqija)të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. -Dënimi do të ishte gjithëpërfshirës, që nuk do të linte jashtë as edhe kafshët, të cilat janë jo të përgjegjshme ligjërisht. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë. Për këtë arsye:Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. -Ai i afatizon, por kurrë nuk i harron dhe nuk i lë pa marrë në përgjegjësi.Por kur të vijë afati i tyre,(le ta dinë se)Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. -Dituria e Tij për veprat e tyre është e plotë, prandaj do t'i shpërblejë për çdo të mirë dhe të keqe që kanë bërë.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fatir.I gjithë falënderimi dhe lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!